Friday, December 24, 2010

A e kanë gjetur shkencëtarët varrin e Jezu Krishtit?

LISA MILLER/JOANNA CHEN
23/12/2010 Kërkimi për një varr të humbur

Në Jerusalem, në atë qytet të lashtë e të shenjtë, shtëpitë e njerëzve janë të ndërtuara mbi eshtra. Prej mijëra vitesh, qindra breza hebrenjsh, myslimanësh dhe të krishterësh janë prehur në tokën e vet të shkëmbinjtë. Tova Bracha e ka ditur gjithmonë se ngastra e vogël prej betoni pranë ndërtesës ku ajo banon fsheh nën vete një varr të lashtë hebre, por nuk është se e ka vrarë shumë mendjen lidhur me këtë gjë. “Thjeshtë, nuk më dukej e rëndësishme, duke parë që gjithsesi ka kaq shumë varre që janë gjetur rreth e rrotull Jerusalemit”, thotë. Duke nxituar për në shtëpi pas të shtunës së hebrenjve, me duart e zëna nga çantat e pazarit, Bracha qesh kur i thuhet se ai varr mund të ketë një interes të konsiderueshëm nga pikëpamja fetare. Ndoshta mund të bëjë pasuri duke shitur xhingla për turistët, thotë me shaka. Ndoshta vlera e shtëpisë së saj do të disafishohet.

Discovery Channel, së bashku me Harper San Francisco kanë nxjerrë “Varri i Familjes së Jezusit”, një dokumentar televiziv dhe një libër që synojnë të tregojnë se varri që ndodhet pranë shtëpisë së Tova Bracha, në një lagje relativisht të panjohur të quajtur Talpioti Lindor, është pikërisht copëza e tokës ku prehet familja e Jezu Krishtit. Drejtuar nga një regjisor i mirënjohur televiziv, Simcha Jacobovici dhe prodhuar nga regjisori i “Titanic”, James Cameron, “Varri i Familjes së Jezusit” është, si film dhe si libër, një narrativë plot suspensë në lidhje me zbulimin në vitin 1980 të një shpelle varrimi hebreje të shekullit të parë, si dhe 10 kuti me eshtra, të gjetura brenda.

Me ndihmën e statisticienëve, arkeologëve, historianëve, ekspertëve të ADN, kamerave robotike, epigrafeve, si dhe një ekspert të “Skenës së Krimit” nga Long Island i New Yorkut, Jacobovici ka ndërtuar një çështje në të cilën ai argumenton se eshtrat e Jezusit, Marisë dhe Mari Magdalenës, së bashku me ato të të afërmve të tjerë më pak të njohur, kanë qenë vendosur dikur pikërisht në këtë shpellë. James Charlesëorth, i Seminarit Teologjik të Princeton është konsultuar me Jacobovicin në lidhje me këtë projekt dhe ndihet i intriguar: “Mund të pretendohet fuqishëm se ky ka qenë klani i Jezusit”. I përballur me pasojat teologjike dhe historike të asaj që ai vetë e quan “rizbulim”, Jacobovici është optimist. “Njerëzit do të duhet të besojnë atë që duan të besojnë”, thotë ai.

Kritikët u armatosen menjëherë për betejë. “Simcha nuk ka asnjë lloj besueshmërie”, thotë Joe Zias, që ka qenë përgjegjës për antropologjinë dhe arkeologjinë në Muzeun Rockerfeller në Jerusalem, nga viti 1972 deri në 1997 dhe që ka numëruar personalisht varret në Talpiot. “Ka marrë këtë zotin Cameron, që bëri “Titanic”-un, çfarë di ky njeri për arkeologjinë? Unë jam arkeolog, por nëse do të shkruaja një libër mbi operacionet në tru, ju do të thoshit: Kush është ky zotëri? Njerëzit duan shenja dhe mrekulli. Projekte të tillë janë një tallje për profesionin e arkeologut”. Përgjigja e Cameron: “Unë nuk pretendoj të jem arkeolog apo studiues i Biblës. Jam një regjisor filmash. Mu duk një projekt imponues. Mendoj se jemi mbi baza të shëndosha”.

Ja se çfarë dimë ne. Një të premte pasdite në vitin 1980, një brigadë ndërtimi zbuloi një varr të lashtë. Nuk ishte diçka e pazakontë. Viti 1980 shënoi një bum ndërtimesh në Jerusalem; u zbuluan qindra varre dhe, bashkë me ta, mijëra eshtra njerëzish. Në shekullin e parë, në kohën e Jezusit të Nazaretit, familjet hebreje që i kishin mundësitë ndërtonin varre në kodrat përreth Judesë dhe vendosnin eshtrat e të afërmve të tyre në këto varre. Trupi i një të sapovdekuri vendosej në një sergjen guri. Kur trupi dekompozohej, anëtarët e familjes i fusnin eshtrat në një kuti dhe këtë e vendosnin më pas në një qoshe. Me kalimin e brezave, varret nisën të mbushen me kuti, dhe familjet, me dëshirën për të ruajtur sa më shumë vend, shpesh herë vendosnin eshtrat e tre – deri gjashtë – të afërmve në një kuti të vetme. Sot në Izrael, varre të tillë të shekullit të parë janë kaq të kudogjendur, saqë ata përdoren në kopshte apo në dhoma pritje si themele.

Sado që të zakonshme të ishin këto zbulime, brigada e ndërtimit në Talpiot e dinte se çfarë duhej të bënte. Ata ndalën menjëherë punën dhe thirrën Autoritetin e Sendeve Antike në Izrael, ose agjencia qeveritare që kontrollon dhe mbron thesaret arkeologjikë të Izraelit dhe që menaxhon Muzeun Rockerfeller. Atë të diel, një ekip i vogël arkeologësh nga Autoriteti mbërritën për të gërmuar. Nën presionin e ndërtuesve, arkeologët punuan shpejt. “Përpiqesha të regjistroja sa më shumë që të mundesha, pa menduar shumë thellë”, thotë arkeologu Shimon Gibson, i cili në atë kohë ishte një vëzhgues i ri në moshë. “Koha ishte flori, dhe unë përpiqesha të mos më mbërthente paniku teksa matja dhe shkarravisja në letër... Ishte një evakuim emergjence”. Mbetet njerëzore në varr, thotë ai, iu dhanë autoriteteve fetare, të cilët i rivarrosën në përputhje të ligjit hebre.

Dhjetë kuti u dërguan në magazinën e Autoritetit. Gjashtë prej tyre kishin mbishkrime – për tu kujtuar anëtarëve të familjeve se kujt i përkisnin eshtrat brenda në kuti. Ja emrat që arkeologët gjetën në varrin në Talpiot, emrat që Jacobovici zbuloi se ishin kyç për dokumentarin e tij: “Jezusi, biri i Jozefit; Maria; Mariamena; Mateu; Juda, bir i Jezusit; dhe Joze, shkurtim i Jozef. Raporti zyrtar i hartuar prej arkeologut Amos Kloner nuk gjente asgjë për tu shënuar në këtë zbulim. Varri, thuhej në të, ishte në përdorim prej tre apo katër breza hebrenjsh. Në antikitet, ai ishte dëmtuar dhe rrënuar. Emrat mbi kuti ishin të zakonshëm në shekullin e parë (për shembull, 25 % e grave quheshin Miriam apo kishin emra me këtë prejardhje). Raporti nuk spekulon në lidhje me lidhjet familjare, ai as nuk bën asnjë lidhje mes mbishkrimeve dhe figurën që të krishterë të panumërt, prej 2 mijëvjeçarësh besojnë se u ngrit fizikisht nga të vdekurit dhe, sipas traditës, “u ngjit në parajsë”. Pasi bëri inventarin, Zias i vendosi kutitë në rafte të magazinës, aty ku qëndruan të patrazuara për mbi 20 vite.

Edhe sot, Kloner thotë se nuk ka asgjë të pazakontë në lidhje me atë varr. “Është një varr tipik hebre, me përmasa të mëdha”, thotë ai. “Emrat mbi kuti janë shumë të zakonshëm, ose me prejardhje të zakonshme”. Prania e emrave të Familjes së Shenjtë, thotë ai, “është thjeshtë rastësi”.

Jacobovici kundërshton me forcë. Një vëzhgues hebre me interes në historinë Biblike, Jacobovici u fiksua pas këtyre lloj zbulimeve në vitin 2002, kur po punonte me një tjetër program të Discovery, për një tjetër kuti me eshtra. Në të thuhej “Xhejms, bir i Jozefit, vëlla i Jezusit”. Ndryshe nga eshtrat në Talpiot, që u zbuluan, siç thonë arkeologët “in situ” dhe si rrjedhim u pranuan si autentike, kutia e Xhejms erdhi në dritë nga një tregtar sendesh antike që quhej Oded Golan. Pavarësisht burimit të pasigurt, Jacobovici – dhe një numër studiuesish – e morën si të vërtetë kutinë e Xhejmsit, si lidhjen e parë definitive të një sendi me Jezusin e Nazaretit. Filmi i transmetuar në Discovery u shoqërua nga një stuhi publiciteti – deri kur ndërhyri Autoriteti i Sendeve Antike në Izrael, që e shpalli si fals mbishkrimin dhe Golanin falsifikator. Gjyqi ndaj tij vazhdon edhe sot; vetë Golan i mohon kategorikisht akuzat.

Jacobovici nuk është një njeri që heq dorë kollaj. Ai besonte atëherë, dhe beson edhe sot në vërtetësinë e mbishkrimit, dhe ai mori përsipër detyrën e investigimit plot zell të kutive në Talpiot. Ai kish ngecur në ato kuti të magazinës së Autoritetit gjatë kërkimeve që kish kryer për rastin e Xhejms dhe u befasua nga mbishkrimet, si dhe nga refuzimi i Autoritetit për ti konsideruar si të vlefshme për kërkime të mëtejshme, refuzimi i tij pra, për “të bërë lidhjen”, siç thotë ai. Politika, feja dhe arkeologjia janë të pandara në Izrael; opinionet jo të pranuara gjerësisht, të çdo lloji, nuk janë të mirëpritura – dhe, për të thënë më të paktën, hedhja e ideve se dikush ka gjetur eshtrat e Jezusit do të kish qenë një veprim krejt i pambështetur mes të krishterëve. Sidoqoftë, Jacobovici nuk druhet se mund të bëhet jopopullor. Me ndihmën e Cameron, ai mori mbështetjen e Discovery si dhe një buxhet 3.5 milionë dollarë.

Regjisori e mbështet mbi katër shtylla çështjen që ngre. Së pari, thotë ai, studimet biblike të kohëve të fundit argumentojnë se emri i vërtetë i Mari Magdalenës ishte Mariamen, një emër i zakonshëm në shekullin e parë me prejardhje nga Miriam. Së dyti, testet e ADN tregojnë se mbetje njerëzore mikroskopike të marra nga kutia e Jezusit dhe ajo e Mariamenës nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, të paktën gjenetike, duke lënë kështu të hapur mundësinë që dy njerëzit, eshtrat e të cilëve kanë qenë dikur në ato kuti ishin të martuar. Së treti, cipa e gjelbër e bronzit në kutitë e Talpiot – domethënë, korja minerare e grumbulluar gjatë shekujve – i përshtatet asaj të kutisë së Xhejmsit. Ky “zbulim”, nëse do të jetë i vërtetueshëm, është i ndërlikuar, por shumë i rëndësishëm për argumentin e Jacobovicit: përputhja do të thotë që, sipas tij, kutia e Xhejmsit ka qenë fillimisht në varrin e Talpiot, gjë e cila do tu jepte përgjigje pyetjeve dhe dyshimeve në lidhje me vërtetësinë e kutisë së Xhejmsit. Kjo rrit gjithashtu mundësinë që varri ti përkasë Familjes së Shenjtë. Jezusi kishte katër vëllezër, sipas Ungjillit të Markut; dy prej emrave të tyre – Jozef (ose Joze) dhe Xhejms – u gjetën në varrin në Talpiot.

Teknika që përdor Jacobovici për të vërtetuar përputhjen mes kutisë së Xhejmsit dhe varrit në Talpiot është një teknologji që ai vetë e quan “marrje gjurmësh të gishtave mbi koren e bronztë”, që ai dhe bashkautori Charles Pellegrino (një shkencëtar i cili ndihmoi James Cameronin të shkruajë “Fantazmat e Titanikut”) e shpikën praktikisht për qëllime të këtij projekti. Duke krahasuar përbërjen minerale të ciflave të varrit në Talpiot me ato të kutisë së Xhejmsit, dhe duke i parë më pas këto në një mikroskop që përdoret për vëzhgimin e elektroneve dhe me ndihmën e një specialisti investigativ, Jacobovici dhe Pellegrino thonë se ata përputhen. Por a është e vërtetë? Është e pamundur ta mësosh me siguri. Për John Dominic Crossan, lider i Seminarit të Jezusit, një organ liberal, si dhe autor i “Çgroposja e Jezusit”, pyetja më e madhe lidhet me ngjarjen më të hershme: kush e shkatërroi varrin, kur , çfarë bënë aty dhe përse?

Pjesa e katërt e argumentimit të Jacobovicit është statistikore. Individualisht, pranon ai, të gjithë emrat në varrin e Talipt janë të zakonshëm. Charlkesworth, i Seminarit Teologjik në Princeton thotë se ka në zotërim një letër të shekullit të parë, që e ka shkruar një person që quhet Jezus, dhe që i drejtohet një tjetër personi që edhe ai quhet Jezus, dhe dëshmitar i të cilës është një person i tretë, edhe ky me emrin Jezus. Por prania e këtyre emrave në të njëjtin vend, me këto veçanti, sa gjasa ka që të ndodhë? Andrey Feuerverger, një statisticien në Universitetin e Torontos, thotë se mundësitë janë 600-1 në favor të idesë që varri i përket Familjes së Shenjtë.

Arsyeja e shëndoshë, si dhe Bibla, edhe sot e kësaj dite regjistri historik më i mirë ekzistues në lidhje me jetën e Jezusit të Nazaretit argumentojnë kundër pretendimeve të Jacobovicit. Të katër ungjijtë thonë se Jezusi u kryqëzua në prag të së shtunës; të katër thonë se varri ishte i boshatisur kur dishepujt u zgjuan të dielën në mëngjes. “testamenti i ri është shumë i qartë në lidhje me këtë”, thotë Alan Segal, profesor i fesë në Kolegjin Barnard. “Jezusi u vendos në një varr që nuk i përkiste atij dhe më pas ai u ngrit, dhe aty nuk mbeti më asgjë”. Që skenari i Jacobovicit të funksionojë, atëherë duhet që dikush të ketë larguar trupin e Jezusit, të shtunën, dhe më pas ta ketë vendosur në mënyrë të fshehtë në një varr familjar të paguar – e gjithë kjo, përpara se të agonte e diela. Siç vazhdon të argumentojë Segal, “përse familja e Jezusit do të kishte një varr jashtë Jerusalemit, nëse ata ishin nga Nazareti? Përse do të kishin një varr, nëse janë të varfër”?

Nëse ky do të kish qenë varri i Jezusit, Marisë dhe Jozefit, atëherë çfarë mund të thuhet për varret e tjerë të shenjtë, të pranuar nga tradita dhe të caktuar nga studiuesit, përreth botës? Kisha Katolike pranon dy vendndodhje për varrin e Marisë: njëri poshtë Dormition Abbey në Jerusalem, tjetra në Ephesus. Konstantini ka thënë në vitin 328 se vendi përfundimtar ku prehet Jezu Krishti, vendi prej nga kua i u ngrit, ndodhet në shkëmbin tek Kisha e Varrit të Shenjtë në Jerusalem. Në një libër të botuar vitin e kaluar, James Tabor, një studiues i Biblës në Universitetin e Karolinës së Veriut si dhe zëri kryesor akademik që mbështet në mënyrë entuziaste dhe të kualifikuar pretendimet e Jacobovicit, shkruan se ai kërkoi dhe gjeti një varr legjendar të Jezusit në qytetin Safed.

Jacobovici është një rebel, nj lloj Indiana Jones dhe teksa kjo histori nis e shpaloset, ai do të akuzohet për shumë gjëra. Arkeologët që kanë shoshitur rërën për dekada të tëra, me më pak famë dhe më pak buxhet, do ta quajnë atë një oportunist që po shfrytëzon valën e nxitur prej Dan Brown. (Në film përmendet edhe hipoteza që Jezusi dhe Mari Magdalena kishin një fëmijë, eshtrat e të cilit ndodhen në kutinë me mbishkrimin “Juda, bir i Jezusit”). Miq kuriozë do të bëjnë thirrje për studime të mëtejshme. Ndoshta Tova Bracha do të gjejë pelegrinë në derën e saj, njerëz në kërkim të përgjigjeve, të cilat kanë turbulluar dhe frymëzuar njëkohësisht njerëzimin që nga koha kur varri ku u vendos të prehej Jezusi u gjet i boshatisur në atë agim të largët në Jerusalem.

Thursday, December 23, 2010

Osman Mula: Ju rrëfej jetën mes muzikës dhe regjizurës

“TVSH-në ta lënë të bëjë punën e vet, politikën ta kërkojnë në Parlament”.

Osman Mula në një rrëfim të sinqertë e plot pasion për jetën e tij, për trokitjen e parë në dyert e këngës e të teatrit, për lidhjet e ngushta shumë vjeçare me e Radio Televizionit Shqiptar. Gjithashtu ai tregon se si i lindi ideja për emisionin: “Historia fillon këtu” qëllimi i tij për të risjellë në kujtesë të publikut figura të mëdha të skenës së këngës e të humorit, si Vaçe Zela, Avni Mula, Sherif Merdani, Tonin Tërshana, Ema Qazimi, Luan Zhegu, Fadil Hasa, Aishe Stari, Skënder Sallaku, Muharrem Hoxha, Luftar Paja, Pëllumb Kulla etj.
A mund ta fillojmë bisedën me fëmijërinë tuaj?
Fëmijëria ime ka qenë një fëmijëri shumë e aktivizuar. Ka qenë ndër pjesët më të mira të jetës time sepse Shkodra njihet për oborret e mëdha me pemë dhe për pikat piktoreske dhe gjithmonë ajo kureshtja e një fëmije zgjohet kur të gjitha këto ndodhin në qytetin tënd. Përveç kësaj Shkodra ka pasur traditë dhe Shtëpinë e Pionierit ku një pjesë e madhe e jona është aktivizuar aty dhe mbaj mend që një pjesë e madhe e fëmijëve të shkollës, pa dashje a nuk e di se nga erdhi a ndoshta nga interesimi i disa mësuesve të mirë të letërsisë, ne kemi qenë miq të librit dhe kemi pasur një bibliotekë të shkëlqyer. U bashkua libri, u bashkua qejfi, u bashkua ëndrra ajo filozofia e fëmijës së çfarë do të bëhej nesër në jetë, pacaka se ishim fukarenj në mënyrën e jetesës. Unë e kam ndjerë ardhjen e pranverës pasi e kisha shtëpinë më oborr, i kam ndjerë të gjitha stinët e vitit, dhe dëborën, edhe frutin se e kam pasur në oborrin e shtëpisë, e kam ndjerë dhe ujin e pastër dhe të ftohtë se e kam pasur pusin, pra është një fëmijëri sa e frutave sa e qejfit, sa e kuriozitetit sa dhe miku i librit, sa dhe fillimi i inkuadrimit për t’iu futur adoleshencës pak më i përgatitur. Kam qenë një fëmijë çapkën sepse në fëmijërinë time unë u mora me shumë gjëra, në fillim u mora me gjimnastikën, pastaj me futbollin. Gjithashtu që kur isha i vogël kam filluar muzikën, në fillim me një kitarë të vjetër, pastaj fillova me xhezin, nuk kishte shkollë muzike pra Shtëpia e Pionierit ishte gjithçka. Më pas fillova me saksin, domethënë, në qoftë se unë nuk do kisha qenë pak çapkën nuk do kisha qenë tip shëtitës, do isha përqendruar si një fëmijë që ndonjëherë rri në vetminë e tij dhe nuk sheh përtej viteve dhe përtej hapësirës. Unë isha shumë kërkues te vetja, si duket ajo linjë më ngeli edhe sot sepse edhe sot unë jam kërkues.
Cila ka qenë trokitja juaj e parë në botën e artit?
Ka qenë kur unë në moshën 17 vjeç, kur kam marrë çmimin e parë si kompozitor në anketën e Radio Shkodrës. “Përsëri pranë jush do kthehem” me një këngë të kënduar nga Tonin Tërshana. Dhe llogarit që një djalë 17 vjeç në Shkodër që dëgjon radion dhe një anketë që kishte një muaj që ishte hapur dhe në fund të muajit jepet çmimi i katër këngëve dhe çmimin e mora unë. Kjo ishte trokitja e parë e cila më dha shpresë dhe besim te vetja. Kur unë kam thënë se e bëj këtë gjë, e kam ditur se e bëj. Në këtë mënyrë fillova të merrem me muzikën, i kam rënë saksit në festivalin e 11, i kam rënë në festivalet e studentit, në atë kohë unë vazhdoja për artin dramatik dhe i bija saksofonit. Kam kompozuar këngë në anketë dhe kam fituar çmim të parë me një këngë të kënduar nga Afërdita Zonja. Kam vazhduar me një sërë anketash pastaj kam depërtuar në festivalet e këngës si kompozitor pas disa vitesh, më përpara kisha filluar regjinë e festivaleve dhe regjinë e koncerteve të vitit të ri pasi u emërova në televizion.
Si u gjendët në botën e televizionit?
Unë mora emërimin në televizion në ’73-shin dhe ndërkohë do të mbroja diplomën në Teatrin Popullor. Duke qenë në oborrin e Teatrit Popullor në praninë e atyre aktorëve aq të mëdhenj, detyrimisht njeriu merr nga hija e tyre dhe e gjitha ajo të ndihmon në botën e artit aq më tepër që unë vija dhe si një instrumentist nga Shkodra, duke mbaruar shkollën për aktor... Duke njohur muzikën, duke qenë pranë teatrit popullor, duke parë shumë shfaqe, duke respektuar shumë atë orën e kinemasë që na jepte Viktor Gjika, ne filluam të mësonim elementet e kinemasë, të gjitha këto bënë që unë të jem shumë i përgatitur dhe shumë pasionant, për t’iu futur televizionit me forcë. Që atë vit që jam emëruar, që atë vit kam bërë koncertin e Vitit të Ri dhe pas një viti kam bërë festivalin dhe nuk jam shkëputur për disa vite me radhë, nga ku kam nxjerrë folës të shkëlqyer, të cilët kanë dalë për herë të parë te unë maturantë dhe gjithë jetën u morën me këtë punë.
A mund të na tregoni diçka në lidhje me karrierën tuaj si kompozitor i këngëve?
Këngën e parë ma ka kënduar Tonin Tërshana, pastaj një vit më pas këngën ia kam besuar Luan Zhegut i cili ka marrë çmim të dytë, pastaj kam shkruar te Koncertet e Pranverës me Luanin dhe rresht, nuk jemi shkëputur shtatë, tetë vjet, Luani ka kënduar sa te Koncerti “Kur vjen Pranvera” dhe më vonë prapë në 96-ën kam shkruar prapë një këngë për Luanin dhe Ledina Çelon, që ka marrë çmim të dytë. Ndërsa në 92-shin kam marrë çmim të parë në festivalin e RTSH-së me “Pesha e fatit” ku e ka kënduar Aleksandër Gjoka, Manjola Nallbani dhe Viktor Tahiraj. Kam bërë shumë spektakle dhe koncerte pafund. Pra në çdo aktivitet të Radio Televizionit Shqiptar kam qenë prezent.
Kohët e fundit ju jeni i angazhuar si regjisor në spektaklin televiziv “Historia fillon këtu”. Si lindi ideja për realizimin e këtij spektakli?
Kjo lind në momentin kur njeriu fiton një eksperiencë në punë dhe kur njeriu ka qëndruar në një vend pune që e ka marrë me seriozitet punën. Unë jam marrë gjithë jetën me RTSH dhe unë e di që nga nisja dhe deri më sot se çfarë ka prodhuar ky televizion. Dhe është ideatori i të gjithë nismave që nga dokumentari, që nga festivali i fëmijëve, që nga përralla ,që nga telenovela, që nga filmi, që nga humori, që nga spektaklet në Pallatet e Sportit, që nga ndeshjet e transmetimit të futbollit, filmi i parë televiziv dhe të gjitha këto bënë që unë të jap idenë miqve të mi të cilët të kuptojnë dhe marrin përgjegjësitë, për shembull dy miqtë kryesorë që kam unë te spektakli, Gencin gazetar shumë i njohur dhe me një zë të mrekullueshëm dhe Arjan Sukniqin, koreograf shumë i njohur. Kjo ide e hedhjes së historisë këtu erdhi si logjikë e viteve duke menduar se televizioni ka bërë filmin dhe shpeshherë shumë gjëra i shikoja nëpër stacionet të tjera madje dhe kronika të bëra nga TVSH dhe një televizion që s’ka as dy tre vjet që ka filluar merrte përsipër për të thënë se “ky është televizioni më i ndjekur”, ose “radio më e dëgjuar”, ose e vetmja radio në Shqipëri kur ke vetëm gjashtë muaj që je hapur, kur ke një radio katër kat që ka nja 60 vjet që është krijuar. Dua të them se vjen një moment dhe thua a je me këtë gjashtëmuajshin apo me këtë 60-vjeçarin. Dhe unë jam ky 60-vjeçari dhe them pa t’ia hedhim edhe një herë opinionit atë që ka bërë ky Radio Televizion. Sepse Festivalin e Këngës e kemi bërë ne, koncertin e Vitit të Ri e kemi bërë ne, i cili është i 50-ti sivjet. Po festivalin e fëmijëve e kemi bërë ne, të gjitha këto janë aktivitete të RTSH-së dhe kur i mbledh në total sportin, telefilmin, telenovelën, filmin humoristik, filmin televiziv, dokumentarët, festivalet, operat, baletet, festivalet e fëmijëve të gjithë llojet e aktiviteteve, dhe unë kam marrë përsipër për të thënë se historia nis këtu. Asnjë nga spektaklet nuk i dedikohet Osman Mulës, por iu dedikohet atyre që kanë qenë faktor dhe kanë ndërtuar historinë artistike të televizionit shqiptar. Ky është një spektakël i cili merr përsipër që të jenë faktorë ata që kanë bërë historinë. Të pyesësh Agim Krajkën dhe Mihal Luarasi, për festivalet, detyrimisht që ke folur për historinë, sepse njëri bëri 16 vite burg për atë festival dhe tjetri 10 vjet. Mirëpo kur flet për festivalet, kur flet për Vaçe Zelën, ose për Gaqo Çakon ose për Avni Mulën, për Sherif Merdanin, Toninin, Luanin, Emën e me radhë nuk ke folur për vete, ke folur për ata, të cilët i kanë dhënë kënaqësi popullit. Dhe ky spektakël është në shenjë respekti për të gjithë ata, të cilët punuan në RTSH, madje shumëkush ishte harruar dhe duke parë insertin, duke u ftuar në televizion, ai detyrimisht edhe para familjes dhe para vetes është më i gëzuar sepse në fund të fundit kur në një auditor të drejtohen me respekt, atëherë pa dashje të zgjohet edhe dëshira dhe emocioni i brendshëm i fjetur i cili del në sipërfaqe dhe kur shohin se dhe të tjerët kanë respekt për punën paçka se ti mund të mos kesh asnjë lek në xhep. Pasi ata që bëjnë art të vërtetë, ata nuk kanë pare, kurse ata që nuk bëjnë art të vërtet, mos ua qani hallin se kanë pare sa të duash. E them këtë se pse asnjë punë nuk bëhet me pasion dhe me fantazi në qoftë se e ke mendjen te paraja, kjo sepse paraja është tjetër dhe pasioni është tjetër. Unë iu shërbej të gjithë atyre që me pasion punuan. Dhe do t’i shihni dhe në spektakle të tjera se sa njerëz të pasioneve të rrymave të tjera, të profesioneve brenda artit do të shohim, se çfarë autoriteti ka pasur ky institucion i nëpërkëmbur sot. Sepse është një institucion që shpeshherë anatemohet nëpër parlamente si një institucion ndonjëherë shërbesë ndaj politikës dhe çuditërisht nga vetë politika që duhet ta sistemojë nëpërmjet KKRT-së, këshillit drejtues, sepse ato kanë organika të cilat marrin lekë për këtë problem. Televizionin ta lënë të bëjë punën e vet në të mirë të kombit, politikën ta kërkojnë në Parlament. Arti në televizion ka nevojë të lihet i qetë dhe të mbështetet. Ka ardhur koha që televizionit shqiptar t’i thuhet “për çfarë ju keni nevojë” jo për xhepin tim, po për çfarë ka nevojë institucioni. Rëndësi ka që ne do të punojmë dhe do të përpiqemi të japim maksimumin e kërkesave tona në lidhje me faktorin disiplinë të punës dhe të mbështetur në ata njerëz cilësorë që kanë dhënë rezultat. Ne do merremi me njerëz që kanë bërë epokë, ne nuk merremi me artistë që nuk kanë bërë asgjë, se në Shkodër thonë një fjalë: “Horri të ban horr”...
Ka shumë artistë me mbiemrin Mula. Ç’mund të na thoni për këtë?
Kjo do të thotë që je jemi familje artistësh. Si duket tregon se fisi ynë në gen nuk ka armën, apo vjedhjen, as nuk kemi fyerjen, as nuk e paskemi gënjeshtrën, apo “me ndërru shtatë parti”, si duket, shumëkush prej fisit tonë ka ardhur për me këndu, si duket, “Zoti na ka thanë: “Ju do t’i shërbeni njerëzimit duke i kënaqur në shpirt dhe ne po zbatojmë kënaqësinë e të madhit Zot.
Vajza juaj kohët e fundit ka treguar talentin e saj jo vetëm në Shqipëri, por në “La Skala” të Italisë. Ka qenë një shtysa juaj apo talenti i saj në këtë sukses?
E para, të shkosh në “La Skala”, nuk mund të ngjitesh kurrë duke të mësuar vetëm babi që quhet Osman. Në “La Skala” do të shkosh vetëm me zërin tënd, me kulturën tënde, me qëndrimin ideoemocional, me mençurinë tënde dhe do të ballafaqohesh me botën vetë. Evisi është një vajzë që gjithë jetën mësoi dhe në tre muajt e verës në Lice mund të shikoje vetëm rojën dhe vajzën time duke studiuar... Që të shkosh në “La Skala” duhet që fëmijërinë dhe adoleshencën dhe një pjesë të rinisë ta sakrifikosh për art, pra t’i heqësh qejfet e rastit. Edhe qejfe dhe artist nuk ka, sepse sa më lart që të shkosh aq më tepër duhet të sakrifikosh, natyrisht që udhëzimet në fëmijërinë e saj kanë qenë të të atit, sepse unë nuk mund të isha jashtë loje sepse e kam marrë në makinë e kam çuar për të mësuar piano, i kam shkruar muzikë. Që kur ka qenë e vogël që në kopsht i kam shkruar një këngë “Sa të dua, Abetare”, s’kishte filluar akoma klasën e parë dhe dilte e këndonte para kopshtit dhe edukatorja më falënderoi shumë sepse e kishin mësuar gjithë fëmijët. Pastaj i kam shkruar kur ka qenë në tetëvjeçare në festivalet e fëmijëve në Tiranë ka marrë çmime të para dhe çmime të publikut, kur shkoi në gjimnaz i kam shkruar për festivalet në radio dhe tani me sa duket ka marrë tjetër drejtim, atë operistik.
Ç’vend zë humori në profilin tuaj?
Ne që punojmë në televizion kemi një periudhë të madhe të ditës që na kap stresi. Në televizion ke të bësh me shumë njerëz me karaktere, me tipa, dikush do, dikush s’do, dikush, dikush ka dëshirë të ndihmojë seriozisht, dikush të urren maksimalisht. E gjitha kjo nuk përballohet në jetë në qoftë se t’i nuk i vë një shenjë mesatare vetes që ndaj të paudhit dhe të mirit të kesh një qetësi e cila të mbizotërojë te vetja një lloj humori të lehtë që ta mbash veten me ariet që së paku tonalitetin e tensionit të zemrës dhe të trurit ta mbash në një gradë që të mos kalojnë sepse ndryshe mbaron. Duke ardhur dhe nga qyteti i Shkodrës, duke qenë dhe nga qumështi i nënës njeri pak me humor, e kam rritur së tepërmi praninë në shokë dhe humorin, për të cilin dhe shokët më nxisin. Dikush ka humor, por dhe dikush të nxit, si duket, unë e kam këtë moment që po më nxitën, si duket, kam se çfarë riprodhoj. Kjo më del nga shpirti, nga njëherë qesh dhe vetë me gjërat që tregoj. Të gjitha problemet që dalin gjatë punës unë i pres me qetësi.

Sunday, December 19, 2010

Një histori spiunësh mes dy udhëheqësish

Churchill dhe Mussolini: Ja kush dhe çfarë fshihet prapa njërit prej mistereve më të mirëruajtura të Luftës së Dytë Botërore...

LETERKEMBIMI

Si ka mundësi që Italia ka hyrë në Luftën e Dytë Botërore? Dhe pse prej muajsh ka evituar të vërë në zbatim operacione ushtarake të një rëndësie të caktuar? Është e mundur që vendimi i papritur i Mussolini i qershorit 1940, midis premisave të tij, të kishte edhe kontakte sekrete me Londrën? Domethënë, Italia në vitin 1940 lëvizi sipas modelit të vitit 1915, kur shumë i fshehti «Traktat i Londrës» përcaktoi hyrjen italiane në Luftën e Parë Botërore? Pyetje që mund të kenë një përgjigje në përmbajtjen e «Letërkëmbimit Mussolini – Churchill», një prej enigmave më të famshme të historisë së nëntëqindës. Ama një enigmë, që ndryshe nga shumë të tjera, ka në aktivin e saj një numër mbresëlënës provash, konfirmimesh dhe dëshmish, një çikë si të shumta për ta arkivuar “ashtu siç është bërë dhe siç kërkohet të bëhet, kundër çdo dëshmie, akoma sot” «letërkëmbimin» midis legjendave të historisë, që, nga ana e saj, ka parë pafundësisht herë në punë, gjatë shekujve, protagonisten e këtij libri: diplomacinë sekrete, e cila edhe më parë dhe gjatë konfliktit të dytë botëror ka endur si gjithmonë skemat e veta. Skema që në rastin e raportet Romë – Londër janë konkretizuar në atë tërësi kontaktesh më pas të quajtura, për komoditet, «letërkëmbimi Mussolini – Churchill». Rreth këtyre letrave, për shumë pas përfundimit të luftës, kanë lëvizur përveç agjentëve sekretë dhe ndërmjetësve, partizanëve dhe oficerëve me shtetësi të ndryshme, edhe personalitete të kalibrit të Togliatti, De Gasperi, Umberto II. Natyrisht, përveç Winston Churchill...

Më poshtë po përcjellim pjesë nga Kapitulli i IX-të i librit.

Gjuetia e dokumenteve, pjesa e parë

1 / «Gjeni dosjet e Mussolini»

Dino Campini, autor i krahut fashist i mirinformuar dhe i mirëdokumentuar, kujton në librin e tij «Piazzale Loreto» një episod kurioz që mund të rezultojë mjaft i dobishëm për ta paraqitur temën në këtë kapitull, domethënë: anglezët demonstruan një interes të madh për letrat e Mussolini shumë përpara mbarimit të luftës. «Të kuptueshme për pasojë synimet e Mussolini – shkruan ish Sekretari i Veçantë i Ministrit, Carlo Alberto Biggini, për sa i përket kujdesit që Duçe harxhoi kohët e fundit për të kataloguar dhe riprodhuar pjesë të arkivit të tij dhe rritet kurioziteti për dokumentet, të cilat mendonte se vlenin duke pasur parasysh mesazhin e përhapur nga fundi i vitit 1944 nga shtabi qendror armik: “Në Villa Feltrinelli, në Gargnano sul Garda, është transportuar arkivi i Mussolini. Është i një rëndësie të jashtëzakonshme, pasi janë të ruajtura në të dokumentet kryesore të njëzet viteve të fundit dhe është e nevojshme për të përcaktuar përgjegjësitë e Mussolini dhe të regjimit fashist. Kështu, është me interes të jashtëzakonshëm që të mos dëmtohet, humbasë apo të transferohet në Gjermani. Të shpëtohet”». Dhe Campini komenton: «Duket sikur fushata e Italisë për anglo-amerikanët të kishte si objektiv sidomos ato letra. Kë do të kishin kompromentuar? Sigurisht që jo një humbës. Nuk do të kishte kuptim ta mendoj se, pasi kush fiton nuk e ka asnjëherë gabim: kush fiton ka të gjitha provat, ka gjithçka ndaj atij që humb. Kështu, jo Hitler dhe jo Mussolini. Po kush atëherë? Stalin, Roosevelt apo Churchill? Ushtarakëve këto letra për luftën që kish përfunduar nuk u hynin në punë: pastaj sulmet bëhen me topa, autoblinda dhe avionë më shumë sesa me copa letre. Pas atij mesazhi të urgjent, më 14 prill të 1945 kish ardhur një tjetër pothuajse identik për Giuseppe Cirillo e quajtur Ettore, radiotelegrafist i partizanëve, ai i kërkesave të shumë bombardimeve që kanë gëzuar shumë italianë: anglo-amerikanët kishin urdhëruar që të përgatiteshin plane për të mbyllur kufirin me Zvicrën dhe të bllokoheshin persona dhe dokumente sikur të kishte një kapitullim të papritur. Urdhra të kësaj natyre do të dërgoheshin me bollëk dhe kjo tregon se armiqtë i kishin shumë për zemër ato letra që i donin me çdo kusht». Një citim i gjatë që ndihmon për të paraqitur një seri dokumentesh, me prejardhje britanike, që mbushin boshllëkun midis dy urdhrave radio të transmetuara nga anglo-amerikanët midis fundit të 1944 dhe 14 prillit 1945. Dokumente që forcojnë argumentimet e Campini dhe që u kanë shpëtuar rregullisht shumë njerëzve, sidomos historianëve anglezë, që shumë herë kanë garantuar se i kanë kaluar në sitë arkivat britanike në kërkim të çdo gjurme lidhur me letërkëmbimin Mussolini –Churchill.

2/ Gjuetia hapet për kohë

«Janë bërë tashmë shumë hapa për shqyrtimin e arkivave të Italisë Veriore që, sipas pikëpamjes sime, duhet të kenë prioritet mbi të gjitha arkivat fashiste italiane të disponueshme për momentin në Romë». Ai që shkruan (ose më mirë, që shkruan) është njëfarë C.S. Raleigh Radford, komandant i Psicological Welfare Branch (P.W.B.) anglez. Por më shumë se emri mund të thotë vetë data në të cilën është shkruar ky relacion: 14 mars 1945. Pasi ka përshkruar në mënyrë mjaft të detajuar gjenezën dhe natyrën e arkivave mussoliniane, Radford lë ti “shpëtojnë” edhe disa pasazhe të tjera interesante për shembull kur ankohet për faktin që nuk është përgatitur akoma një skuadër për të shqyrtuar letrat e kapura në Romë. Por jo vetëm ato: «Sikur stafi të ishte i disponueshëm, pasi kam takuar të ngarkuarit tanë të veriut, do të isha menjëherë totalisht dakord me rekomandimet e Brigadierit Sachs për një skuadër centralisht të organizuar për shqyrtimin metodik të arkivave të zakonshme». Dhe më pas, pak më pas: «P.W.B. është në kontakt të ngushtë me G-2 dhe organizata të tjera për të siguruar shqyrtimin e domosdoshëm të arkivave fashiste të veriut». Pohime që duket se janë pasojë e drejtpërdrejtë e preokupimeve, të shprehura drejt një muaj më parë nga një funksionar i Foreign Office anglez (firma, pothuajse e palexueshme, duket se mund të jetë e njëfarë Cavendish Bentimer) në një notë drejtuar «Professor Woodward – Western Department». Autori i letrës shkruan se «Brigadieri Sachs i P.W.B. më ka theksuar kohët e fundit faktin se ekzistojnë arkivat e Zotit Mussolini dhe të regjimit të tij që do të ishin me interes të madh dhe që akoma nuk janë vënë në vend të sigurt. I kam kërkuar që të më shkruajë për të më dhënë detaje. Po ju bashkëngjis përgjigjen e Brigadierit Sachs, së bashku me një promemorie. Më duket se plani ynë për të siguruar arkivat e zotit Mussolini dhe të qeverisë së tij (shikoni me mirësjellje edhe dokumentacionin bashkangjitur) nuk ka rezultuar aq efikas sa do të kishim shpresuar. Ka diçka që mund dhe që duhet bërë tani? Ndoshta gjëja më e mirë mund të jetë ajo që ti dërgojmë zotit Hopkinson letrën e Brigadierit Sachs, me bashkëngjitjet e saj, dhe për të parë nëse ai mund të bëjë ndonjë gjë». Më shumë se një muaj nga fundi i luftës, anglezët mund të mbështeteshin kështu mbi të “ngarkuarit e tyre” në territorin armik dhe tashmë po projektonin që të hidhnin duart dhe të shqyrtonin me qetësi arkivat që Mussolini kish marrë me vete në Garda dhe që, siç ekzistonte frika në kampin aleat, ta seleksiononte e ta dërgonte në vende sekrete, përfshi Zvicrën. Kjo do të thotë se nga ai urdhër me radio i fundit të 1944 të referuar nga Campini përparime qenë bërë shumë. Anglezët tregoheshin të matur, por jo aq sa duhet. Lajmet, pavarësisht dëshirës së tyre, qarkullonin dhe është vërtet kurioze që rrethana si ajo që po përgatitemi të referojmë nuk kanë ngjallur interesin që ishte logjik të ngjallnin, sidomos nëse të futura në një kuadër të ngjashëm me atë të trajtuar në këtë libër.

3/ Roatta e dinte?

Skena është ajo e Romës e marsit të vitit 1945, akoma nën shok prej arratisjes së Gjeneralit Mario Roatta, ish-Shef i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Mbretërore deri më 8 shtator 1943 dhe në vitet tridhjetë komandant i S.I.M., shërbimit sekret ushtarak. Mbrëmjen e 4 marsit Roatta ishte arratisur nga burgi i tij roman për tu strehuar në Spanjë, nëpërmjet Vatikanit, me ndihmën e agjentëve të shërbimit sekret ushtarak italian që kish komanduar më parë. Por ndoshta, prapa arratisjes së tij, ishte ndoshta dhe dikush tjetër: «Në atë kohë, midis bashkëpunëtorëve të mundshëm, u fol edhe për emisarë të një fuqie të huaj dhe u tha se arratisja mund të ishte organizuar sepse dikush ua kish frikën deponimeve të tij lidhur me tragjedinë e 8 shtatorit. Në një notë të Departamentit amerikan të Shtetit për ambasadën amerikane në Romë, datuar 12 mars 1945, lexohet se Drew Pearson, një gazetar amerikan që shpesh ishte në gjendje të zbulonte “skupe” të marra nga shërbimet sekrete, kish thënë për radion se Roatta ishte arratisur me bashkëpunimin e anglezëve, “të frikësuar se mos ai zbulonte letërkëmbimin komprometues Churchill – Mussolini dhe lojën e dyfishtë skandaloze të qeverisë britanike me partizanët promonarkistë jugosllavë të Drazha Mihajlloviçit.

Në realitet Roatta kish komanduar një armatë pushtimi në Jugosllavi në periudhën më kritike të grindjes Mihajlloviç – Tito dhe u kish dhënë armë ndjekësve të të parit; megjithatë nuk ka asnjë provë implikimesh të huaja në arratisjen e gjeneralit». Në këtë vend pak rëndësi ka fakti nëse anglezët e kanë ndihmuar ose jo realisht Gjeneralin Roatta të arratiset. Ajo që në fakt ka rëndësi jo dytësore është fakti se një gazetar i njohur si Drew Pearson (editorialist i afirmuar, nga ata që shikojnë njëkohësisht një artikull të tyrin në dhjetëra testata të ndryshme të përhapura në të pafundmet Shtete të Bashkuara), i cili merrte “rrjedhje” nga shërbimet sekrete të vendit të tij, të bënte një përmendje të «letërkëmbimeve komprometuese Churchill – Mussolini». Kjo në një periudhë, në fillimet e marsit, në një periudhë ku, siç është parë, anglezët ishin tashmë duke lëvizur për të hedhur kthetrat mbi dosjet e ruajtura nga diktatori italian në Lago di Garda. Ashtu si vetë Mussolini, tamam në ato ditë, po avanconte përpara planin e tij të riprodhimit dhe të dislokimit të letrave të tij. Për ta mbyllur këtë “trilogji” referimesh përkuese ja dy citime të shkurtra nga po aq letra (tashmë të përmendura, por të dobishme këtu për tu përmendur) të shkruara nga Mussolini dhe, si çdo letër apo telefonatë e tij, e interceptuar nga gjermanët: «Të shkojë si të shkojë, Churchill e di që i kam plumbat gati, i shkruante Duce Mareshallit Graziani më 7 mars 1945. – Vetëm për këtë do të më pranonte, por ngurron (...) Po sikur unë të veproja? Pozicioni i tij do të bëhej i padurueshëm, do të ishte fundi, mund të ketë si pasojë silurimin e tij! Qëllim për ne i urueshëm? Jo, për ne është një urë, është një mbështetje në rast nevoje ekstreme». Më 14 mars (të njëjtën ditë me relacionin e Radford), i shkruan Claretta Petacci (e dashura e Mussolini, shënimi im.): «Ke të drejtë. Po afrohet dita në të cilën Hitleri do të bindet për domosdoshmërinë e traktativave të drejtpërdrejta me Anglinë. Ai i njeh mundësitë e mia, por.. ka frikë dhe unë e njoh arsyen e kësaj frike të tij».

4/ Dokumente komprometuese. Për aleatë dhe italianë …

Kështu, nga shumë anë, në mars të vitit 1945, theksohej në mënyrë eksplicite për ekzistencën e një letërkëmbimi Mussolini – Churchill dhe, konteksualisht, anglezët tregoheshin shumë të interesuar për letrat e Mussolini. A është për pasojë e tepruar që ti vësh në lidhje të dyja faktet? Ndoshta jo në qoftë se mbahet parasysh se, duke bërë një kërcim prapa në kohë dhe duke ndjekur rrjedhën e ngjarjeve deri më 23 shkurt 1945, mund të ndeshesh në Public Record Office të Londrës me një dokument, në atë kohë i klasifikuar “sekret”, që konsiston në një letër të Hoyer-Millar nga Londra për Philip Broad në Caserta. Letra, e datuar pikërisht 23 shkurt 1945, shoqëron një memorandum të gjatë të përgatitur nga Political Warfare Executive lidhur me arkivat e arkivat e Mussolini. Ky memorandum fikson njohuritë e anglezëve lidhur me çështjen më shumë se dy muaj përpara përfundimit të luftës dhe, duke risjellë trindarlej klasike që tashmë njohim (arkiv i zakonshëm, arkiv konfidencial dhe arkiv sekret ushtarak), shtonte edhe një seri vëzhgimesh: arkivi i zakonshëm ndodhej në Romë, por ishte shqyrtuar vetëm pjesërisht (dhe për këtë, në dokumentet angleze, ka shumë gjurmë hidhërimi), ndërsa ai “konfidencial” ishte me vendndodhje të dyshimtë. Në fakt, disa zëra (ato më të besueshmit) e jepnin në veri, në Villa Feltrinelli në Lago di Garda, ndërsa informacione të tjera referonin se arkat e arkivit qenë kapur, pranë Ancona, nga elementë polakë të Armatës së VIII-të angleze. Por vetë memorandumi duket se nuk i beson shumë kësaj hipoteze të dytë. Veç të tjerash, nga ky dokument rezulton se anglezët i kishin idetë shumë të qarta edhe lidhur me arkivin sekret ushtarak, me siguri i ruajtur në territorin e kontrolluar nga Republika Sociale Italiane dhe gjermanët: «Arkivi sekret ushtarak, nënvizohet në fakt në notë, është në Italinë e pushtuar nga Gjermania dhe është një objektiv i rëndësishëm i operacioneve të ardhshme të inteligjencës». Cilat janë burimet e anglezëve? Ka mundësi të ndryshme, por për një kemi të paktën emrin dhe kualifikimin. Bëhet fjalë në fakt për Kolonelin Renato Nani, i cili më parë kish qenë arkivist i Mussolini dhe tani bashkëpunonte me anglezët. Duke u bazuar në deklarimet e Nani, një prej specialistëve britanikë të investuar lidhur me çështjen, një farë Howard, ishte zhbilancuar në këtë analizë: «Pasi një pjesë e materialit mund të jetë komprometuese për qeveritë aleate (korsivi ynë, shënimi im.) dhe personalitete të larta italiane, është në interesin e aleatëve që ti vënë në vend të sigurt arkivat». Dhe se për cilat «qeveri aleate» mund të kishte elemente të padëshirueshëm midis letrave të Mussolini zbulohet, gjithmonë në të njëjtin dokument, pak rreshta më poshtë, kur – akoma lidhur me «arkivin konfidencial» – vërehet se «sipas zotit Howard, ky arkiv është i një rëndësie të madhe; përmban “një sasi të madhe korrespondence private midis Mussolinit dhe krerëve të shteteve të huaja (midis të tjerëve Neville Chamberlain e Roosevelt), ashtu dhe korrespondencën private midis Mussolinit dhe fashistëve kryesorë (liderë partie, ambasadorë, etj.)». Ajo që do ta korrigjojë aty këtu këtë memorandum të parë do të shërbejë shënimi i sipërpërmendur i 14 marsit u Raleigh Radford. Duke ribërë në mënyrë të përmbledhur historinë e arkivave mussolinianë, Radford saktëson se arkivi konfidencial dhe ai sekret ushtarak ndodhen të dy në veri dhe se polakët e Armatës së VIII-të thjesht kishin vënë duart mbi një sasi të madhe copëra gazetash dhe mbi efektet personale të shtëpisë Mussolini të kapura në Romagna, në Rocca delle Caminate, në Predappio, sapo lokaliteti ishte arritur nga trupat aleate. Gjithmonë nga Radford mësojmë për një raport lidhur me ndodhitë e letrave të ruajtura në Gargnano nga Mussolini dërguar në Londër më 22 janar 1945 dhe se më 8 shkurt anglezët qenë në posedim të informacioneve të sakta (por të konsideruara jo të besueshme) të ardhura nga një “G-2 Advanced” që dukshëm ishte operues në Lombardi dhe që sinjalizonte transferimin e arkivave të Mussolini nga Lago di Garda në Milano. Një informacion që sot mund ta marrim për të mirë, të paktën pjesërisht, sepse dimë që tashmë midis janarit dhe shkurtit 1945 Mussolini kish filluar që të riprodhonte pjesë të dosjeve të tij, operacione që ka mundësi mund të përfundonin në Gargnano apo në qyteza të tjera në Lago di Garda. Në thelb, më lehtë të mendosh se këto riprodhime mund të bëheshin me siguri më të madhe në një qytet të madh, pikërisht si Milano. /METROPOL

Basha, përkthyesi im në 'shtëpinë e trafikut të organeve'në vitin 2004


INTERVISTA- Lulzim Basha, ministër i Republikës së Shqipërisë, ka qenë përkthyesi i të vetmit hetues të huaj, që ka arritur të hyjë (pa mandat ligjor) në shtëpinë e përfolur këto ditë në raportin që ka shokuar Europën, ku flitet për implikim të kryeministrit Thaçi mes të tjerash në trafik organesh. José Pablo Baraybar, antropolog ligjor, me origjinë peruane, njëzet vitet e fundit ka punuar si ekspert i OKB-së, mbi shumicën e skenave të krimeve të luftës dhe genocidit të planetit: Haiti, Ruanda, Bosnje, Kroaci dhe në Kosovë. Në këtë intervistë dhënë dje për gazetën Le Temps, Baraybar, shpjegon përpjekjen e tij për të hyrë në të ashtuquajturën "shtëpi e verdhë" (tashmë e lyer me të bardhë) në veriun e Shqipërisë. Ai ka hyrë në Shqipëri bashkë me përkthyesin e tij pa mandat kontrolli, njëherë si turistë, "por na kuptuan" sic shprehet peruani dhe më pas si "inxhinierë rrugësh". Përkthyesi është... Lulzim Basha, aktualisht ministër i brendshëm i Shqipërisë. "E kam dëgjuar vitin e kaluar të thotë se gjithë kjo histori e organeve ishte broçkulla. Ndërkohë që unë e di që ai di. Ai ishte me mua. Ai kishte dosjen" - thotë antropologu i njohur. Dhe jo vetëm kaq. Përkthyesi ka qenë aq i zellshëm sa ka spiunuar edhe çfarë tha prokurori që shoqëroi Baraybar dhe Bashën në vizitën e dytë, u mësonte banorëve të deklaronin.. Më poshtë, intervista e plotë e José Pablo Baraybar dhënë për Le Temps:




Le Temps: Z.Baraybar, kur dhe si kanë mbërritur informacionet e para?
José Pablo Baraybar: Kisha tashmë informacione në dosjet që kam gjetur kur arrita në Kosovë, në qershor të 2002-t. Por, dy muaj më vonë, ne kemi marrë nga një burim një dosje shumë precise mbi "shtëpinë e verdhë"



Le Temps: Kush jua dërgoi juve?
José Pablo Baraybar: Nuk mund t'i përgjigjem kësaj pyetjeje. Dosja përmbante tetë dëshmi të personave që nuk njiheshin mes tyre dhe kishin marrë pjesë në transportimin e të burgosurve nëpërmjet kufirit me Shqipërinë. Disa prej tyre i kishin shoqëruar viktimat deri tek "shtëpia e verdhë". Kishte madje fotografi të kësaj shtëpie, realizuar gjatë shpëtimit. Ajo ishte e verdhë por, dy vjet më vonë e kam gjetur të lyer në të bardhë.

Le Temps: E çfarë bëtë ju?
José Pablo Baraybar: Problemi i madh, është se UNMIK nuk kishte juridiksion mbi Shqipërinë. E pamundur të bëje një kërkesë zyrtare. Prandaj, për të tentuar të verifikoja disa informacione të dosjes, unë kalova kufirin si turist, në një makinë banale (të zakonshme). Përkthyesi im quhej Lulzim Basha. Ai punonte për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish- Jugosllavinë (TPIY). Më pas ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe e kam dëgjuar vitin e kaluar të thotë se gjithë kjo histori e organeve ishte broçkulla. Ndërkohë që unë e di që ai di. Ai ishte me mua. Ai kishte dosjen.



Le Temps: A ishte i frytshëm ky udhëtim?
Jo. Ne u prezantuam si inxhinierë të ngarkuar për të ndërtuar një rrugë. Ne bëmë pyetje në kampet e UÇK. Qëllimi ynë kryesor ishte varreza e Bicajt, në jug të Kukësit ku sipas dosjes gjendeshin trupa serbesh të Kosovës. Por na kuptuan dhe na u desh të iknim pa mundur të shkonim në Bicaj.



Le Temps: Më së fundi si mundet ju të kontrolloni Shtëpinë e Verdhë në shkurt të 2004?
Kjo ka qene shume e komplikuar. Na u desh të bindnim TPIY që s'ishte e interesuar aspak per kete çështje. Por vetem ajo mund te merrte autorizimin per te punuar ne Shqiperi. Perfaqesuesi amerikan ne Prishtine gjithashtu nuk ishte i interesuar.

Le Temps: Dhe çfare gjetët ju?
Puna ishte tmerresisht e veshtire. Këtë herë ne ishim të shoqëruar nga nje prokuror shqiptar qe nuk rreshtte së thëni se po humbnim kohën kot, se ishte shumë vonë, se duhet të ktheheshim etj. Sipas përkthyesit tim prokurori ju thoshte banoreve te shtepise (Familja Katuci) se si duheshin t'i pergjigjeshin pyetjeve tona. Gjetem ne nje kosh plerash pas shtepise qese me medikamente, kryesisht qetesues muscular, shiringa, biles dhe nje instrument transfuzioni. E gjitha kjo ne mes te asgjese. Ishte e paimagjinueshme qe ata banorë fshati të dinin te perdornin keto materiale. Prokurori shqiptar insistonte qe duhet te iknim. Ne patem akoma kohen te benim nje eksperiment me Luminol, nje produkt qe evidenton gjurmet e gjakut. Ne pame qartesisht dy linja ne kendin e djathte ne dhomen kryesore sikurse ne te gjitha anet e nje tavoline. Kishte gjithashtu gjurme ne mure. Ne nuk provuam ta merrnim nje pjese nga kjo sepse nuk kishim mjetet dhe Luminoli nga ana tjeter neutralizon elementet e gjurmes.



Le Temps: Dick Marty ju akuzon per mungese profesionalizmi ne kete kontroll....
Toni i raportit te tij ne kete episod eshte pak i forte dhe mund te interpretohet ne menyra te ndryshme. Do te deshiroja te kuptoja qe ai evokon kushtet shume te veshtira ne te cilat ne kemi punuar. Sepse e di qe une jam nje profesionist I mire dhe ne kemi bere nje pune shume profesionale duke patur parasysh kushtet.



Le Temps: Sipas mendimit tuaj çfare ka ndodhur ne kete Shtepine e Verdhe. Dick Marty
sygjeron qe ishte nje vend tranziti, torturash dhe testesh mjekesore por jo heqje organesh qe
duhet te kete ndodhur ne Fushe-Kruje prane aeropoprtit te Tiranes..
Eshte shume e veshtire ta thuash duke u nisur nga te dhenat qe mundem te mblidhnim. Do te duhej te mund te krahasonim: Te njejtat te dhena nese ekzistonin edhe ne shtepi te tjera ne Shqiperi te zgjedhura rastesisht. Eshte normale te gjesh gjurme qe mund te ishin gjak deri mbi mure dhe qe familja thote se kjo është per shkak se nje grua ka lindur atje?? E pastaj thone ne vazhdim ishte sepse ata vrisnin kafshe gjate dimrit ne dhome?? Por s'me mbush mendjen qe ky vend te kete qene nje klinikë. Duke pare izolimin e tij nuk ishte vendi ideal per te nxjerre dhe per te hequr veshka. Por eshte e mundur qe aty i pergatisnin njerzit. Per sa i perket mureve te mbuluar me gjak ne kemi gjetur në shume vende te tjera krimi ne Kosove.



Le Temps: Dick Marty thote qe te dhenat tuaja jane shkaterruar nga TPIY. Eshte e vertete?
I kam patur dhe une keto informacione dhe kjo nuk me habit. Ne 1999 police gjermane te derguar ne Kosove nga ana e TPIY mblodhen 400 kampione ADN-je dhe i derguan ne Gjermani. Ne 2002-shin i kam kerkuar keto ekzemplarë per identifikime. Gjermanet thane: sapo i shkaterruam, TPIY na tha qe mund ta benin kete gje.


Le Temps: Pas kontrollit te Shtepise se Verdhe çfare bete ju?
Nuk kisha asgje per te bere. Gjithcka ishte ne duart e TPIY.



Le Temps: E perse TPIY nuk beri asgje?
Eshte e çuditshme qe ish-prokuroria (Carla Del Ponte) publikon nje liber ku flet per kete, nderkohe qe ajo mundej te hapte nje hetim kur ajo ishte ne detyrë para 2007-es dhe kur gjykata duhet te perfundonte hetimet e saj. Ne e beme punen tone. Ata do te thone qe nuk kishin juridiksion mbi Shqiperine. Por sikur kjo t'ju interesonte, ata mund te ishin më aktiv. Ashtu sikurse ato mund te hetonin mbi 470 te zhdukurit pas mberritjes se KFOR-it.


Le Temps: Si e shpjegoni qe e verteta do kaq shume kohe qe te dalë?
Nuk e dija sot e kesaj dite se cila ishte strategjia e gjykates mbi Kosoven. Ata hetuan shume pak dhe dy akuzat e vetme te tyre nuk dhane asgje. Duhet thene qe policia e OKB ishte nje fatkeqesi. Ti ishe nje agjent qarkullimi ne Zvicer apo ne Angli dhe ja per gjashte muaj ne Kosove ngarkoheshe per nje hetim mbi krimet e luftes... Nga do t'ja filloje, çfare do te beje? Ne menyre me te pergjithshme, si mund te besh nje hetim mbi vendin qe te mirepret, ku drejtuesit kontrollojne vendin ku ti punon? A do te arrish dot te ekuilibrosh gjithçka ti ke kunder tyre? Njehere isha ne Prishtine me nje perfaqesues special te OKB-se, - nuk po jap emer - duke diskutuar per nje krim per te cilin UCK-ja ishte pergjegjese. Ai me tha: "Është Thaci aty te dera po pret, ai ndoshta vjen te me flase per te njejten gje si ty. A mund te dalesh nga porta mbrapa?" Eshte real-politikë, e kuptoj por nje krim eshte nje krim.

*Marrë nga gazeta "Le temps", një nga gazetat më të rëndësishme të Zvicrës.
Bashkë me Tribune de Geneve ajo është një ndër dy gazetat kryesore në frëngjisht.



José Pablo Baraybar, antropolog ligjor, me origjinë peruane, njëzet vitet e fundit ka punuar si ekspert i OKB-së, mbi shumicën e skenave të krimeve të luftës dhe genocidit të planetit: Haiti, Ruanda, Bosnje, Kroaci dhe sigurisht Kosovë. Atje, ai ka drejtuar nga 2002 në 2007, OMPF-në (Byroja e Kërkimit të të Zhdukurve dhe e Mjekësisë Ligjore). OMPF është krijuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara UNMIK. Në 5 vjet, nëpërmjet zhvarrimeve dhe identifikimeve, shërbimet e tij kanë çuar të paktën në 2 000 listën e personave të humbur nga konflikti. Në shumicën e rasteve në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (CICR) i kanë kthyer trupat familjeve të tyre. Në të njëjtën kohë, José Pablo Baraybar ka qenë gjithashtu, ndër të parët persona të informuar për trafikun e organeve që denoncon raporti i Dick Marty dhe një nga burimet e tij.



***


Pas reagimit zyrtar te Presidences, edhe kreu i PS-se, e ka quajtur denigrues raportin per trafikun e organeve dhe Dick Marty nje sharlatan. Deklarata eshte bere gjate bashkebisedimit me gazetaret, ne te cilen Rama ka kujtuar edhe qendrimet e meparshme te te njejtit person kunder Kosoves.


Nderkohe reagimi i presidences eshte bere permes zedheneses, e cila gjatë një deklarate për mediat në emër të kreut të shtetit, zyra për shtyp e presidentit i quan akuzat tërësisht dëmtuese për shqiptarët.



Raportuesi i KE-së Dick Marty tha dje se ka prova dhe fakte për implikimin e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi në trafikun e organeve, ndërsa ky i fundit mësohet se po shikon mundësinë për të çuar para drejtësisë Martyn dhe britaniken "Thë Guardian".


Menjëherë pas rezolutës së miratuar nga Komiteti ku behet thirrje për një seri hetimesh në nivel kombëtar, mbi raportin e Dick Marty, ka reaguar ky i fundit.


Gjatë një konference për shtyp raportuesi i KE-së Dicka Marty e quajti veten zëdhënës të viktimave dhe e cilësoi raportin si shumë serioz.


Të gjithë e dinin por askush nuk fliste, tha Marty, ndërsa shtoi se nuk janë bërë publike të gjitha detajet. Ai tha se ka prova dhe fakte nga persona të përfshirë në çështje.


Ai ka bërë thirjje që raporti i tij, i cili përfshin një periudhë dy vjeçare hetimesh të lexohet në mënyrë korrekte.


Ndërkaq kryeministri i Kosovës planifikon të hedhë në gjyq raportuesin e Këshillit të Evropës, Dick Marty.


Agjencia e lajmeve Associated Press citon një zyrtar të lartë të Kosovës të ketë thënë se kryeministri Thaçi ka kontaktuar me një zyrë avokatie për tu këshilluar rreth çuarjes para drejtësisë të Dick Martyt. Zyrtari, të cilin AP-ja e citon në kushte anonimiteti, ka theksuar se Thaçi po shikon mundësinë edhe të hedhjes në gjyq gazetën britanike "The Guardian".



Komiteti për Çështje Ligjore i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka bërë thirrje për një seri hetimesh në nivel kombëtar e ndërkombëtar lidhur me provat për zhdukje, trafikim, korrupsion dhe për lidhje mes grupeve të krimit të organizuar dhe rretheve politike, të paraqitura në raportin e Dik Martit.


Në një rezolutë të miratuar njëzëri nga Komiteti thuhet se "ka indikacione të numërta dhe që përputhen", të cilat konfirmojnë se shqiptarë dhe serbë të Kosovës janë mbajtur në mënyrë të fshehtë si të burgosur nën kontrollin e UÇK-së në veri të Shqipërisë. Këta kanë qenë objekt i trajtimit jo njerëzor dhe fyes, përpara zhdukjes.

Komiteti ka kërkuar nga EULEX-i të hetojë këto krime dhe kërkon nga vendet e BE-së që t'i japin misionit burimet dhe mbështetjen e nevojshme politike.



Detajet e raportit, si trafikoheshin organet

Sipas mediave të Kosovës, Dik Marti ka shfrytëzuar kryesimin e Këshillit të Europës nga Serbia për të përgatitur një tjetër raport linçues për Kosovën. Është, megjithatë, gazeta britanike "The Guardian", që në ballinën e saj, ka cituar pjesë të raportit të Dik Martit që ngre edhe një herë çështjen e "Shtëpisë së Verdhë" dhe gjoja trafikimin e organeve të serbëve. "Kryeministri i Kosovës është kreu i një grupi shqiptarësh "në formë mafie" përgjegjës për kontrabandën e armëve, drogës dhe organeve njerëzore nëpër Europën Lindore. Hashim Thaçi është identifikuar si "bosi" i një rrjeti që ka filluar të vërë në veprim reketet e tij kriminale në prag të luftës së vitit 1999 në Kosovë, dhe i cili ka ruajtur ndikimin e tij të fuqishëm mbi qeverinë e vendit që nga atëherë". Raporti i këtij hetimi dyvjeçar, i cili citon burime të tjera të FBI-së dhe të inteligjencës, është marrë nga "The Guardian". Ai përmend që Thaçi të ketë ushtruar "kontroll të dhunshëm" mbi tregtinë e heroinës gjatë dekadës së fundit. Në shkrimin e "The Guardian" thuhet se figura të rrethit të ngushtë të Thaçit janë akuzuar se kanë marrë pjesë në rrëmbimet dhe vrasjet pas luftës, veçmas të serbëve të vrarë, organet e të cilëve janë shitur në tregun e zi. Marti, një hulumtues për të drejtat e njeriut pritet ta prezantojë raportin e tij sot para 47 vendeve anëtare të Këshillit të Europës gjatë një takimit në Paris. Raporti flet për lidhjet e Hashim Thaçit me krimin e organizuar përgjatë një dekade, kur grupi i tij nga Drenica u bë faktori dominant, për të vazhduar se grupi më pastaj mori shtrirje të madhe, duke kontrolluar gjithçka. Në raport thuhet "raportet sekrete përgjatë një dekade e konfirmojnë lidhjen e Thaçit me drogën në pothuajse pesë vende. Në raportet e agjencive të huaja po ashtu thuhet se njerëzit e grupit të Drenicës janë lojtarët kryesorë. Marti kishte udhëhequr më herët delegacionin e KE-së që erdhi për të hetuar pretendimet për trafikim organesh të serbëve në "Shtëpinë e Verdhë" nga ana e UÇK-së, që nuk u vërtetua asnjëherë.



Detajet e reja të trafikut të organeve të të burgosurve serbë për të cilët dyshohet se janë kryer nga UÇK, sipas raportit të nga Dik Marti, thonë se godina e njohur si "Shtëpia e Verdhë", është përdorur si burg ku mbaheshin të burgosurit, ndërsa operacionet e heqjes së organeve kryheshin në një shtëpi tjetër në Fushë-Krujë, 20 km larg Tiranës. Raporti konkludon se e ashtuquatjura "Shtëpia e Verdhë" ku banon familja Katuçi nuk ishte vendi ku hiqeshin organet. Aty theksohet se serbët e burgosur ishin dërguar atje pasi Katuçi ishte zhvendosur dhe godina ishte bërë pronë e UÇK-së . Shtëpia e verdhë dhe burgjet e tjera "ad hoc" funksiononin si stacione ku agjentët e UÇK zgjidhnin kandidatët për të hequr organet. Pas kontrolleve mjekësore dhe testeve të gjakut ai thotë se "një grup" u dërguan në një shtëpi-fermë në Fushë- Krujë, në veri të Shqipërisë. Në raport konstatohet se disa nga këta të burgosur u është treguar për fatin që i priste dhe thuhet se i kanë kërkuar që të "mos priteshin në copa". Sipas dëshmive të mbledhura në raport të gjithë të burgosurit vriteshin, zakonisht duke u qëlluar me një plumb në kokë, përpara se të operoheshin për tu marrë një apo më shumë organe. Organet besohet se dërgoheshin në Turqi, në një grup kriminal të drejtuar nga Jusuf Sonmez, i njëjti doktor turk në kërkim nga interpoli për përfshirjen e tij në aferat e dyshimta të klinikës "Medikus".
Senatori zviceran kreu një hetim dy vjecar në lidhje me krimin e organizuar në Kosovës pasi Këshilli Europian mandatoi atë për të hetuar pretendimet për trafikun e organeve nga ana e UÇK-së pas mbarimit të luftës me Serbinë, në vitin 1999. Prokurori i Bashkimit Europian Jonathan Ratel ka treguar në seancë se organet hiqeshin ilegalisht nga viktimat dhe transplantoheshin në klientë të pasur, në klinikën e njohur "Medikus". Ratel deklaroi se mes atyre, "të cilët paguanin deri në 90 mijë euro për tregun e zi të veshkave, përfshiheshin dhe pacientë nga Kanadaja, Gjermania, Polonia dhe Izraeli". "Historia do të ishte mjaft tronditëse nëse do të përfundonte këtu. Por ajo çfarë gjykata nuk dëgjoi ështe se klinika "Medikus", sipas një raporti të Këshillit Europian, është e lidhur me një rrjet të gjerë organizatash kriminale shqiptare. Ato kanë thënë se kanë pasur lidhje të ngushta me zyrtarë të qeverisë së Kosovës, përfshi dhe Kryeministri Hashim Thaçi". Sipas raportit akuzat për trafikun e organeve i referohen një dekade më parë, kur, thuhet se janë kryer operacione për të hequr veshkat nga viktimat e vrara. Një numër i vogël i të burgosurve, thuhet në raport, ishin transferuar në një klinikë të improvizuar në veri të kryeqytetit Tiranë, ku ata qëlloheshin në kokë përpara se tu hiqeshin veshkat. Dyshimet dolën në sipërfaqe 2 vjet më parë, kur ish-kryeprokurorja e Hagës, Karla Del Ponte tha se ajo ishte penguar të hetonte mizoritë që dyshoheshin se ishin bërë nga UCK.


Grupi "Drenica" kontrollonte trafikun

Sipas raportit të Dik Marti 40 robër mbijetuan duke u mbajtur të burgosur në Shqipëri dhe janë gjallë sot. Të tjetër mendohet se janë vrarë. Sipas raportit, grupi i njohur si "Drenica", i udhëhequr nga Hashim Thaçi, u bë fraksioni dominant në UÇK dhe ishte organizata kryesore përgjegjëse për trafikimin e të burgosurve përmes kufirit. Marti shkruan në raport se ka prova të cilat vërtetojnë se ushtria guerrilase e Kosovës formoi një "bastion të frikshme në ndërmarrjet e krimit te organizuar". Sipas Marti, në 1999 raportet e inteligjencës identifikonin Thacin si "krimineli më i rrezikshëm" i UÇK-së. Në raport përmendet emri i Shaip Mujës, një mjek, ish-komandant i UÇK-së dhe bashkëpunëtor i Thaçit, i cili aktualisht është këshilltar politik i kryeministrit për çështjet e shëndetit. "Kemi zbuluar një sërë indikacionesh mbi rolin qendror të Mujës në rrjetet ndërkombëtare, ku përfshet trafikimi i njerëve, procedurave të jashtëligjshme kirurgjikale". Marti thekson se ky raport nuk është një hetim penal dhe se nuk është në gjëndje të shpallë gjykime për fajësi apo pafajësi, por fokusohet në një figurë kryesore e cila ka luajtur një rol qendrën në trafikun e organeve.

Reagimet


Berisha: Raporti i Martit, i pabazë

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka vlerësuar si të rremë dhe të pabazë raportin e anëtarit të APKE, Dick Marty, mbi kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Qëndrimin e tij Berisha e ka shprehur në një takim me drejtorin e përgjithshëm për Demokracinë dhe Cështjet Politike të KiE, Jean Louis Laurens. "Është një raport tërësisht i pabazuar në asnjë fakt, evidencë apo realitet, cka dëshmon për një anësim politik të qartë të autorit, duke përbërë një abuzim flagrant me autoritetin e Këshillit të Europës", ka deklaruar Berisha.


Krasniqi: Raporti i Martit, racist

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar dje me një deklaratë lidhur me projekt-raportin e Raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti. Me këtë rast, ai ka shprehur indinjatën e thellë për këtë projekt-raport, të cilin e quan absurd të mbushur me trillime të pastra, fakte dhe hamendësi të paqena dhe të pavërtetuara nga drejtësia ndërkombëtare. "Ky projekt-raport nuk është gjë tjetër, pos vazhdim i deklaratave shpifëse dhe të papërgjegjshme të librit të ish-Kryeprokurores së Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krime të Luftës në ish-Jugosllavi, zonjës Karla del Ponte. Ky projekt-raport është qartësisht i njëanshëm dhe përmban edhe deklarata raciste, kur flet për "strukturën klanore" të shoqërisë shqiptare të Kosovës dhe për "mungesën e një shoqërie civile të vërte

Saturday, December 18, 2010

Dokumentari:Video të çuditëshme nga ÇudiraShqiptare.com




























10 buzet me seksi 2010

2010 po mbyllet dhe tani eshte koha e klasifikimeve.
Siti francez Staragora na ofron ate qe lidhet me buzet me seksi. Ja dhe klasifikimi:

01-Angelina-Jolie1. ANGELIN JOLIE
02-Jessica-Alba2. JESSICA ALBA
03Scarlett-Johannson3 SCARLETT JOHANNSON
04-Monica-Bellucci4. MONICA BELLUCI
05-kim-KArdashian5. KIM KARDASHIAN
06-Penelope-Cruz6 PENELOPE CRUZ
07-Rihanna7. RIHANNA
08-Eva-Mendes8. EVA MENDES
09-Megan-Fox9. MEGAN FOX
10-Charlize-Theron10. SHARLIZE THERON

Flamuri shqiptar, i pikturuar më 1459

Nga prof. Jaho Brahaj*
image

Një version i prejardhjes së flamurit të shqiptarëve, i vendosur shumë më herët në histori, me kohën e kultit pagan të diellit dhe simbolikës që përfaqësonte atë

Shqiponja dykrenore është e dokumentuar qartësisht tek paraardhësit tanë, që nga shek. VI p.e.r.(para erës së re). Që në periudhën e bronzit kemi nga paraardhësit tanë, me formën e artit të lashtë, të dëshmuara koka të shpendit me drejtime të kundërta në objekte kulti dhe zbukurimi, por që gjithmonë edhe këto të dytat kanë ngarkesa religjioze të besimeve të lashta. Dy kokat e shpendit kultik janë të pranishme në të gjitha epokat që kaloi populli ynë deri në ditët e sotme. Interesi ynë është tek shqiponja dykrenore, që është emblema e flamurit kombëtar shqiptar. Shqiponjën dykrenore, së pari, e njohim tek Perandoria Hitite, 12 shekuj p.e.r., e pothuajse të njëkohshme pak më vonë e kemi tek popujt e Mesopotamisë së lashtë dhe në rajone të Iranit të sotëm. Në lashtësi dhe në vazhdim shqiponja dykrenore përfaqëson fuqinë diellore në këtë e atë botë, botën tokësore dhe botën e përtejme, ditën dhe natën, si një trup i vetëm që ekziston i shfaqur vetëm me njësinë brenda unitetit të dyzuar. Përfaqëson ekuilibrin e ndryshimit ritmik të errësirë-dritës, të lëvizjes qiellore, që sjell ndryshimin e stinëve në mënyrë ritmike.

Në një fjalor lexojmë se ajo paraqet mashkullin dhe femrën (në bimësi dhe në qeniet e gjalla), si dy të kundërta të një uniteti të përbashkët.

Në vazhdimësi do të hedhim dritë mbi kulte, besime e rite të trashëguara tek kombi ynë, nga lashtësia e deri në ditët e sotme, që lidhen me shqiponjën. Ndalemi dhe veçojmë dy nga këto atribute të shqiponjës dykrenore të dëshmuara tek paraardhësit tanë. Shqiponja dykrenore përfaqëson dritën, por dhe errësirën. Kjo na trashëgohet edhe nga gojëdhëna e lashtë e ruajtur në kronikat e Gjon Muzakës. Ky na shpjegon se simboli i lashtë epirot nga rridhte dera e tij, ishin dy pishtarë: kur njëri ndizej, tjetri shuhej e kështu me radhë, kur drita agonte nuk kishte errësirë, dhe kur errësira binte, nuk kishte dritë. Kjo është e lidhur me besimin e popullit tonë (dhe pothuaj mbarë popujve të botës), se kur dielli ndriçon botën tonë, atje (në botën e përtejme), nuk ka dritë dhe kundërta. Shqiponja udhëtonte sipas besimeve të lashta deri tek dielli, kjo e dëshmuar në mitet e besimet e Dodonës Pellazgjike, me shqiponjën me simbolin e rrufesë ndër kthetra që ia sillte Zeusit.

Që shqiponja udhëtonte drejt lartësive të qiellit, është e dëshmuar dhe në Bibël.

Shqiponja drejtonte diellin që të lindte në botën tonë (sipas besimeve të lashta), por dhe e përcillte për të ndriçuar në botën e përtejme. Ajo kishte pushtet në drejtim të Lindjes nga kishte vazhdimisht të drejtuar njërën kokë, por edhe në Perëndim, për ku e përcillte diellin, nga ku e kishte të drejtuar tjetrën kokë.

Shqiptarët e kanë paraqitur shqiponjën, që në kohë të lashta, në objekte kulti e në artin popullor, pra mijëra vite përpara se ta vendosnin në stemat e tyre dhe në flamur.

Tempulli më i lashtë në Ballkan, Dodona, kishte kultin e shqiponjës lajmëtare të Zeusit dhe në disa raste vetë Zeusi paraqitej grafikisht në formën e shqiponjës. Populli ynë në vazhdimësi kultin e shqiponjës e ruajti dhe e kishte pjesë të strukturës shpirtërore, kjo e ruajtur dhe në dekoracione dhe objekte kulti. Kjo nuk do të thotë se nuk e kishin dhe popuj të tjerë të lashtë. Shqiponjën dykrenore e kemi tek paraardhësit tanë, ilirët, të dokumentuar që nga shek. VI p.e.r, fakt i cili qartëson, që kjo formë grafike e shqiponjës dykrenore nuk u huajt nga popujt e tjerë pas kësaj kohe. Dëshmi të tërthorta na thonë se shqiponja dykrenore ishte e njohur që në muzgun e historisë tek popullsia paraardhëse e Ballkanit. Ka referenca për objekte kulti që paraqesin shqiponja dykrenore janë zbuluar në rrënojat e tempullit të Dodonës, por kjo është e padokumentuar grafikisht, prandaj si kohë e dëshmisë materiale mbetet e sigurt shek. VI p.e.r. Shqiponjën-kult dihet se e kanë shumë popuj, deri dhe aztekët e Amerikës, por me dy kokë vetëm hititët, popullsia e vjetër e Iranit dhe ilirët e njihnin dhe e praktikonin. Kur flasim për shqiponjën dykrenore në Ballkan, janë iliro-arbrit që e kishin, dhe si rrjedhojë, ata ua dhanë të tjerëve. Më vonë e shohim se e kanë bizantinët, për të cilët nuk dihet me siguri se a u fiksua në stemë më parë tek ata (bizantinët) me paleologët apo tek shqiptarët. Paleologët (perandorë bizantinë) e përvetësuan dhe fiksuan në stemë në fillim të shek XIII. Në këtë kohë tek shqiptarët e kemi tek dera Gropa (shek XIII), kurse për derën Kastrioti e dimë se e kishin paraardhësit e Skënderbeut, d.m.th. para shekullit XV. Aranitët që e kanë edhe ata shqiponjën dykrenore, e kanë zanafillën e dokumentuar që nga shek. XI.

Më përpara nga popujt e tjerë të Ballkanit dhe Evropës, shqiponjën njëkrenore të stemave heraldike familjare e gjejmë tek arbrit. Gjurmët më të hershme i kemi me Principatën e Arbrit, ku natyrshëm edhe në flamurin shtetëror të këtij formacioni politiko-shtetëror, është shqiponja njëkrenore në shek XII. Kjo do të thotë se shqiptarët e praktikonin para fqinjëve të tyre ballkanikë këtë simbol në flamur.

Në shek. XIV në Arbëri praktikohej në emblema dhe në flamuj shqiponja dykrenore. Shqiponja dykrenore në stema dhe në flamuj mesjetarë ndoshta është bashkëkohëse me paleologët bizantinë, por është e sigurt se tek arbrit është shumë përpara serbëve, rusëve, hasburgëve të Austrisë, Perandorisë së Shenjtë Romake etj. P.sh. rusët e morën nga martesa e Sofia Paleologut me djalin e Carit të Rusisë. Martesa u bë më 1472 me ndërhyrjen e Vatikanit. Shqiponja dykrenore u vendos në stemat ruse disa vite pasi dhëndri u kurorëzua Car. Pas shkatërrimit të Perandorisë Bizantine nga otomanët me një shpejtësi të vrullshme në heraldikë në shumë vende dhe familje evropiane u përqafua shqiponja dykrenore. Të gjithë donin të shpallnin trashëgiminë ose veprat për mbrojtjen (!) e kësaj perandorie. Shqiponja dykrenore nuk u ruajt dhe trashëgua nga hititët në vazhdimësi, as tek iranianët. Ajo u ruajt që nga shekujt e mijëvjeçarit të parë p.e.r. vetëm në truallin ballkanik nga arbrit dhe nga Bizanti. Ajo si simbol u përhap me shpejtësi në mbarë Evropën.

Flamuri i shek. XV i kombit tonë me shqiponjën dykrenore u ruajt në vazhdimësi vetëm tek shqiptarët. Në Evropë asnjë flamur nacional nuk ka vazhdimësi në pesë shekuj, prandaj flamuri kombëtar shqiptar renditet si flamuri më i vjetër në Evropë. Duke marrë parasysh se simboli kultik i shqiponjës dykrenore është pjesë e kulturës shpirtërore e materiale të ilirëve e në vazhdimësi deri në ditët tona, atëherë konkludohet se është simboli i flamurit më të lashtë në Evropë dhe nga më të lashtët në botë.

Shqiponja si kult iliro-shqiptar

Dëshmitë e para të hyjnizimit të shqiponjës dykrenore tek paraardhësit tanë

Që në kohët e lashta banori pellazg (protoilir), ka besuar në fuqitë e mbinatyrshme duke menduar se ato i paraprinin fatit të tij. Ai besonte se nga hyjnitë varej lindja dhe vdekja, sëmundjet dhe shëndeti, moti i thatë, që sjell urinë ose moti i mirë e shiu, që sjell begatinë, po kështu për mbarëvajtjen e gjahut etj. Kjo solli që besimi të jetë drejtuar tek objekte të natyrës, si kafshë, fenomene të natyrës, që me hyjnizimin e tyre banorët të mbrohen e t'i marrin me të mirë këto veprime e fenomene. Në periudhën më të lashtë primitive, besimi ishte në hyjnizimin e objekteve që e rrethonin dhe në fenomene natyrore, që shoqëronin jetën në stinët e ndryshme. Ndër të gjithë popujt primitivë, si e dëshmojnë objektet arkeologjike dhe studimet, dielli ishte objekt kulti. Ky është i hyjnizuar dhe nga banorët e lashtë parailirë të Ballkanit, ku banonin stërgjyshërit e shqiptarëve, pellazgët.

Simboli i diellit në inventarin arkeologjik, të dëshmuar në territoret që nga jugu i Danubit, brigjet e detit Adriatik e Jon e deri në Azinë e Vogël, ku shtriheshin ilirët simbolizohej në një larmi formash, ku dallohen ornamente në formë spiraleje, kryqi dhe svastika, që paraqet diellin në lëvizje etj. Karro ose varka diellore, që aq shpesh është e dëshmuar në truallin ballkanik dhe në mënyrë të veçantë në tokat, ku më vonë shohim të jetë fisi i liburnëve, shpreh besimin për transportimin diellor nëpër kupën e qiellit. Tek paraardhësit tanë, për tërheqjen e karros diellore nëpër kupën e qiellit kemi dëshmi arkeologjike që nga koha e bronzit (shek XXI-XII p.e.r.), që besohej se këtë karro e tërhiqnin shpendët. Njohim mitin grek, ku Apoloni, hyjni e diellit, udhëtonte për në veri, ku banonte në muajt e dimrit për t’u kthyer në pranverë. Në këtë rrugë, sipas besimit mitologjik, Apoloni, perëndia Diell, ka hipur mbi një (shpend) mjellmë, ose udhëton në karron (ose varkën), të cilën e tërhiqnin shpendët. Duket se udhëtimet e tufave të shpendëve shtegtarë kanë nxitur fantazinë dhe kanë krijuar lidhjen e këtij fenomeni me stinën e ftohtë, kur dielli na jep më pak nxehtësi dhe me stinën e kthimit të këtyre shpendëve, kur dielli ka më shumë forcë. Albanologët për shpjegimin e objekteve arkeologjike të kulturës pellazge, "protoilire" thonë: "Funksionet profilaktike dhe apotropoike me siguri i kanë pasur edhe protomet e shumta të shpendëve. Këtë e dëshmojnë varëset me figura të shpendëve dhe paraqitjet e shumta të tyre prej qeramike dhe bronzi, si dhe fibulat, parzmoret etj, që hasen dendur në arkeologjinë e trevës ballkanike"(1). Këto objekte, sipas botëkuptimit të lashtë, i sillnin shërbim mbarësie dhe e mbronin atë që i mbante këto varëse, që nëpërmjet shpendit përfaqësonin dritën, kultin e diellit. Në dëshmitë arkeologjike të truallit pellazgo-ilir, në funksion të tërheqjes dhe të drejtimit të karros diellore, shpendët dokumentohen përpara se të na shfaqen kuajt tërheqës, kjo dhe për funksionin udhërrëfyes, që u atribuohej shpendëve nga kjo popullsi. Për figurën e kalit në këtë funksion, studiuesit shfaqin mendimin, se ka ndikuar botëkuptimi shpirtëror i kalorësve nomadë (2). Monumentin më me interes për mitin e lashtë ballkanas, për rrugën e diellit nëpër kupën e qiellit, e gjejmë në karron prej bronzi, që është zbuluar në Gllazinas (3). Interes paraqesin disa varëse të vogla prej qelibari e bronzi me nga dy krerë shpendësh, të vendosura me kokë në të kundërt të njëra-tjetrës të bashkangjitura, që shëmbëllejnë si një trup i vetëm me dy kokë. Këtu shohim fillimin e shembulltyrës së shqiponjës dykrenore tek ilirët, si një simbol me veti hyjnore, por me elemente të një gjymtyre të hiperbolizuar. Trashëgimia mitologjike e paraardhësve tanë është plot me shembuj të tillë, si për figura me veti mitologjike të së keqes dhe me hyjni. Mund të përmendim kuçedrën me 2, 5 e 7 krerë, ciklopin me një sy, shqiponjën me dy krerë, bajlozin me 7 krerë etj. Një dukuri tjetër e sendërtuar në monumente arkeologjike të një kohe të lashtë, e dokumentuar në mbarë truallin ilir e më gjerë, është lufta e shqiponjës me gjarprin. Shqiponja këtu, sipas mitologëve, përfaqëson fuqinë e dritës, që lufton kundër fuqive të errësirës nëntokësore, e simbolizuar me gjarprin. Gjarpri përfaqëson botën nëntokësore, errësirën e përtej varrit, hadin. Ky besim e luftë ndërmjet hyjnisë së dritës dhe errësirës është pasqyruar edhe në objekte të tjera, të ruajtura deri në shekullin tonë, duke u pasqyruar veçanërisht në gdhendjet në gur e dru(4). U ndalëm në disa dëshmi shumë të lashta të paraardhësve në truallin tonë, ku shpendët e në mënyrë të veçantë shqiponja, ishin simbol të diellit d.m.th. të dritës, ku i njohim të dëshmuara në simbole me dy kokë shpendësh, në disa objekte religjioze pagane e më vonë të mbartura e përvetësuara nga krishterimi.

---------

1). A. Stipçeviç: Ilirët, historia, jeta, kultura, simbolet e kultit. Rilindja, Prishtinë, 1990. f. 303. Stipçeviçi, kur flet për ilirët para shekullit V p.e.r., i quan protoilirë-pellazgë. Ne të gjithë veprën në fjalë, A. Stipçeviçi edhe banorin e kulturën e kohës së neolitikut në trojet në jug të Danubit, i quan ilirë. Nga studiuesit e sotëm shqiptarë nuk ekziston kurrfarë dyshimi se ilirët (parailirët - protoilirët - ilirët e vjetër - ilirët), që jetuan në Gadishullin Ballkanik, që në epokën e hekurit, kanë qenë po aty edhe në epokën e bronzit, dhe janë pasardhës të drejtpërdrejtë të grupeve etnike më të vjetra të prehistorisë. Për këtë shih: Kuvendin e Parë të Studimeve Ilire, të vitit 1972 dhe Kuvendin e Dytë të Studimeve Ilire, të mbajtur në Tiranë në vitin 1984.

2). G. Kossack supozon se kuajt kanë zëvendësuar në mitologji në Ballkan, vendin, që më parë e kanë pasur shpezët në qerre të tilla, ose kanë bashkëjetuar në të njëjtën kohë, por vetëm përkohësisht. Shih A. Stipçeviç; Iliria… f. 334.

3). A. Stipçeviç, vepër e cituar, faqe 301.

4). Kujtojmë këtu emblemën e kështjellës së Lezhës, që na e përshkruajnë T. Ippen, De Grand, Preng Doçi etj, dhe emblemën në Laçaj të Pukës, që ruhej deri në mesin e shekullit XX, në kullën e Imer Bardhoshit.

FLAMURI KOMBËTAR SHQIPTAR ËSHTË TRASHËGUAR NGA DERA E KASTRIOTËVE

Dëshmitë në piktura dhe harta të vjetra ku zotërimet e Skënderbeut paraqiten nën simbolin e shqiponjës dykrenore

Figura e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, qëndron në kulmin e panteonit të kombit shqiptar, sepse veprimtaria e lavdishme të epokës së tij, solli procese të mëdha historike gjithëpërfshirëse kombëtare. Gjatë periudhës më se njëshekullore të luftës kundër furisë pushtuese të osmanëve, sidomos gjatë viteve të qëndresës nën udhëheqjen e Skënderbeut, u kristalizuan tiparet kombëtare, që erdhën prej thellësive të shekujve dhe u çimentuan në këtë fund mesjete.

Është i njohur fakti, që shqiponja dykrenore u pranua njëzëri, si flamuri i kombit shqiptar, më 2 mars 1444. Dihet se flamuri, që u shenjtërua i tillë, ishte simboli heraldik administrativo-politik i Dinastisë Kastrioti, të cilët e trashëgonin, si shenjë dhe flamur, që shumë kohë përpara shekullit XIV. Ruajtja e flamurit kombëtar shqiptar në shekujt e robërisë pesëshekullore, është e lidhur dhe në traditën e lashtë të paraardhësve të shqiptarëve me kultin e shqiponjës. Gjatë gjithë rrugës së mbijetesës nga prehistoria dhe iliro-arbëresho-shqiptarët e ruajtën kultin e shqiponjës, dhe kjo është një ndër faktorët që simboli heraldik kombëtar (flamuri kombëtar shqiptar), i përcaktuar nga Kuvendi Shqiptar i Lezhës të pranohej, sepse ishte edhe pjesë përbërëse e pasurisë shpirtërore tradicionale mbaretnike. Fakti që perandoria bizantine e mori dhe e përdori shqiponjën dykrenore nga fondi kulturoro-shpirtëror i Ballkanit, nuk duhet të shihet si huazim, më vonë tek shqiptarët. Studiuesit kanë vënë re dhe kanë konkluduar se "Shqiponja dykrenore e Skënderbeut nuk ishte ndikim nga "faktori bizantin", por ishte përfytyrim i një kulti të paraardhësve të shqiptarëve"(1). Flamuri kombëtar i pranuar nga Kuvendi Shqiptar i Lezhës nuk ishte vetëm akti i pranimit të një simboli heraldik kombëtar, por përkoi me atë, që ky simbol kultik e shpirtëror u bë edhe simbol politik dhe identiteti etnik. Prej shekullit XV e këtej, tek ne shqiptarët, ky simbol kombëtar mbështolli rreth vetes atribute të shumta të shenjta. Shqiptarët, që nga shekulli XV, në flamurin e tyre shihnin vazhdimin simbolikisht të kultit të hyjnisë, së bashku me shenjën etniko-historike të bashkimit shtetëror e politik të kombit shqiptar. Deri më sot na ruhen disa monumente e dokumente, që e pasqyrojnë motivin e shqiponjës së Kastriotëve. Ky simbol, që është njëkohësisht edhe shqiponja e flamurit tonë kombëtar, ruhet në varrin e nipit të heroit tonë Konstandin Kastrioti në Napoli, në disa stema të kështjellave të Puljes, ku jetuan pasardhës të kësaj dere. Para epokës Skenderbejane e kemi në kishën e kështjellës së Jashanicës së Epërme të komunës së Klinës e në Prizren, ruhet e gdhendur në murin e manastirit shqiptar ortodoks të Mbigurit në Dibër, në një afresk të zbuluar rishtazi në Rodon. Në gjurmën e vulës së Skënderbeut është ruajtur mbi dokumente të kancelarive të huaja. Në një hartë të vitit 1459 ruhet paraqitja grafike e flamurit tonë në përmasa shumë të vogla e në monumente të tjera.

E dhëna e rëndësishme, si e thamë e Barletit, për flamurin tonë kombëtar është në faqen 15 rekto (vijuese) të Historisë në fjalë: "…et reliqui Epirotici generis mox abiecta Amurathis memoria nouuam ducem et nota olim signa aquilasq; (nam rubea vexilla nigris et bicipitibus distincta aquilis (id gentis insigne e rat) gerebat Scanderbegus)”. Për njohjen e mendimit, që ka shprehur Barleti për flamurin dhe shqiponjën ndihmon shumë shënimi anësor, që ai i ka vënë frazës përkatëse në tekstin e veprës. Shënimi anësor i ka dalluar qartë se në frazën për flamurin, fjalët ‘vexillum’ dhe ‘insignia’ nuk janë përdorur nga Barleti si sinonime, siç ka kujtuar S. Prifti në përkthimin e kësaj vepre, por si dy terma të ndryshme. Shënimi anësor përkthehet: "Tregohet se cilët ishin flamujt dhe shenjat (simbolet) e gjindjes dhe të familjes Kastrioti".

Nga gojëdhënat dhe tradita folklorike e ruajtur tek arbëreshët e Italisë, e sidomos të Sicilisë, rezulton se Malet e Himarës, ishin pjesëtarë të ushtrisë së Lidhjes në betejën e Beratit të vitit 1455. Këngët kujtojnë edhe komandantët himarjotë (Labëria e sotme) që u vranë në këtë betejë, Pal Golemi nga familja fisnike e Golemëve dhe Nik Peta i Labërisë. Që himarjotët e njohën për kryekomandant Skënderbeun, flet edhe dokumenti i ruajtur në arkivat e Vatikanit i disa dhjetëvjeçarëve të mëvonshëm. Pra, nga jugu, Shteti Shqiptar i shek. XV pati përkohësisht shtrirje të paktën deri rrëzë Delvinës, por jo Gjirokastrën, që turqit e kishin pushtuar më parë. Shembulli dhe jehona e shtetit shqiptar, u bënë frymëzim dhe për qëndresën e shqiptarëve të Peloponezit. Dokumentet flasin se shtrirja territoriale e shtetit shqiptar i ka ndryshuar kufijtë gjatë atyre 24 viteve jetë. Aksionet luftarake, që mori Skënderbeu në thellësi të tokave shqiptare të pushtuara deri në Shkup, në Ohër, në Tivar, krijuan lidhje dhe me fisnikët shqiptarë të viseve të largëta, nxitën e kontribuan për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve kudo që ata banonin në tokat e tyre.

Në Lidhjen Shqiptare morën pjesë pa dallim shqiptarët; si katolikët latinë po ashtu dhe ortodoksët, që tregon se shteti shqiptar mesjetar ishte një bashkim politik etnik dhe jo mbi baza fetare.

Vizatim i Flamurit Kombëtar Shqiptar në vitin 1459

Në vitin 1980 nga “The Newberry Library” në Çikago të ShBA u organizua një ekspozitë me harta, dorëshkrime dhe të shtypura. Në këtë ekspozitë, me rëndësi të veçantë për kulturën tonë ishte Harta Portollane e Mesdheut, dorëshkrim (monuscript) e pikturuar në pergamen në vitin 1459. Harta është pronë e bibliotekës "The Nowberry Library" të Çikagos dhe përfshihet në koleksionin "Edward E. Ayer" me shifër ms (monuscript) map no.3. Harta ka shënimin: "Petrus Roselli compossuit hanc cartam in civitate maioricarum anno domini MÇCLVI"2. Kjo është e punuar me dorë dhe e pikturuar me ngjyra, siç ishte zakoni i atyre shekujve, kur nuk ishte shpikur shtypshkronja. Ky dokument është i rëndësishëm, sepse për herë të parë kemi të dokumentuar grafikisht flamurin tonë, vetëm pak vite pasi ky flamur u vendos e u pranua njëzëri si flamuri i mbarë shqiptarëve. Ky vizatim është i njëjtë nga ana grafike me ato simbole, që kemi të përshkruara nga dokumentet dhe historianët shqiptarë dhe të huaj më vonë, si Barleti, Dh. Frengu e të tjerë sipas të dhënave të tyre.

Pas kthimit të disa pronave kishtare komuniteteve fetare, filloi dhe interesimi i këtyre të fundit për studimin e tyre, ruajtjen dhe rindërtimin. Një ndër këto prona është Kisha e Shnandout në Rodon (sot fshati Muzhel), ku ruhet dhe shqiponja e Kastriotëve e pikturuar. Për këtë kishë dokumentet flasin që e ka ndërtuar Gjon Kastrioti dhe e rindërtoi i biri, heroi ynë i njohur, Skënderbeu.

Është kujdesi dhe interesi i At Zef Pëllumbit, i nisur nga gjurmët e afreskave në muret e kësaj faltoreje të vjetër, që çuan në zbulimin e kësaj shqiponje. Shqiponja është në afreskun e realizuar në brezin e poshtëm të faqes së harkuar të murit të absidës. Në krahun e djathtë të shqiponjës dykrenore dallohet figura e një kalorësi e po në këtë krah afër tokës dhe dy shpendë të tjerë. Shqiponja është e pikturuar me ngjyrë të kuqe, të hapur mbi suva të bardhë dhe në disa pjesë na ka arritur e dëmtuar, por që dallohet qartë dhe, pa dyshim, se është me dy kokë.

Vepër përkujtimore e vitit 1500 me shqiponjën e Kastriotëve.

Pasardhësit e Dinastisë Kastrioti në shekujt pasardhës, si trashëgues të njërit prej heronjve të Evropës së shekullit XV, që la gjurmë në vendet e përtejdetit në dokumente e monumente, që ruhen deri më sot e kanë vlera historike e kulturore për Arbërinë e atij shekulli.

Lapidari që ka vlera arkitektonike e historike, ruhet edhe sot në kishën Santa Maria La Nova të qytetit të Napolit. Fotografinë e këtij monumenti, që po e botojmë, pati mirësinë të na e fotografojë një pasardhës i Dinastisë Kastrioti, Gjorgjio Maria Kastrioti Skanderbeg, me banim në Napoli. Monumenti ka dhe pllakën me mbishkrimin kushtues dhe emblemën heraldike të peshkopit të Izernies, nipit të heroit tonë, Konstandin Kastrioti. Meqenëse monumenti botohet i plotë për herë të parë në Shqipëri, na u dha mundësia dhe të botojmë tekstin i saktë të tij epigrafik dhe përkthimin, i cili nga mosnjohja e fotokopjes origjinale, në botimet e mëparshme, i kishte shpënë studiuesit në disa gabime e pasaktësi. Në këtë lapidar mortar ruhet dhe emblema e peshkopit K. Kastrioti, e gdhendur, e njëllojtë, dy herë, majtas dhe djathtas.

Himarë

Në kishën e kështjellës së Himarës janë gdhendur në gur, sipër portës, katër shqiponja dykrenare. Sipas formës grafike, dy shqiponjat, që janë në pozicionin sipër, janë të simbolistikës religjioze dhe dy shqiponjat më poshtë në qemerë, janë shqiponja-emblemë heraldike. A kemi këtu shqiponjën-emblemë të flamurit tonë kombëtar, që trashëgohet nga dera e Kastriotëve? Që krahina e Labërisë ishte e lidhur me shtetin shqiptar të udhëhequr nga Skënderbeu, kemi të dhëna të bollshme për ta pranuar. Sipas dokumenteve, kështjella e Himarës u rrënua në vitin 1479. Në vitet 1481-82, nën udhëheqjen e djalit të Skënderbeut, Gjon Kastrioti, flamuri me shqiponjën dykrenore ishte në ballë të kryengritjes, dhe fillimi i kryengritjes ishte Himara (Labëria). Ky fakt mjafton për të thënë, që edhe në qoftë se nuk e njihte e nuk e praktikonte Labëria deri në këtë datë flamurin kombëtar, tani ajo luftonte për këtë flamur. Ka mundësi që në shekujt në vazhdim (shek. XVI-XVII), u bë gdhendja e shqiponjave dykrenore në harkun e portës së rindërtuar të kishës e të kështjellës së Himarës. Kurora që u vendos sipër dy kokave të shqiponjës është tregues i konceptit të shqiptarëve, që periudhën e Skënderbeut e quanin koha e mbretërisë shqiptare ashtu si dhe Krerët e Parësisë së Arbrit në vitin 1593. Që lebërit e quanin veten si pjesë vazhduese e Shtetit Shqiptar të Skënderbeut, flet qartë letra, që ata i dërguan Papës (Gregorit XIII) në korrik 1577 ku deklarojnë: "Le ta dish At i shenjtëruar se qysh kur vdiq trimi i lavdishëm, shumë i Kthjellti Skënderbeu, Mbreti ynë që quhej Kastrioti…"3

Flamuri shqiptar tek arbëreshët e Italisë. (1479 – 1912)

Pasi pamë se flamuri kombëtar ishte i ruajtur në kujtesën e popullit dhe në kulturën tradicionale materiale, të vështrojmë nga arbëreshët e Italisë. Të dhënat e para për flamurin shqiptar, në tokën italiane, i kemi nga Barleti, në përshkrimet që i bën fushatës luftarake të Skënderbeut në Pulje, në ndihmë të mbretit të Napolit. Aty vë në dukje se kalorësit e tij mbanin flamur, në fushën e të cilit: "...rrinte një shqiponjë e zezë me dy krerë...4". Pas kryengritjes së shqiptarëve të viteve 1480-81, nën udhëheqjen e Gjon Kastriotit, djalit të Skënderbeut, shumë luftëtarë u detyruan të emigronin. Një dokument i Agostino Toçit për këto emigrime, i cituar nga Gavril Dara i Riu thotë: "Si zbritën në tokë (shqiptarët), lanë prapa gratë, fëmijët e të sëmurët dhe të rreshtuar nëpër grupe, me flamurët të shpalosur erës, iu afruan qytetit 5".

Shqiponja dykrenore e vulës së Pleqësisë së Arbrit e vitit 1593.

Pas pushtimit otoman, qëndresa e vatrave të lirisë shqiptare nuk reshti përpjekjen me armë për çlirim, por edhe lidhjet me kancelaritë evropiane. Kjo periudhë e historisë së shqiptarëve, nga dokumentet e arkivave të huaja përcaktohet: "Shqiptarët qeverisen me kuvendet e tyre". Në Kuvendet shqiptare të shekujve XVI-XVII, u shfaq individualiteti shqiptar, i kristalizuar prej shekujsh, që sanksiononte e shprehte organizimin e një shteti më vete, megjithëse në kushtet e pushtimit. Ndër kuvendet shqiptare jehonë bënë Kuvendi i Himarës (Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë) i vitit 1581, Kuvendi i Parësisë së Arbrit i vitit 1593, Kuvendi i Shën Mërisë së Matit, 1594, Kuvendi i Zadrimës më 1598 dhe Kuvendi i Dukagjinit të Matit 1601-2, ku morën pjesë 2656 krerë nga 13 krahina shqiptare, që nga Myzeqeja e Kosova, Shkodra e Shpati. Në këto kuvende, që ishin forma më e lartë e organizimit politik shqiptar, u krijua dhe bërthama e kancelarisë shtetërore, e cila përcillte shkresat, vendimet e memorandumet të vërtetuara me vulën e autoritetit shtetëror vetëqeverisës sipas vendimeve të Kuvendit. Në këto kushte uniteti shqiptar u përforcua dhe u vu në lidhje me botën e Perëndimit.

Kuvendet e paraqesin veten në plan të barabartë me shtetet, me princat dhe me mbretërit perëndimorë. Ato zhvillonin kontakte vetëm me kushte dypalëshe dhe jo në pozita nënshtrimi. Me veprimtarinë e vendimet e këtyre kuvendeve njihemi vetëm nëpërmjet korrespondencave, që u kanë drejtuar shteteve të Perëndimit dhe nuk njohim dokumentacionin bazë të arkivave të tyre, i cili në kushtet e pushtimit në një luftë të pandërprerë për çlirim, humbi e u shkatërrua.

Në letrën që Parësia e Shqipërisë i dërguan Papës më 1 qershor 1593 dhe që ruhet në arkivin e Vatikanit, është dhe forma origjinale e vulës mbi dyllë. Vula ka formë vezake me gjerësi 5.5 cm dhe 5.3 cm lartësi. Këto të dhëna u saktësuan nga një fotokopje e këtij dorëshkrimi, që është në Bibliotekën Kombëtare, Tiranë me shifër Drh 1/2b. Së pari, me një foto të kësaj vule na njeh studiuesi italian Giuzepe Valentini. Vula paraqet një fushë të qarkuar nga tre çifte rrathësh, në hapësirën mes rrethit të madh dhe të mesit, ka tekstin latinisht: SIGIL. REGNI MACEDONIA ET ALBANIAE (Vula e Mbretërisë së Maqedonisë dhe Shqipërisë). Në mes të rrethit të mesëm e të voglit është e dallueshme një kurorë mbretërore, dhe brenda rrethit të vogël, një shqiponjë dykrerëshe të kurorëzuar.

Titulli zyrtar që mban kjo vulë: "Mbretëria e Maqedonisë e Shqipërisë" i përgjigjet realitetit sipas vazhdimësisë së traditës, që nga shteti i Skënderbeut, të cilin si e njohim nga literatura historike e quanin Zot i Maqedonisë e Shqipërisë. Tradita vetëqeverisëse mijëravjeçare e popullit tonë, si populli nga më të lashtët e Evropës, kishte organin më të lartë politik e vendimmarrës Kuvendin, prandaj është legjitim ky emërtim për Kuvendet si organi më i lartë qeverisës. Organizimi politiko-shoqëror i vazhduar me kuvendet gjatë këtyre shekujve është veprues, i cili udhëhoqi disa kryengritje. Kjo formë e lidhjes dhe e shprehjes së vullnetit mbarëpopullor, u vazhdua në shekujt e mëvonshëm dhe kuvendi mbarëkombëtar, i cili shprehu dhe dëshirën dhe aspiratën e kombit, u kurorëzua me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në vitin 1878, i cili ishte pararendësi i Kuvendit historik të Vlorës më 28 nëntor 1912, ku u shpall Pavarësia Kombëtare.

-------------

1). M. Pirraku, Transformimi i kultit të shqiponjës nga totemi në simbol kombëtar shqiptar. Studimi etnografik i ndryshimeve bashkëkohore në kulturën popullore shqiptare, Prishtinë 1990, f. 75.

2). Shyqri Nimani, Trojet Shqiptare në Harta e Stema, Prishtinë, 1996, f. 90-91.

4). Bardhosh Gaçe, Flamuri dhe Ismail Qemali. Toena, Tiranë 1997, f. 5.

5). Gavril Dara i Riu, Kënga e Sprasme e Balës, Tiranë 1994, f. 65.

* Marrë nga materiali i diskutuar në Tryezën e Rrumbullakët me temë: “Origjina e lashtë e flamurit shqiptar” & Ekspozitë e Historikut të Flamurit Kombëtar 1910 -1937, organizuar nga Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në Botë (AS@N)