Friday, March 2, 2012

Nexhmije Hoxha

Nexhmije Hoxha padit Blendi Fevziun, prokuroria nis hetimet ndaj Arkivës së Shtetit

Nexhmije Hoxha, ka paditur në prokurorinë shqiptare gazetarin Blendi Fevziu. Prokuroria ka njoftuar se familjare te Enver Hoxhes kane bere kallëzim penal ne prokurorinë e Tiranes, duke pretenduar se persona te caktuar kane vjedhur pjese nga ditari personal i ish-diktatorit.
Sic bëhet e ditur nga mediat në Tiranë, Nexhmije Hoxha, djali I saj Iliri dhe bashkëshortja e Ilirit Teuta, kanë shprehur akuzat e tyre në një padi penale ndaj gazetarit Blendi Fevziu dhe Arkivës së Shtetit, duke pohuar se në librin me titull “Enver Hoxha” janë nxjerrë në publik sekrete private të diktatorit “të mbrojtura me ligj”.
Prokuroria ka thënë se kallëzimi është regjistruar dhe do te fillojnë verifikimet për te pare nëse ekzistojnë prova për shkelje te ligjit. Hetimet do te fokusohen ne arkivin e shtetit, aty ku Nexhmije Hoxha mendon se është ndërhyre duke zhdukur ditarin origjinal te bashkëshortit të saj.
Sipas të shoqes së diktatorit, janë pikërisht dokumentet origjinale të Enverit, ato që do të sqaronin përfundimisht pikëpyetjet që ngre libri I Blendi Fevziut. Familja e ish-udhëheqësit komunist kërkon te dije fatin e ditarit si dhe nëse janë zbatuar rregullat e arkivit te shtetit për dhënien e dokumenteve për publikim. Nga ana e saj prokuroria pritet te mbledhë dëshmitë dhe nëse ekzistojnë fakte, hetimi do te vijoje. Ne te kundërt, çështja pritet te mbyllet.

No comments: