Tuesday, January 21, 2014

Rama mashtron per Radiken

Rama mashtron per Radiken, midis dy qeverive eshte diskutuar dhe rene dakord ne parim per projektin. Te dashur miq, nje polemike e gjere ka shperthyer lidhur me nje projekt te autoriteteve maqedonase per ndryshimin e derdhjes se lumit Radika nga Drini i Zi ne lumin Vardar, me qellim ndertimin e nje HEC-i ne fushen e Lukoves. Ky projekt eshte refuzuar me argumenta bindese nga qytetaret e Dibres
dhe i gjithe Keshilli Komunal i Komunes se Dibres qe kane Radiken rrjedhe jete per floren, faunen, klimen, ujitjen e peisazhit ne komunen e tyre. Por devjimi i lumit zvogelon shume edhe ujrat e Drinit te Zi. Duke mirekuptuar plotesisht nevojat dhe perpjekjet e Maqedonise per burime energjitike, ju bej thirrje autoriteteve te ketij vendi te heqin dore nga ky projekt, i cili eshte pritur me zemerim legjitim nga qytetaret e Dibres se Madhe. Eshte e papranueshme te ndermerret nje projekt i tille ne kundershtim me vullnetin e banoreve te Dibres. I bej thirrje Bankes Boterore, tek e cila qeveria maqedonase ka dorezuar projektin, te mos mbeshtese nje projekt qe demton Parkun Kombetar te Mavroves dhe qe vjen ne kundershtim me disa koventa nderkombetare per mjedisin dhe ujrat si: Espoo; Aarhus; Direktiva per zonat e mbrojtura mjedisore pjese e rrjetit Natura 2000 dhe Direktiva kuader e Ujerave e BE. Pervec ketyre, projekti eshte refuzuar masivisht nga qytetaret e Dibres se Madhe. Gjithashtu theksoj se prononcimi i Rames ne FB e tij, se nuk ka projekt per devjimin e Radikes dhe se ai "nuk di asgje, nuk shoh gje" eshte thjesht deshmi tjeter e kodit te heshtjes dhe trillimi i tij i radhes ne kuadrin e platformes se tij te politikes, te zero problemit me fqinjet. E verteta eshte se muajt e fundit midis dy qeverive eshte diskutuar per projektin, menyren e kompesimit te Shqiperise, madje ne parim eshte rene dakord per te. sb

No comments: