Alfred Lela
Një burokrat nuk është domosdoshmërisht një njeri i fjalës; artikulimi, nëse e ka, është një plus. Kërkohet prej tij ose saj një njohje ose ekspertizë e fushës në të cilin ai ose ajo ka marrë përsipër të menaxhojë, mbikqyrë, drejtojë e të tjerë. Kjo është domosdoshmëri.
Mbrëmë për fatin e keq tonin, publikisht, në një emision televiziv të kohës prime time kemi parë mungesën arbitrare të së parës dhe së dytës: të artikulimit dhe ekspertizës.
Kolegia Rudina Xhunga kishte të ftuar të mbrëmjes dy drejtoret e reja të sapozgjedhura nga kryeministri Rama, ose dy dama të çelësave të Thesarit të Shtetit: tatimeve dhe doganave. Briseida Shehaj dhe Elisa Spiropali, e para e panjohur, ndërsa e dyta një aktiviste sociale dhe politike aktive, u futën mbrëmë në atë që mund të quhet ‘sprova e drejtoreshave’. Për të cituar titullin e emisionit të mbrëmshëm të Xhungës.
Spiropali, sigurisht e zotëronte cilësinë bazike të komunikimit publik, falë edhe përvojës së saj: ajo që i mungonte në ekspertizë dhe njohuri të lëmit të doganave, të cilat ajo mund edhe t’i mësojë shpejt, i kompensonte me nivelin politik apo propagandistik të komunikimit.
Atentatin e madh me pisqollën e papërvojës por edhe paaftësinë e komunikimit e kryente drejtorja tjetër, zonjusha Shehaj, e cila kishte aq barut në ngecjet e saj sa të hidhte në erë edhe çdo barazim apo plus që siguronte Spiropali. Beteja me opinionin e opinionit publik u humb gjithsesi. Nuk ishte vetëm një humbje personale që Shehaj ia dha Spiropalit, nga ato humbje që me një gotë verë nga pas kapërdihen.
Jo. Atentati iu bë politikës së emërimeve të kryeministrit të ri, një lloji qesëndie të madhe që ai i bën administrimit publik duke katapultuar çupëlina amatore në krye të punëve të shtetit. Më e dhimbshme bëhet kjo kur dihet se mazhoranca është në rrugë e sipër për të futur duart me anë të ndryshimit të ligjit të nëpunësit civil të miratuar me konsensus në maj.
Përpjekja për të futur debatin te medemek revolucioni gjinor ose një lloj diskriminimi pozitiv, është një tezë e pavend ose edhe një lloj spekulimi i natyrës së spektaklit. Në kohë krize ekonomike teoria ‘me këmbë në tokë’ është më e sigurt sesa të rënit në pozicionin ‘me këmbë përpjetë’ siç sugjeron emërimi në fjalë.
Kolegia Xhunga u ndje ngushtë mbrëmë dhe ndoshta ardhja në studio e gazetarit të ekonomisë të Top Channel dhe më vonë mbërritja e Nikolin Jakës qenë përpjekje për të mbushur atë hon të madh ku dëgjohej lirshëm përplasja anë më anë e jehonës së budalliqeve.
As feminiteti dhe as rinia nuk janë asete me sa duket. As një arrogancë e fshehur pas titullit ‘drejtoresha’. Nëse zonjusha Shehaj është portreti i ri i administratës së re shqiptare, që po na prezantohet si risi: vajmedet!
Ndoshta duhet të mos tregohemi të ashpër me zonjushën Shehaj. Ndoshta kështu po të takoheshim me të në një pab të Tiranës kur edhe mund t’ia falnim shprehjet e gjymta para një gote birrë. Por, jo në një hapësirë publike, jo në orën e një takimi publik, jo një nëpunëseje që paguhet me taksat e shqiptarëve. Aq më pak kur ajo vjen nën purpurin vezullues të Edi Ramës për Rilindje.

No comments:
Post a Comment