Sunday, July 28, 2024

Kush janë 3 ministrat e rinj, Rama merr staf nga Balluku

 


Tre ministrat e rinj vijnë nga nivelet e larta të administratës së PS, por dy prej tyre si vartës të Belinda Ballukut.

Pirro Vëngu është aktualisht drejtor i Portit të Durrësit.

Ndërsa Petrit Malaj është drejtor i AKBN dhe Ervin Hoxha drejtor i IMT.

Ervin Hoxhaj sipas cv së tij ka mbajtur detyra te Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë. Besohet se nuk është gjetur në Sky cc.

Ka qënë Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe mBashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës me VKM nr. 57 dhe së fundmi drejtues i IKMT.

Petrit Malaj që u zgjodh ministër Finance, është aktualisht drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Burimeve Natyrore (AKBN).

Ai është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetoën, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.

Ai ka një përvojë të pasur pune në sistemin bankar në Shqipëri dhe më pas është angazhuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Albania”, pjesë e BDO International, grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave. a.b

/DRONI.al/

No comments: