Nga Basir Çollaku
Sot në orën 5 e 30 është rehatuar në avion e linjës së Vienës dhe në 6 ka nisur fluturimin bashkëshorti i “Harabelit” dhe ka mbërritur në kryeqytetin austriak. Viena në kësi rastesh është stacioni tranzit për Nju York.
Veliaj nuk ka pasur bagazhe. Vetëm një çantë shpine. Të dhënat nuk tregojnë as datë kthimi. Rrugë vetëm vajtje. Mbase rrobat e duhura i gjen në vendmbërritje.
Njoftimi djeshëm i Strukturës së Posaçme i pazakontë me raste krahasuese ngjante si lajmërim i dyfishtë. Katër akuza të rënda për Erion Veliajn korrupsion aktiv, mosdeklarim, fshehje, pastrim parash. Akuza për të cilat prokurorët theksonin se provat i kishin çuar në këtë konkluzione
1.A ishte një shenjë për ta lënë Veliajn të ikë?
2.A duhej të ishte bllokuar pasaporta një të akuzuari të kësaj përmase veprash penale?!
3.A duhej ndaluar largimi jashtë vendit?
Duket sikur Prokurorët në vend të biletës së arrestit i kanë prerë biletën për kryeqendrën amerikane. Mbase e pajisin edhe me kërkesë azili. Kjo nuk është një pakujdesi as rastësi, por më tepër një shteg amnistie në arrati. Ndoshta prokurorët munden të shkojnë në zyrën e bashkiakut pa u privuar nga mungesa e tij.
Dyshimet e shumta për transferta parash e ofshorë, krijojnë mundësi të pandehurit të vërë dorë mbi llogaritë të cilat mund të jenë duke u gjurmuar pa e penguar për boshatisje.
Nëse nuk kthehet do e shpallin në kërkim ndërkombëtar? Po familjarët në hetim? Do udhëtojnë të bashkohen jashtë vendit?!
SPAK duhet ta kishte nxjerrë njoftimin pas arrestimit. Ajo dalje i shërbeu Veliajt jo hetimit.
No comments:
Post a Comment