Monday, January 13, 2014

Jozefina Topalli, në Shkodër 24 vjetori i demonstratës për rrëzimin e bustit te Stalinit!

 Jozefina Topalli
Dje u përkujtua ne Shkodër 23 vjetori i themelimit te PD! Nesër përkujtohet ne Shkodër 24 vjetori i demonstratës për rrëzimin e bustit te Stalinit! Kjo ishte dita me e pabesueshme ne jetën e qytetit (e jo vetëm) pas gati gjysëm shekull diktature! Ishte hera e pare qe qytetare e malësore dolën ne sheshin e qytetit kundra regjimit! Qyteti i shpalli lufte sistemit! Vendosen ta fillonin me rrëzimin e bustit te Stalinit! Ishte frike e terror! Ta mendoje e jo te beje një gjë te tille kërkonte një guxim te çmendur !
Por Shkodra e shkodranet e sakrifikuar dhimbshëm GUXUAN !! Ato e dinin se po shkonin me këmbët e tyre drejt burgut e torturave çnjerëzore, por po ashtu e dinin se kjo do tundte fuqishëm regjimin me çnjerëzor!

Atë dite Shkodra sfidoi diktaturën !Atë dite filluam te shpresojmë!! Shkodra ishte e para! Mesazhi i saj për te gjithë ishte: MOS KINI FRIKE! Nderim e respekt për protagonistet e 14 janarit 1990: Rin Monajka, Flamur Elbasani, Gjergj Livadhi , Kastriot e Apollon Haxhi, Huana Kraja, Ded Kasneci, Ndoc Liqejza, Kolec Hublinë, Gjovalin Ralba, Viktor Martini, Nikolin Thana, Tonin Dema, Nikolin Margjini, Bac Bilali, Keti Koci, Ylli Gërshana, Klaudio Daka, Aldo Perizi, dy vëllezërit Alibali,Omarit, Guciajve,etj.

No comments: