Fadil Lepaja
Porsa hyn në Shkup, në një kodër përballë të del parasysh një kryq gjigant. Mbi të veç dielli! Po qe se shkon natën, veç hëna rri më lart! Po të qëllojë rastësisht të jetë gjysmëhënë, atëherë kjo merr konotime politike! Do të dëgjosh komentet krenare të besimtarëve islam se gjysmëhëna megjithatë rri më lart! Kjo gjithsesi është e paqëndrueshme, duke pasur parasysh fazat e hënës!
Në njëfarë forme zhvillohet një garë e heshtur, e cila herë pas here eskalon në konflikte të vërteta!
Pra, lufta më e pakuptimtë prej krejtëve duket lufta për zotin “tënd”! Me i dalë zot, Zotit tënd! Të luftosh për t’i imponuar Zotin “tënd” dikujt, apo për të çliruar Zotin “tënd” prej dikujt kjo nuk duket aspak logjike kur ke parasysh karakteristikat e krijuesit përballë atyre të njeriut si një qenie e brishtë dhe e papërsosur! Kjo më tepër se mbrojtje, ngjanë në blasfemi, me mosbesim në Zotin “tënd”!
Padyshim, krijuesi, kur i kemi parasysh veçoritë që i jepen nga librat e shenjët, nuk ka nevojë për mbrojtjen e askujt, apo për ndonjë armatë luftëtarësh fanatikë për të përhapur frymën e vet me armë, për të realizuar vullnetin e vet, apo për të vënë rendin e vet mbi tokë! Ky më tepër ngjanë të jetë koncept politik për përdorimin e Zotit në luftëra dhe për interesa krejtësisht tokësore.
Ndoshta dikush edhe mundet të shpjegojë se si mund të mbrohet Zoti “yt” duke dëmtuar krijesat e tij, veç sepse flasin ndryshe, apo besojnë ndryshe? Përndryshe, nëse beson se Zoti “yt” është më i mirë se i atij tjetrit, atëherë ti me gjasë beson në shumë zotëra! Madje edhe nëse e respekton Zotin e tjetrit, ti prapë beson në shumë zotëra ?!!
Besimtari i devotshëm e ka të qartë se zoti është një dhe se i njëjti krijues e krijoi atë dhe të tjerë me një kod gjenetik të shpërndarë nëpër kontinente, të cilat e zbuluan njëri-tjetrin vetëm në 500-600 vjetët e fundit! Të luftosh të tjerët për të imponuar pikëpamjen tënde për Zotin, kjo është luftë ideologjike dhe politike dhe vështirë se ka të bëjë me besimin në Zot. Kështu, krejt kjo i bie një luftë për me korigjue vullnetin e krijuesit! Kjo vlen për të gjithë militantët, e të gjitha besimeve. Sepse Zoti nuk ka nevojë për pushkë! Zoti nuk ka nevojë për armata! Këto janë nevoja njerëzore dhe lajthitje njerëzore njëkohësisht!
Ideologjia zyrtare e kohës tonë po stoliset me flamujt dhe simbolet e besimeve të ndryshme. A është ky një rikthim në mesjetë apo një ringjallje shpirtërore si pretendojnë disa? A po ndodh një rigrupim i botës së “tretë”, e cila po hyn në periudhën e industrializimit dhe kombeve, 300 vjet pas perëndimit, pikërisht kundër perëndimit materialist, i cili po del prej kësaj epoke, duke kaluar në diçka tjetër të cilën nuk e ka të qartë as vetë? Postindustrializmi nuk është një term që shpjegon të ardhmen!
A është kjo përgjigje ndaj zhvillimit material dhe shkencor perëndimor, i cili ka fillue me i prekë kufijtë që njiheshin nga librat e shenjët, aq sa njeriu ka arritur të zbulojë kodin e vet dhe të prekë në themele të natyrës? A është gjetur njerëzimi në një zonë bosh, nëpër të cilën po lëviz me frikë? Me panik madje!
Kjo temë do të kishte formën e debateve akademike, poqe se kjo luftë nuk do të ndodhte në lagjen tonë! Përplasja e civilizimeve nuk ndodh veç në përmasa të mëdha, por edhe brenda popujve të regjionit, madje brenda vetë popullit tonë, më saktë në lagjen tonë! Ajo që bashkëjetoi me shekuj si kulturë, ka filluar të mos jetë e tillë!
Një popull, i cili kishte pranuar disa nga religjionet e mëdha globale kishte arritur të krijonte një baraspeshë në mes tyre në funksion të një ideologjie nacionale. “Mos shikoni kisha e xhamia, se feja e shqiptarit është shqiptaria!” E në shekullin e fundit kishte rënë nën një presion të marksizmit, për me mohue fenë në tërësi!
Por, derisa komunizmi ishte një luftë kundër zotit në përgjithësi, kleronacionalizmi është një luftë për zotin tënd dhe kundër zotit të të tjerëve. Kjo duket të jetë pasojë e rrënimit ideologjik të perëndimit kapitalist dhe lindjes socialiste. Materializmi pragmatik perëndimor dhe komunizmi lindor e mohuan Zotin, tërësisht, ose së paku e shndërruan në çështje private të njerëzve. Shtetin e kapën interesat tokësore! Kur menduan se e “mundën”, Zoti rikthehet për të mbushur zbrazëtirat që po len shkenca, për t’i dhënë kuptim begatisë materiale dhe për të mbuluar pabarazitë sociale në përmasa globale.
Por, të kthehemi te Shkupi ku shteti i akuzon shqiptarët për fundamentalistë e duket se krijon edhe ngjarje për të vërtetuar këtë, ndërkohë që militantët islamikë përpiqen të marrin flamurin e lirisë qytetare e kombëtare ndër shqiptarët, duke e akuzuar shtetin maqedonas për antislamizëm.
Kështu ideologët kleronacionalist maqedonas llogarisin që të marrin mirënjohje nga BE-ja për mbrojtjen nga islamistët dhe të armiqësojnë shqiptarët me BE-në! Me një të rënë ...!
Kështu shteti pa identitet, ndërtoi kryqe gjigante, ndërtoi përmendore gjigante, ndërtoi sheshe përplot me figura kombëtare, të cilat i rreshtoi në një platformë të antishqiptarizmës latente për me e futë historinë në shumëçka të deformuar në kokat e të rinjve maqedonas, por edhe për të krijuar ndjenjën e pafuqisë dhe inferioritetit të shqiptarët, të cilët marrin guximin të kalojnë Vardarin dhe të shëtisin në sheshin kryesor të kryeqytetit. Retorika maqedonase ngjanë trishtueshëm me retorikën serbe se po mbron Evropën dhe veten nga islami!
Për ne shqiptarët gjithnjë shtrohet pyetja përse pikërisht shqiptarët e Maqedonisë veçohen për konzervativizmin e tyre fetarë, që shpeshherë merr forma radikale të manifestimit. Përse pikërisht atyre arritën t’ua lënë në dorë flamurin e gjelbër me shkronja arabe dhe të qesin në hije atë kuq e zi?
Në rrugët e qyteteve të Maqedonisë perëndimore këto ditë më tepër duket sikur je në ndonjë vend arab, ku pranvera përpiqet pa suksesshëm me ardhë sesa në ndonjë qytet evropian e madje as shqiptarë.
Kështu kryqi gjigant ideologjik, dhe gjysmëhëna, në qiellin e errësuar maqedonas shtyhen kush do të qëndrojë më lart, për të mbuluar problemet reale të këtij vendi e që është kleronacionalizmi maqedonas, i cili shqiptarët nuk i pranon si të barabartë! A ka shpresë për qytetarinë atje?

No comments:
Post a Comment