Saturday, September 24, 2011

Tri surprizat e vjeshtës së Çiljetës


Nëse mendoni se pas impenjimeve të shumta të verës Çiljeta Xhilaga po bën pak pushim, gaboheni. Pasi e ka përshkuar bregdetin shqiptar nga Veriu në Jug me koncerte, pasi ka realizuar klipin e këngës “Sonte më dhemb zemra”, tani është momenti për plane të reja, por edhe për një program serioz dobësimi në mënyrë që të ruajë statusin e veçantë të një femre seks simbol. Ju rrëfejmë axhendën e re të Çiljetës, ku nuk bën pjesë kënga, por filmi.
Aktore në një film me kast aktorësh italianë dhe shqiptarë
Nuk e ka për herë të parë, sepse e ka provuar prej shumë vitesh në filmin “Ishte kohë për dashuri”. Me një rol të vogël në një projekt shumë të suskeshëm të Ylli Pepos, Çiljeta në la të kuptojmë se synon edhe botën e kinematografisë. Gjithsesi, nuk pamë ndonjë rol të saj në filmat e mëpasmë. Por, me sa duket, tani ka ardhur koha. Sipas disa burimeve tona, kemi mësuar se Çiljetës i është ofruar një rol i rëndësishëm në një film, i cili do të realizohet në Itali me protagonistë jo vetëm aktorë shqiptarë, por edhe emra të rëndësishëm të kinematografisë italiane. E pyetur nga gazeta për të mësuar më shumë detaje, Çiljeta na tregon se nuk ka ende diçka konktrete për të na thënë, por sapo të jetë marrë vendimi përfundimtar, do të në rrëfejë gjithçka.
Një maratonë kompeticioni me performanca liveKy është një tjetër angazhim i këngëtares. Mësohet se në një nga programet e rëndësishme të televizioneve tona, Çiljeta është thirrur për t’u bërë pjesë e një konkursi mes këngëtarësh. Kemi mësuar se do të jenë dhjetë këngëtarë shumë të njohur dhe ekspertë në të kënduarit live, ndërkohë që autori i programit ka preferuar që pjesë të këtij kompetizioni të ketë edhe Çiljetën. Duke qenë e njohur si këngëtare komerciale, ku pjesa vizive është aq e rëndësishme, saqë duket sikur muzika dhe të kënduarit del në plan të dytë, me sa duket kësaj here do kemi surpriza. Çiljeta do të këndojë live, si për të na thënë se ne jemi gabuar që nuk e kemi marrë serizisht zërin e saj. Mësohet se ajo nuk do të këndojë repertorin e saj, por këngë të njohura të emrave të mëdhenj të muzikës botërore, gjë që e vështirëson edhe më shumë këtë kompeticion. Të shohim nëse do t’ia dalë. Por, po të kemi parasysh rezultatin shumë të mirë që mori tek “Dancing”, duke u renditur e dyta, ne kemi mundur të zbulojmë një anë tjetër të Çiljetës, atë që kur merr përsipër diçka, do ta bëjë atë perfekt. Ne kemi besim që do jetë po kaq ambicioze edhe në këtë kompeticion.
Një duet me DJ Blunt për të qenë në trendNdërkohë që muaj më parë u fol për një duet të Çilejtës me Noizyn, në fakt mësojmë se ajo me të vërtetë do të realizojë një duet, jo me Noizyn por me Dj Blunt. Kënga është pothuajse gati dhe po bëhen përgatitjet e prezantimit të saj me një klip. Ndërkohë, Çiljeta këtë vit nuk do marrë pjesë tek festivali “Kënga Magjike”, pa lënë mënjanë këngët e reja, të cilat nuk do të jenë të pakta.
Gjashtë kilogramë më pak për të surprizuar AleksinAjo e ka thënë vetë që është natyrë dembele por, nëse do e shihni Çiljetën në palestër, do kuptoni se po iu fut një pune, mund të bëjë çudira. Formën e mirë fizike që e fitoi tek “Dancing”, ka vendosur ta mbajë, por pse jo edhe ta përsosë. Tashmë ajo ka hequr plot gjashtë kilogramë dhe ka si qëllim që krahas dobësimit, të tonifikohet e të bëhet me muskuj. Kështu do të mund t’i bëjë një surprizë të dashurit të saj Aleksandrit, që jeton larg dhe që ka një formë fizike shumë të mirë, sepse është mjaft i apasionuar pas palestrës. Natyrisht që jo vetëm Aleksandri, por edhe ne e mirëpresim çdo ndryshim për mirë në pamjen e Çiljetes

Tri surprizat e vjeshtës së Çiljetës


Wednesday, September 21, 2011

Arvizu: “Pas 21 janarit ka pasur celulë anti-amerikane”


AMBASADORI I SHBA, ALEKSANDER ARVIZU (MAJTAS) NGA PROTESTAT E 21 JANARIT

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksander Arvizu, ka zbuluar dje për herë të parë se pas 21 janarit ka ekzistuar një celulë anti-amerikane në Tiranë, me drejtues dhe mbështetje biznesi. Gjatë një interviste për emisionin “Tonight” të Ilva Tares në “Ora News”, Arvizu ka folur edhe për ngjarjet e 21 janarit, projektligjin e SHISH si dhe sjelljen e maxhorancës dhe opozitës.
Sipas disa zërave, qeveria shqiptare nuk gëzon besim te anëtarët e NATO-s përsa i përket informacionit konfidencial. Sipas këtyre zërave, SHBA janë të shqetësuara për reformat e propozuara për inteligjencën dhe antispiunazhin. Është e vërtetë kjo?
Kur bëhet fjalë për çështje të sigurisë, ne nuk komentojmë, ndërsa për këtë çështje do të thosha se nuk jam i njohur me këtë raport.
Ju jeni i njohur me propozimin e qeverisë për të ndryshuar ligjin e SHISH-it. Si është bashkëpunimi juaj me SHISH-in?
Më duhet të mos bie dakord plotësisht, pasi bashkëpunimi me SHISH-in është i shkëlqyer. Në shumë mënyra, përsa u përket aftësive, SHISH përballet me të njëjtat kufizime që shumë prej institucioneve të tjera përballen sa i përket trajnimit, pajisjeve, personelit etj. Bashkëpunimi i përditshëm me SHISH-in është i shkëlqyer, zoti Shaqiri është një drejtor i shkëlqyer. Do të shpresoja që nëse nivelet e ndryshme të bashkëpunimit me agjenci të tjera do të ishin në të njëjtin nivel me atë të SHISH-it, do të isha shumë i kënaqur.
Ka nevojë të reformohet SHISH?
Kam dëgjuar për drafte të ndryshme, versione të ndryshme. Disa njerëz, madje, e kanë mohuar. Nuk është mirë të komentosh për një projektligj të cilin ende nuk e ke parë. E shikoj SHISH-in si një partner të vlefshëm të SHBA dhe çdo gjë që mund të forcojë rolin e tij si një institucion të pavarur është diçka që unë do të bija dakord.
A keni të njëjtën pritshmëri dhe sugjerime për selinë blu?
PD-ja ka ide, ka platformë, por ka mungesë kredibiliteti. Le të flasim për luftën ndaj korrupsionit, ose për sundimin e ligjit. Nuk ka dyshim që zoti Berisha dhe anëtarë të qeverisë së tij kanë sjellë propozime konkrete për të luftuar korrupsionin. Ai flet shpesh për këtë. Ai mund ta shpjegojë edhe më mirë se unë këtë punë. Nëse flasim për njerëzit, nëse ata janë blu apo rozë dhe do të flisnim për korrupsionin, a po përmirësohet, po përkeqësohet, apo qëndron i njëjtë? Ajo që thonë njerëzit është se nuk ka përparim, njerëzit thonë që qeveria po përpiqet, shumë mendojnë se situata është e njëjtë apo po përkeqësohet. Këshilla ime për qeverinë është që duhet të ketë një përpjekje më të konsiderueshme për të luftuar korrupsionin.
PS ka shprehur keqardhje për ndryshimet kushtetuese dhe ka kërkuar ndryshime riparuese. Cili është qëndrimi juaj?
Kur flasim për ndryshime kushtetuese, ato duhet të jenë të hapura, nuk duhet të ketë tabu përsa i përket të folurit për Kushtetutën. Kushtetuta e SHBA është amenduar në një numër shumë të kufizuar, 27 apo 28 herë. Sa u përket diskutimeve mbi reformën kushtetuese dhe Kodin Zgjedhor, duhet të ndodhin në mjedis të hapur, në televizion, në shtyp.
Vitin tjetër do të kemi zgjedhjen e Presidentit të ri apo atij aktual. Mendoni se do të ketë një president konsensual me 84 vota?
Të dyja palët duhet ta diskutojnë një President konsensual. Nëse debati do të kthehet dhe do të marrë një kthesë çështja e Presidentit konsensual, kjo do të sillte një krizë në vetvete. Është mirë të ketë një marrëveshje që të lehtësohet tensioni. Nuk e kam përgjigjen për këtë. Është një gjë që u përket partive. Ajo që shqiptarët duan në rolin e Presidentit është se ata nuk duan dy burra që të zihen me njëri-tjetrin, por nuk duan dhe një figurë që aprovon dhe firmos atë që thotë pala tjetër. Të pasurit e Kryeministrit dhe Presidentit është një koncept shumë i mirë për Shqipërinë. Njerëzit duhet të kuptojnë se cila është mënyra që kjo të funksionojë.
Mund t’ju pyes se ç’mendim keni për Berishën si burrë shteti?
Nëse do të kishte një figurë dominuese politike gjatë 20 viteve të fundit, do të thosha se janë dy persona shumë të qartë, nr. 1 dhe nr. 2. Numri 2 është Fatos Nano, ndërsa numri 1 është zoti Sali Berisha, sepse ka pasur shumë politikanë të mirë, ata që janë shfaqur në skenë në vitet ‘90. Zoti Berisha është një person që ka ditur të mbijetojë politikisht në këto 20 vjet, ka qenë me të vërtetë një politikan i jashtëzakonshëm, ka qenë në pushtetin më të lartë, e ka humbur plotësisht këtë pushtet dhe ka ditur të rikthehet. Ai ka ndryshuar shumë nga ai i fillimit të viteve ’90. Njerëzit mund të emocionohen, të nxitohen, në një shoqëri demokratike kjo është pjesë e lojës dhe duhet të pranohen si një pjesë normale e diskursit politik.
Çfarë mendimi keni për kreun e opozitës, zotin Rama?
Mendoj se zoti Rama është një individ vërtet shumë tërheqës, mahnitës. Kam shpenzuar orë të tëra me të  dhe gjatë kësaj jave do të darkoj me të. Një gjë që do të dojë të thotë se ai nuk është politikan, por është artist. Ai ka pasur një karrierë fantastike, ai ka ndarë me mua disa prej historive të tij, për vitet në Francë, për pasionin e tij si artist, sepse i përket një brezi të ndryshëm nga zoti Berisha dhe Nano. Ai më ka treguar se si puna e tij e parë në administratën publike ka qenë si ministër i Kulturës ka qenë shumë popullor. Ka qenë zgjedhur tri herë si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ishte kaq ngushtë në rezultat për t’u zgjedhur për herë të katërt. Është një njeri karizmatik dhe është një politikan i jashtëzakonshëm.
Ju pëlqejnë editorialet e tij?
Disa më kanë pëlqyer se sa të tjerët, por pjesa më e madhe më ka pëlqyer.
Si i vlerësoni sulmet ndaj funksionarëve të lartë që mbrohen nga Kushtetuta nga ana e politikanëve dhe maxhoranacës aktuale?
Ndihem i trishtuar dhe i zhgënjyer se ka shumë artificialitet për të gjithë konceptin e krizës politike. Gjatë verës kam shkuar shumë herë në plazh dhe shumë herë kam parë anëtarë të të dyja kampeve politike duke pirë, ngrënë apo tymosur së bashku. Unë u kam thënë se kisha përshtypjen se ju nuk flisnit me njëri-tjetrin. Të jemi të sinqertë. Duket sikur ka një lloj teatraliteti dhe sikur po bëjnë një farë loje mes tyre. Është një opinion-shkruajtës shumë i mirë zoti Fatos Lubonja, të cilin unë e pëlqej shumë. Disa njerëz mendojnë se është i mrekullueshëm, disa të tjetër thonë: “Oh ky!”. Mendoj se njerëzit duhet të lexojnë disa prej shkrimeve që ai ka shkruar. Ai është shumë kritikues ndaj të dyja palëve që janë përfshirë në këtë lojë që duket si konkurs mes dy bandave që janë duke injoruar nevojat e njerëzve.
Le të kthehemi tek 21 janari. Në datën 22 janar ju keni bërë një deklaratë për këtë ngjarje. Tani, pas 8 muajsh, mund të na thoni se e kujt është përgjegjësia për protestën e 21 janarit?
Ju përmendni një ditë që e ka shumë të vështirë që e ka ndjekur. Ka pasur katër të vrarë dhe shumë persona të plagosur, policë që janë rrahur, ka pasur dhe protestues që janë rrahur nga policia pas demonstratës. Kanë kaluar 8 muaj dhe njerëzit pyesin se çfarë po ngjet. Ajo që unë dua të shoh një ditë është që zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të njoftojë për publikun individët që do të akuzohen për x gjë, p.sh. për vrasjet e kryera nga pakujdesia, apo përdorimit të forcës. Këta persona do të akuzohen për vrasjen e 4 personave. Së dyti, zyra e Prokurorit njofton se në bazë të të dhënave, provave që janë mbledhur gjatë hetimit që këta individë x, y, z janë persona të cilët do të mbajnë përgjegjësi sepse kanë penguar hetimin, kanë fshehur prova, nuk kanë lejuar që hetuesit të zbulojnë të vërtetën lidhur me atë që ka ngjarë dhe së treti, Prokurori i Përgjithshëm njofton se akuza penale do të ngrihen për individët x, y, z, sepse kanë organizuar, planifikuan dhe kryen një demonstratë të dhunshme që është hartuar në mënyrë që të merrnin një reagim të ashpër nga ana e qeverisë. Dhe, mbi këtë bazë, Prokuroria do të kërkonte imunitetin e këtyre individëve e të mund të vazhdonte hetimin. Kjo është ajo që unë pres të ndodhë.
Cili ishte ai grusht njerëzish që kishin një axhendë të organizonin atë ngjarje, sipas jush?
Është tejet e qartë që ka pasur një grup njerëzish që kanë organizuar këtë demonstratë, që ajo të shndërrohej në këtë mënyrë. Nuk bëhet fjalë thjesht për përgjegjësi të asaj apo kësaj, por fakti është që 4 persona janë vrarë, kështu që këta persona janë vrarë nga persona të sigurisë. Ne kemi dërguar ekspertë nga FBI, ekspertë të kriminalistikës, janë shpenzuar shumë para, në mënyrë që të shikohen provat. Të gjithë e dinë që kjo ishte një protestë aspak e ngjashme me ato që janë zhvilluar këtu ndonjëherë. Pse ka ngjarë kjo?! Kjo duhet të jetë pjesë e hetimit. Në fazat e para kanë ardhur provokime nga turma njerëzish. Nëse ka ndodhur ndryshe, të dalë dikush e të më thotë të kundërtën, sepse unë nuk e kam parë këtë. Kam parë policinë me tymhedhëse, me mjete të pakta. Situata u përkeqësua. Deri në atë pikë, në bazë të asaj që unë kam parë, përgjigjja e Policisë ka qenë e mirë, duke parë rrethanat. Policia e Shtetit shqiptar nuk është e mirëpajisur, sepse në këto rrethana, nëse do të kisha qenë polic, do të isha larguar menjëherë. Nëse dikush do më kishte gjuajtur, do ta kisha kapur atë person.
Zoti ambasador, analistë të ndryshëm kanë shfaqur ndonjëherë për herë të parë një rritje të ndjenjës së antiamerikanizmit, sidomos për deklarimet tuaja pas ngjarjeve të 21 Janarit. Nga ajo që u zbulua nga Ëikiliks, duket se e kanë qetësuar këtë ndjenjë antiamerikane. Cili është komenti juaj për këtë?
Mendoj se po bëhet fjalë për dy fenomene të ndryshme. I pari ka lidhje me kriticizmin ndaj ShBA-së dhe i dyti është antiamerikanizmi. Të flasim për kriticizmin, dhe mendoj se është e rëndësishme dhe madje të gjithë e kuptojmë që është në rregull të kritikosh ShBA-në. Njerëzit duhet të jenë kritikë. Për kriticizmin ndihem mjaft komod, por mendoj gjithashtu që është ndihmues, mesa ai ndihmon. Le të flasim për katër komentatorët, shkrimet e të cilëve unë përpiqem t’i lexoj, për shembull Andi Bushati, Andrea Stefani, Mustafa Nano dhe Skënder Minxhozi. Mendoj që të katër ata janë miq të ShBA-së, sigurisht janë miq të mi, por të katër kanë shkruar gjëra që kanë qenë kritike, madje dhe për mua personalisht. Me Skënder Minxhozin kemi diskutuar disa herë dhe kemi rënë dakord që të mos biem dakord. Le të flasim për antiamerikanizmin. Në vende si Shqipëria njerëzit janë gati 96 për qind proamerikanë, 4 % mund të mos jenë dakord, por kjo është tjetër gjë, ndërsa ne po flasim për një gjë krejt tjetër. Më lejoni të përmend një komentues tjetër, Artur Zheji, dhe e di se disa nga shikuesit tuaj do thonë, oh Artur Zheji. Ai është dhe një opionionshkrues, shkrimet e të cilit unë i lexoj. Në prill ai ka shkruar një artikull dhe që quhej “Antiamerikanizmi i porositur”. Dhe ai ka shpjeguar një fenomen që për mua është shumë i qartë dhe që ne e kemi parë në atë periudhë, që ka qenë një antiamerikanizëm i organizuar, i drejtuar dhe ka pasur një celulë, ka pasur drejtues, ka pasur mbështetje biznesi, ka pasur gjithashtu dhe makineri. Pra, ka qenë një aktivitet i organizuar që ka pasur në plan të mund të marrë një kah politik. Por gjithashtu në një shoqëri demokratike, unë e pranoj këtë. Por unë mendoj që kjo gjë nuk drejton siç duhet, nëse shkon kështu. Megjithatë flasim për njerëzit në Amerikë dhe ata thonë që çfarë lidhje ka kjo me këtë? Ky është një aktivitet i drejtuar, i orientuar, nuk është diçka organike. Është diçka për të cilën paguhet, është diçka që është e skicuar e hartuar në këtë formë. Ka një plan dhe të gjitha veprimet që ndërmerren për ta realizuar. Kështu që mendoj se është e rëndësishme për ta dalluar, për ta kuptuar për atë që është. Ne e dimë se ç’po ngjet këtu.
E dini dhe se kush e organizon?
Mendoj që po.
Mund ta bëni publik?
Jo. Mendoj që të gjithë teleshikuesit e dinë, madje njerëzit që e bëjnë këtë e dinë.
Po i paralajmëroni?
Mendoj se ata e dinë.
ILVA TARE

Gazetarja Rudina Xhunga i jep fund beqarisë, fejohet me diplomatin Dritan Hila


Gazetarja Rudina Xhunga. Majtas, Dritan Hila


Ajo që na bën të ngulemi para ekraneve dhe të ndjekim orë të tëra debatesh, që nga ato dhëmbë për dhëmbë në politikë e deri tek romanet, kësaj here e ka vështirë të flasë.Nuk do të donte të fliste për veten, edhe pse ajo e di shumë mirë që nuk mund t’u shpëtojë ngacmimeve të gazetarëve. Fundja, lajmi tashmë është dhënë. Ishin lulet e mbërritura “tradhtaret” që shpërndanë lajmin fillimisht në Top Channel e pastaj… Rudina Xhunga, një nga ikonat e gazetarisë televizive në Shqipëri, i ka dhënë fund beqarisë. Ditën e diel, në një ceremoni të vogël, familjare, gazetarja ka kryer ritin tradicional të fejesës. Po kush është fatlumi?! Quhet Dritan Hila dhe nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Fillimisht një diplomat i rezervuar, ish-punonjës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, më pas analist për çështjet ndërkombëtare, emri i Hilës do të lakohej shpesh kohëve të fundit në ekrane të ndryshme televizive, apo edhe opinione e analiza në faqet e të përditshmeve shqiptare. Presim të na e thotë vetë Rudina, nëse njohja e tyre ka lindur pikërisht në studiot televizive, gjatë debateve në emisionin “Shqip”, në Top Channel, apo diku tjetër. Gjithsesi, lajmi i madh është fejesa, e cila siç edhe dihet, do të sjellë një tjetër rrjedhë në jetën e gazetares dhe moderatores televizive, e cila e ka nisur rrugën e gazetarisë qysh prej vitit 1994, së pari në faqet e të përditshmeve të kohës. Por duket se dashuria e madhe do të ishte televizioni dhe madje fronti më i egër, ai i debateve social-politike. Deri në vitin 2002 ka drejtuar emisionin politik “Dritare” në TVSH, kohë prej së cilës u shfaq në ekranin e Top Channel, ku drejton emisionin “Shqip”. Është autore e tre librave (“Të dua për sfond”, “Preja e një martese të lodhur”, “Sikur Ana”) dhe adhuron të flasë për letërsinë. E kontaktuar vetëm pak para se të hynte në emision, Rudina Xhunga preferoi të mos fliste shpejt e shpejt për këtë ngjarje të jetës së saj, por na premtoi se do të na rrëfejë gjerë e gjatë në një intervistë.
ANI JAUPAJ

Edi Martini: Josa e ka të vështirë, Vllaznia as në vend të tretë Superliga,

:11

Nga GJERGJ KOLA
Ish-trajneri dhe ish-sulmuesi shkodran analizon situatën te kuqeblutë dhe është paksa pesimist sa i përket këtij sezoni
Ka qenë vetë trajner i Vllaznisë jo shumë kohë më parë, një vit e gjysmë. Edi Martini, duke e njohur mirë situatën, ambIentin dhe elementin që ka aktualisht kjo skuadër, e konsideron të vështirë të ardhmen e kuqebluve në këtë sezon. Madje ai është pak pesimist për zënien e një vendi të tretë apo të katërt, siç pretendojnë drejtuesit e klubit. Duke folur në lidhje me Vllazninë, ish-futbollisti dhe ish-trajneri i kësaj skuadre, do të thoshte:
“Ndoshta nuk është fjala e gjetur që jam pesimist për të ardhmen e Vllaznisë së këtij sezoni, por mendoj se kjo skuadër do ta ketë të vështirë të shkojë dhe të arrijë ato objektiva që drejtuesit e klubit mund të kenë. Kam dëgjuar që ata pretendojnë një vend të tretë apo të katërt, por unë e shoh të vështirë këtë gjë.
Duam apo s’duam ta pranojmë, Vllaznia e këtij sezoni është shumë më e dobët sesa ajo e sezonit të kaluar. Vërtet edhe skuadrat e tjera janë në këtë gjendje, por unë dua të ndalem te Vllaznia, që e njoh mirë. Janë larguar disa lojtarë të rëndësishëm. Ka ardhur mbrojtësi Petroviç, që mendoj se ka ardhur në vendin e gabuar. Ndoshta është herët të dal në një mendim të tillë, ngaqë mund të mos jetë ambientuar, por nga sa shoh, ai nuk ka ndonjë cilësi të veçantë dhe, për më tepër, është paguar shumë shtrenjtë.
Mirë ai, por është gabuar edhe me Muçën. Ky është një djalë i ri, ka të dhëna të mira, por ai do ta arrijë formën e tij më të mirë në fund të sezonit. Pikërisht atëherë kur atij do t’i mbarojë kontratën dhe do t’i shkojë i gatshëm sërish Tiranës. Ky është një gabim për drejtuesit e Vllaznisë, që firmosin kontratë njëvjeçare me këtë djalë, ndërkohë që dy shkodranët Lika dhe Bala, janë “të burgosur” te Tirana me kontrata trevjeçare dhe nuk mund t’i marrim.”
Për Josën Analiza e tij është e hollë, rreh aty ku duhet, por ndërkohë është vetë trajner dhe, si i tillë, kërkon t’i dalë në krah Josës, trajnerit aktual të kuqebluve. I pyetur nëse Josa është më pak nën presion tashmë që presidenca është jo më në dorën e një individi, por e drejtuesve të bashkisë, Martini është përgjigjur: “Josa apo çdo trajner tjetër që ka për të qenë në krye të Vllaznisë, nuk ka për të qenë kurrë i qetë. As në kushtet kur klubi drejtohet nga bashkia.
Edhe drejtuesit e këtij institucioni e kanë të qartë kërkesën e llogarisë, edhe ata e dinë kur duhet fituar një ndeshje. Përveç kësaj, trajneri vetvetiu është në presion nisur nga profesioni që ka. Një ndërrim i gabuar, një skemë e gabuar, një veprim i gabuar, sado i vogël qoftë dhe sulmet janë gati. Pastaj vetë Josa ka thënë që në pankinë ka vetëm lojtarë të rinj. Nuk do jetë aspak e lehtë për të.
Nuk mund të mbështetet 100 për qind te lojtarët e rinj Vllaznia, sepse kështu ndoshta do të binim edhe nga kategoria. Pastaj llogarit se çfarë shqetësimi do të ketë trajneri, nëse fjala vjen, mungon Sykaj në ndonjë ndeshje apo dhe ndonjë lojtar tjetër titullar. Vllaznia pati mundësinë të marrë 2-3 lojtarë të saj, si Krajën, Hotin e Kaçin, që ishin të lire, dhe nuk i mori. Të paktën për në stol do t’i nevojiteshin shumë me përvojën që kanë. Duke i menduar të gjitha këto, unë e shoh të vështirë këtë kampionat për skuadrën shkodrane.”

Tuesday, September 20, 2011

Nga vizita e përfaqësuesit të familjes Jashari në Michigan !(VIDEO…)

Alban PREDELECI Këto ditë Murat Jashari pati një vizitë në shtetin e Michiganit,ku u prit nga përfaqesues të komuniteteve fetare dhe shqiptar me banim të perhershem në këtë shtet. Pastaj me ftese të Gjok Martinit,aktivist i komunitetit shqiptar në këtë vënd kaloj një darke miqesorë dhe pune me malësor dhe përfaqesues nga biznesi shqiptar në Michigan.

Sunday, September 18, 2011

Për kokën e Edi Ramës,një natë e frikshme nga Zogaj e Frroku.(VIDEO…)

Alban PREDELECI Emisioni “Opinion” i Fevziut në TV Klan që në mes të ftuarve te tjerë ishin dhe Frrok Çupi dhe Prëç Zogaj,mund të mbahet mënd gjatë,për arsye të antivlerave në nivelet më të ulta intelektuale që shpalosen para publikut dy njerzit e pënës; Frrok Çupi dhe Prëç Zogaj. Për një cope karrige,një rroge apo për një prezence në TV shqiptare,nuk mund të ulen aq poshte njerzit e letrave,ata që pretendojnë se do tu “japin mënd” të tjerve. Atëhere vriten pak njërëz në Shqiperi,kurë ata që jane më afer se askush në parlament,në qeveri,pranë selive të partive më të medha (bile edhe i shkembejnë në mënyrë alternative) përdorin një fjalor të tillë që sikurë të mos e kisha pa atë natë “Opinionin” nuk do i zija besë asnjeriu. Për “kokën e Edi Rames” ulin aq poshtë personalitetin e tyre!! Njëri nga të pranishmit i tha Blendit se nuk ke se çfarë pyet ;se a ka ndryshua apo jo Edi Rama,pasi kemi pasqyren sonte ketu. Duke pase një konsideratë për të dy ,Prëçin e Frrokun do u bëja apel të cilet se bashku me Paulinin,Tomën e Nardin ,të mos bahen padashje vegla të politikave qorre shqiptare !!!!!! Ndiqeni videon. A ka ba mirë Blendi Fevziu që të lejoj deri në atë mase të degjeneroj konflikti apo jo ? Ata që do ta shohin le ta gjykojnë vete

Saturday, September 17, 2011

Алла Пугачева


Katër stinët e nxehta të Gjyste Vulajt

Katër stinët e nxehta të Gjyste Vulajt


”Në korrik publikova albumin e ri dhe që në javën e parë u prit shkëlqyeshëm, titullohet “A bëhesh merak?”. Përmban 8 këngë të reja të zhanreve të ndryshme dhe me një bashkëpunim të gjerë. Pas pushimit dhe koncertit të parë që kam tani  (pas një sezoni veror shumë të suksesshëm, pasi që nga 1 korriku e deri më 28 gusht kam numëruar 60 shfaqje brenda dhe jashtë vendit), do të kthehem në Shqipëri për të realizuar klipin e dytë po nga albumi i ri, kësaj here me “Max production”. Menjëherë pas xhirimeve, kam një shfaqje tjetër në Zvicër, pastaj do vazhdoj për të realizuar klipet e tjera për këngët e albumit, pasi ka 3 vite që nuk kam bërë klipe”, thekson në rrëfimin ekskluziv për “Panorama plus”, këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj. “Sa u përket shfaqjeve, gjithmonë këndoj live dhe në bazë të pronotimeve, edhe këtë vjeshtë e dimër çdo fundjavë do të jem me shfaqje nëpër Europë, po ashtu edhe për Vitin e Ri jam e prenotuar në Gjermani, Kosovë dhe Maqedoni. Më gëzon fakti që jam çdo vit e më e sukseseshme, por më shumë gëzohem për atë, që nuk kam asnjë pikë “krize”, edhe pse konkurrenca është shumë e madhe në një aspekt”, tregon Gjystja për punën e saj të palodhshme, si dhe për prenotimet e shumta ku ajo paraqitet vetëm live, duke mos ndier aspak krizë në profesionin e saj, sado që konkurenca në muzikë është në rritje e sipër. “Kam një këngë që ua kam kushtuar çifteve për ditën e dasmës, për vallëzim, pasi të presin tortën. Titullohet “Shpirtin tek ti e kam”.
Albumin tim ua kam dedikuar të gjitha femrave që sakrifikojnë për familjet e tyre dhe në veçanti njerkës sime, e cila sakrifikoi çdo gjë për lumturinë time dhe të motrave të mia”, përfundon rrëfimin këngëtarja, e cila, edhe pse është bërë nënë, nuk njeh moshë dhe vazhdon të na habisë me linjat e saj perfekte.



6 gabimet fatale të femrave në shtrat




Kur jeta seksuale bëhet e mërzitshme, femrat e kanë më të lehtë të nxjerrin një listë me dobësitë e partnerit të tyre, por harrojnë se kanë edhe ato gabimet e tyre në shtrat.
Ja se çfarë mund të kemi parasysh gjatë aktit seksual në mënyrë që të marrim kënaqësinë që dëshirojmë.

Gabimi 1: Femrave u mungon iniciativa

Meshkujt ndihen të privilegjuar në seks dhe kjo prish ekuilibrat erotikë në një marrëdhënie. Ndonëse janë gjithmonë në pozicion sulmi ata parapëlqejnë që të flirtohen nga femrat. Nëse ju pëlqen dikush është mirë të hiqni dorë nga indiferentizmi dhe të diktoni mënyrën tuaj të të bërit seks.

Gabimi 2: Çlirohuni nga idetë fikse për pamjen tuaj

Kur jeni në shtrat me partnerin tuaj është mirë të mos mendoni për defektet në trup, makiazhin apo për kilet që keni shtuar kohët e fundit. Ajo që vënë re meshkujt është sa e nxehtë dhe sa energjike jeni në shtrat dhe për këtë duhet ta çlironi veten nga idetë fikse dhe të mos e vështirësoni orgazmën tuaj. Siç thotë dhe Darvini, pjelloria është ajo që i bën meshkujt të afeksionohen erotikisht pas një femre.

Gabimi 3: Meshkujt e kanë mendjen vetëm tek seksi

Mos mendoni kurrë se një burrë nuk është romantik dhe e ka mendjen vetëm tek seksi. Është njësoj si të thuash se femrat nuk janë qenie seksuale, prandaj dhe kijeni parasysh se për një mashkull seksi është një çështje shumë e rëndësishme. Një studim i kohëve të fundit tregon se 52 përqind e meshkujve e konsiderojnë natën e parë të seksit, si shpresë për një lidhje jetëgjatë.

Gabimi 4: Meshkujt janë gjithmonë gati për seks

Të jesh gjithmonë gati për seks, kjo vlen vetëm për adoleshentët. Nëse mashkulli juaj ju refuzon për të bërë seks, kjo nuk do të thotë se ai nuk ju dashuron më. Femrat e përjetojnë në mënyrë dramatike nëse partneri u thotë "jo" në shtrat, duke thurur në kokë mendime nga më të ndryshmet. Nuk është e vërtetë, jo domosdoshmërisht ai mendon për një tjetër, thjesht nuk ka dëshirë për të bërë seks në atë moment.

Gabimi 5. Thuajeni atë që dëshiron t'ju bëjë

Mos nguroni asnjëherë t'i thoni një mashkulli çfarë pëlqeni që ai t'ju bëjë në shtrat. Vetëm në këtë mënyrë do arrini të keni një akt seksual joshës dhe argëtues. Asnjë mashkull nuk mund të çojë në orgazëm një femër nëse vetë ajo nuk e dëshiron vërtet. Të rejat më të fundit janë tejet pozitive, meshkujt janë të prirur të kënaqin femrat në shtrat.

Gabimi 6. Mos pranoni çdo kapriço të tij

Çdo grua ka të drejtë t'i thotë "jo" mashkullit të saj nëse nuk i pëlqen diçka në kapriçot seksuale të tij. Nuk duhet ta merrni personalisht si fyerje apo nënvleftësim, të gjithë meshkujt kërkojnë të provojnë diçka të re në jetën e tyre seksuale. E rëndësishme është që t'ia thoni pa nerva dhe mos të reagoni ashpër. Të jeni të sigurta që ai do t'ju kuptojë...
mit/NOA

E paparë, 82-vjeçarja e virgjër bën seks me një djalë shqiptar dhe përfundon në spital

Athinë, 17 Shtator 2011/NOA Nikos Samaras - E rrallë dhe e paparë, një plakë plot 82 vjeçe greke, ka bërë seks për herë të parë në jetë, me një të ri shqiptar por akti i nxehtë nën avuj epshi e ka rrëmbyer të tërën aq sa ka përfunduar në spital.
Ngjarja ka ndodhur në Greqi, raporton korrespondenti i agjencisë NOA, i cili citon burime zyrtare nga Qendra Spitalore e Athinës.
***
Hera e parë duhet të ishte një gjë e veçantë, emocionuese dhe duhet t'i dhurohej atij për të cilin ndjen dashuri, shumë dashuri, aq sa vendos t'i japësh atë që ke më të shtrenjtë dhe më të veçantë, virgjërinë.
Por për 82 vjeçaren helene, nuk ka ndodhur kështu. Pasi kaloi adoleshencën, rininë, u bë mesogrua dhe më tej nisi të thyhej në moshë, kurrë por kurrë ama, nuk pranoi të çvirgjërohej. Ajo nuk iu tut kushedi sa djelmoshave grekë dhe burrave pafund që në jetë e lutën dhe iu përgjëruan që t'u jepej.
Kaloi plot 81 vjet të jetës së saj, pa bërë kurrë seks, pa shijuar kurrë çastet që i kishte parë shumë herë në TV dhe i kishte dëgjuar shumë herë, por që kurrë nuk i kishte provuar.
E tani që është 82 vjeç, duket se ka zënë mend. Fitimtar, ka qenë një djalosh shqiptar vetëm 32 vjeç. Ai, ishte mashkulli i vetëm i jetës së saj, mashkulli që e çvirgjëroi.
Prej disa vitesh, 32 vjeçari shqiptar punonte si ndihmës në shtëpinë e gjyshes që i thërriste "jaja". Plaka e kishte punësuar për ta ndihmuar në punët e kopshtit dhe të shtëpisë.
Djaloshin e kishte strehuar në banesën e saj dhe ai jetonte e ushqehej atje. Sigurisht që i jepte edhe para, por jo shumë, lekë xhepi.
Këto ditë, plaka po e shihte me syrin ndryshe të riun shpatullgjerë që vërtitej në shtëpi duke punuar.
Plakës iu tek keqani që të bënte seks me të. Pa një pa dy, nuk e ka zgjatur më, por duke parë njëri-tjetrin ai i është hedhur në krahë dhe kanë nisur kështu një natë epshore.
Por plaka ishte e virgjër dhe akti seksual e ka dëmtuar. Kur i është shqyer cipa e virgjërisë, plaka pati një gjakderdhje serioze dhe djaloshi shqiptar u tremb shumë. Ai kërkoi ndihmën e policisë dhe në pak minuta atje mbërriti një autoambulancë.
E moshuara u dërgua në repartin e Patologjisë. Por plakës i vinte zor të tregonte të vërtetën dhe fillimisht tha se ishte rrëzuar dhe ishte lënduar e kishte pasur hemorragji.
Pak më vonë, që të dy kanë pranuar të vërtetën, duke rrëfyer se plaka kishte qenë e virgjër dhe kishte pasur gjakderdhje andaj duhej dërguar në spitalin gjinekologjik ku të mund të merrte mjekimin e duhur.
Një mjek obstetër ka vizituar plakën dhe ajo i është nënshtruar një operacioni delikat.
Në spital, ka mbërritur një grup hetimor i Policisë së Athinës. Atje, i riu shqiptar ishte trembur seriozisht se mos ngjarja dyshohej nga policia si një abuzim i tij me plakën greke.
Gruas plakë i është kërkuar të konfirmojë nëse ishte përdhunuar dhe nëse donte të denonconte 32-vjeçarin. Përgjigjja e plakës plot humor, ishte: "Jo mor jo, doja vetë pa bëra seks me të, edhe pse isha e virgjër. Tani që ia hodha, uroj që herën tjetër të jetë më e bukur e më shumë ta shijoj".
n.s/e.t/NOA

Tuesday, September 13, 2011

Mësimi i madh i 11 shtatorit

Shkruan:
Joseph S. Nye
12-09-2011 12:31


Atentati i 11 shtatorit ka shenjuar thellë opinionin publik si në Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe në pjesën tjetër të botës. Çfarë mësimesh mund të nxjerrim 10 vjet më pas? Çdokush nga ne, që merr avionin apo viziton ndërtesën me zyra në Uashington, mund të vërë re se sa shumë ka ndryshuar nocioni i sigurisë në Shtetet e Bashkuara. Nëse shqetësohemi për terrorizmin dhe nëse shtrëngimet e bëra për emigracionin janë më të forta, tashmë histeria e periudhës së mëpastajme thuajse është zhdukur. Krijimi i institucioneve si departamenti i sigurisë territoriale, dhe mënyrat e përsosura që përdoren nga qendra e luftës antiterrorizmit nuk e kanë transformuar qeverinë dhe për pjesën më të madhe të qytetarëve të Shteteve të Bashkuara, liritë individuale janë prekur shumë pak. Nuk ka pasur më asnjë sulm të atyre përmasave brenda territorit të SHBA-ve dhe jeta e përditshme ka rifilluar. Megjithatë nuk duhen lënë pas dorë pasojat e lëna nga 11 shtatori. Në kohën tonë të informacionit global, përforcimi i aktorëve joshtetëror përbën një nga zhvillimet më të mëdha përsa i përket pushtetit. Al-Qaida, sigurisht që vrau më shumë amerikanë në 11 shtator sesa japonezët në sulmin e Pearl Harbor-it në vitin 1941.
Dy asimetri ishin në favor të Al-Qaida-s, më 11 shtator. Si fillim, asimetria e informacionit. Terroristët ishin të informuar mirë lidhur me ata që do të godisnin, ndërkohë që, para 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara kishin shumë pak informacion për ta dhe për identitetet e tyre, apo për gjetjen e vendndodhjes së terroristëve. Disa raporte zyrtare i kishin parashikuar pasojat, por konkluzionet e tyre nuk u shfrytëzuan.
Së dyti, kishte një asimetri përsa i përket kapaciteteve të vëmendjes që i kushtohej disa çështjeve. Numri i madh i të interesuarve dhe objektivave, sjell jo pak herë lënie mënjanë të atyre që quhen aktorë të vegjël, ndërsa këta të fundit mund ta fokalizonin më shpejt vëmendjen e tyre. Shërbimet sekrete amerikane kishin mbledhur një numër të madh informacioni mbi al-Qaida-n, por ajo ishte shpërndarë mes shumë agjencive dhe nuk mundën që të trajtoheshin në mënyrë koherente.
Megjithatë, eliminimi i drejtuesve kryesorë të Al-Qaida-s, përforcimi i shërbimeve të inteligjencës amerikane, një kontroll më i rreptë në kufi dhe një bashkëpunim më i mirë mes FBI-së dhe CIA-s  e kanë përmirësuar sigurinë në Shtetet e Bashkuara.
Por mësimet më të mëdha të 11 shtatorit kanë lidhje me peshën e fjalës dhe të argumentit, po kështu dhe me pushtetin e influencës, në erën e informacionit. Tradicionalisht, analistët supozonin se fitorja shkonte në anën e atij që kishte ushtrinë më të mirë apo në anën e superfuqisë që sulmonte. Por tani fitorja varet nga kapaciteti bindës. Aktorët e vegjël nuk mund të konkurrojnë të mëdhenjtë përsa i përket fuqisë ushtarake, por ata mund të imponohen në skenën ndërkombëtare nga dhuna dhe mund të krijojnë një diskutim që prek pushtetin e influencës të personave që kërkon të sulmojë. Bin Laden ishte një ekspert në këtë fushë. Ai mund të dëmtonte SHBA-në sa herë të donte, por ai u përpoq që të vihej në qendër të problemeve ndërkombëtare për gati 10 vjet. Dhe meqë nuk u veprua që në fillim kundër tij, atëherë SHBA-të paguan një çmim shumë herë më të lartë.
Presidenti Bush bëri një gabim taktik duke deklaruar “luftën botërore kundër terrorizmit”. Do të ishte më mirë që ai të sulmonte Al-Qaida-n, e cila i kishte shpallur luftë SHBA-ve. “Lufta botërore kundër terrorizmit” shërbeu për të justifikuar një sërë veprimesh, sigurisht lufta e kushtueshme dhe e nisur keq në Irak, e cila dëmtoi shumë imazhin e Amerikës. Po kështu shumë myslimanë besuan se ishte një luftë kundër islamit, gjë e cila nuk ishte në qëllimet e SHBA-ve, por i përgjigjej më së miri asaj që donte Bin Ladeni: të dëmtonte imazhin e SHBA-ve në vendet më të rëndësishme muslimane.
Deri në masën kur 1000 miliard dollarë, që kushtoi lufta, shumë kjo që ka kontribuuar në defiçitin buxhetor që ka prekur SHBA-të sot, Bin Ladeni mundi që të dëmtonte edhe superfuqinë ushtarake. Çmimi real i 11 Shtatorit ndoshta mund të jetë ai i një gabimi strategjik. Përgjatë pjesës më e madhe të 10 vjeçarit të parë të këtij shekulli, teksa qendra e gravitetit lëvizte dalëngadalë drejt Azisë, ata përkujdeseshin më shumë për një luftë që ata kishin zgjedhur të bënin në lindjen e mesme.
11 shtatori tregon se nëse superfuqia ushtarake është e rëndësishme për të luftuar terrorizmin, forca e ideve e fjalëve, dhe legjitimiteti i tyre janë gjërat më të rëndësishme për të fituar mendjen dhe zemrën e pjesës më të madhe të muslimanëve, të cilët al-Qaida do të donte t’i rekrutonte. Një strategji e bazuar në pushtetin e “intelligence”, “smart power”, pushteti i influencës.
Por mësimi i madh i 11 shtatorit ka të bëjë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Ata nuk duhet të harrojnë këshillën e dhënë gjysmë shekulli më parë të Ajzenaurit: të mos hidhemi në luftëra pushtimi dhe t’i jepet prioritet ekonomisë.
 
***Ish-zv/sekretar amerikan i mbrojtjes
 gjatë presidencës së Klintonit.

Përktheu nga frëngjishtja Aida Harka

Ekzekutimi i Konomit, zbulohet konflikti për 200 ha tokë në bregdet

SHKRUAN: Leonard Bakillari 13-09-2011 09:58
Tiranë Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi mund të ketë si motiv një çështje pronësie ende të pazgjidhur, e mbetur jashtë vendimit të Gjykatës së Lartë. Kjo është pista kryesore ku është fokusur prej të paktën tri ditësh grupi i hetimit, i cili ka nisur një proces të detajuar verifikimi mbi pronat e trashëguara nga familja Konomi dhe pasardhës të tjerë të fisit Shallvari. Fillimisht, hetuesit kanë siguruar dokumentacionin e nevojshëm për një sipërfaqe mijëra hektarëshe toke në zonën e Gjirit të Lalzit në Durrës, ku janë të paktën tre procese gjyqësore, përfshi atë të Gjykatës së Lartë, që i njeh pronën familjes Konomi. Por situata për hetuesit është komplikuar edhe më shumë, kur kanë zbuluar se të afërm të familjes së gjyqtarit kanë depozituar një kallëzim penal ndaj zyrtarëve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të cilët i akuzojnë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Ky kallëzim ka ngjallur kureshtjen e hetuesve, të cilët kanë nisur verifikimet e nevojshme për rastin, duke e fokusuar hetimin në çështjen e pronësisë, por me dy drejtime të ndryshme. Burime të rezervuara pohojnë se pjesë e hetimit është çështja e pronësisë, për të cilën familja dhe të afërmit e gjyqtarit Konomi kishin përfituar nga Gjykata e Lartë më 14 qershor të këtij viti. Ndërsa çështja e dytë është ajo e kallëzimit penal që po hetohet në Prokurorinë e Tiranës, me objekt abuzimin me detyrën dhe falsifikimin e dokumenteve. Në thelb, të dyja këto çështje lidhen me një sipërfaqe të konsiderueshme toke që nis në Gjirin e Lalzit dhe përfundon në fshatin Rrushkull të Durrësit. Sipas burimeve të rezervuara, hetimi i të dy rasteve mund të çojë në të njëjtin përfundim, edhe pse praktikisht flitet për dy sipërfaqe të ndryshme toke.
Kallëzimi penal i Konomit, një pistë e fortë…
Sipas kallëzimit penal që të afërm të gjyqtarit kanë depozituar fillimisht në Prokurorinë e Durrësit rezulton se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në mënyrë të padrejtë u ka mohuar atyre të drejtën e pronësisë për një sipërfaqe toke prej rreth 200 hektarësh. Në kallëzim pretendohet se kjo tokë u është marrë pa të drejtë trashëgimtarëve të familjes Shallvari dhe u është dhënë personave të tjerë, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara. Për këtë proces, trashëgimtarët e kësaj familje bëjnë përgjegjës zyrtarët e AKKP-së. Kjo çështje është tashmë në hetim nga njësia “Task Forcë” në Prokurorinë e Tiranës, e cila po heton dokumentacionin e kësaj prone dhe veprimet e zyrtarëve të AKKP-së në lidhje me njohjen e të drejtës së pronësisë për sipërfaqen prej 200 ha tokë në Gjirin e Lalzit. Burime të gazetës “Mapo” konfirmojnë se kjo sipërfaqe toke, procedurat e dhënies së të cilës janë nën hetim penal, nuk përfshihet në çështjen që është zgjidhur në rrugë gjyqësore nga Gjykata e Lartë. Nga ana tjetër, pak kohë pas kallëzimit të dorëzuar në prokurori nga Konomi, pala kundërshtare është kundërpërgjigjur me të njëjtin akt, duke e dorëzuar padinë për falsifikim në Prokurorinë e Durrësit. Tashmë, për 200 hektarët në bregdet janë dy kallëzime të ndryshme, të bëra nga dy fise pretendente për të njëjtën sipërfaqe toke, të cilat do të zgjidhen pas përfundimit të hetimit nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Durrësit. Por është ky konflikt i ri, jashtë vendimit të Gjykatës së Lartë, që po verifikohet me prioritet nga hetuesit që kanë marrë në dorë dosjen e ekzekutimit të Skerdilajd Konomit. Sipas hetuesve të çështjes, vend për hetim ka edhe në procesin tjetër të pronësisë, edhe pse ka marrë zgjidhje të formës së prerë, ku trashëgimtarëve të familjes Shallvari, pjesë e të cilës është dhe familja e gjyqtarit të vrarë, i është njohur e drejta e pronësisë dhe i është kthyer sipërfaqja prej 1127 ha tokë në Gjirin e Lalzit.
Udhëtimet e shpeshta në Durrës
Hetimet bashkohen në të njëjtën pikë: atë të udhëtimeve të shpeshta të gjyqtarit Konomi drejt qytetit të Durrësit. Nga të dhënat e para të hetimit rezulton se këto udhëtime kanë të bëjnë me hipotekimin e tokës së marrë me vendim të Gjykatës së Lartë në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, veprim të cilin nuk ka mundur ta kryejë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme. Një nga arsyet e mos-hipotekimit të pronës me sipërfaqe të konsiderueshme ishte edhe mungesa e vendimit të zbardhur nga ana e Gjykatës së Lartë. Por lidhur me këtë çështje ka edhe informacione të tjera që po verifikohen nga grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e vrasjes mafioze të gjyqtarit Skerdilajd Konomi në qendër të qytetit të Vlorës.

Monday, September 12, 2011

Politikanët shqiptarë do tu ankohën qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë


KNSH MZ logo Politikanët shqiptarë do tu ankohën qeverive të Kosovës dhe ShqipërisëSipas Këshillit Nacional të Shqipëtarëve kjo  është një përpjekje  asimilimi.

Politikanët shqiptarë nuk besojnë se Bardhi ka bërë thirrje për trazira
Siç raportojnë mediat Malazeze  Kryetari dhe  deputeti i LDnëMZ,  Memet Bardhi , ka thënë se “shqiptarët  janë pjekur” dhe se autoritetetet malazeze “nëse shikojnë në gjeografinë e rajonit, vonë apo herët do të kenë një përgjigje adekuate”.
Mesazhin e mprehtë të  deputetit  të Lidhjes Demokratike  të shqiptarëve  në Mal të Zi,  Mehmet Bardhi se “shqiptarët janë pjekur” dhe se autoritetetet malazeze “nëse shikojnë në gjeografinë e rajonit, vonë apo herët do të kenë një përgjigje adekuate”.pas miratimit të ligjit të ri zgjedhor , deputetët e partive shqiptare nuk e përjetojnë si kërcnim  të drejtpërdrejtë ose një thirrje të mundshme për trazira.
Vasel Sinishtaj Politikanët shqiptarë do tu ankohën qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë
Duke u pajtuar me thënjën se Shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë qenë kurrë një kërcënim për paqën dhe stabilitetin, përfaqësuesit e partive shqiptare, miratimin e ligjit zgjedhor që nuk i siguron më pesë vende të garantuara në  shtet për shqiptarët  në qëndra  të votimit në  zona  të veçanta ku shqiptarët  janë shumicë, ata thonë se do të ndryshojnë marrëdhënjet partitë shqiptare ndaj koalicionit në pushtet.
“Është e sigurtë se  shumë  çka do të ndryshohet  dhe se lufta jonë politike do të  kthehet  në periudhën para   vitit 1992. Ne jemi të diskriminuar tani  dyfishë, e  të parët ne kemi treguar  gatishmëri për të negociuar. Ne kemi kërkuar  që të jemi aty ku merren  vëndimet. Kjo nuk ishte në pajtim me Kushtetutën. Kjo ka qënë një tregti e pastër e cila më pas  do të përcaktojë çmimin” , ka thënë për  “Vijesti” deputeti i koalicionit shqiptarë Përspektiva Vasel Sinishtaj.
Duke vënë në dukje se data e miratimit të ligjit zgjedhor ka treguar  se shipëtarët  janë humbësit  më të mëdhenj, ai ka thënë se  nuk beson  se shqiptarët janë të mashtruar apo të tradhtuar, sepse kurrë nuk u ka besuar verbërisht autoriteteve në premtime.
“Me vite na është  folur se jemi mirë, se po shkojmë në drejtim të duhur, dhe doli se ata nuk ishin të gatshëm për të ndërtuar një shtet  qytetar. Ata kanë treguar keqardhje  që ligji nuk e  ka  fituar edhe përkrahjen tonë, por  sikur kjo  keqardhje   të ishte  qënë  aq  e thedhë, do të ishin realizuar të drejtat tona ka thënë Sinishtaj”.
Sipas tyre ata kishin më shumë të drejta në bashkim me Serbinë
Sinishtaj  nuk ka mundur  të specifikojë nëse reagimi i partive politike shqiptare do të lëvizë drejtë një bojkoti, apo proteste, ose eventualisht  mospjesmarrjes  së tyre  në zgjedhje.
“Për herë të parë ne jemi unik dhe unë do të doja të mbetemi të tillë”,ka thënë Sinishtaj, duke njoftuar se ai do të dërgojë një letër Ambasadës  së Amerikës, OSBE-së, por edhe qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, në të cilën, siç tha ai, do tu tregoi për këtë problem që na  ka ndodhur ditë më parë. Duke rikujtuar se shqiptarët kanë pasur më shumë të drejta në bashkim me Serbinë, se sa sot  në Malin e Zi të pamvarur, Sinishtaj tha se gjatë diskutimeve dhe votimit për ligjin zgjedhor, edhe atë e kanë qitur jashtë linje.
“Më kanë qitur edhe mua, i cili kamë durim. Shqiptarët nuk janë një faktor që mund të kërcënojnë  Malin e Zi ” , tha Sinishtaj, duke komentuar deklaratën e Bardhit.
GENCI NIMANBEGU Politikanët shqiptarë do tu ankohën qeverive të Kosovës dhe ShqipërisëDeputeti i Forcës Genci Nimanbegu, tha se pas miratimit të ligjit zgjedhor partit shqiptare do të marrin një pozicion të përbashkët mbi situatën e re dhe ka thënë se “veprimet e  njëanshëm, nga secila palë duhet të shmangen.”
Është e sigurtë se ne do të shkojmë me  një reduktim kapaciteti për të miratuar  marrëveshje  dhe bashkpunim,  sepse të gjithë ishin  të kënaqur me ligjin e zgjedhjeve, përveç një bashkësie kombëtare.
Në  aktivitetet e mëparshme politike kemi  treguar çdo vullnet për ç’do marrëveshje  në parlament, dhe tani do të kemi  taktika më shumë, siç kanë taktikuar ata për ligjin e zgjedhjeve, “ka thënë  Nimanbegu.
Duke folur për mesazhin e  Bardhit që  ua tha  në ndërtesën  e parlamentit, ai shtoi se duhet të mbajnë gjithmonë parasysh faktin se “njerëzit të cilët mendojnë se ata kanë humbur diçka edhe mund të inicojnë disa aktivitete.”
“Unë jam për atë që në situata të tilla mos  të ngritën tone të panevojshme, por që të ulen dhe të mendojnë për lëvizjet politike. Unë nuk do komentoja  nëse ky është një kërcënim për Malin e Zi, paqë dhe siguri, por unë mendoj se ajo nuk  ishte në atë drejtim, ” theksoi Nimanbegu.
Mehmet Zenka Politikanët shqiptarë do tu ankohën qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë
Zenka: Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë  kërcënim për Malin e Zi
Sipas Depuetit  të Unionit Demokratik Mehmet Zenka (UDSH)  i cili është pjesë e koalicionit  qeverisës, ka thënë se Mali i Zi,  “me miratimin e ligjit zgjedhor ka rënë në testin e demokracisë” dhe se mesazhi i Bardhit nuk duhet të shihet si një kërcënim, sepse shqiptarët kurrë nuk kanë qenë të  tillë në  Mal të Zi.
“Është dëm  për një shtet që ishte  shëmbull në rajon. Shqiptarët ndjehen të mashtruar dhe të lënë pas dore edhe pas  të gjitha veprave të mira që i kanë bërë për Malin e Zi,” ka  thënë Zenka , duke theksuar se përgjigjet  e partive shqiptare  do të jenë të përshtatshme, dhe do të vazhdojnë për zgjidhjen e statusit të bashkësisë sonë  nacionale.
Dritan Abazovic1 Politikanët shqiptarë do tu ankohën qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë
Abazoviq: Bardhi ata eka thënë në vapën e pasionit
Anëtari i Forumit  2010 Dritan Abazoviq ka thënë për “Vijesti” se  nuk pret  që  miratimi i ligjit  zgjedhor të rezultojë në prishjen e marrëdhënjeve në Mal të Zi.
“Miratimi i ligjit zgjedhor, pa shqiptarë është një veprim i keq, por nuk pres se e gjithë kjo që ka ndodhur  tani do të ketë pasoja, për shkak se shqiptarët kanë qenë me të vërtetë pak të privilegjuar,por ata që ua ka  premtuar  Qeveria.
Pasi që ligji është miratuar, mund  të vinë  deri tek përkeqësimi  në lidhje me parti shqiptare në pushtet, por nuk pres që kjo do të jetë në perspektivë  që në të ardhmën të shqetësojnë çdo gjë”, ka thënë Abazoviq.
Ai mendon  se Bardhi dekleratën eka  dhënë në vapën e pasionit , sepse  në atë moment është ndjerë jo “ i tradhtuar por i lënë pas doret”. “Vende për zemërim ka, ajo është e pritur, por çfarë do dhojë  hakmarrje nuk do duhej të jetë, unë të paktën   kështu e  shoh ka thënë  Abazoviq.
Sipas deputetit të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), ai nuk sheh asgjë dramatike, në dekleratën e depuetit të Lidhjes Demokratike Mehmet  Bardhit,  dhe të deputetëve të tjerë shqiptarë, por ai ndije një keqardhje  për atë që ka ndollur.
miodrag vukovic Politikanët shqiptarë do tu ankohën qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë
“Dhe kjo ndodhi për shkak se përfaqësuesit e partive kombëtare shqiptare, që kanë marrë pjesë në hartimin e ligjeve zgjedhore, nuk kanë heqë dorë nga  një pozicion mjaft radikal që nuk lejonin të krijojnë kushte për zhvillimin e plotë të drejtë dhe ligjore të veprimit afirmativ që vlen për të gjitha komunitetet minoritare etnike dhe ti sjellë ata në mënyrë të barabartë, “ka  thënë  Vukovic.
Duke komentuar deklaratën e  Mehmet Zenkës (UDSH),  parti e cila  është pjesë përbërse  e koalicionit qeverisës, se shqiptarët janë të mashtruar, Vukovic tha se ata nuk do të kenë asnjë pasojë: “Në asnjë mënyrë nuk do të dënohen ose të dëbohën nga qeveria, kjo ka  të bëjë me një ligj.
Parlamenti ynë prej kohësh njihet si një  parlament i fjalës së fortë. Ne jemi njerëz të tillë, pavarësisht nga kombësia.
Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, ka vlerësuar se miratimi i ligjit  të ri zgjedhor, ua ka mohuar të drejtat  shqiptarëve në përpjekjet e tyre për ti  asimiluar komplet.
Aprovimi i këtij Ligji zgjedhor, është një hap mrapa  kur janë në pyetje të drejtat dhe  liritë e shqipëtarëve, të cilët janë popull  autokton në shtëpitë e babadharëve të tyre nën Malin e Zi, thuhet në dekleratën që e ka nënshkruar  Kryetari Tahir  Tahiri.
Kjo është argumentuar se mohimi i të drejtave të fituara, qëllimi i qeverisë dhe opozitës “, për të zvogëluar zërin autentik të përfaqësuesve shqiptarë në Kuvendin e shtetit: ” Kjo është qëllimi i asimilimit të shqiptarëve dhe kjo  është krejtësisht  e papranueshme për ne “.  Ai në tërsi i përkrah dhe mbështetë  deputetët shqiptarë të partive nacionale në Parlamentin e Malit të Zi, të cilët njëzëri e kundërshtuan këtë Ligj  Zgjedhor diskriminues për ne :
“Ne i mbështesim ata dhe kështu duhet të vazhdojnë të jenë aq unike kur të drejtat tona janë të kërcënuara.”.
Gazeta e  perditshme   “Dan” në  titullin e  saj shkruan :
Reagime të ashpra në deklaratën e  Mehmet Bardhit,  autoritet  heshtin edhe pse është në pyetje kërcënimi i  integritetit të Malit  të Zi.
Sipas  tyre  Partia   Demokratike e Socialistëve  (DPS),hesht  derisa   Shqiptarët kërcënojnë
Novica Stanic Deputet i Demokracis së re Serbe deklarojë për mediat malazeze se  ai i   kupton veprimet e deputetëve të partive shqiptare, pas aprovimit  të ligjit  zgjedhor  sepse ata i ka mashtruar qeveria, por dënon kërcënimet të cilat  kanë  të  bëjnë  për të ndarë zonat kufitare të Malit të Zi, të cilat janë të banuara kryesisht nga shqiptarët.thekson Stanic.
Ata ishin instrument si parti  dhe si një komb. Para se të jetë  referendumi  u kanë premtuar shumë gjëra. Të gjitha detajet, ndoshta kurrë nuk do ti dimë dhe nga ana tjetër, ata votuan  dyfishë edhe  më shumë se çka ishte numrin aktual të cilët kishin të drejtën për të votuar për një Mal të Zi sovran.
Kanë investuar   gjiçka kanë mundur për Malin e Zi  të pamvarur, por premtimet   e dhëna  nga  qeverija  kurr nuk va kan përmbushur.
Për këtë qëllim unë e  kuptoj reagimin e tyre , reagimin e tyre njerëzor, por nga ana tjetër, unë nuk e pranoj se për shkak të një mashtrim që  ua  ka bërë DPS të  kërcënon zonën e shkëputjes margjinale të Malit të Zi, ku shqiptarët banojnë  tha Novica Stanic  në  deklaratë për  të përditshmen “Dan”.
Ai shtoi se ky term  është prëmendur disa herë, një here “Shqipëria e madhe” e  sot “Shqipëria Natyrale”,  për fat  të keq, ajo mbetet si kërcënim.Por  për emocionet e tyre njerzore,  reagimet politike, definitivisht  unë i kuptojë, por  dënojë  shpalljen  e  çfar do krijimi si atë që e  quajnë “Shqipëri natyrale”.
Ai  deklaroi se pushteti malazias reagon ashper nëse opozita ne MZ i kritikon ata,por kur partit shqiptare sulmojne integritetin e shtetit malazias ata nuk reagojnë fare.
Nga  këndveshtrimi i  depuetit  të (DPS) Rajko Kovacevic deklaroi se shteti  nuk duhe të ketë  frikë nga  ana  e trupit politik shqiptar.Këta janë fqinjët tanë, të cilët kanë kontribuar gjithmonë për stabilitetin e përgjithshëm dhe kanë dhënë   kontribut të shquar në themelimin e vendit tonë. Një deklaratë nga një deputet, të dhënë në një fazë të caktuar në politikë ndikonë për shkak të pakënaqësisë së tyre  mbi miratimin e  ligjit zgjedhor ,prandaj unë këtë nuk e marrë  si dekleratë të mëndimit thelbësorë të Mehmet  Bardhit, të cilin e njoh  vite të tëra si deputet ka thënë  Kovacevic për mediat malazeze.
Siç shkruajn  mediat malazeze as   kolegu  partiak dhe  funkioneri i lartë i LD-së  Nikollë Camaj, nuk konsideron se deklarata është nxitëse, por  vë në dukje se shqiptarët ishin të zhgënjyer nga ana e veprimit të autoriteteve malazeze dhe   që ata duan që “çështja shqiptare”, në Mal të Zi të zgjidhet sa më parë.
Camaj paralajmroi se  do tu drejtohën  ambasadave të huaja dhe Gjykatës Kushtetuese për shkak të miratimit të Ligjit Zgjedhor,të cilat  sic thotë , vulgarisht shkelin të drejtat e fituara të subjekteve politike shqiptare. Sipas Camajt kjo nuk është një thirrje për dhunë, por thirrje që  të pranojë realitetin dhe të respektojnë të drejtat e komunitetit shqiptar për të marrë trajtim adekuat në Mal të Zi .
Ai ka thënë për “Dan” se për   interpretimin e  drejtë të dekleratës  së Bardhit, Kryetarit  të Lidhjes Demokratike, duhet  pyetur atë përsonalisht, por duke “njohur Bardhin “, vet as në ëndërr nuk do e mendoja se ai donte të dërgonte një mesazh të shëmtuar.”
Unë e kuptoj se Bardhi thotë se derisa të gjithë shqiptarët në regjion kryesisht i kanë zgjedhur çeshtjet kyçe, çeshtja shqiptare në Mal të Zi ende mbetet e pazgjedhur dhe se kjo çështje doemos duhet zgjellur theksoi  Camaj.
Sipas mediave malazeze  në çdo rast, pas thirrjes për  ndarjen e  veriut  të Malit  të Zi, për  të formuar  shtetin e  Sanxhakut, janë aktualizua edhe pyetjet, se  çfarë  shqiptarët  mund  të bëjnë për të realizuar pamvarsinë e   tyre nga Mali i Zi dhe kërcnimet e ndarjes edhe në të kaluarën janë vënë re,por kurrë kështu në mënyrë eksplicite të  komunikohet  në një  vend  siç është në  Kuvëndin  e  Malit  të Zi, e të cilat  në  sy ua   tha  Kryetari dhe deputeti i  Lidhjes Demorkatike të shqiptarëve  nën Mal të Zi, Mehmet Bardhi.
Albert Camaj
MALESIA.ORG