Thursday, June 23, 2011

Prapaskenat e levizjeve te sapo nisura ne vitin 1990 ne Shqiperi

Prapaskenat e levizjeve te sapo nisura ne vitin 1990 ne Shqiperi

Cili eshte roli i mafies nderkombetare dhe asaj shqiptare por edhe krimi kibernetik, kompjuterik

Korrespondenti i njohur i BBC-se ne Ballkan dhe Shqiperi, Misha Glen, rrefen ne emisionin Opinion te Blendi Fevziut, ngjarjet e vitit 1990 ne vendin tone te ndjekura nga afer prej tij. Glen tregon se si njohu Gramoz Pashkon dhe Sali Berishen dhe ambiciet e ketij te fundit me te medha per politiken. Apo edhe Ramiz Aline, per te cilin ai u shpreh se ne ate kohe mendonte se Alia ishte me i zgjuar se sa doli me vone. Nga ana tjeter, Glen zbulon edhe copeza te librit te tij me te fundit qe pritet te dale per krimin kibernetik apo ndryshe kompjuterik dhe mbi te gjitha mafien nderkombetare dhe ate shqiptare.

Zoti Misha Glen, ju jeni kthyer perseri ketu ne Tirane pas 20 viteve, ne pervjetorin e rrezimit te komunizmit. Kur e keni vizituar Shqiperine per here te pare?

Shqiperine e kam vizituar ne maj te vitit 1990. Ndryshimet nuk kishin ndodhur akoma, por ate muaj, une punoja per BBC-ne. Kam bere disa intervista te rendesishme me pjesen me te madhe te udheheqjes, si me Sali Berishen, Gramoz Pashko, Fatos Nano, Ismail Kadare.

Ne maj te vitit 1990?

Po, ne maj te vitit 1990. Ata te gjithe akoma tregonin shume kujdes, sepse komunizmi nuk ishte rrezuar plotesisht, por per here te pare po degjonim zera kritike. Mbaj mend ne vecanti nje interviste me Gramoz Pashkon, ne te cilen ai ka folur shume seriozisht per nje mundesi te zhvillimit ekonomik ne vend ne nje menyre krejt ndryshe.

Kjo gje ka ndodhur ne maj, apo eshte intervista me Gramoz Pashkon, ne fund te tetorit kur Kadareja u largua nga Shqiperia?

Jo, ka qene ne Maj. Ai po fliste ne menyre te terthorte, por ajo qe po thoshte nenkuptonte qarte se ndryshime duhet te vinin ne Shqiperi. Sepse Caushesku, ishte rrezuar para dy muajve dhe keshtu te gjithe kishin filluar te perqendrohen se c’do te ndodhte ne Shqiperi. Fakti qe mua si korrespondent i BBC-se, me ishte dhene nje vize per te shkelur ne Shqiperi ne maj te vitit 1990, ishte tashme shume treguese dhe une ketu kam ardhur me nje nga gazetaret e BBC-se, Laura Silberin. Pra ishte e qarte se dicka po ndodhte.

Po sepse deri ne ate kohe, ka qene e pamundur te hyje ne Shqiperi. Por do te doja t’ju pyesja dicka. Ne maj te vitit 1990, komunizmi ishte akoma i forte. Ne pushtet mund te themi, jo i forte. Ma merr mendja se ju do t’i keni bere ndonje interviste Kadarese, sepse ai ishte shume i njohur ne ate kohe. Po si keni gjetur Gramoz Pashkon, Sali Berishen dhe Fatos Nanon? Kush ju ka prezantuar me ta?

Na i prezantoi se pari Remzi Lani, kryeredaktor i gazetes “Zeri i Rinise”. Dhe ai sapo kishte botuar ne Gazeten “Zeri i Rinise”, intervisten me Kadarene, ne te cilen Kadareja kritikonte disa aspekte te regjimit. Ne kishim kerkuar disa intervista me Kadarene, Gramozin dhe Remziun dhe na u dha mundesia t’i benim ato intervista.

Ishte e qarte se dicka sapo kishte nisur te fillonte.

Po edhe Berishen?

Saliun e takova heren e dyte.

Dhe kjo hera e dyte ka qene ne dhjetor?

Jo, ka qene ne Korrik.

Ne korrik, dakord, po si e gjetet ju Sali Berishen? Ai ne ate kohe akoma nuk ishte bere person aktiv.

Jo, ai po behej aktiv dhe ate e kam njohur permes Gramoz Pashkos. Ai po behej aktiv dhe dukej qarte se ishte nje figure karizmatike.

Ne korrik kjo gje...

Po, ne korrik.

Ju keni qene ketu gjate krizave ne ambasada?

Pikerisht.

Dhe cila ka qene pershtypja juaj e pare ne ate kohe? Sepse ne fakt, ju keni qene nje korrespondent ne Ballkan.

Tamam. Ajo qe ishte e qarte ne krizat e korrikut, ne ambasada, ishte fakti se gjerat po dilnin jashte kontrollit. Keshtu, qeveria komuniste do te kishte nje mundesi zgjedhje. Ose ata do te luftonin deri ne fund, ose do te fillonin te pershtateshin me ate qe po ndodhte. Sepse kriza e korrikut, do te thoshte se gjithcka po dilte sheshit sic kishte ndodhur edhe ne Rumani me pare dhe para Rumanise ne Cekosllovaki, ne Hungari. Pra, e dinim se loja kishte nisur. Po se c’drejtim do te merrte ajo, do te rrezohej apo jo komunizmi, kjo akoma ishte e pavendosur dhe sic e dime, kaluan edhe disa muaj te tjere para se te luhej sheshit ne fazen e pare. Po ashtu ne korrik, kam shkuar ne Berat. Shkova, mora miratimin dhe atje kam folur me disa punetore te Kombinatit te tekstileve “Enver Hoxha”. Ata me pohuan se kishin nisur greven per rreth nje jave, nje muaj para saj. Pra, kur shikon dicka te tille, si Kombinati “Enver Hoxha” qe eshte futur ne greve, e kupton se gjerat kane filluar te gurgullojne.

Pra, regjimi eshte ne fundit e tij. Por ne korrik, pra heren e dyte, jo ne maj. Si ishte situata ne pergjithesi ne Shqiperi ne ate periudhe?

Po ishte shume e gjalle. Njerezit ishin me te lirshem ne te folur.

Ishin ata me te hapur me ju?

Ata ishin shume me te hapur me mua.

Brezi i ri po ashtu....

Brezi i ri po ashtu, vecanerisht universiteti filloi te ishte qendra dhe kur vinte puna tek kriza e ambasadave. Shikoje shume te rinj qe tashme e dinin se c’po ndodhte ne lindje te Evropes dhe sigurisht tashme dihej qe te gjithe po shikonin kanalet televizive italiane. Pra, e gjithe ideja se jeta ne Shqiperi ishte tmerresisht e bukur dhe se gjithe te tjeret po benin nje jete te mjerueshme, nuk gjente me besim mes popullit dhe vecanerisht mes te rinjve. Ata tashme donin te shihnin boten, po zienin nga acarimet.

Ne ate kohe, patet ndonje mundesi per te intervistuar Ramiz Aline?

Ramiz Aline, e kam intervistuar ne kontekstin e nje konference zyrtare per shtyp. Pra, ai dha nje konference per shtyp, qe ne vetvete ishte e pazakonte.

Ne korrik apo ne tetor?

Tashme nuk me kujtohet.

Duhet te kete ndodhur ne tetor, gjate takimit te Ministrave te Jashtem te Ballkanit....

Po, ne tetor erdha ketu ne takimin e Ministrave te Jashtem.

C’pershtypje ju ka lene Alia?

Mendoja se ishte me i zgjuar sec doli. Ai e kuptoi shume qarte se e priste nje sfide.

Mendova se me ne fund ai do te ecte shume i qete dhe do te vendoste te negocionte nje rrugedalje qe do t’i linte atij nje fare pushteti ne fund. Se mendoj qe ai ka luajtur rendesishem.

Ai humbi...

Ai humbi gjithcka. Ai duhet te jepte doreheqjen, partia u rrezua.

Mendoni se ai eshte frikesuar nga historia e Causheskut?

Nuk ma do mendja. Se po te kishte qene Enver Hoxha, ceshtja do te ishte krejt ndryshe. Sepse Ramiz Alia, ka qene ne pushtet vetem qe nga viti 1985 dhe nuk ka qene nje diktator i eger sic mund te themi per Enver Hoxhen. Per shembull, kur fliste Enver Hoxha, te gjithe dridheshin nga frika. Ndersa kur fliste Ramiz Alia, gjendja ishte me e c’tensionuar, kishte me shume konsensus. Nuk mendoj se Alia eshte identifikuar si autori i mjerimit te te gjitheve. Por nuk veproi tamam ashtu sic duhej. Duhet te kishte bere me shume se c’mundi te bente ai.

Ju keni intervistuar Gramoz Pashkon, nuk po permend ketu Ismail Kadarene se tashme eshte nje histori e njohur. Pra, Gramoz Pashkon, Sali Berishen. Kishit ndonje informacion ju ne vitet 1990 se Gramoz Pashko dhe Sali Berisha se shpejti do te dilnin ne krye te opozites ne Shqiperi?

Sigurisht qe e mendova, por kjo gje nuk ishte e bazuar ne informacion, por ne faktin qe ata po fillonin te organizoheshin dhe ne zerat e tyre.

C’do te thote organizimi?

Po e shihnin qe ndryshimi po vinte dhe filluan te merrnin drejtimin. Sepse ne Zerin e Amerikes, ka pasur edhe intervista te tjera. Genc Pollo per shembull dhe te tjere. Pra nisi, kishte shume zera. Pak me vone pastaj, me ka thene Gramozi per krijimin e Partise Demokratike. Sic ka ndodhur edhe gjetke ne Evropen Lindore, ti sheh njerez qe grupohen dhe te gjithe jane shume ambicioze dhe pastaj ata fillojne te percahen. Pra ka nje opozite shume te shpejte.

Po, ne disa pika. Po si i kujtoni ju Pashkon dhe Berishen para se te dilnin ne krye te opozites?

Ne fillim ata punon mjaft bashke dhe ishin shume miqesore. Gramozin e kam njohur shume me mire sesa Saliun. Mendoj se me vone, Berisha filloi te tregonte ambicie teper te forte politike, me shume se Gramozi. Gramozi me shume kishte nje karakter thellesisht te shqetesuar per te ardhmen e Shqiperise dhe se si do te shkonte ajo pune. Ishte qenie njerezore shume e theksuar dhe marredheniet e tij mes njerezve viheshin para ambicieve politike. Mendoj se me Sali Berishen ndoshta ka qene e kunderta.

Ju gjendeni ne Tirane ne kohen kur Ismail Kadareja beri nje deklarate per strehimin politik ne France. Sepse ishte takimi me Ministrat e Huaj te Ballkanit.

Si e kujtoni ju kete dite?

Isha shume i interesuar ne konferencen qe u mbajt ate dite, te shohim Shqiperine pas 20-vjeteve. Drejtuesi i Zerit te Amerikes tha se ky ishte vertete nje moment shume i rendesishem kur Kadare vendosi te dezertonte (largohej) sepse u perqendrua shume vemendje. Ne ate kohe, e them qe u habita mjaft sepse Kadareja qe ne ate kohe nuk ishte aq i njohur ne boten e jashte sic eshte tani, por ishte njohur vecanerisht me Francen dhe deri diku edhe me Italine. Mendova se Kadareja ndoshta duhet te rrinte dhe te luftonte brenda ne Shqiperi, jo te merrte nje rol politik, por gjithsesi te luante rolin e nje arbitri moral si Vatslav Haveli ne Cekosllovaki, qe u mundua ta luante ate rol moral por me pas edhe ai u perfshi thellesisht ne politike.

Pra, kur ndodhi, une u habita shume. Ishte nje fare tronditje per mua.

Po mendoni se ky vendim i Kadarese ka ndihmuar ne levizjen?

Sipas atyre qe thuhen edhe sot, ka ndihmuar. Kur e mendoj prape ate kohe, nuk e mbaj mend si nje moment nxites, por ne ate kohe mendoja se kjo gje do t’i deshperonte njerezit akoma me shume. Sepse ata do te mendonin. Nese nuk mund ta duroje Kadareja, atehere s’do te kete te ardhme. Por ja qe mendimi im ne ate kohe doli i gabuar. Me pas gjerat filluan te leviznin shume shpejt.

Po ne fund te fundit, ato mendime ishin. Ju keni qene korrespondenti i pare ne Shqiperi ne ate kohe qe keni raportuar zhdukjen e monumentit te Stalinit ne Tirane.

Kjo eshte shume e sakte. Isha ketu dhe pashe te ndodhte nje gje e tille.

Gjate nates, diten ishte pervjetori i Stalinit.

Po, kam qene zgjuar gjithe naten duke levizur sa tek statujat, sa ne Hotel Tirana ne menyre qe te lajmeroja BBC-ne. Ata e rrethuan dhe e rrezuan.

Mendoj se ka qene monumenti i fundit i Stalinit ne Evrope....

Po, ne Evropen Lindore, pervecse ne vendin e tij te lindjes, ne Gori, Gjeorgji te cilen e kam vizituar po ashtu. Por ai ka qene nje moment me nje simbolike shume te forte. Sigurisht, ne ate kohe te dhjetorit kur gjera te tilla po ndodhnin, tundoheshe te besoje se i gjithe vendi ishte ne nje mendje. Dhe tashme te gjithe po ecnin se bashku per te hequr qafe komunizmin dhe te nisnin nje demokraci shume te lehte politike, por sigurisht dhjetori ishte fillimi i nje periudhe lufte ne Shqiperi qe zgjati rreth nje dekade, 10 vjet. Ka pasur disa momente teper serioze dhe te renda ne 10 vitet e ardhshme ku ky vend mund te kishte kaluar ne lufte civile. Dhe ne vitin 1997, pame nje rrezim te shtetit ne ate nivel qe s’e kisha pare ne asnje vend tjeter te Evropes Lindore. Por ai ishte nje moment jashtezakonisht i rende per kete vend per te cilin e them me kenaqesi se e ka kapercyer pjesen me te madhe. Sot Shqiperia, pas 20 viteve, nuk eshte shume ndryshe vetem nga vitet 1990, por eshte shume ndryshe edhe nga viti 2000.

Eshte ndryshe edhe nga viti 2000? Si e shihni ju Shqiperine, sepse ju vini shpesh ketu?

Po, kohet e fundit nuk kam ardhur aq shpesh sic vija me pare apo do te doja te vij, por kjo ndodh pjeserisht sepse kam qene i zene me pune ne zona te tjera. Me lejoni t’jua them sinqerisht se c’mendoj une per Shqiperine. Se pari, nga ana kulturore eshte shume ndryshe nga pjesa me e madhe e vendeve te Ballkanit. Po per shembull, nese marrim Bullgarine, Serbine apo Maqedonine, mbizoteron nje atmosfere e pergjithshme zymtesie dhe depresioni mbi faktin qe jeta eshte e veshtire dhe do te jete e tille. Ndryshimi tek Shqiperia... Mos me keqkuptoni se edhe ketu ka shume ankesa, por ekziston edhe nje fare optimizmi mesdhetar dhe nje fare anarkizmi sureal per shpirtin kulturor shqiptar te cilin une ia atribuoj afersise mesdhetare.

Po, por edhe Kosova eshte shume optimiste....

Kosova eshte me pak optimiste sesa ketu. Dhe kjo eshte vertete interesante gjate diskutimeve ne Ballkan dhe jashte tij. Ndryshimet mes kultures, aspiratave ne Kosove, Shqiperi dhe ne Maqedonine Perendimore, jane shume domethenese. Cdo shqiptar e kupton kete gje. Nuk eshte domosdoshmerish e kuptueshme jashte, por s’eshte as dicka qe shqiptaret synojne te theksojne kur flasin me te huaj. Nuk flasin edhe aq shume per ndryshimet, por ne i dime ndryshimet. Ju i dini dhe po ashtu edhe shikuesit. Pra, Shqiperia ne vetvete ka shume me shume ndjesine mesdhetare.

Ndjesine dhe shpirtin Mesdhetar....

Tamam. Mua me duket si nje vershim ajri te paster. Po ashtu edhe diku ne vitin 1997 nje pervoje e keqe, mund te coje ne nje rruge te keqe. Ajo qe dua te theksoj per Shqiperine, eshte fakti se edhe pse eshte pa dyshim pjese e nje tradite te gjate kohe ballkanike, ka nje karakter te vecante. Jo vetem ne rajon, por edhe brenda botes ku flitet shqip.

Dua t’ju pyes se sa shume ka ndikuar ne ceshtjen e Kosoves, hapja e Shqiperise ne vitet ’90?

Mendoj se situatat e te dy vendeve kane pasur ndikim tek njera-tjetra. Jo ne kuptim konspirativ. Kontakte sekrete mes forcave te ndryshme politike ne Shqiperi dhe ne Kosove, por situata ne te dy vendet ka ndikuar ne politiken vendase Shqiptare, ne disa menyra shume interesante.

Sipas mendimit tuaj, pse disintegrimi ne Jugosllavi nisi ne Slloveni dhe Kroaci dhe jo ne Kosove?

Ishin shenjat e para ne vitin 1981. Nese me lejoni te citoj Shkelzen Maliqin, intelektualin e famshem te Prishtines: “Kjo lufte nisi ne Kosove dhe do te perfundoje ne Kosove”. Keshtu ka thene ai dhe kerkonte te thoshte. Kete e ka lidhur me shume me vitet 1989-1990, me demonstratat. Dhe po te shihni me kujdes ne vitin 1987, Miloshevici e ka perdorur Kosoven si nje menyre per te mobilizuar nacionalizmin brenda Serbise. Pra, ai ketu e kishte fjalen. Per sa i perket Jugosllavise. Ajo qendron ose bie, kjo gje varet nga lidhja qe ekziston mes Serbise dhe Kroacise. Mund te ndodhe qe Sllovenet, Kosovaret, Boshnjaket dhe Maqedonasit mund te ndikojne ne kete. Por lidhja themelore ne Jugosllavi, ishte mes Serbeve dhe Kroateve.

Por po te kishin nisur ne Kosove, mendoni se do te kishte rezultate shume me te ndryshme?

E keni fjalen nese tashme do te kishte lufte ne Kosove? Mendoj se keshtu do te kishte nje disintegrim shume me te shpejte. Se po te kishte dhune serioze ne Kosove, duke marre parasysh edhe ato qe po ndodhin ne skenen politike vendase ne Kroaci dhe Slloveni, Sllovenia do te ishte larguar pa pyetur fare. Kroatet do te ishin mobilizuar dhe do te luftonin menjehere, sepse do te kishin kuptuar logjiken e asaj qe po bente Miloshevici. Eshte nje gje, kur Jugosllavia ne mars te vitit 1981 hyn, ku autoritetet federale hyjne dhe vendosin gjendjen e jashtezakonshme. Ai pak a shume ka qene nje vendim federal. Mbaj mend, edhe pse Kosova ishte disi ne gjendje te veshtire ne gjysmen e pare te vitit 1980, eshte bere nje perpjekje per te integruar Shqiptaret ne strukturen e Kosoves. Ju keni decentralizimin dhe forca e policie ishte kryesisht me Shqiptare. Mbaj mend, qe kam biseduar me police Shqiptare ne mesin e viteve ’80 ne Kosove. Azem Vllasi ishte kryetar i partise e keshtu me radhe. Pra, shqiptaret ishin te integruar ne struktura ne nje fare mase, nderkohe qe Miloshevici me ate qe beri thoshte se shqiptaret ne Kosove nuk kane asnje te drejte dhe ketu mbyllet gjithcka.

Tashme Kosova eshte nje shtet i pavarur. Tani ne flasim, madje edhe ne Kosove flitet per identitet Kosovar dhe identitet Shqiptar. Mendoni se ne tashme kemi dy identitete te ndryshme, per shkak te zhvillimeve te 20 viteve te fundit? Sepse nese me lejoni t’jua shpjegoj, qe nga viti 1912 kur Shqiperia u kthye ne nje vend te pavarur, deri ne vitin 1990 endrra e te gjithe shqiptareve ka qene bashkimi i Kosoves me Shqiperine. Ne vitin 1990, Rugova nisi pavaresine e Kosove si nje vend me vete....

Mund te kete qene nje enderr ne teori per te gjithe Shqiptaret. Por po te shohim me thelle, Prishtina dhe Tirana nuk kane rene gjithmone dakord per rrugen e perbashket te nje shteti Shqiptar. Dhe kjo theksohet me teper ne vitet 1990, pjeserisht prej shtetit demokrat shqiptar. Dhe kjo ka qene nje politike e qendrueshme e shqiptareve. Kane thene se sigurisht qe ne i mbeshtesim vellezerit tane ne Kosove dhe ne Maqedonine Perendimore, por nuk do te shkojme ne lufte per hater te tyre. Ne do te perdorim fuqine tone diplomatike per te ndikuar tek njerezit. Eshte nje vend tjeter dhe ne nuk do te pushtojme. Ne do te pranojme refugjate. Shqiperia ka bere jashtezakonisht nje pune shume te madhe duke pranuar refugjatet. Por ne nuk do te nderhyjme ne menyre te drejtperdrejte ne politiken e dy zonave te tjera. Situata ne te cilen gjendemi tani, sfida e vertete per te gjithe, eshte se si do te zhvillohet marredhenia mes Beogradit dhe Prishtines. Kujtoj qe ne kete territor, ka pasur shume dhune dhe gjakderdhje. Dhe ne fakt, edhe pse jemi te gjithe te shqetesuar per menyren se si marrin gjerat, nivelet e paqes dhe te bashkepunimit qe kemi pare keto 5 a 6 vitet e fundit, qe prej fundit te luftes ne Maqedoni, ka pasur nje transformim shume te dukshme dhe bashkepunim tashme ne nje game te gjere ceshtjesh ne te gjithe rajonin. Tashme e dime, se forca e Bashkimin Evropian ka shume per te bere qe te inkurajoje njerezit ne bashkepunim. Ka disa shenja te hershme qe Serbia mund te pergatitet per nje fare modus vivendi (marreveshje) me Kosoven. Sapo te ndodhe kjo gje, perqendrimi i te gjitheve do te jete futja ne Bashkimin Evropian. Por une mendoj se Kosova do te hyje si nje shtet me vete dhe Shqiperia si nje shtet me vete.

Por nese une ngulmoj t’ju pyes, perse duhen dy shtetet Shqiptare ne Ballkan?

Po sepse keshtu kane ardhur gjerat.

Meqe ju e njihni mire rajonin, jo vetem nga aktualitetet, por edhe nga historia, cili do te jete roli i Shqiptareve ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni dhe ne Mal te zi?

Absolutisht qe ka per te pasur nje rol vendimtar. Mendoj se vete Shqiperia, do te jete vendi kryesor, anija kryesore, sepse ka numrin me te madh te popullsise dhe po ashtu lidhje te drejtperdrejte me Italine dhe Greqine ne ate menyre qe Kosova nuk e ka. Pra, fizikisht dhe ekonomikisht Kosova do te varet nga Shqiperia.

E keni pare rrugen e re mes dy vendeve?

Sigurisht, me teper perfitim nga ajo ka Kosova se sa Shqiperia.

Varet se si e shihni turizmin.

Ju i doni vellezerit tuaj Kosovare, por nuk doni qe ata te vijne te jetojne ketu ne Tirane. Ishte shume interesante. Po bisedoja me dike per Shqiperine-Bosnjen ndeshjen kualifikuese te kampionatit Evropian. Ai eshte nga Tirana dhe vuri re se sa mbeshtetes, po ne menyre agresive ishin Kosovaret dhe shqiptaret e Maqedonise Perendimore.

Shumica e tyre ishte nga Kosova dhe nga Maqedonia?

Po. Ai tha se e kishin te tepruar.

Por me ne fund paguajne me Euro dhe jo me patriotizem....

Shume mire. Rrofte euroja dhe sa here te jete ajo ne telashe...Por duket qarte qe lidhja do te jete shume e ngushte. Nje nga gjerat qe duhet te mos harroni per Bashkimin Evropian, eshte fakti qe kufijve kane synimin te jete sa me pak te dukshem. Sepse dua t’ju pyes, libri juaj ne Ballkan eshte nje nga librat me interesante qe kam lexuar ndonjehere.

Cilat ishin problemet qe forcat e medha krijuan ne Ballkan ne fillim te shekullit te 20-te? Gabimet e medha qe bene?

Gabimi i tyre i madh ishte fakti qe donin te kontrollonin rruget anesore ne Ballkan. Ballkani kishte arsye te forte te tregohej kritik.

A ishte Ballkani i ri peshore per Fuqite e Medha ne ate kohe?

Tani? Po disa kerkon nje vend, disa te tjera. Per shembull, per Gjermanine ne 10-vjecarin e pare te shekullit te 20-te, kishte si qellim Bagdadi. Si te shkojne ne Bagdad, duhet te kthehen. Britania, Rusia dhe Franca, u siguruan qe te mos e linin Gjermanine te arrinte ne Bagdad. Keshtu u interesonte. Keshtu skena e luftes, teatri i konfliktit u be Ballkani. Une besoj shume, qe ne historine moderne, nxitese e dhunes ne Juglindje te Evropes, ka qene gara e madhe mes fuqive te medha dhe jo konfliktet e rajonit.

Perse Shqiptaret jane ndare ne dy pjese gjate fundit te luftes ballkanike, ne 1913?

Po sepse ne ate kohe Shqiperia e kishte me pak te zhvilluar ndergjegjen kombetare. Nese per momentin do te linim menjane Maqedonine. Dhe po ashtu infrastrukturen me pak te zhvilluar. Serbet, greket dhe Bullgaret ne vecanti, ishin shume me shume ndikues. Po ashtu, te mos harrojme se Shqiperia dhe Shqiptaret ishin me shume te lidhur me Turqine dhe Perandorine Osmane per shkak te besimit fetar. Pra, per sa i perket mobilizimit, ishte me e lehte. Tani ne e dime qe pas Luftes se Dyte Ballkanike edhe te krishteret nuk ishin miqesor me njeri-tjetrin.

Po pse mbeti Shqiperia vendi i fundit ne ate kohe qe fitoi pavaresine?

Per shkak te ketyre arsyeve nuk ishte aq e forte si trup politik dhe nuk ka pasur aq shume kontakt me fuqite e medha. Per shembull, Britania ka pasur nje ndikim shume te madh tek Greqia per levizjen kombetare. Po ashtu edhe Gjermania ka pasur nje ndikim shume te madh tek Greqia, nderkohe qe sa vinte e rritej levizja kombetare. Serbia keto dy dekadat e fundit, ne fund te shekullit te 19-te dhe ne fillim te shekullit te 20-te, ka pasur lidhje shume te forte me Gjermanine. Ushtria serbe mori si model ushtrine pruse dhe shume ushtare serbe jane stervitur ne Prusi.

Po ashtu edhe oficeret dhe ushtria osmane....

Po, edhe Shqiptaret kane pasur pjeserisht ndikim ne strukturen e ushtrise osmane po ashtu. Por ata ishin thjesht te dobet dhe jo ne shkallen e zhvillimit te duhur. Te mos harrojme se zhvillimi industrial i Shqiperise ne ate kohe nuk dukej asgjekund. Por tani Kroacia dhe Serbia kane qene vende me territore, me nje zhvillim te madh industrial per arsye rajonale. Pra, per sa i perket zhvillimit, ju keni qene poshte kurbes. Dhe kjo gje perkthehet ne para, ne ushtri, ne ndikim dhe pushtet politik.

Pas ndarjes se Jugosllavise dhe te luftes ne Kosove, mund te themi se fuqite e medha i kane ndrequr gabimet qe bene ne fillim te shekullit 20?

Kane filluar ta adresojne problemin dhe te rivendosin ekuilibrin. Sigurisht, gara mes fuqive te medha nuk ndalet asnjehere. Ka shume spekulime se cila do te jete faza tjeter e ndikimit. Per shembull, Rusia nuk vihet ne dyshim qe ka nje ndikim te madh per sa i perket zhvillimit te saj ekonomik dhe energjise. Ne Shqiperi, qe ne vitin 1990, ka pasur nje gare shume te forte mes Greqise dhe Italise. Sidomos infrastruktura dhe ekonomia e Italise ne kete vend, ka qene domethenes. Kjo nuk ndodh thjesht se Italianet besojne se Shqiperia e meritojne, por se ne Shqiperi ata shohin se ka gjera qe atyre u pelqejne.

Njeri nga librat tuaj kohet e fundit eshte Mek Mafia. Mendoni se kjo organizate ne te gjithe boten eshte aq e forte sa e thoni ju ne liber?

Po, mendoj se po. Fillova ta shkruaj duke u nisur nga ajo qe po ndodhte ne ish Jugosllavi dhe ne Ballkan teresisht. Kuptimi se lufterat ne Jugosllavi ishin nisme e nje elite kriminale, duke u munduar te fitonte sa me shume para qe te ishte e mundur dhe te pergatiteshin per te sakrifikuar dhjetera, qindra dhe mijera njerez. Kur vezhgoja ato sipermarrje kriminale, ku ishin perfshire qe kryesisht furnizonin me sherbime dhe mallra te paligjshme nga njera pjese e botes ne tregun e Bashkimin Evropian, doja te dija lidhjen me ato pjese te tjera te botes. Cdo pjese te botes qe kam vizituar, qe ka qene i gjithe kontinenti, pervec Australi-Azi, kam zbuluar korrupsionin ne shkalle te larte, grupe te komprometuara politikisht.

Lidhjen mes politikes dhe mafies?

Shume e afert. Mund te shohesh rrotull. Jo vetem ketu dhe s’kam nder mend te permend emra ketu, por te shohim Milloshevicin dhe rrjeti i tij i krimit te organizuar, parlamentaret dhe keshtu me radhe. Po nje gje te tille e shohim edhe ne Brazil.

Ai e perdori mafien per atdhetarizmin....

Po, por ishte edhe nje periudhe kohore kur mafia e perdori ate. Ne shkembim te mungeses se stabilitetit qe ata i siguruan atij, moren shume para shperblim. Eshte nje rast shume interesant nese do te shohim Rusine deri ne vitin 1990. Ne vitin 1990, Olle Gags dhe krimi i organizuar kontrollonte shtetin Rus drejtperdrejt duke perdorur personalitetin e Boris Jelcinin. Kur vdiq Jelcini, pushtetin e mori Putini, mori persiper gjithcka, keshtu qe shteti rus te kontrollonte Olle Ggas dhe krimin e organizuar. Kjo nuk do te thote se krimi i organizuar eshte zhdukur, por eshte nje tip me i sistemuar.

Eshte e vertete se 20% e GDP-se se botes kontrollohet nga mafia?

Une do te thosha 15%. Ne liber thuhet15-20%.

Nuk eshte shume?

Teresisht eshte 15%, por prisni derisa te arrijme ne nje perfundim.

Mund te gjendet se sa eshte 15%?

Po diku tek 7-8 trilion dollare.

Si eshte mafia ne Shqiperi dhe cilat jane karakteristikat e saj?

Duhet te tregoj kujdes sepse po flas ne nje televizion shqiptar. Por ne thelb, mafia ketu harliset nepermjet kontrabandes. Ka disa lloje kontrabandash. Deri ne nje fare mase hyn duhani. Operacionet ne Malin e Zi. Nuk ka dyshim, se Shqiperia ka qene pjese e mafies, kokaines qe u hap gjate viteve ’90. Te gjithe, duke futur Kroacine u perfshine ne hapjen e nje rruge te re per ne Evropen Perendimore nga Amerika e Jugut. Sigurisht, sic e dime ka shqiptare qe jane te perfshire edhe ne trafikimin e qenies njerezore. Dhe keshtu me radhe. Po nje ose dy gjera qe dua te theksoj, eshte se ideja qe mafia Shqiptare apo ajo Kosovare eshte disi me e eger sesa ajo e serbeve, maqedonasve apo e kroateve, jane gjepura. Te gjithe jane te perfshire dhe shkalla e perfshirjes varet nga niveli i zhvillimit ekonomik te vendit. Gjeja tjeter eshte se pjesa me e madhe e aktivitetit, ka strukture te tille qe t’u siguroje njerezve te Bashkimit Evropian mallrat dhe sherbimet qe ata kerkojne. Droge, prostituta, cigare pa takse e keshtu me radhe. Pra, nuk mund ta shohim aktivitetin kriminal nderkombetar global te tille si mafia eshte shume e forte ketu, por ne Britani ne fakt nuk eshte edhe aq keq, sepse roli yne ne ate industri eshte i ndryshem. Ju keni zona prodhimi si Afganistani dhe Kolumbia ku prodhohet heroina dhe kokaina, zona shperndarjeje si Ballkani dhe zona konsumimi. Dhe cdo zone ka rolin e saj te rendesishem per mafien.

Por procesi me i rendesishem i mafies Shqiptare, cili eshte?

Trafikimi njerezor, por edhe ne lendet narkotike. Kosova dhe Serbia e jugut, luan nje rol shume te madh ne kete gje.

Eshte mafia shqiptare pjese e mafies nderkombetare?

Jo, jane pjese te njera-tjetres dhe bashkeveprojne. Per shembull, nese ju fusni kontrabande cigare ne Britani, qe le te themi se vijne nga Egjipti, ju duhet te kaloni permes Bullgarise, Maqedonise, Shqiperise, Italise. Lidhja mes njerezve qe veprojne ne mafia ketu, dhe Sacra Corona Unita (Kurora e shenjte e Bashkuar), apo Comorra, Indrangheta. Nuk mund te veprosh ne Itali pa u lidhur me Sacra Corona Unita, Comorra, Indrangheta.

Niveli i mafies ne Shqiperi eshte i njejte me vendet e tjera?

Jo, eshte me i ulet se sa ne Kosove.

Po Serbia?

Serbia depertohet nga keto aktivitete kriminale te organizuara, por ne vitet e fundit duhet te them se ne drejtimin e President Tadicit, ata kane bere nje perpjekje te bashkerenduar per te bere dicka ne lidhje me kete gje dhe eshte dicka vertete interesante ajo qe shohim. Per here te pare, ka bashkepunim te vertete dhe te sinqerte, vecanerisht mes Kroacise dhe Serbise. Gjithashtu duke perfshire edhe Bullgarine per te bere gjithcka rreth kesaj. Dhe nese ne fakt ju hidhni nje shikim nga Serbia ne keto kohe, ata po fusin ne burgje kriminele te rrezikshem, per vite me radhe.

Po marrin pjese ne menyre te drejtperdrejte ne politike anetaret e mafies? Jo permes lidhjeve, hallkave, por ne menyre te drejtperdrejte?

Zakonisht, ne kohet e sotme, pak a shume po ndodh nepermjet lidhjeve, por ne vitet 1990, kjo gje behej ne menyre te drejtperdrejte. Per shembull, ju keni Arkanin.

Interesante, nje nga gjerat qe Arkani bente. Kjo eshte shume e rendesishme dhe udhezuese. CIA kishte vetem nje mundesi per te kapur Arkanin para se ai te vritej. Dhe kjo ishte kur ai shkoi te takohej me ortakun e tij te heroines, i cili ishte shqiptar/kosovar ne kufi te Kosoves dhe dikush e kishte paralajmeruar CIA-n, se ai do te ishte atje. Arkani po bashkepunonte me mafien e heroines ne Kosove. Te mos harrojme, se Arkani ishte anetar i Partise Nacionaliste ne Kosove. Kjo zbulon se c’po ndodh ne te vertete me mafien. Ata perdoren atdhetarizmin.

Po perse nuk e kapen ate?

Po sepse ate e kishte paralajmeruar dikush tjeter dhe nuk shkoi ne takim. CIA ma ka thene kete gje.

Ne fakt, eshte nje histori shume interesante....

Po, vertete.

Kam degjuar se ju po shkruani nje liber tjeter mbi internetin dhe kiber-krimin, ose krimin ne kompjuter. Eshte goxha i dukshem, apo eshte akoma vec ne fillim?

Njerez nga e gjithe bota i perkasin karta-planetit dhe nese je anetar blen karta krediti, llogari bankare, shet viruse dhe Trojane ne te gjithe faqen. Keshtu u be shume e perhapur. Qe atehere, cdo gje ne internet, ku perfshihen parate eshte nen sulmin e pirateve, me besoni. Piratet jane njerez shume interesante. Ju keni ketu ne Shqiperi dhe ne Kosove po ashtu. Puna eshte se nuk e di kurre arsyen e tyre. Jane kriminele, punojne per nje kompani qe spiunon nje tjeter, apo jane te perfshire ne Sigurine kompjuterike te shteteve? Pra, nuk e di. Duhet te prisni derisa te dale libri. Por kjo eshte nje fushe qe sa vjen e zgjerohet dhe behet akoma me shume e cuditshme.

Kur botohet libri?

Kete kohe, pas nje viti. Ne tetor te vitit qe vjen.

Dua t’ju falenderoj per intervisten.

Ishte kenaqesi e madhe.

Faleminderit, faleminderit.

Wednesday, June 22, 2011

Shoqata Atdhetare Dibra në New York , apelon për regjistrimin e dibranëve në Amerikë


BEQIR SINA, New York

Shoqata Atdhetare Dibra : "Ka ardhur koha dhe e lypën nevoja që të ndihmojmë: vetveten, njeri-tjetrin dhe Dibrën e mbetur jetime.

STATEN ISLAD NYC : Në kuadrin e regjistrimeve zyrtare të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Shoqata Atdhetare Dibra , për Dibranët në Amerikë kanë prezantuar një projekt të iniciuar nga dhjetëra familje dibrane në SHBA, të cilët kërkojnë regjistrimin e popullsise , dibrane në Amerikë

Në një njoftim elektronik nëpërmjet web site të Shoqatës Atdhetare Dibra, shoqata u drejtohet bashkëvendasve të tyre të gjithë ata dibran që kanë ardhur në Amerikë, nga Komuna e Dibrës dhe Krahina e Dibrës, këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mos e humbasin këtë rast për t'u regjistruar.

Në thirrjen e saj për regjistrimin e komunitetit dibran - Shoqata Atdhetare Dibra, thekson se "Ka ardhur koha dhe e lypën nevoja që të ndihmojmë: vetveten, njeri-tjetrin dhe Dibrën e mbetur jetime.

Andaj apelojmë tek të gjithë ju të nderuar bashkëvendas që të regjistroheni, pra që ju dhe institucionet tona në vendlindje ta dinë, të paktën numrin e përafërt të dibraneve dhe për të nxjerr në zgjedhjet e ardhshme numrin e votuesve, dibran në diasporë. Ku siç e dini me ligjin e ri të Maqedonisë , dispoar jo vetëm që ka të drejtë të votojë por ka të drejtë të ketë edhe deputetin e saj nga diaspora përkatësisht nga SHBA - Kanada, ku mendohet se jetojnë më shumë se 15 mijë dibranë.

Bashkëvendas fatkeqësisht shkas i mos regjistrimit edhe deputet e diasporës në Europë dhe SHBA e Kanada - për në parlamentine Maqedonisë u humbën vetëm sepse shqiptarët nuk ishin të regjistruar. Vetëm 84 vota ishin të shqiptarëve në SHBA-ë dhe Kanada, çka absolutisht nuk i përshtatet realitetit me numërin e shqiptarëve.

Së fundi në njoftim thuhet se Regjistrimi i dibranëve në Amerikë ështe shumë i thjesht, ai zgjat vetëm 2 minuta. Klikoni në logon(ikonën) ku thotë " Regjistrimi i Dibranëve në SH.B.A." dhe do te hapet forma të cilen duhet plotësuar.

Shoqata Atdhetare Dibra gjithashtu ju mundëson që regjistrimin t'a bëni duke klikuar në formularin për regjistrim në faqen e internetit http://www.jotform.com/form/11663557453

Tuesday, June 21, 2011

E verteta per Kongolin, Djali i Hysenil Dumes: Tradhtia e mikut qe nuk kerkoi kurre ndjese




Lajme te ngjashme

Admirina Peçi

Arben Dume e dipeshën e faljes. E ka pritur një shenjë ndjese ai dhe gjithë familja, sa ishte gjallë i ati. “Nuk e morëm kurrë”, - thotë. “Dhe nuk vlen tani. Nuk vlen në këtë formë”. Për të, shkrimtari Fatos Kongoli duhet të ishte kujtuar shpejt e të ishte sqaruar me ata, në familjen e Hysenil Dumes, jo në publik. “Ndjesa publike nuk ka vlerë për ne”, - thotë Dume.
Arbeni është një prej djemve të Hysenil Dumes, të dënuarit në vitin 1981 për agjitacion e propagandë, i cili mbase nuk do të njihej prej publikut të gjerë sot, nëse nuk do të ishte shprehur ndjesa publike nga shkrimtari i njohur Fatos Kongoli.
Babai i tij u arrestua dhe u dënua në një gjyq me dyer të mbyllura në vitin 1981. Pas rrëzimit të regjimit diktatorial, ai dhe familja emigruan në Itali, ku edhe u nda nga jeta. Historia e dënimit të tij mori jetë me botimin e librit të fundit të shkrimtarit Fatos Kongoli, “Iluzione në sirtar”, ku atij i kushtohet një kapitull i librit. Nga ky çast, Arben Dume ka ndjekur me interes çdo publikim të mediave shqiptare mbi këtë histori, deri tek publikimi i fakteve tronditëse në ‘GSH’, nga drejtori i arkivit të MPB, Kastriot Dervishi, mbi agjenten “Sh...”, e cila, sipas tij ishte shkaktarja e vërtetë e dënimit të të atit, dhe jo shkrimtari Fatos Kongoli. Arben Dume ka lexuar edhe intervistën e shkrimtarit një ditë më vonë po në ‘GSH’ dhe thotë se ka ardhur çasti të tregojë edhe ai ca dëshmi të reja dhe të sinqerta...
Z.Arben, sa e keni ndjekur debatin e çelur në Tiranë mbi ndjesën publike të shkrimtarit Fatos Kongoli ndaj babait tuaj, Hysenil Dume?
Duke qenë lexues i rregullt i mediave shqiptare on line, debatin në fjalë mund të them se e kam ndjekur që në fillimet e tij, kur gazeta ‘Mapo’ tregon “rastësisht”, (një nga të shumtat raste), kronikën e detajuar të arrestimit dhe dënimit për agjitacion dhe propagandë gjatë viteve 1980-1981 të babait tonë Hysenil Dume.
Dhe për koincidencë, më pas Z. Kongoli shpreh publikisht ndjesën, vuajtjet psikologjike për arsyet e njohura tashmë nga i gjithë publiku i informuar deri ditët e fundit nëpërmjet Gazetës suaj.
Thatë në një bisedë paraprake se e ndjeni të nevojshëm një reagim publik mbi këtë rast. Pse dhe si e keni përjetuar këtë debat në distancë në faqet e shtypit?
Ngaqë babai im nuk mund të reagojë, tashmë e ndjej detyrë ndaj tij dhe gjithë familjes sime të sjell edhe unë si palë indirekte e këtij debati, opinionin dhe dëshminë time të sinqertë. Për sa i përket debatit të krijuar në faqet e shtypit, e kam përjetuar pozitivisht në tërësinë e tij.
Ju vetë dhe vëllai juaj keni qenë djem të rinj atë kohë. Çfarë mbani mend nga ai gjyq ndaj babait tuaj? A e kujtoni atë çastin e përballjes në shkallët e gjykatës, çast të cilin Kongoli e përshkruan imtësisht në librin e tij...?
Procesi gjyqësor u zhvillua me dyer të mbyllura dhe ne djemve nuk na u lejua të merrnim pjesë. Por më kujtohen mirë të gjithë dëshmitarët jashtë sallës gjyqësore, që prisnin radhën njëri pas tjetrit e dëshmonin kundër babait me kokën poshtë. Një prej tyre ishte dhe z. Kongoli.
Si e kujtoni miqësinë e familjes suaj me ish-kolegun e babait, shkrimtarin Fatos Kongoli?
Me sinqeritet të plotë mund të them se Z. Kongoli ishte një nga miqtë më të ngushtë të babait në atë periudhë dhe konsiderohej nga të gjithë ne, si pjesëtar i familjes (shpeshherë mamaja i thoshte babait me tallje, ‘po vjen djali i madh’, për Fatosin). Kaq shpesh ndodhej midis nesh në familje! Dhe, sidomos gjatë periudhës së fundit para arrestimit të babait.
Si e gjykoni sot Fatos Kongolin shkrimtar dhe njeri në përballjen e tij me të kaluarën?
Shkrimtari Fatos Kongoli, për mendimin tim si lexues mund të jetë një nga penat më të talentuara gjatë periudhës së demokracisë.
Personi Fatos Kongoli për mendimin tim personal edhe mbas këtij debati publik, edhe mbasi ndjesohet publikisht për atë që ka bërë vite më parë ndaj mikut dhe indirekt ndaj gjithë familjes së tij, mbetet akoma personi i së kaluarës, si në raport me veten, ashtu edhe në raport me ne.

Shumë intelektualë e kanë vlerësuar lart kurajën e tij intelektuale, e disa e kanë qortuar, pse kaq vonë...Shkrimtari në libër i ka rrëfyer të gjitha arsyet pse ai libër është shkruar pikërisht në këtë periudhë. A i mirëkuptoni ju arsyet e tij?
Për mendimin tim, do të quhej me kurajë dhe shëruese për ndërgjegjen e tij në qoftë se Kongoli kohë përpara mbasi erdhi demokracia do të kishte kontaktuar të ndjerin Hysenil ose djemtë e tij për sqarim e ndjesimin e tij për çka ndodhi në ato vite.
Mendoj se ky do ishte çlirimi i vërtetë i personit Kongoli nga kjo vuajtje psikologjike që e torturonte gjatë gjithë kohës. Aq më tepër, duke njohur mirë natyrën paqësore të babait tonë.
Kam bindjen se z. Kongoli kërkon ndjesim publik vetëm për publicitet të romanit të fundit, duke harruar që i dëmtuari është Hysenil Dume dhe jo publiku.
A e keni falur Fatos Kongolin?
Fatos Kongoli i ndjesohet publikut nëpërmjet romanit sot, por jo Hysenilit në kohën e duhur. Përballë këtij paradoksi, unë dhe vëllai im nuk kemi çfarë të falim.
Po babai juaj, a e ka gjykuar ndonjëherë gjatë këtyre viteve gjestin e shkrimtarit Kongoli, sa i takon dëshmisë së tij në atë gjyq?
Babai ishte shumë i zhgënjyer nga gjithë kjo ngjarje, prej dy personave që i konsideronte shumë të afërt: Fatos Kongolin dhe një mik tjetër përkthyes anglishteje, i quajtur William Shehu.
Për sa i përket rëndësisë së dëshmisë së Kongolit, babai e konsideronte pjesë të procesit gjyqësor në tërësinë e tij.
Si e kujtonte pas shembjes së diktaturës ai këtë periudhë? A fliste për burgun? Për dyshimet para arrestimit? Miqtë që ai mendonte se e kishin tradhtuar...?

Mbas rënies së diktaturës, kujtimet e babait, si për burgun dhe për ish-miqtë e shokët që kontribuuan për dënimin e tij, ishin të përditshme. Deziluzioni, vuajtjet fizike e shpirtërore ishin në çdo moment prezente në mendjen dhe shprehjen e tij deri sa u largua nga kjo botë....
(Vijon nesër)
Në pjesën e dytë të rrëfimit të Arben Dumes zbardhet një fakt tronditës. Kush ishte agjentja “SH...”? Zbulojeni nesër identitetin e saj.


Kongoli, një instrument procedural
Drejtori i Arkivit të Ministrisë së brendshme Kastriot Dervishi e solli rastin e Kongolit si ilustrim për të treguar se të vërteta dhe dëshmitë e publikuara vite te fundit shpesh mbartin keqkuptime. Ndjesa publike e shkrimtarit sipas tij ishte me qëllim të mirë, por ajo në vend ta zbulonte të vërtetën e fshehu më shumë. Kastriot Dervishi tha se “Dënimin e Hysenilit nuk e përcaktoi dhe as e vendosi Fatosi. Këtë rast, ai ishte pa dëshirën e tij, një instrument procedural, hetimor – gjyqësor, por jo agjenturial – operativ. Me “rrëfimin” e Fatosit, nuk doli e vërteta e kësaj çështjeje, por u mbulua akoma më shumë ajo. Arrestimi i Hysenilit u vendos në çastin kur ai “shfaqi tendencë terrori” ndaj Enver Hoxhës. Kjo “tendencë terrori” nuk ishte gjë tjetër veçse një shprehje tavoline se “ky Enveri duhet vrarë”. Incizimin e kësaj shprehjeje e kishte bërë agjentja “Sh..”

Mark Marku
Mark Marku, në vazhdën e një polemike me Ardian Klosin, ka botuar pak ditë më parë në “Mapo”, edhe një opinion, ku diku cek edhe Kongolin. Aty, ai shkruan se “disa debatues e sulmojnë Kongolin, disa e mbrojnë...Është për t’u vlerësuar çdo akt pendese, sado vonë të vijë ai, prej asaj kategorie që kanë qenë në çfarëdolloj forme bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, apo dëshmitarë në gjyqet e inskenuara prej tij”.

Agron Tufa
Shkrimtari Tufa e ka përjetuar keq rastin ‘Kongoli’, ashtu sikundër u shpreh ai për Gazetën. Duke vlerësuar kolegun, ai iu kundërpërgjigjet atyre që nxituan t’i dalin kundër atij, duke u shprehur se “pinjollët e Bllokut nuk mundet ta shajnë atë”. Si e sheh ai Kongolin?! “Si një njeri e një shkrimtar me ndërgjegje të rrallë në këtë vend, ku kanë ndodhur të nëntëdhjetë e
nëntat”
Ardian Klosi
Ardian Klosi nuk e ka pritur mirë vetërrëfimin e Kongolit. Ato ditë, fill mbas promovimit të “Iluzione në sirtar” të shkrimtarit, Klosi do të shkruante tek “Shekulli”: “Një aspekt negativ është fakti që Mea Culpa-n, Kongoli e bën 20 vjet mbasi ka rënë regjimi...Nuk dua të nxjerr ndonjë hipotezë pse dalja publike me këto fakte u bë prej sigurisë që, shpejt a vonë do t’ia nxirrnin të tjerët”, - thoshte ai.


Irena Toçi
Botuesja e Kongolit, Irena Toçi mendon se shkrimtari ka kryer një akt të rrallë me rrëfimin. Teksa e sheh autorin si viktimë të regjimit të kohës, ashtu sikundër shumë të tjerë, ajo thotë se kapitulli i fundit i librit shpesh është keqkuptuar. Sipas Toçit, për shumë njerëz para ‘90-ës, dënimi ishte i paracaktuar e dëshmitë nuk ndryshonin

Flutura Açka
Për Flutura Açkën, sido që të jetë, Kongoli ka fituar betejën me veten. Ajo shprehet se është e prirur t’i besojë deri në fund ato që thotë Kongoli. “Mund të mos e bënte, por siç thotë edhe vetë, ka ndjerë detyrimin ndaj vetes dhe lexuesit të tij”, - shprehej ajo për Gazetën, duke shtuar se ka ndjerë me të vërtetë keqardhje kur shpesh, njerëz me ndjesi protagonizmi tipike shqiptare, kanë hedhur lëndime mbi të.

Visar Zhiti
Opinioni i Visar Zhitit për “rastin Kongoli” mund të përmblidhet në një fjali: “Shkrimtari u përdor nga regjimi”. Në forumin e Gazetës, pasi kërkoi hapjen e dosjeve, Zhiti tha se shkrimtari Kongoli është përdorur ashtu si përdorej skuadra e pushkatimit. Ai shtoi se kur dënoheshin njerëz, nuk dënonte dëshmitari, por ligjet e
gjykatat.

Ali Asllani, poeti i dashurisë që u censurua nga regjimi


SHKRUAN: Aida Tuci

Para se të vdiste, kërkoi t’i lidhej një pension, nuk ia pranuan kërkesën. Si përgjigje mori vetëm një “shpërblim” prej 10 000 lekësh (të vjetra) me të cilin ai bleu vetëm një kostum. I pëlqente të mbahej dhe të ishte zotëri burrë. Ali Asllani, një nga poetët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe, është sa i njohur aq dhe i panjohur për lexuesin shqiptar. Poeti politikan dhe diplomat kishte një kulturë orientale, ku studioi për mjekësi dhe më pas në Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative në Stamboll. Por mbi gjithçka, ai ishte poet që në fakt u anatemua, u censurua dhe u izolua në kohën e regjimit komunist. Dhe i vetmi faj i tij ishte e kaluara e tij politike. Ai kishte qenë nënprefekt i Delvinës në vitin 1908, anëtar i klubit “Bashkimi”, një nga mbështetësit kryesor të Ismail Qemalit, për të cilën dhe u persekutua nga turqit, madje e internuan në Halep të Sirisë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës si përfaqësues i Klubit “Bashkimi”. Pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali i besoi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së tij, ku qëndroi deri më 22 janar të vitit 1914. Ka qenë kryetar i Bashkisë së Vlorës (vendlindja e tij) në vitin 1920 dhe më pas këshilltar i qeverisë dhe sekretar i përgjithshëm i Kryeministrisë. Në vitet 1930 - 1932 ishte ministër i akredituar në shtetin grek. Më 1934 përsëri është kryetar i Bashkisë së Vlorës, deri në prag të pushtimit fashist 1939, ku u emërua anëtar i Këshillit të Lartë në Tiranë. Pak kohë më pas u largua nga jeta politike dhe vajti në fshatin Vajzë të Vlorës. Pas çlirimit është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin1952 mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre më vonë. E pra, kjo e kaluar e tij ia mbylli dyert e shtëpive botuese pas çlirimit. Në vitin 1944 u shpërndanë disa vëllime të vogla me poezitë e tij. Por pas kaq vitesh nga vdekja e poetit Ali Asllani (1882-1966), shtëpia botuese K&B sjell për herë të parë veprën e plotës të poetit Ali Asllani, përgatitur nga shkrimtari Nasho Jorgaqi dhe Ardian Klosi. Poezitë e tij, disa për herë të parë, u sollën për miqtë e librit të mbledhur mbrëmë në teatrin “Metropol” nga interpretimi i mrekullueshëm i Reshat Arbanës dhe Bujar Asqeriut. Po si e kujton poetin nipi i tij Ardian Asllani, me profesion inxhinier, i cili gërmoi dhe gjeti dorëshkrimet e gjyshit të tij, për t’i sjellë në një vepër të plotë.

Përse tani kjo vepër e plotë e poetit Ali Asllani?

Vite më parë janë botuar poezi dhe pjesë të përzgjedhura nga krijimtaria e tij dhe mendova se tani, 45 vjet pas ndarjes nga jeta të poetit Ali Asllani, ka ardhur momenti që lexuesi shqiptar të ketë në dorë veprën e plotë të krijimtarisë së tij. Ka qenë në fakt një nxitje e shkrimtarit Nasho Jorgaqi, që e ka njohur gjyshin tim dhe një nga miqtë e familjes. Në këtë iniciativë gjetëm dhe mbështetjen e Ardian Klosit.

Çfarë dorëshkrimesh të tjera ka lënë poeti Ali Asllani, që akoma nuk janë zbuluar për lexuesin?

Krijimtaria e tij është shumë e gjerë. Ai ka lënë shumë dorëshkrime. Në shtëpinë time ndodhet dorëshkrim “Epopeja e Qerbelasë”, një krijim i lirë i gjyshit tim, që në fakt ka një ndikim religjioz. Besoj se së shpejti do botohet e plotë edhe kjo poemë e tij.

Çfarë kujtoni nga ai?

Mbaj mend shumë pak gjëra, në fakt, sepse kur ai u largua nga kjo botë unë isha vetëm 5 vjeç. Por më ka mbetur në kujtesë imazhi i tij i ulur në një kolltuk të madh në ngjyrë të kuqe. Ai gjithmonë shkruante ose lexonte në atë kolltuk. Kishte gjithashtu shumë dëshirë që të më nxirrte për dore shëtitje. Të gjithë në shtëpi i thërrisnim baba i madh dhe i vogël, të afërm dhe miq. Ishte një njeri që e respektonin të gjithë.

A ju tregonte histori nga e kaluara e tij?

Sigurisht më tregonte shpesh, disa i ka lënë edhe të shkruara. I pëlqente shumë të vishej, të ishte i rregullt dhe i paraqitshëm te të tjerët. Dilte çdo mëngjes për shëtitje, vishej bukur e pasi shëtiste për pak minuta kthehej në shtëpi dhe i thoshte mamasë sime: më mbush një kada (gotë). Pastaj dilte sërish shëtitje.

Por a e shprehte ndonjëherë faktin se regjimi e la në harresë, madje disa herë nuk i jepnin as leje për të botuar poezitë e tij?

Sigurisht që ndihej i vrarë. Ai bënte një jetë modeste, por nuk u ligështua asnjëherë. Gjithmonë bënte përpjekje që të afrohej pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe ishte madje edhe një nga themeluesit e saj, por nuk u ligështua kurrë, kur nuk e pranonin. Ishte njeri optimist dhe unë ashtu do ta kujtoj gjithmonë.

Ilir Kokona i LSI, bashkë me të vëllanë godasin deputetin e PS, Ilir Gjoni

Deputeti i PS-së, Ilir Gjoni, është rrahur mbrëmjen e djeshme nga kryetari i rizgjedhur i njësisë 3 në Tiranë për LSI-në, Ilir Kokona dhe vëllai i tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Xhamllikut ku Gjoni ka zyrën elektorale, ndërsa Kokona ka shtëpinë dhe një lokal. Sipas dëshmitarëve, Ilir Gjoni është shkëmbyer në rrugën përpara zyrës elektorale me vëllanë e Kokonës dhe në këtë moment, ky i fundit ka nisur të hedhë batuta në lidhje me zgjedhjet dhe fletët e votimit.

Gjoni i është përgjigjur dhe aty ka mbërritur edhe Ilir Kokona. Sherri me fjalë ka degjeneruar në përdorim grushtesh. Sipas dëshmitarëve, dy vëllezërit Kokona kanë goditur disa herë Gjonin duke i shkaktuar shenja në fytyrë. Pak minuta më pas, aty ka mbërritur policia, e cila ka marrë dëshmitë e të dyja palëve. Policia tha se si Gjoni, ashtu edhe vëllezërit Kokona pretendojnë se janë goditur nga njëri-tjetri.

Në lidhje me nisjen e sherrit, vëllezërit Kokona pretendojnë se janë ofenduar kohë më parë nga deputeti. “Ne kemi marrë deklarimet e të dyja palëve në vendin e ngjarjes dhe do të hetojmë çështjen”,- pohuan burimet e policisë. “Në këtë moment, deputeti Ilir Gjoni ndodhet në shtëpi me shenja në fytyrë. Ai ka bërë denoncimin në komisariatin e policisë”,- thanë dje miqtë e deputetit socialist. Kokona është zgjedhur fillimisht kryetar minibashkie nën logon e PS-së, por në zgjedhjet e fundit kaloi me LSI-në.

Flamurtari, motiv për fitore të Shkëndijës në Beograd

Skuadra shqiptare nga Maqedonia, e cila u shpall kampion i këtij vendi këtë vit, Shkëndija ’79 nga Tetova në debutimin e tyre të parë në Evropë në kuadër të rrethit të dytë të kualifikimeve për ligën e kampionëve do të ketë përballë as më pak e as më shumë sesa Partizanin e Beogradit. Kështu vendosi shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës dje, duke vënë përballë dy skuadra të cilat janë kundërshtarë brenda dhe jashtë fushës.

Kështu, ballafaqimi i shumëpritur në sport ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve do të zhvillohet më 12 ose 13 korrik, ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë në Shkup. Trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani, e vlerëson si të vështirë shortin kundër Partizanit.

“Ndoshta njëri nga kundërshtarët më të vështirë, por megjithatë nëse e shihni çdo skuadër aty është e fortë. Pa marrë parasysh se për cilën skuadër bëhet fjalë ne përgatitemi dhe besoj se deri në ndeshjen e 12 korrikut do të jemi gati. Partizani është favorit në letër, por nuk fitojnë çdo herë favoritët. Mendoj se nuk është hendikap që ndeshja e parë luhet në Beograd., përkundrazi për Shkëndijën është mirë që ndeshja e parë luhet atje. Besoj se edhe në Shkup, tifozët do të jenë aty dhe do na përkrahin. Ne e mbajmë në mend fitoren e Flamurtarit kundër Partizanit, fitore që na i ngrohu zemrat gjithë shqiptarëve”, tha Osmani.

Ndërkohë kampioni i Shqipërisë, skuadra e Skënderbeut, në këtë fazë të garave do të ketë përballë APOEL Tel Avivin e Qipros. Dinamo e Fatos Beqirajat do të luajë përballë Neftqi PFK nga Azerbajxhani, përderisa Mogreni i Malit të Zi do të luajë kundër bullgarëve të Litex Lovech.

Ndeshjet e para të rrethit të dytë të kualifikimeve për fazën e grupeve në ligën e kampionëve do të zhvillohen më 12 dhe 13 korrik, ndërsa ato të kthimit më 19 dhe 20 korrik.

Vllaznia dhe Renova startojnë më 30 qershor

Skuadra e Vllaznisë së Shkodrës, e cila para pak ditësh ishte në Prishtinë për të zhvilluar një ndeshje miqësore në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve për fazën e grupeve të Evopra Ligës, do të ketë përballë Birkirkaran nga Malta.

Ndërsa skuadra tjetër shqiptare nga Maqedonia, Renova, në këtë fazë të garave për kundërshtarë do të kenë skuadrën nga Irlanda e Veriut, Glentora. Trajneri kosovar i kësaj skuadre Bylbyl Sokoli u shpreh optimist lidhur me shortin.

“Unë jam optimist se do të kemi një prezantim të mirë dhe assesi nuk do të dorëzohemi. Do të mundohemi që kundër Glen Toranit të krijojmë epërsi në takimin e parë që të kemi më lehtë në takimin e dytë. Kur them kështu them se ende nuk kam informacione rreth mënyrës së lojës dhe fuqisë së individëve, lojtareve të Glen Toranit”,tha Sokoli.

Në rast të kualifikimit të Renovës, atë në xhiron e dytë e pret Vorskla Poltava e Armend Dallkut dhe Ahmet Jonuzit.

Skuadra angleze Fulham e cila u shpërblye me kualifikim në Evropa Ligë për shkak të lojës korrekte do të luaj kundër Runavikut. (A. Matoshi)

Liga e Kampionëve

Rrethi i pare i kualifikimeve (28/29 qershor dhe 5/6 korrik)

Tre Fiori (San Marino) v Valletta (Malta)

Santa Coloma (Andorra) v Dudelange (Luksemburg)

Rrethi i dytë i kualifikimeve (12/13 dhe 19/20 korrik)

Maccabi Haifa (Izrael) - Borac Banja Luka (Bosne e H.)

Mogren (Mali Zi) - Litex Lovech (Bullg.)

Maribor (Sllovaki) - Santa Coloma (A.)/Dudelange (L.)

Skënderbeu (Shqipëri) - APOEL (Qipro)

Slovan Bratislava (Sllovaki) - Tobol Kostanay (Kazakistan)

Sturm Graz (Austri) - Videoton (Hungari)

Zestafoni (Gjeorgji) - Dacia Chisinau (Moldavi)

Dinamo Zagreb (Kroaci) - Neftçi PFK (Azerbajxhan)

Pyunik (Armeni) - Viktoria Plzeň (Çeki)

Partizan (Serbi) - Shkëndija (Maqedoni)

Tre Fiori (SM)/Valletta (M.) - Ekranas (Lituani)

Malmö FF (Suedi) - HB Tórshavn (Ishujt Faro)

Shamrock Rovers (Irlandë) - Flora Tallinn (Estoni)

Rosenborg (Norvegji) - Breidablik (Islandë)

Helsinki (Finlandë) - Bangor City (Uells)

Skonto (Letoni) - Wisła Kraków (Poloni)

Linfield (Irl. Veriore) - BATE Borisov (Bjellorusi)

Europa League

Rrethi i pare i kualifikimeve (30 qershor dhe 7 korrik)

Reykjavík (Islandë) - Fuglafjørdur (Ishujt Faro)

Daugava Daugavpils (Letoni) - Tromsø IL (Norvegji)

Elfsborg (Suedi) - Fola Esch (Luksemburg)

The New Saints (Uells) - Cliftonville (Irl. Veriut)

Honka Espoo (Finlandë) - Nõmme Kalju (Estoni)

Fulham (Angli) - Runavík (Ishujt Faro)

Vestmannaeyjar (Islandë) - Saint Patrick's (Irlandë)

Häcken (Suedi) - Käerjéng 97 (Luksemburg)

Aalesunds (Norvegji) - Neath (Uells)

Renova (Maqedoni) - Glentoran (Irl. Veriut)

Koper (Slloveni) - Shakhter Karagandy (Kazakistan)

Banga (Lituani) - Qarabağ (Azerbajxhan)

Paksi SE (Hungari) - Santa Coloma (Andorrë)

Rabotnicki (Maqedoni) - Trans Narva (Estoni)

Rad (Serbi) - Tre Penne (San Marino)

Buduçnost P. (Mali Zi) - KS Flamurtari (Shqipëri)

Ulisses (Armeni) - Ferencvárosi (Hungari)

Jagiellonia Białystok (Poloni) - Irtysh Pavlodar (Kazakistan)

Minsk (Bjellorusi) - Olimpik-Şüvälan (Azerbajxhan)

Dinamo Tbilisi (Gjeorgji) - Milsami Orhei (Moldavi)

Varazhdin (Kroaci) - Lusitans (Andorrë)

Banants (Armeni) - Metalurgi Rustavi (Gjeorgji)

Birkirkara (Malta) - Vllaznia (Shqipëri)

Široki Brijeg (Bosne e H.) - Olimpija Lubjana (Slloveni)

Spartak Trnava (Sllovaki) - Zeta (Mali i Zi)

Rrethi i dytë i kualifikimeve (14 dhe 21 korrik)

Banants/Metalurgi – Jagiellonia/Irtysh

Sūduva (Lituani) - Elfsborg/Fola Esch

Metalurg Shkup (Maqedoni) - Lokomotiv Sofia (Bullgari)

Sant Julià (Andorrë) - Bnei Yehuda Tel-Aviv (Izrael)

Željezničar (Bosne e H.) - Sheriff (Moldavi)

KuPS Kuopio (Fin.) - Gaz Metan Mediaş (Rumani)

Minsk/Olimpik-Şüvälan - Gaziantepspor (Turqi)

Iskra-Stal (Moldavi) – Varazhdin/Lusitans

Tauras (Lituani) - Den Haag (Holandë)

Renova/Glentoran - Vorskla Poltava (Ukrainë)

Juvenese-Dogana (San Marino) – Rabotnicki/Trans Narva

Örebro (Suedi) - Sarajevo (Bosne e H.)

Crusaders (Irl. Veriore) – Fulham/Runavík

Llanelli (Uells) - Dinamo Tbilisi/Milsami Orhei

Floriana (Malta) - AEK Larnaca (Qipro)

Shakhtyor Soligorsk (Bjellorusi) - Ventspils (Letoni)

Buduqnost/Flamurtari - Jablonec (Çeki)

Reykjavík/Fuglafjørdur - MSK Zhilina (Sllovaki)

Mika (Armeni) - Vålerenga (Norvegji)

Shiroki Brijeg/Olimpija - Bohemian (Irlandë)

Domzhale (Slloveni) - RNK Split (Kroaci)

Differdange 03 (Luksemburg) - Levadia Tallinn (Estoni)

Tirana (Shqipëri) - Spartak Trnava/Zeta

Ulisses/Ferencvárosi – Aalesunds/Neath

Liepājas Metalurgs (Letoni) - Salzburg (Austri)

Rad/Tre Penne - Olympiacos (Greqi)

The New Saints/Cliftonville - Midtjylland (Danimarkë)

Kecskeméti TE (Hungari) - Aktobe (Kazakistan)

Häcken/Käerjéng - Honka Espoo/Nõmme Kalju

Gagra (Gjeorgji) - Anorthosis Famagusta (Qipro)

Vaduz (Lihtenshtajn) - Vojvodina (Serbi)

Rudar Plavë (Mali Zi) - Austria Wien (Austri)

Śląsk Wrocław (Poloni) - Dundee United FC (Skoci)

Koper/Shakhter Karagandy – Vestmannaeyjar/Saint Patrick's Athletic

EB/Streymur (Ishujt Faro) – Banga/Qarabağ

Hafnarfjördur (Islandë) - Nacional (Portugali)

Paksi/Santa Coloma - Daugava Daugavpils/Tromsø

Turku (Finlandë) - Westerlo (Belgjikë)

Xäzär Länkäran (Azerbajxhan) - Maccabi Tel-Aviv (Izrael)

Birkirkara/Vllaznia - Thun (Zvicër)

Monday, June 20, 2011

Hidhet shorti per kompeticionet europiane

Sot ne Nion te Zvicres eshte hedhur shorti per kupat europiane, Champions League dhe Europa League. Nga skuadrat shqiptare duket se ka qene Skenderbeu skuadra me pafat, ndersa Flamurtari e Vllaznia nese nuk gabojne, duhet te kalojne ne raundin e dyte.

Skenderbeu - APOEL FC

Per Skenderbeun duket se detyra do te jete nje paraqitje dinjitoze dhe jo synimi per kualifikim. Ne raundin e dyte te Champions League ata do te kene perballe APOEL FC qe sapo u shpall kampion i Qipros ne fund te ketij sezoni, eshte nje mision i pamundur per korcaret. Nese arrihet kualifikimi ndaj nje kundershtari te tille mund te konsiderohet pa frike si nje nga arritjet me te medha te skuadrave shqiptare ne kohen e demokracise.

APOEL u kualifikua per ne grupet e Champions League sezonin e kaluar ku edhe pse u rendit e fundit me tre pike, arriti te merrte dy barazime ndaj Atlético Madrid dhe nje ndaj Chelsea. Qipriotet kane luajtur 34 ndeshje ne Champions League, duke arritur 9 fitore, 7 barazime dhe 18 humbje, ndersa per Skenderbeun ky do te jete debuti.

Tirana - Spartak Trnava / Zeta

Tirana do te duhet te prese mbylljen e raundit te pare per te mesuar kundershtarin per raundin e dyte te Europa League. Bardheblute do te kete perballe Spartak Trnava te Sllovakise, ose Zeta te Malit te Zi. Per tiranasit Zeta do te ishte nje kundershtar paksa me i favorshem pasi ata nuk kane shume histori ne Europe. Por edhe Spartaku ka vite qe nuk eshte me ne majat e tij. Per sllovaket arritja me e madhe ne arenen nderkombetare ka qene gjysmefinalja e Kupes sa Kampioneve ku e eleminuan nga Ajax.

Nje short jo dhe aq i veshtire ky per Tiranen qe do te kete shansin te perserise ate qe beri Flamurtari ne 1987, arritjen e raundit te trete, megjithese jo ndaj emrave aq te bujshem.

Buducnost - Flamurtari

Flamurtari ka pasur nje short me te favorshem pasi ne raundin e pare te Europa League do te perballen me Buducnost nga Mali i Zi qe u rendit ne vend te dyte ne kampionatin e ketij vendi. Arritja me e madhe e malazezeve ne arenen nderkombetare eshte arritja e finales se Kupes se Ballkanit ne 1991. Ne ate kampionat ata jane ndeshur me Tiranen duke arritur rezultatet 2-1 dhe 0-0. Po ne Kupen e Ballkanit ata kane luajtur edhe kunder Vllaznine ne 1976/77 duke marre nje fitore 2-0 dhe nje barazim 1-1.

Ne sezonin e kaluar Buducnost arriti nje rezultat te kenaqshem duke u kualifikuar per ne raundin e trete te Europa League. Ata eleminuan FK Baku te Azerbajxhanit ne raundit e dyte por u munden me pas nga Brøndby IF.

Nese Flamurtari kalon malazezet e Buducnost, atehere ata do te perballen ne raundin e dyte te Europa League me Jablonec te Republikes Ceke.

Birkirkara - Vllaznia

Vllaznia ka qene skuadra qe ka pasur me shume fat ne short. Ata do te kene perballe maltezet e Birkirkara ne raundin e pare te Europa League. Birkirkara eshte ndeshur edhe me pare me skuadra shqiptare kur ne vitin 2004 u eleminua nga Partizani. Ata kane kaluar vetem nje here nje raund ne Europe, ne vitin 2001 kur eleminuan Lokomotiven e Tbilisit me dy barazime 0-0 dhe 1-1.

Vllaznia edhe pse nuk eshte ne momentin e saj me te mire, duket se do do ta kete te lehte te kaloje kete raund. Shkodranet kane kaluar shpesh raundin e pare ne vitet e fundit, dhe duket se do ta vazhdojne kete gje edhe kesaj rradhe. Ne perballjen e vetme qe ata kane pasur me nje skuader malteze, ata fituan me rezultatin e thelle total 6-0 kunder Sliema Wanderers ne 1987.

Nese shorti per kete raund ka qene i lehte per Vllaznine, ne raundin e dyte ata do te kene perballe Thun te Zvicres, gjithmone nese nuk gabojne ndaj maltezeve.

Shkendija dhe Renova

Pervec skuadrave nga Shqiperia, kete sezon do te jene edhe dy skuadra te tjera shqiptare ne kompeticionet europiane. Jane Shkendija dhe Renova nga Maqedonia, qe kete sezon u renditen ne vend te pare dhe te trete respektivisht.

Shkendija do te kete nje perballje te veshtire pasi shorti e ka vene perballe Partizanit te Beogradit. Renova do te kete perballe Glentoran F.C. te Irlandes se Veriut, duke pasur disi me shume shanse per te shkuar me tej. Nese Renova kalon, ne raun din e dyte do te kete perballe Vorskla Poltava, ku aktivizohen Armend Dallku dhe Ahmed Januzi.

(FutbolliShqiptar.net)






Jonuz Ndreu, Jeta e nipit të Elez Isufit, nga internimi në Nju-Jork

Shkruan:
Garip Troci

Pas tetë orë udhëtimi nga “Toka e premtuar”, befas u shfaq Rinasi. Ai zgjati kokën nga dritarja e avionit që po ulej si një shpend gjigant dhe hodhi vështrimin mbi shtëpitë, përrenjtë, lumin e makinave të metropolit shqiptar dhe mendja i fluturoi te vendlindja e tij Sllova.

Jonuz Ndreu vinte në Shqipëri pas pesëdhjetë vjetësh mërgim në Amerikë. Rënia e perdes së hekurt edhe në Shqipëri ka qenë një nga momentet e veçanta të jetës së tij mbushur me privacione të shumta, me akte dramatike për të dhe fisin e tij të madh.

Jashtë e prisnin shumë njerëz, të afërm, miq e dashamirës që i njihnin shumë mirë vlerat patriotike, njerëzore e burrërore jo vetëm të babait të tij Cen Elezit, gjyshit Elez Isufi e Suf Xhelilit (tre burrat e mëdhenj e me zë të fisit të Ndreve), por dhe të Jonuz Ndreut, që jo rastësisht Beqir Sina, publicist në Nju-Jork, e quan edhe “ikona” e diasporës shqiptare në Amerikë. I takoi me radhë, u dha dorën, i rroku përqafe dhe, ashtu i përmalluar e pa veten, rrallë i ndodhte kjo, me sy të vesuar nga lotët që nisën t’i rrëshqisnin në faqe si buronja të Korabit.

Ishte viti 1992. Pasi qëndroi pakë ditë në Tiranë, ai u nis për në vendlindjen e tij në Sllovë.

Këtu malli e këputi më shumë kur takoi dhe më të moshuarit e fisit: Xheladinin, Baftjarin, Rexhepin, Bexhetin e të tjerë. Pasi pyeteshin për shëndetin, fëmijët që rriteshin e shkolloheshin, të moshuarit e këtij fisi të shpërndarë në Europë, Amerikë e gjer në Australi e Kanada, kujtonin, jo pa nostalgji, bëmat e tre burrave të mëdhenj të Ndreve: Elez Isufit, Suf Xhelilit e Cen Elezit.

Dikush i sillte ndërmend Jonuz Ndreut betejën e Kolosjanit, ku Elez Isufi e Suf Xhelili përkrah Ramadan Zaskocit e Islam Spahisë, udhëhoqën 3 mijë luftëtarë. Kur zbriti në Lisivalle dhe në Sllovë për herë të parë, Jonuzi shkoi aty ku dikur qëndronin hijerënda ato kulla. Ai mori në dorë gurë nga rrënojat e tyre. Ata gurë peshonin shumë nga pesha e rezistencës së tre burrave të mëdhenj të Ndreve, mbanin brenda vetes uraganin e betejave të Trojakut, Manastirit, të Kolosjanit e Lëvizjes së Marsit.

Mbanin peshën e madhe të burrërisë, besës e bujarisë së “gjeneralit me shajak”, Elez Isufit, të nipit të tij Suf Xhelilit, “strategut të luftës popullore”. Krismën e pushkës së tij e njihnin të gjithë jo vetëm në Mujë e Mujës, por në të gjithë Dibrën e madje deri në Beograd. Ai u shndërrua në tmerr të serbëve deri në kufijtë e një legjende.

Në vitet e diktaturës totalitare nuk guxonte kush të shkonte as te varri i tij. Dhe pranë një murane, ku qëndronte një gur që thoshte shumë për “gjeneralin me shajak”, nuk ndalej hapi njerëzor. Vetëm pas viteve ‘90 djemtë e Cen Elezit e nipat e Elez Isufit do të ngrinin varret, latuar me mermer të atyre anëve. Këshilli bashkiak i qytetit të Peshkopisë do të merrte vendim për të ngritur shtatoren e Elez Isufit mes qytetit, përballë Korabit.

Dëgjonte të moshuarit e fisit në oda dhe burra të tjerë të zonës që kishin ardhur për të nderuar djalin e Cen Elezit dhe Jonuzit i lëvizte në limfën e gjakut gjithë historia e bëmave të burrave të mëdhenj të Ndreve, drama e tyre e inskenuar nga shteti komunist që i internoi, pushkatoi e burgosi në burgjet e tmerrshëm.

Befas Jonuzit i kaluan si në një sekuencë të gjatë filmi jeta gri në internim, më pas tri tentativat për t’u arratisur drejtë “botës së lirë”, në Amerikë, ku dhe doli në pension.

Me daljen në pension ai braktisi dhe qytetin e madh e të zhurmshëm të “qiellgërvishtësve” të Nju-Jorkut. Preferoi të jetojë në një fshat njujorkez. Kur e pyesin njerëz të fisit, shokë, apo miq, “përse bëre këtë zgjidhje?”, ai përgjigjet pa u menduar gjatë: “ngjan shumë për nga bukuritë me fshatin tim të lindjes, Sllovën”. Madje ai në shumë raste thotë shkurt: “Banoj në Sllovë”.

Libri i të penduarit: jeta ime me Anita Bitrin dhe bota e krimit shqiptar

SHKRUAN: Kevin Heldman

Intervistova akademiken Jana Arsovska, një profesore në Kolegjin John Jay, e cila ka pas punuar për Interpolin dhe është eksperte e krimit shqiptar dhe baltik. Ajo po shkruan një libër për bosët e krimit Acik Can, vëllezërit Dacic, (Hamdija e Ljutivia) Naser Kelmendin dhe rrjetet e tyre të gjera; emigrantët kinezë që përdorin Shqipërinë si urë; dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila prodhoi shumë të rinj që tani dinë të vrasin, por nuk kanë më një luftë për të luftuar. Në libër ajo dokumenton sasi të mëdha kokaine të kapura nëpër anije dhe identifikon kumbarët e njerëzve që përbëjnë listën most-wanted me klubet e hotelet, bizneset dhe lidhjet qeveritare. Njerëz si Princ Dobroshi, që i bëri fytyrës operacion plastik dhe u arratis nga burgu; dhe Dhimiter Harizaj, që u arrestua në mars nën akuzat e përfshirjes në rrjetin ndërkombëtar të drogës. Arresti erdhi pas kapjes së 200 kg kokainë, e cila u gjet e përzier me vaj palme që vinte nga Kolumbia dhe që iu nënshtrua rrugës së drogës nga Kolumbia, Spanja, Belgjika, Austria, Slovenia, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia për të përfunduar në Shqipëri. Ishte sasia më e madhe e kokainës së kapur në historinë e Shqipërisë.

Krasniqët, sipas përllogaritjeve të saj, janë kriminelë të vegjël. Dhe nuk janë as të sofistikuar. Por ajo pranon se janë pjesë e rrjetit: Krasniqët, kriminelët e Detroit-it dhe një bandë e shpartalluar së fundmi në New Jersey.

Sigurisht disa lidhje me kulturën kriminale shqiptare janë më të forta se të tjerat. Fillo me repistët-kodoshët e rinj në You Tube me Lamborghini-s dhe disqet; që pozojnë në shesh- parkingjet në Bronx, Yonkers apo në 15 Mile Road jashtë Detroit-it; që veshin shalle me shqiponjën dykrenëshe; vringëllijnë kallashnikovët, ose bëjnë sikur; pinë hashash dhe bërtasin se kush është shqiptar me gjithëmend e kush jo. Ke pastaj grupet hip-hop, si The Bloody Alboz, TBA, Uptown Affiliates dhe Unikkatil, emrat e të cilëve janë familjarë për shqiptarët e rinj në rrugë dhe klube. Por edhe biznesmenët mesoburra, të lidhur me mafian shqiptare: Alex Rudaj dhe tipat e Korporatës së tij. Rudaj ende është në burg, ku s’hap gojë, sipas FBI-së. Ai i bëri paratë e tij e më pas u kyç pas operacionit të FBI-së Kali i Trojës. Për të mos harruar ndërmjetësit, bosë të vegjël e të pasofistikuar me anëtarët e bandës së tyre të përzier. Në vitin 2009 dy pilotë të moshuar u kapën tek po transportonin 10 kile kokainë nga Florida në Ocean City në këmbim të 15 000 USD. Ata ranë në rrjetën e një hetimi katërvjeçar mbi ndërmarrjet kriminale ballkanike. Të paktën 26 vetë u akuzuan për shpërndarje apo përpjekje për të shpërndarë heroinë, kokainë, armë, methamfetaminë, ekstazi, cigare e deri te atletiket joorigjinale.

Qendra e rrjetit ishte në Paterson, New Jersey (ku u arratis Merko nga Detroit-i, për t’u kapur më vonë) dhe lidhjet e saj ishin me Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën, Serbinë, Kanadanë, Holandën, Brooklyn-in dhe Staten Island. Të dyshuarit përdornin avionë për të importuar ekstazi, oksikontin dhe marijaunë nga Kanadaja dhe kokainë nga Florida, thanë autoritetet. Gjithashtu, ata po planifikonin të importonin ekstazi nga Holanda dhe heroinë nga Serbia e Turqia. FBI infiltroi në rrjet dhe bleu 300 mijë kokrra ekstazi, 2.5 kg heroinë dhe një revole 9 mm, dy armë automatike dhe bizhuteri të vjedhura. Përgjime zanore dhe video në restorantin Royal Warsaw dhe hotelin Borgata në Atlantic City ndihmuan për arrestimet.

Koka e grupit ishin Myfit (Mike) Dika, 44 vjeç, i arrestuar në një restorant shqiptar në Toronto; Kujtim (Timmy) Lika, 45, ende në kërkim dhe në listën Most Wanted të FBI-së për New Jeresy-n dhe, siç thuhet, kushëri i një tjetër Like që vuri një çmim prej 400 mijë USD për kokën e një prokurori nga New Yorku) dhe Gazmir Gjoka, 56 vjeç, që u arrestua në Shqipëri. Grupi përfshinte gjithashtu dikë që quhej Rodan Kote, i cili iu dorëzua FBI-së në aeroportin e Newark-ut.

Bëhej fjalë për një operacion global, por ishte gjithashtu pabesueshëm lokal. Jana Arsovska tha se një numër nga studentët e saj shqiptarë kanë padi, akuza apo lidhje të ndonjë lloji tjetër me anëtarët e organizatës nga New Jersey.

Ke gjithashtu ujqit e vetmuar dhe kriminelët me pajtim, një kombinim i frikshëm i aftësive të mëdha dhe paparashikueshmërisë totale. Ky tip ilustrohet nga Din Çelaj. Tani 27 vjeç, ai ia filloi në rrugën e krimit kur ishte 10 vjeç, për t’i ndërtuar vetes një listë që përfshin shantazh, shitje armësh, droge, vjedhje me dhunë, vjedhje dhe shitje makinash luksoze, pengmarrje, mashtrim bankar, mashtrim me sigurime, mashtrim me karta krediti, rezistencë ndaj arrestimit, pushtim shtëpie, të shtëna me armë në publik në një ndjekje me makinë dhe plumba ndaj një kamere trafiku në Bronx, pasi u fut me të kuqe. Kur ishte 16 vjeç badigardi i strip club-it Scores nuk e la të futej brenda. Ai telefonoi ca shokë, të cilët bllokuan trafikun në Queensboro Bridge, ndërsa Çelaj u var nga hekurat e urës me një automatik Uzi dhe qëlloi drejt klubit me 6 plumba. Në vitin 2009 ai rekrutoi një polic nga New Yorku, Darren Moonanto, për ta ndihmuar që të bastiste shpërndarësit e drogës. Llogarit edhe 17-vjeçarët shqiptarë të qyteteve, shumica e të cilëve ndihen të izoluar dhe të tëhuajëzuar. Ata janë rekrutë idealë për jetën kriminale. Një adoleshent, të cilin e njoh personalisht, është në një shkollë të ndërmjetme (për nxënësit që kanë probleme në shkollë). Ai është i vetmi fëmijë i bardhë atje. Ndoshta ai do t’i bashkohet ndonjë bande a diçka e tillë; ndoshta jo një bande me emër, por veç një grushti shokësh që veprojnë së bashku dhe do të ketë një sherr për një vajzë, apo për një borxh të pashlyer, ose do të takojë dikë me lidhje dhe do të përballet me një mundësi për të fituar para pa patur nevojë të punojë në një fast food dhe ai do ta pranojë.

Shqipëria, rasti special

Kam shkuar në çdo bar, kafene, furrë-buke dhe klub social në Bronx, Queens, Staten Island dhe Detroit që ka lidhje me Ballkanin. I dërgova letër një shqiptari që po shantazhohej nga dy shqiptarë të tjerë dhe që i trokitën në derë të armatosur me kërcënimin se do t’i përdhunonin gruan. Të dy ishin ushtarë të bandës së Krasniqëve. Burri qëlloi njërin për vdekje dhe plagosi tjetrin (vëllai i tij është në listën Most wanted të FBI). Kam telefonuar kaq shumë numra jashtë përdorimi, kam parë kaq shumë pseudonime ballkanike, kam shqiptuar keq shumë emra dhe lexuar numra pune që përdoreshin nga disa njerëz. Jam kërcënuar. Jam nxjerrë jashtë dhe më është mbyllur telefoni. Më është thënë kaq herë, sigurisht pasi kam filluar të bëj pyetje, se klubi në të cilin jam “është privat”. Dhe sigurisht më kanë injoruar. Më kanë pyetur vazhdimisht se pse interesohem për shqiptarët; burra muskulozë më kanë thënë “who gives a fuck about the Balkans.” Kam biseduar me një motorist shqiptar mbushur me tatuazhe në 3 të mëngjesit, ndërkohë që po vriste orët me nja 20 motoristë të tjerë në një trotuar në Queens. Doli se kushëriri i tij ishte një ndër të paditurit në gjyqin e pritshëm të New York-ut. Ai ishte nga Bronx-i dhe në kraholin e lëkurtë kishte të stampuar shqiponjën jo shumë larg nga stema RIP (u prefsh në paqe!) Ai ishte aq njerëzor sa të fliste me mua, ndryshe nga një djalë në një bar që kishte frikë ose ishte shumë krenar për të pranuar se ishte shqiptar. Një shqiptar më ka falenderuar për atë që po bëj dhe një tjetër mesoburrë po shqiptar më tha se në njëfarë mënyre do të shpërblehem për gjitha këto ecejake nëpër burgje, rrugë, klube dhe komplekse banimi. Kam takuar plakun më të këndshëm në botë, një pronar shitoreje në Bronx me emrin Gjin Noku, i cili shet kaseta video, të cilat askush nuk i blen më. Më uli në karrigen e tij dhe më rrëfeu me durim historinë, politikën dhe kulturën shqiptare. Më tha se do të më tregonte gjithçka, duke përdorur edhe emrin, sepse atij s’i bëhej vonë. Më tregoi për gjithçka kish dëgjuar e parë dhe rreth kriminelëve të rinj shqiptarë. “Ata kanë vuajtur dhe një ditë duan të bëhen të pasur”, më tha. Më tregoi se për të emigruar në Amerikë ilegalisht duhen 20 mijë USD, duke shtuar se Amerika është edhe vetë e varfër, gjithsesi. Noku tha se e shoqja përfitonte kemp pas 11 shtatorit, pasi u sëmur gjatë pastrimit të zonës së Kullave dhe se i biri nuk dihet se si, por ishte përzier me jetën e krimit. Ai është një djalë i ri i pafajshëm, student në Fordham University. I biri, Spartak Noku, u arrestua - diçka që kishte të bënte me ekstazinë. I ati i shkroi Michael Bloomberg-ut që ta ndihmonte me pastrimin e rekordit të të birit, por nuk mori përgjigje. Më kërkoi mua ndihmë, duke më thënë se i biri ishte i pafajshëm. Spartaku është i depresionuar dhe do të fillojë punë si llogaritar, por sa herë kërkon punë e pengon rekordi kriminal. Më dha një flamur shqiptar, një glob bore shumë të bukur të Prishtinës dhe një statujë të luftëtarit anti-osman Skanderbeg. Nuk më mori asnjë lek.

Informatori

Para plakut ishte një informant anonim që më dërgoi një mesazh me emrat e kriminelëve të paarrestuar. Pas kësaj takova një kriminel shqiptar, i cili tha se ishte pronar i 6 kafeneve dhe ishte arrestuar 6 herë. Ky tipi ka një plagë plumbi dhe mban në xhep kartëmonedha 100-dollarëshe. Pas njëfarë kohe me jep e merr, ai vendosi të më tregonte se po punonte për FBI-në si informator. Më tregoi kartëvizitën e agjentit të tij të FBI-së. Informacioni që më dha ngjante i besueshëm, por lidhet me ngjarje që janë në vazhdim ose nuk janë konfirmuar ende nga institucionet. E dija se informatori mund të ishte duke më gënjyer. Nuk e merrja si të mirëqenë faktin se FBI nuk do të më gënjente; i pyeta agjentët nëse do të më gënjenin për të mbrojtur hetimin dhe shefi i tyre më tha se jo.

Më kanë gënjyer më parë sa i takon kësaj historie; edhe për gjërat më të thjeshta. Një pronar restoranti mbi të pesëdhjetat më tha se nuk njihte shqiptarë që jetonin në atë zonë dhe as kishte dëgjuar ndonjë gjë që lidhej me ta; një orë më vonë zbulova se restoranti i tij ishte përballë rrugës ku Manoku qëlloi mbi kundërshtarët e tij. Njerëzit më të parë me të cilët u ndesha në kompleksin e banimit aty pranë ishin shqiptarë dhe gjeta gjithashtu 6 kafene shqiptarësh brenda një perimetri prej dy blloqesh banimi. Informatori, një babaxhan i shoqërueshëm, i llojit dorën-mbi-shpatulla më tha se kishte ndihmuar në organizimin e një prej takimeve të Alex Rudajt me familjen Gambino. Ai përmendi dy kafene: Tony’s dhe Shelia’s. Sipas tij, në një akt të dhunshëm dhe mungese respekti Rudaj i zhveshi cullak Joe Gambinon dhe disa prej shoqëruesve të tij. Shqiptarët nuk kanë frikë nga një mafioz italian, shtoi ai. Ndoshta, ata ia kanë frikën vetëm një shqiptari tjetër. Më siguroi se as ai nuk ka frikë nga asgjë, përjashto një gjë: ai ka frikë për shëndetin e fëmijës. Ai preku simbolin e krishterë që varej në pasqyrën e pasme të makinës së tij. Më bëri një xhiro te shtëpia e tij në periferi; më vonë më ktheu në qytet. Më tha se nuk donte të shihej tek fliste me mua në kafenenë e tij, sepse mund të mendonin se isha i FBI-së. Mori foto të kartës sime të identitetit me celular. Vazhdonte të fliste dhe të përdorte celularin teksa ngiste nëpër autostradë. Njeh Gjovalin Berishën. Një i paditur në gjyqin e pritshëm, i cili, sipas tij, ka një kafene pranë një bari ku unë kisha qenë më parë. Thotë se Berisha është djalë për së mbari; nuk është i dhunshëm, por kokë e këmbë në trafikimin e drogës. Më vonë kontrollova dosjet e gjykatës dhe pashë se ishte kapur me 6 kg marijuanë dhe kishte pranuar fajin. (Policia gjeti në banesën e tij një revole dhe plumba për xhaketa antiplumb, por Berisha tha se nuk ishin të tijat). Informatori më tha gjithashtu se pronari i një bari në të cilin kisha qenë më parë ishte një trafikant i madh droge dhe se vëllai i tij është shoferi i një ministri në Shqipëri. Më dha dy emra që duket se ekzistonin: Gjelosh Krasniqi dhe Ened apo Eduard Gjelaj. Njëri është në burg për krime lufte; tjetri, një i lidhur me familjen Gjenoveze, në fillim ishte në survejim federal, ndërsa tani në një burg të New York-ut. Ai më dha emrat e dy partnerëve të tyre në krime, të cilët janë ende të lirë. Informatori më tha se ai ngrinte kurthe: bare dhe kafene ku luhej kumar ilegalisht dhe ku ftonte gangsterë të njohur, kriminelë dhe aspirantë në rrugën e krimit. Ai i bënte këto vende të dukeshin si klube të mafias, por të gjitha ishin të përgjuara nga FBI-ja. Disa informatorë marrin para për këtë, disa të tjerë lihen të qetë për krimet e tyre. Disa të dyja. Më tha se droga në Bronx zakonisht vjen nga Arizona, Kanadaja dhe Kalifornia, ku shitet më pas në baret dhe klubet e Astorias, ku ka shumë lokale nën zotërimin e emigrantëve nga ish-Jugosllavia, por edhe nga Greqia e Italia. Shtoi se ata bëjnë kujdes që droga të mbahet në Bronx dhe cash-i në Astoria, në mënyrë që, nëse kapen, nuk do t’i humbin të dyja. Një operacion i madh do të ndodhë së shpejti në New York dhe rreth 50 vetë do të kapen. Shqiptarë dhe italianë, më tha. E pyeta se nëse i jepej mundësia të jetonte një jetë tjetër nga fillimi, çfarë do të bënte. As nuk u mendua fare: do të ishte agjent i FBI-së. Lë kokën për FBI-në.

Një histori New York-u

Anita Bitri ishte një këngëtare e njohur shqiptare, e cila hitin e saj të parë e pati në moshën 16-vjeçare dhe më 1996 u zhvendos në Shtetet e Bashkuara, në Staten Island, për të provuar fatin. Më 2004, ajo, nëna e saj dhe e bija vdesin në një aksident tragjik; helmim nga monoksid karboni ndërsa flinin gjumë. Në atë kohë Anita po shoqërohej me një shqiptar të quajtur Parid Gjoka, i cili do të shkruajë një libër mbi këtë dhe të tjera ngjarje të jetës së tij. 375 faqet e para janë shkruar tashmë. Vetë Gjoka është i famshëm, në një farë mënyre, megjithëse nuk është në asnjërin prej sistemeve të të dhënave ku një gazetar mund të gërmojë nëse do ndonjë informacion mbi të. Në librin e tij ai gjithashtu do të tregojë edhe për vitet që ka kaluar duke qenë krimineli shqiptar më aktiv. Gjoka, 33 vjeç, erdhi në Amerikë kur ishte vetëm 17 vjeç, me një vizë 6-mujore në xhep dhe me qëllimin për të mos u kthyer më në Shqipëri. Sipas tij, erdhi për një jetë më të mirë. Në fillim punoi në ndërtim, si roje parkimi, shtrues çatish dhe kohën e kalonte nëpër kafenetë shqiptare në Ridgewood, Queens. Këtu u takua me Kujtim Konçin, një i shok i vjetër nga Tirana, i cili, sipas Gjokës, në Shqipëri njihej si një nga gangsterët më të mëdhenj. Gjoka e donte atë stil jete. Nga viti 2000 dhe deri në arrestimin e tij të fundit më 2008, ai kreu vetëm krime; sipas tij, përditë. Nisej drejt Michigan-it për të marrë 20-30 kg marijuana që vinte nga Kanadaja dhe e sillte në New York, me Konçin që e ndiqte nga pas, në rast se ndalohej nga policia gjatë rrugës. (Plani ishte që Konçi të përplasej me makinën e policisë dhe të thoshte se e kishte zënë gjumi në timon.) Gjoka tregon se çdo ditë trafikonte 30-60 kg marijuana. Në zonat e pushimit afër Buffalo-së dhe Syracuse-s takonte personin e kontaktit, një femër; hipte në sediljen e pasme dhe në një ndarje të fshehtë hidhte mijëra dollarë amerikanë, të cilët ajo i kalonte matanë kufirit për të paguar furnizuesit në Kanada. Në makina me xhama të errët ai negocionte marrëveshje droge që vlenin më shumë se 100 000 USD, ndonjëherë me njerëz që në të kaluarën i kishte grabitur. Përpara se të bënin ndonjë biznes bashkë, ata kërkonin që të shihnin familjet e njëri-tjetrit si edhe të shihnin ku ata jetonin, si garanci.

Gjoka, ashtu si dhe vëllezërit Krasniqi, kishte bandën e tij dhe të dyja palët punonin së bashku për marrjen dhe shpërndarjen, e qindra kileve marijuanë nga Kanadaja. Më 2005 pati një sherr mes dy bandave. Dikush i nxori thikën Gjokës. Gjoka nuk u tregua burrë e të luftonte. (I dërrmuar nga vdekja e Anitës një vit më parë, ishte kthyer në përdorues i rëndë i drogës.) Më vonë, po atë vit, Krasniqët refuzuan të paguanin për një dërgesë marijuana që kishin marrë nga Gjoka. Gjoka dhe Plaurent Çela, pjesëtar i bandës së tij, shkuan të flisnin me Krasniqët. Saimir (Sammy) Krasniqi e kërcënoi me armë. Krasniqët nuk luajnë. Ata nuhatën një çast dobësie dhe u vërsulën që të merrnin kontrollin. Vendet ku rrinin zakonisht pjesëtarët e bandës Gjoka u bënë pre e sulmeve të dhunshme. Lufta sapo kishte filluar. Banda e Gjokës, që përfshinte Erion Shehun, Skënder Çakonin, Çelën, Gentian Carën dhe një burrë të quajtur Visi u përgatitën për betejë, ashtu sikurse edhe banda Krasniqi. Ata rrëmbyen dhe rrahën një pjesëtar të bandës Gjoka, të quajtur Tani, krahu i djathtë i Gjokës. Tani pranoi të bëhej një gjoja agjent i dyfishtë dhe të spiunonte Gjokën. Më vonë ai, i ngriti kurth Gjokës kur e regjistroi duke folur për drogën dhe krimet, dhe tani është duke bashkëpunuar me qeverinë. Banda e Krasniqëve vrau Shehun, dhe banda e Gjokës, në shenjë hakmarrje, vunë në shënjestër Bruno Krasniqin, teksa dilte nga një bar në Astoria, Queens. Sipas prokurorëve, Gjoka i drejtoi pistoletën, Çela Uzin (mitraloz izraelit) e tij dhe Çakoni me një pushkë gjahu bërtiste “Qëllo!Qëllo!”, por Gjoka humbi kurajën. Ndërsa Çela humbi respektin për Gjokën. Një nga anëtarët e bandës së Gjokës kaloi në anën e Krasniqëve. Çela u kthye në Shqipëri për varrimin e Shehut dhe pikërisht këtu ai u bë mik i ngushtë me një nga vrasësit e Shehut, anëtar kryesor i bandës Krasniqi. Krasniqët fituan. Tani ata zotëronin biznesin e marijuanës. Dy prej anëtarëve të bandës Krasniqi u kthyen në Shqipëri. Njëri prej tyre ishte Almir Rrapo, zyrtar civil në një prej ministrive shqiptare. Tjetri ishte Gentian Kasa, i cili në vitin 2007, në Brooklyn, qëllohet për vdekje. Ai ishte njëri prej dy ushtarëve që u shfaqën te dera e shtëpisë duke kërcënuar se do përdhunonin gruan e dikujt.

Skënder Çakoni, një pjesëtar i bandës Gjoka, do të arrestohej për zotërim të 52 gramëve kokainë dhe një tjetër 40 gramëshi të fshehur në frigorifer. Në momentin e arrestimit atij iu gjetën peshore dixhitale, mullinj, një shishe Inosita (hollues për narkotikët), qeska plastike Ziploc, një thikë ‘flutur’, një stun gun, një pistoletë, një BB gun (armë me plumba llastiku) dhe dy radio Motorola të tipit “Talkabout”. Çakoni gjithashtu është akuzuar si personi që furnizonte Gjokën me marijuana Arizone, malli më i lirë. Më 2007 në New York ai kishte 100 kg marijuana, gati për shitje, dhe njëherë i kishte dhënë Gjokës makinën e tij që të sillte një sasi të madhe marijuane nga Detroit-i. E transportonin në çanta të mëdha hockey. Tani që bërrylat e kishin nxjerrë jashtë lojës së drogës, Gjoka dhe të tjerë, filluan të merreshin me trafikimin e të huajve dhe shpërndarjen e Ecstacy, si edhe vjedhje. Gjoka dhe çunat e tij vodhën nga një firmë catering 64 000 USD. Hynë me dhunë në apartamentin e qiramarrësit të tyre në Queens, duke kërkuar shuma të mëdha parash që ata mendonin se ishin aty. Një burrë i quajtur Hasan i informoi se një çift, që kishte në pronësi një dyqan stolish, mbanin në shtëpinë e tyre gjëra me vlerë; ata hynë me dhunë dhe vodhën stolitë, të cilat i shitën për 3000 USD. Pasi morën një informatë (nga Anxhelo) për një shtëpi në Yonkers, ata arritën të merrnin 7000 USD para të thata, dy ora si edhe një stilolaps-pistoletë. Axhelo u jep një tjetër informatë; një shpërndarës droge nga Yonkers do të largohej për ca ditë, duke lënë në shtëpi 2 milionë USD para të thata dhe Ecstacy; arritën të helmonin me mish qentë e tërbuar që bënin roje, por u desh ta braktisnin kur erdhën policët. Bastisën shtëpinë e një tjetër shpërndarësi në Bronx, River Road, por këtu arritën të merrnin vetëm një armë të vjedhur. Gjoka thotë se ka marrë pjesë në 40-50 vjedhje. Ka pasur edhe një kërkesë, nga një burrë i quajtur Louie, për zjarrvënie në një fabrikë në Jersey, e ndjekur nga dy zjarrvënie të tjera. Gjoka, bashkë me një burrë me emrin Gentian Nikolli, zbuluan një vend në Vermont, afër kufirit kanadez. Në tre raste të ndryshëm ata u munduan të fusnin emigrantë ilegalë nga kjo pikë; një herë 4 aziatikë, dështim; një herë pronarin e një restoranti (kombësia nuk dihet), që përfundoi me sukses, dhe njëherë një kroat, që përfundoi me arrestimin e kroatit. Më 2007, vetë Nikolli u arrestua nga agjentët federalë ‘me presh në duar’, ndërsa mundohej të kalonte ilegalisht disa të huaj. Gjoka gjithashtu pranoi se i jepte para njërit prej çunave të vet për të transportuar drogë nga Kolumbia në Shqipëri. Më 2004 u arrestua për armëmbajtje pa leje, më 2005 për ngarje makine në gjendje të dehur, nga emigracioni më 2007 dhe për një sherr në një bar më 2008. Pikërisht për këtë sherr do të arrestohej nga agjentët e FBI-së pak para riatdhesimit të tij. Më 2009 firmosi një kontratë-marrëveshje me qeverinë. Prej një avokati mbrojtës kam dëgjuar se Gjoka ka shpenzuar 180 000 USD për shërbimet e tij, dhe se në fund të gjithë kësaj ai do të marrë një emër të ri, një identitet të ri, dhe një vend në program special për mbrojtjen e dëshmitarëve. Sipas dëshmive të Gjokës, të gjitha këto ngjarje janë të vërteta. Por ai u detyrua nga prokurorët të kalonte në sitë librin e tij të papërfunduar, radhë pas radhe; të ndante të vërtetën nga trillimet. Gjoka pranoi ato që dukeshin, të paktën për të, si kundërvajtjet më të vogla të mundshme: sipas sugjerimeve të një prej bashkëpunëtorëve të tij kriminelë, ai gënjeu për disa prej ngjarjeve që janë në libër për ta bërë më të shitshëm.

Gjyqi

Gjyqi i parë i bandës shqiptare në New York filloi këtë javë, në një gjykatë federale në Pearl Street, në Lower Manhattan. Në fillimin ishin 9-11 të akuzuar; gjashtë kanë pranuar fajësinë, duke përfshirë edhe Daniel Bertram Weis (gjithashtu i njohur me emrin Daniel Weiss, Berti, Albert Tamali, Temali dhe Tamoli), një me 7-klasë shkollë nga Michigan-i, i cili ishte pjesë e rrjetit të trafikut të marijuanës nga Detroit-i në Bronx. Fajësinë e pranoi edhe Gentian Nikolli, 34, i cili erdhi nga Shqipëria kur ishte 21 vjeç, ka patur armë dhe dokumente të falsifikuara, ka folur për grabitjen me armë të një makine të blinduar dhe, sipas prokurorëve, në komunitet ishte i njohur për gjuajtje me thika, grushta, shkelma në fytyrë dhe kryerjen e një sërë aktesh të dhunshme një numër të konsiderueshëm herësh. Edhe ai ka rënë viktimë e këtyre shpërthimeve të pakontrollueshme. Pronari i një bari në Ridgewood i pagoi siguracionin për lirimin me kusht.

Më 13 maj 2003, Kryeprokurori i Shteteve të Bashkuara kërkoi bërjen publike të marrëveshjes së arritur me zyrtarin civil shqiptar Almir Rrapo. Kur i kërkova sekretares së gjykatës një kopje të kësaj marrëveshjeje më tha se stafi i gjykatësit akoma nuk e kishte sjellë lejen që e bënte dosjen publike, kështu që mua m’u desh të bëja një kërkesë. Në darkë më erdhi dokumenti që kërkoja. 28-vjeçari Almir Rrapo, me një master në Shkenca Politike, pranoi fajësinë për 9 prej akuzave dhe pranoi të bashkëpunonte me qeverinë amerikane. Ka pranuar se nga viti 2002 deri më 2010, në Manhattan, në Queens, në Detriot, dhe kudo tjetër, ai ka qenë pjesë e një rrjeti që shpërndau 100 kg marijuana (me vlerë 3 milionë USD), grabitjen e një shpërndarësi marijuane, rrëmbimin e një shpërndarësi rival, planifikoi vrasjen e një furnizuesi, dhe vrau Erion (Lonka) Shehun. Rrapo gjithashtu pranoi akuzën e zotërimit të Ecstacy me qëllim shitje dhe furnizimin e të tjerëve me armë, përfshi edhe një silenciator. Masa e dënimit do të jepet më 11 korrik. Për Gentian Çarën, nga Toronto, i cili më vonë do të vendosë nëse do të dalë para gjykatësit bashkë me vëllezërit Krasniqi, vetëm, apo do të pranojë fajin, çështja u rëndua qysh ditën e parë të gjyqit. Shteti ka 35 orë regjistrime, në audio, në gjuhën shqipe, 99 minuta evidencë filmike dhe 9 000 faqe tabulatesh telefonikë. Çara insiston se evidenca në ato regjistrime do të ndihmojë çështjen e tij. Përkthyesja tregon se deri tani ka dëgjuar rreth 100 telefonata, shumica e tyre në anglisht dhe rreth 13 telefonata në shqip. Puna për përkthimin e telefonatës së parë në shqip ka filluar. Gjatë dëshmisë së tij një agjent i DEA-së shpjegoi rrjetin e ‘barit’ në New York City: grada e ulët e ‘barit’ komercial të rritur në ambiente të jashtme dhe që vjen nga Meksika (i presuar, i mbështjellë me letër plastike, i lyer me kimikate që fshehin erën, i mbështjellë përsëri, i paketuar dhe i postuar), 500 dollarë për pound, në treg shumice; ‘bari’ nga Arizona (gjithashtu i rritur në Meksikë, quhet Ari apo Zona), 1000 dollarë për pound; bar nga kopshti i Xhamajkës, 1500 dollarë për pound; bar hydroponic (i rritur në ujëra minerale dhe jo tokë) apo butike (zakonisht i rritur në veri perëndim të ShBA-ve, California-në veriore apo British Columbia (Kanada); bud, nuk presohet shumë, paketim me vakum apo nxehje, që në treg shumice shkon për 4000-6000 dollarë për pound, ndërsa në rrugë ka një vlerë prej 14 000 dollarësh.

Nga gjyqi i parë kanë ngelur vetëm Plaurent Çela dhe Skënder Çakoni, i cili duket më i forti nga të dy. Para nëntë vjetësh DEA bastisi apartamentin e tij në Bronx. Ai ishte krahu i fortë i Gjokës, shpërndarësi dhe zëvendësi i tij; gjithmonë në kërkim të marrëveshjeve të drejtpërdrejta me lidhjet kanadeze, por që asnjëherë nuk e la punën e tij në një lokal picash. Kur të gjithë u çuan në këmbë për gjykatësin që po hynte në sallë, ai ishte i vetmi që i mbante duart të lidhura nga pas, sikur të ishte gjithmonë gati për t’u arrestuar. Ka pamjen tipike të një djali rrugësh; flokët të përlyer, të krehur prapa, gjithmonë duke u zënë me avokatin e tij, paksa i plakur, shumë i dobët, shumë ‘i rrugës’ për kostumin e tij, apo çfarëdo lloj kostumi që të veshë. Çela, 29 vjeç, duket si një fëmijë dhe disa herë një buzëqeshje formohet në fytyrën e tij. U dërgon një puthje prindërve të tij, të cilët flasin një anglishte të çalët, dhe së bashku shkëmbejnë disa fjalë memece në shqip. Unë dhe prindërit e tij jemi ulur afër njëri-tjetrit në sallë, megjithëse jemi të vetmit aty. Prindërit e Çelës, sidomos e ëma, duken se janë të tensionuar dhe shumë të shqetësuar për birin e tyre. Më tregojnë se po shpenzojnë të gjithë kursimet e tyre dhe se ai është i pafajshëm; e ëma gati sa nuk shpërthen në lot teksa më tregon këto. Më tregojnë historinë e tyre, historinë e të birit, pastaj pendohen; thonë se nuk duhet të më thonë asgjë për sa kohë që gjyqi vazhdon, kështu që unë disa detaje nuk do i bëj publike. Shqetësues është fakti se, megjithë shumat marramendëse që po harxhonin për të paguar avokatin mbrojtës, ata nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte me gjyqin e të birit. U mundova t’ju shpjegoja rolin e jurisë, rolin e gjykatësit, çfarë ndodhte në lidhje me vendimin, dënimin, çfarë ishte voir dire (betimi për të treguar të vërtetën), çfarë ishin sidebars (kur avokatët i afrohen gjykatësit, për të diskutuar diçka që publiku nuk duhet të dëgjojë). E ëma, një e më dy vraponte drejt avokatit të të birit, derisa ky e urdhëroi të ulej e ta linte të bënte punën e tij.

Kur Gjoka dëshmoi, ai solli detaje mbi vdekjen e këngëtares Anita Bitri, megjithëse askush nuk ia kërkoi. E quajti ‘shpirtin binjak’, dhe se vdekja e saj ishte rrënimi i tij. E donte siç nuk kishte dashur askënd tjetër në jetë. Ishte ai që i gjeti trupat e pajetë. Pas vdekjes së saj disa herë i kaloi nëpërmend mendimi për të vrarë veten. Filloi të abuzonte me drogën, për ta hequr mendjen nga ajo. Disa herë i është shfaqur fantazma i saj; nga dhimbja gati sa nuk u marros. Pas dëshmisë së Gjokës, disa prej avokatëve mbrojtës u mblodhën së bashku, duke qeshur. Talleshin me ‘shfaqjen e shpirtit’ të Gjokës dhe atë çfarë ai tha për vdekjen e shpirtit binjak.

*Marrë nga CapitalNewYork.com