Monday, September 2, 2024

Bardhi largon Bashën nga karrigia pranë tij

 


Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, përmes një shkrese, ka kërkuar më 27 korrik nga Lindita Nikolla, e cila ka qenë kryetare Kuvendi, rikompozim të vendeve në sallën ku zhvillohen seancat plenare.

Bardhi ka kërkuar spostimin e ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha, nga vendi ku e kishte ngjitur, te vendet e dy grupeve të tjera parlamentare të opozitës.

Lënda: Kërkesë për ripërcaktimin e vendeve të grupeve parlamentare në sallën e Kuvendit

Znj. Lindita NIKOLLA Kryetare e Kuvendit

Në përputhje me pikën 3 të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj që rreshtat 1-7 të sallës së seancave plenare të jenë në dispozicion të anëtarëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ndërkohë që rreshtat 8-9 të jenë në dispozicion të deputetëve të tjerë të dy grupeve të tjera parlamentare të opozitës, si dhe deputetëve të tjerë jashtë grupeve parlamentare, të cilët mund të ndryshojnë përzgjedhin vendin e tyre në sallë në këto rreshta të dedikuar atyre.

Për këtë arsye, lutemi gjeni bashkëlidhur vendet e secilit deputet (ndryshimet përkatëse) në sallën e seancave plenare, duke kërkuar që të merren masat për ripërcaktimin e vendeve duke nisur nga seanca plenare e datës 25 Korrik 2024.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE KRYETARI



No comments: