Saturday, July 24, 2010

Përdorimi i biçikletave, tradita që mban pastër qytetin



Jeta është si biçikleta, duhet t’u japësh këmbëve që të mbash eukilibrin. Më mirë se kujtdo, kjo filozofi u shkon për shtat shkodranëve. Mjeti në fjalë është pjesë e pandarë e përditshmërisë së tyre. Një fakt që e pohojnë të gjithë ata që e kanë vizituar të pakëtn një herë qytetin verior.
"Për mua është mjet komunikimi, nuk eci dot në këmbë, kam që në shkollë të mesme që e përdor. Kam 27 vjet që i hipi biçikletës, kryej çdo punë me të"
Nuk të krijon stres në parkim dhe as probleme në trafik, madje përdorimi i saj nuk varet nga çmimi i karburanteve. Një stil që është adoptuar më së miri edhe nga të huajt që ndodhen në Shkodër.
Ishte pikërisht mania e një të huaji që solli biçikletën e parë në rrugët e Shkodrës. Historia e saj daton në vitin 1907. Ish-konsulli suedez ne atë kohë, ne vend të automobilit zgjodhi të lëvizte me biçikletë. Edhe pse fillimisht u pa me skepticizëm nga vendasit, biçikleta u bë më pas një nga mjetet më të pereferuara për shkodranët. Nga vitet 50 e mbrapa, modelet që pasuan ishin nga më të ndryshmet.
Sot në rrugët e Shkodrës mund të thuhet se biçikletat janë zot i rrugëve. Përdorimi i tyre, përveçse një trashëgimi e vlefshme, e ka ruajtur qytetin nga gazrat e automjeteve, duke e bërë një shembull që nuk na kujton vetëm Amsterdamin apo qytete të tjera të Kinës së largët.

Friday, July 23, 2010

Mediat, gazeta “Ballkan” mbyllja e radhës

ballkan.jpg

Edhe faqja online e "Ballkan", u mbyll

Tiranë, 21 Korrik, NOA – Një gazetë tjetër do t’i mungojë nga sot e tutje tregut mediatik shqiptar, duke shtuar në këtë mënyrë listën e mediave të shkruara, të cilat po shpallin mbylljen e tyre kohët e fundit.

Këtë radhë, fjala është për gazetën e përditshme “Ballkan”, e cila kishte zënë vendin e saj në këtë treg prej shumë vitesh, me fytyrën e saj individuale që kishte arritur të krijonte dhe llojin e veçantë të tematikave për kategori të ndryshme shoqërore, të cilat merrte përsipër të trajtonte në faqet e saj.

E së bashku me të, është zhdukur nga tregu i gazetave të shkruara edhe gazeta “Celebrity”, e cila e shoqëronte këtë të përditshme në një ditë të javës, edhe ky një emër mediatik që po përpiqej të zinte vendin e tij në listën e gazetave të llojit Gossip.

logo_ballkan-2.jpg
Lajmi natyrisht që nuk është aspak i mirë, nëse mendon që këto mbyllje pasojnë brenda një kohe mjaft të shkurtër.

Mjafton të kujtojmë mbylljen para vetëm 2 muajsh të gazetës “Korrieri”, edhe kjo një media e shkruar prestigjioze, që për vite me radhë kishte zënë një vend të spikatur në tregun tonë mediatik.

Pa harruar as faktin që vetëm 7 muaj më parë, tregut iu largua edhe e përditshmja “Libertas”, e cila për një vit jetëgjatësi të saj, arriti ta trondiste opinionin publik me skandale dhe investigime apo dhe tematika të veçanta, trajtuar nga stafi i gazetarëve të saj.

gazeta_ne_shqiperi.jpg
Sikundër në të njëjtat raporte kohore ndodhi para disa vitesh edhe mbyllja e beftë e gazetës “Express”, edhe ajo e krijuar si një përpjekje për të thënë diçka ndryshe në këtë mori informacioni të ditëve të sotme.

Humbje të njëpasnjëshme këto në median e shkruar, të cilat nuk të lënë një shije aspak të mirë, po të mendosh se për themelimin, nisjen e rrugëtimit të tyre dhe përpjekjes së vazhdueshme për të siguruar një pikë qëndrestare në treg, harxhohet shumë mund, durim, kohë e natyrisht edhe para’.

Shumica e tyre largohen pa zë, ndryshe nga ndonjë media tjetër e shkruar, si gazeta “Tema”, përshembull, mbyllja e së cilës u shoqërua me reagime të ndryshme nga institucione mediatike apo editoriale në të përditshme të tjera, duke e cilësuar si një humbje të madhe të tregut të medias së shkruar në Shqipëri.

Siç do shkaktonte reagim më të madh edhe mbyllja e gazetës “Dita Informacion”, e cila duke qenë e para nga të cilat largohej nga tregu pas një periudhe intensive ekzistence, shkaktoi gjithashtu një shqetësim tek media dhe përfaqësuesit e saj.

Por mesa duket, tashmë mbyllja e një gazete po kthehet në një dukuri normale, duke bërë që shqetësimi i shkaktuar prej kësaj të mos jetë i madh dhe askund.

Përveçse tek anëtarët e stafit të kufizuar i tyre, të cilët shqetësohen me të drejtë se çfarë e ardhme i pret, në të tilla situata pezmatuese për median dhe profesionin si të tillë ...

n.e/NOA

Skuadrat shqiptare në Evropë, Çfarë lamtumire. Golaverazhi 27-7

Skuadrat shqiptare i kanë dhënë lamtumirë Kupave të Europës për edicionin 2010-2011. Të fundit që kanë larë duart me këto evente kanë qenë Tirana dhe Besa, pjesëmarrëse në "Europa League". Natyrisht, janë skualifikuar për më tej, por kanë pësuar nga "një thes" me gola secila. Tirana, plot 5 të tillë me FC Utrecht-in, 4 në transfertë dhe 1 në shtëpi (me hungarezët e ZTE kishte barazuar 0-0 në Tiranë dhe fituar 1-0 në kthim, në kohën shtesë, në raundin e parë), ndërkohë që vetë ka "firmosur" golin e nderit, ndërsa Besa është shpartalluar tërësisht në dy sfidat me grekët e Olympiacos-it. Nëse ndeshjen e parë e ka humbur 5-0 në "Qemal Stafa", kurse ne sfidën e kthimit, në Athinë, është ndëshkuar edhe më thellë, me shifrat 6-1. Ashtu si bardheblutë, të paktën edhe verdhezinjtë e Kavajës kanë realizuar të ashtuquajturin "gol nderi". Por ama kanë pësuar plot 11 të tillë. Më shumë se shkatërrim, turpërim i tyre! Ndërkohë, para pak ditësh, ishte Dinamo, kampionia në fuqi e Shqipërisë, që u eliminua që në turin e parë të Ligës se Kampioneve, nga Sherif Tirapol i Moldavisë. Humbja në sfidën e parë, në Tiraspol, 3-1, nuk u rikuperua dot në sfidën e kthimit, në "Qemal Stafa", sepse Dinamo nuk shkoi më tej se një fitore minimale 1-0. Gjithsesi, të paktën e fitoi njërën ndeshje, pavarësisht se nuk siguroi dot kualifikimin. I pari që e nisi dhe e bistisi me turp pjesëmarrjen në Kupat e Europës, ishte Laci, debutues në kësi eventesh. Ndaj Dnepr Mogilev, kurbinasit barazuan 1-1 në sfidën e parë, luajtur në "Niko Dovana" të Durrësit, por u mundën thellë 7-1 në kthim, në Bjellorusi, cka u pasua me zëra për shitje të ndeshjes nga lojtarët, të cilët edhe u përjashtuan nga presidenti Pashk Laska. Zëra për shitje të ndeshjes në Utrecht pati edhe nga trajneri i Tiranës, Starova, që akuzoi lojtarët e vet, por më pas iu vu kapak kësaj historie, si edhe shumë të tjerave, duke bërë "mea culpa".
Sikurse shihet, duke bërë një llogaritje të thjeshtë, golaverazhi i skuadrave shqiptare në Kupat e Europës, për edicionin 2010-2011, është mëse negativ:
Gola të shënuar: 7
Gola të pësuar: 27


Ja edhe rezultatet e skuadrave tona në Kupat e Europës, për këtë edicion:

"Champions League"
FC Sherif Tiraspol - Dinamo 3-1
Dinamo - FC Sherif Tiranspol 1-0

"Europa League"
Laci - Dnepr Mogilev 1-1
Dnepr Mogilev - Laci 7-1

Besa - Olympiacos 0-5
Olympiacos - Besa 6-1

Tirana - ZTE 0-0
ZTE - Tirana 0-1

FC Utrecht - Tirana 4-0
Tirana - FC Utrecht 1-1

Hillary Clinton nëna e nuses, 500 të ftuar në dasmën e Chelsea Clinton

NeN"(nëna e nuses), kështu ka filluar të firmosë prej disa ditësh në Departamentin e Shtetit, Hllary Clinton. Ka hyrë tamam në rolin e nënës së nuses, duke u marrë me organizimin e dasmës së vajzës së saj Chelsea Clinton dhe ish-shokut të saj të kolegjit, Marc Mezvinsky, dasmë e fiksuar në 31 gusht. Dasma e vajzës së ish-presidentit Bill dhe Sekretares s Shtetit, Hillary po bën xhiron e botës. Vendi i caktuar për të zhvilluar ceremoninë është 2 orë në veri të New York-ut, një ndërtesë e viteve '900 e quajtur Astor Court. Bëhet fjalë për një vend të qetë dhe shumë shik, jo shumë larg vilës në fshat që ka familja Clinton. Akoma nuk dihet lista e saktë e të ftuarve, por thuhet se bëhet fjalë për rreth 500 të ftuar, ku nuk do mungojnë politikanë nga e gjithë bota, miq të familjes dhe të çiftit. Nuk do të mungojnë edhe emrat e Hollivudit si Oprah Winfrey, Barbra Streisand, Steven Spielberg, Ted Turner dhe natyrisht nuk mund të mungonte presidenti Barack Obama, megjithëse nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm. Më këtë listë të ftuarish, duket se shpenzimet do të arrijnë shifra të çmendura, por çifti Clinton nuk duket se e vret shumë mendjen, mjafton që të jetë e lumtur vajza e tyre. Mbrëmja gala do mbahet në Grasmere, një tjetër rezidencë përrallore e prenotuar 6 muaj më parë. Organizatori i gjithçkaje do të jetë Bryan Rafaelli, i cili ka punuar në darka të shumta të organizuara nga familja Clinton. Ndërkohë që "cateringu" do t'i besohet tre maniakëve të këtij sektori: "Blue Ribbons Restaurants", "St. Regis Hotels" e "Oliver Cheng Events". Edhe për lulet janë zgjedhur emra të mëdhenj si "Winston Flowers" dhe drejtor artistik, Jeff Leatham. Për t'u uruar mirëseardhjen, një dhuratë me të vërtetë ironike, një shishe verë "Vigne Clinton". Të ftuarit do të akomodohen në "Beekman Arms" dhe do të udhëtojnë me helikopterët e "Associated Aircraft". Për të evituar të papriturat është prenotuar edhe një pistë për uljen e helikopterëve. Familja Clinton ka ftuar dhe një rabin njujorkez duke qenë se edhe bashkëshorti i ardhshëm i vajzës së tyre është hebre. Dhe, duke qenë se Chelsea është metodiste dhe normalisht nuk do të ndërrojë fenë, kanë menduar t'i japin festës së familjes më liberale të Amerikës, një pamje multikulturore. Në pritje të dasmës, Hillary është duke çuar ftesa dhe e-maile gjithë mikeshave të saj me nënshkrimin "NeN", pasi në fund të fundit, pavarësisht pozicionit që ka, një nënë nuseje është gjithmonë nënë nuseje...

20 ushqimet që largojnë sëmundjet. Ja ç’duhet të kemi në tavolinë


Jemi mësuar të përdorim vetëm produkte “tipike” të përherëshme për tryezat tona. Shumë produkte të llojeve të ndryshme nuk i bëjmë pjesë të dietës sonë të përditshme. Ja disa produkte më "tipike" dhe disa alternativa të tjera të cilat mund të zëvendësojnë këto produkte. Një udhëzues për të kuptuar më mirë atë që i duhet tryezës tonë.

Xhenxhefili
Përmban gingerol dhe mbrojtje anti-inflamatore, pasi frenon veprimin e një enzime të quajtur cyclooxygenase 2. Vepron mbi qelizat e ndryshuar dhe të dëmtuara,duke i shkatërruar. Sipas studimeve të fundit është shumë i dobishëm për oreks të dobët, ku ke të përziera, të zë makina, për mostretje, fryrje, lodhje mendore dhe fizike apo seksuale. Është mirë që të përdoret dhe nga personat që vuajnë nga reumatizma.

Papaja
Përmban papain e cila ndihmon në tretjen e ushqimit. Stimulon largimin dhe asgjësimin e mbeturinave dhe të substancave duke pastruar gjakun, duke bërë edhe pastrimin e zorrë. Ajo gjithashtu ndihmon për të reduktuar mbipeshën sepse ndikon pozitivisht në funksionimin e metabolizmit. Gjithashtu ka veti antioksidante, vepron kundër radikalëve të lirë dhe stimulon sistemin imunitar. Këshillohet për parandalimin e influencës së virusit H1N1.

Jonxhë apo bimë mjekësore
janë të pasura me cumestrolo. Janë rezervuar të rëndësishme të cumestani, isoflavones, acidet fenolike, substanca të ngjashme me hormonet që veprojnë natyrisht për rregullimin e funksionimin e trupit. Të pasura me vitamina, minerale, aminoacide dhe elementët gjurmë, jonxha është e dobishme për rigjallërimin e një trup të lodhur, por edhe për të forcuar thonjtë dhe flokët.

Farë liri
Vaji me fara liri përmban 50-60% esenciale yndyrore Omega-3, i njohur si acid linolenic ose acidi alfa-linolenic, dhe 18-20% omega-6. Është thelbësore për të futur këto acide në trupin tonë, sepse trupi ynë nuk është në gjendje për të prodhuar ato. Janë të rëndësishme për efektet e tyre metabolike hipotensive, antitrombotik dhe anti-inflamator. Ndihmojë në uljen e presionit të gjakut dhe nivelit të ulët të kolesterolit të keq si dhe për aftësinë e tij për të mbrojtur kundër kancerit.

Shafran i Indisë
Përmban curcumin, një substancë me veti anti-inflamatore, sepse ndalon veprimin e një enzime përgjegjëse për inflamacion, i quajtur cyclooxygenase-2. Gjatë dekadës së fundit është vënë re se ngadalëson përparimin e HIV-it. Dhe akoma, sipas një studimi të SHBA, është në gjendje për të frenuar rritjen e kancerit të lëkurës (melanoma).

Karçofi
Zvogëlon kolesterolin, trigliceridet në gjak, ka një efekt laksativ të butë dhe nxit rritjen e bifidobacterieve pozitive. Inulina, një nga komponentët që përmban kjo bimë, përdoret për të përmirësuar tretje dhe është i përshtatshëm për reduktimin e gazrave në zorrë. Gjithashtu inulina ndihmon për diabetikët, pasi prodhon shumë karbohidrate në mënyrë të pavarur nga insulina(për kollë).

Susami
Mbi 25% e farës së susamit përbëhet nga proteina të kualitetit të lartë, e pasur me amino acide, me kalcium, i mirë për shëndetin e kockave. Përmban zink i cili mbron kundër infeksionit, selen për të luftuar radikalet e lira, fosfor, kalium dhe magnez. Përveç kësaj, ka 69% yndyrë: yndyrnat omega-6 (acid linoleic) dhe omega-3(acid linolenic), ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe plakjes. Gjithashtu kanë vitamina A, E, B6.

Mango
Përmban shumë vitaminë A dhe është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C. Kjo është treguar në rast të mungesës së vitaminave dhe për anemikët. Konsumi nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga sëmundje të veshkave, diabetit dhe zorrëve, pasi përmban shumë sheqer.

Shegë
Një shegë përmban 10% të vitaminave dhe është e pasur me kalium: mbi 300 mg në 100 g fruta. Përmban antioksidantë të fuqishëm të cilët janë efektive në vrasjen e qelizave të kancerit dhe në ngadalësimin e shpejtësisë së tyre për rigjenerim.

Specat djegës
Një nga erëzat më të përdorura në Etiopi për të përgatitur pjata tradicionale, me fuqinë e saj për të ndaluar rritjen e kolonive të Salmonellas dhe coliformas, përgjegjës për sëmundje të rënda të zorrëve. Vitaminat që përmban: C, A, E, riboflavin, niacin, acid pantotenik, acidit folik.

Dafinë
Është përdorur gjerësisht në kuzhinë.shëron gjymtyrët e lënduar, përdoret si qetësues kundër kollitjes dhe bronkitit. Është përdorur në mbarë botën në prodhimin e kremrave farmaceutik

Qepë
Nga përdorimi i saj fitohet bukuri dhe kujdes për trupin. Ndihmon në mosrënien e flokëve, në zbutje të lëkurës, duke larguar papastërtitë. Ajo është përdorur edhe si një shërues aktiv në disa kremra.

Brokoli
Përveç se ka një aromë të këndshme, është ushqim me cilësi të jashtëzakonshme. Efektive në trajtimin e kancerit (leukimi dhe kancerin e gjirit), në reduktimin e nivelit të kolesterolit në gjak, stimulim të sistemit imunitar, veçanërisht kundër viruseve.

Majdanozi
Përdorimi i saj kryesor është i copëtuar. Është i pasur me vitaminë C, A, B, kalcium dhe hekur. Njihet për efekte pozitive në mitrë, për rregullimin e ciklit menstrual dhe lehtësim të dhimbjeve.

Kungulli
Përmban vitaminë A, hekuri, kalium dhe kalcium, duke përfshirë minerale dhe fibra. Vetëm 100 gram kungull jep 18 kalori dhe mbi 600 mikrogram vitaminë A, që është kërkesë e përditshme për një grua, ndërsa për një burrë merr 700 mikrogram. 94% të këtij perimi përbëhet nga uji. Kungulli ndihmon të mbajë lëkurën të shëndetshme dhe tëre, parandalon rrudhave, zbut lëkurën, lufton radikalet e lira dhe, në sajë të pranisë së fibra ndihmon në rregullimin e funksionimit të zorrëve. Ndihmon në tretjen e ushqimit, nxit urinimin, për inflamacion të rrugëve urinare, për veshkat, kapsllëkun, sëmundje të zemrës dhe diabetit,gjithashtu nxit gjumin.

Portokalli
Është i pasur me vitaminë C. Kjo vitaminë mbron nga ndotja e ajrit, rrit imunitetin dhe, përveç një efekt pozitiv mbi nivelet e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe aterosklerosëz, mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit. Kontribuon në formimin e kolagjenit, e cila është proteina që formon pjesën më të madhe indeve lidhëse.

Si u ekzekutuan Kadri Hazbiu me zëvendësin e tij Feçor Shehu

Xhelatët e ekzekutuan me plumb, së bashku me zëvendësin e tij, Feçor Shehun

Me akuzën e përmbysjes me dhunë të pushtetit popullor dhe si autor i një tentative për të eliminuar Enver Hoxhën, Hazbiu dënohet me vdekje dhe ekzekutohet më 10 shtator të vitit 1983. Për gati 12 vjet, eshtrat e tij nuk diheshin se ku ishin. Vetëm pas ndërrimit të sistemeve, familjarët e tij nisën kërkimet dhe pas pesë vjet pune investigative arrijnë të zbulojnë më 4 nëntor të vitit 1995, në afërsi të Selitës, eshtrat e njeriut të tyre të dashur, në një varr me ato të ish-zëvendësministrit të Brendshëm, Feçor Shehu. Kadri Hazbiun e kishin ekzekutuar me plumb në kokë, e veçantë kjo nga ekzekutimet e tjera. Madje, xhelatët kishin hapur mbi të zjarr nga një distancë fare e afërt. Dëshmitarët kanë treguar se mbrëmjen e 10 shtatorit, Kadri Hazbiun dhe Feçor Shehun i kishin hipur në një “Gaz 51”. Prapa nuk kishte makinë tjetër me ushtarë, pra skuadër pushkatimi. Ekzekutimin e ka bërë një grup fare i vogël njerëzish, përcaktuar në urdhrin e ministrit Hekuran Isaj. Edhe prokurori i çështjes, që jeton aktualisht, ka dijeni të plotë për ekzekutimin monstruoz. Për Hazbiun janë kursyer plumbat, mbi të është qëlluar vetëm një herë pas koke.
Historia, nga arrestimi në ekzekutim
Mbas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, që ndërkohë mbante postin e ministrit të Mbrojtjes, iu kërkua llogari për ngjarjet e ndodhura në Ministrinë e Brendshme. Fiqiret Shehu, e shoqja e Mehmetit, në rrethana tepër të dyshimta, presioni psikologjik dhe dhune fizike, kishte implikuar në “veprimtari agjenturore” edhe Kadri Hazbiun. Në këtë veprimtari e kishin implikuar edhe ish-bashkëpunëtorë të afërt të Hazbiut. Rrethi vicioz për Hazbiun u mbyll akoma më tepër me ardhjen në Shqipëri të bandës së Xhevdet Mustafës. Pjesëtar i kësaj bande ishte edhe Halit Bajrami, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit që implikoi, me orientim nga hetuesia dhe “ustallarët” më lart, edhe Kadri Hazbiun si anëtar të “organizatës terroriste” për të vrarë Enver Hoxhën. Ramiz Alia, në librin e tij “Unë, Ramiz Alia dëshmoj për historinë”, thotë se “Halit Bajrami ishte njeri i sigurimit”. Megjithatë, Alia, duke qenë njeri i pasinqertë, nuk tregon se si u eliminua Kadri Hazbiu dhe çfarë roli luajti Halit Bajrami në këtë proces të turpshëm. Alia duhet të tregojë se si me dijeninë e tij u bë e mundur që Halit Bajrami, megjithëse u dënua nga gjykatat shqiptare, u dërgua në Zelandën e Re. Ky mund të jetë edhe kurthi për t’i hapur rrugën Ramiz Alisë për të ardhur në pushtet. Kadri Hazbiu, në autokritikën e tij që bën para Enver Hoxhës shprehet: “...Unë kam bërë gabime nga mungesa e vigjilencës, nga familjariteti ose nga mirëbesimi e dashamirësia…. Në gjithë luftën që ka bërë partia jonë vazhdimisht me armiq të egër, të jashtëm e të brendshëm, të gjitha komplotet më të rrezikshme, në të gjitha kohët, janë zbuluar e goditur nga partia dhe shoku Enver. Kjo mungesë në punën e këtyre organeve, përbën një dobësi të pafalshme për to, dhe unë jam i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që bie mbi mua edhe në këtë çështje…. Unë nuk kam siguruar gjithnjë dhe në nivelin e duhur kuptimin e orientimeve të partisë dhe mbi këtë bazë, të bëhej edukimi i njerëzve nga të cilët kërkohej zbatimi i vijës dhe normave të vendosura nga partia…”.
Arrestimi i Hazbiut
Kadri Hazbiut iu vunë prangat. Nuk mund të mendohej ndryshe, pasi Hoxha e kishte në mendje planin për të vazhduar diskreditimin e Mehmet Shehut, ish-numrit një të shtetit shqiptar. Mehmeti gëzonte respekt dhe kishte përkrahës të shumtë, të cilët nuk e kapërdinin dot atë që serviri Enver Hoxha: “Vrau veten nga një krizë nervore…”. Në këtë kohë, shumë njerëz e ndienin që ajo që thuhej nuk ishte e vërtetë, por pak guxuan ta thonë hapur se diheshin pasojat. Sigurimi i Shtetit mori detyrë, ashtu si edhe në rastin kur u ekzekutua Beqir Balluku, të mbante situatën në kontroll dhe të raportonte se si reagonin njerëzit ndaj këtij veprimi. Dihet që kishte pasur reagime, e këto i shkonin në vesh Enver Hoxhës. Edhe në rastin e Mehmet Shehut, Hoxha kishte urdhëruar të njëjtën gjë. U pa se duhej nxituar në “pjelljen” e një alibie tjetër, atë të poliagjentit, por që të thuhej kjo, duhej të kishte disa bashkëpunëtorë të tij. Ata “u gjetën” dhe sipas Enver Hoxhës, një prej tyre ishte Kadri Hazbiu. Kombinacioni do të thurej hap pas hapi. Në fillin u arrestuan familjarët e Mehmet Shehut që ishin të internuar në Belsh të Elbasanit, më pas drejtues të Ministrisë së Brendshme, e më kryesori, Kadri Hazbiu. Pas andrallave në mbledhjen e KQ të PPSH-së, më 8 tetor të vitit 1982 dhe shkarkimit nga detyra të Hazbiut, nisi dhe kalvari i tij i gjatë, arrestimi, torturat në hetuesi, dëshmitarë falsë dhe të gënjeshtërt.
Akuza për ish-ministrin
Prokurori i përgjithshëm, Rapi Mino, formuloi një akuzë të gjatë për ish-ministrin. Thelbi i akuzës ishte gjoja veprimtaria kundërrevolucionare që drejtohej nga “poliagjenti” Mehmet Shehu. Alibia e Hoxhës mbështetej bukur nga prokurori i përgjithshëm dhe bashkëpunëtorët e tij. Mino lexonte akuzën: “Kjo organizatë përbëhej nga armiq të betuar të partisë, që kishin për qëllim të eliminonin dhe rrëzonin pushtetin popullor e të vendosnin kapitalizmin në Shqipëri. Organizata e kishte shtrirë veprimtarinë e saj në të gjithë sektorët kyç të vendit, ekonomi, ushtri, kulturë dhe sigurimin e shtetit. Të gjitha grupet që kishin dalë dhe ishin gjykuar si ai i Fadil Paçramit e Todi Lubonjës në kulturë, Beqir Ballukut e Petrit Dumes në ushtri, Abdyl Këllezit e Koço Theodhosit në ekonomi, ishin drejtuar nga një dorë e vetme, që ishte organizata kundërrevolucionare, e kryesuar nga poliagjenti Mehmet Shehu me bashkëpunëtorët e tij kryesorë Kadri Hazbiu, Beqir Balluku, Abdyl Këllezi e të tjerë…. Kjo organizatë drejtohej nga zbulimet e huaja, sidomos nga ai amerikan, sovjetik e jugosllav, agjentë të të cilëve kanë qenë pjesëtarët e kësaj organizate…”. Megjithatë, të gjitha sa thuheshin në akuzën që e lexoi prokurori i përgjithshëm, Rrapi Mino, nuk ishin përpiluar prej tij dhe kjo dihej përse. Ata që nuk dinin më shumë se kaq sa thuhej ishin të bindur për ekzistencën e “organizatës kundërrevolucionare”, por njerëz, të cilët kishin punuar si drejtues të Ministrisë së Brendshme e kishin fare të qartë se gjithçka që servirej ishte e gënjeshtërt. Hoxha dhe përkrahësit e tij besnikë, servilë e të paaftë, kërkonin ta mbështesnin akuzën me dëshmitarë. Këtu nis dhe odiseja e gjatë e procesit gjyqësor të Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehut.

Funksionarë të ekzekutuar
Koçi Xoxe
U ekzekutua më 10 korrik 1949, duke e akuzuar si agjent të jugosllavëve
Liri Gega
U arrestua në vitin 1956 dhe u ekzekutua një vit më vonë më akuzën si antikomuniste
Dali Ndreu
U arrestua në vitin 1956, me akuzën si antikomunist
Teme Sejko
U arrestua dhe u ekzekutua në vitin 1970
Beqir Balluku
U arrestua në vitin 1974 dhe u ekzekutua në vitin 1975, duke e akuzuar se doli kundërshtar i vijës së partisë
Petrit Dume
U arrestua më 1974-ën dhe u ekzekutua më 1975-ën, me akuzën si anëtar i grupit puçist
Hito Çako
U arrestua më 1974 dhe u ekzekutua më 1975, si anëtar i grupit ekonomik
Abdyl Këllezi
U arrestua në vitin 1975 dhe ekzekutua në vitin 1976, nën akuzën absurde të “grupit armiqësor në ekonomi”
Koço Theodhosi
U arrestua në vitin 1975 dhe ekzekutua në vitin 1976, nën akuzën absurde të “grupit armiqësor në ekonomi”
Kadri Hazbiu
I arrestuar më 15 tetor 1982 i ekzekutuar në vitin 10 shtator 1983, me akuzën si bashkëpunëtor dhe krahu i djathtë i Mehmet Shehut, që të dy gjoja kishin drejtuar “organizatën kundërrevolucionare” për të rrëzuar vendimet e partisë dhe për sjellë kapitalizmin në Shqipëri
Feçor Shehu
I ekzekutuar në vitin 1983 me akuzën si agjent i zbulimit amerikan, në kohën kur ishte kryetari i Degës së Brendshme në Korçë
Llambi Ziçishti
I ekzekutuar në vitin 1982, me akuzën se gjoja bënte pjesë në “organizatën kundërrevolucionare” të drejtuar nga “Mehmet Shehu”.
Të dhëna
Të ekzekutuar
5037 burra 450 gra
Të dënuar politikë
26788 burra 7367 gra
Të vdekur në burgje
988 burra 7 gra
Të dënuar të huaj
1215 burra 38 gra

Ish-ministri i Brendshëm ishte ekzekutuar shtatorin e vitit 1983 në afërsi të Saukut

Pas 12 vjetësh u gjet kufoma e Feçor Shehut

Me akuzën e përmbysjes me dhunë të pushtetit popullor dhe pjesëtar i “grupit armiqësor të Mehmet Shehut” dënohet me vdekje dhe ekzekutohet në 10 shtator të vitit 1983 Feçor Shehu. Të njëjtin fat me Kadri Hazbiun pati edhe pasardhësi i tij në Ministrinë e Brendshme. Për gati 12 vjet, eshtrat e tij nuk diheshin se ku ishin. Vetëm pas ndërrimit të sistemeve, familjarët e tij nisën kërkimet dhe pas pesë vjet pune investigative arrin të zbulojë në 4 nëntor të vitit 1995 në afërsi të Selitës, eshtrat të cilat ishin në një varr të përbashkët me Kadri Hazbiun. Edhe Feçor Shehu kishte të njëjtat shenja me ato të Kadri Hazbiut që tregonin se e kishin ekzekutuar me plumb në kokë, e veçantë kjo nga ekzekutimet e tjera. Madje, xhelatët kishin hapur mbi të zjarr nga distancë fare e afërt. Dëshmitarët kanë treguar se mbrëmjen e 10 shtatorit Feçor Shehun dhe Kadri Hazbiun i kishin hipur në një “Gaz 51”. Prapa nuk kishte makinë tjetër me ushtarë, pra skuadër pushkatimi. Ekzekutimin e ka bërë një grup fare i vogël njerëzish përcaktuar në urdhrin e ministrit Hekuran Isaj. Edhe prokurori i çështjes, që jeton aktualisht ka dijeni të plotë për ekzekutimin monstruoz. Për Feçor Sheun janë kursyer plumbat, mbi të është qëlluar vetëm një herë pas koke.
“Detyrat” e Feçor Shehut
Feçor Shehu kishte trasmetuar një urdhër nga lart për transferimin e familjes së Mehmet Shehut nga vila në Bllok dhe vendosjen e saj në vilën e Partisë Nr. 3 në Rrugën e Elbasanit. Të merren masat për sigurinë e tyre. Dega e Veçantë, Drejtoria e Tiranës dhe Dega e Pestë të vendosin masa sigurimi rreth vilës, duke vendosur roje të policisë, si dhe një skuadër nga të survejimit. Po atë pasdite u vendos në vilë Fiqret Shehu, djemtë Landi, Bashkimi, së bashku me gratë dhe fëmijët e tyre, pritej të vinte dhe Skënderi nga Suedia, të cilin e shoqëronte Gani Kodra. Feçor Shehu ishte i shqetësuar për mbërritjen e Skënderit, disa herë kishte marrë në telefon ambasadën tonë në Greqi, si dhe postbllokun në Kapshticë. Në mbrëmje mbërriti Skënderi, i shoqëruar nga Gani Kodra. Gruaja e Vladimirit ishte shtatzënë dhe në darkë ajo u shtrua në maternitet, ku lindi vajzë. Në të njëjtën shtëpi, një vdekje dhe një lindje. Por kjo lindje nuk solli ndonjë gëzim, se hidhërimi dhe gjëma e kishin mbuluar këtë shtëpi me petkun e zi të një tragjedi të madhe.Të nesërmen, më datë 19.12.1981, Feçor Shehu iu thotë vartësve se Kadri Hazbiu ishte ngarkuar nga udhëheqja e partisë për të ndihmuar organet e Ministrisë së Brendshme në këtë situatë. Në të vërtetë, siç tregoi koha qëllimi i E. Hoxhës për dërgimin e Hazbiut ishte tjetër. Në zyrën e ministrit ishte edhe kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Elbasanit, Gëzim Hila. Sipas vendimit të KQ të Partisë direkt të R. Alisë, familja e Mehmetit duhej të largohej nga Tirana brenda ditës. U tha se me përjashtim të djalit të madh, Vladimirit, që me porosi të E. Hoxhës gjoja u distancua, u la të qëndronte në Tiranë, pjesa tjetër do të degdisej në Belsh të Elbasanit. Nga aparati i K.Q ishte njoftuar Komiteti Ekzekutiv në Elbasan dhe Komiteti i Partisë dhe shtëpia ishte gjetur prej tyre. Duhej të krijohej një postë policie, që do të merrej skuadra e survejimit të Elbasanit dhe do të emërohej një punëtor operativ vetëm për sigurimin e tyre se mos arratiseshin apo i rrëmbente dikush nga zbulimet e huaja.
Familja e M. Shehut do të vendosej në godinën në qendër të Belshit, në katin e parë, në një dhomë e kuzhinë. Duke qenë se u veprua shpejt për largimin e kësaj familje nga Tirana, sipas urdhrit të K.Q të PPSH-së, nuk u vendosën dot mjetet e përgjimit në ndërtesë, sipas planit. Në këtë ndërtesë u vendosën Fiqret Shehu, Skënderi dhe Bashkimi gruaja e Bashkimit, Marjeta, dhe dy fëmijët e tyre. Ndërtesa ishte krejt bosh, nuk kishte asnjë orendi. Fiqretja me fëmijët nuk kishin asnjë shtresë vetëm disa sende personale veshmbathje dhe këto të kufizuara. Krevate, dyshek e batanije për ta u morën në spitalin e Belshit. Nuk kishin mundësi të gatuanin dhe hanin bukë në restorantin e Belshit, nën shikimin kureshtar të banorëve dhe vëzhgimin e survejuesëve. Ata nuk kishin as të holla të mjaftueshme për të përballuar gjendjen. Fiqreti kishte vetëm 70.000 lekë të vjetra që i mbante në një çantë të cilën e merrte me vete ngado që shkonte. Mbi 30.000 lekë të vjetra i pagoi për disa mungesa në Shtëpinë e Pritjes. Ajo i likuidoi me njëherë këto fatura të Shtëpisë së Pritjes. Për të përballuar disi jetesën, Skënderi dhe Bashkimi u sistemuan me punë në S.M.T që ishte afër qendrës së Belshit. Pas këtyre situatave vijnë arrestimet e familjarëve të Mehmet Shehut dhe po ashtu pak kohë më pas edhe ai i Kadri Hazbiut e Feçor Shehut.
Gjyqi i Feçor Shehut
Nuk pranoj asgjë nga akuzat që më bëhen. Janë bërë të gjitha tentativat nga grupi hetues, deri në torturat më çnjerëzore që unë të pranoj gjëra të shpifura dhe të paqena, të cilat i kam hedhur dhe i hedh poshtë me neveri, pasi janë të bëra me qëllime të caktuara. Qëndrimi i Feçorit gjatë gjithë seancave të gjyqit ka qenë burrëror. Akuzat e bëra nga trupi gjykues dhe nga dëshmitarët që ishin përgatitur nga hetuesia, ai i hodhi poshtë me fakte bindëse. Edhe kur Aranit Çela, kryetari i Gjykatës së lartë i tha se në vitin 1948, ndërsa kishte qenë kryetari i Degës së Brendshme në Korçë, dhe se gjoja ishte rekrutuar nga zbulimi amerikan, dhe se për këtë gjoja ekzistonin dhe fakte të dokumentuara, ku “figuronte” dhe emri i pseudonimit të tij, Feçor Shehu u përgjigj pa nguruar aspak. “Mua më dhanë në hetuesi këtë dokument, i cili ishte përkthyer nga anglishtja në shqip dhe ku thuhet se jam agjent i zbulimit amerikan me pseudonim përkatës. Kjo nuk është e vërtetë”, dhe e hodhi poshtë si një shpifje dhe si një dokument të sajuar me mjeshtëri. Këtë dokument ia kishin dhënë në hetuesi për ta lexuar. Përmbajtja e tij ishte me shumë rëndësi, për faktin se fliste me hollësi për aktivitetin e zbulimit amerikan në Shqipëri, duke përmendur ndër të tjera edhe emrin e Mehmet Shehut me pseudonimin, si dhe pseudonimin e kryetarit të degës së Korçës, që atë kohë ishte Feçor Shehu. Në fund të dokumentit shënohej emri i personit që e kishte përkthyer nga anglishtja në shqip. Gjithashtu, thuhet në fund shkruhej se ky dokument ndodhej pranë arkivit të Komitetit Qendror të Partisë. Rënia në dorën e zbulimit tonë të një dokumenti të tillë me kaq rëndësi ishte pothuajse i pamundur, për faktin se zbulimi ynë ishte shumë i varfër në informacion, saqë dhe emigracionin tonë që ishte në vende të ndryshme, nuk e njihte në brendësi siç duhej. Nga ana tjetër, lind dyshimi se përse nuk u veprua menjëherë porsa ra në dorë ky dokument, por e lanë për ta thënë kur u arrestuar Kadri Hazbiu. Mund të ishte edhe varianti tjetër, që kjo të ishte lojë e zbulimit të huaj, për t’i hapur rrugën eliminimit të kuadrove, që ishte në plan për t’u ekzekutuar. Prokurori e akuzonte se kishte shkelur vijën e partisë, pasi sipas përfaqësuesit të akuzës, kishte bërë shumë arrestime në popull. “Unë akuzohem se kam shkelur vijën e partisë, se kam bërë arrestime në masë, kurse Byroja Politike në analizën që i bëri punës së sigurimit kohët e fundit, më kritikoi dhe më dha vërejtje të rënda për faktin se nuk është punuar mirë nga organet e sigurimit, pasi nuk kam bërë sa duhet arrestime. Atëherë ke të marrim për bazë, akuzën që më bëni ju apo të Byrosë Politike që është organi më i lartë dhe që e hedh poshtë akuzën tuaj”, është shprehur Feçor Shehu në gjyq. Duke parë se edhe Feçor Shehu nuk pranoi asnjë akuzë, dhe i kundërshtonte këto të fundit me fakte, trupi gjykues i mbylli pyetjet ndaj tij. Më pas ai u ekzekutua.

Gjermania


Gjithnjë e më shumë migrantë të diplomuar i kthejnë shpinën RFGJ-së. Sepse me gjithë kualifikimin e njëjtë ata nuk kanë të njëjtat shanse në tregun e punës. Sidomos turqit i tërheq atdheu.

Një ndër tre migrantë me origjinë turke, sipas një studimi të qendrës për studime turke mendojnë të kthehen në Turqi. Kështu numri i atyre, që duan të kthehen, është dyfishuar në vitet e fundit. Interesant është fakti se janë intelektualöt e rinj, ata që, pasi kanë përfunduar studimet në Gjermani, dëshirojnë të kthehen në Turqi. Dhe ata janë jo më pak se 35 për qind. Në një anketim të Institutit të shkencave shoqërore „Futureorg“ shumica japin si arsye, se ndjehen të përjashtuar. Një kthim i migracionit, i cili RFGj-së e parë thjesht nga ana ekonomike, nuk do t'i bënte mirë.

Preferohen më shumë gjermanët

Edhe 29 vjeçarja Hacer Aydin është bërë thuajse gati për t'u larguar. Pas përfundimit me sukses të studimeve në shkencat ekonomike para një viti ajo ka kërkuar punë në një sërë sipërmarrjesh gjermane, por asnjëra prej tyre nuk e ka ftuar të paraqitet.

Universiteti i Bohumit Universiteti i Bohumit

„Një nga pikat kryesore është se preferohen nënshtetasit gjermanë.…Dhe aspekti i dytë natyrisht është se në Gjermani mundësia për t'u ngjitur lart është më e vogël se në Turqi."

Nga komuniteti i saj turk në universitetin e Bochumit disa akademikë të rinj janë larguar në drejtim të Turqisë.

"Ata kthehen me dëshirë, sepse kanë shanse më të mira në shtëpinë e tyre sesa këtu në Gjermani."

Edhe Dirk Halm i Qendrës për Studime Turke nuk mund ta mohojë mosbarazinë e shanseve të akademikëve me origjinë turke në sipërmarrjet gjermane.

„Eshtë fakt, që kriteri i prejardhjes jogjermane në rastet e kualifikimeve përndryshe identike ka qenë vitet e fundit një pengesë në tregun e punës, që është vërtetuar edhe shkencërisht. Kjo është për të të ardhur keq dhe duhen masa urgjente për t'i dhënë fund kësaj dukurie."

Largohen specialistët e degëve të kërkuara

Hacer Aydin thotë se nga rrethi i të njohurve të saj Turqia i tërheq në radhë të parë intelektualöt, që janë të kërkuar në tregun gjerman të punës.

„Këta janë në radhë të parë ata që kanë kryer studimet në shkencat ekonomike, inxhinierë dhe nga sektori i TI-së."

Dirk Halm i Qendrës për Studime Turke Dirk Halm i Qendrës për Studime Turke

Edhe të diplomuar shanset e fëmijëve të të ardhurve janë shumë më të pakta. Në këto raste nuk bëhet fjalë për deficite gjuhësore. Sipas vlerësimit të Dirk Halm të Qendrës për Studime Turke akademikët ndihen krejtësisht të integruar në universitetet gjermane, por jo në perspektivën e tregut të punës. Këtu shohin zi dhe perspektivën e tyre e shohin në Turqi.

„Me siguri që menaxhimi i biznesit dhe teknologjitë luajnë një rol të madh, që mund të ketë rëndësi për të ashtuquajturin remigracion, sepse në Turqi shohin shanset në tregun e punës, ose shanset për të punuar privatisht."

Formë e re: migracioni përmes martesës

Kjo vlen të thuhet, thotë Halm, edhe për një formë të re të migracionit përmes martesës.

„Por jo në formën e migrimit përmes martesë në Gjermani, por në formën e migrimit përmes martesës në Turqi të migrantëve dhe migranteve, që janë të socializuar në Gjermani. Sepse njëri bashkëshort në Turqi ka një tjetër perspektivë ekonomike nga ç' ka qenë para 20, apo 30 vjetësh, kur zhvillimi ekonomik në Turqi nuk ishte aq i favorshëm dhe dinamik."

Me fjalë të tjera një martesë në Turqi për një informaticien, apo një inxhinier me origjinë turke mund të paraqesë një perspektivë shumë më joshëse, sesa një aplikim në Gjermani. Në perspektivën për një karrierë profesionale në Stamboll edhe vetë ekonomistja e emancipuar Hacer Aydin sheh…

„..një mundësi të mirë për t'u kthyer në shtëpi, ku ke edhe familjen rreth vetes."

Në kohët e globalizimit Gjermania siç duket është në rrezik të shpërfillë inteligjenciën e migrantëve të saj. Në dëm të të gjithëve.

Autor: Klaus Deuse/Angjelina Verbica

Redaktoi: Elert Ajazaj/DEUTSCHEWELLE

Blair: Tmerret e Bosnjes sollën veprimin në Kosovë

"Për shkak të ndërhyrjes ndërkombëtare Kosova tani përballet me sfidat e paqes dhe jo sfidat e luftës."

Kështu tha ish-kryeministri britanik, Tony Blair, duke folur në një intervistë për BBC në shqip në përfundim të vizitës së tij në Kosovë, e dyta që pas luftës në vitin 1999.

"Spastrimi etnik, gjenocidi ose duhej lejuar të ndodhte përsëri, ose jo, ne vendosëm se nuk duhej ta lejonim atë dhe jam i sigurt se vepruam drejt," tha zoti Blair për BBC-në.

Zoti Blair tha se bashkësia ndërkombëtare ndërhyri në Kosovë për arsye humanitare, por me kalimin e kohës u duk qartë se Kosova duhet të fitonte pavarësinë.

"Ajo u bë pjesë e Serbisë vetëm në shekullin e 20-të, pra, me pak fjalë, Kosova ka rifituar atë që kishte më parë," tha zoti Blair.

Ai vuri në dukje se rruga përpara për vendet e Ballkanit ishte integrimi në BE, por këshilla e tij për çdo vend ishte: "Ndërtimi i ekonomisë suaj do të thotë ndërtimi i një pjese thelbësore e të ardhmes suaj".

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të mësohen të jetojnë së bashku si vende të pavarura.

Arber Vllahiu i BBC-së bisedoi me zotin Blair në Prishtinë.

Ne ndihmuam dhe si rezultat i asaj ndihme, sot Kosova përballet me sfidat e paqes dhe jo me sfidat e luftës.

Tony Blair

BBC: 11 vjet pas përfundimit të konfliktit në Kosovë ju thoni se e shihni Kosovën të ndryshuar, por a e justifikoni ju ende vendimin që morët 11 vjet më parë?

Tony Blair: Mendoj se nëse do ta kishim lënë Kosovën të shkonte drejt rrugës së spastrimit etnik, kur e dinim se në Ballkan tashmë kishin vdekur qindra mijë persona ngase ne nuk kishim ndërhyrë, do të kishte qenë krim nga ana jonë, të mos jepnim ndihmë, kur mundeshim. Prandaj, ne ndihmuam dhe si rezultat i asaj ndihme, sot Kosova përballet me sfidat e paqes dhe jo me sfidat e luftës. E ardhmja prapë është e vështirë për Kosovën, por tani është hapur dera e mundësive, e anëtarësimit të ardhshëm në Evropë, si dhe për një të ardhme krejtësisht të ndryshme për popullin. Unë mendoj se vepruam drejt.

BBC Ju kujtoheni në Kosovë si një ndër udhëheqësit kryesorë perëndimorë në marrjen e vendimit të ndërhyrjes ushtarake kundër Serbisë dhe forcave serbe të asaj kohe. Çfarë ishte ajo që ndryshoi balancën për t'i bërë vendet Perëndimore të sulmojnë një vend në zemër të Evropës?

Tony Blair: Kosova është në pragun vendeve të Bashkimit Evropian, vetë vendi gjendet në Evropë, Ballkani është pjesë e Evropës. Unë besoj, se sikur të mos kishim vepruar, mund t'ju kujtoj se gjatë viteve 90-të në Bosnjë vdiqën qindra e mijëra vetë në konflikt dhe asgjë nuk u bë për ndalimin e tij. Kur kjo situatë filloi në Kosovë dhe atë kohë unë isha kryeministër, para meje kisha një zgjidhje të thjeshtë: Spastrimi etnik, gjenocidi ose duhej lejuar të ndodhte përsëri, ose jo. Ne vendosëm se nuk duhej ta lejonim atë dhe jam i sigurtë se vepruam drejt.

Mosveprimi është një vendim dhe ka pasojat e tij dhe këto pasoja mund të jenë të ashpra, siç e kemi parë në Ballkan.

Tony Blair

BBC: Si e ndryshuan ngjarjet në Srebrenicë 15 vjet më parë mendimin tuaj personal lidhur me ndërhyrjen humanitare, fillimisht në Irak dhe më pas në Irak?

Tony Blair: Një nga gjërat më të vështira kur ndërmerret një ndërhyrje ushtarake - dhe këtë e kemi bërë në Kosovë, në Sierra Leone, në Afganistan, në Irak - është se duhet t'i përgjigjesh pyetjes se çfarë ndodh nëse nuk ndërhyn. Çfarë ndodh nëse thjesht e lë diçka të ndodhë? Në Ballkan ne nuk ndërhymë në fillimin e viteve 90-të. Atëherë politika jonë ishte se "ky nuk është problemi ynë, nuk duam të angazhojmë forcat tona dhe vendin tonë".

Rezultat i kësaj ishin se mijëra e mijëra vetë gjetën vdekjen në rrathanat më të tmerrshme, pikërisht në prag të Evropës, ku ne duhet të bënin diçka për këtë. Dhe në fund ne bëmë diçka. Me fjalë të tjera, kur nuk ndërhyn nuk do të thotë që nuk ka pasoja. Mosveprimi është një vendim dhe ka pasojat e tij dhe këto pasoja mund të jenë të ashpra, siç e kemi parë në Ballkan. Kur në fund ne ndërhymë, atëhere patëm mundësi të bënim diçka - megjithëse ishte shumë e vështirë, kemi kaluar 10 vite të vështirë këtu - por ajo e vuri vendin dhe të gjithë rajonin në një rrugë të re.

BBC: A ndërhytë ju në Kosovë sepse donit të krijonit një shtet të ri, për të shkëputur, si të them, një pjesë të një shteti tjetër?

Rruga përpara për Ballkanin, është që të bëhet pjesë e Evropës. Mënyra për ta bërë këtë është që të vendosin sundimin e ligjit, institucionet, që përputhen me vlerat evropiane.

Tony Blair

Tony Blair: Vendimi origjinal ishte në fakt humanitar që kishte të bënte shumë me shqetësimin lidhur me pastrimin etnik, por me kalimin e kohës u kthyer në një çështje - që mua më duket e drejtë - që Kosova të rimarrë pavarësinë. Ajo u bë pjesë e Serbisë vetëm në shekullin e 20-të, pra me pak fjalë, Kosova ka rifituar atë që kishte më parë.

BBC: Gjendja në Ballkan sot duket më e qetë dhe e sigurt, por ende ka marrëdhënie të tensionuara, veçanërisht midis Kosovës dhe Serbisë. Cila është rruga për të ecur përpara?

Tony Blair: Rruga përpara për Ballkanin, është që të bëhet pjesë e Evropës. Mënyra për ta bërë këtë është që të vendosin sundimin e ligjit, institucionet, që përputhen me vlerat evropiane. Ekonomia - tani ka një mundësi fantastike ekonomike që të bëhen lojtarë me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Kjo derë është e hapur për vendet e Ballkanit, Serbinë dhe Kosovën, të cilat mund të jenë partnere në të ardhmen në Evropë. Kjo është e ardhmja e drejtë për të dy vendet.

BBC: Por sot nuk ka asnjë mundësi që të dy vendet të ulen e të diskutojnë së bashku dhe problemi i pjesës veriore të Kosovës tregon se ky rajon ende është në vështirësi.

Tony Blair: E dini, është interesante. Sot ka ende tensione, por në Irlandën e Veriut në marrëdhëniet me Republikën Irlandeze, patëm një situatë në Britani ku irlandezët dhe Britania ishin armiq. Gjatë Luftës së Dytë botërore pati shumë irlandezë trima që luftuan në anën e britanikëve, por e dini? Irlandezët dhe britanikët nuk ishin në të njëjtën anë, ne ishim kundër njeri-tjetrit. Por me kalimin e kohës dhe sot ne krijuam paqe, për sa i përket Irlandës së Veriut, dhe tani Britania dhe Irlanda janë aleatë të ngushtë në Bashkimin Evropian. E rëndësishme është se gjerat mund të ndryshojmë dhe ne e kemi mundësinë ti ndryshojmë tani, këtu në Ballkan.

BBC: Do të krijohet kjo mundësi tani pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, apo ju mendoni se ka një mudësi që të dy palët të ulen dhe të negociojnë.

Tony Blair: Mendoj se pavarësisht vendimit të Gjykatës, unë mendoj se ka një mundësi që të mësojnë të jetojnë së bashku si vende të pavarura.

BBC: Ju jeni tani i dërguar i BE-së në Lindjen e Mesme. A mundet të hiqni një paralel midis historisë së kosovarëve nën regjimin e Miloseviqit, dhe mënyrës se si palestinezët, veçanërisht në Gaza, po trajtohen nga Izraeli, një shtet i fortë që nuk dëgjon kritikat ndërkombëtare ndaj mënyrës si si po trajton palestinezët?

Tony Blair: Kjo nuk ka aspak afërsi, në të vërtetë. Janë dy gjendje të ndryshme. E vetmja gjë që do të thoja në fund të fundit, është se nëse jetoni në Kosovë apo në Bregun Perëndimor apo Gaza, kudo qoftë, ndërtimi i ekonomisë suaj do të thotë ndërtimi i një pjese thelbësore të të ardhmes suaj.


LOKALE
Lavde për Tony Blair
09 korrik 2010 | Faqja Kryesore
Tonibler-ët e Kosovës
08 korrik 2010 | Rajoni
Blair 'hero për Kosovën'
08 korrik 2010 | Rajoni
Tony Blair në vizitë dyditore në Kosovë
08 korrik 2010 | Faqja Kryesore
Tony Blair viziton Kosovën
07 korrik 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Reagimet pas deklaratës së GJND-së për Kosovën
Trafigura shpallet fajtore për eksportin e mbetjeve toksike
Arrestohet guvernatori i Bankës së Kosovës
BP para stuhive në Gji dhe kongres/BBC

Reagimet pas deklaratës së GJND-së për Kosovën

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se pavarësia e Kosovës nuk ishte shkelje e të drejtës ndërkombëtare.

Kryeministri Hashim Thaçi deklaroi për BBC-në nga Uashingtoni (ku ndodhet në vizitë zyrtare) se vendimi ishte "një fitore historike për Kosovën dhe për rajonin, për demokracinë edhe të ardhmen euro-atlantike."

"Ky opinion ka qartësuar definitivisht të gjithë rajonin, por edhe vendet e interesuara që punojnë me ne, për të ardhmen tonë edhe SHBA-ja edhe Bashkimi Evropian," - tha zoti Thaçi, duke shprehur vullnetin e qeverisë së tij për bisedime me Serbinë lidhur me çështje teknike.

SHBA e përshëndeti vendimin e GjND-së. Në një mesazh indirekt Beogradit, thotë agjencia e lajmeve Reuters, SHBA tha se "tani është koha që Evropa të bashkohet rreth një të ardhmeje të përbashkët".

Kjo deklaratë e shkurtër u përcoll përmes e-mailit, nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit P.J. Crowley.

Ndërsa ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, tha pas vendimit të GJND-së se "tani e tutje do të ketë njerëz në botë që do të tentojnë të shkruajnë deklarata pavarësie, që sipas gjykatës është në rregull me ligjet ndërkombëtare."

"Nga ana tjetër, e drejta për ndarje nuk u mor në konsideratë nga Gjykata," tha ministri i jashtëm serb.

Qeveria e Kosovës tha se tani i takon Serbisë që të bisedojë me të si shtet i pavarur.

I ndodhur në Hagë, ministri i Jashtëm, i Kosovës, Skënder Hyseni, i bëri thirrje Serbisë që të punojë për paqe në Ballkan.

Ministria e Jashtme ruse tha se vendimi i GJND-së nuk prezantoi një bazë ligjore për pavarësinë e Kosovës.

Reagime në Kosovë

Udhëheqësit e instucioneve të Kosovës e kanë cilësuar si një fitore për vendin dhe rajonin mendimin e dhënë sot nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe as me rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se mendimi i gjykatës përfundimisht i heq të gjitha dilemat që mund t’i kenë pasur vendet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

“Prandaj, ne u bëjmë thirrje sërish këtyre vendeve që të marrin sa më parë vendimet e tyre për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”.

“Siç shihet edhe nga ky mendim i GJND-së Kosova nuk paraqet rast precedent për asnjë rast tjetër në botë”, tha presidenti Sejdiu në një konferencë me gazetarë në Prishtinë.

Ai i bëri thirrje Serbisë për bashkëpunim me Kosovën si dy shtete fqinje.

“Duke qenë në fqinjësi të parë, duhet të punojnë për krijimin e një fryme të re të bashkëpunimit në interes të mirëqenies dhe perspektivës së qytetarëve të të dyja shteteve sovrane”, u shpreh presidenti i Kosovës.

Zyrtarë të lartë të qeverisë, të cilët në mënyrë kolektive e kanë ndjekur në televizion seancën e Gjykatës së Hagës, kanë reaguar me emocion kur gjykatësi kumtoi mendimin e trupit gjykues.

Pas duartrokitjeve të shumta dhe dollive me shampanjë, zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi tha se konfirmimi i ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës nga institucioni më i lartë i drejtësisë ndërkombëtare po hapte një kapitull të ri politik për vendin.

“Është një fitore e drejtësisë, është një fitore e Kosovës, një fitore e gjithë qytetarëve të saj, por dua të besoj se është një fitore edhe e rajonit në tërësi, në këtë rast besoj se është fitore edhe për Serbinë, sepse në një mënyrë mund ta heqin qafe këtë problem”, tha zoti Kuçi.

Ai i ftoi qytetarët e Kosovës që jenë të arsyeshëm në reagimet e tyre.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit, grupe të njerëzve kanë dalë në rrugët e Kosovës duke u rënë borive të makinave, të cilat I kishin stolisur me flamuj të Kosovës.

“Jemi shumë të lumtur, e kemi pritur pavarësinë qe sa vite dhe tani edhe Gjykata e konfirmoi se nuk e kemi shkelur të drejtën ndërkombëtare, as rezolutën 1244, kështu që presim njohje të reja të vijnë tani”, u shpreh një qytetar.

Reagime ndërkombëtare

Shtëpia e Bardhë përmes zëdhënësit, Mike Hammer tha se "SHBA ishte e kënaqur që gjykata kishte rënë dakord me qëndrimin e vjetër të SHBA-së se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar".

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, mirëpriti opinionin këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
"Kosova ka funksionuar si shtet i pavarur prej dy vjetësh e gjysëm. Unë i inkurajoj shtetet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë tani një gjë të tillë. Kosova është një rast unik dhe nuk krijon precedent", ka thënë shefi i Foreign Office.

Baronesha Ashton, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri tha se "opinioni këshillues hap një fazë të re. Fokusi duhet të jetë tek e ardhmja."

"E ardhmja e Serbisë është në Bashkimin Evropian. Edhe e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian", tha baronesha Ashton.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westervelle tha se "vendimi i Gjykatës komfirmon pikëpamjen tonë se shpallja e pavarësisë ishte e ligjshme".

"Ajo mbështet pikëpamjen tonë se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës janë fakte të parefuzueshme".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Andrey Nesterenko tha se "se është e një rëndësie parësore që Gjykata dha vlerësimin e saj vetëm për deklaratën e pavarësisë dhe nuk shqyrtoi çështjen e të drejtës së Kosovës për shkëputjen unilaterale nga Serbia në një kontekst më të gjerë".

Ministria e Jashtme qipriote thotë se "Qipro dëshiron të theksojë qëndrimin parimor për Kosovën dhe të riafirmojë qëndrimin e palëkundur për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, që përfshin Kosovën."

Presidenti i territorit të shkëputur gjeorgjian të Abkhazisë, Sergei Bagash tha se "vendimi i gjykatës konfirmonte edhe një herë të drejtën e Abkhazisë dhe të Osetisë Jugore për vetëvendosje."

Aitor Estabanm një deputet i partisë nacionaliste baske PNV tha se "rrjedhoja kryesore është se Spanja nuk mund të vazhdojë të thotë se rregullat ndërkombëtare nuk lejojnë një ndarje të vendit për një shtet të pavarur brenda Bashkimit Evropian."

Reagime nga Tirana e Shkupi

Menjëherë pas dhëniës së vendimit nga GJND-ja kryeministri Sali Berisha në një dalje të menjëhershme para gazetarëve përshëndeti vendimin e Gjykatës duke e konsideruar historik atë.

Berisha tha se "Vendimi i Hagës është kontribut madhor".

Më tej ai shtoi se vendimi zgjidhi statusin e shqiptarëve në Ballkan.

Ndërkohë ka reaguar edhe presidenti i vendit Bamir Topi, i cili i ka përcjellë një mesazh urimi dhe homologut të tij kosovar, Fatmir Sejdiu .

"Hap i rëndësishëm për Kosovën "e ka konsideruar presidenti Topi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare.

Ndërkohë ministri i jashtëm Ilir Meta vlerësoi vendimin duke e cilësuar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Meta shtoi se "Shqipëria do të lobojë sërish për Kosovën ".

Edhe kryetari i opozitës Edi Rama ka përshëndetur vendimin e GJND-së. duke thënë se "shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë e paligjshme".

Vendimin e GJND-së e kanë përshëndetur dhe parti të tjera politike në Shqipëri.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdylaqim Ademi, tha të enjten për BBC-në se vendimi i saposhpallur nga GJND-ja do të eketë efekt pozitiv, jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë rajonin në përgjithësi:

"Mendoj se Beogradi duhet të bindet me realitetin e ri, të krijuar,"- tha zoti Ademi./BBC

Serbia e dëshpëruar me vendimin e GJND

Autoritetet e Serbisë janë të dëshpëruara me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas së cilës shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Presidenti Boris Tadiç deklaroi se vendimi i GJND-së është i rëndë për Serbinë dhe kjo duhet thënë hapur para opinionit serb. "Mirëpo, Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësisë e njëanshme të Kosovës, sepse mendojmë se secesioni i njëanshëm me motive etnike nuk është në harmoni me parimet e OKB-së", deklaroi Tadiçi. Sipas tij, GJND-ja është deklaruar vetëm për çështjet teknike e jo edhe për të drejtën e kosovarëve për shkëputje. Tadiçi bëri të ditur se Serbia tani do të vazhdojë luftën e saj për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, edhe pse, siç u shpreh, është i vetëdijshëm se do të bëhet presion ndaj shumë vendeve për të njohur Kosovën.

Me fjalë të ngjashme u shpreh edhe ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq. Gjatë qëndrimit në Hagë, për televizionin CNN ai deklaroi: "Unë nuk pres që ndonjë prej lojtarëve kryesor në botë të ndryshojë qëndrimet pas këtij vendimi të Gjykatës. Serbia me siguri që nuk do të ndryshojë mendimin sa i përket sovranitetit dhe integritetit territorial. Ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës, por do të vazhdojmë përpjekjet tona që së bashku me bashkësinë ndërkombëtare të gjejmë një kompromis dhe një zgjidhje paqësore", theksoi Jeremiçi.

'Po kalojmë momentet më të rënda'

Patriarku serb Irinej tha se këto janë momente të vështira për Serbinë. "Serbët po kalojnë momentet më të rënda, por shpesh kemi qenë në situtata të ngjashme. Zoti na ka ruajtur dhe besoj se do të na ruajë edhe tani, ne dhe Kosovën e vuajtur", deklaroi Irinej.

Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç u shpreh se përkundër vendimit të rëndë për Serbinë të GJND-së, serbët nuk do të largohen nga Kosova.

Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Vojin Dimitrijeviç u shpreh se Kosova me këtë vendim ka forcuar pozicionet e veta. Sipas tij, do të jetë shumë e mundur, që edhe popullata e Abkazisë dhe Osetisë Jugore të organizojë shpallje të ngjashme të pavarësisë, sikur në Kosovë. Prandaj, Gjeorgjia është humbësi i dytë më i madh i këtij vendimi, pas Serbisë", theksoi Dimitrijeviçi.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Serbe, i cili ishte bashkëkryetar i delegacionit serb në negociatat e Vjenës, Slobodan Samarxhiç kërkoi dorëheqejn e Boris Tadiçit, për shkak të dështimit në politikën ndaj Kosovës. Ndërsa kryeministri i Republikës Srpska, Millorad Dodik tha se mendimi këshilldhënës i GJND-së për serbët e Bosnjë-Hercegovinës mund të shërbejë si udhërrëfyes për zgjidhjen e statusit të tyre në të ardhmen. "Ne kaherë nuk jemi të lumtur që jetojmë në Bosnjë-Hercegovinë, por do të vazhdojmë angazhimin për zbatimin e plotë të parimeve të Marrëveshjes së Dejtonit. Mirëpo nuk përjashtojmë as mundësinë e luftës politike për realizimin e një statusi, që nuk do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, siç thuhet edhe në këtë mendim të GJND-së", theksoi Dodik.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Auron Dodi

Altmann: Serbia duhet të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës nëse synon integrimin në BE

Në intervistë me Deutsche Wellen Franz Lothar Altmann, ekspert gjerman për Evropën Juglindore, thotë se Serbia ka nevojë për një zgjidhje që i lejon të ruajë fytyrën. Bisedimet teknike me Kosovën janë të domosdoshme.

DW: 120 vende, ndër të cilat Rusia, Kina dhe Spanja nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës . A do të ndryshojnë qëndrim këto vende pas shqiptimit të gjykimit nga GJND-ja?

Altmann: Kjo është pritja, pra që Kosova të njihet edhe nga ato vende të cilat deri tani kanë deklaruar se do të prisnin me vendimin e tyre për njohjen e Kosovës, deri në shpalljen e gjykimit nga GJND.

DW: Gjykimi i shqiptuar nga GJND-ja nuk ka vlerë detyruese si në të drejtën civile. Dhe menjëherë ministri i Jashtëm i Serbisë deklaroi se vendi i tij kurrë nuk do ta njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Nga ana tjetër Serbia synon në periudhë afatgjatë integrimin në BE. A mund të ngulë këmbë Beogradi në këtë qëndrimin të tijin ndaj Kosovës?

Altmann: Jo, nuk është e mundur. Komisioni i BE-së ka thënë qartë se Serbia nuk mund të pranohet në BE sa kohë nuk ka zgjidhur qëndrimin ndaj statusit të Kosovës. Pasi nëse Serbia do të ishte anëtare e BE-së dhe do të vazhdonte të mbante këtë qëndrim ndaj Kosovës, ajo do të bllokonte gjithçka që BE-ja do të kishte në plan të bënte me Kosovën.

DW: Çfarë duhet të ndodhë sipas jush në mënyrë që Serbia ta njohë Kosovën?

Altmann: Do të duhej të gjendej një zgjidhje, e cila bën të mundur për Serbinë të ruajë fytyrën. Një lloj paketimi i statusit të pavarësisë në formën e një marrëveshjeje bazë, apo konfederate me lidhje shumë të dobëta mes shteteve. Në mënyrë që në aspektin e politikës së brendshme politikanët serbë të kenë mundësi të thonë: ne bëmë ç'ishte e mundur, nuk e kemi humbur plotësisht Kosovën, u përpoqëm të gjenim një kompromis dhe me këtë kompromis tani mund të pajtohemi. Vështirësia qëndron pikërisht në gjetjen e një forme të tillë kompromisi.

DW: Qeveria e Kosovës tani nuk do të pranojë të detyrohet të hyjë në negociata me Serbinë për statusin. Por a nuk ka mjaft çështje për të cilat duhet biseduar, si p.sh. situata në qytetin e ndarë të Mitrovicës?

Altmann: Po është e vëtetë, qeveria e Kosovës nuk do të pranojë të negociojë për statusin. Në Prishtinë do të festohet fitorja. Por nga ana tjetër ka probleme të pazgjidhura siç është qyteti i ndarë i Mitrovicës, apo veriu i cili është i banuar nga serbë. Dhe pikërisht për këtë duhen zhvilluar bisedime teknike për të çtensionuar situatën për popullsinë, dhe që nga serbët e Kosovës t' i dërgohen Beogradit sinjalet përkatëse për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare që të mund të pranohet edhe nga Beogradi zyrtar.

DW: A besoni ju zoti Altmann se mund të jetë i mundur një shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës, pra territoret në jug të Serbisë me shumicë shqiptare me veriun e Kosovës të populluar nga shumicë serbe?

Altmann: Kjo pyetje shtrohet shpesh. Por edhe nga pala serbe është theksuar vazhdimisht se Presheva është lidhja mes Serbisë Qendrore dhe Jugore dhe më tutje me Maqedoninë në drejtim të Greqisë. Do të ketë me siguri bisedime por nuk besoj se këmbimi i territoreve do të shtrohet si opcion në bisedime. Besoj se fillimisht do të kemi një periudhë të akullt në bisedime. Qeveria në Beograd kërkonte në të vërtetë një mbledhje të asamblesë së Pergjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të kërkonte një rezolutë. Kjo tani do të jetë e vështirë të bëhet. Nuk besoj se do të ndodhë. Besoj se tani kabineti në Beograd do të përfshihet në bisedime të ethshme për hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë.

Intervistoi: Katrin Jäger

Redaktoi: Eliana Xhani / Esat Ahmeti

Opinioni i GJND-s gurthemeli për anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota në OKB

Prof. Josef Marko nga Universiteti i Gracit, ekspert i së drejtës kushtetuese, njohës i Ballkanit, vlerëson se opinioni i GJND do të lehtësojë procesin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

DW: Gjykata Ndërkombëtare e Hagës shpalli se pavarësia e Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. A mund të themi se me këtë hap u vulos nga ana ligjore pavarësia e Kosovës përfundimisht?

Prof. J. Marko: Gjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk është një vendim në një proces gjyqësor ndërmjet dy shteteve, çështja u soll në Gjykatë me kërkesën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Këtu në të vërtetë është bërë fjalë për një kërkesë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kështu nga ana ligjore ky gjykim nuk ka ndonjë influencë. Në kuptimin përfundimtar çështja e pavarësisë së Kosovës nga ana ligjore mbetet e pasqaruar. Mendoj se Serbia nuk do të mjaftohet me këtë opinion ligjor të GJND, por duke u mbështetur edhe nga partneri i saj kryesor, Rusia do të ndërmarrë iniciativa të reja diplomatike, për ta mbajtur të hapur çështjen e statusit dhe me këtë të detyrojë rihapjen e negociatave.

DW: Por a nuk ndodhet Serbia tani në një pozicion më të vështirë?

Prof. J. Marko: Serbia ndodhet tani në pozicion më të keq, kur peshorja si nga ana politike dhe morale qëndron në anën e qeverisë së Kosovës. Brenda Serbisë sigurisht kjo do të çojë në atë që forcat nacionaliste do të jetë tepër të pakënaqura, dhe do ta quajnë joneutral, opinionin neutral të gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare. Ata sigurisht do të përpiqen që ta cilësojnë GJND-në si të njëanshëme. Mund të ketë edhe mobilizim të popullatës serbe në Kosovë, përmes protestave. Nga ana tjetër forcat e moderuara dhe reformiste në Serbi dhe ata që duan t'i përshpejtojnë proceset integruese në BE forcohen me këtë opinion të GJND-së.

DW: Ministri i Jashtëm serb, Jeremiç pas opinionit të GJND-së tha se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Çfarë hapash të tjerë mund të ndërmarrë tanimë Serbia ?

Prof. J. Marko: Nga ana ligjore Serbia nuk ka më mundësi të tjera, sepse nuk pritet që anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjysma e të cilëve e kanë njohur pavarësinë, të ndryshojnë mendim. Ndërsa anëtarët e tjerë të KS, të cilët deri më tani e kanë refuzuar njohjen e pavarësisë nuk kanë më mundësi ligjore të inistojnë për këtë. Kjo prek sigurisht edhe shtetet e tjera të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Pra, nga ana ligjore nuk ka më mundësi të tjera, por nga ana politike, Rusia për shembull do të përpiqet të ushtrojë presion ndaj shteteve të veçanta.

DW: Çfarë do të ndodhë brenda Bashkimit Evropian pas këtij vendimi, kur dihet që një pjesë e shteteve të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën. Do të shërbejë opinioni i GJND-së si shtysë për to?

Prof. J. Marko: Brenda Bashkimit Evropian nuk besoj në ndonjë ndryshim të madh në qëndrimin e shteteve që kanë qenë kundër pavarësisë së Kosovës, para së gjithash Spanja, Sllovakia apo Qiproja. Pra nuk pres ndonjë ndryshim mendimi në elitën politike dhe diplomatike të këtyre vendeve. Nga ana tjetër shtetet që kanë hezituar deri më tani për shkak të pasigurisë ligjore në këtë çështje, do të ndjehen të inkurajuara nga opinioni i GJND-së dhe në gjendje ta njohin pavarësinë e Kosovës. Kështu që në javët e ardhshme do të pritet një valë e re e njohjesh së pavarësisë së Kosovës. Sigurisht me këtë opinion do të lehtësohet edhe procesi integrues i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

DW: A i hap opinioni i GJND-së Kosovës rrugën për një vend në Kombet e Bashkuara?

Prof. J. Marko: Sigurisht që po. Mendoj se kjo nuk do të ndodhë menjëherë, por me këtë opinion është vendosur një gurthemeli për anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota në Kombet e Bashkuara, sepse me këtë argumentat kryesorë juridikë, të cilat përdoreshin deri më tani kundër pavarësisë së Kosovës, nuk mund të qëndrojnë më ashtu si më parë.

Autor: Lindita Arapi

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

Reagimet e para pas shpalljes së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës

Westerwelle: E ardhmja e Serbisë dhe Kosovës ndodhet në BE - Ban Ki-Moon paralajmëroi kundër çdo "hapi provokativ"

Ministri i  Jashtëm gjerman,  Guido Westerwelle Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle u bëri thirrje udhëheqjes politike në Beograd dhe Prishtinë që tani të hedhin vështrimin nga integrimi evropian. "E ardhmja e Serbisë dhe e Kosovës ndodhet në BE", tha Westerwelle. Kryetari i liberalëve gjermanë (FDP) përshendeti vendimin: "Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare konfirmoi pikëpamjen tonë ligjore se deklarata e pavarësisë së Republikës së Kosovës ishte e ligjshme."

E ngarkuara e Bashkimit Evropian me politikën e jashtme Catherine Ashton e përshendeti vendimin e Gjykatës dhe u bëri thirrje palëve për dialog. "Në të ardhmen si Serbia ashtu dhe Kosova do ta kenë vendin e tyre në Bashkimin Evropian", tha Ashton.

Në foto  zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden Në foto zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden Në reagimet e para amerikane pas opinionit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në të cilin vlerësohet se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, konfirmohet edhe një herë mbështetja amerikane për Kosovën. SHBA i ka bërë thirrje Evropës të jetë "e bashkuar" për pavarësinë e Kosovës. Sipas agjencive të lajmeve, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden i telefonoi presidentit Boris Tadiç për të konfirmuar mbështetjen e plotë të Uashingtonit për një Kosovë demokratike dhe multietnike, njofton Shtëpia e Bardhë. Biden i bëri thirrje Serbisë të punojë në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e çështjeve praktike me Kosovën.

Sekretari i  Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon Ndërkaq sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon paralajmëroi kundër çdo "hapi provokativ" pas shpalljes së opinionit të GJND-së. Ban i bën thirrje të gjitha palëve "për të shmangur çdo hap që do të mund të shihej si provokues dhe do të prishte dialogun", tha zëdhënësi i tij Martin Nesirky në një konferencë shtypi në Nju Jork.

"Ne nuk do ta njohim asnjëherë pavarësinë e Kosovës", paralajmëroi ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq në një pronocim për televizionin serb nga Haga. "Para nesh ndodhen ditë të vështira" theksoi ai duke shtuar se "lufta diplomatike" do të vazhdojë edhe më tej.

Presidenti i  Serbisë , Boris Tadiq Presidenti i Serbisë , Boris Tadiq Ndërkaq presidenti i Serbisë Boris Tadiq vlerësoi të enjten (22.07) se opinioni i GJND-së "është i rëndë për Serbinë" por megjithatë Serbia do të vazhdojë që me mjete politike të mbrojë integritetin e vet territorial.

Edhe Rusia e cila konsiderohet si fuqi mbrojtëse e serbëve e kritikoi vendimin e Gjykatës si "jo të pastër juridikisht dhe si vendim tërsisht politik."

Presidenti i  Kosovës, Fatmir Sejdiu Presidenti i Kosovës, Fatmir SejdiuKreu shtetëror i Kosovës e priti me gëzim shpalljen e vendimit të GJND-së. "Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vërtetoi sot se Kosova nuk paraqet precedent, por njeh të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje, për të jetuar i lirë dhe i pavarur”, tha Sejdiu i cili ftoi vendet që deri sot kanë hezituar ta njohin Kosovën, ta marrin këtë vendim, i cili sipas tij vetëm sa do t'i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon.

"Pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm ashtu si dhe liria e popullit tim. Sot nuk ka humbës dhe fitues. Gjykata e respekton realitetin në Kosovë. Dhe ky është një kapitull i ri për vendin tim, për shtetin tim, për njerëzit e mi, dhe për tërë rajonin", deklaroi kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në Uashington ku po qëndron për një vizitë zyrtare.

Sekretari i  Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh RasmussenOpinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sipas të dhënave të Aleancës Veriatlantike NATO nuk do të ndikojë në punën e trupës paqëruajtëse KFOR. "KFOR-i do të vazhdojë të ushtrojë edhe më tej mandatin e tij dhe në mënyrë të paanshme do të përkujdeset për një ambient të sigurtë në Kosovë, për të mirën e të gjitha bashkësive, shumicës dhe pakicës në mënyrë të njëjtë", tha sekretari i Përgjithshëm i NATOS, Anders Fogh Rassmusesn në Bruksel. Në kuadër të NATO-s në Kosovë aktualisht ndodhen 10 000 ushtarë në mesin e tyre rreth 1500 ushtarë gjerman.

Autor: Agjencitë e lajmeve / Esat Ahmeti

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

Presidenti serb Boris Tadiç e quajti vendimin e GJND si të vështirë për Serbinë


Foto: AP

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë thotë se shpallja e njëanëshme e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008 ishte në bazë të ligjit ndërkombëtar.

Opinioni i shpallur të enjten nga gjykata i cili nuk ka fuqi ligjore nxiti festime nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e quajti vendimin si përgjigjen më të mirë të mundëshme për të gjithë botën.

Presidenti serb Boris Tadiç e quajti vendimin si të vështirë për Serbinë. Ai tha se vendi i tij do të vazhdojë të luftojë për të rimarrë Kosovën duke përdorur të gjitha mënyrat ligjore dhe paqësore.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara e përshendetën vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që deklarimi i pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur ligjin ndërkombëtar. Zyrtarët amerikan po u kërkojnë edhe vendeve të tjera, përfshi Serbinë, që të njohin republikën e Kosovës.

Kush janë vendet që votuan pro dhe kundër në GJND




E drejta ndërkombëtare nuk përmban asnjë ndalesë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ky ka qenë vendimi i shumëpritur i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, jo vetëm nga Kosova dhe Beogradi por edhe më gjerë.
Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata është e mendimit se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe kornizën kushtetuese të UNMIK.

Në favor të Kosovës kanë votuar këta gjyqtarë:


Hisashi Owada - Japoni, president i GJND-së
Thomas Buergenthal nga SHBA,
Christopher Greenwood nga Britania e Madhe,
Ronny Abraham nga Franca,
Bruno Simma nga Gjermania,
Kenneth Keith nga Zelanda e Re,
Awn Shawkat Al-Khasawneh nga Jordania,
Antônio A. Cançado Trindade nga Brazili,
Abdulqawi Ahmed Yusuf nga Somalia,
Bernardo Sepúlveda - Amor nga Meksika,


Kundër kanë votuar

Peter Tomka - nënpresident, përfaqësues nga Sllovakia,
Leonid Skotnikov nga Federata Ruse,
Abdul G. Koroma nga Sierra Leone,
Mohamed Bennouna nga Moroku.


Katër vendet të cilat kanë votuar kundër nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Por mosnjohja e realitetit të ri në Kosovë, nuk i ka penguar dy vende (Brazilin dhe Meksikën) të votojnë në favor të Kosovës.

Thursday, July 22, 2010

Kostumet e banjove 2010, seksi dhe ekstravagante

Më ardhjen e stinës së verës të gjithë ne i drejtohemi plazheve për të gjetur pak freski në këto ditë të nxehta. Dhe sigurisht aksesori kryesor që nuk duhet të mungojë janë rrobat e banjos të cilat dhë për këtë vitë janë si gjithmon me ngjyra të ndezura, me luleshumëngjyrëshe dhe shumë seksi e ekstravagante Këto janë disa nga tendencat e fundit të paraqitura në “Mercedes-Benz Fashion Week Swim”në Miami Beach në Florida për sezonin e verës 2010

Shkëlzen Berisha me Sadijen, në dasmën e Bogdanit









Më në fund erdhi dita…! Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani hoqi fundjaven qe kaloi petkat e beqarit, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm në jetën e tij. Të shumtë kanë qenë personazhet VIP të pranishëm në dasmën e deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka munguar në festën e organizuar enkas për të djathtët, por ama ka qenë djali i tij ai që i ka bërë nderin të atit. Shkëlzen Berisha së bashku me bashkëshorten e tij Sadijen kanë qenë edhe të ftuarit e fundit që kanë mbërritur në dasmë pasi kishte ardhur çifti. Të veshur bukur dhe elegantë, ata kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, e duke bërë madje pak xheloz edhe çiftin. (Bluetooth)

Fotoja e rrallë, Margarita Xhepa në plazh







Ajo është një zonjë vërtet e bukur...nga ato gra, që sytë do të ndalonin jo vetëm kur ishte e re, por në çdo kohë, dhe sot vjen me një foto sic nuk e kemi parë asnjëherë. Kjo është ikona e teatrit dhe filmit shqiptar, Margarita Xhepa. Gjithçka e fal me dëshirë dhe dashuri. Ashtu si edhe këto emocione të së kaluarës që ka ndarë në suplementin \"Summer Pages\" te Gazeta Shqiptare. E në këto fletë kujtimesh, vjen dhe një foto e viteve kur Margarita ishte e re, në plazhin e Durrësit, tek ato ditë që me zor gjente kabinat, tek gatimi herët për të shkuar që në mëngjes në plazh, tek vështirësitë për të gjetur një palë rroba banje, e tek çdo detaj pastaj që mbetet i bukur. Por, koha nuk i ka dëmtuar asgjë, aktores, ajo mbetet e bukur dhe hyjneshë pavarësisht thinjave në kokë.