Wednesday, July 16, 2008

FESTVALI I PARE FOLKLORIK I DIASPORES SHQIPTARE

FESTVALI I PARE FOLKLORIK I DIASPORES SHQIPTARE NE SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES

Arritjet e tij, vlerat dhe mesazhet, debatet dhe diskutimet rreth tij।

Bisedoi: Trojan Berizhdoli

Bisede me udheheqesin artistik te festivalit,
Gjovalin Lumaj

Kuvendi: Z.Gjovalin, a ju duket me vend nje bisede mbas nje aktiviteti te veçante. i cili pa i bere asnje zbukurim ishte shume mbreselenes per komunitetin tone?

Perderisa gjithnje kam qene dhe vazhdoj te jem mik i “Kuvendit”, nuk kam pse te mos shtrohem ne “Kuvend” e te theme ato qe di. Perderisa ju e vlersoni si interesante nje bisede rreth nje festivali mjaft interesant, une po bashkohem me mendimin tuaj.

Kuvendi: Le te futemi drejtpersedrejti ne teme. Si lindi ideja e organizimit te ketij festivali, cili mund te quhet “ Arkitekti” qe beri projektin e tij?

Mund te them se arkitekt i festivalit eshte Don Anton Kqira, i cili kerkoj prej nesh per te bere nje diçka te re,por nje diçka te vlefshme, dhe Fran Gjoka i kishte propozuar festivalin folklorik. Ishte nje merak i kahershem,ishte dhemballa, qe na dhimbte me shume gjithe keto vite,ishte nje enderr, por ishte edhe nje detyrim ndaj vlerave tona me te shkelqyera, te cilat jane nen kercenim serioz.

Kuvendi: Dhe ju pa hezitim u bete pjese e tij ?.

Pa asnje hezitim dhe me deshiren me te madhe. Aty me dukej se gjej vetvehten. Pjese e festivaleve folklorike jam ketu e 35 vjet me pare. Pra edhe kjo pjesmarrje ishte me gjithe shpirt, sepse ne keto aktivitete ka qene gjithnje shpirti im.

Kuvendi: A jeni ndeshur ndonjehere ne menyre te drejtperdrejte apo me aludime se perse Kisha behet organizuese e ke-tyre aktiviteteve me permasa kaq te medha?

Jam ndeshur jo ne menyre te drejtperdrejte. Ka aludime, ka thashethemnaje, se pse Kisha eshte sipermarrese e ketyre aktiviteteve. Ka shpifje e akuza edhe ne aspektin se çfare dua une ne aktivitetet e Kishes etj. Etj Te gjitha keto une i percjell ne heshtje, nuk bej akuza dhe nuk mbaj qendrime hakmarrese, ne nje vend te lire, ku fjala eshte e lire nuk ke pse revoltohesh, njerzit jane te lire per te thene realitetin, jane te lire per te bere akuza, jane te lire edhe per t’u shpifur. Sejcili thote ate çka mendon e çka ndjen.Fjala ka vetem nje kontroll; logjiken dhe ndergjegjen e atij qe e flet.

Sa i perket asaj te drejte te Kishes Katolike per te organizuar aktivitete te tilla, eshte per te ardhur keq per ata qe mund te kene ankesa. Keqardhja eshte ne aspektin se sa pak e njohin historine dhe traditen e kultures shqiptare, sa pak e njohin rolin e madh qindravjeçar, qe ka luajtur Kisha ne ruajtjen e ketyre vlerave. Besoj se nuk ka nevoje te komentohet diçka qe dihet mire, por uroj ta dine me mire dhe te lexojne me shume ata qe kane paqartesi. Kishes i
takon, sepse kete legjimitet ja ka lene veprimtaria madhore e saj nder shekuj ne ruajtjen e gjuhes, kultures dhe gjithe
vlerave me esenciale.

Kuvendi: Juve a jeni ne dijeni per reagimet qe ka lidhur me emertimin e festivalit si festivali i pare folklorik i diaspores shqiptare?

Qe do te ketet debat per emra te veçante pjesmarres ne festival e prisja, por qe te kete debat per emertimin e festivalit kete nuk ma merrte mendja, kete e kam degjuar edhe haptas. Nuk kam asnje paknaqsi ne kete drejtim, asnje kundervenie ndaj atyre qe e shprehin. Ketu ka nje gabim, apo keqkuptim te vogel, mbasi nuk dallojne artin nga argetimi. Festivali folklorik nuk ul vlerat, nuk zbeh aktivitetet rreth 30 vjeçare, qe jane organizuar dhe jane quajtur festivale. Ato kane qene dhe mbeten shume te rendesishme, meritojne nderim e respekt, sepse kane afruar shqiptaret e, veçanerisht
rinine, kane dhene kontribut te veçante ne ruajtjen e kanges
e argetimit shqip, kane dhene ndihmese te konsiderueshmefinanciare edhe per ndertimin e Kishes, ndaj dhe gjej rastin per te shprehur respektin tim per organizuesit dhe te gjitha grupet muzikore pjesmarrese.

Kuvendi: Thene me nje fare perkufizimi, çdo te thote fjala Festival ?..

Nje pyetje pak si anakronike kjo, sot ne vitin 2008, e kuptoj perse e beni e ju jap te drejte, dhe po e shpjegoj mbase e di permendesh. Festival do te thote prezantimi i vlerave te artit dhe konkurimi i ketyre vlerave, konkretisht festivali folklorik , sepse i prezantoj keto vlera dhe pati konkurim te ketyre vlerave. Ne se do te kishte prezantim te ketyre vlerave, por jo konkurim, do te emertohej manifestim i vlerave folklorike,pra gjithçka eshte e qarte , festivali i pare folklorok e meriton kete emer dhe e gezofte!

Kuvendi: Theksohet shume se ne diasporen Shqiptare eshte kisha e New Yorkut qe ka realizuar 17 festivale te tilla ne skene.

Edhe kete e di, kam marre pjese tri here ne keto festivale, dy here si i ftuar ne skene per per ta pershendetur me humor, dhe nje vit kam qene antar Jurie.
Ata e kane zgjidhur drejt emertimin; “ Festivali i 16 apo
i 17, Shqiptar” dhe, jo festivali folklorik i cili megjithse ka mjaft elemente te folklorit, nuk mund te quhet i tille, mbasi ka edhe kengen e lehte, edhe elemente te tjere jo folklorik, pra eshte nje festival “ Mix” Shqiptar, Diaspora Shqiptare asnjehere nuk ka organizuar nje festival te mirfillte folklorik , kete e realizoj vetem Kisha e ShenPalit, duke sjelle diçka te re ,qe une mund ta quaja nje mrekulli.

Kuvendi; Me kete juve do te thoni se jeni udheheqesi artistik i nje mrekullie ?...

Ju gazetaret jeni zhbirilues, por edhe pak cinike, une nuk e kam per natyre te nxjerr ne pah “UNIN” tim, jeta ime teper e thjeshte nuk e ka provuar asnjehere kete “Luks” Nuk i shmangem fjeles mrekulli, sepse e tille ishte, ajo ishte nje mrekulli organizative, ku qendron merita e Kishes se Shen Palit, e meshtarit, e keshillit te Kishes, e gjithe stafit te saj,ndersa ne pjesen e mrekullise artistike, qendrojne artistet, kengetaret, instrumentistet e sidomos valltaret, qe artistikisht ishin pjesa me vitale, ishin bukuria dhe larmia e festivalit.

Kuvendi: Dhe roli i udheheqesit artistik ishte i pa perfilleshem ne festival?

Nuk ishte as i pa perfillshem, e kurrsesi kryesor, ketu ka nje kuptim jo te drejte per udheheqjen artistike, udheheqes artistik nuk eshte titull per tu kapardisur, eshte pune e rende e me shume pergjegjesi, udheheqesi artistik eshte si puna e guzhinjerit.

Kuvendi: Dhe ju duket i gjetur krahasimi i udheheqesit artistik me guzhinjerin?

Plotesisht i gjetur, kete mund ta argumentoj. Guzhinjeri ka per detyre te pregatise gjellet, eshte pergjegjes per shijen dhe aromen e tyre, per bukurine ne paraqitjen e tyre ne tavoline, per radhen dhe rregullsine e shtrimit,te tavolines e te tjera. Kete pune ben edhe udheheqesi artistik ne libretin, prezantimin, lidhjen dhe radhen e çdo pjese artistike , kujdesin per njetrajtshmerine pa krijuar “kolpo”, guzhinjeri e ka absolutisht te ndaluar te dale neper tavolina , puna e tij eshte vetem ne guzhine. Udheheqesi aristik e ka te ndaluar te dale ne skene, ai qendron prapa saj. Ai ashtu si guzhinjeri ka pergjegjsine para te zotit te shtepise per ato qe pregadite, guzhinjeri dhe udheheqsi artistik nuk duken, nuk ka rendesi fare emri i tyre, puna e tyre eshte qe tavolina dhe skena te
jene te pelqyeshme, me rregullsine e shijen e duhur.

Kuvendi - Duke shikuar artistikisht festivalin a jeni i kena qur me nivelin, a keni arritur artistikisht pretendimet tuaja?

Ne ballafaqim me realitetin e ketushem, me kushtet dhe mundesite reale, veshtirsite per grumbullimin e pregatitjet e, veç kesaj veshtiresive te krijuara per shkak te konceptimeve jo te drejta, mund te them qe u realizua me e mira e mundeshme, jam shume i kenaqur edhe artistikisht per ato çfare paraqiten te gjithe pjesmarresit, dhe natyrshem ndjehem mjaft i kenaqur qe isha pjese e ketij realizimi.

Kuvendi: Diçka konkrete per programet e dhena, nivelin apo disnivelin ndermjet konkuruesve?

Kam mendimin se te gjithe u paraqiten mire, konkurenca ishte mjaft e forte, te gjithe ishin pretendues jo me fjale, por me vlera, me duket se gjithçka ishte e realizuar jo keq dhe kishte emocione, shperthimet e duartrokitjeve ne salle me jepnin sinjalet e suksesit, gjoksi me mbushej plot, por per
imtesi nuk mund te flas mbasi nuk e pashe festivalin.

Kuvendi: Si nuk e pate, nuk ju lane emocionet apo dicka tjeter?

Une isha i mbyllur ne ate dhomen e vogel qe komunikon me skenen, ne ate dhome qe mund ta quaj “dhoma e etheve”,mbasi e tille eshte per ata qe e ndjejne pergjegjesine e daljes para publikut, aty eshte “Guzhina” qe folem pak me lart. Nje mendim me kompetent mund ta jap per festivalin, vetem
mbasi te shoh filmimet, aty me siguri do te gjej shume dife
kte te punes time, te cilat mund te mos i kete kapur publiku,por syrit tim nuk do ti shpetojne.

Kuvendi: Megjthate nga kontaktet me grupet, nga provat te cilat i keni ndjekur ketu e ne New York, ju keni krijuar konsi deratat tuaja, a mund te na thoni diçka?

Vlersimet i ka dhene Juria, une nuk mund te ri-vlersoj, por mbeshtetur ne pervojen time mbi 35 vjecare, sidomos kur behet fjale per folklorin, dhe sidomos per skenen me vlerat folklorike , edhe pse pa tituj e grada shkencore, mund te debatoj me ata qe i kane keto tituj e grada, pra dua te them se pavarsisht nga vendimet e jurise te cilat jane te pa konte stueshme, une kam mendimet e mia, te cilat i bazoj ne vlerat reale te prezantuara…

Kuvendi: Konkretisht cilat jane keto mendime ?..

Pjesa me e bukur, me e realizuar, mrekullia e vertete e festivalit ishin vallet,. Edhe pse une jam me i lidhur me kengen, kjo nuk do te thote se nuk vlersoj vallen. Juria per vallet dha nje vlersim te mbeshtetur plotesisht ne profesinalizem dhe ne vlerat reale te prezantuara.E shfrytezoj kete rast per te shprehur mirnjohjen time, si dashamires i ketyre vlerave per te gjithe valltaret pjesmarrese,nga te vegjlit e grupit te valleve te qendres “Gjergj Kastrioti”te rinjte e te moshuarit, grupin shume profesional te valleve“ Bashkimi “ te Bostonit, grupin mjaft elegant te valleve “ Rozafati” te Kishes “ Zoja e Shkodres” New York, por
edhe valltaret Kelmendas qe prezantuan valle plotesisht folklo
rike te tradites se tyre.

Kuvendi: Cilat valle ishin me te realizuarat sipas jush?

Vallja e Pamvarsise eshte madheshtore, ajo te mahnite me madheshtine, forcen dhe mesazhet e saj e nuk te jep asnje mundesi te vrojtosh e te gjesh ndonje element te vockel te pa realizuar mire, madheshtia perlane perpara gjithçka. Nuk e di se si ka mundur Joli Paparisto te gershetoje aq madherishem te gjithe elementet perberes te valles ne nje bllok te mrekullueshem e unikal, kjo eshte pune artisti, talenti e vullneti.
Vallja me e veshtire per t’u realizuar per mendimin tim
ishte vallja “ Vaj e mall per Camerine” Vetem koreografet e dine se çdo te thote te realizosh nje valle mbi motivet e nje kenge, kete mund ta beje vetem Bashkim Braho, i cili i ka dhene grupit te valleve ato nivele, qe sot mund te shihen me admirim, e pse jo edhe me zili prej trupave me profesioniste. Mjaft te realizuara ishin edhe vallet e grupit “Rozafati”.Aty gershetoheshin bukur motive, madheshtia e tije me elegancen. Personalisht une sapo e kam pare vallen e Flamurit i kam dhene piket e plota, ashtu si edhe valles se vajzave per elegancen e admirueshme, si edhe vallen e burrave me motive te veriut per karakterin burreror, dhe rrenjet e saje ne thellesite e e folklorit tone;
Ju lumte valltareve te “Rozafatit”, dhe koreografes se talentuar
Angjelina Nika! Nuk mund te anashkaloj vallen e shpatave, vene ne skene
e luajtur me aq origjinalitet nga te rinjet e shoqerise kulturo
re artistike “ Kelmendi”, apo vallen e kendueme te tradites , e cila shpalosi folkun dhe madheshtine e bjeshkeve.

Kuvendi: Po per kenget keni rezerva, perderisa vlersoni aq lart vallet, mos jeni disi i zhgenjyer nga kenget?

Pse vlersova me lart vallet, nuk nenvleftesova kenget , te cilat per kohen qe u punua per to dhe mundesite konkrete i kaluan parashikimet qe kisha, jam dokort me vlersimin e kenges me te mire “Nuk kam djem me u kalbe ne qeli”,jo pse ishte teksti im dhe motivi i Fran Gjokes, kenduar nga Rrok e Lindon Gjelaj, por se ishte kenga me e fuqishme e veç kesaj ishte edhe me aktualja. Kam rezerva per çmimet e tjara, mbasi nuk u bazuan shume ne vlera reale, por me shume ne konsiderata.

Kuvendi – Sa e justifikoj emrin Folklorik ky festival me ato çka prezantoj ne skene?

Them qe e justifikoj plotesisht, gjithçka ishte mbi baza folklorike, edhe vallet pavarsisht nga perpunimet e zbukurimet koreografike, motivet i kishin plotesisht folklorike. Ne kenge erdhi bukur e gershetuar epika me liriken,Ne shoqerim erdhen instrumentet e tradites, kishte kenge ta kenduara edhe pa muzike, por kishte edhe ndonje kenge te karakterit koncertal, dihet nuk mund te shmangej gjithçka per te sjelle folklorin e kulluar.

Kuvendi: Cili ishte programi me i realizuar sipas jush?

Pa asnje diskutim qe ishte i qendres kulturore “Gjergj Kastrioti” i Kishes se Shen Palit. Aty kishte vlerat e nje ansambli te vertete, kishte shtrirje te madhe, kishte gjithperfshirje, aty ishte prezent kenga e Shqiperise se jugut e prezantuar mjaft bukur e me nivel nga Kastriot Ago, kenga e Shqiperise se mesme e prezantuar denjesisht nga Perparim Mefaja e Albert Abedini
Jarja Shkodrane u prezantua me origjinalitet nga Sokol Martini, qe u nderua edhe me çmim, ne program ishte
Kenga e fuqishme shperthyese e Malsise se Madhe e Kosoves, aty perfshiheshin te gjitha moshat nga 8 deri ne 80 vjeç, grupi perbehej prej rreth 40 pjestaresh, nga te cilet 14 ishin femra. Nuk e di se si nuk kane influencuar tek Juria keto fakte absolutisht te pa diskutueshme nuk e di se si i anashkaloje, nejse kjo eshte pune e tyre, une nuk kerkoj anullimin e “golit” , edhe ne qofte se eshte pak si i dyshimte..

Kuvendi: Cila shoqeri, ose cili grup paraqiti program me te pasur folklorik, kush i kishte vene me mire e me origjinalitet ne skene vlerat folklorike?

Pa as me te voglin diskutim, shoqeria kulturore-artistike “ Kelmendi”, e cila solli ne skene shume elemente, kishte program jo vetem te pasur, por edhe te realizuar mire, aty ishte kanga burrnore, motivet e odes kelmendase , puna e dores, djepi dhe kanga e djepit, buljera dhe sherri i mejdanit. Ishte kushtrimi dhe lahuta,edhe pse me pak stonim, ishte i vetmi grup me lahute.

Kuvendi: Dhe me keto qe thoni Kelmendi mund te merrte nje çmim me prestigjioz ?...

Kjo nuk perben asnje shqetsim, ata sollen vlera ne skene, u duartrokiten fuqimisaht nga publiku, te tjerat nuk kane rendesi, kelmendasit historikisht jane mesuer me ju hanger haku, te shkoje edhe kjo tek te tjerat, Une nuk e paragjykoj, por e di shkakun; Kelmendi ishte nje emen i vogel , ne krahasim me emrat e tjere qe konkuruan ne festival.

Kuvendi: Nje pyetje disi e veçante. A ka patur ndonjehere reagime per drejtimin e ketyre aktiviteteve nga ju dhe kolegu juaj Fran Gjoka?

Ne me te shumten e rasteve kemi marre pershendetje, mesazhe falenderimi, jemi shperblyer maksimalisht me duartrokitjet e publikut per programet e realizuara, normalisht kemi patur edhe vrejtje e propozime per permirsime, te cilat kane qene shume dashamirese, duhet pranuar se veç kritikeve qellimmire per te rritur nivelin, ka patur e kaq edhe kritizere, te cilet nuk kane aftesine te flasin per vlerat artistike te skenes, dhe flasin per personat.

Kuvendi: Ne veprimtarite e viteve te fundit, cilat do te veçonit me te arriturat artistikisht ne qendren kulturore te Kishes se Shen Palit?

Jane shume, por une do te veçoja koncertin qe u dha me rastin e inagurimit te monumentit te Gjergj Kastriotit prane Kishes se Shen Palit, ku presidenti i atehershem i Shqiperise z. Alfred Moisiu tha; “Ketu ka vend per te marre shembull edhe Tirana , edhe Prishtina”. Ndonse me nje natyre tjeter, por mjaft i realizuar artistikisht ishte 40 vjetori i meshtarise te Don Anton Kqires ne qershorin e vitit te kaluar, ndersa per nga madheshtia, per nga vlerat dhe mesazhet qe solli, e pse jo edhe per vete nivelin artistik, festivali qe sapo u mbyll eshte nje kulminacion.

Kuvendi: Keni synime per te ardhmen ne kete drejtim, cilat mund te jene kerkesat kryesore ndaj vehtes suaj?

Ajo qe deshiroj eshte te shikoj nje te ri shqiptar te merret me udheheqje artistike programesh, do isha i gatshem per ta ndihmuar me gjithe shpirt e ne çdo kohe,nuk i sherbej te ardhmes, nese nuk mendoj keshtu, skena kerkon jo fetem forma te reja, por edhe fytyra te reja, pra mendoj largimin fizikisht per arsye moshe e mundesie, por duke qene i pranishem me ndihmen e pa kursyer me tekste, librete e çdo ndihme, qe te me kerkohet nga ata qe do te jene ne krye te ketyre puneve.

Kuvendi: Diçka per krijimtarine tuaj dhe synimet?

Nga miqte e mi , nga ata qe me njohin e me akuzojne si magazine pa inventar, kam marre shume sinjale e kritika, kam filluar ta sistemoj “magazinen” dhe po punoj per nje liber, i cili mund te dale deri nga fundi i vitit, ndoshta pak me vone, kjo nuk mvaret vetem nga une.

Kuvendi: Po per tekstet e kengeve ?..

Çdo dite e me pak, jam i gatshem pa asnje hezitim, kur eshte fjala per qendren kulturore “Gjergj Kastrioti” te Kishes se Shen Palit, dhe per shoqerine kulturore artistike“ Kelmendi” ne New York.

Kuvendi: Cila ju duket kenga me e sukseseshme nga krijimtaria juaj.

Ka shume qe kane patur sukses, suksesi i kenges nuk eshte vetem teksti, ai mbetet i vdekur ne nje cope leter ne se nuk ka muziken e mire te harmonizuar bukur me nje vokal te mire, pra me kengetarin. Nisur nga keto, nje nder me te mirat, ndoshta me e mira eshte “Lavdi te qofte Malsi e Madhe” kenduar nga Fran Gjoka, ajo i kalon caqet e nje kenge, ajo shembellen me nje balade. Nuk mund te mohoj suksesin e shume kengeve te kenduara nga Nikolle Nikprelaj, Shtjefen e Lena Lulgjuraj, Hane Nikprelaj e shume e shume te tjere pa harruar Vasel Shkrelin dhe veçanerisht djemte e mrekullueshem kelmendas, ku vargu im ngjitet si me magji.

Kuvendi: Cilen cilesi çmon me shume Gjovalin Lumaj?

Me shume se gjithcka çmoj moralin, kur ke moralin ke edhe te drejten morale per te pretenduar per gjithçka ne jete.

Kuvendi: Po çfare urreni me shume ?..

Urrej gjithçka eshte ne kundershtim me moralin, kjo ndoshta duket pak si anakronike sot, por.. ç’te bej, keshtu jam une.

Kuvendi: A ju duket vehtja ne nje fare menyre person publik, si ndjeheni ne kete aspekt?

Kur shkruan, kur krijon mire apo keq dikush shikon degjon, lexon, kritikon, por une kete e ndaj ne dy rrathe njeri eshte i vogel, por shume i rendesishem, tjetri eshte rrethi i madh por qe nuk ka shume rendesi per mua. Nese kam respektin dhe perkrahjen prej familjes sime, prej te afermve, prej fisit shokeve e miqve, prej atyre me te cilet kam lindur e jam rritur, per te tjeret nuk me intereson fare, nese me njohon apo jo, ne se flasin mire apo keq, aq me ben. Fale zotit qe deri sot jam mire me kete rrethin e vogel, te cilet i dua shume dhe qe edhe ata kane dhene provat e tyre te repektit e mbeshtetjes time, aty tek ajo mbeshtetje vazhdoj ti kem krahet.

Kuvendi: Cili mund te ishte mesazhi juaj?

Perseriteni edhe nje here pyetjen ju lutem

Mesazhi juaj cili do te ishte?

Une nuk jam i afte te jap mesazhe, qe te japesh mesazhe duhet te ngjitesh ne ato lartesi, te kesh akumuluar aq drite nga jeta, dhe pastaj ta shperndash ate si mesazh. jane te pakte, por jane te lumtur ata njerez qe e fitojne kete te drejte, nga qe nuk jam i afte per mesazhe, po jap nje pershendetje te sinqerte per “Kuvendin” dhe lexuesit e tij.
Mesazhet i dha festivali i pare folklorik i diaspores shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ky festival, si shume te tjerve, me solli shume emocione, asnjehere nuk e kam ndier me shume krenarine si ahqiptar, dhe gjate koncertit te kelmendasve u ndjeva shume krenar qe jam i kelmendas, te gjithe festivalistet ishin te mrekullueshem, Vete festivali m’u duk nje mrekulli, ndoshta nga malli e nostalgjia per ato vlera qe u jam perkushtuar gjithe jeten
… Ndoshta nje vegim, nje enderr e bukur ..ndoshta ?....

Kuvendi: Diçka per “Kuvendin”?

Ju pershendeta, ah.. po.. edhe diçka, “Kuvend” eshte emer i madh, e kam dashte dhe e dua “Kuvendin” jo vetem per emrin qe ka, por edhe per ato gjera qe kam gjetur ne te. Normalisht qe gjate gjithe kesaj pune ka edhe ndonje “ rreshqitje “ te vogel, fjala e lire, shprehja e lire, shkrimi i lire, pa censure e auto-censure, do te kene edhe ndonje perplasje,por gjithsesi une uroj qe “ Kuvendi “ te mbetet “Kuvend” burrash, ku te debatohet logjikshem e me argumente, dhe pas debateve kuvendtaret te dalin bashke per nje kafe.
“ Kuvendi “ tani eshte i pjekur, ka pervoje, ka miq te
shumte e, me siguri do ta rrise edhe me teper rrethin e kuvendtareve dhe autoritetin e “Kuvendit”, kete deshiroj kete uroj me gjithe shpirt per “Kuvendin” dhe ate qe eshte ne krye te vendit te ketij “Kuvendi”, Pjeter Jakun

Bisedoi: Trojan Berizhdoli


Monday, July 14, 2008

Mirënjohje dhe respekt

Mirënjohje dhe respekt
Shyqyri SELHANI
Populli shqiptar ka një kontribut të veçantë në luftën e madhe të koalicionit antifashist. Por, nëse bota perëndimore e në veçanti SHBA-ja, me ritme të shpejta e të suksesshme, përparonin në zhvillimin ekonomik, mirëqenien popullore drejt horizonteve të reja të demokracisë, në vendet e Evropës Lindore u vendos diktatura komuniste, që pengoi zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies, eliminoi pothuajse çdo element të demokracisë, duke i zhytur këto vende në varfëri, në mohim të lirive elementare demokratike. E natyrisht, në tërë këtë diktaturë Shqipëria zinte vendin e parë, ku varfëria, dhuna, mohimi i të drejtave më elementare të njeriut, ishin në shkallën më të lartë. E megjithatë, Shqipëria, e në veçanti Shkodra, nuk iu nënshtruan, nuk ulën kokën, nuk u pajtuan kurrë me pushtimin diktatorial komunist, e luftuan atë që nga format dhe rrugët demokratike, deri në ato të armatosura, duke shkruar nga faqet më të lavdishme të qëndresës popullore shkodrane ndaj komunizmit në Shqipëri e më gjerë. Janë deputetët, kryesisht shkodranë, të viteve 1946-1947, si Riza Dani me shokë, që me burrëri, mençuri e vendosmëri iu kundërvunë në Parlamentin shqiptar diktaturës komuniste, e diskretituan atë, duke treguar para shqiptarëve e botës, se në Shqipëri po varrosej demokracia e po vendosej një sistem tërësisht diktatorial. Parlamentarët demokratë, kryesisht shkodranë, e kishin të qartë se ç'do t'i priste ato dhe familjet e tyre, por vendosën të kryejnë detyrën, aktin madhor të deputetit popullor demokrat, duke pranuar vetëflijimin, sepse ato ishin përfaqësues të vërtetë të një populli demokrat. Dhe Riza Dani e të tjerë u pushkatuan, të tjerë u burgosën e u internuan, familjet e tyre u burgosën, i nxorën nga shtëpitë pronat e trashëguara, i internuan, i larguan nga puna, etj., etj. Kjo kundërvënie, sidomos e shkodranëve, ishte një sinjal i fuqishëm për komunistët, por edhe për popullin shqiptar, se Shkodra nuk do të mposhtej, do të vazhdonte luftën kundër komunizmit për liri e demokraci, gjë që u provua në 50 vitet në vazhdim. Komunistët bënë çmos t'i mposhtnin, siç filluan t'i quanin familjet e persekutuara apo të prekura, t'i bënin veglat e tyre, t'i gjunjëzonin komunitetet fetare, t'i deformonin ato, por dështuan. Ndaj tyre u ndoqën metoda e forma të ndryshme, si gënjeshtra, mashtrimi, manipulimi, internimi, burgosja, vrasja, të shoqëruara me tortura çjerëzore, por pjesa dërruese e kësaj shtrese, që sot quhen të përndjekur politikë qëndruan të bardhë, të ndershëm, me besim në njeriun e mbi të gjitha në Zotin, të hekurt e krenar. Asnjë propagandë e shfrenuar komuniste, dhunë çjerëzore, nuk mundi të ndotëte emrin e tyre, besimin e respektin në popull, në liri e demokraci. Studentët e gjimnazit të Shkodrës, qendër e luftës kundër fashizmit, por edhe për liri e demokraci, që në ditët e para, nuk u pajtuan me regjimin komunist, iu kundërvunë atij dhe shumë shpejt me dhjetra prej tyre u arrestuan, ashtu siç u arrestua edhe mësuesi demokrat Mirash Ivanai. Shkodra nuk mposhtej, por ziente. Këtë e ndjenin mirë komunistët, prandaj për të terrorizuar popullin, arrestuan me dhjetra e qindra shkodranë, figura të njohura intelektuale, tregtarë, biznesmenë të vegjël, pronarë tokash, familje me emër e me autoritet në Shkodër. Ngritën gjyqe falco, me dhjetra e qindra u pushkatuan, qindra e mijëra u burgosën. Shkodra qendroi. Viti 1945-1946 është një kulm tjetër i qëndresës së popullit shkodran kundër komunizmit, e në ballë të kësaj qëndrese ishin familjet me zë, të njohura për luftën për pavarësi, liri e demokraci e me mentalitet perëndimor. Në Shkodër e në Malësinë e Madhe u zhvilluan 2 kryengritje të armatosura antikomuniste, ndoshta të parat në Evropën Lindore. Ato udhëhiqeshin nga familjet me zë, si Adem Haxhia, Prek Cali, Kazazët e Shkodrës, Rrojët, etj. Shkodra u gjakos, por qëndroi. Për të mposhtur përfundimisht këtë shtresë kryengritëse qytetare shkodrane, shteti diktatorial hodhi në sulm skaljonet më të errëta, më xhahile, tërë Sigurimin famëkeq të Shtetit, duke thelluar më tej artificialisht luftën e klasave. Çdo ditë tellallët e tyre, shtypi, radioja, më vonë televizorët, organizatat bazë, Sigurimi i Shtetit, shefat e kuadrit, operativët, agjentët, degët e Punëve të Brendshme etj., u vërsulën në front të gjerë kundër tyre, duke i quajtur antishqiptar, agjentë të imperializmit amerikan, tradhëtarë, imoralë, pa ideale, kriminelë, hajdutë, etj., etj. Asnjë fëmijë i tyre nuk duhet të shkollohet në Universitetet e Shqipërisë. Krahas varfërimit ekonomik të tejskajshëm, një varfëri totale deri në shterpësi, duhet të mbizotëronte në klasën e quajtur e prekur, apo e deklasuar, siç i quanin komunistët. Por, Shkodra i njihte mirë ato, ishin figura që përfaqësonin traditat më të mira të shkodranit patriot, të aftë, me kulturë, punëtor, të ndershëm, por edhe trim, prandaj kurrë nuk u gënjye nga propaganda komuniste, nuk i përbuzi, por me sa mundi i mbrojti dhe u përpoq t'u lehtësonte sadopak dhimbjet. Ato qëndruan dhe Shkodra qëndroi. Afruan ngjarjet e mëdha të vitit 1990-1991 e në vazhdimësi. Klasa e ashtuquajtur "të prekur" apo "të deklasuar", ishin të parët, m'u në qendër të Shkodrës i hodhën litarin në qafë bustit të Stalinit, me qindra e mijëra shkodranë shoqëruan për në varrezat e qytetit trupin e të riut 18-vjeçar Pllumb Pllumbi, të vrarë në kufi, duke e shoqëruar me parrulla "Poshtë Komunizmi", "Liri-Demokraci". Po më 13 Dhjetor 1990, ishin pikërisht ata, sëbashku me studentë të Universitetit "Luigj Gurakuqi", që udhëhoqën demonstratën e madhe, hynë në katin e parë të Komitetit të Partisë, duke shqyer stendat komuniste, hodhën në erë bustin e diktatorit Enver Hoxha. Më 2 Prill 1991, ishin përsëri ata, që sot me respekt i quajnë shtresa e ish-të përndjekurve politikë, që sëbashku me të rinj të tjerë, u prinë masave të disa mijërave shkodranë, dogjën Komitetin famëkeq të Partisë. Vriten 4 djem të rinj, plagosen me qindra, por Shkodra qëndroi. Tani ata kanë arritur të ngrenë në këmbë tërë Shqipërinë. Demokracia është në sulm. Në ballë janë përsëri ata, ish-të përndjekurit politikë, bijtë e bijave të tyre. Në Shqipëri është themeluar PD dhe pas saj Degët në rrethe. Me qindra e mijëra ish-të përndjekur politikë vërshojnë drejt kësaj partie, bëhen anëtarë të saj. E tërë Shkodra shkon pas tyre. Një qytet i tërë, një rreth i tërë, pothuajse i gjithi anëtarë të PD-së. E masën e gjerë të shkodranëve e udhëhiqnin figura të tilla të nderuara nga kjo shtresë, si Pjetër Arbnori, Ali Spahia, Ernest Perdodaj, etj., etj. Në zgjedhjet parlamentare të 1991-1992, pjesa dërrmuese e deputetëve shkodranë demokratë janë nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë. Populli u beson, i respekton dhe i jep votën. Në krye të Parlamentit shqiptar deputetët demokratë, PD-ja, vendos një ndër figurat më të nderuara të kësaj shtrese, të burgosurin politik 28 vjet, zotin Pjetër Arbnori. Kryetar i Grupit të deputetëve Demokratë vendoset një ish-i përndjekur tjetër, Doktori i njohur Ali Spahia. Në shtetin e ri demokratik, në Qeverinë e re, emërohen ish-të përndjekur politikë me zë, si Alfred Sarreqi me shokë. Po kështu në rrethe, në Pushtetet Vendore, në pozicione kyçe e të rëndësishme, kryetar rrethi, bashkie apo komune, vendosen bijtë e bijat e ish-të përndjekurve politikë, si Ali Kazazi, nga dera e madhe e Kazazëve të famshëm, Filip Guraziu nga familja qytetare e vjetër Gurazezve, apo në Malësi të Madhe në një moshë mjaft të re 25-26-vjeçare, zgjidhet Kryetar i Rrethit, Gjovalin Bzheta, djalë i fisit me emër të Bzhetës, të njohur për luftrat për liri, demokraci e bujari. E pas tyre, në shkallë republike, qindra e mijëra vërshojnë në strukturat e ndryshme shtetërore, shoqata, në fushën e biznesit, etj., etj. Shumë shpejt koha vërtetoi se, komunistët nuk kishin arritur për 50 vjet jo më të eliminonin, por as të zvogëlonin aftësitë intelektuale, kulturore, arsimore, profesionale, drejtuese të shtresës së ish-të përndjekurve politikë. Shumë shpejt, ata treguan dhe shfaqën para shqiptarëve e kujdo tjetër, tërë fuqinë e tyre pozitive krijuese intelektuale. Ato u ballafaquan dhe ia dolën me sukses t'i bëjnë ballë problemeve të mëdha që nxirrte koha, pra, një Shqipërie demokratike që po lindte, si luftës për bukën, liberalizimit të çmimeve, privatizimit, ndarjes së tokës, krijimit të biznesit të ri, forcimit të rendit e qetësisë, të ligjit, të demokracisë. Janë këto vlera dhe aftësi të shtresës së të përndjekurve politikë, besimi e respekti shkodran ndaj tyre, ku edhe sot në pozicione kryesore drejtuese në qeveri, në pushtet vendor, prefekt, kryetar bashkie, kryetar i Këshillit Bashkiak e shumë kryetarë komunash, janë pikërisht nga kjo shtresë. Vitet e vështira të 1997, kur me kryengritje të armatosur komunistët erdhën në pushtet, ishin vite kur një pjesë e popullit, por edhe brenda PD-së jo pak njerëz u lëkundën, u tronditën, u hotuan, humbën ekuilibrin e ndoshta edhe shpresën, u thyhen. Një pjesë e vogël, që ia kishte parë edhe hajrin në drejtim qeverisë demokratike e PD-së, e braktisën atë, u fshehën, me muaj e vite nuk u bënë të gjallë, por pritën kur koha të ngrohet, të vijnë dallëndyshet që ato të dalin përsëri, të reklamojnë "meritat e tyre", të gjejnë për çudi mbështetje nga individë të veçantë me pushtet të fuqishëm në PD dhe të vihen përsëri në krye të strukturave të Pushtetit Vendor apo më gjerë. Por shtresat e të përndjekurve politikë përsëri qëndrojnë, ashtu siç qëndrojnë pjesa më e madhe e shkodranëve. Ato e mbështetën fuqishëm PD-në, kryetarin e saj Prof. Dr. Sali Berishën dhe me shembullin e militantëve të vërtetë të PD-së ringjallën shpresat dhe mijëra e mijëra shkodranë u rreshtuan përkrah PD-së e aleatëve të saj, Prof. Dr. Sali Berishës dhe me votën e lirë në Korrik të 2005 risollën në pushtet forcat demokratike. Ata, të cilët për 50 vjet nuk i kishte mposhtur komunizmi, u bënë pishtarë të përjetshëm në luftën për liri e demokraci, për shtet ligjor e demokratik.
Sot, shtresa e ish-të përndjekurve politikë, bijtë e bijat e tyre, janë një forcë aktive e gjallë e dobishme, që gëzojnë besim, mirënjohje e respekt nga një popull i tërë, burim frymëzimi për brezin e ri, për një të ardhme më të mirë.

Mesazhet e 2 Prillit 1991 - 2005

Mesazhet e 2 Prillit 1991 - 2005
Vitet rrjedhin njëri pas tjetrit, por rëndësia, vlerat, madhështia e 2 Prillit 1991, kur mijëra shkodranë u ndeshën me bishën komuniste dhe fituan, do të mbesë e përjetshme, monument madhështor përjetësimi për banorët e rrethit të Shkodrës, për gjithë Shqipërinë, burim nderimi e përkushtimi për 4 djelmoshat shkodranë: Arben Broci, Besnik Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, që u vranë nga bisha komuniste, sepse kërkonin liri e demokraci për të mbetur të pavdekshëm, për mijëra e mijëra shkodranë që atë ditë mbushën sheshin para ish-Komitetit të Partisë dhe e mposhtën atë. Ashtu si çdo popull në botë që ka ditë të shënuara dhe më të shënuara në historinë e tij, edhe shqiptarët, shkodranët rreshtojnë përkrah 2 festave madhore 28 Nëntorit 1912 dhe 1944, 2 Prillin që shënoi dhe shtyu përpara proçese demokratike aq të rëndësishme dhe të domosdoshme për mbarë popullin shqiptar. Nuk është rastësi që kjo ngjarje e madhe historike lindi dhe u zhvillua në Shkodër.
Komunistët pas dështimit total që patën në rrethin e Shkodrës, në zgjedhjet pluraliste të vitit 1991 ishin të interesuara t'i jepnin një goditje të fuqishme dhune shkodranëve, sepse kërkonin përmes kësaj dhune të nënshtronin dhe t'i mbyllnin gojën një populli të tërë. Ato prisnin momentin, të cilin e sajuan vetë, siç bënë 50 vjet me radhë, për të realizuar planin e tyre. Komunistët e njihnin mirë natyrën, psikologjinë, botëkuptimin, historinë e Shkodrës. Ata e kishin të qartë se në historinë mijëravjeçare të Shqipërisë, Shkodra zë një vend nderi, se në vite e shekuj ajo ka luftuar me armë në dorë kundër çdo pushtuesi, kundër komunizmit, duke vërtetuar më së miri natyrën patriotike, liridashëse, pluraliste, antikomuniste tek shkodrani. E kush më mirë se shkodrani për 50 vjet u ndesh me komunistët, duke bërë tëra përpjekjet, duke sakrifikuar edhe jetën për të larguar nga pushteti komunistët.
S'kishte burg në Shqipëri edhe në skajin më jugor që të mos kishte të burgosur politikë, të internuar shkodranë. Me qindra e qindra u pushkatuan, u burgosën, u internuan, por qëndruan. Në pasdrekën e 1 Prillit 1991, me qindra shkodranë, krysisht të rinj e të reja u grumbulluan përpara Komitetit të Partisë, duke hedhur parrulla kundër komunizmit, për liri e demokraci, me përjashtim të 5, 6 policëve që qëndronin me armë në dorë ulur në karrige në korridorin e katit të parë nuk dukej asnjë polic tjetër, me përjashtim të 2 oficerëve të policisë të veshur civilë. Ardhja e ish-Kryetarit të Degës PD Shkodër, z. Ali Spahia, anëtar i Kryesisë së Degës ndikoi pozitivisht në qetësimin e situatës. E nesërmja zbardhi e qetë, pavarësisht se tërë rrethi i Shkodrës jetonte me rezultatet e manipuluara të 31 marsit 1991. Studentë të Shkollës së Mesme "Jordan Misja", "28 Nëntori" dhe disa pedagogë të tyre, me libra në duar, u vendosën përballë Komitetit të Partisë rreth 50 metra larg derës hyrëse. Çdo gjë ishte paqësore, demokratike dhe e kulturuar. Të gjithë njezëri hidhnin paerulla kundër komunizmit, për liri demokraci, por asnjëra nuk ishte ofenduese.
Pas pak minutash arritën makinat e ndërhyrjes së shpejtë. Ata mbanin në kokë skafandra, në dorë shkopinj druri dhe gome. Pas 5 minutash numri i madh i ndërhyrjes së shpejtë u vërsul me klithma e britma, si bisha të vërteta mbi gjimnazistët. Sulmi qe i papritur. Të rinjve nuk u kishte shkuar ndërmend se mund të sulmoheshin me shkopinj prej druri kur demonstrata e gjimnazistëve ishte paqësore. Rreshtat e të rinjve u prishën. Mbi dhjetra vajza e dhjetra gjimanzistë u ngritën dhe goditën fort shkopinjtë e diktaturës komuniste, u dëgjuan klithma, thirrje, u panë të gjakosurit dhe të plagosurit e parë. Djemtë, ato më të guximshmit, u përpoqën të mbronin shoqet e tyre, duke i mbuluar me trup. Shteti i diktaturës komuniste po gjakoste lulen e rinisë, gjimnazistët. Pas pak minutash në Shkodër u dha alarmi. Me dhjetra e qindra, pastaj me mijëra u grumbulluan në sheshin para Komitetit të Partisë. Ata vinin nga Kirasi, Sarreqi, Dërguti, Dudasi, Arra e Madhe, Perashi, Rusi, Skënderbegu, nga tëra lagjet e qytetit të Shkodrës. Pas pak filluan të vinin nga fshatrat përreth, në krye të të cilëve shquheshin të rinj nga Postriba, një grup i madh të rinjsh në moshë 14-16 vjeçare mes të të cileve shquhej Ardian Faz Shabaj, i cili u bashkua pastaj me masën e madhe të të rinjve që filluan të përlesheshin. Pas pak arritën protrestues nga Malësia e Madhe. Komunistët u tkurrën, u trembën, u tmerruan dhe ia mbathën drejt Komitetit të Partisë. Në ndihmë të tyre arrritën 3-4 mjete të blinduara. Nga dritaret e Komitetit të Partisë u hap zjarr mbi turmën e paarmatosur. Ranë të plagosurit e parë edhe numri i tyre rritej me shpejtësi. Plumbat e partisë se punës goditën për vdekje 4 djelmosha të rinjë, lulja e rinisë dhe e krenarisë shkodrane, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka. Tani asgjë nuk e ndalte turmën.
Turma dogji 2 autoblindet, qindra e mijëra të tjerë, pasi sulmuan disa herë Komitetin e Partisë, hynë në katin e parë, të dytë, të tretë. Bastija komuniste ra. Tymi dhe flaka u dukën në disa dritare të ndërtesës së urryer. Pastaj turma u drejtua drejt Radio-Shkodrës në një miting spontan, ku qytetarë të ndryshëm bënin thirrje për liri demokraci, për të ruajtur qetësinë etj. Kjo ngjarje bëri që të rritej në të gjithë Shqipërinë protesta dhe përpjekjet për shëmbjen e komunizmit të njihnin vetëm rritje. 2 Prilli ishte një mesazh mbarëkombëtar për të larguar nga drejtimi i vendit PPSH dhe për të vendosur në Shqipëri një qeveri demokratike, të integruar në strukturat euro-atlantike. Kanë kaluar 14 vjet nga dita historike e 2 Prillit 1991. Shumë ngjarje të rëndësishme kanë ndodhur. Pas një drejtimi 4-vjeçar, të suksesshëm të PD, në Shqipëri '97-'98 erdhën në pushtet me dhunë, me kryengritje të armatosur bijtë e Partisë Punës, PS, të cilët me votën e vjedhur qëndrojnë në pushtet. Sot, kur komunizmi është shembur në shkallë botërore, kur pluralizmi është bërë mbizotërues, kur SHBA, BE janë shumë të interesuar që në vende të ndryshme të botës, me votën e lirë e të ndershme të vendosen në pushtet qeveri demokratike, socialistët shqiptare nuk mund të veprojnë për të përjetësuar pushtetin e tyre me metoda të PPSH, por përpiqen me forma, mënyra të ndryshme, të sheqerosura e të pudrosura me propagandë gjoja demokratike për të dhënë imazhin se qeverisja e tyre është e suksesshme, demokratike, progresiste.
Populli shqiptar, ata që shkruan Epopenë e 2 Prillit, lëvizjet e mëdha studentore, të përndjekurit politikë, intelektualët e përgjegjshëm, çdo shqiptar e kanë të qartë se socialistët për 8 vjet bënë të ndërprehet ai zhvillim i vrullshëm dhe i suksesshëm i vendit nga demokratët, pavarësisht edhe nga të metat e dobësitë. Shqipëria është sot një ndër vendet jo vetëm më të varfëra në Europë, por renditet në grupin e më të varfërve në botë. Shqiptarët shikojnë të shqetësuar se si në mënyrë korruptive rrisin pasuritë e tyre, një pjesë e mirë e pushtetarëve socialistë, ndërsa rritet numri i atyre që kërkojnë asistencë me vlerë sa një thes miell, papunësia ecën me ritme shumë të shpejta, monopolet vazhdojnë t'i japin goditje të fuqishme zhvillimit të biznesit, konkurrencës së ndershme që shtyn zhvillimin ekonomiko-shoqëror përpara.
Një aparat i tërë qeveritar, tërësisht i paaftë dhe i korruptuar është vënë në shërbim të një klani udhëheqës në PS, të interesave të tyre personale, duke rritur varfërinë, papunësinë, shkelur të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut. Socialistët e kthyen vendin ku prostitucioni, droga, mafia janë ulur këmbëkryq, duke ulur krenarinë, traditat pozitive kombëtare shqiptare. Shqipëria, vendi me moshën mesatare më të re në Europë, po plaket si pasojë e politikave dështake, korruptive të ndjekura nga qeveria që detyrojnë me mijëra e qindra të rinjë tëe braktisin vendin e tyre. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më larg në integrimin në strukturat euro-atlantike, pasojë e paaftësisë, korrupsionit, mungesës së reformave etj. Përballë një gjendje të tillë 2 Prilli nuk mund të heshtë, sepse në themelin e demokracisë ai ka një vend të nderuar. Ka derdhur gjak, djersë, dije. Përballë një gjendje të tillë 2 Prilli nuk mund të heshtë, sepse në themelin e demokracisë ai ka një vend të nderuar. Ka derdhur gjak, djersë, dije. Nuk mund të heshtë kur sheh batërdinë, katranosjen se ku e kanë çuar vendin. Të heshtësh, të ulësh kokën para së keqes është mungesë përgjegjësie, kulture demokratike, traditë, mungesë emancipimi, nëpërkëmbje e personalitetit të njeriut, skllavërim i shpirtit e i trupit, është vetëvrasje. Në 8 vitet e qeverisë socialiste, 2 Prilli ka qenë një mesazh i madh për çdo shqiptar.
Së shpejti populli shqiptar do të ndodhet para një prove të madhe e shumë të përgjegjshme, me përmasa historike për Shqipërinë, zgjedhjet e përgjithshme. Në vitin 1991, 2 Prilli hodhi mesazhin për të gjithë shqiptarët, "poshtë komunizmi", "liri, demokraci", "e duam Shqipërinë si Europa", që u bënë shtytje për shëmbjen e komunizmit dhe hapën rrugën për krijimin e pluralizmit të një shteti demokratik. Ngjarjet e vitit 1997-1998 qenë katastrofike për popullin shqiptar, sepse komunistët erdhen në pushtet me dhunë me kryengritje të armatosur, duke dhënë një shembull të keq në mbarë botën se pushteti, edhe në një vend demokratik mund të merret me kryengritje të armatosur dhe mund të mbahet me votën e vjedhur. 2 Prilli në ato vite hodhi mesazhin e qëndresës dhe të bashkimit dhe populli shqiptar, PD qëndruan. Sot, kur dhe pak muaj na ndajnë nga ngjarja e rëndësishme, zgjedhjet e përgjithshme, 2 Prilli hedh mesazhin për gjithë shqiptarët: "Shqipëria ka nevojë për ndryshim politik, të gjithë drejt kutijave të votimit, të mos e ndajnë votën, por ajo masivisht t'i jepet PDSH për t'i ndryshuar faqen për të mirë Shqipërisë".
Brahim Bilali, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste "2 Prilli", Pishtar i Demokracisë
Shyqeri Selhani Pishtar i Demokracise