Demokratët janë gati të udhëtojnë drejt Stasburgut për të bindur Parlamentit Europian se në Shqipëri po shkelen te drejtat e opozitës dhe po cenohet demokracia përmes arrestimeve politike.
Krahas simbolikës jashtë dyerve të këtij institucioni ligjvënësit e djathtë do te lobojnë tek
zyrtarë të lartë europian për t’i ndërgjegjësuar mbi situatën politike në ShqipëriDeputetët që kanë konfirmuar pjesëmarrjen deri më sot për aksionin opozitar që pritet të zhvendoset në Strasburg janë:
1. Edmond Spaho
2. Gazment Bardhi
3. Lefter Gështenja
4. Helidon Bushati
5. Ramadan Likaj
6. Flamur Hoxha
7. Flamur Noka
8. Edi Paloka
9. Agron Gjekmarkaj
10. Jorida Tabaku
11. Albana Vokshi
12. Oerd Bylykbashi
13. Asllan Dogjani
14. Isuf Çela
15. Dhurata Çupi
16. Elda Hoti
17. Qani Xhafa
18. Lindita Metaliaj
19. Xhelal Mziu
20. Kasem Mahmutaj
21. Kastriot Piroli
22. Ilda Dhori
23. Bledion Nallbati
24. Saimir Korreshi
25. Petrit Doda
26. Zheni Gjergji
(Lista ende e hapur)
“Në kontaktet që kam pasur në disa parlamente europiane kam vënë re që ka terr informativ për zhvillimet politike në Shqipëri dhe zhvillimeve në opozitë. Kam propozuar për të udhëtuar drejt Strasburgut ku mblidhet Parlamenti Europian. Ne atje kemi konfirmuar disa takime me eurodeputetë dhe funksionar të lartë të PE”, tha Gjekmarkaj.
Demokratët kanë rakorduar një fushatë lobimi te parlamentarët e BE-së, ku në derë do t’i trokasin edhe David McAllister, një njohës shumë i mirë i krizave shqiptare, i cili në 2017-ën arriti të zgjidhte krizën e çadrës së PD.
Agron Gjekmarkaj, i cili mban autorësinë e idesë së hedhur në grupin parlamentar demokrat, në një intervistë për Top Channel sqaron detaje se çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme ne Strasburg.
“Do i rrëfejmë çfarë ndodh në Shqipëri, për presionin ndaj opozitës, konkretisht arrestimin e Berishës, Salianjit apo pasojat juridike që bie mbi liderët e tjerë të opozitës si Ilir Meta dhe Fatmir Mediu”, shtoi Gjekmarkaj.
Agjenda e demokratëve është e ndarë në dy pjesë, një grup deputetesh kanë mision ndërgjegjësimin e zyrtarëve të Parlamentit Europian, ndërsa të tjerë do protestojnë jashtë dyerve të mbështetësve nga diaspora.
No comments:
Post a Comment