Thursday, July 7, 2011

Forbes: Jolie aktorja më e paguar në Hollywood

Angelina Jolie dhe Sarah Jessica Parker janë aktoret më të paguara në Hollywood sipas një anketimi të Forbes.

Me të ardhurat vjetore prej 30 milionë dollarë, Jolie është në vendin e parë të listës së revistës “Forbes” falë suksesit ndërkombëtar të filmit aksion “Salt”, i cili arkëtoi 300 milionë dollarë dhe filmit “Turist”, në të cilin kishte partner Jonnie Depp, i cili ka arritur të fitojë shumën prej 280 milionë dollarë.

Nëse do të merren sëbashku, 10 aktoret më të paguara në Hollywood për një periudhë një vjeçare, nga maji i vitit 2010 deri në majin e 2011-es kanë fituar rreth 218 milionë dollarë.

Klasifikimi i Forbes është bërë në bazë të të dhënave të marra nga producentët, avokatët, agjentët dhe eksponentë të tjerë në Hollywood.

No comments: