Sunday, May 8, 2011

Surpriza dhe detaje - Cfare duhet te dini per Eurovision 2011?

Kete vit ne edicionin e 56-te te Eurovision Song Contest (ESC) do te marrin pjese artiste nga 43 vende nen moton "Feel Your Heart Beat!". Surpriza me e madhe eshte me siguri rikthimi i Italise ne ESC, e cila ka marre pjese per here te fundit para 14 vjetesh. Kete vit marrin pjese edhe Austria pas nje pushimi prej 4 vjetesh dhe Hungaria pas nje pushimi dyvjecar. Perfaqesuesja e Shqiperise ne Eurovision eshte Aurela Gace me kengen e saj "Feel the passion". Ndersa fituesja e vjetshme, gjermanja, Lena Mayer-Landrut, perfaqedon rishtazi Gjermanine kete vit me kengen "Taken by a stranger."

Pergatitjet per festivalin me te madh televiziv te Evropes jane drejt fundit, dhe ne publik thuajse cdo dite behet e ditur dicka e re. Edhe logo perkatese eshte tashme gati: nje zemer qe pulson me ngjyrat e flamurit gjerman. Kjo pune grafike eshte realizuar nga nje dizenjator britanik, i cili eshte frymezuar nga fituesja e edicionit te kaluar, gjermania, Lena Mayer-Landrut. Gjate transmetimit live nga Oslo, Lena i falenderoi me kete gjest fansat e saj. Ajo formoi nje zemer me gishtat e dores.

Pak histori - Ku u transmetua per here te pare Eurovision?

Kjo eshte hera e trete qe Eurovision Song Contest zhvillohet ne Gjermani qe prej ribashkimit te dy shteteve gjermane. I themeluar ne vitin 1956 nga European Broadcasting Union (EBU), Grand Prix Eurovision u organizua per here te pare ne vitin 1957 ne Gjermani ne Frankfurt. Rregulli, sipas te cilit gara zhvillohet vitin pasues ne vendin fitues, asokohe nuk ekzistonte ende. Por kjo ndryshoi qe prej vitit 1975. Fale kenges "Pak qetesi" te Ralph Siegel-it, me te cilin fitoi cmimin kengetarja Nicole Siebert, Grand Prix erdhi ne 1983 per here te dyte ne Gjermani e pikerisht ne Mynih.

Biletat per finalen me 14 maj tashme jane shitur te gjitha. Portali ne internet "dticket.de" shiti brenda pak oresh 35.000 bileta. Cmimet shkonin nga 89 deri 189 euro. Per dy gjysmefinalet me 10 dhe 12 maj ka ende bileta. Me te shtrenjtat per vendet prane tribunes kushtojne 119 euro. Ne mes te muajit janar pati nje ndryshim ne ekipin e Eurovision. Ne vend te Svante Stockselius, i cili mori postin e supervizorit te ESC, vjen norvegjezi Jon Ola Sand, i cili deri atehere kishte qene drejtues i delegacionit norvegjez ne ESC dhe njekohesisht drejtues i prodhimit te Eurovision Song Contest ne Oslo. Si producent ai ka qene pergjegjes edhe per transmetimin live te cmimit Nobel.

Gjermania - vendi mikprites i Eurovision

Zgjedhja e moderatoreve apo mikpritesve te Eurovision me siguri nuk ka habitur askend. Aktorja gjermane Anke Engelke ka lindur ne Montreal, Kanada, dhe flet frengjisht, cka eshte edhe nje nga kerkesat e ekipit per moderatoret e ESC. Mbeshtetesi i Lenes, producenti i njohur gjerman njekohesisht moderator, Stefan Raab,do te jete krah Ankes ne skene. Kjo eshte per te hera e peste qe merr pjese ne Eurovision Song Contest. 1998 dhe 2004 ai mori pjese si autor kengesh; si kengetar dhe kantautor ai mori pjese ne ESC 2000 dhe zuri vendin e peste. Pas suksesit ne shfaqjen "Ylli yne per Oslon", ku u be perzgjedhja paraprake vitin e kaluar, kete here Stefan Raab ne bashkepunim me NDR eshte pergjegjes per shfaqjen "Kenga jone per Gjermanine". Ne ekipin e moderatoreve ne perzgjedhjen paraprake eshte i pranishem dhe nje personazh i njohur i kanalit te pare televiziv gjerman ARD, moderatorja Judith Rakers.

Deri ne mars vendet pjesemarrese duhet te regjistronin perfaqesuesit e tyre. Unioni i Radiove Evropiane (EBU) i le vendet anetare te vendosin vete se si behet kjo perzgjedhje. Ka kanale televizive, te cilat kane njoftuar se kush do e perfaqesoje vendin ne ESC 2011 pa perzgjedhje paraprake. Keshtu kane vepruar kete vit Turqia, Armenia dhe Bosnje-Hercegovina. Por ka edhe vende, te cilat tradicionalisht organizojne festivale muzikore, si p.sh. Suedia (Melodifestival) apo Kroacia (Dora). Interesi per Eurovision rritet vazhdimisht. Ne Lituani kete vit konkurrojne 43 artiste per te pasur nderin te perfaqesojne vendin e tyre ne Eurovision Song Contest.

Radio gjermane "Norddeutsche Rundfunk (NDR)" mbeshteti idene e Stefan Raabit, qe Lena te perfaqesonte edhe kete vit Gjermanine. Nje mbrojtje te tille te titullit ka pasur shpesh ne fillim te historise se ESC-se. Ne vitet 1950 disa fitues te festivalit, konkurronin serish vitin pasues per vendin e tyre, si fituesja e pare e ESC-se, Lys Assia, per Zvicren. Nese Lena do te arrije te mbroje titullin per Gjermanine, kjo mbetet te shihet. Luksemburgu ka fituar dy here radhazi ne 1972 dhe 1973, po keshtu edhe Izraeli ne 1978 dhe 1979. Me shume fitore ne ESC ka shenuar deri tani Irlanda: shtate here kane fituar ata gjithsej, tri cmime i kane marre njeri pas tjetrit: 1992, 1993 dhe 1994.

Rregulla te reja votimi

Deri tani nuk ka shenja se EBU do te ndryshoje perseri rregullat e votimit. Rregullat e reja te cilat hyne ne fuqi vitin e kaluar ishin mjaft te suksesshme. Hera e fundit qe kishte ka fituar nje nga kater vendet "e medha", Britania e Madhe, Spanja, Franca dhe Gjermania ishte ne vitin 1997. "Kater te medhenjte" mbajne nderkohe pjesen me te madhe te kostove per shfaqjen e preferuar muzikore evropiane, por qysh atehere kishin pasur pak sukses.

Me Eurovisionin ne Oslo kjo ndryshoi. Me ne fund vendet kryesore kontribuese jane perseri ne loje dhe shikuesit kane njelloj si juria ndikim te njejte ne rezultat. Te dy vendosin se kush arrin ne finale dhe kush fiton. Vec kesaj qe prej vitit te kaluar shikuesit kane mundesi te marrin ne telefon apo te dergojne sms gjate gjithe shfaqjes. Me shume se 120 milione teleshikues pritet te ndjekin Eurovision Song Contest. Ky numer eshte pothuajse sa ai i shikuesve qe ndjekin ndarjen e cmimeve Oscar dhe finalen e futbollit amerikan ne SHBA te marre se bashku.

Aurela perfaqeson gjithe shqiptaret

Kengetarja e mirenjohur qe do te perfaqesoje shqiptaret ne festivalit Eurovizion, Aurela Gace ka bere promovimin e kenges se saj ne Prishtine, me c'rast pohoi se nuk i intereson nese do te perseritet votimi politik e fqinjesor ne kete festival, por fakti se atje do te paraqitet e pergatitur maksimalisht me nje kenge dhe muzike plotesisht shqiptare

Pasi ka promovuar kengen e saj "Feel the passion" ne vende te ndryshme te Evropes, Aurela si nje labe qe eshte vertetuar se e ka te theksuar ndjenjen e nacionalizmit ka bere promovimin e kenges edhe per publikun ne Prishtine. Pavaresisht se ne festivalet e kaluara te Eurovizionit per shkak te votimeve politike dhe fqinjesore te shteteve Shqiperia nuk kishte marre vota te kenaqshme, Aurela gjate nje konference per media ka thene se nuk i intereson procesi i votimit, por niveli artistik i kenges se saj dhe permbajtja plotesisht me karakter shqiptar. "Une besoj qe kam nje kenge qe ka nje karakter shume te forte, dmth, muzika te cilen une me gjithe bashkepunetoret e mi percjellim ne Eurovision ka karakter shqiptar, dhe per kete edhe sikur e fundit te shkoj ne liste nuk me intereson shume, sepse te pakten nuk do te shkoj me nje melodi qe eshte shume e pergjithshme. Nuk do te shkoj me nje pop qe mund ta beje anglezi me bukur, nuk do te shkoj me nje rock qe mund ta beje gjithkush me bukur. Ne kemi muziken tone dhe bashkepunetoret e mi me dhuruan nje kenge, Shpetim Saraci dhe Sokol Marsi, nje kenge me te cilen une ndihem shume mire me kembe ne toke dhe ndihem mire qe e kendoj. Keshtu qe nuk me intereson shume se si do te shkoj politika, nese ajo eshte vertete politik. Nuk e di", ka thene Gace. Sidoqofte per te pasur nje sukses me te madh ne Eurovizion, kengetarja shqiptare do te kete shume nevoje jo vetem per votat e shqiptareve brenda kufijve te Shqiperise, por edhe te shqiptareve nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Presheves dhe ata nga Ulqini. Duke u bere thirrje ne nje forme qe te mbeshtesin Aurelen, zevendesdrejtori i RTSH-se, Martin Leka tha se kenga "Feel the passion" sivjet perfaqeson denjesisht gjithe kombin shqiptar. "Kenga e Aureles sivjet perfaqeson gjithe kombin shqiptar dhe perbehet nga te gjithe shqiptaret ku jetojne dhe flasin shqip. Ne kete kuptim ne jemi nje, do te thote qe ne kemi nje kenge qe konkurron dhe qe shqiptaret brenda dhe jashte Shqiperise duhet ta votojne, duke ndjere se bejne nje sherbim te cmuar vendit te tyre, si Kosoves dhe Shqiperise dhe mbare shqiptareve kudo qe jane", ka thene ai. Sikurse vitet e meparshme RTK-ja e ka bere tradite qe te transmetoj drejtperdrejte festivalin e kenges Eurosong dhe drejtori i ketij mediumi, Bekim Hasani tha jane duke bere perpjekje qe sa me shume votat e Kosoves te shkojne ne rezultat te Aureles. "Votat e audiences se Radiotelevizionit Publik te Kosoves sigurisht qe do te shkojne tek kjo kenge dhe shume shpejte audienca jone do te jete e njoftuar me menyren teknike te dergimit te mesazheve apo thirrjeve qe do te shkojne ne rezultat dhe do te perkthehen ne vota per t'i siguruar fitoren e kenges se Aurela Gaces ne Eurosongun e sivjetme qe mbahet ne Gjermani", theksoi Hasani. Nderkaq kenga "Feel the Pasion" e Aurela Gaces nga disa sondazhe te gazetave evropiane cilesohet si nder kater kenget me te mira pretendente per te fituar. Festivali tradicional i kenges Eurosong do te mbahet ne muajin maj dhe kengetarja Gace ka filluar tashme te beje promovimin e kenges se saj neper vende te ndryshme te Evropes, ne menyre qe Shqiperia te perfaqesohet sa me denjesisht.

No comments: