Monday, June 30, 2008

Meditim ...takim me dashurine e ngrire ...

Meditim ...takim me dashurine e ngrire ...

Mardene KELMENDI

Si ikin keto vite pa u ndjere dhe kuptuar fare, sidomos kur zbresim ne ate shkallen e takimeve me njeres qe kane vecanti ne jeten koshiente dhe ndjesite qe nga keto njohjet kemi gjate udhetimeve me vehten .Ja nje vit del nje pengese , dhe tjetrin nje gje tjeter e keshtu radhe mua me kaluan 17 vite qe filli i mendimeve dhe i mallit qe me qendronte ne brigjet e Egjeut , me njerzit atje nje pjese shume e vecante e jetes dhe ndjesise time shpirterore nuk pati asnjehere shkeputje ne cdo hap hedhur ne tjetrin breg ku e perditeshmja behet vit i pandjeshem ,duken vitet ore ose dite kur ngelesh me shijen e mire dhe le dashuri qe casti ti ka njohur dikur

Te largohesh nga Venezia per ne Patras jane 36 ore qe mbajne brenda tyre mrekulli dhe pamje te cilat futen imazhit dhe ngrijne aty per gjithe jeten, si filmime qe sherbejne syve ne takimin me gjumin dhe ky eshte nje shans vertete i vecante per ke e ka mundesine ta bej .Shfaqet imazhi Venezia magjishem, pallatet dhe ndertesat nenujore ku dukesh nje ''Guliver'' mbi anijen gjigande Anek Lines, qe rreshket ngadale drejt ishujve ndare ashtu pa u ndjere nga gjiri venecian dhe krijuar bukurite e tyre te perveceme .Engjejt dhe skulpturat nga artiste famoze mbi pallatet dhe kishat veneciane , ne sheshin e Shen Markos (San Marco) duket sikur te ulen mbi koke dhe lene profumin e Dukeshave dhe Kazanoves per ti shijuar provokimin qytetit romantik te dashurive, po edhe perhumbjes se tij para syve turistik qe mahniten e vetem mahniten...Gondolat te cilat duken si lodra fantastike ku prej andej ndihen zera te mrekullueshem serenatash qe u bejne udhetareve dhe vizitoreve qe shkelin urrat qe lidhin qytetin, Urra e Pshehretimave ...ah...kush nuk e ka lexuar dhe jetuar castin final te saj...( Ponte dei Sospiri)

Nga anijet e vogla te cilat jane te mbushura me vizitore nderohen pershendetje shoqruar me zera dhe gjuh te ndryshme qe urojne rrugen e mbare dhe me pas degjohet largimit sirena e anijes se madhe qe e can permes Kanalin e Madh ( Grande Canal)dhe historik venezian....

Ishulli te vdekurve ( Isola dei morti) me portat e mermerta te mbyllura kjo toke e fundit larg qytetit te percjell heshtur pa asnje zhurme vetem te le ne mendimet e asaj kohe ''Historin e bejne fitimtaret '', per nje kohe, kurse ne histori ngelen shenjat e pashmangeshme te saj dhe koha i nxjerr dikur ne pah edhe heshtur .Ky Ishull qe u mbush me me shume se 30mije viktima nga semundja e cila ju hodh qytetin nga pushtimi Napoleonit dhe ju vodhen nga veprat me te vyera te tij....Atehere kur qyteti infektohej me nje epidemi te temerreshme deri ne shperfytyrimin e pamjes faciale (fytyres)dhe trupat pa u varrosur dot nga frika e hapjes me shume te epidemise hidheshin ne kete ishull larg qytetit qe sot dallon nga murri i skalitur ne mermer ne portat e tij shenja e venetos Luanet dhe Heshtja....qe flet para syve te vizitoreve atehere kur djaloshit Boticelli i lindi frymezimi te skalitete ne mermer e porcelan fytyrat e pastra engjellore per ti lene shenjen e bukurise shpirtit njerzor qe prishej nga epidemija e madhe qe i ra qytetit nenujor te mrekullueshem

Ishulli ka ndarjen e fundit me udhetaret drejt Egjeut....ku'' Fari i Pikes se Reres''(Punto Sabione )duket si nje keshtjelle ne miniature e anija merr drejtimin ujrave qe lidhin brigjet njerzore, dhe ato ndjesore si ne rastin tim 17 vite ne rikthim per te kerkuar dicka nga vehtja.lene jo per deshire po detyrim i ikjes per ne stacionin tim LIRI !

Personeli anijes flisnin anglisht, gje qe mua me mungon ,po fale memorjes dhe prirjes per gjuhet qe me kish ngelur ajo greqishte e cale sa te komunikoja me mik-pritjen e personelit ne bord , ku pastertija rregulli dhe sherbimi jane ne standart vertete te larte qe me la shije te kendeshme po edhe me kaloj ne mendimin e anijes qe pershkon Adriatikun per ne Durres ku jane te njejtet padron dhe drejtues linjash....Shqiptare qe udhetojne kaq shpesh dhe tre here ne jave vetem nga porti i Triestes ka nisje dhe kthime per ne Durres 24 ore udhe neper det dhe shpesh here u takon te flene koridoreve me valixhet ngarkuar e femije te vegjel Ende se perdorin kushtin dhe standartin e udhetareve te ndihen njesoj , udhetare qe paguajn bileten dhe qe duhet te kene sherbim te njejte ,pa vene ne dukje komunitetin e tyre po qe jane thjesht udhetare civil dhe kane te drejten e nje udhetimi me kushtet e njejta kudo!

Pra...

-Ne pjesen e bashit te anijes katit te fundit eshte nje pishine dhe restorant ku provokon me ererat tipike te ushqimit grek..Zaziki, qebapcic salcat e ndryshme dhe pamja e bukur qe te shoqeron gjate gjithe udhetimit ben qe ta ndjesh shlodhjen menjehere, duke lene imagjinaten tej kohes dhe kaluar ate ne udhetimin e mijra e mijra udhetareve qe brigjet i kishin ndalesat e jetes dhe te provave mbi te .

Perendimi Diellit ku ne zhytjen e tij ngadale,i zgjata gishtin tim tregues ta zhysja nen detin Adriatik dhe mengjesit prita lindjen e tij duke ja zgjatur qerpiket te ndihmoja rezen e pare mbi ne detin Jon....

Sa bukur para meje atdheu im, brigjet e mija Shqiperia ime , mu shfaqen varg-malet e bukura te atdheut me zgjaten buzen e siperme te pamjes Sazan si nje puthje bekimi ''rruge e mbare'' Fotografoja ate pamje dhe cdo cast tjeter qe me jepej si nje shans per albumin e memorjes time ...Saranda ...ah sa mrekulli dukesh deti Jon.... nje hap dhe une isha pjese e pandare me ,e jo udhetare ,por ne ''Itake'' !

Cilen'' Itake ''zgjodha ketij udhetimi.?!

Ndalesa e pare Kumenice , mua se si me zbriti nje ndjesi faji me vehten :

-Po si nuk paskam pasur pak koh te vija me pare ketej.?!

-Si do ti theme Asaj qe me pagezoj me emer te sajin dhe me dha doren e dashur te ndihmes shpirterore hapave te pare ne mergim....atehere kur isha ne kerkim te stacionit ''Liri''

Me pas brigjeve te Patrasit lekundeshin dritat e qytetit mbi uje dhe gjigandi madh gulconte nga lodhja ku ngadale po ndalonte motorrin e si nje pallat shumekatesh morri pozicionin e ngrire portit te madh te qytetit

Une dhe emocionet te cilat i kishin kaluar tashme te gjitha caqet e mendimeve, vetem mbanin fort valixhen time te kujtimeve qe me kishin renduar bagalin dhe nuk gjenin sekondin te zbrazeshin ne krah dashurishe qe me prisnin aty....

Qytetet e bardha brigjeve blu , takonin krahet e tyre si nje valle'' zembekiko'' ne tinguj ''sirtaki''...deri ne Athine e me pas Menidhi....Bisedat kaluan kufirin e kohes dhe u ndjeva gjithe here e pranishme atje mes tyre ...dita zbardhi tavolines bujare i ishin zbrazur pjatat dhe likote e shijeshme ...i rinte aroma e kafes se dyte qe pinim e cmalleshim

Aty qe dikur ishte foleza ime dhe krevati im ende me ate copez te mendafshte qe mbulohesha atehere kur me ngjethnin endrrat e rinise isha 27 vjece kur preka Lirine gjeta ate sofer arvanitase ku gjuha dhe tradita shqipe me ndau kafshaten e pare te dashurise dhe mi mbajti ende enderrat e gjalla deri ne rikthimin tim pas 17 viteve

Mikpritja e kesaj zone te ''qytetit te madh'' edhe pse me nje dyndje te madhe emigratesh edhe shqiptare, ka dalluar shume viteve ku kisha munguar

Miqte e vjeter qe ndame castet e para te mergimit, ishin aty..ne ate Platia gdhendur me mozaike kujtimesh e mes lotesh qeshnim qe u pame serisht.

Njoha miq te rinj...te vjeter miq takova fizikisht po njohur nepermjet artit e shkrimeve te tyre ne internet, angazhimeve kulturore e shoqerore qe na kane takuar deshirat respekti e mirenjohja ,

Sy kureshtare dhe kurioze gje e cila me la nje nenqeshje te padukeshme ndjesie tek vehtja pasi aspak qellimin tim se ktheja ne ujdi me problemin e te panjohurve apo te askujt s'ishte dhe s'eshte pune per mua ...

Aty me mbysnin takimet me vehten, gjithkund ku une kisha lene nje ender ,

Kukaqi ajo rrugice e pare ( afer Akropolit)qe preka ne 90ten aty ku ''Eureka ime '' ajo engjellore grua Fatmira Andoni me syte e bukur qe diten e prekjes se saj ne ate ''thatesine e vetmise'' udheve te mistereshme dhe te huaja qe po ndjeja ...ata sy...me dhane magjine e forces shpreses dhe lumturise , kish 17 vite qe me kerkonte adresen dhe une i shkova si nje zog i malluar me pamjen e shpirtit kraheve qe dikur me dhane timonin e jetes dhe hodhen me pas ne detin e madh te saj...

Ditet beheshin vetem cmallje e bagazh i bukur ngrakimi per me pas ...per te mos pasur me kurre harrese , kaq koh te gjate larg atyre qe dine te duan te respektojne qe nuk harrojne

Jemi te perbere prej nje ndjesie qe quhet shpirt dhe ky di te drejtoje mendimin per te dhene vetem dashuri e te kete gjithmon takim!

Dashuria nuk kerkon kurre ''shkarkim taksash''medalje , ashensore interesash e vetmbushjesh ,ku fatkeqesisht nje pakice e vogel kerkon te mbijetoj mbi to, e permbushe boshesine e vehtes po eshte nje pakice per fat qe genjejne akoma vehten duke harruar sa larg saj dalin dhe i afrohen fundosjes nje piramide ne ajer ndertuar gabimisht 50 vite ne kurrizin e populli kaq paqe dashes , kaq te bute dhe energjik qe i kane lene ne lashtesi shenje Evropes , Ndjenja e paster nuk ka kufije ta matesh per ta dhene me metra apo kilogram...dashuria eshte te japesh pa e rruajtur ne kujtese sepse ajo e gjen shtegun e vjen te troket vete nje dite perseri ne gjoksin tend ....kete e kam provuar dhe e di

Une heshtur te solla edhe mallin e shume e shume shtegetareve si une qe morren udhetimet nga brigjet e tua dhe aty kane lene tingujt e zerave te tyre plot ankth e dhembje po kane lene edhe copeza dashurish shekullore qe i jane pjese e historise me ty.....Ndaj me duaj....na duaj edhe pse vertete erdhem e te gjetem te qete , ne ngjyrat bardhe e zi qe kapnin shikimet tona te lodhura mbi ty...Tani te pash plot ngjyra e energji nga duart e palodhura shqiptare qe ta kishin bere faqen plot diell e jete , me bukurite e tyre shpirterore derdhur mbi ty , mendimet e tyre artin dhe bujarine dhene tek ty....sjelle me vehte ne dhembje dashurine per jeten punen dhe lirine pra me duaj ..na duaj Greqi sepse ne te falenderojme ty per ata bij e bija qe kane zene vend te gjirin tend dhe shkelin pa u ndjere mbi ty dhe pa te dhene dhembje kurre , dhembjen se meritojne vec flatrave te shkojne ne atdhe ne itakat e tyre pergjithnji ashtu si dikur Ti!

Faleminderit ju miq qe me kushtuat kohe tuaj dhe mikpritja bujare me la te ndjej bukurine e te qenit shqiptare,

Faleminderit Dhimiter L Gjoka , Grigor Jovanit, Miho Gjnit, Bardha Mance Radioathina, Lefter Monda , Stefan Martiko ,dr Ari Stefa , Nikolla , Zef Marku(Consull Amb.Kroate ), Sofia Papadhimitriu , Athina Aleksiu( kengetare famose e vjeter greke nje grua humane mbi te gjitha qe e ritakova me shume emocion ) Fatmira Melina Gelind , Flutra Tafolli familjarisht ,Ramadan ( Albania Press) Shpetim Zinhirja, Seferina Serani , Haralabos Jaja, artistet e Liter Art dhe poet e shkrimtare qe pata kenaqesine te takoja e njihesha nga afer , per kohen tuaj dedikuar dhe kenaqesine e vecante qe ndame se bashku

Mirupafshim Athine ..ju miq te vjeter e te rinj qe i shtoni jetes time vetem pasuri dhe deshiren e madhe te them perseri Faleminderit Zot qe me dhe mundesi te di te falenderoj Portin qe me dha shtytjen drejt udhetimit ne kerkim te vehtes e lire ....

Mardena Kelmendi

No comments: