Monday, November 22, 2010

Nikollë Gegaj kundër iniciativës të formimit të shtetit të përbashkët Shqiptarë në Ballkan


Shqipëria Natyrale është Jo-Natyrale

Nikollë Gegaj, funksionarë i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS – Milo Djukanovic) dhe kryetarë i komunës urbane të Tuzit për gazetën DAN tha: “Nuk i frikohem Shqipërisë, politikës së sajë dhe as aspiratave të saja ndaj kufijve tonë, sepse ato as nuk ekzistojnë“.
Duke komentuar mesazhet e ideologut të shtetit gjithëshqiptarë në Ballkan, Koço Danajt, Gegaj tha se “platforma e tij nuk ka përkrahje të shqiptarëve në Mal të Zi dhe as gjetiu dhe se Shqipëria Natyrale është Jo-Natyrale“.

“Shqipëria Natyrale është Jo-Natyrale“ kohën e fundit është përdorur nga shumë politikanë në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Greqi por ka nga ata edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Megjithatë, sipas sondazheve të shumta, shumica e shqiptarëve ne Ballkan e përkrahin formimin e Shqipërisë Natyrale. /Dan - Malesia.Org/

Sunday, November 21, 2010

Rama: Tavo kërkoi 3 mln euro për të qëndruar në PS

SHKRUAN: Alfred Peza 20-11-2010 11:54

Ju keni bërë këto ditë një ofertë të re, në fakt për zgjidhjen e krizës politike, për procesin e transparencës së zgjedhjeve të kaluara. A është e mundur ta kuptojmë, se nuk është kuptuar qartë, se ku ndryshon kjo ofertë e re nga të gjitha ato të vjetrat që janë bërë deri tani?

Oferta e re nuk është bërë këto ditë, është bërë ditën që unë së bashku me kryetarin e grupit parlamentar socialist kemi shkuar në tryezën e thirrur për reformën zgjedhore, është bërë atë ditë, i është lënë në tavolinë kryetarit të qeverisë së votave të vjedhura dhe i është thënë, ja ku është oferta jonë për të zgjedhur krizën politike dhe për t’i hapur rrugë reformës zgjedhore që nuk mund të bëhet pa zgjidhur krizën. Në këtë ofertë të re, që është oferta për të ngritur komisionin hetimor parlamentar, është vendosur e zeza mbi të bardhë, ajo çfarë shkruhet në rezolutën e Parlamentit Europian, hetim i kutive të materialeve zgjedhore. Nuk ka asnjë fjalë për fletët e votimit dhe më pas unë kam shpjeguar që ne jemi tërësisht të vetëdijshëm, që duhet të vazhdojmë të përpiqemi për një zgjidhje që Sali Berisha nuk e do, por që shqiptarëve dhe Shqipërisë i duhet. Në këtë funksion, ne kemi lënë jashtë kornizës së hetimit fletët e votimit. Nuk i kërkojmë fletët e votimit për këtë hetim, që besoj se e plotëson në mënyrë konsiderueshme dhe të mjaftueshme për të nxjerrë problemet e rënda që kanë zgjedhjet në Shqipëri, me hetimin e kutive të materialeve zgjedhore.

Po, por edhe zoti Patozi ka kthyer një përgjigje, edhe thotë që në një sistem demokratik asnjë institucion nuk ka pushtet të pakufizuar, dhe nuk mund të ndërmarrë një hetim të pakufizuar. Ju keni hequr dorë nga hetimi i pakufizuar?

Po jua përsëris, në ofertën tonë ne jemi të qartë. Gjithçka është e shkruar shumë qartë. Duam të implementojmë Rezolutën e PE-së, duam të hetojmë kutitë e materialeve zgjedhore dhe jo fletët e votimit.

Jeni dakord që ndërkohë që ju do të hetoni materialet zgjedhore, fletët e votimit të digjen, sipas nenit 178, pika 6 të Kodit Zgjedhor?

Ne nuk japim asnjë dakordësi për asgjë që ka të bëjë me ndërhyrjen në fletët e votimit. Por, ne nuk i duam fletët e votimit për këtë hetim dhe sigurisht që do të mbajmë qëndrimin tonë, që nuk kushtëzon marrëdhënien me parlamentin, që nuk mban krizën politike hapur, por sigurisht dallon qartë modelin tonë të bërit gjërave, me modelin e Sali Berishës.

Që është?

Digj, shkatërro, dërrmo, pengo, blloko, sa të mundesh, si të mundesh dhe ku të mundesh.

Zoti Berisha, ua ka kërkuar me shkrim dhe me sa dimë akoma nuk ua keni çuar këtë që konsideroni si ofertë të re...

Zoti Berisha e ka ofertën e re me shkrim dhe firmat e më shumë se 30 deputetëve të PS-së. Ky është një angazhim i marrë publikisht dhe kjo është një ofertë që ka marrë dhe një mbështetje aspak për t’u neglizhuar, siç është mbështetja për këtë ofertë nga vetë Komisioneri i Zgjerimi, Stefan Fyle.

Ju po kërkoni hetim të materialeve zgjedhore dhe ndërkohë nuk kërkoni fletët për hetim, për asgjë, por të mos digjen...

Jo, jo. Ne nuk hymë fare në këtë çështje. Sigurisht nëse duhet që ne të themi fjalën tonë, ne do ta themi fjalën tonë. Por, kjo nuk do të thotë që ne kushtëzojmë çfarëdo, qoftë me fletët e votimit.

Pra, nëse zbatohet neni 178 i Kodit...

Tani të mos i referohemi nenit 178 në këtë formë. Neni 178 i Kodit flet për kushtet kur s’ka asnjë kontest. Këtu ka një kontest shumë të madh, që zgjat prej më shumë se një viti. Në këto kushte ka edhe një gjë tjetër, ka një të drejtë tjetër, që është mbi Kodin dhe mbi çdo ligj, që është e drejta kushtetuese për hetimin parlamentar. Thënë kjo, ne heqim dorë nga fletët e votimit, për t’i hapur rrugë transparencës, duke besuar që një pjesë e konsiderueshme dhe e mjaftueshme për kësaj here, të asaj që ne duam të hetojmë, mund të plotësohet me kutitë e materialeve zgjedhore. Këtë e bëjmë edhe për vetëdijen e plotë se duhet të japim një kontribut më shumë, duke bërë edhe një sakrificë nga vetja për një interes më të madh, që është interesi i vendit, që të dalë nga kjo krizë politike ku e mban me pahir Sali Berisha.

Do u jepen, në mënyrë hipotetike, kutitë e votimit, do të filloni hetimin me shumicë dhe kryesim të opozitës, ndërsa fillon puna digjen fletët e votimit. Konsiderohet e zgjidhur, sipas jush, kriza, pavarësisht se fletët e votimit do të digjen, ju do të vazhdoni punë me materialet?

Ne do të vazhdojmë punë me hetimin, pavarësisht se çfarë ndodh me fletët. Por, për atë që ndodh me fletët ne do të themi fjalën tonë, që do të thotë se kjo nuk kushtëzon qëndrimin tonë ndaj parlamentit, por ama sigurisht që nuk jep dakordësinë tonë për një gjë që është plotësisht e evitueshme.

Pra ju do të mbani qëndrimin tuaj, pavarësisht nëse digjen apo jo fletët...

Siç e mbajmë qëndrimin tonë për çdo çështje për të cilën nuk jemi dakord me Sali Berisha, kjo është normale, apo jo...?!

Pra, kjo do t’i dërgohet me shkrim Sali Berishës sepse ka një ndryshim qëndrimi...

Çfarë t’i çojmë me shkrim? T’i çojmë me shkrim Saliut që shikoni madhëri, se në rast se ju do ta bëni këtë makabritet, ne do të vazhdojmë të përunjur punën tonë? Çfarë t’i çojmë me shkrim?

A jeni ju që po thoshit deri tani që ne jemi për një shtet, ku të funksionojë me letra të përpunuara mirë. Pra ju keni një ofertë të re.

Oferta e re është në tavolinë, ia kam thënë publikisht atë ditë z. Kryeministër që nuk i ka votat për të qëndruar aty ku qëndron, por megjithatë është Kryeministër.

Nëse digjen fletët e votimit, ju do të vazhdoni hetimin e materialeve zgjedhore, do të mbani një qëndrim politik për to, do të thoni fjalën tuaj, kaq.

Është e qartë si drita e diellit, që ne nuk i duam fletët e votimit.

As të ruhen?

Nuk do të japim kurrë dakordësinë që ato të digjen, do të mbajmë qëndrimin tonë sepse modeli ynë na imponon një qasje krejt tjetër ndaj çështjeve sado të koklavitura të vendit. Por, kjo nuk do të kushtëzojë qëndrimin tonë ndaj parlamentit dhe nuk do të kushtojë ecurinë e hetimit tonë dhe nuk do të kushtëzojë marrëdhënien tonë me reformën e tryezës zgjedhore.

Zoti Rama, përveç këtyre dy elementëve që folëm. Keni paralajmëruar me kohë mbajtjen e një serie protestash nga ana e opozitës, deri tani nuk ka pasur një kalendar, keni pritur diçka apo kalendari është gati?

Kalendari është çështje e brendshme organizative e jona, protestat janë në rrugën e zhvillimit të tyre.

Ka një datë për fillimin e protestave?

Po çfarë rëndësie ka kjo. Në ditët në vijim ne do të fillojmë protestat si pjesë e pandalshme e rrugës sonë për largimin e qeverisë.

Brenda nëntorit, apo në fillim të dhjetorit?

Në ditët në vijim.

Keni premtuar që në shtator paralajmëruat protesta, ka ndonjë gjë që nuk shkon?

Nuk ka asgjë që nuk shkon. Ne kemi ecur në dy binarë, në binarin e reagimit popullor dhe në binarin e përpjekjeve për të zgjidhur krizën. Ndërkohë kemi qenë në një mëndje që përpara dy vendime të mëdha dhe të rëndësishme për Shqipërinë, që fatkeqësisht nuk rezultuan të dyja pozitive, liberalizimi i vizave dhe statusi i kandidatit, të mos zhvillojmë protesta.

Vetëm me axhendën e integrimit e keni lidhur dhe me asgjë tjetër....

E thjeshtë.

Në prag është fushata elektorale për zgjedhjet e 8 majit 2011. Do të kandidoni për një mandat të katërt në krye të Bashkisë së Tiranës?

Është shumë herët për të folur për këtë, por është e sigurt se ne do të eksplorojmë çdo kandidaturë potenciale edhe për Bashkinë e Tiranës.

Ju e përjashtoni mundësinë që të jeni kandidat?

Nuk e përjashtoj, por as nuk e quaj një fakt të mirëqenë qysh sot.

Pavarësisht, nëse kandidoni apo jo për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, si e konsideroni një kandidaturë të mundshme të Lulzim Bashës nga PD për kreun e Bashkisë së Tiranës?

Saliu i krehur, edhe sigurisht më i ri.

Kjo s’është përgjigje...

Më shumë nuk dua të them sepse s’kam më shumë për të thënë. Një kopje si ato kukullat ruse, që hap të madhen dhe del e vogla. Saliu i krehur i ri dhe me një buzëqeshje me të shtrirë nga jugu në veri.

Pak ditë më parë, zoti Nano ka shprehur ambicien për të qenë President i Republikës. Kryeministri Berisha deklaroi se nuk do ta mbështeste këtë kandidaturë dhe të vetmit që mund ta mbështesnit, ishit ju, pra PS. A do të votojë PS për Fatos Nanon President? Në fakt, Saliu thjesht tregoi se çfarë detyre ka Fatosi në këtë konfiguracion, që të bëjë ç’të mundet për të krijuar sa më shumë probleme në kampin e opozitës. Por, përtej detyrës që Saliu i ka lënë, ose mendon se i ka lënë, dhe përtej gjithçkaje tjetër që e bën këtë treshe, këtë monument, të politikës së vjetër që të jetë i ndarë në tre zona të ndryshme, por që në fakt konvertojnë me njëra-tjetrën përmes këtyre tre figurave, Saliu, Fatosi dhe Iliri. Të mos harrojmë Ilirin, edhe pse tani nuk ka më pikë dyshimi, është thjesht dhe vetëm paterica e Saliut dhe asgjë më shumë se kaq. Unë dua të them këtu me shumë sinqeritet atë që realisht ndjej, përtej të gjithë këtyre dhe përtej politikës së ditës, kur e shoh Fatosin të katandisur në atë gjendje, kur e shoh Fatosin që thotë nuk e votova PS-në, nuk do e votoj PS-në, kur e shoh të miklojë me të gjitha mënyrat Saliun dhe Ilirin bashkë, kur e shoh të thotë se tashmë është shoferi i Ilirit, ndjej keqardhje. Ndjej keqardhje dhe sinqerisht ndjej keqardhje për katandinë e tij dhe për faktin që nuk e ndihmoj dot dhe nuk di si ta ndihmoj dot.

Ju do të votoni një kandidaturë tjetër, apo do të mbështesni Bamir Topin për një mandat të dytë?

Kjo është një çështje e vitit 2012. Ne sot jemi në fund të vitit 2010. Midis të sotmes dhe asaj dite, ne do të kemi zgjedhje të parakohshme.

Keni që më 29 qershor, vjet, që e thoni këtë gjë. Është detyra e çdo opozite...

Jo, është një realitet që unë besoj po shkon duke u bërë i pashmangshëm.

Sa ka kushtuar mandati i Vangjel Tavos?

Për fat të mirë dhe për nderin dhe dinjitetin e atyre qindra-mijëra votuesve dhe atyre milionave shqiptarëve që duan një Shqipëri tjetër, një shumicë dërrmuese absolute që nuk e shet këtë mandat, pavarësisht se sa mund të jetë çmimi që ofrohet.

Tavo e shiti mandatin?

Unë kam neveri për aktin e Vangjel Tavos dhe nuk shoh asnjë arsye për të thënë më shumë sesa fjalën neveri.

Zoti Bashkim Fino në këtë studio ka thënë që ai e shndërroi mandatin e tij në një tender. Përflitet se i ka kërkuar Partisë Socialiste për të mos u larguar, 2 milionë ose 3 milionë euro që të mos largohet...

Bashkim Fino ka të drejtë për këtë dhe shumë gjëra të tjera.

Marrë me shkurtime nga emisioni “Ora e Debatit”

“Kënga magjike”, fitojnë Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli

Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli janë fituesit e “Këngës magjike” 2010. Kënga me titull “Sa e shite zemrën” ka fituar zemrat e publikut dhe shumicës së artistëve konkurentë të cilët votuan në mënyrë të hapur në edicionin e 12-të. Me tekst dhe muzikë të Pirro Çakos, kënga është shndërruar tashmë në një hit të muzikës shqiptare.
Çmimin e dytë të “këngës Magjike” e morri kantautori Piro Çako me këngën “Mirëmbrëma si je” ndërsa çmimi i tretë shkoi për Rozana Radin dhe Ramadan Krasniqin me baladën “Valsi i tradhtisë” këngë që meritoi edhe çmimin e publikut.
Të 20 artistët e natës finale u nderuan me çmime. Disa prej tyre ishin “Kënga Hit”, për Eranda Libohovën, “Best Balade” për Olta Bokën, “Interpretimi më i mirë”, për Greta Koçin, “Best Stil” Ardian Gaxha, çmimi “Çesk Zadeja” për Gerta dhe Klejti Mahmutaj e plot çmime të tjera .
Nata finale e edicionit të 12-të të “Këngës Magjike”, shënoi jo vetëm një public rekord krahasuar me të gjitha vitet, por dhe një shikueshmëri televizive rekord nëpërmjet ekranit të Tv Klan dhe katër kanaleve të tjera.
Një mbrëmje magjike ku shkëlqyen performancat e artistëve shqiptarë të cilët ndezën skenën dhe sallën e “Pallatit të Kongreseve” dhe shkaktuan duartokitje të gjata.
Spektakli i jashtëzakonshëm me producentë Aleksandër Frangaj dhe Ardit Gjebrenë bëri të këndojnë jo vetëm këngëtarët, por edhe gjithë publiku të cilët në një karaoke të zgjedhur sollën disa nga hitet e këngës shqiptare.
Festa u plotësua me disa hitet më të bukura të Gjebresë të interpretuara edhe me humor nga Agron Llakaj, Eliza Hoxha e Rosela Gjylbegu.
Në këtë mënyrë ky edicion i “Këngës Magjike” shkëlqeu në çdo detaj përfshirë regjinë, por edhe skenografinë e rrallë të mjeshtrit Gaetano Casteli.
Ashtu siç është vlerësuar edhe nga kritika, “Kënga magjike 2010” vërtetoi se vazhdon të mbetet festivali më me nivel i muzikës në të gjithë hapësirën shqiptare dhe i krahasueshëm me garat ndërkombëtare të muzikës së huaj.

Fyerje e papranueshme për myslimanët shqiptarë nga Partia Popullore në Zvicër





Një parti me ndikim të konsiderueshëm në jetën politike të Zvicrës ka publikuar foto fyese dhe provokative duke ofenduar shqiptarët dhe vlerësuar se heqja e vizave do të sjellë pasoja negative për këtë vend.

Është Partia Popullore SVP e Zvicrës ajo që ka vendosur të kërkojë një referendum mbi emigracionin. Dhe këtë e ka bërë duke prezantuar në publik, dy fotografi që kanë si synim të vendosin në dilemë zviceranët dhe të triumfojë kërkesa e kësaj partie për të bllokuar hyrjen e shtetasve shqiptarë dhe boshnjakë në Zvicër ngaqë ata më së shumti janë të fesë myslimane.

Fushata ka për qëllim të paralajmërojnë zviceranët në atë që mund të ndodhë në vend, në qoftë se lejohet hyrja e shtetasve të huaj në mënyrë të mëtejshme.

Fushata vjen në një kohë kur zviceranët janë duke u përgatitur për të kaluar një ligj sipas të cilit emigrantët që kryejnë krime të rënda duhet të deportohen automatikisht.

Fushata online është prodhuar nga Partia Popullore SVP Zvicerane, forca e madhe politike në vend dhe ndër kryesoret në Parlament.

***

Në foton e parë siç e dalloni dhe ju, në liqenin e Zyrihut gjenden disa vajza lakuriqe që kanë nxjerrë vithet jashtë, çka për Partinë Popullore zvicerane është realizuar për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj myslimanëve.

Ndaj në foton e dytë që ju dalloni, gjenden një grup grash me shami në kokë dhe rroba në trup duke u larë në ujë me baltë.

Sipas shpjegimit publik, kjo parti tha se në atë foto, janë gra shqiptare dhe nga Bosnje Hercegovina dhe paralajmëron në mënyrë fyese se “edhe ne do të përfundojmë si këta”.

Prodhimi i kësaj fushate provokative me vajzat lakuriq për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj myslimanëve.

***

Zëdhënësi i SVP ka deklaruar se fushata e diskutueshme ishte krijuar nga aktivistët e “Wohlen”, në perëndim të Zyrihut, dhe shtoi se ajo nuk pritet të miratohet në shkallë kombëtare.

Sondazhet e fundit tregojnë se 54% e Zvicrës do të votojnë në favor të masës drastike ndaj emigrantëve, ndërsa 43% kundër.

Federale e Departamentit të Drejtësisë ka paralajmëruar se një votim pozitiv, më 28 nëntor mund të çojë Zvicrën në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon diskriminimin në bazë të racës, ngjyrës, fesë apo kombësisë.

Porn dhe shqip, italianët film porno për Shqipërinë e '97-s



Ideja e një filmi porn shqip, gjithmonë më është dukur qesharake।
Ndoshta, sepse, kur mundohesh të përkthesh nga anglishtja në shqip, ato çka thuhen gjatë akteve seksuale në filmat pornografik amerikan, përkthimi del më tepër komedi sesa seksual.


Megjithatë, kureshtja gjithmonë më ka shtyrë (e nëse ju tregoni të kundërtën e dini mirë se jeni duke gënjyer) sesi mund të ishte një film porn në gjuhën shqipe? Nuk janë shumë publikë, por filmat porn në shqip ekzistojnë edhe pse amatoresk.


Në fakt, kanë ekzistuar prej shumë vitesh e një ndër të parët (mendohet fundvitet '80-fillim '90) është ai i njohur me emrin "Ragipi", në të cilin një çift i ri shqiptarësh shfaqen duke kryer marrëdhënie seksuale për më shumë se 50 minuta, çka zyrtarisht e shndërron "Ragipin" në filmin e parë pornografik shqiptar të njohur deri më sot.


Ashtu siç e thashë dhe më sipër kisha të drejtë, më shumë se ndjesi seksuale tek e shikoja, filmi më shkaktonte të qeshura me dialogun fantastik apo të thirrurat e vajzës, e cila për 58 minuta nuk bën gjë tjetër, veçse ankohet në çka mund të jetë skena më e mërzitshme seksuale që dikush mund të ketë përjetuar, apo parë në jetën e tij.


Falë lidhjeve të forta familjare dhe traditës shqiptare, pjesëmarrja dhe realizimi i filmave të tillë në shoqërinë tonë gjithmonë është quajtur turp dhe ky është fakti kryesor pse ende nuk ka një film shqiptar porn, por kjo nuk do të thotë që shqiptarët nuk kanë dëshirë të shikojnë porn në gjuhën e tyre.


Këtë e tregoi dhe realizimi e shpërndarja e qindra videoklipeve amatoreske në web, të krijuara në fshehtësi nëpërmjet celularit apo kamerave të fshehta në fillim të viteve 2000.


Falë përparimit dhe mundësimit të teknologjisë pas viteve '90, jo vetëm djemtë, por edhe vajzat filluan të publikojnë imazhe erotike dhe pornografike në faqe të ndryshme interneti. Akte seksuale në shkollë, shtëpi, banja publike, midis shqiptarësh apo shqiptarë dhe të huaj filluan të shfaqeshin jo vetëm në faqet shqiptare, por dhe në ato të huaja.


Videot e biznesmenit, Albanian Casanova, treshes kosovare, dy vajzave dhe policit të Pejës, çiftit në Durrës, çiftit të moshuar etj., etj., tashmë mund të gjenden falë një kërkimi të thjeshtë.


Nga të gjitha videot mësuam diçka...në seks shqiptarët flasin shumë dhe kanë humor. Pothuajse në të gjitha videot, çiftet shqiptare qeshin me njëri-tjetrin dhe gjithmonë flasin.


Megjithatë asnjëra prej tyre nuk na e ngriti humorin sa videoja "Kosovë bëhu me PDK", në të cilën një çift janë duke kryer seks mbi një bluze apo peshqir me sloganet e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila fillon me fjalët "Bëhu pjesë e Partisë Demokratike" e vazhdon me një përshkrim që na nxori lot nga sytë prej të qeshurave. Një prej momenteve më fiksim është kur djali e pyet vajzën "A m'don mua e Hashim Thaçin?" HAHAHA! Vetëm një shqiptar!


Kujdes nga celularët!


Falë tregut çam, të gjithë mund të blejnë një celular të pajisur me kamera, të cilat jo vetëm kryejnë fotografi, por dhe video të një cilësie shumë të mirë e falë aksesit të internetit në telefona, çdo foto apo video mund të jetë jo më shumë se një minutë më vonë në internet për t'u parë nga e mbarë bota. Mungesa e ligjeve përkatëse në Shqipëri këtë e bën dhe më të rrezikshme.


Nëse në perëndim, veprime të tilla dënohen me gjobitje dhe me muaj e deri vite burgim, në vendin tonë ende nuk ekziston një ligj ekzakt për thyerjen e privatësisë nga personat e njohur apo të panjohur nëpërmjet mënyrave të tilla. Rasti më fatkeq ishte ai i Inis Gjonit, një video e të cilës edhe pse u publikua në mënyrë ilegale nuk shpalli fajtor askënd, pavarësisht se ishte dhe nën pronësi e më pas u vodh nga objektet shtetërore.


Çfarë mund të bëni nëse dikush ju publikon video apo foto tuajat në internet?


Rrjetet shoqërore në internet si Facebook apo MySpace, nga dita në ditë po sjellin humbjen e privatësisë së njeriut, por kjo nuk do të thotë se ju nuk mund të mbroni veten tuaj. Nëse dikush ka publikuar një foto apo video tuajën, ju mund të luftoni për ta hequr atë nga faqja përkatëse dhe të gjeni se kush e ka postuar atë.


Çdo faqe ka një lidhje, në të cilën mund të raportohet diçka e postuar në të, nëse jo, atëherë kërkoni për adresën e kontaktit apo Webmaster, të cilit ju mund t'i shkruani në lidhje me video/foton e postuar duke i dhënë adresën dhe titullin e videos/fotos. Mund të marrë pak kohë, por në përgjithësi pas kërkesës, ata e heqin postimin.


Nëse doni t'i shkoni deri në fund. Atëherë duhet t'i kërkoni adresën e I.P., nëpërmjet të cilës ju më vonë keni mundësinë të gjeni se nga cili vend (kompjuter apo celular) është postuar videoja.


Mjafton të shkoni tek adresa www.Whatsmyipaddress.com dhe të vendosni në kuti numrin e I.P., që ju është dhënë. Këtu do të keni mundësinë të gjeni qytetin dhe kompaninë nga e cila personi që ka publikuar video/foton tuaj, merr shërbimet e internetit.


Pas kësaj, mund t'i drejtoheni me problemin tuaj kompanisë, e cila mund t'ju jap adresën dhe emrin e saktë. Pasi të keni mbledhur të gjithë këtë informacion drejtojuni objekteve përkatëse për të vendosur padinë.

Italianët, një film porno për Shqipërinë


Titullohet Fuga Dall'Albania (Arratisje nga Shqipëria) dhe është një film pornografik italian me regji të Mario Salieri i realizuar në 1998 dhe fitues i 5 çmimeve në "Festivalin e Kinemasë Erotike" të Brukselit. Në të tregohet historia e Helenës, e cila pas keqtrajtimeve të babait arratiset drejt Italisë, ku falë një mikeje gjen punë si shërbyese në një familje të pasur italiane në Florence.


Aty fillojnë dhe aventurat e saj seksuale. Pasi mëson se ish i dashuri në Shqipëri i ka vrarë të atin, ajo më në fund kthehet në vendlindje ku e pret po e njëjta aventurë. Pavarësisht se filmi bazohet në një ngjarje shqiptare, të gjithë aktorët janë të huaj dhe vetëm njëri është shqiptar. Emri i tij është Enio Teodori në rolin e Nadirit.


Shqipet që pozuan lakuriq


Anila Resuli - ishte ndër të parat femra shqiptare, të cilat pozuan lakuriq në shtypin e huaj. Teksa punonte në Itali, me dëshirën për t'u bërë modele dhe poete e ardhshme, Anila habiti gjithë shqiptarët kur në faqet e revistës së njohur italiane "Panorama" pozoi lakuriq për lexuesit italianë.


Darija Milanoviç - Vajza me origjinë shqiptare nga babai, arriti famën në Kroaci, kur pozoi lakuriq për edicionin kroat të revistës së njohur "Playboy". Që atëherë, ajo është shndërruar në një prej emrave më të njohur të pasarelave kroate.


Sara Lleshi - Ka përfunduar studimet në Maqedoni për gjuhën franceze, por ka zgjedhur një tjetër karrierë për të ardhmen e saj. Në një mënyrë Oh la la! Miss Maqedonia 2004, ka pozuar për edicionin slloven të revistës "Playboy".


Lorena Çika - Një tjetër shqiptare në Itali që shfaqet në revistat erotike me imazhe nudo. Lorena e larguar nga Tirana kur ishte ende adoleshente, duket se ka gjetur mënyrën më të shpejtë për t'u futur në botën e spektaklit italian. Kjo lëvizje e saj ka funksionuar, kur pak pasi fotot e saj janë publikuar, arriti të depërtojë në studiot e RAI.

Lëvdohet qëndrimi më i ri i Papa Benediktit XVI: Po prezervativëve


Deutsche Welle

Papa Benedikti i XVI është shprehur për herë të parë për përdorimin e kufizuar të prezervativëve, në një libër me intervista që prezantohet të martën (23.11) në Vatikan. Për këtë hap kreu i Vatikanit po korr lëvdata.


Për kishën katolike ishin të papritura deklaratat e papës për të zbutur ndalimin e përdorimit të prezervativëve. Në pritjen e organizuar në ambasadën e Selisë së Shenjtë në Romë të shtunën në mbrëmje (20.11) me rastin e emërimit të kardinalëve të rinj askush nuk donte të prononcohej për këtë temë. Megjithatë flitet se shumë krerë të kishës katolike kanë shprehur miratimin e tyre për këtë hap që ka qenë prej kohësh i nevojshëm.


Një deklaratë me lëndë eksplozive

Gazeta e Vatikanit "Osservatore Romano" publikoi të shtunën pjesë nga një intervistë me papës në librin që do të promovohet të martën. Në këtë intervistë papa nuk është parimisht kundër përdorimit të prezervativëve. Më pas media të tjera botuan detaje të reja. Megjithëse kisha katolike nuk e sheh përdorimin e prezervativëve si zgjidhje morale dhe të vërtetë, citohet papa, prezervativët mund të jenë në një rast apo tjetër me qëllim reduktimin e rrezikut të infektimit, një hap i duhur drejt një seksualiteti njerëzor, të jetuar ndryshe.
Megjithatë deklarata e Benediktit përmban më shumë lëndë eksplozive. Papa përmend 'prostitutat meshkuj', të cilët në këtë mënyrë mund të ndalojnë përhapjen e sidës - një tjetër temë tabu kjo- papa së pari aludon për homoseksualë që shiten, dhe së dyti, sipas kishës katolike, kjo formë e seksualitetit nuk duhet të ekzistonte. Gazeta e Vatikanit në të vërtetë e ka përkthyer gabimisht pasazhin me përcaktimin 'prostituta femra', - në të vërtetë Benedikti i XVI përdor formulimin 'meshkuj'.


Lëvdata të menjëhershme

Pavarësisht kësaj, deklaratat e papës janë një ndryshim radikal i qëndrimeve të deritanishme të Benediktit. Ai është kështu papa i parë që shprehet kaq hapur dhe që i lejon besimtarëve katolikë përdorimin e prezervativëve në raste të caktuara. Ende në udhëtimin e tij në Afrikë në vitin 2009, papa kishte thënë se problemin e sidës nuk mund ta zgjidhin prezervativët. "Ky nuk mund të mposhtet nga prezervativët. Përkundrazi. Ato e forcojnë problemin" , tha papa në Afrikë.

Për këtë deklaratë papa u kritikua ashpër. Tanimë vijnë lëvdata. Edhe nga Charlotte Knobloch, presidente e Këshillit Qëndror të Hebrenjve në Gjermani. Një një reagim të saj në Romë ajo tha. "Po, përparimet që mund të vëresh këtu në Vatikan, janë të dukshme, tanimë edhe më shumë me deklaratën e papës lidhur me përdorimin e prezervativëve. Shpresoj që kjo të vazhdojë të zgjerohet.


Por nga ajo çfarë kam dëgjuar për një kohë të shkurtër, të gjithë janë të entuziazmuar se si po sillet papa me këtë temë." Edhe nga qeveria bavareze ka pasur miratim për këtë qëndrim të ri. Ministri i Kulturës, Ludwig Spaendle tha se realiteti nuk e ka anashkaluar papën, kjo zbutje është një shenjë e rëndësishme. Duket qartë edhe një ndryshim i strategjisë me median. Kreu ndryshon linjën dhe e bën punën me publikun po vetë. Intervista është regjistruar në korrik, dhe përmbajtja ka qenë e njohur që më parë për Vatikanin.

Edhe nga libri "Drita e botës" me nëntitullin Papa, Kisha dhe Shenjat e kohës dalin citate të tjera. Kështu papa shprehet kundër ndalimit të përgjithshëm të burkës,, është pro ngritjes së xhamive në vendet perëndimore dhe shprehet qartë edhe për dorëheqjen. Po qe se një papë nuk është i aftë nga ana fizike, psikologjike apo shpirtërore të ndjekë detyrën e tij, atëherë ai ka të drejtën në kushte të caktuara të japë dorëheqjen.

Enigma e laptopit të sekreteve


Luis Tanushi

U zhduk nga zyra e misionit diplomatik shqiptar në Nju Jork. I vjedhur apo i shitur?

Zbulohet i plotë skandali i vjedhjes së një kompjuteri portabël (laptop) që përdorej për komunikimin e informacioneve sekrete mes Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Nju Jork dhe zyrës përkatëse në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.


Detajet e "zhdukjes" së habitshme të kësaj aparature që përdorej për kriptimin e mesazheve sekrete diplomatike, dhe rëndësia e saj, kuptohen qartësisht në një letërkëmbim mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Kuvendit të Republikës, ku ky i fundit merr përgjigje zyrtare, lidhur me pyetjet që një deputet ka ngritur mbi ngjarjen misterioze.


Vjedhja e laptopit (që është shumë më tepër se thjesht një laptop) ka ndodhur rreth fundit të shtatorit të këtij viti dhe ka kaluar pa bujë, në tentativë për të minimizuar dëmin. Pyetja e parë e cila merr përgjigje në letërkëmbimin që posedohet nga "Shekulli", është: "Si qëndron e vërteta në lidhje me "humbjen" e kompjuterit laptop në Misionin tonë diplomatik në Nju Jork?"


Përgjigjja e Ministrisë së Punëve të Jashtme për këtë pyetje është si më poshtë vijon (citohet letërkëmbimi):


"..Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, zoti Ferit Hoxha, me shkresën Nr. Prot. 147/2010 të datës 04.03.2010, na njoftoi zyrtarisht dhe me hollësi (Ministrinë e Punëve të Jashtme) për zhdukjen brenda zyrave të Misionit tonë në Nju Jork të kompjuterit portabël (laptop), që përdorej për komunikimin e klasifikuar Mision-MPJ.


Pas marrjes dijeni, Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë menjëherë gjitha masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për izolimin e shpejtë të riskut të shkaktuar nga rastet me karakter vjedhjen apo dëmtimin e pajisjeve të kriptimit. Informacioni i ardhur nga Misioni Nju Jork, pas regjistrimit në Zyrën e Ndërlidhjes dhe Shifrës, u përcoll urgjentisht tek Sekretari i Përgjithshëm, Drejtori i Kabinetit dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse.


Duke vlerësuar ngjarjen e ndodhur, Sekretari i Përgjithshëm dhe Drejtori i Kabinetit urdhëruan njoftimin e menjëhershëm të Drejtorisë së Shifrës në SHISH dhe Drejtorit të DSIK, për të koordinuar masat dhe hapat që duheshin, këto dy institucione u njoftuan zyrtarisht me shkrim nëpërmjet shkresave përkatëse, respektivisht me Nr. Prot. 10 datë 17.03.2010 dhe 91, datë 23.03.2010.


Gjithashtu, Drejtori i Drejtorisë së Sekretarisë, Ndërlidhjes dhe Shifrës u konsultua edhe gojarisht me drejtuesit e këtyre dy institucioneve. Nga specialistët e SHISH-it u morën menjëherë masat e nevojshme teknike për bllokimin e çelësave të komunikimit me kompjuterin (laptop) e humbur..".


Nga rreshtat e mësipërm, kuptohet rëndësia e pajisjes, por jo rrethanat e kësaj "zhdukjeje" të habitshme.


Në dokumentacionin lidhur me këtë ngjarje që të kujton filmat me spiunazh, dëshmohet më pas se duke marrë shkas nga ngjarja e mësipërme, me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm të MPJ-së, u përgatit dhe u dërgua shkresa qarkore Nr. Prot. 97 datë 17.03.2010 drejtuar gjithë përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit.


Nëpërmjet saj bëhej njoftimi për ngjarjen dhe tërhiqej vëmendja për respektimin me rreptësi të rregullores në ruajtjen dhe trajtimin e mjeteve të kriptimit dhe dokumenteve të klasifikuara.


Kush ka qenë i interesuar për të vjedhur këtë kompjuter me materiale sekrete të diplomacisë shqiptare? Pyetja mbetet pa përgjigje, por nga dosja mbi këtë ngjarje, mësohet se anëtarët e majtë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare kanë hedhur dyshimet se realisht ky kompjuter server është shitur.


Anëtarë të Komisionit gjatë debatit kanë hedhur dyshimin se kreu i misionit shqiptar, ambasadori Ferid Hoxha, e ka shitur këtë kompjuter tek shërbimet sekrete ruse.


Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Hoxha u ka dhënë atyre edhe kodet sekrete që çkodojnë çdo komunikim mes selive diplomatike shqiptare. Deri dy vjet më parë, Shqipëria ishte një objektiv tepër i vogël për shumë agjenci të huaja zbulimi por pas anëtarësimit në NATO, "pesha specifike" e vendit tonë u rrit ndjeshëm.


Humbja e laptopit, por edhe disa konflikte banale të ambasadorit shqiptar në NATO, Artur Kuko, sollën edhe një lloj pezullimi të vendit tonë nga mbledhjet e sigurisë së lartë në NATO.


Ministria e Jashtme, në letrën dërguar Kuvendit, e cila posedohet nga Shekulli, shkruan më tej se "kjo ngjarje nuk ka komprometuar standardin e sigurisë në komunikim, pasi kompjuteri bëhet i papërdorshëm (softëare duhet riinstaluar nga e para) nëse nuk futen kodet e përdorimit, për të cilat kishte dijeni vetëm Ambasadori Ferit Hoxha".
Kjo është e saktë nëse kompjuteri thjesht është vjedhur, por nëse dyshimet e opozitës verifikohen, atëherë laptopi është dhënë bashkë me kodet përkatëse të kriptimit të mesazheve.


I vjedhur apo i shitur? Ngjarje ordinere apo spiunazh?


Letra ku ministri i jashtëm Haxhinasto përgjigjet për pyetjet e ngritura rreth zhdukjes së aparaturës në fjalë, thotë: "..Humbja/vjedhja e kompjuterit të komunikimit të klasifikuar në Misionin tonë në Nju Jork është një rast i vetmuar i shkaktuar nga mosrespektimi i rregullave dhe standardeve të sigurisë.


Nga analiza është nxjerre në dukje se në këtë rast ishin shkelur: seksioni II/A, pika 4, 5 dhe 11, si dhe seksioni III, pika 4 dhe 5, - (Udhëzimi Nr.405, datë 03.09.2007 i ministrit të PJ) - shkelje për të cilat janë informuar më hollësisht me anë të Memove të veçanta në muajin mars 2010, sekretari dhe ministri. Mbrojtja teknike e informacionit realizohet me anë të programeve të shifrimit elektronik PGP dhe Key One, të instaluara në aparaturat përkatëse nga ana e specialistëve të SHISH.."


Më tej në materialet që posedon Shekulli thuhet:


"Ministria e Punëve të Jashtme, në zbatim të kuadrit ligjor mbi informacionin e klasifikuar sekret shtetëror ka nxjerrë udhëzimet përkatëse me anën e të cilave udhëzohen të gjithë diplomatët për mënyrën e nivelit të klasifikimit, ruajtjes dhe asgjësimit të materialeve të klasifikuara..."


Këtë thotë Ministria por anëtarët e majtë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare kanë hedhur dyshimet se realisht ky kompjuter server është shitur. Anëtarë të Komisionit gjatë debatit kanë hedhur dyshimin se kreu i misionit shqiptar, ambasadori Ferid Hoxha, e ka shitur këtë kompjuter tek shërbimet sekrete ruse. Interesi për informacionet që përmbante laptopi lidhet me dokumente të NATO-s.


Në ngjarje të tilla, dorën në zjarr nuk mund ta vesh, por fakt është që NATO ka reduktuar aksesin shqiptar në informacione të përbashkëta, pas kësaj ngjarjeje. Nëse ata kanë dyshime konkrete për shitje, apo thjesht kanë reaguar të skandalizuar nga mungesa e seriozitetit të shtetit shqiptar, kjo mbetet për tu parë.


Ku ka pajisje të tilla kriptimi..


Sipas dokumentacionit që shoqëron ngjarjen e vjedhjes / zhdukjes së laptopit në zyrën e misionit tonë në Nju Jork, mësohet se këto pajisje kriptimi/komunikimi janë në përdorim në përfaqësitë dhe misionet në: Ankara, Athinë, Bernë, Beograd, Bruksel, Budapest, Bukuresht, Gjenevë, Hagë, Kopenhagën, Londër, Milano, Moskë, NATO (Bruksel), Misioni pranë OSBE në Vjenë, Paris, Pekin, Podgoricë, Pragë, Prishtinë, Romë, Shkup, Sofje Stokholm, Varshavë, Vatikan, Vjenë, Zagreb.


Festivali i 49-të, konkurrentët

Shekulli Online
Në tri net këndojnë 38 këngëtarë, të rinj dhe me përvojë. Festivali ka dy juri, që skualifikojnë çdo natë


Në Festivalin e Këngës në Radio-Televizion, që mbahet më 23, 24 dhe 25 dhjetor në Pallatin e Kongreseve, marrin pjesë 38 këngëtarë. Këngët janë përzgjedhur nga një komision i përbërë nga Thoma Gaqi (kompozitor), Hajg Zaharian (kompozitor), Myfarete Laze (këngëtare), Zef Çoba (kompozitor), Fatmir Hysi (muzikolog), Altin Goci (këngëtar) dhe Kozeta Mamaqi (poete).


32 këngë bëjnë pjesë në kategorinë "Big" dhe 6 te "Të rinjtë".
Në kategorinë e parë janë: Aurela Gaçe, Kujtim Prodani, Françesk Radi, Adhurim Demiri, Alban Skënderaj, Miriam Cani, Besa Kokëdhima, Sajmir Braho, Orges Toçe, Edmond Mancaku, Klajdi Musabelliu, Dorina Garuci, Kejsi Tola.
Për herë të parë këndojnë në festival: Shpat Deda, Albi Xhepa, Maria Prifti, Ilir Kazaferi, Megi Laska, Rudina Delia.


Për Festivalin e 49-të kanë kompozuar: Sokol Marsi, Adrian Hila, Jetmir Barbullushi, Shpëtim Saraçi, Valentin Veizi, Kristi Popa, Edmond Mancaku etj.
Shumica e këngëtarëve kanë zgjedhur ta kompozojnë vetë muzikën, e në disa raste edhe të shkruajnë edhe tekstin. Të tjerët kanë marrë tekste të autorëve: Jorgo Papingji, Pandi Laço, Agim Doçi, Agron Tufa, Arben Duka.
Janë afruar në festival edhe banda të rinjsh, të para nëpër aktivitete muzikore të këndojnë muzikë rrok, pop-rrok, alternativë si "NRG Band", "Humus", si dhe këngëtarë solo.


Marrim opinionin e njerit prej tyre, për rëndësinë që ka pjesëmarrja në Festivalin e Fundvitit.
Heldi Kraja, këngëtar i muzikës rrok, pjesëtar i grupit "The fish hook" në vitin 1992-1995, tregon: "E kam ndjerë mungesën e komunikimit me njerëzit. Kam bërë shumë këngë dhe janë transmetuar vetëm në radio. Por radioja nuk është një mënyrë e mirë komunikimi për të qenë në kontakt me publikun". Kraja e ka herën e parë që merr pjesë në festival si kantautor, me këngën: "E diela pa ty".


Kënga nuk është rrok i pastër. Këngëtari shoqërohet nga instrumentististë të harqeve, tunxheve dhe kitarrës akustike.
Deri më tani organizatorët kanë përcaktuar strukturën e festivalit. U bë e njohur dje për median dhe për konkurruesit, të cilëve iu dhanë sugjerime, iu bënë vërejtje për kalimin e parametrave të përcaktuar në rregulloren e festivalit.
Në natën e parë të Festivalit do të këndojnë 16 këngëtarë "big", dhe 3 "të rinj", po ashtu edhe të dytën.


Këngët seleksionohen nga dy juri, një për secilën kategori, që zgjedhin çdo natë këngët që kalojnë në finale. Juria e parë zgjedh 8 këngëtarë, e dyta 1. Në natën finale shkojnë 18 këngë. Juritë ende nuk janë zgjedhur.
Këtë vit, është eleminuar nata e spektaklit dhe këngëtarët janë të kufizuar në performancat e tyre. Nuk lejohen mbi 6 performues që shoqërojnë këngëtarin në interpretim.


Regjisori Bojken Lako po punon për elementët e spektaklit.
Prezantuesit e festivalit të 49-të të Këngës në RTSH, janë: Jonida Maliqi, Mirela Naska dhe Josif Gjipali. Fonia i është besuar Emanuele Doninni-t. Skenograf është Bashkim Zahaj. Drejtor artistik: Edmond Zhulali.

Saturday, November 20, 2010

Epirotët e vjetër janë... ilirët

Shkruar nga KosPress

Gjuha e epirotëve të vjetër, hulumtimi i Arsim Spahiut, për një terren që shpesh është mbjellë me nacionalizëm dhe diletantizëm, mbron tezën delikate dhe komplekse: karakterin etnik ilir të epirotëve.

"Gjuha e epirotëve të vjetër" i Arsim Spahiut merret me një problem të vështirë e të ndërlikuar që megjithëse i rrahur në literaturën historike gjuhësore shkencore, në dy dekadat e fundit ka qenë një terren që shpesh është mbjellë me nacionalizëm dhe diletantizëm nga botime jo shkencore. Vepra e këtij doktori të shkencave në histori të lashtë i Universitetit të Franshë-Komtesë (Franche- Comté) në Francë, është e treta e ciklit të hulumtimeve mbi karakterin etnik ilir të epirotëve: Orakulli i Dodonës dhe epirotët, I, Tiranë, 2008; Mbi arkeologjinë e Dodonës dhe të Epirit, II, Tiranë, 2009; Gjuha e epirotëve të vjetër, Tiranë, 2010.

Prezantimi iu bë dje në Akademinë e Shkencave, në prani të autorit i ardhur nga Parisi, vendi ku jeton pas një jetës së vështirë në internim në Shqipëri, po edhe për arsye të punës kërkimore shkencore në Bibliotekën Kombëtare të Parisit, burimi i tij për lëndën dokumentare.

Prof. Seit Mansaku, tha për "Shekullin" se autori është përpjekur të mbështetet në të dhënat më të pranueshme, në tezat më të qëndrueshme, i ka sistemuar dhe paraqitur ato në një trajtë që i japin librit vërtet një karakter jo diletantesk siç ndodh nganjëherë në këtë fushë por një libër shkencor. Prandaj "është vërtet meritë e këtij autori që për një problem kaq të vështirë dhe ku janë shprehur shumë hipoteza ka ditur të përzgjedhë ato që janë më afër të vërtetës shkencore".

Po kur ka qenë hera e fundit në këtë akademi që është diskutuar për këtë gjë?

Një kuvend i studimeve ilire është bërë më 1972 pastaj një tjetër konferencë e madhe albanologjike është bërë më 1982 për etnogjenezën e shqiptarëve për formimin e gjuhës dhe të kulturës të popullit shqiptar. Dhe të gjitha këto materiale të kongreseve dhe të kësaj konference janë botuar. Nga këto ka kaluar vërtet një kohë e gjatë, pavarësisht se "për të pasur rezultate të reja në këto fusha kaq të vështira nuk mund të bëhet ndryshe". Dhe si shton me të drejt, prof. Mansaku, kanë dalë edhe probleme të tjera, siç është rishikimi i standardit, çështje për të cilën Qendra e Studimeve Albanologjike përgatitet të organizojë në dhjetor një konferencë të shumëpritur.

Zoti Spahiu ju po prezantoni një vepër mbi çështje të etnogjenezës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, derë që s'hapet lehtë për këto çështje. Po për ju ka domethënie kjo?

Në Shqipëri botohen shumë libra mbi pellazgët dhe ilirët edhe nga njerëz të cilët nuk mbështeten në referenca, në autorë, gjuhëtarë ose historianë të cilët janë të njohur. Kaq sa për të vënë në dukje një ndryshim midis librit tim dhe librave që botohen nga njerëz që janë dashamirës të çështjes kombëtare, atdhetarë, intelektualë. Për ata do të ishte kjo fushë si për mua, ta zëmë, inxhinieria ose mjekësia.

Atëherë në këtë keqkuptim të rolit të patriotëve për të dëshmuar etnogjenezën, lashtësinë, ky libër çfarë teze merr dhe mbron?

Argumente të shumtë gjuhësor mbi karakterin ilir të epirotëve të vjetër. Teza bazë është: epirotët e vjetër janë ilirët. Po përdor kohën e tanishme, pra, janë e jo kanë qenë: Epirotët e vjetër janë ilirët. Mirëpo këtu ka diçka tjetër. Dhe kjo është hipoteza ime. Shumë autorë i quajnë epirotët pellazgë, autorë të tjerë i quajnë ilirë. Asnjë nuk thotë pellazgët dhe ilirët e Epirit ose ilirët dhe pellazgët e Epirit, por vetëm njërën fjalë ose fjalën tjetër. Për mendimin tim, përderisa bëhet fjalë për të njëjtën kohë, atëherë duhet të jenë pellazgët ilirë ose ilirët pellazgë siç është thënë deri në fund të shekullit të kaluar, njëkohësisht për dhe arbër dhe shqiptarë.

Kur thoni gjuha e epirotëve të vjetër, çfarë dëshmish sillni ju për një nga elementet që ka qenë gjithnjë problem për t'u dëshmuar në fushën e studimeve ilirike.

Për arsye se nuk është punuar sa duhet, prandaj. E kam hapur prapë këtij kapitull. Duhet të punohet në këtë drejtim.

Kjo siguria juaj nga çfarë lloj burimesh vjen dhe çfarë kërkimesh keni bërë?

Te autorët me të njohur të Greqisë së vjetër edhe te autorët e tri shekujve të fundit. Janë pothuajse të gjithë, ata që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi thonë se epirotët janë pellazgë. Ndërsa nga autorët modernë të tri shekujve të fundit disa thonë janë pellazgë dhe të tjerë që janë ilirë. Ata që thonë ilirë nuk thonë asnjëherë pellazgë dhe e anasjellta. Pastaj ka një dëshmi gjuhësore që provojnë se pellazgët janë ilirë.

Mund të na e ilustroni?

Kalimi nga dh në d, nga o në a, janë tipare të pellazgjishtes dhe ilirishtes. Ka dhe të dhëna të tjera që i kam renditur në libër. S-ja në fillim të gjithë emrave që fillojnë me s, është e aspiruar, kurse në ilirisht dhe në gjuhë të tjera indoevropiane nuk është e atillë, as pellazgjisht nuk është kështu, as shqip.

Pak dimë kush është Arsim Spahiu, dimë që keni vuajtur shumë.

Në moshën 20-vjeçare më kanë internuar. Isha në vitin e dytë në Universitetin e Tiranës në Degën e Fizikës.

Për çfarë arsyesh ju internuan?

Arsyen e internimit e dinte vetëm Partia. Na ngritën nga Tirana drejt e në vendin ku qëndruam të internuar për 29 vjet, në kushtet më të vështira. Ishim familjarisht, dy prindërit, dy vëllezërit dhe tri motra të vogla.

Në Lushnje?

Në Gradisht, në qendrën e internimit. Kemi punuar në bujqësi ose në ndërtim.

Nga ana tjetër me studimet?

Unë fle pesë orë. E përballoj, pastaj paska miliona njerëz që flekan pesë orë dhe s'kanë nevojë për më tepër gjumë... Kam shkruar dy romane, shkrime, pamflete dhe dy herë i kam djegur, njëherë unë e njëherë babai. Babai im, Enver Spahiu në vitet dyzetë nuk kishte kurrfarë perspektive në Shqipëri, prandaj u dërgua në Kosovë, si mësues, falë marrëveshjes midis dy qeverive. Mirëpo në vitin 1947 kur u prishën marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, tim atë e internuan.

Çfarë rruge ndjek më tej hulumtimi juaj mbi etnogjenezën?

Tani një mendje më thotë të merrem me arkeologji, sepse nuk binden që pellazgët kanë arkeologji, pikërisht ata akademikët.

Megjithëse komplimentet për librin nuk jua kursyen sot.

Ato që i thanë detyrohen t'i thonë. Sigurisht që ka pasur arkeologji të pellazgëve. Mirëpo kjo është e periudhës para greke. Grekët mendohet që kanë ardhur në Ballkan në shek. 18-19 para epokës së re. Por këtu nuk janë botuar librat, nuk ka literaturë. Desha të provoja karakterin ilir etnik të epirotëve. Për këtë kam punuar.

Prof. Seit Mansaku: Përpjekje për të pranuar lidhjen e shqipes me ilirishten

"Është gjë e njohur tashmë që në greqishte ka disa elemente të hershme të cilat nuk shpjegohen dot me gjuhën greke vetë, domethënë që i përkasin një substrati tjetër gjuhësor, që nuk janë në atë linjën e zhvillimit të pandërprerë nga indoevropianishtja në greqishte. Këto elemente duket se i përkasin një substrati të hershëm të lashtë të cilin disa e kanë quajtur pellazgjik, disa e kanë quajtur mesdhetar, disa protoindoevropian. Autori ka mbrojtur tezën e formuluar edhe nga të tjerë më përpara që pellazgjishtja ka qenë një gjuhë indoevropiane dhe këto elemente në greqishte që nuk shpjegohen dot me greqishten, duhen mbledhur, duhet parë shtrirja e tyre gjeografike ku mbizotërojnë.

Për shembull emrat e tipit Korinthos me grupin nth ose emrat e tipit Larisa që nuk gjejnë shpjegim në greqishte. Autori përpiqet të shpjegojë që këto kanë një përhapje në zonën trako-ilire, prandaj që pellazgjishtja duhet të ketë pasur lidhje me ilirishten, të tjerë kanë thënë me trakishten. Por iliro-trakishtja është përsëri një binom jo pa lidhje njëra me tjetrën, sepse dhe për shqipen, disa mbrojnë tezën nga ilirishtja, disa mbrojnë tezën nga trakishtja.

E rëndësishme është kjo që nga pikëpamja metodologjike autori Arsim Spahiu nuk përpiqet të shpjegojë pellazgjishten nëpërmjet shqipes, duke mënjanuar ilirishten që është patjetër një fazë e ndërmjetme dhe e gjatë. Dihet nga burimet historike të autorëve grekë edhe latinë që në antikitet këtu kanë qenë ilirët dhe pas ilirëve janë shqiptarët. Nuk mund të bëhet lidhja nga shqiptarët te pellazgët duke kapërcyer ilirët siç kanë bërë disa autorë.

Kurse Spahiu përpiqet ta pranojë lidhjen e shqipes me ilirishten dhe pastaj të ilirishtes me pellazgjishten dhe kjo është një gjë pozitive. Problemi pellazgjik nganjëherë është marrë si një problem romantik, nacionalist, diletantesk, por kur trajtohet me metoda shkencore me seriozitet shkencor, me ato argumente sado të pakta dhe nuk teprohet me etimologjizime të kota, mund të kthehet vërtet në një problem shkencor ashtu siç është". /Shekulli/

Friday, November 19, 2010

Sarah Pelin: Nëse garoj në zgjedhjet 2012 do mposht Obamën

Sarah Pelin: Nëse garoj në zgjedhjet 2012 do mposht ObamënSHBA- Ish-guvernatorja e Alaskës Sarah Pelin ka deklaruar se ajo mund të mposhtë presidentin Barak Obama në zgjedhjet e vitit 2012, gjithnjë nëse vendos të garojë për Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë për rrjetin amerikan ABC, Pelin tha se po vlerëson mundësinë që të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. E punësuar si një analiste e rrjetit tjetër amerikan Fox Neës, Pelin tha se po vlerëson nëse një kandidaturë e saj do të ishte diçka e mirë për vendin dhe familjen e saj.

Ish-kandidatja republikane për zëvendës presidente në zgjedhjet e 2008-ës, ishte një nga figurat kryesore për zgjedhjet e mesit të mandatit dhe një favorite e lëvizjes anti qeveritare Tea Party. Nëse vendos të garojë, ajo do të ishte kandidatja e parë presidenciale në SHBA që drejton një reality show.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Wednesday, November 17, 2010

Enver Hoxha: Petrit Dume dorëzo teserën dhe dil jashtë

Shoku Mihallaq Ziçishti: Në Pogradec i kanë krijuar edhe kushte të mira Ernest Jakovës me shokë. Këtë ti ma ke thënë mua në Pogradec.

Petrit Dume: Jo shoku Mihallaq, unë e kam marrë vesh vonë.

Shoku Mihallaq Ziçishti: Po, po, që kur ka filluar punimi i materialit, ti ke dhënë urdhër që shokëve, të cilët merreshin me këtë punë, t’u krijoheshin kushte të mira.

Petrit Dume: Jo, unë nuk kam dhënë një urdhër të tillë, bile këtë grup pune unë e kam marrë vesh me vonesë.

Shoqja Eleni Pashko: Petrit Dumja shkonte shpesh në Kolonjë dhe bënte një punë sistematike për ta përçarë popullin e Kolonjës. Ai shpesh përdorte fjalën “kaur”. Ka ardhur ai “kauri” thoshte ai. Si shkoni me “kaurin”? Dhe këtë shprehje e ka përdorur aq shumë, saqë njerëzit thoshin: More po ky, Partia na bashkon dhe ky po na ndan. Të na përgjigjet për këto, se ky jo vetëm ka dashur të përçajë Partinë, por edhe popullin.

Shoku Enver Hoxha: Mund të na shpjegosh: Si është kjo punë?

Petrit Dume: Nuk mbaj mend të kem ngritur një problem të tillë. Kjo çështje nuk më ka lindur askund.

Shoku Petraq Magjistari: Petrit Dumja e ka pasur në gjak atë që tha shoqja Leni.

Shoku Veli Llakaj: Në qoftë se Petrit Dumja ka qenë dakord me vijën e Partisë në ushtri, vitin e kaluar, në muajin qershor, përse u ka thënë të gjithë komandantëve dhe komisarëve të korpuseve, që ju mos u bëni një me sekretarët e parë të komiteteve të Partisë të rretheve, por mblidhjani atyre, se jeni mbi ta, ju keni tre-katër rrethe në vartësi e jo një rreth si ata. Edhe një pyetje tjetër, keni qenë ju dakord me tezat e Këshillit të Mbrojtjes dhe në qoftë se pranoni se keni qenë dakord me to, ku e keni materialin e përgatitur nga shoku Mehmet për operacionin e kalimit që ju ka dërguar dhe ju e keni çuar poshtë në repartet e ushtrisë dhe as që e dini fatin e tij se ç’u bë. Në qoftë se keni qenë dakord me shkollat e lira, ku e keni materialin e shokut Enver që ka dërguar për to? Pse nuk ua keni bërë të njohur këto materiale kuadrove kryesorë të partisë?

Petrit Dume: Çështja e parë që ngre shoku Veli, se u kam thënë komandave të korpuseve se ata kanë disa rrethe në vartësi dhe nuk duhet të pyesnin komitetet e Partisë të rretheve për çështjet ushtarake, unë nuk besoj ta kem thënë. Mund të kem thënë këtë që ju komandantët e korpuseve duhet të mendoni se nuk përgjigjeni për çështje ushtarake vetëm për një rreth, pse kini disa rrethe në vartësi. Kjo është tjetër punë, por që të kem thënë të mos merren vesh me shokët e rretheve për çështjet e mbrojtjes, këtë nuk e kam bërë.

Shoku Veli Llakaj: Po ju kini thënë “I thërrisni sekretarët e parë të komiteteve të Partisë dhe kryetarët e komiteteve ekzekutive të rretheve në komandën e korpuseve dhe jepuni detyra për punimet operative”. Si t’i thërrisnim ne ata në raport dhe t’u jepnim detyra? E kini thënë këtë?

Petrit Dume: Jo, nuk e kam thënë. Jo vetëm nuk e kam thënë, por kam dërguar urdhër poshtë, që komandanti e komisari i korpusit të shkojnë te sekretari i Komitetit të Partisë dhe t’i raportojnë atij mbi planin e gatishmërisë për çdo batalion. (ilaritet në sallë). Këto çështje janë të dokumentuara.

Shoku Aranit Çela: Lëri këto, por dil te pyetja që të bëri shoku Rrapo: Cilat janë lidhjet me agjenturën e jashtme dhe armiqtë e brendshëm? Po të vazhdojmë kështu ka plot gjëra. Në mitingun me rastin e zgjedhjeve në Selenicë të Kolonjës, ti ke thënë se “gjatë luftës ne jemi vrarë njëri me tjetrin, por ashtu ishte koha atëherë, kurse tani duhet të kemi unitet. Ne kemi gjynahe që nuk punuam që i gjithë populli i Kolonjës të kishte unitet”. Çfarë do të thotë kjo? A nuk është kjo një parullë e hapur armiqësore?

Petrit Dume: Nuk e kam thënë ashtu. Nuk është e vërtetë.

Shoku Hodo Kaso: Është e vërtetë. Parulla ka hedhur Petriti edhe në zonën e Shën-Mërtirit, ku ka thënë që në këtë zonë ne kemi dy armiq, në një kohë kur në atë zonë ka mbi 15 – 20 kulakë, ka elementë të tjerë të deklasuar, të arratisur, të pushkatuar nga Partia, prandaj duhet të shtrëngojmë radhët. Një punëtor operativ na ka thënë se Petriti vinte në familjet e deklasuara në Kolonjë dhe në Shënmërtir. “Haram më qoftë mua automatiku se nuk di kë do të mbroj, kur ky më futet në familjet e deklasuara të kësaj zone” - tha atje njëri.

Petrit Dume: Nuk e mora vesh mirë këtë, si e thatë?

Shoku Hekuran Isai: Këtë na e thua ti: Je përqafuar me armikun e klasës qafë më qafë?

Shoku Peti Shamblli: Përgjigju pse i ke vënë vizë zhvillimit të luftës së klasave kundër njerëzve të klasave të përmbysura? Keni mbajtur lidhje të vazhdueshme me njerëzit e gruas tuaj, si me përgjegjësin e organizatës së Ballit në Korçë, që ishte kapobandë e të gjithëve, me sekretarin e Rinisë së Ballit dhe me të gjithë ata keni bërë propagandë që të shuhet kjo luftë. Për këtë, ju keni komprometuar edhe kuadro të mira, me qëllim që të shuhet me çdo kusht lufta e klasave. Pse e keni bërë këtë tani, në kushtet e rrethimit kapitalist e revizionist të vendit tonë?

Petrit Dume: Gruaja ime ka dy vëllezër. Njëri ka qenë i dënuar me burg dhe tjetri është punëtor këtu në Tiranë. Me vëllanë që ka pasur të dënuar, ajo ka 28 vjet që nuk është parë dhe unë vetë nuk e njoh po ta shikoj. Në qoftë se gjendet një fakt që unë kam shkuar në shtëpinë e tij, ose ai ka ardhur në shtëpinë time, ose në qoftë se kam marrëdhënie me të, është tjetër punë.

Shoqja Jorgjia Peçini: Gruaja jote është bija e ballistit më të fëlliqur të Korçës. Të vëllezërit janë po ashtu. E motra e saj, të shoqin e ka të arratisur. E vjehrra e Petrit Dumes shkonte në Lushnjë e shikonte të bijën (gruan e të arratisurit) dhe pastaj vinte te Petrit Dumja. Ç’do të thotë kjo? Nuk na mbush dot mendjen, duke na thënë se kam pasur, ose nuk kam pasur lidhje.

Shoku Peti Shamblli: Është e vërtetë që kanë hyrë e kanë dalë të gjithë njerëzit, vëllezërit e gruas, etj.

Shoqja Eleni Pashko: Hysen Dvorani ka qenë kapoballist në Korçë. E tillë ishte edhe e shoqja e tij, që është vjehrra e Petritit. Edhe kjo ka qenë gjithashtu kapoballiste. E kur dëgjonte që vritej ndonjë shoku ynë, bënte banket. E shoqja e Petritit ka qëndisur zhgabat e ballistëve. Ismail Dvorani, kunati i Petritit, ka qenë kapobandë bashkë me Xhemal Starovën dhe kanë plaçkitur shtëpitë e qytetarëve në Korçë, kanë arrestuar njerëzit, kanë vrarë vëllanë dhe babanë e Todit. I kunati i gruas së Petritit është arratisur dhe gruaja e tij, (që është kunata e Petritit) është e internuar në Lushnjë. Nuk duhet harruar se byreqet dhe ushqimet e tjera niseshin nga shtëpia e tij për t’i ngrënë këta armiq në Lushnjë. Si kërkon ai të na mbushë mendjen se nuk ka pasur të bëjë me ta? Kush i ka strehuar në Tiranë të ëmën e vëllanë e gruas?

Shoku Enver Hoxha: Nga këto fakte ka sa të duash, ka me thes. Po të vazhdojmë t’i bëjmë pyetje Petrit Dumes dhe ai të mos na thotë gjë, domethënë të vazhdojë të na gënjejë dhe tani pas gjashtë muajve që po zhvillohet një punë e tillë, apo do t’i japim udhë debatit në lidhje me Petrit Dumen? Si mendoni ju, shokë?

Shoqja Jorgjia Peçini: Ne e kemi të qartë se ai nuk ka për të thënë gjë, prandaj s’kemi pse ta dëgjojmë.

Shoku Sadik Bocaj: Është parë në mënyrë shumë demokratike kjo çështje, shoku Enver e gjithë Partia në terren dhe në ushtri e ka thënë saktë fjalën.

Shoku Enver Hoxha: Mirë atëherë, e mbyllim këtë. Çfarë propozimi kini?

Shoku Sadik Bocaj: Të përjashtohet nga KQ, nga Partia dhe t’i jepet gjyqit, bashkë me Beqir Ballukun.

Shoku Pirro Gusho: Partia e ka thënë fjalën e vet, ai të dënohet.

Shoku Enver Hoxha: Si e ka thënë Partia?

Shoku Mustafa Pajenga: Të përjashtohet nga Partia dhe t’i jepet gjyqit!

Shoqja Katina Starja: T’i jepet gjyqit, pa asnjë lëshim.

(Të gjithë shokët e plenumit shprehin njëzëri mendimin për Petrit Dumen).

Shoku Enver Hoxha: Shokë në bazë të propozimeve tuaja, Petrit Dume të përjashtohet nga Partia dhe t’i jepet gjyqit! Jeni dakord me këtë propozim? (Të gjithë shokët njëzëri aprovuan propozimin). Atëherë Petrit Dume, dorëzo teserën dhe dil jashtë! .../MapoOnline/

Nju Jork 1960, si u ndalua Mehmet Shehu të dilte nga Manhatani

Shtatori i vitit 1960 e ktheu Nju Jork-un në një kryeqytet të vërtetë të botës, ashtu siç ndodh tashmë pothuajse çdo vit, në shtator, kur udhëheqësit më të mëdhenj të botës vinë për sesionin e ri të Asamblesë së Përgjithshme. Gjysmë shekulli më parë, kjo ende nuk ishte bërë traditë dhe zbarkimi i udhëheqësve komunistë, që nga Hrushovi me lakejtë e tij eurolindorë, te Fidel Kastroja, që sapo kishte marrë pushtetin në Kubë, bëri përshtypje të pazakontë. Mes udhëheqësve komunistë dalloheshin edhe dy ballkanasit problematikë, Josip Broz Tito i Jugosllavisë dhe i Shqipërisë. Gazetat e cilësonin Nju York-un ato ditë si “Roma e kohës moderne”.
Ardhja e afrikanëve
Komunistët nuk para bezdiseshin për të ardhur në Pallatin e Qelqtë dhe u pëlqente ta tallnin OKB-në si vegël të amerikanëve. Mirëpo atë vit, për herë të parë do të prezantoheshin në Asamblenë e Përgjithshme 22 vende të reja afrikane, që në dekadën e fundit kishin fituar pavarësinë nga kolonializmi europian. 22 vota mund të përmbysnin shumë situata në OKB dhe Hrushovi donte të merrte pas vetes sa më shpejt këtë grup të ri. Kjo ishte edhe arsyeja pse Presidenti Eizenhauer, ndonëse ishte në javët e fundit të presidencës së tij tetëvjeçare, erdhi nga Uashingtoni për të folur në OKB e për të takuar përfaqësuesit e vendeve të reja. SHBA kishte mbështetur fort çlirimin dhe pavarësimin e këtyre vendeve e gëzonte simpati në Afrikë. Nga ana tjetër, edhe komunistët me parullat e tyre të hershme antiimperialiste e antikolonialiste ishin konkurrentë të fortë për simpati politike. Dy krahët e Luftës së Ftohtë, dalëngadalë do ta zhvendosnin betejën nga Europa në Amerikën Latine, Afrikë, e sidomos në Azi.
Shehu ndalohet të dalë jashtë Manhattan-it
Në SHBA ekzistonte shqetësimi se mund të ndodhte ndonjë sulm ndaj udhëheqësve komunistë prej disidentëve që jetonin në vend ose që militantët pro-komunistë të merrnin zemër për të bërë ndonjë trazirë apo atentat. Mes shumë krerëve komunistë që zbarkuan në Nju Jork, vetëm tre ishin njoftuar nga qeveria amerikane se u ndalohej të dilnin nga ishulli i Manhattan-it. Një ndër ta ishte edhe Mehmet Shehu, Kryeministri i Shqipërisë. Vendimi ishte marrë pas deklaratave të ashpra dhe ofenduese antiamerikane, që kishte lëshuar qeveria shqiptare në ditët e fundit. Shqipëria në këtë kohë po bëhej gati të braktiste Bashkimin Sovjetik dhe të kërcente në gjirin e Kinës komuniste, kështu që kishte filluar sulmet e tërthorta kundër Moskës. Një nga çështjet më të preferuara ishte qëndrimi ndaj Perëndimit. Ishte koha kur Hrushovi kishte folur për bashkekzistencë dhe Enver Hoxha, duke ndjekur shembullin e Kinës, po u binte kambanave kundër rrezikut të agresorëve amerikanë. Për ironi të fatit edhe “bashkekzistuesit” Hrushov, si dhe udhëheqësit hungarez, Janosh Kadar, u ishte ndaluar dalja nga Manhattan-i. Në javët përpara të udhëtimit për në Nju Jork, Hrushovi kishte rinisur propagandën e ashpër antiamerikane për të impresionuar afrikanët. Cirku diplomatik kishte filluar ende pa u nisur për në kryeqytetin e botës.
Kastro në Harlem
Fidel Kastro, me mjekër, me armë, me puro në gojë, me zë të lartë, fodull, i rrethuar me trupat e tij revolucionare, sapo kishte fituar pushtetin në Kubë. Ai kishte ardhur në SHBA për t’i treguar Amerikës se asaj po i vinte fundi. Në hotelin “East Side Shelburne” ku ishin vendosur, po bezdiseshin nga thirrjet e demonstruesve kundër tij. Disa truproje dolën me armë për të trembur turmat, mirëpo policia e Nju Jork-ut i detyroi të futeshin përsëri brenda. Pak më vonë, gjithë nerva, Kastro dhe shpura e tij e shpërthyen jashtë derës së hotelit. Mbrapa kishin lënë një dhomë të kthyer në një kazan plehrash, me mbeturina ushqimesh, që qelbej era puro, shishe të zbrazura dhe mobilie të dëmtuara. Kastro ishte hakmarrë për 10 000 dollarët që hoteli i kishte kërkuar si depozitë sigurie për mirëmbajtjen e dhomës. Diplomati i famshëm suedez, Dag Hammarskjold, që ishte Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, emrin e të cilit mban sheshi ku shqiptarët janë mbledhur shpesh për demonstrata para OKB-së, e priti me qetësi në zyrën e tij. Gazetat amerikane të kohës shkruanin për kontrastin e karaktereve. Fidelit që bërtiste në spanjisht dhe suedezit të qetë, i cili me buzën në gaz, gati i zbavitur nga skena, e qetësoi dhe i ofroi atij dhe shpurës së tij të hanin në tarracën e OKB-së. Kastro kishte sharë Manhattan-in sa kishte mundur dhe kishte kërcënuar se do të flinte në kopshtin e OKB-së ose në Central Park, por jo në “hotelet kapitaliste” të qytetit. Hammarskjold e kishte një zgjidhje: dhoma falas në hotelin ‘Comodore’ me garancinë që nuk do të bezdisej nga demonstratat. Mirëpo Kastro kishte plane të tjera. Ndërsa bisedonte me kreun e OKB-së, një nga njerëzit e tij ishte në Harlem, duke marrë me qira një kat të tërë në Hotelin “Theresa”, siç u shpreh Kastroja: “Waldorf-Astoria i Harlemit”. Megjithëse në këtë hotel i kërkuan më shumë se dyfishin që i kishin kërkuar në Shelburne, ai e mori me shumë dëshirë, sepse paratë ishin thjesht një pretekst për sherr për të. Pasi ua kishte marrë pronat gjithë biznesmenëve në Kubë, ai kishte tani para sa të donte. Arsyeja pse shkoi në Harlem ishte tjetër. Tani donte të përfitonte nga pozita e keqe e zezakëve në SHBA për propagandën e tij antiamerikane. Një grup portorikanësh dhe kubanësh që ishin mbledhur përpara hotelit të ri, për ta brohoritur Kastron, u shtynë larg nga njerëzit me ngjyrë të Harlemit, të cilët nuk e vrisnin shumë mendjen për politikë, por u mblodhën për të parë spektaklin e rrallë që po u ofrohej. Disa skuadrone me policë u dërguan urgjent për të shmangur përleshjen mes turmave. Klientët e tjerë të hotelit filluan të ankoheshin e pastaj të largoheshin në masë. Kubanë të armatosur e me uniforma komandonin ashensorët dhe kishin marrë banjat në kontroll. Flisnin më zë të lartë dhe nuk tregonin respekt për të tjerët. Në 24 orët e para, Kastro dhe stafi i tij shpenzoi dyfishin e çmimit të dhomës për shërbime të tjera: ushqime me mish (steak), rum dhe cigare puro. Punonjësit e hotelit, që çonin ushqimet e pijet, ankoheshin se kubanët ishin kurnacë dhe nuk u jepnin bakshish (tip). “Daily News” shkruante se ekipi i Kastros kishte 85 vetë dhe se mes vizitorëve të natës kishte plot “bionde, brune dhe flokëkuqe”, të cilat një detektiv i kishte përshkruar si “prostituta”. Një punëtor i hotelit kishte treguar se Kastro vetë kishte pasur një vizitore nga ora 2 deri në 3:30 të mëngjesit: një bionde të kolme. “Punëtori nuk e dinte nëse kishin diskutuar tema të larta të politikës ndërkombëtare”, shkruante me ironi gazeta njujorkeze. “Jam mes vëllezërve këtu”, tha Kastro për median, duke folur për zezakët e Harlemit. “Më duket sikur jam në Kubë”. Mes atyre që e vizituan Kastron ishte edhe udhëheqësi mysliman zezak Malcolm X, poeti i njohur i brezit të ri të asaj kohe, Allen Ginsburg, një profesor i “Columbia University” që po shkruante një libër për revolucionin kuban etj. Edhe vetë Hrushovi, aspak xheloz se dikush tjetër ishte bërë më shumë kloun diplomatik se ai, i bëri një vizitë në Harlem, në lobin e stërmbushur të hotelit. Në një moment shefi i sigurisë së Hrushovit, gjeneral koloneli Nikolai Zakharov, filloi të shtynte njerëzit majtas e djathtas, por policët i thanë se nuk ishte puna e tij të shtynte turmat. Zakharov iu përgjigj atyre më grushte, por një polic i bëshëm amerikan e kapi, e ngriti peshë në ajër dhe nuk e lëshoi derisa u sigurua se oficeri ishte qetësuar. Pas këtij incidenti Hrushovi bëri një protestë zyrtare kundër qeverisë amerikane dhe bashkisë së Nju Jorkut. Për qytetarët amerikanë, polici njujorkez u kthye në një farë heroi. Mirëpo “muaji i mjaltit” mes Kastros dhe Harlemit u prish pak ditë më vonë, pas një incidenti tragjik. Magdalena Urdaneta, vajza 9-vjeçare nga Venezuela, kishte ardhur në Nju Jork me familjen e saj. Ajo kishte dalë mirë me mësime dhe prindërit e kishin shpërblyer duke e marrë me vete në vizitën e tyre në SHBA. Ata ishin duke darkuar në një restorant, ku ishin mbledhur edhe 5-6 aktivistë anti-Kastro. Dikush kishte telefonuar njerëzit e Fidelit dhe ata papritmas pushtuan restorantin, duke rrethuar tavolinën e disidentëve. Sherri degjeneroi në të shtëna dhe një plumb goditi për vdekje Magdalenën e vogël. Departamenti i Shtetit akuzoi “agresorët e regjimit të Kastros”. Fidel Kastro shprehu personalisht keqardhjen për vrasjen e vajzës së vogël, por tha se plumbi kishte ardhur nga armiqtë e tij, “nga kriminelët kubanë që strehon Amerika”. Megjithë këtë sqarim, incidenti la një shije shumë të keqe dhe errësoi cirkun e Fidelit në Harlem.
Me këpucë në dorë në Asamble
Cirku i klounëve komunistë vazhdoi edhe në sallën e Asamblesë së Përgjithshme. Plot gjysmë shekulli më parë, 12 tetor 1960, Nikita Hrushov, i nervozuar hoqi këpucën dhe e përplaste me furi mbi tavolinë, duke shkaktuar një lloj skandali historik. Hrushovi, i cili e kishte zakon të lavdërohej për origjinën e tij fshatare, nuk njihej për sjellje të sofistikuara, mirëpo heqja e këpucës nuk la shije të mirë. Duke qenë se nuk ka ndonjë fotografi apo filmim që të dëshmojë momentin e heqjes së këpucës, ka pasur edhe dyshime se mos ka qenë një shpikje e medias. Gjithçka mori zjarr kur po fliste përfaqësuesi i Filipineve, kur tha se Bashkimi Sovjetik bënte mirë që kërkonte një rezolutë për vendet e kolonizuara që të pavarësoheshin, por do të ishte akoma më mirë që rezoluta të zgjerohej edhe për vendet e Europës Lindore, të cilat vuanin nën pushtimin praktik të Bashkimit Sovjetik. Hrushovi u ndez dhe filloi t’i binte me këpucë tavolinës derisa iu dha fjala, duke ndërprerë fjalën e filipinasit. Ai nuk foli nga vendi, por shkoi te foltorja, shtyu në mënyrë arrogante përfaqësuesin filipinas nga vendi dhe i kërkoi Presidentit të Asamblesë, irlandezit Frederik Boland, që t’i thoshte “lakeut të imperializmit amerikan t’i përmbahej rregullave”. Në fakt, Presidenti i tha filipinasit që të shmangte provokimet e sallës. Mirëpo, ndërsa ai vazhdoi fjalën, Hrushovi vazhdonte t’i binte tavolinës me këpucë. Pas pak fjalimi u ndërpre përsëri nga një përfaqësues i Rumanisë, i cili ofendoi vetë Presidentin e Asamblesë. Boland, i bërë i kuq në fytyrë, ia mbylli mikrofonin rumunit. Tani të gjithë komunistët në sallë kishin filluar të bërtisnin dhe të bënin zhurmë. Boland i ra çekiçit simbolik për të kërkuar qetësi në sallë, derisa çekiçi u thye dhe ai e shpalli seancën të mbyllur. Mbesa e Hrushovit, Nina L. Hrusheva, ka thënë më vonë se Hrushovi kishte veshur këpucë të reja, që e shtrëngonin dhe i kishte hequr kohë përpara fjalimit. Djali i tij, Sergei Hrushov, pasi nuk mundi të gjente ndonjë filmim apo fotografi të asaj seance famëkeqe, ka shkruar se ishte e pamundur që Hrushovi të kishte hequr këpucët, duke pasur parasysh sesa e ngushtë ishte hapësira dhe sesa i shëndoshë ishte ai. Mirëpo, një ish-gazetar sovjetik ka shkruar që një ish-punonjëse e OKB-së i kishte treguar një herë se Hrushovit i kishte dalë këpuca nga këmba kur po shkonte drejt tavolinës së tij dhe ajo e kishte marrë, e kishte mbështjellë me një pecetë letre dhe ia kishte dhënë. Ai ishte tepër i shëndoshë për ta veshur dhe e kishte mbajtur aty mbi tavolinë, derisa i kishte hyrë në punë.
Shqipëria kundër B. Sovjetik
Shqipëria njihej deri vonë si vasale e bindur e Moskës. Ndërhyrja e Stalinit e kishte shpëtuar Enver Hoxhën nga Titoja, njerëzit e të cilit në Beograd, sidomos serbët, kishin filluar të preferonin më shumë ortodoksin Koçi Xoxe (ose të paktën kështu i dukej Enverit që ishte nga natyra paranojak). Enver Hoxha iu bashkua me entuziazëm nismës së Stalinit për ta përjashtuar Jugosllavinë nga kampi socialist dhe u kthye nga lake, në një armik personal të Titos. Mirëpo, Hrushovit i dukej çmenduri që Stalini “ia kishte falur” Perëndimit Jugosllavinë dhe në kuadrin e rehabilitimit të disa prej viktimave të Stalinit, u përpoq të pajtohej me Titon dhe udhëzoi Enverin të bënte të njëjtën gjë. Beogradi nuk ishte kundër pajtimit, mirëpo Enveri duhej të rehabilitonte Koçi Xoxen, të cilin e kishin ekzekutuar si armik. Kjo e alarmoi Enverin dhe rrethin e tij. Ata druheshin se në fund Titoja, në bashkëpunim me Hrushovin, do t’i ndërronin me komunistë të tjerë në krye të vendit. Shpëtimtare e radhës u gjet Kina, me të cilën Bashkimi Sovjetik kishin hyrë në konkurrencë për udhëheqjen e kampit socialist. Kina ndjehej tepër e madhe dhe e fortë për të qenë një vasale e Moskës, ndërsa Bashkimi Sovjetik nuk kishte ndërmend të ndante me ndonjë vend tjetër udhëheqjen e kampit. Mao Ce Duni, që ishte po aq i çmendur sa Stalini, e akuzoi Hushovin për revizionizëm dhe gjeti vetëm një përkrahës në mbarë rruzullin: Enver Hoxhën. Si shpërblim, Kina denoncoi afrimin e Bashkimit Sovjetik me Jugosllavinë. Ndonëse ende përpiqeshin të ruanin fasadën, mes Moskës dhe Tiranës kishte nisur çarja e madhe. Në këto kushte vjen data e Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork. Në mënyrë kuptimplote, të gjithë udhëheqësit komunistë udhëtuan së bashku drejt Nju Jork-ut me tragetin “Baltika”. Përfaqësuesit e Shqipërisë nuk i ftuan ose i ftuan, por këta nuk pranuan ftesën për të udhëtuar së bashku.
Pse Enver Hoxha nuk shkoi në Nju Jork?
Enver Hoxha vendosi që Shqipëria të përfaqësohej me Kryeministrin Mehmet Shehu, krahun e tij të djathtë, aleatin më të egër e më antijugosllav, por edhe kriminelin më të egër që i shërbente regjimit. Përse Enveri nuk mori pjesë vetë në këtë cirk botëror të diplomacisë? Ai ndoshta nuk e mori me mend sesa bujë do të bënte ky sesion i Asamblesë së Përgjithshme në OKB. Ose ndoshta nuk ishte ende gati të përballej me Hrushovin (gjë që do ta bënte dy muaj më vonë në Moskë, në mbledhjen e 81 partive komuniste e socialiste). Ndoshta ende ishte duke studiuar situatën për të parë se deri në çfarë pike do të thellohej përçarja. Ose, ose, mbase për të kishte nisur ajo paranoja e jashtëzakonshme që do ta bënte të mos dilte kurrë në mënyrë zyrtare dhe publike jashtë kufijve të vendit, duke pasur frikë se do ta vrisnin. Udhëtimi i tij në Moskë në vitin 1960, do të ishte i fundit.
Kundër armatimit në Ballkan
Mehmet Shehu udhëtoi për në Nju Jork me tragetin “Mbretëresha Elisabeth”. Për koincidencë, në këtë traget ishte edhe udhëheqësi jugosllav, Josip Broz Tito. Mehmeti i urrente jugosllavët se ata e kishin hequr nga posti, duke e cilësuar “si shumë ekstremist”. Mirëpo më vonë, pas vetëvrasjes, kur Enveri e shpalli “poliagjent”, këtë udhëtim të rastësishëm në një traget me Titon e shfrytëzoi si fakt për të treguar se Mehmeti ishte agjent i jugosllavëve. Mehmet Shehu në fakt ka bërë shumë krime dhe ka pasur lidhje të dyshimta në të gjitha drejtimet, mirëpo ai nuk ishte aq i trashë sa mos të kuptonte se jugosllavët e kishin në listën e tyre të zezë dhe nëse do të riktheheshin, do t’ia merrnin jetën. Në Nju Jork, Hrushovi, që tashmë e dinte “tradhtinë” e Shqipërisë, e injoroi praninë e Shehut dhe në sy të tij u përqafua gjithë dashuri me Titon. Mirëpo edhe Mehmeti do të hakmerrej shpejt, por në mënyrë të tërthortë. Hrushovi kishte vendosur të impresiononte afrikanët dhe vëzhguesit e pavarur me nismën e tij për një Ballkan të lirë nga armatimet bërthamore. Synimi ishte të detyronte amerikanët të hiqnin raketat bërthamore nga Turqia, prej ku mund të godisnin kollaj çdo qytet sovjetik. Me këtë ai vriste “dy zogj me një gur”. Edhe i bënte amerikanët të hiqnin bazat e tyre nga Turqia, edhe ia merrte nga dora shqiptarëve nëndetëset, që ia kishte dhënë për bazën e Pashalimanit, për shkak se ata po kalonin në anën e Kinës. Moska nuk kishte çfarë të humbte, se pas prishjes me shqiptarët do ta mbyllte atë bazë gjithsesi. Mirëpo shqiptarët, edhe diktatin e Moskës nuk e donin, edhe nëndetëset e tyre nuk kishin ndërmend t’i lëshonin. Në mbledhjen e Komitetit Politik të Asamblesë së Përgjithshme, Shqipëria u përfaqësua me ministrin e saj të Jashtëm të asaj kohe, Behar Shtyllën. Ai votoi kundër projekt-rezolutës sovjetike, duke argumentuar se armët bërthamore duhet të asgjësohen në gjithë botën. Ndalimi i tyre vetëm nga rajoni i Ballkanit nuk ka kuptim. Vota shqiptare nervozoi edhe më shumë sovjetikët. Ndërsa në planet të tjera komunistët ishin në një front. Sidomos për çështjen e paqeruajtësve në Kongo. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u sulmua me kritika për raportin e tij. Kritikat i erdhën nga dy ambasadorë në OKB, ai i Rusisë, Zorin dhe nga ai i Shqipërisë, Reiz Malile. Në fjalimin e tij të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme, Mehmet Shehu sulmoi imperializmin amerikan dhe kërkoi anëtarësimin e Kinës, vendin e të cilës e kishte zënë që prej më shumë se dhjetë vjetësh Tajvani. SHBA dhe shumë vende të botës nuk e njihnin qeverinë komuniste të Kinës dhe trajtonin si përfaqësuese të Kinës, qeverinë e Çang Kai Shekut, që mbante në zotërim ishullin e Tajvanit, ndërkohë që në pjesën kontinentale kishte fituar revolucioni i kuq i Mao Ce Dunit. Ky ishte fillimi i një lufte të gjatë të Shqipërisë për Kinën në OKB, luftë e cila përfundoi me fitore në vitin 1971, kur Kina dhe SHBA shkrinë akujt dhe Tajvani humbi anëtarësinë në OKB. Qëndrimi shqiptar në OKB ishte edhe faza e parafundit e përplasjes me sovjetikët. Në atë kohë Hrushovi vazhdonte ta kishte një shpresë se Shqipëria do të bindej që ta linte Kinën dhe të mbetej në vathën sovjetike.
Antikomunistë, por mbi të gjitha patriotë
Ardhja e kryeministrit të shtetit komunist shqiptar në Nju Jork u dha mundësinë emigrantëve të shumtë politikë nga Shqipëria, që të protestojnë publikisht përpara OKB-së kundër regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Një numër shqiptarësh ishin mbledhur në 20 shtator 1960 për të protestuar kundër komunizmit në sheshin përpara ndërtesës së OKB-së. Ata lëshuan thirrje kundër Mehmet Shehut dhe kundër qeverisë shqiptare. Një grup shumë më i madh po protestonte jo shumë larg prej tyre. Ishin grekë që kërkonin “Vorio-Epirin” dhe kishin dalë gjithashtu për të protestuar kundër Mehmet Shehut. Nuk kaloi shumë dhe shqiptarët antikomunistë lanë protestën e tyre dhe iu vërsulën grekëve, duke i sharë e duke u thënë se ishin ata që kishin marrë tokat shqiptare dhe jo e kundërta. Pas kësaj shpërthyen grushtet, goditjet me çadra e me tabelat e parullave. Një shqiptar i përgjakur në atë demonstratë është fiksuar nga revista e njohur “Life” dhe shoqëron këtë artikull. Një skuadron i madh policësh, shumë prej të cilëve me shkopinj gome, në majë të kuajve të lartë, mezi mundën të ndajnë shqiptarët nga grekët. Shumë prej demonstruesve kishin rrobat e grisura dhe shenja dhune në fytyrë. Ky ishte një shembull interesant për të vërtetuar sesi çështja kombëtare mbetej më e rëndësishme për shqiptarët, sesa ajo ideologjike. Grekët i kishin thënë gazetës “The New York Times” se ata që kishin sulmuar ishin një grup i vogël prej 20 “komunistësh shqiptarë”. Dita e 20 shtatorit qe e gjitha ditë rrahjesh nëpër rrugët e Nju Jork-ut. Demonstruesit antisovietikë, kryesisht emigrantë hungarezë dhe ukrainas, protestuan përpara konsullatës ruse dhe u shpërndanë dy-tri herë me përleshje nga policia. Një përpjekje për të djegur një flamur sovjetik u pengua gjithashtu nga policia e Nju Jorkut. Në mbrëmje, një shqiptar, i quajtur Gjok Dragusha, 29 vjeçar, në atë kohë u arrestua sipas gazetës “The New York Times”, gjatë një demonstrate, pranë hotelit të Fidel Kastros në Harlem. Urdhrit të një polici për t’u larguar, ai dhe një amerikan, Bennie Bryant, i ishin përgjigjur duke e goditur me çadra. Policia u kishte vënë prangat që të dyve.
Epilog

Vetëm pak javë pas ngjarjeve të vrullshme diplomatike në OKB, në zgjedhjet presidenciale amerikane, demokrati John F. Kennedy fitoi kundër antikomunistit të vendosur, Richard Nixon. Kjo fitore u përshëndet si një rast i madh për paqe në botë. Në fakt, shumë shpejt situata do të errësohej me krizën e Berlinit dhe me atë të raketave në Kubë. Kennedy do të mësonte shpejt se me sovjetikët butësia nuk ecte, ndërsa Hrushovi do të mësonte se rinia dhe butësia e Kennedy-t nuk do të thoshte se ai nuk ishte gati t’i përballej dhunës me dhunë. Po në atë vjeshtë të ethshme të vitit 1960, këto gjëra ende nuk diheshin. Megjithatë, cirku diplomatik e kishte dhënë një shenjë të qartë se raportet në OKB që këtej e tutje do të fillonin të ndryshonin në mënyrë drastike, aq sa gati një gjysmë shekulli më vonë, janë amerikanët ata që ankohen më shumë nga kjo organizatë, ndërsa Moska e Pekini mbahen fort pas saj.

Nga:Ruben Avxhiu


Mos më prekni me dorë - Në SHBA shtohet rezistenca ndaj kontrolleve para fluturimit

Skaner për kontrollin e pasagjerëve
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Skaner për kontrollin e pasagjerëve

Pasagjerët e zemëruar të SHBA kanë një hero të ri: ai quhet John Tyner. Ai refuzoi në fundjavë (13./14.11.) në aeroportin e San Diegos të hynte në skanerin e trupit dhe pastaj që në vend të kësaj të kontrollohej në trup

Dialogu i pasagjerit John Tyner me kontrolloren e sigurisë, të cilën ai e regjistroi në celular, ndërkohë është kthyer në hit në internet:

"Unë nuk e kuptoj, pse duhet ta lejoj të më ngacmoni seksualisht, për të pasur mundësi që të fluturoj me avion, thotë Tyner. "Ky nuk është ngacmim seksual", vjen përgjigja. "Do të ishte i tillë, po të mos punonit për qeverinë", thotë Tyner. "Aty poshtë mua mund të më prekin vetëm gruaja ime dhe ndoshta mjeku im."

Amerikanët të revoltuar nga kontrollet

Ministrja për Mbrojtjen e Atdheut, Janet NapolitanoBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ministrja për Mbrojtjen e Atdheut, Janet Napolitano

John Tyneri shqiptoi ato fjalë, që do t'u pëlqente t'i thoshin të gjithë amerikanët, të cilët i quajnë kontrollet e reja të sigurisë në aeroportet e SHBA krejtësisht të tepërta dhe prekjen si ndërhyrje në sferën private. Zemërimi në të gjithë vendin është kaq i madh, sa ministrja për Mbrojtjen e Atdheut, Janet Napolitano, u ndie e detyruar që t'i mbrojë publikisht masat e reja të sigurisë:

"Këtë ne nuk e bëjmë se kemi qejf, por sepse duam të mbajmë jashtë avionëve pudra të rrezikshme, substanca xhelatinoze dhe lëngje", tha ajo dhe u përpoq që t'i qetësonte kritikët: ne jemi të hapur dhe do të ndërmarrim, po qe e nevojshme, ndryshime. Shoqatave të pasagjerëve kjo nuk u mjafton, ata bëjnë thirrje për protesta:

Në 24 nëntor, një ditë para Thanksgiving dhe njërës nga ditët me më shumë udhëtime në vit, ata duan ta demonstrojnë pushtetin e tyre. Pasagjerët do t'i refuzojnë skanerat truporë dhe në vend të kësaj do të kërkojnë që të preken në një dhomë të veçuar, në prani të një dëshmitari. Ideja, që fshihet pas kësaj: koha e nevojshme shtesë, që do të duhet do ta bllokojë të gjithë sistemin dhe do t'i detyrojë autoritetet të bëjnë ndryshime.

Përbëjnë skanerat rrezik për shëndetin?

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:

Krahas çështjes, nëse skanerat truporë depërtojnë në një mënyrë të palejueshme në sferën private, kritikët kanë edhe një shqetësim tjetër: një rrezikim të mundshëm të shëndetit. Disa sindikata pilotësh u kërkuan javën e kaluar anëtarëve të tyre që t'u shmangeshin skanerave, sepse ata mund të transmetojnë doza të rrezikshme rrezatimi. Ndërkohë në debat është përfshirë edhe ish-piloti më i shquar i SHBA, Sully Sullenberger, burri që arriti të ulë në janar 2009 pa e shkatërruar një avion pasagjerësh, në lumin Hudson të Nju Jorkut:

"Ne pilotët u ekspozohemi rrezatimeve shumë më tepër se sa qytetarët normalë dhe prandaj duhet t'i shmangemi çdo doze tjetër, sado e vogël qoftë ajo", i tha Sullenbergeri CNN-it.

Napolitano mbron masat e sigurisë

Ministrja për mbrojtjen e Atdheut Napolitano e hedh poshtë këtë argument: për pasagjerët dhe për pilotët:

Forcohen masat e sigurisë në aeroporte. Këtu Newark në SHBABildunterschrift: Forcohen masat e sigurisë në aeroporte. Këtu Newark në SHBA

Rrezatimi prej skanerave truporë është kaq i vogël, sa është thuajse i pamatshëm, thotë Napolitano. Njeriu ndodhet i ekspozuar te një skaner ndaj së njëjtës sasi rrezatimi, përballë së cilës ndodhet në kohën, kur fluturon 2 minuta më avion. Por ky mendim nuk mbështetet nga të gjithë shkencëtarët. Kështu përshembull në maj shkencëtarë nga Kalifornia i shkruan Shtëpisë së Bardhë dhe e paralajmëruan që skanerat truporë mund ta rrisin para së gjithash tek të moshuarit, gratë shtatzëna dhe njerëzit me sistem imuniteti të dobët rrezikun e kancerit dhe të problemeve të tjera shëndetësore.

Autor: Sabine Müller/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica