Wednesday, January 12, 2011

"Shamia jo simbol, por detyrim Kur'anor"

Luljeta Ndoka
Ceshtja e shamive eshte rikthyer vrullshem dje si objekt diskutimesh mes perfaqesuesve te feve ne Shqiperi dhe ministrit te Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj. Per here te pare, 71 drejtues te xhamive te vendit, kane reaguar publikisht duke deklaruar se projektligji per Arsimin Parauniversitar cenon te drejten e shkollimit, por edhe tolerancen fetare. Edhe kreu i Kishes Autoqefale Shqiptare eshte shprehur kunder nenit 26 te ketij projektligji, interpretimi i te cilit le hapesire per abuzime. Takimi Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise, Haxhi Selim Muca eshte pritur dje ne nje takim te vecante nga ministri i Arsimit dhe i Shkences, Myqerem Tafaj. Muca i ka percjelle Ministrit Tafaj, shqetesimin e besimtareve myslimane ne mbare vendin ne lidhje me kete projektligj, ku vecanerisht pika 4 e nenit 36 ka ngjallur debate te shumta, lidhur me kuptimin dhe interpretimin e saj. "Kjo pike eshte interpretuar dhe po vazhdon te interpretohet si mase ndaluese, vecanerisht per mbajtjen e shamise-mbulese e kokes (flokeve) te vajzave myslimane, gjate frekuentimit te institucioneve arsimore publike dhe private ne Republiken e Shqiperise", tha Muca. Ai e ka sqaruar ministrin Tafaj se mbulesa e flokeve nuk eshte nje simbol fetar, por eshte praktike fetare dhe eshte nje urdherese Kur'anore e detyrueshme per te gjitha vajzat qe kane mbushur moshen e pjekurise. Ajo nenkupton mbulimin e flokeve dhe jo te fytyres, qe eshte e njejta shami, e cila nga pikepamja pamore e saj ka gjetur dhe gjen mbrojtje e mbeshtetje te plote sa i takon mosndalimit te saj ne emetimin e dy prej dokumenteve me te rendesishme ne vend e jashte Shqiperise, sic jane kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. "E theksojme kete mosndalese te shamise ne kuader te dokumentacionit, per ta bere edhe me te qarte praktiken fetare te pretenduar: shami qe mbulon floket dhe jo fytyren, duke gjykuar se mbajtja e saj dhe respektimi i veshjes ne teresine e saj, nuk cenon ne asnje rast uniformen shkollore e mund te qendroje paralelisht me kete te fundit", tha Muca ne takim me kreun e MASH. Tafaj Nga ana e tij, ministri Tafaj e ka garantuar kryetarin e KMSH-se se nuk te ndermerret asnje nisme zyrtare per miratimin e projektligjit ne fjale, pa u marre ne konsiderate sugjerimet e grupeve te interesit. Ai u shpreh se, projektligji eshte ne diskutim publik dhe nuk eshte perfundimtar. "Ligji nuk mund dhe nuk do te bjere ndesh me Kushtetuten e vendit dhe me ligjin e mosdiskriminimit. Ky projektligj ne variantin e tij final do te jete gjithashtu ne perputhje te plote me sugjerimet e Bashkimit Evropian. Gatishmeria e MASH eshte maksimale per te konkluduar cdo gje me gjuhen e mirekuptimit", u shpreh ai. Sipas ministrit Tafaj nuk ka paragjykim dhe as pozicionim nga ana e MASH. Ai vijoi se ligji ne vetvete, do te ngreje nivelin e arsimit, ndersa po projektohet qe ne programin mesimor te mundesohet futja e lendes "kulture fetare". Ministri theksoi gjithashtu se parimi i MASH eshte qe cdo nxenes te gjeje vend ne hapesiren e arsimit publik. "Ligji prek 650 mije nxenes te arsimit parauniversitar ne grup moshat nga 3-18 vjec, qe frekuentojne arsimin baze te detyrueshem. Ju garantoj qe drafti do te pesoje mjaft permiresime ne permbajtje. Ligji do t'i permbahet ne radhe te pare Kushtetutes dhe ligjit kunder diskriminimit dhe institucioneve nderkombetare", e siguroi Tafaj, kreun e KMSH-se. Simbolet Shkresa zyrtare, KMSH sqaron ceshtjen e shamise Ne shkresen zyrtare drejtuar pak kohen me pare ministrit te Arsimit, per dijeni edhe kryeministrit Sali Berisha, kreu i Komuniteti Mysliman ka rikujtuare, se pika 4 e nenit 36 te projektligjit me permbajtje "Ndalohet ekspozimi i simboleve fetare ne institucionet arsimore, pervecse ne shkollat ku mesohen lende fetare", ka ngjallur debate lidhur me kuptimin dhe interpretimin e saj. Keshtu, kjo fjali interpretohet si mase ndaluese vecanerisht per mbajtjen e shamise-mbulese e kokes (flokeve) te vajzave myslimane, gjate frekuentimit te institucioneve arsimore publike dhe private ne Republiken e Shqiperise. Muca ka sqaruar se kjo praktike, qe nenkupton mbulimin e flokeve dhe jo te fytyres, qe eshte e njejta shami e cila nga pikepamja pamore e saj ka gjetur dhe gjen mbrojtje e mbeshtetje te plote sa i takon mos-ndalimit te saj ne emetimin e dy prej dokumenteve me te rendesishme ne vend e jashte Shqiperise, sic jane kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. "E theksojme kete mosndalese te shamise ne kuader te dokumentacionit, per ta bere edhe me te qarte praktiken fetare te pretenduar: shami qe mbulon floket dhe jo fytyren, duke gjykuar se mbajtja e saj dhe respektimi i veshjes ne teresine e saj, nuk cenon ne asnje rast uniformen shkollore e mund te qendroje paralelisht me kete te fundit", ka theksuar Komuniteti Mysliman ne shkresen zyrtare. Cfare parashikon legjislacioni: E drejta e ushtrimit te lire te fese, e praktikave, riteve fetare etj., ka gjetur vend heret ne ligjin baze te shtetit ne Kushtetute, ne nenin 24: 1. Liria e ndergjegjes dhe e fese eshte e garantuar. 2. Secili eshte i lire te zgjedhe ose te ndryshoje fene ose bindjet, si dhe t'i shfaqe ato individualisht ose kolektivisht, ne publik ose ne jeten private, nepermjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes se riteve. 3. Askush nuk mund te detyrohet ose te ndalohet te marre pjese ne nje bashkesi fetare ose ne praktikat e saj, si dhe te beje publike bindjet ose besimin e tij. Perforcohet ne nenin 10/2 te Kushtetutes: 2. Shteti eshte asnjanes ne ceshtjet e besimit e te ndergjegjes dhe garanton lirine e shprehjes se tyre ne jeten publike. Neni 15/1 Te drejtat dhe lirite themelore te njeriut jane te pandashme, te patjetersueshme e te padhunueshme dhe qendrojne ne themel te te gjithe rendit juridik. Neni 57/1 1. Kushdo ka te drejten per arsimim. Shkelja e rende Sa me siper, sipas KMSH, duke qene se feja islame ka praktikat e saj, prej te cilave shamia eshte njera prej tyre, vleresojme se interpretimi qe po i behet nenit 36/4 te projekt-ligjit aktual per arsimin parauniversitar perben nje shkelje te rende te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise. Akte te tjera: Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut; Konventa per te Drejtat e Femijes, miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara (neni 1, neni 3, neni 29/ d); Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut, miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Pergjithshme - rezoluta 217A (III); Konventa mbi luften kunder diskriminimit ne fushen e arsimit, miratuar nga Konferenca e Pergjithshme e Organizates se Kombeve te Bashkuara per arsimin, shkencen dhe kulturen. Precedenti Rasti i perjashtimit te disa nxeneseve nga shkolla "Asim Vokshi" Sipas Komunitetit Mysliman te Shqiperise, e drejta per te vazhduar shkollen e mesme, per te ndjekur arsimin parauniversitar por jo vetem, eshte nje e drejte qe eshte pretenduar dhe njohur nga nje sere institucionesh e organizatash, te nje rendesie te vecante si Avokati i Popullit, OSBE, etj. Kjo e fundit e ka vleresuar veprimin e perjashtimit te vajzave me shami ne shkollen e mesme "Asim Vokshi" ne Tirane ne fundvitin 2000 - 2001, si nje shkelje te rende te nje te drejte dhe lirie themelore, njekohesisht nje shkelje e akteve nderkombetare te ratifikuara nga shteti shqiptar. Gjate periudhes se siperpermendur, pengimi i frekuentimit te shkolles se mesme "Asim Vokshi", Tirane, nga vajzat me shami eshte marre ne mbrojtje duke u cilesuar si shkelje nga nje projekt i mirenjohur i kohes "Klinika Ligjore per te Miturit" dhe ne menyre te vazhduar edhe sot nga nje prej organizatave me ne ze ne vend ne mbrojtje te lirive dhe te te drejtave, ajo e Grupit Shqiptar te te Drejtave te Njeriut. Cilat quhen simbole fetare KMSH kerkoi qe te behet e qarte ne te lexuar te lire te nenit dhe ne te interpretuar te tij, se norma ne fjale perkon vetem me moslejimin e vendosjes se objekteve me permbajtje e simbolike fetare brenda ambienteve te institucioneve arsimore, qofshin relike, panorama, objekte vizive apo audio. "Nder te tjera, sugjerojme brenda mundesive, nje qartesim edhe te dispozitave qe bejne fjale per indoktrinimin fetar dhe atyre mbi laicizmin", kerkoi komuniteti ne fjale. Edhe Kisha Ortodokse kundershton projektligjin "Pika 4 e nenit 36, cenon nje sere te drejtash" Kisha Ortodokse Autoqefale eshte institucioni i dyte fetar qe del kunder projektligjit te Ministrise se Arsimit per sistemin arsimor parauniversitar, mbi ndalimin e simboleve fetare ne shkolla. Sipas ketij institucioni, ky projektligj u shqyrtua me kujdes dhe ngjall mjaft shqetesime ne lidhje me ceshtjet fetare qe trajtohen ne te. Mendimi i shprehur nga organet perkatese te Kishes, eshte se Neni 36, paragrafi 4, mbi ndalimin e simboleve fetare per nxenesit e shkollave, perben cenim te se drejtes se mendimit, bindjeve dhe ushtrimit fese, te drejta keto te garantuara per te gjithe qytetaret e Shqiperise nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperise. Lidhur me kete, ne pergjigjen e drejtuar Ministrise se Arsimit, sugjerohet heqja e paragrafit 4 te nenit 36, mbi ndalimin e ekspozimit te simboleve fetare. Sipas Kishes Ortodokse, bindjet fetare e per rrjedhoje mbajtjes se simboleve fetare nga ana e nxenesve, eshte ne harmoni te plote me keto te drejta dhe per me teper ato kurrsesi nuk mund te perbejne pengese ose kercenim per nxenesit dhe shkollat tona, pasi shoqeria shqiptare edhe pse multifetare, eshte e njohur per harmonine dhe bashkejetesen paqesore nderfetare. Kisha Ortodokse shpreh mendimin se ky projektligj ne Shqiperi mund te ngjalle konflikte rreth simboleve fetare, duke cenuar tolerancen dhe bashkejetesen paqesore. Punetoret e pastrim-gjelberimit fillojne mbjelljen e 400 blireve Bashkia nis gjelberimin e bllokut te banimit nr. 79

No comments: