Tuesday, July 27, 2010

Kush është Makfire Maqedonci Canolli?

FTESË NË PJESËMARRJE NË PROMOVIME LIBRASH

Z.Makfire Maqedonci-Canolli,shkrimtare nga New York-u,SHBA , ju fton të merrni pjesë në promovimin
e dy librave e me poezi(Gjurmë nëpër flakë"(2010) dhe "I shes diellit akullore"(2010).

Promovimi mbahet më datën 31 korrik 2010,në ora 12:00 në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Referues në promovim të këtyre dy librave janë shkrimtarët Marin Kelmendi,shkrimtar nga Kosova,Mëhil Velaj,
shkrimtar nga SHBA,Riza Lahi,shkrimtar nga Tirana,Flori Bruqi,shkrimtar nga Kosova etj.



Kush është Makfire Maqedonci Canolli?

https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjoFmNBEHujhixYr7D-e4Xr3LhlNxuHdV7AGsfRcVaFbOyVBvo4XI29imHAAtXw8mFkYqbB0eWlQiXYvStd0NjoJCXm9JwuQuYORMRD0vRXWVx93PWJFtamEVi0jCAsJ4COSYCl0pqY7LM/s320/M.MAQEDONCI.JPG

Makfire Maqedonci – Canolli lindi më 18 nëntor 1969 në Prishtinë. Fëmijërinë dhe rininë e hershme i kaloi në vendlindje. Është shkolluar në fushën e pedagogjisë, që e ka bërë më të ndjeshme e më njerëzore edhe në poezi. Me këtë art të vështirë ka filluar të merret që kur ishte nxënëse e klasës së dytë fillore. ”Gjeli im plak” ka titullin vjersha e saj e parë. E ka botuar 30 vjet e sa më parë në shtojcën për fëmijë të gazetës ”Rilindja” (1978/79), e cila botohej çdo të martë, në kohën e artë të kësaj të së përdishmeje të shuar shqiptare në Kosovën e pushtimit serb.

Makfire Canolli i përket brezit të rinisë ”së padisiplinuar”, e cila sfidonte pushtetin antipopullor të asaj kohe. Ky pushtet të rinjtë shqiptarë i quante ”irredentistë” e ”seperatistë” dhe me nofka të tjera më poshtëruese, vetëm e vetëm pse deshi të mbante gjallë gjuhën, traditën e kulturën shqiptare, të qenit shqiptar të shqiptarëve në vendin e tyre.

Makfires, si motër e vëllezërve ”irredentistë”, iu mohua çdo e drejtë: të regjistrohej në fakultet, të punojë me nxënës, si dhe e drejta për të botuar. E ka vragë të pashlyeshme në zemër këtë kohë, aq më parë, pasi krijimet e saj të hershme ia konfiskuan punëtorët e shërbimit sekret serb, gjatë një bastisjeje në shtëpinë e saj.

Në vitet e ‘80-ta, si shumë familje shqiptare, edhe familja e Makfires ishte në shënjestër të UDB-së famëkeqe serbe, e cila në vitin 1982 ia burgosi të tre vëllezërit. Ishte kjo koha kur shpirti i saj poetik po këndonte nga brenda, pa u shfaqur për lexues.

Në vitet e ‘90-ta emigron në Gjermani, ku qëndroi deri më 1998. Kthehet në Kosovë bashkë me familjen e saj dhe më pas, më 1999, kalon oqeanin për të vazhduar jetën në New York. Aty jeton ende.Zëri i saj dëgjohet çdo të premte në valët e Radio – Diasporës, ku si moderator e udhëheq rubrikën “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”.

Poezitë e saj janë prezantuar nëpër disa faqe të internetit, të cilat botojnë krijime artistike, si “Teutat shqiptare nëpër botë”, “Agjencioni Floart-Press”, “Tribuna shqiptare”, “Bota e re”, “Stërkala”, si dhe “Qeparoi”.Gjer tani ka botuar përmbledhjen poetike për të rritur
“Gjurmë nëpër flakë” (2010) dhe një tjetër për fëmijë “I shes diellit akullore” (2010).

***********************




Shkruan : Flori Bruqi

I SHES DIELLIT AKULLORE– GURI HIRARK I MAKFIRE MAQEDONCI - CANOLLIT


Vepra poetike e poetës Makfire Maqedonci –Canolli “I shes diellit akullore”, është një libër enciklopedik për fëmijë, është një xëx mendimesh dhe vlerash orientuese psiko- pedagogjike , e nxjerrë nga eksperienca individuale e poetës tonë të mirënjohur,në krijimin dhe gërmimin në minierën e pafundme të kulturës së sajë që ka patur dhe ka me edukimin e fëmijëve pa marrë paarsysh moshën, racën , gjininë e tyre.

Mesazhet e 100 poezive , vijnë në formën e një “ filozofie pragmatiste “, një filozofi e “ holluar “ në përshtatje me psikologjinë e fëmiut si dhe nevojat dhe shijet e lexuesve të globit.

Tharmi i poezive ” I shes diellit akullore”, është pjesa strukturore e moralit tonë social, nga i cili buron në mënyrë të natyrshme ajo lloj energjie, e cila vihet në funksion të ruajtjes dhe zhvillimit të tij të përhershëm.

Si e tillë, kjo përmbledhje duhet konsideruar një kontribut i vlefshëm në fushën e kulturës sonë, një gur më shumë në malin e saj hierarkik .

Poezia është vokacion krijues për Makfire Maqedonci-Canolli e cila deri me tash është prezantuar mjaftë mirë edhe nëpër portale interneti, e cila është pritur mjaftë mirë nga lexuesit e shumtë në “Tribuna shqiptare”,”Albemigrant”,”Agjencionit Floart-Press”, ”Shqip.dk,”Teutat shiptare nëpër botë", "Bota e re", "Stërkala", "Qeparoi". etj.

Në vazhdën e këtyre sukseseve, sivjet Makfire Maqedonci –Canolli doli para lexuesit të saj me përmbledhjen më të re me poezi në gjuhën shqipe që mban një titull karakteristik në mes baladës si një krijim lirik dhe vendit të quajtur Kosovë, si sinonim i një realiteti tragjik, ku Makfire Maqedonci- Canolli vitet e saja në këtë vend i ka ngjizur si një krijim artistik në librin e dytë të sajë të botuar këto ditë në Prishtinë me titullin kuptimplotë “I shes diellit akullore”Poezitë e këtij libri shquhen për një inovacion tematik e motivor pak më ndryshe se sa që jemi mësuar të lexojmë nga kjo autore.

Ajo lexuesit i sjell një stil të ri të poezisë, të paktën në qasjet tematike ka shënuar një invencion cilësor. Pa dyshim poezitë e këtij libri janë më të përpunuara në aspektin estetik, (si tërësi gjithsesi), por ajo ka dëshmuar një përpjekje të saj për t’i dhuruar lexuesit një poezi më artistike në njërën anë, kurse në anën tjetër vërteton se krijimi i poezisë për te është një vlerë estetike e letrare në kuptimin më pozitiv të kësaj fjale.

Kjo përmbledhje me poezi ndahet në disa njësi ciklike ku përfaqësojnë të 98 poezitë më të reja të këtij libri, ndoshta ndonjërën prej tyre e kemi lexuar të publikuar nëpër gazeta a faqe interneti, si do qoftë tematika dhe motivi i këtyre poezive pak a shumë japin një tablo të konceptit poetik të ndarë nëpër këto njësi ciklike: “Lumenjtë sjellin qumësht për akullore”(21 poezi);”Yjet ndriçojnë nga toka”(18 poezi);”Koncert me dy violina”(21 poezi);”Abetare me fije jete”(19 poezi);”E vërteta e përrallave për kafshë”(21 poezi) .

Si strukturë, përmbledhja e poezive “I shes diellit akullore”, është sajuar si një lloj ditari i përjetimeve të saj në një zonë lufte (Kosovë) në një zonë paqeje :Shqipëri,Gjermani,SHBA ...

Gjithsesi vargu i saj ka shënuar një ngritje artistike, kurse mendimi poetik është më i përpunuar, gjë që na jep për të besuar se kjo poetesh poezinë e ka dhunti natyrore që posedon një lloj sensiviteti i cili më shumë pasqyron anën tjetër të shpirtit të saj krijues.
Përmbledhjen me poezi “I shes diellit akullore”, është botuar nga Klubi i shkrimtarëve “Vorea Ujko” ,Klinë,2010, ndërsa u shtyp në Shtypshkronjën “Litografia”,në Gjakovë, 2010. Libri i ka 170 faqe i cili është regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë me botimin CIP: 821.18-1 dhe ISBN 978-9951-167-18-8


Agjencioni Floart-Press

Frederik Ndoci Live ne " Nova Club" ne Velipoje

Te nderuar miq !
Nje shok me dergoi kete njoftim dhe une po e percjell tek te gjithe ata dashamires te kengetarit Frederik Ndoci,qe jane me pushime ne plazhin e Velipojes ,mund ta ndjekin Frederikun live ne kete lokal.
Ju kerkoj ndjese nese ju besdise,por une e bera thjeshte ,vetem per dashamiret e kengetarit shkodran Frederik Ndoci,ku mund te kalojne disa ore te kendeshme, me muziken dhe kengen e bukur te ketij kengetari,meqe pjesa dermuese e bashkeatdhetarve jane me pushime ne vendelindje.

Me respekt per ju te gjithe

Luigji

Frederik Ndoci Live ne " Nova Club" ne Velipoje



Data 29 Korrik 2010,nga ora 22:00 - 04:00


Velipoje perballe kompleksit "Fishta"
Nje nate speciale nen ritmet e kengetarit Frederik Ndoci ne Nova Club Velipoje
me dt 29.07.2010 ora 22.00
mos mungoni
0692571411

ARSHI PIPA Me rastin e 90-vjetorit te lindjes

Nga Frank Shkreli


Arshi Pipa lindi ne Shkoder me 28 Korrik, 1920 dhe nderroi jete ne Washington me 1997. Ai jetoi pjesen me te madhe te jetes se tij jashte atdheut, ne mergim te detyruar. Arshi Pipa ishte shume i njohur ne qarqet akademike e kulturore ne Perendim, e sidomos ne Amerike, por gjate periudhes se komunizmit ishte "persona non grata" si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove. Megjithese nuk e ndjeje veten as te denje dhe as te kualifikuar per te shkruar per Arshi Pipen dhe veprat e tije, dua vetem te shenoj kete pervjetor, pasi e kisha njohur ate dhe motren e tij Fehimen me te cilen kam punuar ne Zerin e Amerikes. Ndjeje nje detyrim moral -- per vuajtjet e kesaj familjeje nen regjimin e Enver Hoxhes, per burgun qe pesoi Arshiu vete ne ferrin komunist shqiptar dhe per vrasjen nga komunistet e te vellait te tyre Myzaferin -- qe me dy tri fjale te perkujtoj kete njeri te madh, ne kete pervjetor te lindjes se tij.

Arshi Pipa pervec kontributeve te medha qe i ka lene kombit ne fushen e letersise, gjuhesise, filozofise dhe publicistikes -- ne baze te takimeve e bisedave te disa hershme me te ne Washington -- Arshi Pipen une e mbaje mend me shume si atdhetar dhe antikomunist, pasi afer zemres kishte dashurine per Shqiperine dhe clirimin e saj nga komunizmi. Une e vleresoj shume qendresen e tij anti-komuniste. Megjithese kishte vuajtur ferrin ne burgjet e Shqiperise duke e shikuar vdekjen ne sy, ai kurre nuk humbi shpresen per liri per veten dhe per kombin shqiptar, dhe si rrjedhim per kete ideal ai punoi pa nderprerje deri ne minuten e fundit te jetes se tij. Ai shpesh thonte se "Komunizmi nuk ka te ardhme. Ai do te perseritet ne involucjone gjithnje ma te dobeta derisa te shterret vetvetiu."

Takimi im i pare me Arshi Pipen nuk ishte ne person, por ishte Libri i Burgut i shkruar ne burg si nje dokument kunder regjimit komunist. Nje liber ky per te cilin vet autori thote se "... u nis me qellim qe te delte ai nga burgjet prej te cilave une ndofta nuk do te delsha... Keshtuqe, qysh heret shestova me mbledhe pervojen time, dhe jo vetem timen, te kohes se robnise, qi te ishte ky liber deshmi e jetes se burgut dhe te kampit -- e nje anes se jetes nen diktaturen komuniste e cila karakterizon mire gjithe kompleksin." Keshtuqe, pa e takuar ne person, une kisha njefare ideje se kush ishte Arshi Pipa. Une kam pas fatin te takoj kete dijetar te madh tonin disa here dhe e kam admiruar sa ishte gjalle si edhe pas vdekjes, pasi ai kishte nje pergatitje te dijes se gjtihanshme. Dituria e tij ishte rrjedhim e frute e studimeve te parreshtura dhe vuajtjeve personale e familjare. Ai, ne bisede te angazhonte intelektualisht dhe ne argumentat e tij kishte nje gjalleri perbindese te idealeve.

Arshi Pipa personifikonte patriotin dhe intelektualin, nder me te shquar te kombit shqiptar, i cili asnji dite te jetes se tij nuk pushoi se luftuari per liri e demokraci dhe per lirine e fjales, per lirine e Shqiperise dhe te Kosoves, gjithmone ne nje papajtueshmeri te plote ndaj regjimit dhe diktatures komuniste. Majin qe kaloi, Presidenti i Shqiperise, Zoti Bamir Topi mori pjese ne perurimin e "Foto-Ekspozites se shkrimtareve dhe poeteve te vrare nga diktatura, te titulluar "Letersia e shkruar brenda telave me gjemba dhe perballe plumbave", ne mjediset e Muzeut Historik. Me ate rast, Presidenti Topi vuri ne dukje pervojen e hidhur te viktimave dhe te persekutuareve gjate diktatures dhe ndricimin e se vertetes historike, duke thene se "kejo e vertete eshte tragjike, por edhe heroike. Ajo na thote se aty ky ishte burgu, aty ku ishin telat me gjemba, aty ku ishin torturat, aty ku perballej vdekja - aty ishte atdheu....." Me ate rast, Presidenti Topi permendi vellezerit Arshi e Myzafer Pipa dhe tha " se Liria fillon e shuhet atehere kur vritet shkrimtari, si zeri me i artikuluar i shoqerise, kur vritet avokati, mbrojtesi i se drejtes, atehere kur frika mbyte kundershtimin, atehere kur zeri ndryshe, shihet si kercenim. Shkrimtari eshte personazhi me i frikshem per diktaturat dhe diktatoret." Shqiperia, tha Presidenti Topi, ka pervojen, rastet dhe kryeveprat e veta ne kete marredhenje. Shoqeria demokratike dhe institucionet e saj, tek keta shkrimtare e avokate dhe veprat e tyre duhet te shohin persosjen e vet. Presidenti Topi perfundoi duke thene se "Institucionet shteterore qe mbulojne trashegimine kulturore dhe historike, duhet te kene nje vizion te qarte. Dogmat e se djeshmes duhet te zevendsohen nga objektiviteti shkencor".

Sot, ne kete 90-vjetor te lindjes, kujtojme Arshi Pipen, personalitetin e madh kulturor, poetin e shkrimtarin, atdhetarin, demokratin e anti-komunistin e flaket qe vuajti ne burgjet e diktatures komuniste. Kujtojme gjithashtu personin qe mund te thuhet se jo vetem qe nuk eshte zbuluar ende si duhet, por mund te deklaroj se nganjehere e nga disa ai mbetet i keqkuptuar dhe i trajtuar ne menyre indiferente, sidomos nga institucionet kulturore per te cilat ben fjale me larte, Presidenti Topi.

Shpresoj qe fjalet e Presidentit Topi mos te bien ne veshe te shurdhet. Arshi Pipa ishte lavrues i palodhur i kultures, shkrimeve dhe studimeve shqiptare, duke zene vend ne krye te radhes. Ai gjithe jeten dhe vuajtjet ia kushtoi atdheut dhe kombit. Ai ishte nder me te ndritshmit patriote e shkollare, veprat e te cilit jane jetike per kombin e vuajtur shqiptar nga terri 50-vjecar komunist. Zbatimi i amanetit te Presidentit Topi per te njohur veprat e elites se qendreses anti-komuniste shqiptare, duke perfshire edhe veprat e Arshi Pipes, do te rivendoste dinjitetin dhe nderin e neperkembur njerezor te elites se vuajtur dhe te viktimizuar shqiptare.

Arshi Pipa tere jeten u mor me fatin e atdheut te vet, prandaj, ne kete pervjetor te lindjes se tij, ta nderojme kete dijetar qe solli drite mbi historine tone dhe qe na perfaqesoi ne boten e jashtme me dinjitet duke e paraqitur kombin shqiptar si te denje te zeje vendin qe i takon ne radhet e kombeve te qyteteruara. Duke i kethyer ligjeshmerine dhe vendin qe i takon Arshi Pipes dhe veprave te tij ne historine e kombit shqiptar, ne nuk bejme asgje tjeter vecse veme ne dukje fisnikerine e vetes sone.

Arshi Pipa, veprat e te cilit nuk do te dine kurr mort, eshte i denje i nderimeve tona dhe meriton mirenjohjen e te gjithe Shqiptareve.

Frank Shkreli

Monday, July 26, 2010

Evropa ka një sekret

26/07/2010 Mund të mos duan ta pranojnë, por evropianëve u pëlqen pakëz kapitalizëm

Pak vite më parë, një politikan francez ambicioz i të djathtës dukej sikur binte dakord. “Për 25 vite, Franca nuk është ndalur asnjëherë së dekurajuari iniciativën dhe ndëshkuari suksesin”, thoshte ai. “Pengimi i pasurimit të më dinamikëve ka varfëruar si pasojë gjithë të tjerët”. Si quhej? Nicolas Sarkozy.

Kur të vijë puna që historia do të shkruajë rrëfimin për krizën e eurozonës, të këqijtë në përrallë, nëse liderët evropianë do të kenë fjalën e tyre për të thënë, nuk do të jenë grekët e shtirur apo gjermanët duardridhur, por tregjet financiare. Tregtarët e nënshtruan Greqinë para një “terrori psikologjik”, deklaroi George Papandreoou, Kryeministri i vendit. “Ata po fitonin para në kurriz të lumturisë së njerëzve”, tha Michel Barnier, komisioner evropian për tregun e përbashkët. Për krizën u fajësuan tregjet-ujq, cinikë, agjencitë e rating-ut të kredive, kapitalizmi neokonservator, një shtyp anglosakson hipokrit, si dhe forca të tjera të këqija.

Jo të gjithë evropianët demonizojnë tregun. Evropa ish-komuniste, e cila jo shumë kohë më parë hodhi tutje ekonominë e centralizuar, është më pak armiqësore. Po kështu janë gjermanët, me Mittelstandin e tyre ndaj biznesit të vogël dhe marrëdhëniet konsensuale të punës. Megjithatë, në vende të tjera armiqësia ndaj tregut duket se shkon më thellë se sa thjeshtë mosaprovimi i zgjedhjeve ekstravagante në bursë apo bonuset (që janë të zakonshëm për Britaninë dhe Amerikën). 29% e spanjollëve dhe italianëve dhe 43% e francezëve thanë për një sondazh global në tetor të vitit që kaloi se kapitalizmi i tregut të lirë është “me të meta”. Vetëm 13% e amerikanëve ndanin të njëjtin mendim.

Pakënaqësia ndaj sipërmarrjes së lirë, si dhe lidhjeve të saj me pasurinë dhe fitimin nuk është askund më e madhe se sa në Francë. Nicolas Sarkozy e ka shpallur të “mbaruar” kapitalizmin “laissez-faire”. Pothuajse e vetme në Evropë, Franca ka një taksë të përvitshme për asetet shumë të mëdha. Në letërsi dhe filozofi, nga Molieri tek Balzaku dhe Sartri, francezët kanë denoncuar fuqinë korruptuese të parasë, si dhe kanë vënë në lojë “nouveau riche”. Bosët e sotëm, gjithnjë me puro në gojë, janë subjekte të satirës dhe neverisë. Komunistët, trockistët dhe Partia e Re Antikapitaliste trajtohen tashmë jo si kuriozitete, por si mysafirë seriozë nëpër talk-show.

Përse është Franca kaq e veçuar? Mund të jetë faji katolik apo marksizmi i zgjatur (në librat shkollorë të ekonomisë u mësohet nxënësve për konfliktin mes kapitalit dhe punës). Mund të jetë romanca e zgjatur e rebelimit revolucionar, apo kredoja, ose të paktën legjenda, e barazisë. Cilido qoftë shkaku, dyshimi ndaj pasurisë është një arsye përse Sarkozy është në telashe për shkak të lidhjeve të partisë së tij me gruan më të pasur të Francës, Liliane Bettencourt, perandoresha e LOreal. I njëjti refleks mund të pengojë edhe Dominique Strauss-Kahn, bosi i FMN dhe lideri më kompetent i socialistëve, që të kandidojë për President në 2012: ai është i dëmtuar nga paga e lartë dhe lidhjet me paratë e Uashingtonit. “Kudo tjetër, suksesi material admirohet lehtësisht... miliarderët përshëndeten, bosët brohoriten”, shkruan Alain Duhamel, një komentator politik francez. “Në Francë, aspak. Pasuria është mishërim i të keqes, paraja i djallit”.

Megjithatë, ndoshta është koha që francezët si dhe qoshet e tjera të Evropës që janë kundër tregut të mësojnë një sekret të fshehur. E vërteta është se e tyrja është një shoqëri kapitaliste. Sepse ndërkohë që udhëheqësit e Evropës bërtasin kundër fitimit dhe pasurisë, kompanitë e saj hyjnë në tregje të rinj dhe mbledhin fitime gjigandë. “Inditex” i Spanjës vesh burra dhe gra në dyqanet e “Zara”-s në 76 vende. Anheuser-Busch InBev i Belgjikës, që prodhon Budweiserin është kompania numër një në botë e birrës. Franca ka më shumë kompani në fortune 500 se sa Gjermania. Një kompani franceze, “Sodexo”, është furnizuesja kryesore me ushqime e trupave ushtarakë amerikanë.

Kompani të tilla krekosen në Kinë, Indi dhe Brazil, duke lëvduar misionin e tyre të përqendruar tek konsumatori për të arritur eficencë të klasit botëror. Dhe ato krijojnë gjithashtu pasuritë që francezët, belgët, spanjollët, grekët dhe të tjerët thonë se nuk i durojnë dot 9por janë të lumtur ti rishpërndajnë). Fitch, një prej agjencive të kreditimit më të mëdha në botë që është denoncuar nga Sarkozy mund ti ketë zyrat në Nju Jork, por përmes një kompanie holding të quajtur “Fimalac”, ajo është në të vërtetë me pronarë francezë.

A ka rëndësi e gjithë kjo? Deri në një pikë, kërkimi i fitimit nga korporatat dhe denoncimi i fitimit nga politika mund të shkojnë bashkë. Francezët duket se nuk e kanë problem që mbushin karrocat e tyre në dyqane me ilaç rrobash prodhim amerikan apo pishina plastike të prodhuara në Kinë, të përzgjedhura në hangarë të mëdhenj në hipermarkete të periferive. Atyre u pëlqejnë çmimet e ulët që u sjell konkurrenca, por nuk pëlqejnë fitimet e supermarketeve të tyre. Sarkozi mund të deklarojë që nuk pranon që prodhuesit francezë të makinave të ndërtojnë produktet e tyre në vende evropiane me kosto të ulët të krahut të punës me qëllim që ti shesin në Francë. Por falë tregut të përbashkët evropian, Renault vazhdon ta bëjë këtë gjë.

Arsyeja përse e gjithë kjo ka rëndësi është se Franca po furnizon kaq shumë prej ideve të reja të Bashkimit Evropian. Qoftë kur këto kanë të bëjnë me qeverisjen ekonomike” për eurozonën, harmonizimin e taksave, tarifat kufitare mjedisore apo atë që Barnier e quan një Evropë sociale më njerëzore”, këto kanë prirjen të tërheqin të gjithë projektin e BE më majtas. Shqetësimi në Bruksel është se kur udhëheqësit francezë kënaqin frikërat e francezëve për konkurrencën “e padrejtë”, ata hedhin në erë parimin e tregut të përbashkët. Apo kur ata bëjnë thirrje për qeveri ekonomike, duan të thonë vendosjen e rregullave socialë të kushtueshëm për të gjithë. Të gjithë e dinë se Sarkozy shpesh herë shkakton më shumë zhurmë se sa telashe. Por me Evropën që vuan nga papunësia e lartë, rritja e ulët ekonomike dhe masat shtrënguese, ekziston rreziku që deklarata të tilla të çojnë direkt në proteksionizëm.

Në rastin më të mirë, futja e hundëve tek tregjet do të dënojë Evropën me rënie të ngadaltë. Në rastin më të keq, do të dëmtojë sipërmarrjet kapitaliste tek të cilat varet prosperiteti i saj dhe modeli social. Pak vite më parë, një politikan francez ambicioz i të djathtës dukej sikur binte dakord. “Për 25 vite, Franca nuk është ndalur asnjëherë së dekurajuari iniciativën dhe ndëshkuari suksesin”, thoshte ai. “Pengimi i pasurimit të më dinamikëve ka varfëruar si pasojë gjithë të tjerët”. Si quhej? Nicolas Sarkozy.

Shkenca e komploteve

DEBORA MACKENZIE
26/07/2010 Ngrohja globale nuk ekziston. Duhanpirja nuk bën dëm. Vaksinat shkaktojnë autizëm. Çfarë i bën njerëzit të besojnë në teoritë negocianiste? Shpesh herë janë motivacione politike ose psikologjike

E dini më të fundit? Epidemia e Gripit A ishte një mashtrim: shkencëtarët, qeveritë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e kanë sajuar për të pasuruar kompanitë që prodhojnë vaksina. Dhe nuk ka rëndësi që gripi kishte të gjithë karakteristikat e një sëmundjeje epidemike, që ka provokuar vdekjen e mijëra personave apo që zakonisht lëshimi i alarmit për një epidemi nuk është një sistem i mirë për të fituar para. Një grup eksponentësh politikë evropianë kanë mbështetur këtë teori komploti, e cila qarkullon edhe në ambiente të tjerë.

Ky është vetëm rasti më i fundit i negacionizmit, refuzimit sistematik të shkencës për ti lënë vend iluzionit. Shembujt e mundshëm janë të shumtë: mohohet evolucioni, ngrohja globale, rezultatet e kërkimeve mbi dëmet e duhanpirjes, AIDS, efikasiteti i vaksinave dhe tashmë edhe gripi. Përse? Çfarë i shtyn njerëzit të mohojnë realitetin?

Ja një hipotezë: Negacionizmi është në pjesën më të madhe një fryt i sensit të përbashkët dhe pothuajse të gjithë negacionistët janë persona normalë që bëjnë thjeshtë atë që u duket më e drejtë. Të gjitha këto lloj lëvizjesh kanë shumë gjëra të përbashkëta. Përdorin të njëjtat strategji. Konsiderohen mbrojtës kurajozë të të shtypurve kundër një elite të korruptuar, e cila komploton në dëm të qytetarëve për të fshehur të vërtetën apo për të përhapur një gënjeshtër. Përgjithësisht thonë se komploti i shërben realizimit të një projekti të fshehtë: qoftë kur bëhet fjalë për shtetin asistencial, për pushtimin e ekonomisë botërore, përforcimin e pushtetit të qeverive ndaj qytetarëve, të fitimit apo të ateizmit. Këta aspekte të përbashkët shpjegojnë shumë për shkaqet e fenomenit. Pikësëpari, negacionizmi gjen terren pjellor mbi të gjitha në sektorët ku duhet që të besohet në atë që thonë shkencëtarët. Nuk mund të mohohet efikasiteti i antibiotikëve, sepse është demonstruar që funksionojnë.

Por mund të mohohet efikasiteti i vaksinave, sepse na kanë thënë që parandalojnë sëmundje që asnjë prej nesh nuk i ka parë, asnjëherë (pikërisht sepse vaksinat funksionojnë). Edhe në rastin e ngrohjes globale, të evolucionit dhe të raportit mes duhanit dhe kancerit duhet që të besojmë fjalën e shkencëtarëve, të mjekëve dhe të ekspertëve të tjerë që shpesh herë konsiderohen të ftohtë dhe arrogantë. Shumë njerëz e përjetojnë këtë fakt si një kërcënim personal. Vitin që kaloi, në Teksas, eksponenti i një komisioni shtetëror që kërkon futjen e teorisë kreacioniste në programet shkollorë ka thënë: “Dikush duhet tu kundërvihet ekspertëve”.

Shkurtime mendore

Pika kryesore është pikërisht kjo ndjesi e humbjes së kontrollit mbi jetët tona. Janë të shumtë ata që hedhin poshtë provat e furnizuara nga ekspertët dhe preferojnë shpjegimet që, ndonëse nuk mbështeten nga asnjë provë, të paktën në dukje rivendosin një lloj forme kontrolli. Të gjithë teoritë negacioniste duken si tentativa për të rifituar një minimum pushteti mbi një natyrë tërësisht të ndryshme. Kjo shpjegon arsyen përse për autizmin u vihet faji vaksinave dhe jo një shkaku natyror të panjohur, dhe përse këmbëngulet në kreacionizmin apo përse refuzohet fakti që sjellje që një herë e një kohë konsideroheshin normale si për shembull duhanpirja apo djegia e karbonit, janë në të vërtetë të rrezikshme. Zakonisht personat që besojnë në këto teori nuk janë as dashakeqë dhe as armiq të shkencës. Përkundrazi, kanë prirjen që ti quajnë shkencore shpjegimet që ata japin. Nuk është e nevojshme të jenë të pandershëm për të mohuar. Mjafton të arsyetohet duke ndjekur logjikën e zakonshme, përmes anektodave dhe shkurtimeve konjitivë. Shpjegimet negacioniste mund të shprehen në një gjuhë shkencore, por bazohen në prova anektodike dhe synojnë tërheqjen emotive të rifitimit të kontrollit.

Greg Poland, përgjegjës i repartit të vaksinimeve në klinikën Mayo në Minnesota, si dhe drejtor i revistës vaksina, kritikon ashpër ata që kritikojnë vlefshmërinë e vaksinave. I quan “shkencërisht analfabetë” sepse nuk janë në gjendje që të kuptojnë koncepte si ai i probabilitetit. I akuzon se arsyetojnë në bazë të emocioneve dhe anektodave. “Përdorin shkurtime mendore”, thotë Poland. “Im bir u bë me autizëm, pasi bëri vaksinën, kështu që duhet të jetë faji i vaksinës”. Një reagim emotiv ndaj atyre që perceptohen si dëme të shkaktuar prej vaksinës mposht të gjithë statistikat. Seth Kalichman, një sociopsikolog i Universitetit të Ocnnecticut, ka mundur ta vëzhgojë fenomenin nga një pozicion i privilegjuar: është infiltruar për një vit në grupet që mohojnë AIDS-in. Pothuajse të gjithë personat që ka njohur kanë qenë normalë dhe të sinqertë. Negacionizmi i përgjigjej një nevoje”, shpjegon ai. “Për personat e sëmurë me AIDS është një strategji mbijetese, ndonëse është e gabuar”. Kalichman është i bindur që negacionistët nuk kufizohen që të arsyetojnë si një njeri i rrugës. “Në mënyrën e tyre të të menduarit ka një brishtësi që i bën të besojnë tek persona dashakeqë. Pjesa më e madhe e jona nuk do të arrinte, edhe po të donte. Të përpiqesh të kuptosh përse dikush beson tek këta të paturpë mund të na ndihmojë të gjejmë një zgjidhje”. Kalichman është i bindur që nxitësit e lëvizjeve negacioniste kanë probleme psikologjike më të rënda se sa ndjekësit e tyre. “Demonstrojnë të gjithë simptomat e paranojës”, shpjegon Kalichman: Zemërimin, paaftësinë për të duruar kritikat si dhe atë që psikiatrit e quajnë një sens të ekzagjeruar të rëndësisë së tyre. “Në fund të fundit, është një problem shëndeti mendor. Për këtë arsye lëvizjet negacioniste kanë aq shumë karakteristika të përbashkëta, në mënyrë të veçantë faktin që kanë një teori komploti”.

Sipas Kalichman, negocianistët nuk rrëfejnë gënjeshtra, por janë të mbërthyer në kurthin e atij që studiuesit e neurozës e quajnë mendim mosbesues: “Stili konjitiv i negacionistëve nis nga një ndjesi e realitetit të deformuar. Është një prej arsyeve përse të diskutosh me ta është tërësisht e kotë. Të gjithë ne e përshtatim botën me sensin tonë të realitetit, por kush është mosbesues e shtrembëron me një intransigjencë krejt të pazakontë”. Nuk janë vetëm strategjitë dhe psikologjia e përbashkët që mbajnë të bashkuara format e ndryshme të negacionizmit: ekzistojnë edhe lidhje formale mes grupeve.

Shumë lëvizje negacioniste lindin si tentativa të sipërmarrjeve për të vënë në dyshim rezultatet e kërkimeve që rrezikojnë interesat e tyre. Industria e duhanit ka nisur të ushqejë teoritë e komplotit në vitet shtatëdhjetë, duke rekrutuar shkencëtarë të prirur për të prodhuar të dhëna të shtrembëruara dhe duke financuar institute kërkimorë në dukje të pavarur, si dhe lëvizje false qytetarësh. Një prej këtyre qendrave kërkimore ishte “lAdvancement of sound science coalition (Tassc)”, i krijuar në vitin 1993 nga Philip Morris. Tassc nuk merret vetëm me duhanin. Pasi siguroi fonde nga Exxon, filloi që të vërë në dyshim edhe teoritë shkencore mbi ndryshimet klimatike. Këto lidhje mes lëvizjeve negacioniste janë të shpeshta. Institute të ndryshme kërkimesh, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara janë të financuar si nga industria e naftës, ashtu edhe nga ajo e duhanit dhe kanë marrë pozicione negacionistë ndaj duhanpirjes dhe ngrohjes globale.

Tassc u detyrua që të mbyllet pasi u zbulua identiteti i saj i vërtetë, por u zëvendësua nga JunkScience, që përveçse sulmon kërkimet dhe studimet mbi duhanin dhe klimën bën ftesa edhe që të mos besohen shkencëtarët që përdorin të dhëna statistikore apo që flasin për gjëra që “mund të jenë” të vërteta pra, praktikisht, të gjithë shkencëtarët.

Nuk është habi që disa industri janë të gatshme të shtrembërojnë realitetin për të mbrojtur interesat e tyre. Por tentakulat e mohimit të organizuar mbërrijnë më larg. Shumë personazhe me ndikim që mohojnë ndryshimet e klimës, për shembull, mohojnë edhe evolucionin. Kohët e fundit, në Shtetet e Bashkuara janë bërë fushata për të futur në programet shkollore mësimin jo vetëm të kreacionizmit, por edhe të çështjes shumë të debatuar të ngrohjes globale. Këta pozicione janë përsosmërish në një linjë me preokupimet e të djathtës politike dhe fetare në Shtetet e Bashkuara, dhe mohimi i merr shpesh nxitjet nga një program politik preciz. Disa kreacionistë kanë pohuar në mënyrë eksplicite që shkenca e klimës dhe teoria e evolucionit u referohet një “ideologjie të së majtës e cila promovon statalizmin, moralizmin e shtetit asistencial dhe materializmin”.

Personat që mbështesin një teori komploti kanë tendencën që të mbështesin edhe të tjera. Dan Kahan, i Fakultetit Juridik në Yale, ka zbuluar se opinionet e qytetarëve për çështjet si aborti si dhe martesa mes personave të të njëjtit seks bëjnë të mundur që të parashikohet edhe mendimi i tyre për çështje si shkenca dhe klima. Kjo, sipas Kahan, vjen për shkak të faktit që konservatorët kanë prirjen të jenë në favor të kompanive private dhe nuk pranojnë idenë që janë këto që e dëmtojnë planetin.

Por negacionizma të tjerë të bëjnë të mendosh se psikologjia ka më shumë rëndësi se sa ideologjia. Pra, nuk ekziston asnjë lidhje e dukshme mes konservatorizmit dhe refuzimit të vaksinave dhe AIDS-it, dhe mohimi i gripit të ri A ka dalë nga një grup i majtë që ishte kundër industrisë së vaksinave.

Një terren i përbashkët

Megjithatë, ekzistojnë disa lidhje që të bëjnë të mendosh për një projekt më të madh. John Moore, një studiues i kolegjit mjekësor Weill Cornell në Nju Jork, i cili studion virusin HIV, shpjegon se ka një mbivendosje të fortë mes negocianistëve të vaksinave dhe atyre të AIDS. Të dy lëvizjet marrin financime të dyshimtë për të cilët nuk dihet asgjë.

Është edhe rasti i revistës së Shoqatës së Mjekëve dhe Kirurgëve Amerikanë, një lob në favor të mjekësisë private. Revista promovon pothuajse të gjitha kauzat negocianiste. Në dy vitet e fundit ka botuar artikuj në të cilët mbështetet ideja që testet e HIV nuk pikasin virusin HIV, që duhanpirja pasive nuk të dëmton, që ngrohja globale nuk përbën një rrezik dhe që propozimi për një regjistër të vaksinimeve në Shtetet e Bashkuara “synon të krijojë një infrastrukturë kompjuterësh që në të ardhmen mund të përdoret për qëllime të tjerë”. Ka botuar edhe shumë artikuj në të cilët thuhet se vaksinat shkaktojnë autizëm. Mbetet të ngrihet pyetja nëse aktivistët që mohojnë ngrohjen globale dhe evolucionizmin po përpiqen të diskreditojnë të gjithë komitetin shkencor, duke përhapur skepticizëm kundrejt vaksinave dhe AIDS-it.

Karakteri konservator i mohimit mund të shpjegojë edhe aftësinë e tij për të pushtuar zemrat dhe mendjet. Linguisti konjitiv George Lakof, i Universitetit të Californias në Berkeley këmbëngul se konservatorët kanë qenë gjithmonë më të zotë se sa progresistët në shfrytëzimin e anektodave dhe emocioneve për të bindur zgjedhësit. Progresistët kanë prirjen të mendojnë që përballë të dhënave të verifikuara dhe numrave të sigurt, njerëzit do të nxjerrin pashmangshmërisht konkluzionet e drejtë. Veç kësaj besojnë se anektodat janë prova të papranueshme dhe mendojnë se është imoral tu bësh apel emocioneve. Shkencëtarët arsyetojnë si ata. Por kundër emocioneve dhe anektodave, thjeshtë prezantimi i provave ka pak fuqi. Dhe gjërat i përkeqëson fakti që zakonisht shkencëtarët reagojnë ndaj negocianizmit me zemërim dhe mospërfillje, dhe kjo i bën të duken dhe më arrogantë.

Leksioni për shkencëtarët

Edhe Greg Poland mbërriti në një konkluzion të ngjashëm. Disa herë ai ka provuar të përdorë anektodat dhe emocionet duke folur me një publik jo specialistësh. “Marr përgjigje shumë pozitive, por jo nga njerëzit më të informuar, që i shohin argumentet e mia si një manipulim”. Shkencëtarët që luftojnë negacionizmin duhet të nxjerrin mësim: mund të fitojnë vetëm pasi të kenë kuptuar se si të flasin me “analfabetët shkencorë” që janë pre të lehta për negacionistët.

Në lojë është shumë. Ashtu si shumë krijues vaksinash, Poland ka marrë deri kërcënime me vdekje. “Më vijnë telefonata anonime nga njerëz që thonë: shpresoj që ti keni të sigurt fëmijët”. Të tilla ka marrë edhe Faye Flam, një gazetare e Philadelphia Inquierer, e cila merret me tema që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike.

Negocianizmi ka pasur viktimat e tij. Mohimi i AIDS-it ka bërë që të vdesin 330 mijë afrikano jugorë. Mohimi i dëmeve të duhanpirjes ka vonuar ndërhyrjet për të parandaluar vdekjen e shkaktuar nga pirja e duhanit. Mohimi i vlefshmërisë së vaksinave u ka dhënë jetë të re sëmundjeve vdekjeprurëse si poliomieliti. Dhe mohimi i ndryshimeve klimatike po vonon ndërhyrjet për të ndalur ngrohjen globale.

Reagimi kundër tentativave për të luftuar epideminë e gripit mund të dekurajojë përgatitjet për krijimin e virusit të ardhshëm. Shkenca është mënyra më e mirë për të kuptuar botën dhe rreziqet e saj, por për të reaguar duhet mbështeta popullore. Për këtë arsye lëvizjet negocianiste janë një rrezik.

Debati mbi të gjitha

Michael Fitzpatrick

Fjala “negocianist” përdoret gjithnjë e më shumë për të sulmuar këdo që kërkon të vërë në diskutim të vërtetat e konsoliduara. Negocianistët akuzohen se ia nënshtrojnë shkencën ideologjisë. Në librin “Denialism: how irrational thinking hinders scientific progres” (“Mohimi: si e pengon progresin shkencor mendimi irracional”) Michael Specter thotë se negacionistët “zëvendësojnë skepticizmin rigoroz dhe të iluminuar të shkencës me sigurinë jofleksibël të mendimit ideologjik”.

A nuk është paradoksale? Vetë koncepti i negocianizmit është fleksibël, ideologjik dhe antishkencor. Përdoret për të bllokuar që në lindje një debat legjitim duke lënë të kuptohet se ata që shprehin opinione të ndryshëm kanë qëllime dashakeqë apo duke vendosur në të njëjtin plan lëvizjet popullore pseudoshkencore si dhe ato të racistëve që nuk besojnë në genocidin e hebrenjve.

Siç thotë filozofi Eduard Skidelsky, i Universitetit të Exeter, të akuzosh dikë për negocianizëm do të thotë të përdorësh një argument ad hominem: “Qëllimi nuk është aq shumë të hidhen poshtë idetë e kundërshtarit, se sa të diskreditohen motivacionet e tij”. Përdorimi gjithnjë e më i përhapur i këtij koncepti, sipas Skidelskyt rrezikon që të përmbysë një prej arritjeve më të mëdha të iluminizmit: “Çlirimi i kërkimit historik dhe shkencor nga dogma”. Mos më keqkuptoni: magjepsja që pseudoshkenca shkakton tek disa persona është padyshim një problem. Por fyerjet nuk janë një përgjigje re pranueshme dhe as efikase.

Marrim dy shembuj. I pari ka të bëjë me debatin që shpërtheu pas pohimit të shkencëtarit amerikan Peter Duesberg, sipas të cilit virusi HIV nuk është shkaku i AIDS. I dyti është hipoteza për lidhjen mes vaksinave dhe autizmit, ide e hedhur nga ish profesori i gastroenterologjisë, Andreë Wakefield. Si Duesberg, edhe Wakefield ishin shkencëtarë me famë ndërkombëtare, të cilët këmbëngulja për hipoteza që nuk ishin në gjendje ti demonstronin i çoi përtej limiteve të shkencës serioze. Por edhe përse nuk arritën që të bindin kolegët e tyre, të dy gjetën mbështetës mes studiuesve të zhgënjyer, gazetarëve mosbesues, sharlatanëve, shëruesve, teoricienët e komplotit dhe politikanëve oportunistë.

Në të dy rastet, komuniteti shkencor reagoi me vonesë. Më pas akuzoi anëtarët e dy lëvizjeve se janë të çekuilibruar dhe u bind që këto teori u zhdukën vetë. Në librin “Mohimi i AIDS: teori komploti, pseudoshkencë dhe tragjedi njerëzore”, sociopsikologu Seth Kalichman e mbron këtë pozicion. Sipas Kalichman, negocianistët shpesh “e kapërcejnë kufirin e asaj që mund të konsiderohet liri fjale”. Kalichman justifikon shtypjen e debatit me argumentin e dobët që çuarja përpara e tij do të thotë që po u jepej të drejtë negocianistëve.

Këto tentativa për të luftuar pseudoshkencën duke e akuzuar se është një formë laike blasfemie janë antidemokratikë dhe jotolerantë. Dhe janë edhe joefikasë, duke parë që përforcojnë skepticizmin kundrejt shkencës dhe nxisin mosbesimin kundrejt autoriteteve mjekësorë dhe shkencorë. Siç thotë Skidelsky “ti vihet etiketa negocianist kujtdo që vë në diskutim realitetin është një sjellje që duhet të alarmojë çdo demokrat”. I vetmi ilaç i mundshëm është të favorizohet debati, jo të zhduket.

Babai i Pal Mëlyshit: Bëmat e panjohura të komunizmit shqiptar

afrim imaj

“Bëmat e komunizmit shqiptar kapërcejnë çdo imagjinatë njerëzore. Çdo vështrim bardh e zi i tyre, i përket një historie të cunguar me heronj e tradhtarë të paqenë, që nuk i hy në punë askujt. Përkundrazi, na ngatërron më keq e na motivon të përplasemi pambarim”.
Mënyra si e ka memorizuar Nikoll Melyshi, babai i Pal Melyshit, njërit prej heronjve të heshtur të Sigurimit të Shtetit, historinë e gjysmës së dytë të shekullit të XX, është sa e veçantë, aq dhe interesante. Një profil të tillë me sa duket ia ka kushtëzuar rrjedha dramatike e jetës me karrierën e oficerit të ushtrisë kombëtare dhe kontributin e nacionalistit të orëve të para, me rreshtimin në radhët e “Brigadës së Shtatë” dhe reagimin e antikomunistit të vendosur, me qëndresën disa mujore në male dhe arratinë për t’iu bashkuar diasporës, që nuk rresht përpjekjet ndaj regjimit të Enver Hoxhës. Padyshim që, Nikoll Melyshi nuk mund t’i koleksiononte në detaje ato që ka përjetuar, por ka daltuar kreshpat e ngjarjeve, momentet më kulmore të ndodhive. Dhe është munduar t’i hedhë në letër me kujdes e kthjelltësi, deri sa mosha ka bërë të veten e duart nuk i janë bindur më. Pastaj ka vazhduar me metodën tjetër, duke i regjistruar në magnetofon. Me rikthimin pas katër dekadave në Shqipëri, i ka sjellë me vete si thesarin e vetëm që mundi të rezervojë për të njohurit dhe bashkatdhetarët. Tani që nuk jeton më, arkivi me qindra faqe e dhjetëra kaseta ndodhet në përkujdesjen e të nipit, dr.Kastriot Melyshi, i cili është skrupuloz në ruajtjen e auticitetit të kujtimeve. I rezervuar për njerëzit e medias nga “sensibilitetet e ndryshme që mund të shkaktojnë botimi i tyre”, ai mendon se është herët për t’i bërë publike, pasi majft nga personazhet e këtyre kujtimeve, janë ende gjallë. Gjithsesi, pas një këmbngulje të gjatë, harritëm ti marrim një pjesë të tyre, ku veç kredos së autorit për historinë dhe të vërtetën, zbulohen aspekte të panjohura për ditët e para të pushtimit të vendit dhe luftën nacionalçlirimtare, për të vërtetën e vrasjes së Bardhok Bibës, Pal Melyshit e Baba Faja Martaneshit si dhe tradhëtinë e lidershipit komunist të Tiranës ndaj nacionalistëve të Kosovës...

Pushtimin e Shqipërisë, siç e pashë me sy
Në datën 4 prill 1939, me urdhër të Mbretit, ngarkohet si komandant i rrethit të Burrelit, major Sul Kurti nga Matja. Ai sa merr detyrën thërret në telefon Gjon Marka Gjonin dhe i thotë: Shqipëria është në rrezik prej Italisë, sa armë të duhen për mirditasit. Kapiten Gjoni i përgjigjet: Brenda 24 orëve kam grumbullu 3000 vet te kroni i Shen Lleshdrit në katundin Bulger. E vërteta ishte se 4500 burra prej bajraqeve Kethell e Mirditë me tri ditë bukë me veti, u gjetën të gatshëm në vendin e caktuam, tue prit armët t’u vinin nga Tirana. Por mjerisht për tre ditë në pritje, armët nuk erdhën. Në vend të tyre në zonë u dukën këmishzinjtë e Mussolinit me motoçikleta. Kapidan Gjoni ende për tre ditë qëndronte në Shen Pal, në lidhje të vazhdueshme telefonike me Sul Kurtin. Më 7 prill 39, Sul Kurti e lajmëroi se Italia më në fund hyni në Shqipëri dhe Mbreti Zog duel në Greqi.
Në atë kohë unë isha toger në Peqin. Në orën 4 të datës 5 prill mora urdhrin me u paraqit në Elbasan. Aty gjeta të gjithë oficerët të mbledhur në Shtëpinë e Oficerëve. Në orën 10 të mbrëmjes dëgjuam zërin e radio Romës, ku ishte t’u fol vet Musolini dhe po tregonte se trupat italiane kanë marrë udhën me zbarku në Shqipëri. Në datën 6, ora 4 pasdreke, marr urdhër dhe bashkë me 30 të tjerë nisemi me një kamion civil për në Durrës. Paraqitemi në fushën e sportit dy orë pa marrë dielli. Unë mendoja se atje do të gjenim forcat ushtarake efektive të mbrojtjes kombëtare, ndërsa gjeta një mishmash, ku ishin mbledhë, në formë rebelimi ushtarakë e civilë bashkë, jo më shumë se 200 veta nën komandën e majorit të xhandarmërisë Abaz Kupi, i cili kishte pranë vetes dhe dy togerë, Ndue Pal Dedën dhe Gjon Dostanishtën. Major Abaz Kupi ishte t’u dhënë urdhra me zënë pozicion. Mue bashkë me 30 të tjerë më komanduan në pozicionet e Bishtit të Pallës dhe u nisa me shpejtësi në këmbë. Gjatë kohës që Abaz Kupi jepte porosi në fushën e sportit, mbi qytet fluturuan dy skuadrilje aeroplanësh italianë. Menjëherë, forcat e mbrojtjes u shpërndanë e u futën në hendeqe e kanale për t’u mbrojtur. Aty për aty u hap fjalë se Mbreti ishte largue. Gjithçka rreth e qark ishte e shkrehur dhe e demobilizua. U habita shumë kur pashë se disa oficerë madhorë me grada e kulturë të ushtrisë kombëtare, të shërbimit të përhershëm, që ishin aty nën komandën e Abaz Kupit, në momentin më të kritikueshëm të kombit shqiptar, ishin tulatur e çorientuar. Aty veç ushtri të rregullt nuk kishte. Ai rast tragjik më shtyu në mendime të thella sa mos me gjet rrugëdalje. Asht për t’u pa, e me lot për tu qa ajo kohë fatkeqe se si u llogarit dhe si u zhvillue në atë çast mjerimi fronti ushtarak i mbrojtjes kombëtare.
Ushtria italiane marrshoi për në Tiranë pa kurrfarë rezistence. Lufta e Durrësit logjikisht mund të thuhet se nuk qe luftë aktive, veç një reagim pasiv sa mos me u dhënë rast të huajve me thënë se shqiptarët ia dorëzuan Shqipërinë Italisë pa luftë. Një tjetër çudi ose më mirë me thënë qëllim, është se në datat 5 dhe 6 prill 1939, tre të katërtat e oficerëve kanë qenë në udhëtim pse kanë marrë urdhrat e transferimit prej reparteve të tyre në vende të ndryshme, me urdhër telegrafik nga Tirana. Më 6 prill, kur Zogu kishte mbledh në pallatin e vet ministrat dhe këshillin parlamentar, për me dekretu daljen legale të tij nga Shqipëria, përpara Pallatit Mbretëror ishin mbledh të gjithë studentët dhe gjithë rinia paraushtarake tue ba protestë e tue kërkue armë me luftue Italinë. Zogu vet del në penxhere dhe u thotë: Shpërndahuni!

Rob i komunistëve 30 ditë
Ka ndodhur vërtetë kësisoj. Unë nacionalisti i flaktë për disa muaj, kam manovrue nën komunizëm e kam luftue bashkë me ta. Bashkë me disa shokë pata fatin e zi me qenë në radhët e partizanëve e me pa veprimtarinë e tyne...
Në muajin tetor 1944, gjermanët e kishin humb luftën dhe kishin nis tërheqjen, tue lënë tokën shqiptare me drejtim ka Mali i Zi. Ndodhi që sa u largun nga kryeqyteti Tirana, këtë të fundit e morën në dorë komunistët. Gjenerali i kuq Enver Hoxha, sa mori frenat në dorë, me qëllim me paksue kundërshtarët e vet, shpalli menjëherë një amisti të përgjithshme për ushtarakët e civilët që në një mënyrë apo në një tjetër kishin bashkpunue me të huajt. Pastaj tue i mbledh rreth vetit, pak nga pak, i çfarrosi të tërë.
Në fillim të nëntorit ‘44, pas një lufte të përgjakshme brigadat komuniste morën në dorë nënprefekturën e Shën Palit të Mirditës. Aty u vendos shtabi i tyne me të gjithë eprorët e lart si Tuk Jakova, Tahir Kadareja, Gjin Marku etj. Unë me disa shokë të tjerë që kishin qenë oficerë e nuk kishim patur mundësi me u largue nga Shqipëria, ishim të arratisur nëpër male. Shtabi i komunistëve në Shën Pal na bëri një thirrje zyrtare me u paraqit dhe me u dorëzue në besën e Gjin Pjetër Marka Tomës, që ishte nga katundi Bazë i Kthellës dhe ishte komandant i Brigadës së Shtatë. Kështu ne oficerët që morëm lajmin prej Gjin Markut, unë, Mark Doçi, Dod Bardhoku, Frrok Fusha dhe Ndue Preng Kol Gjonmarkaj, vendosëm me u dorëzue vetëm e vetëm në të mirë të fëmijëve dhe pasi nuk kishim mundësi tjetër për të shpëtuar. Ndërkaq, ne pranuam t’i përgjigjemi apelit të komunistëve me shpresë se ishalla po ndryshon politika e anglo-amerikanëve, dhe po bahet Shqipnia siç u ba përpara Greqia. Kështu, ne pesë nacionalistët e arratisun në mal u dorëzum bashkë me armët tona dhe pa asnjë konditë te komandanti i kuq Gjin Marku. Majori komunist Gjin Pjetri na tha se jeni më të sigurt të vini me ne si partizanë se sa të rrini nëpër shtëpi, mbasi jeni në sy të komandantëve të vendit. Fakti që do merrni pjesë dhe ju në luftën kundër okupatorit, do jetë një siguri për jetën tuj dhe mos me u prish familjet. Në shtator u rreshtuam të pestë në Brigadën e Shtatë dhe nisëm marrshimin me partizanët në drejtim të Shkodrës.
E vërteta është se Gjin Marku na u duk më i ndershmi e më i ndërgjegjshmi i të gjithë përgjegjësve të tjerë, pavarësisht se ai nuk mund të ndryshonte vijën politike që ndiqte si komunist. Shpesh partizanë të ndryshëm na thoshin se ne ishim luftëtarë pas dreke, pas vaktit. Kapiten Mark Doçi, tue pas shpresën te Gjin Marku se do ta integronte në strukturat e tyne, e caktoi menjëherë oficerin operativ të brigadës së vet.. Ne të tjerët u futëm në efektivat e partizanëve të thjeshtë. Kur bëheshin mbledhjet e partisë ne na nxirreshin jashtë.
Më 19 nëntor 1944 hymë në Shkodër, prej aty ndoqëm gjermanin nëpër Mal të Zi. Në rrethinat e Podgoricës kena pushue dy javë. Të ftohtit e dimrit kishte fillue me tërbim të madh. Aty pamë se shumë oficerë i kishim mobilizue dhe nga Shkodra. Njëri prej tyne, nënkolonel Rexhep Xhilani, një burrë plak, e pashë të ngarkue me një mitraloz të rëndë Breeta kalibri 8 m/m që mezi ecte. Gjermanët tërhiqeshin me masa sigurimi, partizanët sulmoshin për çdo natë dhe shpesh edhe vriteshin nga gjermanët. Jugosllavët krahas nesh, çuditeshin me mënyrën si sulmonin partizanët shqiptar të cilët jetonin vetëm me dy patate në ditë. Gjatë asaj kohe disa bregamatas që ishin mobilizue si dhe ne për të sulmue gjermanin nëpër Mal të Zi, u arratisën. Disa syrsh i kapën. Në këtë kohë dyshimi lindi dhe për pjesën tonë. Pas kësaj ngjarje na arrestuan edhe ne, mua, Dod Bardhokun dhe Frrok Fushën. Na procedoi komisari i Brigadës Qazim Kapisyzi dhe na lidhën me duar pas shpine duke na mbajt të izolum në kushte shumë të vështira. Gjermanët ishin tu tërhek me automjete dhe prapa rojet e tyne kishin ba një qëndër të fortë në Vishegrad të Bosnjës. Aty afër një qyteti Frrok Fushëm dhe një djalë të ri nga Kthella e Epër, mbasi i kalbën me dru i pushkatun. Mua dhe Dod Bardhokun na lirun. Mbaj mënd që ishte një i ftohtë i madh dhe në radhët e partizanëve kishte rënë sëmundja e morrit të kuq. Fakti që nuk kishte ilaçe për mjekim solli dhe majft pasoja në njerëz. Pasi gjermanët u largun nga Vishegradi, partizanët e futën aty dhe vërshuan me gjet buk e gjëna të vlefshme me jetue. Mirpo në këto përpjekje mjaft nga partizanët ranë në kuthin e minave që kishin lënë gjermanët dhe u vranë e saktun. Në gjysmë e muajit Fruer 1945, brigada e shtatë merr urdhër nga Armata e Pestë që ishte me qëndër në Shkup për me u kthye në Kosovë. Nisemi nëpër borë e shi tue kalue ato bjeshkë të ftohta të Bosnjës dhe arritëm në Kosovë të dërrmuar e të përgjysmum nga lufta dhe nga sëmundjet. U futëm nëpër katunde duke u ndarë nëpër shtëpia tue mbush barkun me bukë gruri dhe mish dashi. Në atë kohë Jugoskllavia kishte interes me i shfrytëzue shqiptarët deri në palcë...

Tradhtia e partizanëve në Kosovë
Oficerët partizanë të luftës të brigadave shqiptare, u dehën nga propaganda ruse e jugosllave dhe nuk ishin në gjendje me pa çfarë fshihej në të vërtetë pas fjalëve të Titos. Ata ranë viktima të sllavizmit. Në atë kohë në malet e Kosovës gjendeshin të arratisur mbi 500 antikomunistë kosovar. Ata kryesoheshin nga Hysen Tërpeza, Adem Ali Pozhari, Mehmet Aga, Ismail Gorani, Shaban Polluzha, Adem Bllavica e tjerë. Marrshalli Tito, tue dit mirë se kosovarët nuk i dorëzohen gjallë Jugosllavisë, futi në lojë brigadat partizane shqiptare, që ti rrejshin të arratisurit e Kosovës dhe me i marrë në dorëzim në besën e zakonit shqiptar. Ai shpalli një falje të posaçme, vetëm për kosovarët, tue u premtue se do të jenë të lirë me armë, por pasi të mobilizohen në brigadat partizane. Qëllimi ishte me i vu në dorë me pabesi, pa qenë nevoja me hap luftë frontale me ta. Udhëheqësit e brigadave komuniste shqiptare, sipas porosisë së serbëve, duke u marrë vesh me disa pari të antikomunistëve kosovar, u bënë thirrje me u dorëzue, se nuk do të shkojshin nëpër gjyqe jugosllave, duke ju mbushur mendjen se do të jenë në mbrojtjen e tyne. Kosovarët që ishin arratis maleve në Kosovë e Metohi, u rrejtën nga fjala e besa e përgjegjësve të shtabeve shqiptare dhe kujtuan se ato kanë ardh prej Tirane për ti çlirue nga sllavizmi. Ata kurrsesi nuk e dijshin se në atë kohë brigadat shqiptare ishin nën komandën e Armatës së Pestë të Jugosllavisë me qendër në Shkup e prej asaj merrshin urdhra dhe jo prej Tirane. Tito për me bë politikën e vet e për me rrejt të arratisurit e Kosovës që tu dorëzohen brigadave shqiptare, u kishte dhanë autoritet oficerëve shqiptarë që të mbushnin kuadrin e brigadave me ushtarë kosovar dhe të kenë të drejta sundimi në të gjithë territorin jugosllav të barabartë me autoritetet jugosllave. Brigadat shqiptare kishin hap lajmin se tashmë jemi të vëllazërum dhe nuk ekziston më kufiri në mes dy shteteve tona. Kosovarët e maleve më tepër se 300 vetë u dorëzuen nëpër brigadat komuniste shqiptare, natyrisht t’ue i besue traditës dhe besës shqiptare. Ata shkuan grupe grupe dhe ranë në duart e xhelatëve të Titos. Brigadat shqiptare i morën në dorëzim dhe i mbajtën nëpër reparte të armatosur në Kosovë më tepër se një muaj me qëllim që të dorëzoheshin dhe të tjerët. Kur panë se Hysen Tërpeza, Mehmet Ago, Shaban Polluzha me 300 e ca vet të tjerë nuk u dorëzuan, atëherë brigadat shqiptare filluan arrestimin e kosovarëve që kishin në dorë, pjesë pjesë dhe ja dorëzuan policisë jugosllave në Vuçiterrnë e në Mitrovicë. Kjo e fundit sa i mori i pushkatoi të tërë pa përjashtim.
Kjo është një tragjedi e shëmtume për tu qarë me lot gjaku, sepse atëherë në Kosovë veproshin tri brigada partizane, e pesta, e gjashta dhe e shtata që përbënin divizionin e gjashtë shqiptar të komanduar nga kolonel Gjin Marku. Në këtë periudhë ne oficerët e mobilizu më herët në Shqipni nga komunistët partizanë, ishim tu prit momentin e arrestimit nga dita në ditë dhe jetonim me frikë të madhe. Kjo ishte periudha e vllaznimit komunist dhe e marrëzisë komuniste që thërriste “Enver-Tito-Stalin” Enver Hoxhës i erdhi rasti në dorë si kryetar i qeverisë për të shpëtue të pa ndarë Kosovën nga Shqipnia, por ai i dha më shumë rëndësi karriges së pushtetit të tij sesa lirisë së dy milionë shqiptarëve nën Jugosllavi. Enver Hoxha e dinte se kosovarët janë fetar e me tradita dhe kundra komunizmit dhe tue pasë frikë se të bashkuar me antikomunistët e Shqipërisë së Veriut, ai nuk do të qëndronte më në kolltuk as për një muaj. Prandaj i hoqi kosovarët nga telashja e vet personale dhe ja fali dy milionë Titos tue nënshkrue paktin pa kundërshtime, pa kondita, për të mos cenuar pozitën e vet. Me siguri sikur Tito ti kërkonte dhe tre prefekturat e Veriut Shkodrën, Kukësin dhe Dibrën, Enveri ishte gati me ja dorëzue. Çfarë nuk bëri Enveri vetëm e vetëm me rujt pushtetin personal. Tue qënë i bindur dhe i trembur nga gabimet dhe tradhtitë e veta, ai zhduku nga jeta një varg të madh intelektualësh që mendonin me bë një qeveri socialiste modeste për të cilën kishin bërë goxha sakrifica qysh nga lufta nacionalçlirimtare. Enver Hoxha në mënyra nga më të paskrupulltat vrau dhe zhduku një varg liderësh të vlefshëm socialistë si Mustafa Gjinishin, Nako Spiron, Koci Xoxen, Sejfulla Malshovën, Tuk Jakovën, Ymer Dishnicën, Riza Danin, Kol Prelën, Islam Radovickën, Dali Nderun, Halim Xhelon e shumë të tjerë. Pastaj i mbushi koburen Mehmet Shehut tue i dhënë letër të bardhë me vra popull pa hak e pa gjyq dhe vrau me mijëra burra, dërgoi në burgje e kampe internimi 25 mijë të tjerë, pleq, gra e fëmijë të pafajshëm. Sistemi i Hoxhës prodhoi një tragjedi të tërë kombëtare. Për të faktue këtë mjafton të përmendim disa shembuj: 1- Në harkun e viteve 1944-1953, klika komuniste zhduku 2200 antikomunistë në Shqipërinë e Veriut. 2-Operacioni famkeq i gushtit 1949 që bëri vet Mehmet Shehu në Mirditë tue pas dëshmitarë rreth vetes dy kolonelë sovjetikë ku vrau 14 burra të pafajshëm nga Kthella e Mirditës, gjoja për hakmarrje për vrasjen e komunistit Bardhok Biba të cilin e vranë të arratisurit e malit. Për këtë nuk u mjaftua gjaku i këtyre 14 burrave, por u dërguan në burgun e torturave të Shkodrës 300 burra të tjerë dhe 400 familje mirditase u internuan në Tepelenë.
Vijon nesër...

Kur ne, italianët dëgjonim “Radio Tiranën”

William Bonapace

Të gjithë e dinë se ç’rëndësi ka pasur televizioni, si nxitës i shumë shqiptarëve për të kërkuar një jetë të re në Itali. Por asnjë nuk mund të imagjinojë ç’peshë ka pasur një emision nate i radios shqiptare, në imagjinatën e më pas në formimin e një djali të ri italian. Për vite me radhë, para se të lindte dielli, e duke filluar nga vitet ’70, në fshehtësi, mijëra shtetas të vendit të vogël ballkanik, me përditshmërinë e tyre, të mbushur me radha për bukën apo qumështin, e me gjithë ndalimin e rreptë nga policia, merrnin në ekranin e vogël imazhe në kontrast me jetën e tyre, që vinin nga bregu tjetër i detit, ku familje të pasura e të lumtura jetonin me “kuiz” dhe “publicitet”. Në të njëjtën mënyrë e në të njëjtën kohë, kënga e lehtë italiane u ofronte shumë të rinjve shqiptarë, të lodhur tashmë nga rregullat estetike, të vendosur nga Komiteti Qendror i Partisë, shijen e ndaluar të një jete ndryshe. Shpesh, ditëve të bukura të dimrit, ajo botë e fantastikuar ishte kaq e afërt sa edhe mund të shihej, apo ashtu u dukej, menjëherë përtej linjës së horizontit.
Pastaj, kur statujat e panumërta të Enver Hoxhës filluan të bienin me zhurmë, duke marrë me vete edhe diellin rrezëllues të së ardhmes, antenat mundën më në fund të ngriheshin lart dhe të kapnin pa asnjë rrezik valët e huaja, ndërsa Italia u shndërrua në një realitet konkret, të arritshëm brenda pak kohe: mjaftonte thjesht të kapërceheshin valët,por këtë herë ato të detit. Sigurisht, shpesh zhgënjimi ka qenë tronditës; ajo botë e ëndërruar ishte vërtet ëndërr, italianët jo gjithnjë mirëpritnin të ardhurit e rinj dhe shumë shpejt fërkimet u ndien. Për shqiptarët, pajtimi i virtuales së imagjinuar për shumë vjet me realitetin, nuk ka qenë i lehtë. Jo të gjithë ia dolën, jo të gjithë deshën ta bënin. Por nuk duam të flasim për këtë. Shumëkush e ka thënë tashmë, herë për të mirë e herë për të keq. Sidoqoftë e kudoqoftë e drejta apo e gabuara, rezultati historik ka qenë se Mesdheu është shtrënguar, duke gjetur funksionin e vet të lashtë të lidhjes mes popujve dhe kulturave, që Lufta e Ftohtë kishte ndarë ashpërsisht dhe që akoma sot, njëfarë globalizimi i joekuilibruar vazhdon t’i mbajë ende pjesërisht të veçuar. Në këtë kontekst të ri, burra e gra nga botë të ndryshme janë takuar dhe kanë filluar (do të më pëlqente të thosha rifilluar) të njihen dhe të përzihen mes tyre, në të mirë e në të keq. Fatkeqësisht, duhet thënë që për shumë italianë, Shqipëria ishte vetëm një shprehje gjeografike, që tani po konkretizohej përmes frikës dhe shqetësimeve. Por si gjithnjë, çka është e vërtetë për shifra të mëdha nuk vlen për shumë numra të vegjël, dhe veçanërisht nuk vlen për mua. Për mua, vendi i shqipeve, që në fëmijëri ka qenë gjithnjë një botë plot hir dhe kjo pikërisht, për faktin se ishte i paarritshëm. Për dekada të tëra mund të shkohej vetëm falë fantazisë në një udhëtim ëndrrash, në të cilin vetëm ti e dije ç’do të takoje. Ose duhet të ishe anëtar i një grupi fanatik mikroskopik filokinez. E ndonjëherë as kjo nuk mjaftonte.
Unë nuk bëja pjesë në grupime të tilla, ndaj hyrja ime në republikën e vogël ishte absolutisht e pamundur. Si rrjedhojë, Shqipëria, në imagjinatën time ishte transformuar në ishullin që nuk ekzistonte. Në atë vend për të cilin flasin të gjithë marinarët, por që askush nuk di gjë e askush nuk e ka parë.
Le të shkojmë me radhë. Gjithçka filloi shumë vjet më parë, nga fundi i viteve ’70 apo në nga fillimi i atyre ’80, nuk më kujtohet mirë. Atëherë isha vetëm një adoleshent i dashuruar pas udhëtimeve dhe njohjeve, me një prirje të veçantë, pikërisht për çka nuk mund apo nuk duhet të njihej.
Në të njëjtin çast, kur shumë shqiptarë shihnin fshehurazi televizionin italian, duke imagjinuar një botë tjetër, ai i ri, pa mbushur ende të njëzetat (që isha unë atëherë) i përkushtohej një “hobby” të çuditshëm, sot padyshim të pakuptueshëm prej shumëkujt. Darkave vonë ndizte radion, jo aq dhe jo vetëm për të dëgjuar muzikë, por për t’u sintonizuar në stacionet e huaja: Egjipt, Bullgari, Marok... pas pak bota me gjuhët dhe atmosferat më të çuditshme mbushnin dhomën e tij, duke u kapur pas mendimeve më të thella. Rreth orës 11:30 ishte radha e Radio Tiranës. Në këtë rast transmetimi ishte në gjuhën italiane. Programi fillonte me notat e Internacionales. Menjëherë më pas, një zë pa aksent fillonte të fliste. Argumentet ishin gjithnjë të njëjtat: tradhtarët kinezë, revizionistët rusë, social-fashistët e Titos, fashistët italianë, imperialistët amerikanë etj. Fatmirësisht, Shqipëria ishte gjithnjë aty, e gatshme për të shpëtuar mbarë botën nga ky ferr shkatërrimi dhe egërsie. Ishte diçka magjepsëse! Ky vend vogël i bënte thirrje gjithë botës dhe meqë e bënte italisht, patjetër duhet ta bënte edhe në shumë gjuhë të tjera. Ajo që të bënte përshtypje nuk ishin argumentet, padyshim propagandë e pastër, por fakti që nga errësira e netëve shfaqej zëri që vinte nga një vend, për të cilin asnjë nuk dinte gjë. Nuk kishte fotografi nga Shqipëria e asnjë nuk kishte shkelur ndonjëherë atje, veç ndonjë të moshuari gjatë ndonjë lufte të largët, për të cilën pakkush fliste, e për të cilën Italia turpërohej. Kush ishte personi që fliste në mikrofon, në një gjuhë që nuk ishte e tija e që i drejtohej dikujt për të cilin nuk dinte asgjë? Kushedi nëse ai pyeste veten, se cilët ishin ata që e dëgjonin, që padyshim nuk i kishte parë ndonjëherë e nuk mund t’i shihte. Ndonjëherë ishte edhe një grua që fliste kundër gjithë botës. Po përse duhej mësuar një gjuhë e huaj për të lëshuar thirrje në qiell? Kush ishin e ku jetonin këta njerëz? Një gjë është e sigurt, pas fjalëve të para mbi social-shovinizmin sovjetik, mendja ime udhëtonte përgjatë rrugëve të imagjinuara të Shqipërisë. Isha betuar që atë vend duhet ta njihja patjetër. Nuk mund të ekzistonte një vend njëkohësisht kaq pranë e kaq larg, sa të shfaqej e të zhdukej në zemër të natës për pak minuta!
Duke shkuar për pushime në Greqi, më qëllonte, në çastin kur anija shkonte pranë brigjeve të vendit të shqiponjave, të nxirrja dylbitë e të vrojtoja ato që më dukeshin si shtëpi. Një herë, përgjatë një rruge që i qepej malit përballë detit kisha parë një makinë që ngjitej e ngrinte pluhur. Hiri i këtij vendi të pakapshëm veç rritej. Ismail Kadare, me tregimet e tij mbushte me fytyra dhe vende, ato që ishin përmasa vetëm të fantastikuara. Më thënë të vërtetën, qyteti i Gjirokastrës ngatërrohej me përshkrimin që Ivo Andriç i bënte Sarajevos. Por nuk kishte rëndësi. Edhe sot e kësaj dite jam ende i bindur që është vërtet domethënëse vetëm çka provohet në vetvete. Udhëtimi, ai i vërteti, fillon gjithnjë në brendësinë tonë. Dhe e çuditshme është që kur kam parë me sy këto dy qytete, m’u dukën vërtet të ngjashme. Kisha gabuar, por vetëm pak.
Në vitin 2000 kam bërë më në fund atë udhëtim aq të dëshiruar. Isha me pushime në Maqedoni pranë liqenit të Ohrit. Malet përballë ishin Shqipëria, e atëherë jepi... kapërceva kufirin dhe më në fund, hëngra në një restorant në Pogradec. Një vit më pas shkova me pushime për gjithë muajin e gushtit. Saranda, Ksamili, Himara, Qiparoja, Vlora, Berati, Korça, liqeni i Prespës, Përmeti, Gjirokastra, Epiri....edhe ai mali mbi të cilin ngjitej ajo makinë shumë vjet më parë.
(Marrë nga
“Shqiptari i Italisë”)

Ledina Çelo - Ndihem me fat me burrin tim Naimin, gjeta stabilitetin që kërkoja

klotilda harka

Një rrëfim ky në momentin e duhur. Tani Ledina Çelo nuk mund ta fshehë lumturinë për jetën e re në Gjermani dhe martesën që i ka dhënë stabilitetin e dëshiruar. Këngëtarja e njohur flet për përjetimet pas celebrimit me Naim Kabashin, ish-kampionin kosovar të kik boksit. Të gjitha planet për të sjellë në jetë fëmijë, ambicia për të spikatur në tregun europian tani me këngën e nxehtë « Can you touch me baby » dhe sekretet e një trupi në formë i tregon në këtë intervistë të saj të parë për jetën private.
Dimë që ju po përgatiteni për një dalje të re me këngën anglisht “Can you touch me baby”. Çfarë sillni ndryshe me këtë këngë?
Vetë kënga është ndryshe nga “Dangerous”, por pa u larguar nga korniza e ritmit. Në fakt janë tri këngë të reja të cilat për momentin po testohen me specialistë të muzikës, dhe njëra nga këto do të konkurrojë sërish në “Chartsin Deutsch”.
Me këngën “Dangerous” ju u klasifikuat në listën e 100 këngëve më të mira në Gjermani. Sa e vështirë është që një këngëtar shqiptar të depërtojë në tregun europian?
Rruga për të shkuar aty nuk ishte aspak e shkurtër. Për rreth dy vite kam punuar me producentë të njohur si: Nico Wieditz dhe Robby Palasch, me të cilët fitova një eksperiencë tjetër, e cila ishte e panjohur për mua. Të kënduarit ndryshe nga ajo që kisha kënduar më parë.
Pse ku iu duhej të ndryshonit përsa i përket stilit në të kënduar?
Duke ardhur nga një shkollë e muzikës klasike, në fillim realisht e pata pak të vështirë sepse teknika e të kënduarit klasik nuk përputhej me muzikën që mua më duhej të këndoja. Janë hedhur poshtë dhjetra këngë, ndryshime të shpeshta në tekste apo në melodi dhe janë krijuar këngë të reja, të cilat duhet të përshtateshin me vokalin tim. Studio ku unë punoja dhe regjistroja këngët ndodhej 200 kilometra larg shtëpisë ku unë jetoj, dhe më duhej të bëja këtë udhëtim dy herë në javë. Madje kishte raste që kthehesha në shtëpi jo e kënaqur nga puna ime, por kjo më bënte të impenjohesha më shumë.
Sa të ndjeshëm janë producentët aty, a morët oferta pas hyrjes së këngës suaj në Charts?
Sigurisht. E vërteta ishte se sapo kënga hyri në Charts pata menjëherë oferta dhe ftesa të ndryshme, dhe ishin producentë të cilët kërkuan bashkëpunim për të realizuar me mua krijimet e tyre. Gjithashtu kam pasur ofertë nga televizioni prestigjoz gjerman “ZDF”, ku shumë shpejt do të jem e ftuar në një nga programet më të ndjekura të këtij kanali televiziv.
Dukeni e pushtuar nga ambicia për të shkëlqyer në tregun europian, deri ku mund të arrini?
Deri tani synimi im është që kënga të renditet në TOP 10.
Po ndonjë album i ri është në planet tuaja?
Sigurisht që po. Duke punuar me disa kompozitorë të ndryshëm, vjen dhe përfundimi i një albumi.
Çfarë ndryshimesh kanë ndodhur në jetën tuaj me përfshirjen në rrethin e artistëve gjermanë, kush ju menaxhon dhe a njiheni me këngëtarë të tjerë atje?
Që të bashkëpunosh me artistë gjermanë duhet të punosh shumë dhe ajo çfarë vlerësojnë më tepër tek ata është korrektësia në punë dhe në orar. Të punosh me këta artistë është fat. Në fillim e kam pasur me pak stres në provat e para, kur më duhej të këndoja “live” në këto studio sepse çdo gjë shihej dhe dëgjohej me imtësi. Por gjithsesi tani bashkëpunimi është në interesa të përbashkëta.
Duke iu referuar kohës kur jetonit në Londër, një nga daljet tuaja në BBC në Londër ishte pjesëmarrja në konkursin “DanceX”. A ishte një “reality show” mënyra më e mirë për të depërtuar ?
“DanceX” ka qenë thjesht për një eksperiencë, ku nuk e mendoja që do vlerësohesha aq shumë.


E ardhmja ime do u takojë fëmijëve që do sjell në jetë

Edhe pse këngëtarja Ledina Çelo i dha fund beqarisë një vit më parë, rrëfimin e saj në media e kishte shtyrë për një moment tjetër. Këngëtarja tregon për « Panorama Plus » se celebrimit me sportistin do i kushtojnë një ceremoni të madhe martese, në Kosovë ose Shqipëri.
Për martesën tuaj me ish-kampionin e botës në atë kohë në sportin e Kik Boksit, Naim Kabashi, është folur në media. Po ju asnjëherë nuk jeni rrëfyer në media për këtë martesë...
Po martesa ime me Naimin është bërë para një viti në ditën e ditëlindjes se tij. Ishte një ceremoni e cila u bë vetëm me të afërmit e mij dhe mbetet e paharrueshme. Së shpejti kemi menduar që të bëjmë një festë të madhe, por ka mbetur në dilemë se ku, në Kosovë apo Shqipëri?!
Si mund ta përshkruanit jetën tuaj të re në Gjermani me bashkëshortin tuaj nga Kosova, pas largimit nga Anglia?
Në Angli pa dyshim që jeta ime ishte ndryshe. Ishte një jetë e përkohshme. Jetë angleze si i thonë... Ndërsa këtu gjërat kanë ndryshuar. Jam bërë dhe bashkëshorte, e cila duhet t’i përkushtohem dhe partnerit. Jeta këtu më ka dhënë stabilitetin që unë kam kërkuar. Gjithashtu ndihem me fat, se edhe bashkëshorti im është dashamirës i muzikës dhe ndonjëherë idetë e tij kanë qenë efektive në profesionin tim.
Shpesh bëjmë plane për veten tonë, për jetën tonë… Ju çfarë keni planifikuar për jetën tuaj?
Të ardhmen time e mendoj që respekti dhe dashuria ime me Naimin të më ndjekë gjatë gjithë jetës. Kjo të jetë e gërshetuar bashkë me karrierën time. Pa dyshim e ndiej që do jem dhe një nënë e përkushtuar e fëmijëve tanë.
Keni planifikuar pushime dhe ku?
Javën që vjen me bashkëshortin do t’i kaloj pushimet 10 ditë në Canne.
Shumë komente të mira ka për formën tuaj fizike, mund të tregoni se si arrini të mbani linja kaq perfekte?
I falënderoj të gjithë për këto komente!Pa dyshim që të kem një trup dhe shëndet të rregullt më është dashur që të merrem me fitness, të seleksionoj ushqimin, të mos abuzoj me alkoolin apo cigaren, pa harruar që është dhe genetike duke pasur dy prindër shumë elegantë.

E vërteta e "Tivarit"

Prof.Dr.Elmaz LECI

Në prill të vitit 1945 u bë Masakra e Tivarit, për të cilën jo vetëm si vepër makabre, ndaj shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavi, nuk u ngrit zëri nga ish-udhëheqja komuniste shqiptare, por në dhjetor të vitit 1946, Enver Hoxha në Byronë Politike do të deklaronte e do të kërcënonte: "Disa anëtarë partie duan të filozofojnë se mos thotë populli, ç'bëtë me Kosovën…Ne do të ua shpjegojmë, kush nuk na kupton ne do ta luftojmë" (Fjala e Enver Hoxhës, Proces-Verbal i mbledhjes së Byrosë Politike, 15 dhjetor 1946, AQSH).
Në prill të vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha (personalite politikë kosovarë) morën pjesë si përfaqësues të Kosovës në Kuvendin e Serbisë, mbledhje që u shty dhe u bë në korrik të vitit 1945, ku u miratua "Projektrezoluta për aneksimin e Kosovës në Serbinë Federale" (Bajraktari, libri: "Serbia's Annexation" fq. 118).
Nga largësia e 70 e ca vjetëve dhe lartësia e botës euroatlantike, aktualisht bazuar në dokumente analitikë, vit pas viti e ngjarje pas ngjarje, gjykon qartë se si është trajtuar çështja e Kosovës në marrëdhëniet e periudhës shqiptaro-jugosllave 1941-1990. Këtë për fatkeqësinë tonë dhe më mirë se historianët shqiptarë e deklaron dhe e shkruan V.Dedejer, i cili theksonte se "Çështjes shqiptare të Kosovës iu vu vula që më 8 nëntorin e '41-shit", pra që në themelimin e PKSH. Kështu shkruan V. Dedejeri, ish-biograf i Titos. (V. Dedejer: Kujtime, botim i vitit 1949, Beograd).
Siç shihet, pra, janë vetë jugosllavët, ata që akuzojnë ish-udhëheqjen komuniste, me Enver Hoxhën në krye, se Kosovën PKSH-ja ia la Jugosllavisë. I vetmi që e ngre dhe ankohet se PKSH nuk e ka në agjendën e saj e as në program çështjen e Kosovës, është një nga eksponentët kryesorë të PKSH, Koço Tashko, i cili në fund të vitit 1942, i shkruan Moskës: "Për Kosovën, Partia ka heshtur vazhdimisht, duke thënë se kjo çështje është e Partisë Komuniste të Jugosllavisë" (Prof. N.Plasari dhe Dr.L. Malltezi, Revista "Politika" fq. 183-187).
Në gusht të vitit 1943, u zhvillua Mbledhja e Mukjes, ku përfaqësuesi kryesor komunist i Enver Hoxhës, Ymer Dishnica, shkruan: "Çështja e Shqipërisë etnike, që do të përfshinte Kosovën, kishte qenë një ndër dy gurët e kufirit, që me formulimin që bëmë e kapërcyem. Me këtë vendim, për Miladin Popoviçin u mbush kupa, i cili e dënoi Proklamatën e Mukjes duke na thënë: Ju shpallni luftë kundër fashizmit dhe jo… pavarësinë. (Petroviç, libri "Kosova" f. 343-348). Edhe Ramiz Alia në librin e tij: "Unë Ramiz Alia, dëshmoj për historinë", detyrohet të thotë se: "Në vendimin për prishjen e Mukjes, ka ndikuar edhe çështja e Shqipërisë etnike, e cila u shtrua në Mukje".
Por Ramiz Alia më tej në librin e tij anashkalon masakrat ndaj popullësisë kosovare dhe veçanërisht Tivarin, për të cilin thotë se "nuk dinte gjë, pasi ishte në Bosnjën Jugore". E vërteta dokumentare historike flet ndryshe. Ramiz Alia jo vetëm e dinte, sepse ishte Komisar i Divizionit që "vendosi rregullin në Kosovë", por ishte ai që firmoste, ishte ai partia, ishte ai komisari i madh, udhëheqësi i partisë i tri brigadave, që me vendimin e tij kaloheshin në plumb "reaksionarët" kosovarë dhe pikërisht ky njeri "nuk ditërka gjë" për masakrën e madhe, që nisi në Prizren dhe përfundoi në mënyrë makabre në Tivar. Po kujt ia shet ky këto? Përsëri u kujton shqiptarët si në '45-ën? A nuk është Ramiz Alia ai që për Masakrën e Tivarit i ka dërguar edhe një telegram shifër, Enver Hoxhës e Koçi Xoxes? (Arkivi i ish-KQ të PPSH dhe pohim i Islam Kadeshës, ish-shifrant në Komitetin Qëndror të PPSH).
Për çfarë flet kjo, për dije apo për mosdije? Për dije që çke me të dhe madje për përgjegjësi historike të genocidit si masakra e Katinit.
Më 31 dhjetor 1943, deri 2 janar 1944, në Bujan të Tropojës, u mbajt ajo, që është quajtur Konferenca e Bujanit, e cila vendosi të ngrinte strukturat që do të çonin në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Jugosllavisë nuk qe aspak dakord me këtë pjesë të Rezolutës. Bashkëpunëtori i ngushtë i Titos, Milan Gjilas, në një letër që i dërgonte Komitetit Rajonal, e eliminoi çështjen e Kosovës nga Rezoluta, siç e dënoi Bujanin edhe Enver Hoxha (Rajoviç, libri "Autonomia" fq. 439 dhe Hibert, libri "Albania Struggle" fq.91 )
Në pragmbarimin e Luftës së Dytë Botërore, tri brigada të Ushtrisë Partizane shqiptare kaluan në Kosovë me qëllim "shpartallimin e reaksionit", pra shqiptarët vranë shqiptarët, se gjermanët kur shkuan forcat tona partizane atje, ishin tërhequr. Pas këtij misioni, Shtabi i Titos urdhëroi largimin e partizanëve shqiptarë nga Kosova. Ndonëse vëllezërit tanë të Kosovës, luteshin: "mos na lini në dorë të serbit", Enver Hoxha ish Komandant Suprem i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, iu bind urdhrit të Titos dhe i tërhoqi forcat partizane. Pas kësaj, mbi popullin e Kosovës nisi një masakër e paparë. Nën pretekstin e "kundërrevolucionit", u vendos administrata ushtarake serbe dhe gjatë pranverës 1945, njësitë partizane të Ushtrisë Jugosllave masakruan mbi 4 mijë vetë, plus mijëra të tjerë që i vranë në masakrën e Tivarit.
Le të ecim më tej me dokumentet, jo më me autorë e studiues të huaj, por nga vetë goja e Enver Hoxhës: "Në pragun e çlirimit të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, ne edhe njëherë pranuam se, nuk është koha për të shtruar çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë", (E. Hoxha, letër sekrete dërguar Stalinit, 2 shtator 1949. Kopja e vetme gjendet në Arkivin Qendror Rus, Moskë RCHIDNI.D. Op. 137, D. 68.
L 64-73).
Një nga ish-personalitet politik i Kosovës, Mehmet Hoxha, ishte pjesëmarrës në Kuvendin e Serbisë, në korrik të vitit 1945, ku u miratua "Projektrezoluta për aneksimin e Kosovës në Serbinë Federale" (Bajraktari, libri: "Serbia's Annexation" fq. 118). Jo shumë pas kësaj ngjarje, Enver Hoxha do të shkonte në Konferencën e Paqes në Paris (gusht 1946), dhe do të deklaronte: "Ne, nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë Jugosllavi" (Fjalimi në Konferencën e Paqes, Paris).
Duke i marrë dhe analizuar këto dokumente një e nga një, që nga themelimi i PKSH-së, pas marrjes së pushtetit nga Enver Hoxha, e deri në Konferencën e Paqes në Paris, del fare qartë se çështja shqiptare e Kosovës është anatemuar, është anashkaluar, është siluruar, është dhuruar, është tradhtuar, pra i është lënë Jugosllavisë. Disponohen edhe dokumente të tjera. P.sh.: Në vitin 1946, Enver Hoxha në një letër për Titon shkruante: "Në rast se, do të bëhet një hap tjetër në lidhje me bashkimin, na lajmëroni". (Malkolm, libri "Kosova, një histori e shkurtër).
Në vitin 1946, pas kthimit nga Shqipëria, ku ishte ambasador, Velimir Stojniçi, në një raport për udhëheqjen komuniste të Jugosllavisë dhe personalisht për Josif Broz Titon shkruante: "Tirana zyrtare nuk kishte asnjë qëndrim të përcaktuar, asnjë reagim për të ardhmen e Kosovës, aq sa përfaqësuesi anglez thekson: "U çudita pse Qeveria shqiptare, deri më sot, nuk ka dhënë kurrfarë deklarate për qëndrimin e saj ndaj Kosovës…" (Raport i V. Stojniçit, Beograd 1946).
Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Plenumit të Partisë, dhjetor 1946, Enver Hoxha do të pyeste në mënyrë retorike: "A është në interesin tonë që ne ta kërkojmë Kosovën?!" Dhe në vijim, po vetë Enver Hoxha, përgjigjej: "Kjo nuk është punë progresive për t'u bërë…, përkundrazi, ne duhet të bëjmë që të sigurojmë që kosovarët të vëllazërohen me jugosllavët". (Proces-verbali, Mbledhja e Plenumit të KQ-së të PKSH-së, dhjetor 1946, ish-Arkivi Qendror i PPSH). Për komente, besoj se nuk ka nevojë.
Kalojmë në problemin që Enver Hoxha kishte aq besim te Josif Broz Tito, sa që çdo gjë që i thuhej për Kosovën në Tiranë, ia raportonte Titos në Beograd. Ky është deklarimi më kuptimplotë i njërit prej liderëve më kryesor të Kosovës, Fadil Hoxhës, i cili tregonte se ç'ishte Kosova për Enver Hoxhën. Këtë deklarim, Fadil Hoxha, jo vetëm e ka shkruar në librin e tij të kujtimeve, por e ka thënë edhe në një intervistë dhënë Televizionit Shqiptar, në nëntor 1999.
Nuk mund të jenë kurrsesi të "pavërteta" e të "paqena" dënimet që jepte regjimi shqiptar i Tiranës, për ato që flisnin para viteve '70 për Kosovën e Shqipërinë etnike. Janë 1226 kosovarë, ose më mirë të shprehemi shqiptarë, të cilët janë dënuar nga Tirana zyrtare në vitet 1945-1990, me 8 e 12 vjet burg, apo 4561 të tjerë që i internuan në zonën e Myzeqesë e zona të ndryshme në thellësi të vendit, sepse nuk gëzonin besimin e regjimit?! Po tërë ata shqiptarë, që iknin nga Kosova, për t'i shpëtuar dënimit të regjimit serb dhe pastaj i dënonte edhe regjimi i Tiranës si agjentë, apo i kthente në Jugosllavi se kishte një marrëveshje të fshehtë Tiranë-Beograd?! Po a nuk janë dënuar këtu për Kosovën, figura të tilla të njohura si Bedri Pejani e Selman Riza, apo që të tjerë kishin shkruar libra për Kosovën, si Vasfi Samimi e Besim Qorri?!
Kur u shpall Rezoluta e Byrosë Informative Komuniste, pushteti jugosllav shfrytëzoi rastin për të intensifikuar shtypjen dhe terrorin mbi shqiptarët. Vala e re e arrestimeve dhe e likuidimeve fizike e politike të shqiptarëve, u intensifikua me pretekstin se ato ishin me Byronë Informative dhe i shërbenin shtetit amë - Shqipërisë. Gjatë kësaj fushate, u dënuan 436 shqiptarë, prej të cilëve shumica përjetuan tmerret e burgut famëkeq të Goli Otokut. Në shënjestër u vunë sidomos pjesëmarrësit e Konferencës së Bujanit, si dhe veprimtarët që luftonin për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar si: Rifat Dervishi, Xheladin Hana, Nexhat Agolli etj, të cilët i vranë, ndërsa Zekeria Rexhën e Xhafer Vokshin i dëbuan në Shqipëri, kurse Qamil Brovina, Qamil Lusha, Sabrie Vokshi etj., u burgosën.
Pushteti jugosllav hartoi edhe plane të reja për pakësimin e numrit të shqiptarëve dhe për shkombëtarizimin e tyre në Kosovë. Krahas masave shkombëtarizuese, një formë tjetër ishte edhe presioni mbi shqiptarët, për t'u deklaruar turq.
Si rezultat pati një rritje të ndjeshme artificiale të pakicës turke. Në se më 1948 ishin regjistruar 97954 turq, në vitin 1953 ky numër u rrit në 259 535, vetëm e vetëm se në këtë mënyrë mund të emigronin në Turqi dhe t'i shpëtonin represionit të madh serb.
Kur Kosova kullonte gjak, Enver Hoxha firmoste marrëveshjen e bashkimit me Jugosllavinë dhe theksonte se "duhet të fitojmë kohën e humbur e ta bëjmë sa më shpejt bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat…ekonomi, ushtri".
Kur në Kosovë, nën digën e "mbledhjes së armëve" bëheshin reprezalje të mëdha, Tirana heshte - shkruan albanologu i mirënjohur anglez Noel Malkolm.
Kur përziheshin nga Kosova 100 mijë shqiptarë, Enver Hoxha flirtonte me kinezët dhe përsëri për Kosovën heshte. (Libri: "Kosova" Noel Malkolm).
Kur torturoheshin nga policia serbe (në vitet 1968-1974), afro 700 mijë kosovarë e 10 mijë të tjerë dënoheshin me burgime të ndryshme, Tirana zyrtare jo vetëm heshte përsëri, por ia dorëzonte UDB-së jugosllave (ish-sigurimit të Jugosllavisë), djemtë e Kosovës, që vinin të gjenin strehë në Shqipëri.
Ja këto e të tjera janë faktet e organizimit të Tivarit e të Tivarëve të tjerë kosovarë, me dijeninë e pa dijeninë, me miratimin e plotë të ish-udhëheqjes komuniste shqiptare nën dirigjimin e nën diktimin e plotë të udhëheqjes komuniste jugosllave.

Çfarë thuhet dhe nuk thuhet për vizat

Ermal Hasimja

Heqja e vizave do të zgjidhë për shqiptarët shumë më tepër punë sesa thuhet publikisht. Është ndoshta nga rastet e rralla kur Qeveria (qeveritë) e shesin këtë proces për më lirë sesa vlen në të vërtetë. Arsyet kanë të bëjnë me atë që shpresohet, por nuk thuhet. Mirëpo paradoksalisht, heqja e vizave mund të bëjë edhe të kundërtën e asaj që pritet. Në vend të realizimit të një etape të "ëndrrës europiane", heqja e vizave mund t'i heqë vizën pjesërisht kësaj ëndrre. Dhe kjo mund të mos jetë gjë e keqe në vetvete.
Është e qartë që përfitimi kryesor i shqiptarëve do të jetë mundësia e udhëtimit të lirë në Europë. Ajo që nuk thuhet është se një pjesë e shqiptarëve synojnë më tepër se thjesht udhëtime turistike në Europë. Nuk thuhet sepse nuk duhet nxitur tek europianët frika e mijëra emigrantëve të tjerë gjysmë të ligjshëm, si ata që vërshuan nga Maqedonia përpara pak muajsh.
Një arsye tjetër lidhet me mospërputhjen e ligjërimit të përgjithshëm të elitave politike me nevojat konkrete të qytetarëve. Kjo ndodh sepse ky ligjërim synon të jetë politikisht korrekt me Europën (ne nuk ju duam thjesht për të emigruar në vendet tuaja) dhe njëkohësisht joshës për votuesit. Në fakt ka shumë mundësi që ky lloj ligjërimi të ndryshojë thelbësisht pas heqjes së vizave. Deri më sot, elitat politike e kanë përligjur formalisht pasionin tonë europian me motive simbolike: kështu duket se meraku ynë i madh që nga koha e ilirëve ka qenë bashkimi me familjen europiane, rigjetja e vetvetes dhe vlerave tona të mbuluara paksa nga pluhuri dhe hiri i historisë. Për shumë prej nesh, kjo është thjesht gjuhë boshe politike. P.sh. ka shumë mundësi që një pjesë e mirë e shqiptarëve të preferojnë të bëhen pjesë e Shteteve të Bashkuara dhe jo e Bashkimit Europian. Edhe pa shkuar deri tek emërtimet plot ngjyra të Fishtës për Europën, ka plot mes nesh (dhe unë jam një prej tyre në shumë aspekte) që mendojnë se Amerika është më pranë ambicieve sociale, politike dhe ekonomike të shqiptarëve. Me këtë nuk dua të them se nuk kemi asgjë të përbashkët me Europën. Përkundrazi. Shumë prej proceseve identifikuese të shqiptarëve, sot ecin paralelisht me ato të europianëve. Mirëpo më duket po aq e qartë se pasioni shqiptar për Europën mbështetet shumë më tepër në motive ekonomike sesa simbolike. Heqja e vizave do të përmbushë një pjesë të rëndësishme të "ëndrrës sonë europiane". Për më tepër, ndryshe nga rastet e Irlandës, Greqisë, Portugalisë e Spanjës, Europa e bashkuar nuk ka as ambicien e as fuqinë për të bërë mrekullira me ekonominë e një vendi të sapointegruar. Pra, heqja e vizave dhe pasoja e kësaj mund të përbëjë në fakt pjesën më thelbësore të integrimit.
Një nga pasojat pozitive që kjo sjell, do të jetë njëfarë ndershmërie politike në debatin publik në lidhje me integrimin. Deri më sot, ne kemi folur për simboliken duke pasur parasysh ekonomiken, kemi folur për heqjen e diskriminimit/poshtërimit nëpër ambasada duke pasur parasysh mundësinë e lëvizjes së lirë. Pas heqjes së vizave, nuk do të kemi më nevojë të bëjmë zhvendosje të tilla politikisht korrekte dhe eventualisht do të mund të nisim të peshojmë të mirat dhe të këqijat që mund të vijnë nga integrimi europian. Ndoshta për herë të parë nuk do të jetë tabu të shprehesh kundër integrimit, p.sh. për shkak të pasojave shtrënguese që integrimi do të sillte në marrëdhëniet tregtare me Europën, apo në vijim të një logjike proteksioniste të majtë, për shkak të pasojave të trysnisë së tregut gjysmë të subvencionuar europian mbi atë lokal shqiptar. Në thelb, liberalizimi i vizave mund të sjellë liberalizimin e debatit publik në Shqipëri.
Gjithashtu, debati dhe veprimi politik shqiptar mund të fokusohet si rrjedhojë më shumë në aspekte josimbolike të qeverisjes, duke u afruar më tepër me aspektet që lidhen me performancën konkrete, sidomos atë qeverisëse. E thënë ndryshe, kur "kthimi në familjen europiane" të jetë praktikisht realitet përmes heqjes së vizave, përdorimi i kësaj teme të preferuar nga politikanët tanë do t'ia lerë vendin temave të prekshme vendore. Elitat politike mund të bëhen rrjedhimisht më krijuese në kuptimin politik. Kjo mund të marrë edhe më shumë rëndësi, në kuadër të një pavarësimi të elitave vendase në raport me BE-në dhe fuqizimit të llogaridhënies së përfaqësuesve tanë.

Ambasadori rreh gruan!

Skandal në Prishtinë. Ambasadori i
Austrisë në Prishtinë, Walter Maria
Stojan, ka rrahur gruan e tij, Irina Stojan
Kariskowa. Gruaja e diplomatit ka
kërkuar ndihmën mjekësore.
NEBIH MAXHUNI
Prishtinë*

Nuk janë vetëm shqiptarët, në drejtim
të të cilëve shpesh bëhet me gisht si
personat që shpesh kanë probleme me
bashkëshortet, apo këto të fundit me
burrat e tyre. Gjithashtu, shqiptarët
nuk janë astë vetmit që mund t’ia japin
ndonjë flakaresh gruas së tyre. Sado që
njeriu mund të jetë i emancipuar, secili
apo secila mund të ketë çaste dobësie.
Këtë më së miri e vërteton Walter
Maria Stojan, ambasador i Austrisë në
Kosovë.
Aq keq e ka rrahur gruan e tij ambasadori
austriak, saqë ajo është dashur të
kërkojë ndihmën e mjekut. Madje, ajo
këtë e ka bërë në Qendrën Emergjente
në Qendrën Klinike Universitare të
Kosovës në Prishtinë. Irina Stojan
Kariskoëa, bashkëshortja e ambasadorit
austriak, ka kërkuar ndihmën e
mjekëve të Emergjencës, të mërkurën
rreth mesditës.
Nuk dihet saktë nëse incidenti ndërmjet
çiftit ka ndodhur në natën ndërmjet
të martës dhe mërkurës, apo të
mërkurën, në orët e paradites.
Por krejt çfarë dihet është se gruaja e
ambasadorit e ka pësuar vërtet keq. Së
paku sipas raportit mjekësor.
Nga goditjet, disa mjekë, në kushte
anonimati kanë treguar për Express se
disa pjesë të trupit të gruas së ambasadorit
kanë qenë të nxira.
Irina Stojan Kariskoëa nuk ka bërë pak
kontrolle. Përveç marrjes së infuzionit,
ajo ka bërë thuajse të gjitha fotografimet
e rënda e të lehta, gati për
të gjitha pjesët e trupit.
Burime të Expressit sqarojnë se ajo ka
qenë e shoqëruar nga dy pjesëtarë të
Policisë së Kosovës si dhe një përkthyes.
Për më shumë se tri orë, Irina
Stojan Kriskoëa ka qëndruar në
dhomat e reanimit të Qendrës
Emergjente në Prishtinë.
Këtë rast të veçantë e konfirmojnë për
Express edhe mjekët kujdestarë të
Qendrës Emergjente në Klikën Universitare
në Prishtinë.
Duke mos dashur ta cilësojë këtë rast
si diçka të jashtëzakonshme, por vetëm
si një pacient që ka kërkuar ndihmë
mjekësore, Avdush Bajgora, mjek
kujdestar, tregon për Express se
bashkëshortja e ambasadorit të
Austrisë në Kosovë, ka pasur në trup
shenja të dhunës.
Sipas mjekut Bajgora, bashkëshortja e
ambasadorit të Austrisë ka pasur
shenja të shkaktuara nga goditjet në
qafë dhe pjesë të tjera të trupit.
“Ajo ka ardhur në këtë qendër me
lëndime të lehta trupore, ku janë
vërejtur disa shenja në qafë, në pjesën e
pasme, si dhe në pjesë të tjera të trupit,
të shkaktuara si pasojë e goditjeve”,
shpjegon mjeku Bajgora për Express.
Sipas tij, në fillim, pacientes Irina
Stojan Kriskoëa i është dhënë terapi
për parandalimin e të vjellave, e më
pas i është dhënë edhe një infuzion.
“Pas këtyre terapive, asaj i janë bërë
edhe CT-të në qafë dhe kokë, për
shkak se ajo deklaronte se kishte
dhembje”, shpjegon mjeku Bajgora.
“Po ashtu, pacientes i është bërë edhe
NEBIH MAXHUNI
Prishtinë*
një incizim i thellë i CT-së”, tregon
mjeku kujdestar. Vizita e bashkëshortes
së ambasadorit të Austrisë
në Kosovë është e regjistruar edhe në
librin e pacientëve, e cila figuron se
është e lindur në vitin 1974.
“Gjatë gjithë kohës sa ajo është kuruar,
me të kanë qëndruar dy pjesëtare të
Policisë së Kosovës dhe një përkthyese
”, thotë mjeku Avdush Bajgora.
“Pas të gjitha fotografimeve dhe
incizimeve, ajo është liruar për në
shtëpi”, sqaron mjeku për Express.
Në raste të dhunës, zakonisht Policia e
Kosovës është e obliguar që rastin ta
regjistrojë. Por jo kësaj here, në raportin
e zakonshëm zyrtar të sigurisë për
njëzet e katër orët e ditës së martë, 20
korrik, i cili publikohet në ditën
pasuese, ky rast nuk është askund.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës nuk kanë
qenë në gjendje të japin asnjë shpjegim
në lidhje me këtë çështje, edhe pse dy
pjesëtarë të saj e kanë shoqëruar gjatë
tërë kohës gruan e ambasadorit
austriak.
Megjithëkëtë, jozyrtarisht, Expressi ka
kuptuar se rasti nuk është lejuar të
regjistrohet me insistimin e vetë Irina
Stojan Kriskoëa, gruas së ambasadorit.
Gazeta ka kontaktuar edhe zyrtarë të
Ambasadës së Austrisë në Prishtinë, të
cilët megjithëse premtuan e do të japin
qëndrimin e tyre zyrtar, ata këtë nuk e
bënë. Sipas tyre, Ambasadori nuk
ndodhet në Kosovë dhe deri në javen
tjetër nuk mund të japin asnjë përgjigje.
*Reporter i gazetës Express në Prishtinë

Ana Lika dhe Ilda Qarri, si e shohin veten dhe të tjerët, dy vajza-kubiste në Shqipërinë e verës së 2010-s



ENTELA RESULI
“Vlonjatët janë ata që na kanë pritur më mirë dhe aty
kënaqemi më shumë”. Ky është vlerësimi që dy kubistetbalerina
bëjnë për Vlorë, qytetin ku punojnë më së shumti
k%to ditë të nxehta vere.
Ana dhe Ilda janë shumë te reja. Ana ka një trup balerine,
Ilda, më afër asaj çka njerëzit kanë ndërmend kur thonë
kubiste. “E megjithatë, ne nuk jemi si kubistet jashtë
Shqipërisë”, - thonë ato me nxitim që në fillim të bisedës,
- sepse “ato jashtë, zhvishen”.
Ato thjesht kërcejnë. Plotësojnë njëra tjetrën duke folur:
“Ne jemi pjesë plotësuese e shfaqjes, nuk jemi shfaqja
vetë, ama këtu te ne nëse ti heq vetëm xhaketën, njerëzit
të vënë vulën”.
U mjafton një vështrim të kuptohen me njëra-tjetrën. Janë
shoqe që kur kanë qenë 2 vjeçe...
Vajza, kur keni filluar të kërceni nëpër lokale nate?
Ilda: Unë kam filluar me videoklipe. Më pas fillova të kërceja në
lokale nate, në Vlorë. Kam filluar para tre vjetësh dhe vijoj.
Ana: Unë kam filluar vjet faktikisht. Në fillim nuk më pëlqente.
Kur i shikoja vajzat e tjera që kërcenin, thosha; uuu, unë të kërcej si
ato? Kurrë! Vitin e kaluar Ilda që më mbushi mendjen që ta
provoja. Pas asaj më pëlqeu vërtetë shumë dhe fillova.
Pse ky profesion? Çfarë ju tërheq tek kjo që bëni?
Ana (është gjithnjë e para në përgjigje): E para e punës, unë
ndihem mirë me veten. Unë vazhdoj shkollën e baletit, e cila të jep
një profesion të mirëfilltë. Por nuk ke të ardhme, sepse pas
shkollës do të përfundosh në Teatrin e Operas dhe aty nuk ke vend
për të kërcyer. Sepse ka balerina më të vjetra që vazhdojnë ende të
punojnë. Në disko ke një kënaqësi tjetër se merr të ardhura, ndërsa
në baletin klasik kjo nuk ndodh. Kur je sipër atij banaku vëren që
të shohin njerëzit dhe kënaqen me ty. Ajo është kënaqësia më e
madhe. Për më tepër ka njerëz që vijnë në një lokal vetëm se
jemi ne. Thonë “hajde shkojmë atje se ka kubiste,
balerina”.
Ilda: E njëjta gjë është edhe për mua, kjo është e
bukura që je më afër njerëzve, këtu kërcen sipas
qejfit tënd.
Cila është ana negative?
Ana: Le të themi që është pak a shumë e njëjtë.
Në baletin klasik ti je në skenë, nuk dëgjon asnjë
koment, sepse publiku është larg. Kurse nëpër
disko ti publikun e ke ngjitur. Dëgjon fjalë të
mirë, por nuk të shpëtojnë as të këqijat. Për më
tepër që këtu tek ne shumë njerëz nuk e kuptojnë
punën që ke dhe shpesh flasin negativisht. Ka raste
që më ka ndodhur të shikoj njerëz që të kënaqen me
kërcimin tënd e pasi të kanë soditur mirë e mirë, të
këpusin ndonjë shprehje: Ore, po ka familje kjo vajzë
apo nuk ka? Dhe ti ndihesh keq, demoralizohesh.
Keni probleme me klientë të ndryshëm në lokal?
Ilda: Në lokal jemi të mbrojtura, pasi janë truprojat.
Problemi është jashtë lokalit. Ka pasur raste që jemi ndier
vërtetë keq.
Ana: Na ndodh. Një herë ishim me Ildën duke kërcyer, ajo
në një banak dhe unë në tjetrin. Në këmbët e mia ishte
‘Na shohin, pastaj thonë:
A KA FAMILJE
KJO VAJZË?!’
një çift. Ai djali më shihte, e dashura e vet i mbyllte sytë dhe më fuste
lekë te këpuca duke më thënë: Ik kërce nga banaku tjetër, ik. Gjëra të tilla
ndodhin shpesh. Ose kur ishim në Velipojë. Ishte njëri që qante. Më kapi
njërën këmbë dhe më thoshte: “Aman, ngrije njërën këmbë, të lutem”.
Derisa i them, vetëm më lësho se do ta ngre unë këmbën.. Dhe pronarët jo
ta merrnin dhe ta nxirrnin jashtë, por të gjithë qeshnin me veprimet e atij.
Pastaj ka edhe raste të tjera. Njerëzit të “privatizojnë” direkt. Del dikush e
ia këput: Atë bionden aty lart nuk e gëzon njeri, ajo është e imja :).
Ju keni bërë shkollë baleti?
Ana: Po, unë jam në shkollë në vitin e katërt.
Ilda: Unë jo, jam në vitin e katërt në shkollën ekonomike. Kur doja unë
të vazhdoja baletin, familja nuk e pa të arsyeshme, kështu që po e
kompensoj tani në një formë tjetër.
Ju keni një koreografi, mbi të cilën kërceni?
Ilda: Joo, është stil i lirë. Ne kërcejmë sipas muzikës dhe si të na
vijë. Por edhe të jesh kubiste ka artin e ekzibicionit, duhet të
lagesh me ujë, të bësh spektakël, ky është shou i kubistëve.
Ju i ndiqni performancat e kubistëve të huaja?
Ana: Jo, ato janë tjetër gjë nga ne. Ato edhe zhvishen. Ndërsa
këtu tek ne mjafton të heqësh xhaketën, vërshojnë epitetet e të
tipit: A ka familje kjo vajzë...! (qesh sa herë që thotë këtë
shprehje, të cilën e thekson herë pas here).
Sa paguheni në një natë?
Ana: Te 100-euroshi, por varet shumë nga lokali dhe vendi ku
gjendet. Zonat më të shtrenjta janë Saranda dhe Vlora. Kemi shkuar
dhe nëpër dasma, ku nusja ka dashur t’i bëjë surprizë dhëndrit dhe na
kanë ftuar. Janë nuset ato që e kërkojnë. Atje kërcejmë vetëm 5 minuta.
Sa e çojmë djalin që martohet nga tavolina dhe fillojmë ta zhveshim.
Hiqet xhaketa, kollarja, zbërthejmë deri diku këmishën dhe pastaj....
ikim.
Familjet tuaja e kanë problem punën tuaj?
Ilda: Jo, mua nuk më kanë penguar për këtë. Ndoshta, pasi nuk më lanë
të shkoja në shkollën e baletit dhe panë që kërcimi ishte diçka që unë इ
doja vërtet, më lanë të merrem me kërcimin
në këtë lloj mënyre, si një formë kompensimi.
Ana: Jo, absolutisht. Janë ata që më shtynë të
futesha në balet, ndërsa për kërcimet në
lokale nate nuk e kanë problem.
Po shoqëria juaj çfarë thotë për punën tuaj?
Ana: Njerëzit që kemi miq i kemi balerin
dhe balerina, kështu nuk e kemi problem
këtë pjesë.
Ilda: Për mua s’është problem.
Po marrëdhëniet tuaja personale me djemtë?
Ana: Lidhja ime ka përfunduar.. Pikërisht për
problemin e kërcimit. Dreqi ta hajë, ti me ke
njohur mua me këtë profesion, unë nuk
fillova kur të njoha ty..
Ilda: Jo! Nuk kam një lidhje aktualisht.
Keni kërcyer, në cilat lokale të bregdetit?
Ilda: Kemi kërcyer më së shumti në Vlorë,
Sarandë. Velipoja ka filluar vjet.
Kush janë më të mirë?
Të dyja: Pa dyshim vlonjatët.
E keni menduar ndonjëherë që ky profesion nuk
do të zgjasë shumë?
Ana: E kemi ditur këtë që në fillim dhe nuk
mendojmë që ta vazhdojmë gjatë. Besoj që
vitin tjetër do të shkëputem prej tij.
Ilda: Unë nuk pretendoj që kur të shkoj 25
vjeçe të jem ende kubiste. Drejtimi im është
ekonomia, për të cilën po vazhdoj edhe
shkollën. Kjo që po bëjmë tani është në radhë
të parë argëtim dhe sigurisht punë me të
ardhura të kënaqshme.
Bie telefoni. Ana ia kalon Ildës. Ajo është më e
qetë dhe di të flasë: “Këtë fundjavë? Po, jemi të
prenotuara diku tjetër. Duhet të flasim...”