Wednesday, November 17, 2010

Proceset e Nyrembergut - Model për gjykatat penale ndërkombëtare

Para gjyqit ish admirali madhor Karl Dönitz, ish marshali i Rajhut, Hermann Göring dhe ish zëvendësi i Hitlerit Rudolf Heß.

Para gjyqit ish admirali madhor Karl Dönitz, ish marshali i Rajhut, Hermann Göring dhe ish zëvendësi i Hitlerit Rudolf Heß।

Më 20 nëntor 1945 përpara Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare të Nyrembergut filloi procesi kundër 22 personave me poste drejtuese politike, ekonomike dhe ushtarake gjatë Rajhut III, që akuzoheshin për krimet e Luftës së II Botërore. Të pandehurit akuzoheshin për luftë agresive, vrasjen e robërve të luftës dhe të civilëve, deportime, plaçkitje, përndjekje për shkaqe racore, si dhe shfarosjen e çifutëve dhe pushtimin e një sërë vendesh të Evropës. Kontroll nga policia ushtarake para hyrjes kryesore  të pallatit të drejtësisë më 23.09.1946Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Kontroll nga policia ushtarake para hyrjes kryesore të pallatit të drejtësisë më 23.09.1946

Proceset përktheheshin në gjermansht, frëngjisht, anglisht dhe rusisht dhe shoqëroheshin me roje të veshura më uniformë ushtarake.

Proceset e Nyrembergut ka qenë një risi

Për herë të parë një gjykatë ndërkombëtare gjykonte për krerët e një regjimi kriminel duke ngritur padi ndaj tyre edhe pse ndaj vetë individëve nuk mund të dëshmoheshin vepra kriminale. Të gjithë të akuzuarit konsideroheshin si nxitës, ndihmës, organizatorë dhe ekzekutues të një krimi kundër njerëzimit. Po ashtu edhe si anëtarë bashkimesh kriminale, sepse qeveria e Hitlerit, shtabi i përgjithshëm i Vermahtit, udhëheqësit e Partisë Nacionalsocialiste Gjermane. Gestapoja, SS dhe të tjerët ishin shpallur si "organizata kriminele".

Të akuzuarit nuk e pranonin fajin

Pallati i drejtësisë në Nyremberg mbahej i bllokuar gjatë zhvillimit të proceseve.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Pallati i drejtësisë në Nyremberg mbahej i bllokuar gjatë zhvillimit të proceseve.

Të akuzuarit e ndjenin veten të pafajshëm, nuk pranonin se kishin pasur ndonjë përgjegjësi ose se e dinin se ç'kishte ndodhur. Asnjë prej tyre e nuk e pranoi fajësinë.

„Hermann Gëring…Rudolf Hess…Joachim Ribbentrop…Wilhelm Keitel…Alfred Rosenberg…Julius Streicher…. S'jam fajtor!“

Për herë të parë në Nyremberg trupi gjykues përbëhej nga gjyqtarë nga vende të ndryshme: nga SHBA, Bashkimi Sovjetik, Franca dhe Britania e Madhe. Ata ishin emëruar prej qeverive përkatëse. Kryeprokuror ishte amerikani Robert Jackson. Zëvendësi i tij ishte juristi gjerman Robert Kempner, i cili ishte arratisur prej Gjermanisë naziste për në SHBA.

Gjatë 218 ditëve të procesit në Nyrnberg u dëgjuan personalisht 236 dëshmitarë, u përdorën 5.330 dokumente dhe 200.000 deklarata, u mbajtën 25.000 faqe protokoll. Pyetjet dhe dëshmitë përpara gjykatës i bënë të qarta dimensionet e krimeve naziste.

Industrialistët e akuzuar Friedrich Flick, Otto Steinbrinck, Konrad Kaletsch, Bernhard Weiß und Hermann Terberger para gjykatës ushtarake në NyrembergBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Industrialistët e akuzuar Friedrich Flick, Otto Steinbrinck, Konrad Kaletsch, Bernhard Weiß und Hermann Terberger para gjykatës ushtarake në Nyremberg

"Ju ishit komandant i kampit të Aushvicit, është e vërtetë? – Po.- Dhe gjatë kësaj kohe aty janë vrarë qindra-mijëra vetë? – Si urdhëron. – A është e vërtetë që në Aushvic janë shfarosur më tepër se 2 milionë çifutë, burra, gra dhe fëmijë? – Po.“ - përgjigjet i akuzuari Rudolf Heß.

Më 30 shtator dhe 1 tetor 1946 u shpallën vendimet: Në shtatë raste dënime me heqje lirie, tre prej të akuzuarve u liruan, 12 u dënuan me vdekje.

Procesi i parë i Nyrembergut u pasua nga 12 procese të tjera

Të akuzuar ishin mjekë nazistë, juristë, ushtarakë, apo sipërmarrje industriale, si koncerni Flick, apo Krupp.

Salla 600 sot.  Muze i qytetit të NyrembergutBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Salla 600 sot. Muze i qytetit të Nyrembergut

Në radhët e popullsisë gjermane proceset e Nyrembergut konsideroheshin si veprim arbitrar nga ana e drejtësisë së forcave fituese. Qeveria e RFGJ-së, e sapokrijuar pas luftës, kërkoi bashkë me përfaqësuesit e partive dhe të fesë mëshirë për të dënuarit. Dënimet me vdekje u shndërruan në dënime me heqje lirie. Të tjerë u liruan para kohe dhe kishin mundësi të vazhdonin të punonin në profesionet e dikurshme, shumica e tyre madje përfitoi edhe pension si punonjës të shtetit.

Por procesi deri tani më i madh penal i historisë botërore pati rëndësi fundamentale për të drejtën ndërkombëtare civile. Ai ndikoi në formulimin e konventës së OKB-së për gjenocidin, për deklaraten e të drejtave të njeriut dhe rregullave të tjera ndërkombëtare. Dhe ai shërbeu edhe model për krijimin e tribunalit të Hagës.

Autor: Cornelia Rabitz/Pandeli Pani

Redaktoi: Angjelina Verbica

No comments: