Wednesday, June 1, 2011
Tuesday, May 31, 2011
Skandali i FIFA-s: «Krizë? Çfarë krize?»
«Për lojën. Për Botën.» Ky është slogani i Shoqatës Botërore të Futbollit, FIFA. Një moto, të cilën opinioni do të kishte shumë dëshirë ta besonte, që të mund të mrekullohej edhe në të ardhmen nga futbolli. Akuzat për korrupsion dhe ryshfete ekzistojnë që prej disa dekadash, por deri tani ato kishin kaluar pa shumë zhurmë. Por më së voni nga zhvillimet e ditëve të fundit, edhe ai që s'ia ka idenë futbollit duhet ta ketë marrë vesh se përgjegjësve të FIFA-s nuk u bëhet vonë as për futbollin e as për Botën.
Përkundrazi. Ata shohin vetëm interesat e tyre. Paranë. Pushtetin. Por (deri tani) asnjë nuk guxon t'i tregojë Kartonin e Kuq as presidentit Joseph Blatter e as anëtarëve ekzekutivë. Sepse ata që mund ta bënin këtë, janë për vete të përfshirë në ndonjë skandal më të vogël a më të madh dhe deri tani gjithmonë kanë arritur ta mbajnë gjithçka të fshehur nën rrogoz.
Presidenti bujar
Tani shpresohet, që në skandalin më të madh të historisë 107-vjeçare të FIFA-s, presioni i opinionit të jetë aq i madh, sa ta bëjë ndonjërin të rrëfehet. Ose që ndonjëri ta ndjejë veten të ofenduar aq keq, sa të detyrohet t'i pranojë praktikat e tij të paligjshme, për të denoncuar dikë tjetër.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Akuza për korrupsion kundër Blatterit - Zëvendëspresidenti i FIFA-s Jack Warner. Ky mund të ishte zëvendëskryetari i FIFA-s, Jack Warner, i cili ka paralajmëruar një «cunam futbolli». Kështu, anëtari i kryesisë, që të dielën (29.5.11) u pezullua përkohësisht, pretendon që president Joseph Blatter i ka dhënë në maj Shoqatës së Warner-it (CONCAF, Shoqata e shteteve të Amerikës Veriore, Qendrore dhe të Karaibeve) «një dhuratë prej një milion dollarësh ose rreth 700 000 euro, për përdorim të lirë».
Përveç kësaj, Warner-i ka nxjerrë në publik tanimë një e-mail nga Jérôme Valcke, në të cilin Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s aludon se Katari mund ta ketë blerë Botërorin e Futbollit 2022. Sipas informatave të Shërbimit të Informacionit për Sportin (SID), pritet një konferencë shtypi, ku pritet të akuzohen katër anëtarë ekzekutivë, që të kenë marrë gjithsej 20 milionë dollarë ryshfet për t'i dhënë Katarit Kampionatin Botëror të Futbollit.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Selia qendrore e FIFA-s në Zyrih. Më në fund dëshmi?
Në konferencën e shtypit priten të bëhen të ditur emrat e katër nga gjithsej 24 anëtarëve ekzekutivë. Njëri nga të akuzuarit thuhet të jetë nënkryetari senior Julio Grondona nga Argjentina, nënkryetari Issa Hayatou (Kamerun) dhe dy anëtarët Nicolas Leoz nga Paraguay dhe Rafael Salguero nga Guatemala. Përveç kësaj pritet të bëhen të njohura edhe dokumente dhe kartëmonedha që shërbejnë si dëshmi për transfertat bankare.
Që kjo presidentin e bën nervoz, kjo u kuptua hapur në konferencën e shtypit të hënën (30.05.11). «Krizë? Për çfarë krize e keni fjalën?» pyeti Blatter, refuzoi t'u përgjigjej pyetjeve të tjera të gazetarëve dhe u vërsul drejt daljes. Në se me të vërtetë, qoftë edhe njëri nga këto raste korrupsioni do të bëhej publik, atëherë ky do të ishte një shans i madh, që FIFA të reformohej: Në këtë mënyrë shoqata do të shkëputej nga shumë anëtarë të korruptuar dhe do të punonte në mënyrë më transparente. Se sa mund t'u dëshmohet me të vërtetë anëtarëve të FIFA-s që e kanë shkelur Kodin e Nderit aq sa ata të mund të nxirren para përgjegjësisë penale, kjo është me pikëpyetje.
Pazar me ISL-në
Edhe në të kaluarën ka pasur disa përpjekje për t'u kërkuar llogari përgjegjësve të FIFA-s – deri më tani ato kanë dështuar. Si shembull markant vlen ende një pazar me ish-Agjencinë për të drejtat e sportit, ISL-në, e cila habitshëm fitoi tenderin për të drejtat televizive dhe të marketingut të Kampionateve Botërore të Futbollit 2002 dhe 2006.
Që prej shumë vitesh njihet akuza që mes 1989-s dhe 2001-it kanë rrjedhur disa milionë dollarë në adresë të disa anëtarëve të FIFA-s derisa u arrit ujdia. Por edhe në këtë rast FIFA iu kthye menjëherë rutinës së përditshme e hetimet e brendshme për ISL-në i përmbylli në heshtje një vit më parë. Blatter-i rezultoi «i pafajshëm në çdo veprim të gabuar». Sikurse tani që Komisioni i Etikës së Shoqatës hetoi vetëm brenda dy ditësh akuzat kundër Blatter-it dhe në një procedurë rrufe e çliroi presidentin nga çdo lloj akuze.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Njeriu më i pushtetshëm në botë? - Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter Mbreti-Diell Blatter
Duket se presidentit të FIFA-s askush nuk mund ose nuk do t'i bëjë keq. Ndoshta sepse, 75-vjeçari mund të jetë njeriu më i pushtetshëm i botës. Sepse ai sundon mbi sportin më të dashur të botës: Futbollin. Në mbarë Botën luajnë futboll në mënyrë aktive mbi 270 milionë njerëz, numri i sportdashësve është shumë i madh. Kështu për shembull, finalen e Botërorit 2010 Spanjë-Holandë e ndoqën mbi 700 milionë teleshikues.
Blatter, si bosi i organizatës më të madhe sportive në Botë, është në krye të 208 federatave kombëtare. Këto janë 16 më shumë vende se ato të OKB-së. Nuk është çudi që zvicerianit i bëjnë temena njësoj, si kryeministrat, kancelarët, mbretërit, ashtu edhe diktatorët.
Shoqatë (jo)fitimprurëse
Përveç kësaj, FIFA, duke qenë një organizatë jofitimprurëse, nuk mund të vihet para përgjegjësisë aq lehtë. Por këtë status opinioni do të duhej ta vinte në pyetje. Sepse FIFA nuk ka fituar kurrë kaq shumë të holla sa vitin e kaluar me Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut. FIFA futi në arkat e saj 2,35 miliardë franga (përafërsisht 1,93 miliardë Euro) – 20 përqind më shumë se katër vjet më parë në Gjermani. Një fitim, për të cilin ajo nuk pagoi as tatime në Afrikën e Jugut. Ndërkohë që vendi mikpritës është i detyruar të mbushë një boshllëk buxhetor prej tre miliardë frankash (afro 2,5 miliardë euro). Por si shoqatë jofitimprurëse FIFA nuk paguan tatime as në selinë e saj qendrore në Zvicër.
Hipokrizi
Që FIFA nuk punon për të mirën e përgjithshme kjo duket hapur. Projektet sociale në vendet në zhvillim që federata botërore i ekspozon me krenari, sipas organizatës bamirëse zvicerane "Arbeitshilfswerk" nuk arrijnë as te 150 milionë frangat (afërsisht 123,4 milionë euro). Ndërsa Sepp Blatter dhe menaxherët e lartë të FIFA-s i japin vetes shpërblime prej 50 milionë frangash (përafërsisht 41,1 milionë euro). FIFA shkruan në faqen e saj në internet se ajo, ashtu si edhe futbolli, dëshiron të jetë model për lojën e drejtë, tolerancën, shpirtin sportiv dhe transparencën. Por ky zotim është po aq i rremë, sa edhe slogani i saj.
Autore: Sarah Faupel / A. Shuka
Redaktoi: E.Xhani
Ambasadorja gjermane: BE i gatshëm të asistojë, por zgjidhja duhet gjetur brenda kuadrit ligjor shqiptar
DW: Zonja Ambasadore, që nga mbrëmja e 8 majit kur janë mbyllur kutitë për zgjedhjet lokale, ende procesi për rezultatin final në bashkinë e Tiranës është duke u shqyrtuar në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Si do ta përshkruani këtë situatë paszgjedhore në bashkinë kryesore të vendit?
Carola Müller-Holtkemper: Më shumë se tre javë kur janë mbyllur kutitë e votimit procesi për shpalljen e fituesit në bashkinë e Tiranës nuk është mbyllur. Situata mbetet ende e paqartë. Unë mendoj se ka ardhur koha që Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit, të marrë një vendim të vetin dhe shpresoj shumë, që ky vendim të merret brenda kuadrit ligjor ekzistues në Shqipëri. Të merret në mënyrë sa më transparente dhe i pandikuar politikisht. E themi si komunitet ndërkombëtar, si Bashkim Europian se ofrojmë ndihmën tonë, konsulencën dhe asistencën tonë ligjore në qoftë se do të jetë e nevojshme. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë në rast se do të na kërkohet në marrjen e këtij vendimi të rëndësishëm. Por më lejoni të them që ky është një proces shqiptar dhe partitë politike duhet të bien dakord dhe të gjejnë konsensusin me njëra tjetrën.
DW: Kur ju thoni se jeni të gatshëm për asistencë dhe konsulencë për këtë proces çfarë keni parasysh konkretisht?
Carola Müller-Holtkemper: Do të përmendja p.sh. këtu asistencën që mund të jepej nga Komisioni i Venecias, që mendoj se në këtë fushë mund të ishte një institucion që disponon përvojën dhe kompetencën e nevojshme. Këtë të hënë mua më është drejtuar pyetja nga gazetarët nëse unë kisha përjetuar ndonjë situatë të tillë të ngjashme diku tjetër. Përgjigjen unë ja projektova procesit aktual që po ndodh në Shqipëri. Unë u jam përgjigjur gazetarëve, se megjithëse nuk kam një panoramë të plotë se çfarë ndodh në rreth 200 vende të botës, sipas përvojës sime, një proces të tillë - dhe këtu i referohem mungesës së komunikimit mes aktorëve të mëdhenj të politikës shqiptare – një proces të tillë pra, nuk e kam përjetuar ndonjëherë.
DW: Aktualisht në pritje të shqyrtimit të ankesave nga subjektet konkuruese në Kolegj dhe KQZ ka ende qëndrime të kundërta dhe fajësim të ndërsjelltë mes përfaqësuesve të politikës, për atë që konsiderohet si ushtrim presioni ndaj këtyre institucioneve. Sipas mendimit tuaj zonja Müller-Holtkemper, cili do të ishte qëndrimi që duhet të mbante politika në këtë periudhë të shqyrtimit të ankesave?
Carola Müller-Holtkemper: Sikurse e përmenda dhe më parë, ky është një proces tërësish shqiptar. Fjalën e ka Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit për vendimin përfundimtar. Krahas kësaj do të ishte normale që partitë politike shqiptare, në vend që të fajësojnë dhe akuzojnë njëra-tjetrën të arrijnë të gjejnë rrugën e bashkëpunimit për të mirën e interesit kombëtar.
Intervistoi: Arben Muka
Redaktoi: E.Xhani
Monday, May 30, 2011
Adelina Ismaili: Shpifje për vdekjen time, që të anuloja koncertin në SHBA
Adelina Ismajli, turi ne SHBA
Kanada, aksidentohet në dush ish-trajneri i Shqipërisë, Medin Zhega
Medin Zhega
Medin Zhega, ish-trajner i kombëtares së Shqipërisë në futboll dhe emër i njohur i këtij sporti në Shqipëri, është aksidentuar në Kanada brenda në një banesë.
Njoftohet se aksidenti me Medin Zhegën ka ndodhur në Kanada ku ai ndodhej për një vizitë familjare tek të afërm të tij. Sipas njoftimeve të deritanishme Zhega mësohet se është rrëzuar duke bërë dush në shtëpinë e një të afërmi të tij.
Pasi ëshztë rrëzuar, ish futbollisti i njohur i Vllaznisë, Dinamos dhe ekipit kombëtar ka marrë goditje në pjesën e pasme të kokës.
Ai ka mbetur pa ndjenja dhe është nisur drejt e në spitalin civil të Torontos. Ekzaminimet e bëra kanë gjetur një dëmtim të rëndë të shtyllës kurrizore.
Tri Tiranat dhe Tirana e Katërt
Eduard Zaloshnja
Kam javë që në Tiranë, qytetin ku jam lindur e rritur, perceptoj një ndarje të frikshme mes tiranasve me origjinë nga krahinat sipër Shkumbinit dhe ato nën Shkumbin. Dhe jam matur disa herë të shkruaj një artikull për të analizuar se si kemi mbërritur deri këtu e se si mund të mos vazhdojmë më kështu, por kam patur ndjesinë se nuk i kam njohuritë e duhura për të qullosur një artikull të nivelit të ekspertit të shkencave sociale rreth kësaj teme. Për këtë arsye, u sugjerova disa ekspertëve të kësaj fushe që ta bashkëshkruanim artikullin, por ofertës sime s’iu përgjigj pozitivisht njeri. Si rrjedhojë, po ulem ta shkruaj artikullin, duke e paralajmëruar lexuesin se këta rreshta nuk janë produkt i ndonjë hulumtimi rigoroz shkencor, por thjesht përsiatje të një qytetari të shqetësuar për komunitetin ku jeton.
Tirana është ndër të rrallët kryeqytete në Europë, për të mos thënë i vetmi, që u caktua si i tillë jo se ishte qendra e elitës politiko-administrative-kulturore të vendit, por thjesht për të ruajtur ekuilibrat krahinorë të një shteti të sapoformuar. Në fazën e parë të saj si kryeqytet (1920-1944), Tirana u trefishua si popullsi, por kjo rritje nuk qe pasojë e ndonjë dyndjeje masive demografike (dyndja e dibranëve kishte mbaruar para se Tirana të funksiononte si kryeqytet). Rritja e popullsisë së Tiranës u bë në mënyrë graduale dhe të balancuar - si krahinarisht, ashtu edhe kulturalisht e religjiozisht. Ahmet Zogu, njeriu që kryesisht mbikëqyri procesin e rritjes së Tiranës, ishte më se i kujdesshëm për t’i ruajtur këto balanca. Si rezultat, elita politiko-administrative-kulturore që u krijua eventualisht në Tiranë ishte përfaqësuese e të gjitha krahinave dhe feve në Shqipëri. Për rrjedhojë, edhe tensionet në shtresat e tjera të popullsisë së kryeqytetit ishin relativisht të ulëta, pavarësisht trefishimit të popullsisë në 24 vjet.
Me ardhjen e komunistëve në fuqi, pati një dyndje të popullsisë jugore në Tiranë, ndërkohë që një pjesë e mirë e elitës kryeqytetase u burgos apo u internua. Të ardhurit rishtas vinin me arrogancën e fituesit të luftës, por edhe me një nivel relativisht të ulët arsimor. Si rrjedhojë, u desh kohë që të krijohej një elitë e re politiko-administrative-kulturore, e cila, edhe kur u krijua, ishte kryesisht me orgjinë toske. Dhe ndoshta nuk ishte rastësi që në vitin 1972 kjo elitë vendosi të vinte dialektin tosk në themel të gjuhës zyrtare shqipe.
Ky realitet i ri u shoqërua vetiu edhe me tension në shtresat e tjera të popullsisë së kryeqytetit, pavarësisht se diktatura komuniste e mbante nën kontroll të fortë atë. Një shfaqje latente e atij tensioni ishte, për shembull, hasmëria mes tifozëve të “Tironës” dhe “Partizonit”. Kështu, në vitin 1968, tifozët tiranas arritën deri aty sa të bënin një demonstratë para Shtëpisë së Oficerëve, pas një ndeshjeje futbolli, ku gjyqtari favorizoi haptazi “Partizanin”. Një shembull tjetër ishte një anektodë që qarkullonte rreth tensionit mes tiranasve me origjinë nga krahinat mbi Shkumbin dhe atyre nën Shkumbin (tiranasit autoktonë i quanin këta të fundit me emrin përçmues “lapt”, një formë dialektore e fjalës “lebërit”). Sipas anektodës, një tiranas i vjetër thoshte se, po të kishte pushtet të plotë, do të dilte te Stacioni i Trenit me një pako gjalpë e do t’i pyeste të sapoardhurit se çfarë ishte gjëja që mbante në dorë. Ata që do të përgjigjeshin “gjalpë” ai nuk do t’i lejonte të zbrisnin...
Zhbalancimi krahinor i krijuar në Tiranë gjatë 30 vjetëve të para të diktaturës komuniste, u korrigjua paksa në kohën kur Enver Hoxha spastroi një pjesë të elitës së krijuar prej tij dhe kur filloi sjelljen e njerëzve të rinj nga klasa punëtore-kooperativiste në krye të partisë dhe administratës shtetërore. Por sidoqoftë, Tirana e Dytë e mbylli jetën e saj me një trefishim të popullsisë dhe me një balancë demografike që anonte nga qytetarët me origjinë jugore.
Tirana e Tretë (ajo e pas vitit 1990) ndoqi rrugën e Tiranës së Dytë. Në fazën e parë pati një dyndje të pakontrolluar të popullsisë gege (kryesisht përkrahëse e PD-së) dhe në fazën e dytë, një dyndje të pakontrolluar të popullsisë toske (kryesisht përkrahëse e PS-së). Ndërkohë, një pjesë e mirë e elitës kryeqytetase emigroi. Në këta 20 vite, si rezultat e luftës së egër politike mes PD-së dhe PS-së, nuk u krijuan kushtet për koagulimin e një elite politiko-administrative-kulturore të unifikuar, të paktën në disa pika themelore përcaktuese për përparimin e kryeqytetit dhe më tej të të gjithë vendit (divergjencat brenda elitave janë të forta në çdo kryeqytet europian, por ka disa pika themelore ku ato bashkohen.)
Si rezultat i ndarjes së elitës politiko-administrative-kulturore në kampe pothuaj armike me njëra-tjetrin, tensioni krahinor/politik në shtresat e tjera të popullsisë së kryeqytetit ka qenë vazhdimisht i lartë dhe, së fundi, duket se i është afruar pikës së vlimit - sidomos pas betejës së ashpër për Bashkinë e Tiranës. Po sjell vetëm një shembull, për ta ilustruar këtë tension. Një miku im i ngushtë (lindur e rritur në Tiranë, me gjysh të pushkatuar nga komunistët, votues i rregullt i PD-së), kur tha në punë se është me origjinë nga Gjirokastra (në përgjigje të pyetjes që i bëri një koleg me origjinë nga veriu), u përball me një ftohtësi të frikshme nga pyetësi!!! Ky episod i mikut tim me origjinë nga Gjirokastra, përveçse ilustron tensionin krahinor/politik në popullsinë kryeqytetase, demonstron edhe faktin se jo çdo tiranas “tosk” është “i majtë” dhe, anasjelltas, jo çdo tiranas “geg” është “i djathtë”. Sidoqoftë, kam bindjen se shumica e “toskëve” anojnë “majtas” e shumica e “gegëve” anojnë “djathtas”, ndërkohë që ndarja mes tyre po bëhet e frikshme.
Dhe kështu, nuk mund të vazhdohet! Ka ardhur koha, për të mos thënë se po kalon, që udhëheqësit kryesorë politikë të bëjnë një Pakt të Madh Paqeje, i cili do të hapte rrugën për një Tiranë të Katërt. Në këtë Tiranë stabiliteti që do të sillte pakti mund të krijonte kushtet për koagulimin e një elite politiko-administrative-kulturore të ngjashme me simotrat europiane, të paktën në lidhje me disa pika themelore përcaktuese për përparimin e kryeqytetit dhe më tej, të të gjithë vendit (përsa u përket karakteristikave të tjera, elitës tiranase ndoshta do t’i duhet SHUMË kohë për t’i arritur simotrat e saj…). Një Pakt i Madh Paqeje do të ishte gjithashtu edhe pikënisja për uljen e tensioneve mes “gegëve” dhe “toskëve” kryeqytetas, dhe më tej, të të gjithë Shqipërisë.
Le të mos harrojmë ç’ka thënë Abraham Linkolni para Luftës Civile mes Veriut dhe Jugut të SHBA-së: “Një shtëpi e ndarë më dysh nuk mund të qëndrojë gjatë në këmbë”...
Ambasadorët e Topi, negociata për pakt para kolegjit
N.Perndoj
Arvizu: Vendimi i Kolegjit të pranohet nga të gjithë
Ambasadori i SHBA në Tiranë
Aleksandër Arvizu, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, shprehet se vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk duhet të ndikohet prej palëve që janë në konflikt interesi me vendimin e këtij institucioni. Arvizu, në këtë mënyrë, u ka bërë thirrje partive që të presin të qetë vendimin e kolegjit.“Procesi elektoral ka hyrë në atë qe e quajmë fazë ligjore të kontestimeve. Dhe mendoj se ligjet kritike janë ato që unë i quaj ligje normative. E dimë të gjithë se kolegji do mblidhet sot dhe mendoj se kjo atmosferë do të zgjasë disa ditë. Mendoj se faza ligjore është e vetmja fazë që duhet vendosur dhe ne, SHBA dhe miqtë tanë europianë e kemi thënë mendimin tonë”,- tha Arvizu. Ambasadori i SHBA-së gjithashtu, apeloi duke kërkuar që palët të pranojnë dhe respektojnë vendimin e Kolegjit Zgjedhor mbi animimet e paraqitura nga partitë politike. “Ka dy gjëra themelore që nevojiten të theksohen. Njëra është se është shumë e rëndësishme që gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor të mund të marrin vendime mbi këto çështje bazuar në vetë ato, pa asnjë lloj ndërhyrjeje apo ndikimi nga asnjë palë. Dhe pika e dytë është që sapo kjo të bëhet dhe vendimi të jepet, është shumë e rëndësishme që të gjitha palët të pranojnë përfundimin, sepse kjo është pjesë e procesit ligjor demokratik”,- u shpreh Arvizu.
Vestervele: Statusi i Kosovës dhe kufijtë, çështje e mbyllur
Ministri i jashtëm gjerman Guido Vestervele, në debatin e fundit në Bundestagun gjerman, ka vlerësuar se Kosova ka bërë përparim të sigurt dhe ka kërkuar nga deputetët zgjatjen e mandatit për ushtarët e Bundesverit në Kosovë. Qeveria gjermane, ka thënë ai, përsërit se statusi i Kosovës dhe çështja e kufijve në Ballkanin Perëndimor është plotësisht e mbyllur.
Në korrikun e vitit të kaluar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) vërtetoi përfundimisht se shpallja e pavarësisë së Kosovës, është bërë në harmoni me të Drejtën Ndërkombëtare. Kush thotë se në Kosovë vitin e fundit janë bërë pak ndryshime, sipas pikëpamjes së Qeverisë gjermane, ai thotë gjysmë të vërteta.
Zgjedhjet parlamentare që u mbajtën vitin e kaluar edhe pse u desh të përsëriteshin në disa zona, ato u zhvilluan përgjithësisht të qeta. Këto zgjedhje u bojkotuan në veriun e Kosovës, por me këtë bojkot, serbët para së gjithash dëmtuan vetën. Por kështu nuk vepruan serbët në jug të Kosovës, ku pjesëmarrja e tyre ishte shumë e lartë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Kur njeriu mendon se kanë kaluar vetëm tre vjet nga pavarësimi i Kosovës, atëherë vërtet është e pamundur të mos thuhet se në këtë vend janë bërë përparime tejet të rëndësishme, të cilat sot nuk mund të kalohen pa u thënë.
Vetëm brenda një viti në Kosovë dhanë dorëheqje dy presidentë, por po kaq i vërtetë është fakti se ky vakum politik u tejkalua pa lëkundje politike, ka thënë ministri jashtëm gjerman. Kjo ishte një dëshmi e fortë se u respektua Kushtetuta e vendit, ndërsa vendimi i Gjykatës Kushtetuese u pranua nga të gjithë aktorët politikë. Rasti me presidentët është dëshmi për një funksionimin të shëndetshëm të institucioneve të vendit. Stabiliteti në Kosovë po tregohet edhe me reduktimin e forcës ushtarake ndërkombëtare. Megjithatë, në Kosovë ka edhe shumë punë për tu bërë gjë që është theksuar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2010, sidomos sa përket luftës kundër krimit të organizuar dhe sistemit të drejtësisë. Gjermania, ka thënë Vestervele do të vazhdojë të jetë e pranishme me trupat e saj në Kosovë për sa kohë që do të jetë e nevojshme, për t'i ndihmuar edhe më shumë rritjes së stabilitetit në këtë vend.
Saturday, May 28, 2011
Dinamo, Ylli Ndroqi gati të marrë klubin
Ish-presidenti i Shkumbinit, Ylli Ndroqi, pronari i kompanisë “Ylldon”, por dhe i medias vizive “Ora News”, ka shprehur që të jetë ai pasardhësi i Besnik Sulajt në krye të bluve. Burime të besueshme bëjnë të ditur se Ndroqi, në një masë 99. 99 për qind, mund të jetë presidenti i bluve. Dhe duke qenë, edhe në krye të boksit profesionist shqiptar, si promotor i Kreshnik Qatos, Ndroqi, përveç futbollit, ka interes për të marrë dhe Palestrën pas selisë kryesore të kompleksit, për ta pasur në dispozicion të ringut shqiptar. Gjithsesi, këto janë fjalë nga burime të informacioneve që mund të duken të besueshme, ndërsa pritet që të ulet të diskutojë me të gjithë pjesëtarët e Dinamos, pse jo dhe me figurat e kësaj skuadre, për të gjetur më të mirën e mundshme për blutë. Ajo që duhet përshëndetur është fakti se tani kanë nisur interesimet e biznesmenëve për futbollin dinamovit. Dhe shumë shpejt mund të ketë konkretizime, por që nuk duhet harruar se më 2002-n, Delijorgjit i janë dashur të paktën dy muaj për të ardhur në krye të bluve./panoramasport/
Çiljeta Xhilaga Pse më pëlqejnë meshkujt me muskuj

Kush është Çili... Bukuroshja seksi që po përjeton dashurinë e dytë të madhe të jetës së saj dhe ëndërron të martohet brenda dy vjetësh. Jeta e saj në vështrimin e zilepsur të meshkujve dhe xhelozisë së femrave, shumë e tërhequr nga meshkujt e bukur dhe me muskuj...
Takimi me të u bë në një vend emblematik, ish-Blloku, aty ku dikur shumëkush ‘ndalohej’ të hidhte një gjysmë hapi. Por sot lokalet dhe baret janë mbushur me të rinj, adrenalina “high” e të cilëve, së bashku me tingujt ‘R&B’ që nxjerrin altoparlantët, e bën edhe më të zhurmshëm ambientin. Në njërin prej tyre, diçka i vështirë për t’u kapërcyer për shkak të tavolinave që kishin gllabëruar dhe trotuarin e këmbësorëve, arrij të shquaj lehtë fytyrën e saj, e mandej dhe qëndrimin karakteristik. Ishte krejt e vetme, duke më pritur në tryezën ovale të barit. Në bisedën paraprake që kishim bërë nëpërmjet telefonit portativ, në një kohë disi të kufizuar, kishim përcaktuar një bisedë disi ndryshe, larg shkarkimit të një “love story” a sentenca tangjente mbi artin e të kënduarit në përgjithësi. Mund të jetë shumë seksi për këdo mashkull, por ajo që u regjistrua në mendjen time gjatë kohës së intervistës, ishte pjekuria, atë që ajo e transmetoi krejt lirshëm, ashtu siç mund të këndojë edhe në skenë. Përmes detajeve, ku bën publike marrëdhënien me veten, politikën, liderin e preferuar, ndjenjën dashurore që e ka ‘pushtuar’ deri në raportin e saj me Zotin, ajo vjen krejt ndryshe. Një rrëfim pa kushte, i lirshëm dhe me nota reale, të asaj që ajo ka bërë për të qenë aty ku është sot. Në fakt, ajo është një zonjushë që mendon ndryshe për jetën, që është më e vendosur dhe e sigurt në synimet që i ka vënë vetes. Por, gjithashtu është një femër, e cila me maturi ëndërron martesën, familjen e pse jo, katër fëmijë dhe një jetë të shëndoshë në krah të njeriut ideal. Dhe kështu ajo shpërfaqet si një vajzë e lirshme e pa komplekse, që jepet për shoqërinë dhe miqtë e zemrës, e që nuk kursen asgjë në emër të dashurisë dhe jetës. Është ‘rebelja’ që nuk trembet para vështirësive dhe sakrifikon pa kurrfarë kompromisi që ëndrrat t’i kthejë në realitet. Çiltërsia që e shoqëron mund të jetë një nga dobësitë e saj, por që për 26-vjeçaren artiste, që nesër pretendon të jetë një politikane e zonja, ndoshta mundet të jetë një nga armët që do ta udhëheqë në këtë fushë. Sa u takon ndjenjave, duket se ka mbërritur në stacionin final. Shumë shpejt pritet të bashkohet me Princin e saj të Kaltër, për të cilin, ndonëse larg, nuk rresht së udhëtuari me linjat ajrore për të qenë pranë tij. Një marrëdhënie ende e re, por që i ka rrëmbyer zemrën Çiljetës. Aleksandri, djali 29-vjeçar nga Tirana që jeton në Angli, ka bërë që këngëtarja joshëse të zhvendoset çdo dy-tri javë atje për të qenë vetëm me të. Kjo marrëdhënie e re u bë publike vetëm pas tri javësh njohjeje mes çiftit. Këngëtarja ‘rrezikoi’ në emër të dashurisë duke bërë një tatuazh të madh në anën e djathtë me inicialet e emrit “princit” Aleksandër, ALX, dhe një dedikim “have a baby by me” (të kesh fëmijë me mua). Jo një kërkesë e drejtpërdrejtë nga ana e Çiljetës, edhe pse ajo i ka pikë të dobët fëmijët, por një dedikim për këngën e tyre të preferuar me të njëjtin titull të “Fifty Cent”. Duke parë dhe intensitetin e këtij raporti, mundet që Çiljeta të zhvendoset përgjithmonë në Angli, plane të cilat pritet të marrin një tjetër udhë për dy të rinjtë... lidhjen përjetë.
Çiljeta, ju dashuroni shpesh apo keni zemër të madhe?
Unë jam natyrë e dashur me të gjithë njerëzit që më rrethojnë, me shoqërinë... jo vetëm në lidhje me dashurinë. Më pëlqen të dashuroj shumë. Dashuria më bën të kem motiv në jetë. Nuk është se dashuroj shpesh. Njeriu një ose dy herë në jetë mund të përjetojë ndjesinë reale, atë të vërtetën. Unë e kam provuar një herë. Ndoshta kjo është dashuria e dytë që po jetoj dhe është akoma më e madhe se ajo e para. Mendoj se duke u rritur, fiton një pjekuri që të ndihmon dhe të lejon t’i mirëmenaxhosh jo vetëm ndjenjat, por të vësh në ekuilibrat e duhur çdo gjë që të rrethon. Andaj besoj se një njeri dashurinë e vërtetë e kupton në një moshë të pjekur. Aspak në një moshë 19 apo 20 vjeç, sa ç’e kam përjetuar unë lidhjen e parë. Ajo që po përjetoj me Aleksandrin uroj të jetë dashuria e vërtetë....