Ibrahim D. Hoxha,
Çamëria përbën pjesën më jugore të trungut tokësor shqiptar. Prej sendeve të ndryshme të kohës së gurit të pagdhëndur (40.000-90.000 vjet PER) të mbetura nëpër guvat malore, varrezat dhe shtresat e tjera brendatokësore –si f. v. në Glopoçâr, Kartérez, Kurtes, Mazrrekët, Morfàt, Nuneshat etj.- besohet se ka qenë e banuar që prej homosapientëve. Emri i mëparshëm i saj ende nuk dihet, sepse u mbulua nga emrat e mëpastajmë. Historiani francez, Viktor Forbin, thotë se kjo ndodhi ngaqë përrallësía «greke në zemër të saj…kishte vendosur derën e
skëterrës…»¹. Prej vitit 1270 PER e mbrapa, kur endacakët helinë -pas grabitjes dhe përzhitjes së Trojës, me luftanijet e tyre zunë të vërtiteshin gjatë anëdetit jonian- Çamërinë e Mesme e quajtën «Thesprotî», pra: «Thesmbushëse e parë», cilësim ky që Çamërisë i përshtatet si në bujqësi, edhe në blegtori; drapëri në të korrat dhe gërshëra në bagëti së pari vihen në Çamëri. Ndërsa krahinat jug e veri të saj përkatësisht i shënuan me emrin «Kasiopê» (Casiopeia) dhe «Kamanî»; këtë Keshtrini -i biri i Helenit e nip i Priamit- e quajti «Keshtrinë». Më pas të tria bashkë u quajtën «Çamërî»; në të tria pjesët popullata ishte e njëjtë, «thespróte».
Çamëria zë tërë anë detin lindor të Jonit, prej Butrintit e Bistricës e deri në Gjirin e Prévezës, gji që qysh në lashtësi e vazhdimisht përbën vijëndarjen shqiptaro-greke. Kjo dëshmohet njëzëri si prej historiografëve të lashtë: Eforit, Herodotit, Plutarkut, Polibit, Strabonit, Shilacit, Thuqididit etj., si nga ata të kohëve të vona: Fransua Pukëvilit², Uilliam Martin Likut, Henri Hollandit, Xhon Kam Hobhausit, Andre Grasetit, gjeneralit anglez Kampbell, Dr. Jur. Johahnn Georg von Hahnn-i etj. etj. Hahnni thotë: “Brezi perëndimor i Epirit Jugor quhet Çamëri”. Pukëvili e quan “La basse Albanie” (Shqipëria e Ulët), Shemsuddin-Sami Frashëri thotë: ”Çamëria është pjesë e Toskërisë” dhe përbëhet nga rrethet e Gumenicës, Lurës, Margëllëçit, Paramithisë, Pargës, Prévezës e Volës. Gabriel Remerand-i* shkruan: “Çamëria….zgjatet deri në Prévezë”. J. Papai, në “Sinhronos Enqiklopedhia” VI, fq. 517, shkruan: “Thesprotia: Vend i lashtë… Në lindje arrin deri në lumin Araht, nga jugu deri në Gjirin Ambrakik…”. Ami Bué në veprën e tij “Turqia e Evropës” I, thotë se Çamëria shtrihet nga “fushat e Janinës e gjer në det dhe në jug gjer në Akarnani”. U. M. Liku³, thotë se ajo shtrihet gjer tutje, pothuajse deri tek fshatrat rrotull Janinës. Pindari thotë: Çamëria shtrihet “nga Dodona e deri në brigjet e Jonit”. Lord Bajroni(8) dhe Rene Pino cak lindor shënojnë “shkrepat e Pindit”. Rrjedhimisht, nëse për cak verior mbahet ai: Bistricë-Qafë e Muzinës -Mali i Dhrovjanit dhe cak jugor Gjiri i Prévezës, atëherë gjatësia e trevës arrin afërsisht në 115 km.; po nëse për cak verior mbahet rrjedha e Pavlit të vjetër – Gjiri i Prevezës, atëherë gjatësia e saj shkurtohet në 100 km. Dhe, nëse si gjërësi merret kurrizi malor dodonian e perëndimor anë deti jonian, atëherë ndërmjet këtyre dy caqeve dhe gjatësisë së pëmendur sëpari, përmblidhet një sipërfaqe prej 4.140 kmª; ndërsa nëse merren caqet Pavli i Vjetër-Gjiri i Prevezës dhe ai Jon-Dodonë, atëherë sipërfaqja zvogëlohet në 3.600 km.².
Në “Shënime mbi Çamërinë”, T., 1940, fq. 1, thuhet: ”Çamëria që në kohë të lashta, gjithmonë ka qenë shqiptare…». Dr. Jan Thomopulli shkruan: “Çamëria është krahinë ilire e Shqipërisë së sotme”. Në regjistrat osmane të vitit 835 Hixhri (1431-1432) të botuara nga prof. Halil Inalçiku (6), thuhet se Çamëria dhe Janina përmblidhen në “Sanxhaku i Shqiptarëve», i ngritur një vit më pas.(836 Hixhri /1432-1433).
Prej lashtësisë së hershme e vazhdimisht Çamëria ka qenë –dhe është- e banuar nga e njëjta popullsi; nga shqiptarët çamë, të cilët në Odisea quhen «titànë». Efori –thotë Straboni- i quante “pelasgë hyjnorë”. Që nga viti 1530 PER çamërit, kishin mbretërinë e tyre. Kur Odiseun dallga e qiti në anëdetin e Çamërisë, mbi fron ishte mbretëresha Kalidhìkë; kjo e strehoi dhe e ndihmoi të kthehej në ujdhezën e vet, Itakë. Shílaci (Scilacis Cariadensis) thotë: “Poshtë kaonëve gjënden thesprotët e pas kasópëve mollosët”; M. Urban në “Studime mbi Shqipërinë e Jugut” shkruan: «Nga Butrinti e deri në Prévezë banonin thesprotët”. (A.I.H., dos. A-I.6). Franc V. Scheiger, shkruan: “Elementi shqiptar në jug shtrihet deri në Gji të Nartës e në lindje deri në mal të Pindit. U.M.L. në “T. in N. G. and A.” I, 1835, fq. 61, thotë: «çamët zënë anëdetin dhe arrijnë gjer përtej Sulit».
Chii Scymni në veprën e vet “Orbis Descriptio, Europa”, shkruan: “Thesprotët –si dhe Kaonët- janë barbarë…”. Fransua Pukëvili në veprën “Voyage dela Grece” II, fq. 103, shkruan:“…në Thesproti dhe në Kaoni shqiptarët shihen si vendës”. Në veprën “Shënime mbi Çamërinë”, T., 1940, fq. 1 e 20-21, shkruhet. “Çamët janë të racës iliriane…Tërë shkrimtarët grekë banorët e saj i quanin «barbarë»…”.
Për përkatësinë kombëtare shqiptare të çamërve U. M. Liku. në “R. in G”., London, 1814, fq. 237, shkruan: “Nëpër gjithë historinë greke, që prej fillimit e gjer në kohën e sotme, gjejmë një popull krejt të ndryshëm si nga raca, si nga gjuha prej grekëve, popull i cili banon në V-P të tyre. Ky është populli shqiptar, i cili mbërrinte deri në Gjirin e Ambracisë. Gjeografët e historianët e lashtësisë, si: Shilaksi, Thuqididi e Straboni banorët e maleve mbi këtë gji i quanin barbarë që flisnin tjetër gjuhë, pikërisht si ajo që përdorin shqiptarët e Epirit, gjuhë e ndryshme nga greqishtja. Malet e ashpra të vendit i kanë mbrojtur pasardhësit e banorëve të parë të tyre. Ky mendim është vërtetuar në mënyrë bindëse nga veçoritë e mbeturinave të asaj gjuhe të lashtë, e cila në ditët e sotme përbën bazën e shqipes”. G. Lejani, në veprën e vet “Gjeografia e Turqisë Evropiane”, Gotha, 1861, shkruan: “Deri në Gjirin e Nartës flitet gjuha shqipe”.
Shqiptarësia e banorëve të Çamërisë theksohet edhe në fletoren “Agon” dt. 22.XI.1899; shkrimshkruesi, i pakënaqur nga sjellja e prevezanit Husejn p. Dinua ndaj banorëve të fshatrave–çifligje të brezit jugor të Çamërisë jugore, shkruante: “Na vjen keq që një shqiptar sillet kështu kundër vëllezërve të tij”.
Meqë brezi tokësor në perëndim të të cilit ndodhet Çamëria përbën shtegun më të përshtatshëm të kalimit: perëndim-lindje e anasjelltas, që në lashtësi u lakmua dhe u mësy shpesh herë prej të huajve. Rrjedhimisht çamëve, gjatë 3 mijëvjeçarëve, iu desh të mbronin veten dhe vendin e tyre nga ushtritë: etoliane (217 PER), maqedonase (335 PER), romake (168 PER), thrake (88 PER), gote (551), bizantine (600), bullgare (851), të kryqëzatave, normanëve (1082-3), anzhuínëve(1296), venecianëve (1204), serbëve (1348), latinëve, fiorentinëve, napolitanëve (1386), osmanëve (1449) e, duke filluar nga 1854-ra edhe nga ato greke.
Që çamët kanë qenë të panënshtrueshëm me dhunë prej të huajve, dëshmohet fare sheshit edhe nga kryengritjet e tyre në vitet: 1336, 1714,1708-1709, 1780-1800, 1824-1828, 1831, 1833, 1834, 1847-1848 etj. Këto kryengritje i ndërprenë përkohësisht, sepse shtetin grek sundimtarët e tij e bënë një fuqi kërcënuese ndaj çamëve dhe vendit të tyre; me të vënë në dorë fuqinë shtetërore, ata iu vunë syrin viseve të të tjerëve në veri, kryesisht atyre të shqiptarëve. Po, meqë sapo kishin dalë nga veza, hëpërhë nuk guxuan të suleshin në drejtimin që synonin. Rasti që prisnin iu dha më 1854, kur ushtria mbrojtëse e kohës ishte mbërthyer me atë ruse në Krimê. Më 2 janar të atij viti lëshuan një armatë të drejtuar nga gjenerali Theodhori Griva; ajo mundi të zinte tërë pjesën lindore të Çamërisë, deri në rrjedhën e lumit Kalamà. Tërë vendi i zënë prej saj u grabit dhe u përzhit. Në ndihmë të luftëtarëve çamë të prirë nga Hamit Çapari dhe krerë të tjerë vendës, vrapuan rreth 2.000 luftëtarë lebër –kryesisht prej lumit të Vlorës, të drejtuar nga Mahmut bej Vlora, i ati i Ismail Qemalit. Pas disa kundërgoditjeve të rrepta, armatën greke e ndalën, e shtrënguan të prapsej dhe këmba-këmbës e ndoqën deri në Mecovë, ku edhe e shkatërruan tërësisht. Jan Llambridhi në veprën e vet “Epeirotika Meletimata” II, Athinë, 1888, fq. 42-49, shkruante se njësitë ushtarake greke të kryesuara “nga gjeneral majori Theodhori Griva u tërhoqën në brendësi të vendit nga krahu i Mecovës, ku ushtarët grekë nuk kishin lënë shtëpi dhe të mbjella të shqiptarëve pa shkatërruar dhe pa djegur; kudo në këto anë, pleq, gra dhe fëmijë shqiptarë të rreckosur linin fshatrat e tyre dhe me tesha të ngarkuara mbi kurriz, tërhiqeshin në brendësi të tokave shqiptare”. Po, pa dashur të dinin për atë pësim, prej Korfuzi, në anëdetin shqiptar përballë dhe në Çamërinë Jugore, më 24.2.1878 pushtetarët grekë zbritën fshehtazi një njësi ushtarake. Mirëpo brenda disa ditëve luftëtarët çamë e lebër të prirë nga Zejnel-Abedin bej Ahmet bej Dinua e Myslim aga Gjoleka si dhe 3 tabùrë ushtarësh të drejtuar nga gjeneral Ibrahim Pashai, njësitë greke në fjalë i asgjësuan tërësisht. Megjithatë, pushtetarët grekë, pasi në krahinat kufitare kishin dyndur andartët dhe gjatë kufirit detar e tokësor patën përqëndruar luftanijet dhe ushtrinë, në muzgun e 18 prillit 1897, në Çamëri dhe drejt Janinës ata derdhën ushtrinë greke. Përballë saj, përveç çamërve dhe njësive ushtarake osmane, vrapuan luftëtarë shqiptarë që nga Mitrovica, Prishtina, Presheva, Qipriliu e Vodéna e tatëpjetë; madje edhe shqiptarë të mërguar në Brùsë e Kostàncë. Julius Meichoneri, përfaqësues i qeverisë austro-hungareze në Vlorë, më 12.6.1897 njoftonte MPJ në Vjenë: “…shqiptarët Epirin e quajnë pjesë përbërëse të Shqipërisë dhe s’ lejojnë që ai të bjerë në dorën e të huajve».
(AIH. Film. A.527, dos. 152). E. Melchior de Vogue në shkrimin e vet të botuar në të përmuajshmen parisiàne „Revue du Palais“, shkruante: “…Ushtarët e Kolonel Manos hynë ndë udhë që shpie ndë Janinë ….nd’atë vend që shqipëtarët e ruajnë kaqë shumë…Këta luftëtarë trima…asnjë zot nuk duan të kenë mbi vetëhe të tyre.”.(“Shqipëria” nr. 8, Bukuresht, dt. 28.6.1987, fq. 5). Trojanovski, përfaqësues i qeverisë a-h. në Janinë, eprorëve të vet në Vjenë u bënte të ditur: “Armatimi i trupave të parregullta pjesërisht është krejtësisht i vjetëruar: pushkë të vogla gjahu me shul, thika, shkopinj etj….”; megjitatë, mësyesit grekë i dërrmuan dhe më 21.5.1897 i flakën përtej brezit kufitar nga ishin vërsulur. (AIH. F. A. 122, dos. 146. Vj-42-95). Divizionet kundërmësyese shqiptaro-osmane iu qepën këmba-këmbës nga pas ushtrisë së shpartalluar greke; dukej se ajo s’ishte më e zonja të mbronte dot as Athinën. Andon Zakua (Çajupi) me atë rast ndërthuri edhe vargjet: “…Se në Athinë gjithë bashkë,/ kemi për të bërë pashkë…”. Kundërmësyesit e ndalën përparimin e mëtejshëm ngaqë cari i Rusisë kërcënoi: “Nëse nuk ndalet marshimi drejt Athinës, flota luftarake ruse e Detit të Zi do të zërë Stambollin”.
Ndër kohë qeveria dhe shtabmadhoria greke kishin përqëndruar njësi ushtarake edhe në Korfuz, të gatshme për t’i vërvitur në krahinat anëdetare shqiptare përballë Korfuzit. (Tejshkrim i Trojanovskit me dt. 21.7.1897, Film nr. 761, dos 3/1. AIH, Vj – 42-3-337). Po, duke mbajtur parasysh pësimet e shkurt-marsit 1878 dhe duke pritur përparimin e njësive të tjera në Çamëri dhe drejt Janinës, nuk e filluan mësymjen prej andej. Megjithatë, për përballjen e tyre luftëtarë vetëdashës çamë ishin vendosur edhe gjatë anëdetit në perëndim të Filatit e të Konispolit. “Para pak ditëve afër Bishtit të Stìlit luftëtarë vetëdashës qëlluan një lundër greke” që hiqej si peshkatare dhe vranë dy prej detarëve të saj. (Trojanovski, tejshkrim dt. 18 mars, AIH. F. 761, dos. 3/1. Vj – 42- 3-346).
Mjerisht koha vazhdonte të rridhte gjithnjë në dëm të Çamërisë, si vazhdon edhe sot e kësaj dite. Natën e 17-18.X.1912 ushtria greke iu turr Çamërisë me luftanije dhe fuqi të tjera ushtarake; ajo goditi Prevezën dhe tërë anëgjirin verior ndërmjet saj dhe Nartës. Sado që luftëtarët çamë dhe një allaj i truparmatës osmane me qendër në Janinë -pjesërisht e përbërë edhe prej taburë çamërish nën armë- iu kundërpërgjigjën me rreptësi, po pas një muaji e ca përleshjesh të ashpra, ushtria greke gjithnjë në shtim e sipër, mundi t’i shtynte deri në rrjedhën e Lumit të Zi (Aheronit). Pas 6 muajsh mbrojtjeje vetëmohuese gjatë asaj rrjedhe lumore dhe brezit malor lindor, Çamëria përfundoi në thonjtë e njësive ushtarake mësyese greke. Vitin e pushtimit (1913) Çamëria e tërë banohej nga rreth 110.000 banorë, shumica dërrmuese shqiptarë të besimit islam; të tjerët ortodoksë, më të shumtët shqiptarë. Të plotfuqishmit e shteteve të mëdha evropiane, si edhe tjetër herë- ia falën shtetit grek, sikur ta kishin babamall të vetin. Sapo vendin e vuri nën kthetrat e saj, ushtria greke vetëm në vendin e quajtur Líver pranë Paramithisë, me sëpata e hanxharë thelëzoi 100 nga burrat më me rëndësi të qytetit të sapopërmendur dhe fshatrave të rrethit të tij. Duke vazhduar zhdukjen në masë të çamërve –kryesisht myslimanë- në dimrin e viteve 1921-1922, nën emrin «Sinomosîa» (Besëlidhja e fshehtë, komploti), sundimtarët grekë zhdukën 10-tra e 10-ra atdhetarë të tjerë, pa përmendur pastaj shikanetë e lemeritshme. Po, meqë s’arritën dot atje ku synonin –zhdukjen e plotë- në vitet 1922-1926 bënë çmos për t’i përzënë nga malli dhe vatrat e veta jetike; zbuan 30.000 prej tyre, kurse 40.000 s’mundën që s’mundën t’i shkulnin prej andej, edhe pse u rrëmbyen mallërat. Rasti i zhdukjes tërësore iu dha në muajt e luftës 1940-1941, st bashkëpërgatitur me fashistët italianë; nuk zhdukën pak, po përgjunjja prej armatës XII gjermane më 9 prill 1941 i pengoi përkohësisht; këtë përbindshmëri të pashembullt sundimtarët grekë mundën ta kryenin prej 27 qershorit 1944 deri më 13 mars 1945. Shkurt, gjatë 32 vjetëve sundimi tejskajshmërisht të egër, ata përpinë cilindo që njihte veten shqiptar e që përpiqej të shpëtonte si i tillë, si dhe mallin e vendin nga ajo robëri aq e mynxyrshme. Kjo, sepse të tërëfuqishmit evropianë që i mbyllën në atë guvë përpirëse, ndaj britmave dhe përpjekjeve për të shpëtuar, heshtën apo shumë-shumë e bënë një vesh të shurdhër e një sy të verbër. Ç’është edhe më keq, se edhe deri tani pasardhësit e vet nuk kanë dhënë asnjë shenjë se kanë ndryshuar prej tyre, derisa në gjirin BE-ist përkëdhelin qeverinë greke, e njëllojtë me përgjegjëset e viteve 1913-1945; ndryshe, do t’i vinin të dyja këmbët në një këpucë dhe ta detyronin të njihte botërisht gjakësitë dhe fajet e gjithfajeshme të qeverive të mëparshme greke ndaj pakicës kombëtare shqiptare, të cilën pararendësit e tyre, me vendimet e përçudshme të Konferencës së Ambasadorëve e vunë në zgjedhën dhe robërinë greke. Po të ishte se BE-ja do të ishte siç paraqitet, qeverinë greke do ta vinte me shpatulla në mur, ngase ajo ende mban ngritur në shenjë fitoreje dhe nderimi truporen e kryegjaksorit më të lemeritshëm të çamërve, Napoleon Zervës.
Si mbyllje të kësaj kumtese duhet theksuar se, megjithë kushtet jetike pakrahasim mbytëse, një numër i madh çamërish mori pjesë në Luftën I Botërore për dëbimin e ushtrive austro-hungareze, italiane dhe serbe jashtë kufirit të shtetit shqiptar. Ndërsa në Luftën II Botërore shumica dërrmuese e tyre u rendit përkrah lidhjes ushtarake anglo-ruso-amerikane kundër «Boshtit Romë-Berlin Tokjo»; doemos që çamët s’ mund të rreshtoheshin përkrah «Boshtit…», sepse pikërisht ky, me marrëveshjet e 13 e 23 prillit ndërmjet tij dhe pushtetarëve të tërëfuqishëm grekë të kohës, i rindëshkoi, duke i lënë edhe andej e pas brenda shtetit kuçedër grek.
Burimet që dëshmojnë mbi përkatësinë kombëtare shqiptare, caqet, përbërjen, veçoritë, vlerat dhe popullsinë e Çamërisë janë të panumërta; unë –gjithnjë i mbështetur në to- i kam përshkruar në disa libra të botuara prej meje, sidomos në: «Çamëria dhe Janina në vitet 1912-1922» (T., 1996),«Viset Kombëtare Shqiptare në Shtetin Grek», (T., 2000) dhe «Enciklopedi Jugshqiptare» I dhe II, Tiranë, përkatësisht 2006 e 2009); një gjë të tillë e kam bërë edhe në disa libra të botuara tok me të tjerë.
————————————————————————————————————
@. Vasil Krapsiti, “I Istoria tu Margaritiu”, Athinë, 1992, fq. 17.
1. Viktor Forbin, “Je sais tout”, (“Zana” nr. 1, Durrës, dt. 15.6.1914).
2. Fransua Puqueville, “Histoire de la Regeneration de la Grece” III, Paris, 1825, fq. 564
3) William Martin Leac. “Researches in Greece” Londër, 1814, fq. 266. Dr. jur. +. Johahnn Georg von Hahnn, “Albanesische Studien”, Vjenë, 1853, fq. 235.
*. Gabriel Remerand, “Ali de Tebelen Pacha de Janina”, Paris, 1928, fq. 42.
&. Shemsuddin-Sami Frashëri, “Kamus-ul Alam” I, fq. 149-153 dhe fq. 3024 të vëll. IV.
4. Serafimi i Bizantit, “Essai sur un Apercu Historique d’Arta et de Préveza”, fq. 333.
5. Dr. Jan Thomopullos, “Pelàsgjika”, Athinë, 1912, fq. 686.
6. Prof. Halil Inalçik, “Syret-i Defter-i Sanxhak-i Arvanid”, Ankara, 1954),
7. Jan Llambridhi, “Suliotka”, fq.180-196 1890 (AQSH. F. 251, dos, 14) dhe Dr. Henri Holland, “Travels in the Jonian Isles, Albania…”.
8. Lord Byron, “Childe Harold…” dhe Rene Pino, “Revue des Deux Mondes”.
historian e folklorist

No comments:
Post a Comment