Monday, December 2, 2013

Akte të padenja albanofobie.

Të dashur miq, Festën e flamurit, 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, jo të gjithë shqiptarët e festuan ne qetësinë dhe dinjitetin e merituar.

Kështu, fëmijët e fshatrave të Preshevës, në prag të festës tonë kombëtare, u terrorizuan për disa ditë nga policia serbe, e cila në aksionin kundra abetareve iu mori vogëlushëve brutalisht nga çantat abetaret e gjuhës shqipe.

Akt i rende antikushtetues i qeverise Rama - Meta.

Te dashur miq, kryepolici, kryehetuesi etj etj, pra kryekreu Edi Rama, ne nje akt te mirfillte antikushtetues, me nje urdher te Lei Fenit te tij Tahiri, nuk lejon daljen jashte shtetit te qytetareve qe jane gjobitur per kundravajtje per makinen e tyre dhe nuk kane paguar gjoben. Ky urdher i Edi Rames, unik ne llojin e tij ne historine e nje vendi te lire, i firmosur nga Lei Feni Tahiri, eshte nje dhunim flagrant i nenit 38, pika 2 e te cilit thote se askush nuk mund te

Sunday, December 1, 2013

Kush ka frikë në PD nga hetimi i dosjes Olldashi?

Deputetja kurajoze e Partisë Demokratike, Mesila Doda, lëshoi akuza të forta ndaj kupolës blu. PD kërkonte komision hetimor për “shkulje veshi” dhe nuk kërkon për aksidentin e dyshimtë të deputetit Olldashi?
Pas vdekjes

Saturday, November 30, 2013

Ju kishit Faj! Kishit Faj kur e late Sokolin të vetëm

Nga Mesila Doda

Shqetësimi për të cilin do të duhej të flisja sot ishte ai i ndodhive që tashmë na duken të kaluara, qysh prej një jete, importi i armëve kimike, dhe reagimi popullor që e ndoqi kur u kuptua që një vendim i mjegullt, me pasoja të forta mbi jetën e Shqipërisë dhe shqiptarëve po merrej dhe askush nuk dinte asgjë...madje edhe më tepër, po tentohej të shitej si një shans i madh, pasi ne të vegjlit e globit, tashmë do të zgjidhnim hallet e superfuqive. Kjo do të ishte tema për të cilën do të duhej të flisja gjatë seancës së kaluar, seancë e cila nuk u bë për shkak të një jete që humbi, për jetën e mikut tim më të mirë, Sokolit.
Kushdo në këtë sallë e di që hapat tona politikë përgjatë legjislaturës së kaluar dhe këtyre muajve të parë të opozitës kanë qenë thuajse gjithmonë të përbashkëta. Unë dhe Sokoli kemi përballur së bashku betejat elektorale në të njëjtin qark, në qarkun më të vështirë në Shqipëri për në demokratët, Fieri. Kemi punuar bashke