Friday, March 4, 2011

Gorbaçovi, 80-vjetori i babait të “glasnost” dhe “perestrojkës”

Çuditërisht ajo që të bie menjëherë në sy kur e sheh Gorbaçovin nuk është aspak nishani që ka në ballë dhe që është i dukshëm për të gjithë. Jo se ai nuk është i dukshëm dhe shumë i veçantë e madje në një vend tërësisht të pashmangshëm, por ka diçka që ai e ka më të “rënshme në sy”.
Gorbaçovi, 80-vjetori i babait të “glasnost” dhe “perestrojkës”
Çuditërisht ajo që të bie menjëherë në sy kur e sheh Gorbaçovin nuk është aspak nishani që ka në ballë dhe që është i dukshëm për të gjithë. Jo se ai nuk është i dukshëm dhe shumë i veçantë e madje në një vend tërësisht të pashmangshëm, por ka diçka që ai e ka më të “rënshme në sy”. Është dora me një lëkurë të butë dhe me një shtrëngim të fortë që kur ta jep të duket se je duke përjetuar historinë. Është ajo dorë që u shtrëngua me atë të ish-presidentit amerikan, Ronald Regan, në fund të viteve ’80 në takimin që praktikisht u dha fund edhe viteve të acarta të Luftës së Ftohtë.

Për një perëndimor, ose më mirë për një gazetar perëndimor, të takosh Gorbaçovin është e pashmangshme që të mos sjellësh ndër mend Reganin dhe vitet e marrëveshjeve që praktikisht ndryshuan botën dhe vetë marrëdhënien mes Lindjes dhe Perëndimit të saj. Këtë të mërkurë, ish-presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik mbush 80 vjeç. E megjithatë e njohin për një njeri energjik e me humor, pavarësisht se ka kaluar jo pak nën lëkurën e tij, veçanërisht humbjen e së shoqes, Raisa, 12 vjet më parë. Ai vetë është një njeri i mbushur me kujtime që nisin që nga era staliniane e deri tek ajo e shembjes së komunizmit dhe 20 vitet që pasuan. Nuk i vjen keq aspak kur e thërrasin Gorbi dhe madje i pëlqen një gjë e tillë, sepse, siç thotë vetë, e bën që të ndihet ende i ri. Edhe pse 80-vjeçar, ai është aktiv dhe së fundi madje ka tërhequr vëmendjet e gazetave me vërejtjet që ka bërë në mënyrë të vazhdueshme ndaj Kryeministrit aktual të vendit, Putin dhe administratës së tij. Një nga cilësimet më të ashpra në adresë të Kryeministrit, sipas Gorbaçovit, është se regjimi që sundon aktualisht në Rusi është një “turp” për demokracinë. Për vëzhguesit e huaj ky cilësim nuk është diçka e re, por në Rusi, ku liria e shtypit vazhdon që të mbetet edhe sot një aspiratë e parealizuar, çdo lloj kritike ka një vlerë dhe një peshë. Veçanërisht kur vjen nga dikush “i shtëpisë”. Për njeriun që futi në Bashkimin Sovjetik të kohës “glasnostin” dhe “perestrojkën”, pra reformat e hapjes dhe rindërtimit të vendit, një situatë si ajo që po kalon prej kohësh Rusia është për të të ngjallur trishtim. Ai është veçanërisht pesimist për sa i takon medias. Edhe pse në Rusi ekzistojnë gazetat dhe revistat që janë deri diku të pavarura, media vizive, pra televizionet, janë të gjitha me linjën e Kremlinit dhe për Gorbaçovin ky është një ndër problemet më të mëdha të Rusisë. Një nga gazetat e pakta disidente në Rusi, “Novaja Gazeta”, është në pronësi të Aleksandër Lebedevit dhe vetë Gorbaçovit. Në vitin 2004, pak para se të vritej, pikërisht në këtë gazetë, Anna Politkovskaja shkruante: “Ne jemi duke u zhytur përditë e më tepër në një humbëtirë sovjetike, në një vakum informativ që na bën gjithnjë e më injorantë për atë që ndodh me të vërtetë me fatin tonë. Nëse sot kërkon që të punosh si gazetar në Rusi duhet që t’i shërbesh verbërisht Putinit, përndryshe mund të përballesh me vdekjen”.

Po përse atëherë Gorbaçovi e mbështeti Putinin në zgjedhjet e vitit 2007? Sipas tij, kur Putini erdhi në pushtet Rusia ishte në një situatë shumë të vështirë. Vendi ishte në prag të shpërbërjes dhe në atë kohë ishte shumë e rëndësishme që situata të stabilizohej. “Putin shpesh, edhe përmes metodave autoritare dhe gabimeve të mëdha e të vogla arriti që të krijonte këtë stabilitet dhe rusët e mbështetën atë. Ndër ta edhe unë. Unë isha me popullin, me vendin tim”. Ai është shumë reflektiv dhe aspak pasionant kur bëhet fjala për të gjykuar të shkuarën e tij dhe sidomos kur është fjala për të krahasuar veten e tij si President dhe pushtetarët e sotëm. “Kur isha President kisha një vetëbesim shumë të madh, më shumë se ç’duhej te vetja dhe te fuqia ime. Këtë e shoh edhe sot te liderët aktualë që janë të mbushur me një mbivlerësim për veten. Ndonjëherë gjëja më e vështirë është që të njohësh gabimet dhe kufizimet personale. Unë kam pasur fat, sepse kam qenë shpesh në një situatë të tillë e madje edhe arrogant dhe për këtë u dënova. U dënova nga ngjarjet që pasuan. Në këtë rast dua që të ndaj përvojën time me Putinin dhe Medvedevin, sepse nuk do të doja që të bënin të njëjtat gabime.”

Edhe pse Gorbaçovi ka shumë vite që jeton jashtë vendit ai nuk flet asnjë fjalë anglisht dhe të gjitha kontaktet i bën përmes përkthyesit të tij. Ndërkohë që ka arritur të internacionalizojë dy fjalë ruse “glasnost” dhe “perestrojka”. Për të gjithë rusët që kanë jetuar në kohën kur këto dy parime u vunë në jetë është e qartë se domethënia e tyre kishte të bënte me shtimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, por, nga ana tjetër, edhe me kufizimin e mundësisë për të gjetur punë për të gjithë, që do të thotë shtim të papunësisë. Këto reforma u pritën mirë në fillim, por pasojat e tyre negative e bënë Gorbaçovin që të humbiste popullaritetin. Për sa u përket historianëve, ata janë ende të dyzuar në lidhje me ndërgjegjësimin e plotë që mund të kishte në atë kohë vetë Gorbaçovi në lidhje me pasojat dhe rëndësinë e këtyre reformave. Por të paktën të gjithë janë të mendimit se në Bashkimin Sovjetik të fundit të viteve ’80 dhe fillimit të viteve ’90 ndryshimet erdhën shumë më shpejt sesa priteshin. Sot Gorbaçovi mendon me keqardhje për pamundësinë për të përfunduar reformat e nisura. Por për sa i përket gjykimit për ngjarjet në Tunizi dhe në Egjipt e në të gjitha vendet e Lindjes së Mesme, thotë se ai sheh një kryengritje të ngjashme edhe në vendin e tij, Rusi. Në një intervistë të fundit, ai deklaroi se në vendin e tij gjërat mund të shkonin shumë keq. Një nga kritikat më të ashpra që Gorbaçovi ka për Rusinë është shpërndarja e pabarabartë e pasurisë dhe dasia e madhe e krijuar mes shumicës së varfër dhe disa pak super të pasurve që kanë pasuri jashtëzakonisht të madhe. Sipas tij, situata aktuale është e ngjashme me atë të Rusisë para revolucionit të vitit 1917. Por a është koha për një revolucion?” Nuk mendoni se ne kemi nevojë për një revolucion, por sigurisht që shoqëria jonë duhet që të funksionojë në një mënyrë të ndryshme nga ajo aktuale. Ne kemi nevojë për më shumë drejtësi, për një ndarje më të drejtë të pasurive, për një përmirësim të madh të standardit të jetesës. Unë personalisht nuk do të propozoja një luftë mes të pasurve dhe të varfërve, por jam për vendosjen e një drejtësie financiare. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të motivohen në punën e tyre dhe të kuptojnë se cilat janë interesat e tyre. Për sa i përket kastës së miliarderëve që ekzistojnë sot në Rusi ajo është pasojë e politikës së Jelcinit në fillim të viteve ’90. Ne duhet që aktualisht të nxjerrim ligje për ndarjet e drejta të pasurive e parave dhe të reformojmë edhe sistemin e taksave.”

Gorbaçovi nuk është duke bërë thirrje për revolucion, megjithatë ai kërkon që në Rusi të kryhen ndryshime rrënjësore. Sipas tij, mënyrat e vjetra të qeverisjes duhet të marrin fund njëherë e mirë, siç ka marrë fund edhe ideja e ekzistencës së vendeve që konsiderohen superfuqi botërore. “Unë nuk mendoj se Rusia e ka për qëllim që të jetë një superfuqi dhe gjithsesi ky nuk duhet të jetë qëllim i Rusisë. Kjo vlen edhe për Shtetet e Bashkuara që nuk duhet domosdoshmërish ta konsiderojnë veten një superfuqi. Edhe Kina gjithashtu. Kjo botë sot është një botë e ndryshme. Marrëdhëniet mes njerëzve dhe shteteve janë të ndryshme. Mendoj se kur njerëzit që vijnë në pushtet krijojnë ide për shndërrimin e vendeve të tyre në superfuqi, atëherë njerëz të tillë nuk duhet që të qëndrojnë më në pushtet. Ata nuk duhet që të lejohen më të qeverisin dhe të mandatohen nga popujt. Ne kemi nevojë për qeverisjen e njerëzve të rinj. Rinisë i duhet dhënë shansi në media, në politikë, në demokraci. Të rinjtë duhet që të jenë forca kryesore lëvizëse e shoqërisë sonë dhe ata me siguri do ta çojnë në drejtimin e duhur.”

Gorbaçovi vjen nga një familje që është marrë me bujqësi në jug të vendit. Ai iu bashkua që herët Partisë Komuniste dhe u ngrit shumë shpejt me detyra të rëndësishme derisa arriti atë më të lartën. Për sa i përket së shkuarës, një nga keqardhjet më të mëdha që ai ka për të është pushtimi i Afganistanit në vitin 1979 nga ana e sovjetikëve. Sipas tij, ai ishte pjesë e një politike të dështuar të komunistëve për të dominuar botën. Ishte një luftë që zgjati 10 vjet, të cilën me të ardhur në pushtet ai u përpoq që ta përfundonte, edhe pse ushtari i fundit nga Afganistani iku vetëm në vitin 1989. Gorbaçovi është një figurë e njohur në Perëndim dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u bë i njohur dhe i respektuar për amerikanët në kohën e Reganit me tolerancën dhe hapjen që tregoi ndaj amerikanëve dhe flet me shumë respekt edhe për Obamën, Presidentin aktual amerikan, por nuk u druhet edhe kritikave. Njëra prej tyre është problemi i konfliktit që kanë amerikanët me islamin që, sipas Gorbaçovit, është një problem që ata e kanë krijuar vetë. Këtu ai u referohet fondeve sekrete që amerikanët dhanë për ekstremistët islamikë në Afganistan gjatë viteve ’70 dhe ’80 si pjesë e luftës kundër armikut të përbashkët, komunizmit. “Amerikanët duhet që të pranojnë pjesën e tyre të fajit”.

Për sa i përket të ardhmes, Gorbi thotë: “Lenini ka thënë dikur se njeriu duhet që të ketë ëndrra. Unë vetë mendoj se bota ndryshohet nga idealistët. Mund të kem ca si shumë vite mbi shpinë, por mendoj se të tjera kam ende përpara dhe deri sa të jem gjallë do të vazhdoj të ëndërroj”.

Prokurorët gjermanë: Ukës iu bllokua arma

Ai u shpreh i tronditur nga një video që kishte parë pak ditë më parë në një faqe islamike, ku tregoheshin pamje të disa burrave të cilësuar si amerikanë, duke përdhunuar një vajzë afgane.
Prokurorët gjermanë: Ukës iu bllokua arma
Më shumë njerëz mund të kishin vdekur në sulmin e 21-vjeçarit Arid Uka ndaj autobuzit me ushtarakë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit, të mërkurën, pasi arma e tij u bllokua pas të shtënave të para.

Lajmin e publikoi BBC në mesditë, duke cituar burime zyrtare në prokurorinë gjermane. Në mëngjes u bë publike se kosovari, një ekstremist islamik, kishte kryer ngjarjen për “t’u hakmarrë për mizoritë e ushtarëve amerikanë në Afganistan”.

Ai u shpreh i tronditur nga një video që kishte parë pak ditë më parë në një faqe islamike, ku tregoheshin pamje të disa burrave të cilësuar si amerikanë, duke përdhunuar një vajzë afgane.

Sipas prokurorëve që po hetojnë ngjarjen, pistoleta e 21-vjeçarit u bllokua pas të shtënave të para, duke kufizuar përmasat e tragjedisë.

Ndërkohë, janë ngritur pesë akuza për kosovarin, përfshi dy vrasje me paramendim në rethana rënduese. Ai rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm.

Dy viktimat e ekstremistit janë piloti 25-vjeçar, togeri Nicholas Alden dhe rreshteri 21-vjeçar, piloti Zachary Cuddenback.

Wednesday, March 2, 2011

Një socialist i mirë për të humbur Tiranën


Nga Andi Bejtja

Teksa beteja për Tiranën po afron dhe zërat për bojkotin e zgjedhjeve të 8 majit nga Partia Socialiste po shuhen gjithmonë e më shumë, dilema, të paktën në publik, nëse lideri i opozitës Edi Rama do të rikandidojë ose jo për një mandat të katërt për Tiranën nuk është shuar ende. Por llogaritë dhe analizat të çojnë në konkluzionin se Edi Rama nuk do të rikandidojë këtë herë për Bashkinë e Tiranës. Së pari, lideri i opozitës ka qenë në mëdyshje jo thjesht për të rikandiduar, por qoftë edhe për të hyrë në zgjedhje, edhe kur sondazhet paraprake e kanë nxjerrë atë edhe 10 pikë para kandidatit opozitar. Rasti më tipik janë zgjedhjet lokale të vitit 2007, kur edhe pse sondazhet e nxirrnin fitues me diferencë të madhe, edhe pse kishte në krah liderin tjetër të së majtës, Ilir Meta, ishte këmbëngulja e këtij të fundit që e bëri atë të presë shiritin e zgjedhjeve.

Por, tashmë nuk kemi të bëjmë thjesht me çështje paranoje, për më tepër që paranoja këtë herë justifikohet. Pothuajse të gjitha sondazhet e bëra deri më tani, qoftë ato të ndërkombëtarëve, qoftë ato të partive politike, qoftë dhe ato private, jo vetëm nuk e nxjerrin Edi Ramën në avantazh me kandidatin akoma të pashpallur zyrtarisht të maxhorancës në luftën për Bashkinë e Tiranës, por disa syresh e nxjerrin për herë të parë atë si individ disa pikë më poshtë se Partia Socialiste. Dhe këto janë zgjedhjet e para të Edi Ramës, kur aleati kryesor që i ka dhënë gjithmonë fitoren është kundër tij, pavarësisht konsumimit ose jo për shkak të të ashtuquajturës video Meta-Prifti. Por, nuk janë thjesht këto statistika dhe këto fakte gjysmë të mirëqena që e shtynë liderin e opozitës të mos kandidiojë për bashkinë e kryeqytetit. Këtë herë, podi i lojës është i madh. Zgjedhjet e 8 majit, fatkeqësisht ose fatmirësisht, shihen jo vetëm nga ndërkombëtarët si referendum popullor midis Ramës dhe Berishës, të cilët e kanë shprehur në mënyrë eksplicite këtë fakt, por edhe nga vetë shqiptarët. Nëse Rama hyn personalisht në këtë garë dhe humbet Tiranën, fatura për të nuk është thjesht lokale, por më shumë se kombëtare. Dhe pavarësisht se në statutin e Partisë Socialiste është rishkruar e zeza mbi të bardhë se lideri i partisë nuk largohet nëse humb zgjedhjet lokale, këtë herë arsyetimi për të qëndruar në krye të partisë pas humbjes është i pamotivueshëm, ashtu sikurse edhe arsyeja për ta mbajtur partinë të bashkuar. Pse do t'i hyjë Edi Rama kësaj loje kaq të madhe, shumëdimensionale për nga pasojat dhe mbi të gjitha të rrezikshme për karrierën e tij politike? Pse duhet të luajë Edi Rama me restin në 8 maj të 2011-s, kur ai mund të luajë pak nga pak deri në 2013-n, jo thjesht duke pasur të sigurt dy vjet jetë aktive dhe dinamike politike, por dhe një shpresë të vërtetë në 2013-n për t'u ulur në karrigen e kryeministrit? Si mund të futet Edi Rama në garë personale për Bashkinë e Tiranës, kur ka mbi dhjetë vjet konsumim në këtë post, kur ka mbi 6 vjet që de jure Bashkia e Tiranës ka qenë për kryetar, kur maxhoranca për shkak të këtyre fakteve të pakundërshtueshme e ka shumë më të thjeshtë të ngrejë një artileri sulmi efikase ndaj tij, jo thjesht për shkak të këtij konsumimi, por dhe si njeriu i cili për maxhoranën dhe për një pjesë të madhe të shqiptarëve është njeriu që organizoi dhe konkludoi 21 janarin. Mjaftojnë këto fakte të thëna dhe dhjetëra të tjera të pathëna për të ardhur thjesht dhe shpejt në konkluzionin se Edi Rama këtë herë nuk do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu, ky është momenti më i mirë politik i tij për t'u shkëputur nga Bashkia e Tiranës, që i është ngjitur si balta pas këpucës, moment që ai mund ta shndërrojë në energji pozitive për t'i mbajtur të karikuar socialistët në betejën finale të 2013-s, moment që në fakt duhej të ishte bërë realitet me dorëheqjen që ai duhej të kishte dhënë përpara qershorit të 2009-s.
Pra, është fare e qartë që Edi Ramës i duhet një socialist tjetër për Bashkinë e Tiranës. Po si duhet të jetë kandidati tjetër rozë, që skema e Edi Ramës për të ardhur në pushtet në 2013-n të jetë efektive dhe 8 maji i vitit 2011 të kalohet sa më lehtë?
Së pari, kandidati i ri socialist, në betejën e afërt për Bashkinë e Tiranës duhet të jetë "socialist natyral" dhe jo "socialist OMGJ", nga ata që Rama importoi në parti nga bashkia apo shoqëria civile, pas uljes në karrigen e PS-së në vitin 2005. Në pamje të parë duket sikur zgjedhja e kandidatit "socialist OMGJ", është më e leverdishmja për Ramën personalisht, pasi vazhdon mbrojtja e interesave të tij ekonomike e politike në Bashkinë e Tiranës. Por, kjo zgjedhje mbart në vetvete një rrezik të madh si gjatë fushatës, ashtu edhe pas fushatës. Një tip kandidati u tillë do njësohej lehtësisht me Ramën dhe do të sulmohej gjatë zhvillimit të fushatës me të njëjtën artileri dhe me të njëjtat akuza sikur të ishte vetë Rama, madje nuk do të kishte garanci nëse do të kishte mbështetjen jo vetëm të "socialistëve natyralë" në kupolën e partisë, por edhe të socialistëve në bazë. Dhe në rast humbjeje të këtij tipi kandidati OMGJ, nuk mund të parashikohet qartë dëmi i faturës që do t'i faturohej thjesht dhe vetëm Ramës nga "socialistët natyralë".
Është totalisht logjike që Ramës i duhet një "socialist natyral" për Bashkinë e Tiranës. Dhe socialisti më natyral që mua më vjen ndërmend është Pandeli Majko. Majko ka gjithë pikët e mundshme jo thjesht si socialisti më natyral dhe më i papërlyer, për ta fituar Bashkinë e Tiranës, por dhe si socialisti dhe si politikani me karrierën më të pakonsumuar. Po nëse Majko e fiton Bashkinë e Tiranës, rruga e tij natyrale domosdoshmërisht nuk mbaron këtu. Ndaj të dy palët, si Rama, ashtu edhe Majko, e kanë të vështirë: Rama e ka të vështirë t'ia propozojë, ashtu sikurse dhe Majko e ka të vështirë ta pranojë, pasi është e sigurt se nëse ai do pranojë, Rama bashkë me "socialistët OMGJ" do ta sabotojnë qoftë dhe pa dashje. Megjithatë, me çiftin Rama-Majko nuk mund të vësh bast për asgjë. Një socialist tjetër kandidat serioz për Bashkinë e Tiranës është Ben Blushi, por diskutimet rreth tij po i mbyll sakaq se është fare e qartë, e thonë të gjithë: "nuk e ha atë tek". Socialist tjetër 100 për qind natyral është dhe Erjon Braçe, por është e pamundur të zgjidhet, se atë jo vetëm e pengon Erjon Veliaj, por siç thonë shumë zëra, po erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës, nuk u jep asnjë leje ndërtimi miqve të ngushtë të Ramës. Të gjithë këta emra dhe ky arsyetim shërbejnë për të kuptuar njëherë e mirë se Ramës i duhet një socialist i mirë që të humbë Bashkinë e Tiranës, se po e fitoi…….Nejse, të jeni të sigurt, Rama do ta gjejë një socialist të mirë që të humbë Bashkinë e Tiranës.

I ati i këngëtares: Emmy-n e vranë, biznesmeni e paralajmëroi para 10 ditësh


Këngëtarja Elsina Hidersha, e njohur në art me emrin Emmy, pasi qëndroi disa orë në koma, ndërroi jetë rreth orës 02:00 të mëngjesit në Spitalin Ushtarak, në Tiranë. Artistja, e cila u bë mjaft e njohur katër vitet e fundit, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda në kokë që pësoi pas përplasjes me makinë nga biznesmeni kosovar Aziz Kelmendi, tashmë i arrestuar. Për babanë e Emmy-t, Ali Hidershën, ajo që i ndodhi vajzës së tij është një vrasje e qëllimshme, e paramenduar madje edhe e paralajmëruar nga ana e autorit. “Dhjetë ditë para ngjarjes, autori e kishte kërcënuar vajzën time, duke i thënë se do ta vriste në raste se nuk do të lidhej me të”, u shpreh Ali Hidersha, gjatë një interviste për gazetën “Panorama”. Madje, ai ndihet fajtor se përse nuk bëri një kallëzim në polici pas këtij kërcënimi dhe nuk do të gjejë qetësi derisa njeriu që i mori jetën të bijës të marrë dënimin maksimal nga drejtësia, edhe pse sipas tij ai është njeri me para dhe dyshon se mund të ketë lehtësira.
Kur e mësuat se vajza juaj kishte ndërruar jetë?
Ka qenë ora rreth 02:00 pas mesnate, kur më thanë që Elsina ndërroi jetë. Ajo ishte në koma. Nuk kam asnjë pretendim për mjekët që u kujdesën për të, sepse që pas operacionit na thanë se sa e rëndë ishte gjendja e saj. Prisnim të ndodhte ndonjë mrekulli, se mjekët nuk kishin se çfarë të bënin më për të. Goditja ishte shumë e fortë në kokë. Unë e pashë vetë vajzën time, ajo kishte plagë pothuajse në të gjithë anën e majtë të saj, në këmbë, në shpatull, por goditjen më të fortë e kishte në kokë. Vajzën time e vranë. E vranë me dashje dhe e kishin paralajmëruar për këtë krim. Unë kërkoj vetëm drejtësi dhe që policia, ekspertët dhe Prokuroria të mos ndikohen nga ai njeri që është arrestuar për vrasjen e time bije dhe që është biznesmen. Ai e vrau vajzën time, e përplasi me qëllim për ta vrarë. Ai duhet dënuar maksimalisht, pa asnjë lloj tolerimi, se ka bërë krimin më të rëndë që mund të bëjë njeriu.
Pse thoni që vajzën tuaj e kishin paralajmëruar për krimin?
Gati dhjetë ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, Elsina më kishte thënë që ky njeri, Aziz Kelmendi, e kishte kërcënuar në telefon. I kishte kërkuar që në rast se nuk do të pranonte të lidhej me të, ai do ta vriste. Por ky është gabimi im që nuk shkova të bëja një kallëzim, pasi vajza më tha që e kishte kërcënuar. Dhe vazhdimisht pasi ma tha këtë, unë e merrja në telefon dhe e pyesja nëse kishte pasur shqetësime të tjera dhe ajo më thoshte që nuk e kishte kërcënuar më. Sepse rastisi që pas atij kërcënimi, ajo udhëtoi drejt Kosovës se kishte koncerte atje dhe unë shqetësohesha se mos i ndodhte ndonjë gjë.
Në të vërtetë, a ka pasur lidhje vajza juaj me Aziz Kelmendin?
Ai njeri deklaron pa pikën e turpit në polici, që kishte një vit e gjysmë i lidhur me vajzën time. Por kjo nuk është e vërtetë. Elsina nuk pranonte kurrsesi të kishte një lidhje me atë njeri, edhe pse ai atë kërkonte. Ia kishte thënë atij, më kishte thënë edhe mua që atë person e shikonte si mua, sepse ai kishte fëmijët sa Elsina dhe ishte i martuar. Mbi të gjitha, vajza ime ka qenë disa herë te shtëpia e tij në Kosovë, kur shkonte për koncerte dhe bashkë me të ka qenë edhe djali im që e shoqëronte. Ky njeri, që e vrau vajzën time, e ka ndihmuar në një rast në Kosovë, për të blerë një makinë atje, në mënyrë që ta merrte me një çmim më të lirë. Kjo ka qenë ndihma e tij e vetme dhe për këtë arsye kërkonte si shpërblim që ajo të lidhej me të. Por vajza ime nuk pranoi në asnjë moment që të lidhej.
A ju kanë thirrur për të deklaruar në polici?
Po, kam qenë atje pas ngjarjes dhe ju kam thënë edhe për kërcënimin që ai i kishte bërë vajzës time. Madje, jam nervozuar dhe jam revoltuar jashtë mase në një moment, pasi oficerët e policisë po më tregonin se si kishte ndodhur ngjarja, sipas variantit që kishte dhënë autori i krimit. Nuk është e vërtetë që ajo i është varur në derë për 60 metra, ashtu siç thotë ai. Nuk ka se si të jetë e vërtetë, është e pamundur. Ai e ka goditur me makinë vajzën time për ta vrarë. Unë i pashë plagët që ajo kishte në trup dhe në kokë. Nuk mund të bëhen ato plagë nga tërheqja zvarrë. Trupi i Elsinës është gjetur pranë makinës së saj dhe sipas meje, ajo mund të ketë bërë debat me të dhe më pas ka qenë duke shkuar për të hipur në makinën e vet dhe aty, ai mund ta ketë përplasur.
Me kë ka qenë e shoqëruar atë natë në lokal Elsina?
Ka qenë me një mikeshën e saj, këngëtare kosovare. Por ajo nuk ka parë asgjë, sepse ka qenë brenda dhe nuk është në gjendje të tregojë se çfarë ka ndodhur.
Po policinë kush e ka lajmëruar për ngjarjen?
Me aq sa morëm vesh ne, policinë e ka lajmëruar vetë ky biznesmeni nga Kosova që vrau vajzën. Por ai ka lajmëruar duke thënë që ka ndodhur një aksident te Kodra e Priftit, pranë lokalit “Venue”. Ndërkohë, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes, pasi përplasi vajzën. Është rikthyer aty, pasi ka rregulluar gjërat, ka fshehur provat dhe ka siguruar dëshmitarët.
Kush ishin dëshmitarët e tij, i njihni ju ata?
Jo, ne nuk i njohim, madje nuk ua kemi marrë vesh as emrat, edhe pse duam shumë të dimë se kush janë. Sipas autorit, ata kanë qenë në makinë me të në momentin e ngjarjes, gjë që ne e dimë mirë që nuk është e vërtetë. Autori i vrasjes së vajzës sime pretendon se në makinë bashkë me të, ka qenë edhe një mashkull tjetër dhe një femër, që ne nuk ua dimë emrat dhe nuk e dimë se kush janë. Këngëtarja nga Kosova, mikja e vajzës time, që ishte me të atë natë, është thirrur për të deklaruar në polici dhe aty është ndeshur në korridoret e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, me djalin që ndodhej në makinë me të arrestuarin, ose të paktën pretendonte se ka qenë në makinë dhe ishte dëshmitar. Ai i është drejtuar shoqes së vajzës time, këngëtares nga Kosova, duke i bërë një lloj presioni. I ka thënë “Kujdes se çfarë do të deklarosh”. Ndërsa autori i vrasjes, i është drejtuar me gjuhën e tij, duke i thënë, “O çikë, ti me kë je? Je me ne?”.
Po mikesha e Elsinës, këngëtarja kosovare, nuk e njeh atë vajzën që ishte e shoqëruar me autorin e ngjarjes?
Ajo na tha që vetëm emri i saj nuk i kujtohej. Ajo është shqiptare, banon në Tiranë, bashkë me personin tjetër që ishte dëshmitari i të arrestuarit, që edhe ai po ashtu është shqiptar. Këngëtarja tregoi se vajza që ishte shoqëruar në polici për të dëshmuar, ishte me shapka dhe rroba shtëpie, gjë që tregon se ajo ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk ka parë asgjë. Por autori mund të ketë shkuar në shtëpi që ta marrë. Shoqja e Elsinës na tregoi se ajo vajzë ishte e njohur e time bije, pasi tri ditë para ngjarjes janë takuar në një pub në Tiranë, por emri nuk i kujtohej.
Po dëshmitarë të tjerë janë shoqëruar për t’u pyetur në polici?
Aty ka pasur plot njerëz që kanë parë ngjarjen se si ka ndodhur, sepse kanë qenë hapur dy lokale. Por kur iu kërkova policëve që të thirren dëshmitarë të paanshëm, që kanë parë ngjarjen me sytë e tyre, madje edhe u revoltova, ata më thanë që shkoni gjejini dëshmitarët. Po pse detyra jonë është të gjejmë dëshmitarët. Djali im ka qenë vetë atje te lokali para të cilit ndodhi vrasja e vajzës time dhe ka folur me një prej rojeve. Ai i ka thënë që ka qenë me kurriz dhe nuk ka parë se si ka ndodhur. Por ai më tha që “kam dëgjuar një zhurmë të madhe dhe jam kthyer menjëherë. Pashë një makinë që iku me shpejtësi dhe një njeri që ishte shtrirë në tokë”. Ai ka bërë vrasjen dhe është larguar. Ka marrë masat, është përgatitur dhe është rikthyer te vendi i krimit. Ndryshe si do të shpjegohet se është zhdukur çanta e vajzës time, ku ka pasur brenda edhe dy celularët e saj, që nuk po i gjen dot as policia. Ai i ka zhdukur me qëllim. Unë kam provuar të lidhem me celularët e time bije, i kam rënë telefonit dhe fillimisht më ka dalë i zënë, pastaj ka dalë vazhdimisht i fikur.
Ju e konsideroni si fshehje të qëllimshme çantën me celularët e vajzës tuaj?
Pa diskutim që është e qëllimshme. Është një provë mjaft e rëndësishme për të zbuluar të vërtetën e krimit, arsyet e vrasjes së sime bije. Madje, celularët kanë shumë mesazhe, që mund të ndihmonin hetimet. Ashtu siç ju thashë, vajza është kërcënuar para dhjetë ditësh nga i njëjti person që i mori jetën. Ajo është kërcënuar me vrasje dhe kërcënimi i është bërë nga telefoni. Ai e ka fshehur me qëllim çantën dhe mbase i ka zhdukur edhe celularët. E ka bërë që të dilte i larë nga kjo histori. Por unë jam i sigurt që ai i ka zhdukur celularët dhe është kujdesur shumë për ta bërë këtë, për këtë arsye është larguar edhe nga vendi i ngjarjes dhe pastaj është rikthyer. Gjithsesi, tabulatet ekzistojnë dhe gjithçka do të merret vesh. Mua më iku vajza ime, por nuk do të gjej qetësi kurrë nëse autori nuk merr dënimin maksimal që i takon të marrë.

Ditelindja e pafestuar

Ashtu si edhe vitin e kaluar, Emmy kishte planifikuar që në ditëlindjen e saj, më 15 mars, kur do të mbushte 22 vjeç, do të organizonte një festë për të gjithë miqtë dhe kolegët e saj. Madje, disa prej miqve më të ngushtë të saj treguan se Emmy kishte filluar që tani me përgatitjen e ftesave, prenotimin e lokalit dhe çdo detaj tjetër, por gjithçka mbeti pa realizuar.

I arrestuari

Ndaj tij flasin kundër dhjetëra dëshmitarë që kanë qenë të pranishëm dhe kanë parë që aksidenti ka qenë i qëllimshëm dhe vetëm dy persona mbështesin variantin e të arrestuarit. Biznesmeni kosovar i arrestuar nga Policia e Tiranës pretendon se ngjarja është aksidentale. Gjatë deklarimeve të tij para oficerëve të policisë, Aziz Kelmendi është shprehur se në asnjë moment nuk i ka shkuar ndërmend që të përplasë me makinë të dashurën e tij, me të cilën kishte gati 2 vjet i lidhur. Sipas tij, Emmy është kapur në makinë, tek xhami i saj, është varur tek dera e makinës, teksa mjeti ishte në lëvizje dhe për pasojë është aksidentuar.

Etleva Delia

Flet shoqja e Emmy-t: Kelmendi më telefonoi nga celulari i saj


Mikesha e Elsina Hidershës (Emmy-t), këngëtarja nga Kosova, me iniciale V.B., e cila ndodhej bashkë me 22-vjeçaren mbrëmjen kur ajo u plagos për vdekje, tregon se nuk e ka parë Aziz Kelmendin brenda në lokal. Biznesmeni kosovar, sipas dëshmitares, e ka telefonuar atë më vonë, duke i treguar për “aksidentin”. Dëshmitarja tregon se biznesmeni Kelmendi i ka telefonuar nga celulari i Emmy-t, që ende nuk është gjetur nga policia. Nga ana tjetër, këngëtarja kosovare tregon përballjen e saj me shoqen e Emmy-t, e cila pretendonte se ishte e dashura e Aziz Kelmendit. Kjo përballje, sipas dëshmitares, ka ndodhur në momentin e paraqitjes së saj për të dëshmuar për ngjarjen në policinë e Tiranës. Aty ishte ndodhur edhe vajza tjetër, e cila ka qenë e pranishme në “aksidentin” që shkaktoi vdekjen e këngëtares së njohur me emrin “Emmy”. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, këngëtarja nga Kosova pranoi të shpjegojë ngjarjen, në kushtet e mospublikimit të identitetit të plotë të saj.
Me kë ndodhej Emmy mbrëmjen e së shtunës tek “Venue”?
Emmy ndodhej vetëm me mua, nuk kishim asnjë njeri tjetër me vete. Atë natë këndonte Dafina Zeqiri dhe ne ishim të ftuara. Në fakt kishim disa ditë që rrinim bashkë në Tiranë dhe kishim shkuar edhe në pub-e të tjera, vetëm ne të dyja. Atje kishim takuar edhe shoqe e kolege të tjera.
Në momentin që Emmy u largua nga lokali, ju tha se ku po shkonte?
Në fakt më tha që po shkonte në tualet. Xhaketën që kishte veshur e la aty, ndërsa me vete mori çantën, ku kishte edhe celularët. Ora ishte rreth 01:30, kur ajo u largua, por duke qenë se u vonua, sepse po shkonte ora 02:00, tentova disa herë që ta merrja në telefon, por ajo nuk përgjigjej. Nuk dyshova për asgjë, thjesht mendova se nuk e dëgjonte zilen e telefonit. Derisa më pas, më mori në celular, nga telefoni i Emmy-t, Aziz Kelmendi dhe më tregoi.
Çfarë ju tha Kelmendi konkretisht?
Fillimisht më pyeti nëse isha unë shoqja më të cilën Emmy ndodhej tek “Venue”. Unë i thashë që unë jam, por e pyeta se ku është Emmy. Ai më tha që Emmy kishte rënë nga makina e tij dhe ishte aksidentuar. Për këtë arsye e kishte dërguar në spital. Vetëm kaq, pastaj telefoni i Emmyt më ka dalë vazhdimisht i fikur.
Po Aziz Kelmendi është futur në lokal për ndonjë moment atë natë?
Jo, ai nuk ka qenë për asnjë çast aty brenda. Unë nuk e kam parë, por as Emmy nuk e ka takuar brenda lokalit. Mbase ai e ka marrë në telefon, në momentin kur ajo doli dhe më tha që po shkonte në tualet. Pasi ai më telefonoi dhe më tregoi se çfarë kishte ndodhur, unë kam nxituar menjëherë që të dal nga lokali dhe kam marrë në telefon babanë e Emmyt, zotin Ali Hidersha. I thashë që Elsina ndodhej në spital dhe se duhej të shkonim atje. Reagimi i tij më befasoi dhe kuptova që ai ishte në dijeni të ndonjë kërcënimi që kishte pasur vajza e tij, që ai ma tregoi më vonë. “Mos, Azizi...”, tha dhe ma mbylli telefonin. Kur unë dola jashtë, Emmy-n e kishin dërguar në spital, por pashë vetëm gjakun e saj dhe menjëherë më ra të fikët.
Si shoqe e Emmyt, a ishit në dijeni të ndonjë konflikti që ajo mund të kishte me biznesmenin nga Kosova?
Si fillim po iu them që Emmy nuk ka qenë e lidhur asnjëherë me Aziz Kelmendin. Nuk ka qenë kurrë e dashura e tij. Kelmendi e ka ndihmuar në nja dy raste për organizimin e koncerteve të saj në Kosovë dhe në një rast tjetër ka ndërhyrë që ajo të blinte një makinë me çmim më të lirë, në një kompani në Kosovë. Por asgjë më shumë. Me sa di unë, ai ishte i martuar, madje kishte edhe 5 fëmijë. Ndërsa për konflikte nuk di të kenë pasur, përveç refuzimeve të vazhdueshme të Emmyt, pas propozimeve që ai i bënte për ta pasur të dashur. Por Emmy nuk ka pranuar dhe asnjëherë nuk ka qenë e dashura e tij.
A jeni pyetur në policinë e Tiranës rreth kësaj ngjarjeje?
Pavarësisht se unë nuk di asgjë se si mund të ketë ndodhur ngjarja, duke qenë se isha me Emmy-n atë natë, më kanë shoqëruar dhe më kanë marrë në pyetje. Kam deklaruar të njëjtat gjëra që po ju them edhe ju, pasi nuk di asgjë më shumë se kaq. Por aty, në korridoret e policisë, pashë një vajzë, që pretendonte se ishte e dashura e Aziz Kelmendit, madje që ishte e lidhur me të prej 8 muajsh. Nuk ia mbaj mend emrin, por unë e njoh, sepse ajo është shoqja e Emmy-t. Ishte një vajzë e re, shumë e bukur, e gjatë dhe brune, që unë e kam takuar me Emmyn në një pub në Tiranë, mbrëmjen e së mërkurës. Madje, takimi i tyre atë natë ishte mjaft i dashur, që fliste për një miqësi të ngushtë të dyjave. Ndërsa aty, në polici, kur unë iu drejtova dhe i thashë që ishte ajo shoqja e Emmy-t, ajo u largua duke më thënë që as që e njihte vajzën me emrin që i përmenda unë.

Hetimi, dyshohet për goditje të qëllimshme me makinë ndaj Emmy-t

TIRANE – Policia e kryeqytetit ka deklaruar se e ka arrestuar biznesmenin Aziz Kelmendi, me akuzën e shkaktarit të plagosjes me pasojë vdekjen e këngëtares së njohur, me emrin Emmy. Sipas policisë së Tiranës, Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, kanë bërë të mundur kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit Aziz Sefedin Kelmendi, 47 vjeç, banues në Kosovë. Arrestimi i tij, sipas deklaratës së policisë është bërë mbi bazën e hetimeve të kryera nën dyshimin se 47-vjeçari ka kryer konsumimin e veprës penale të plagosjes së rëndë me dashje, parashikuar nga neni 76 e 22 i Kodit Penal. Siç duket edhe nga kualifikimi i akuzës, policia dyshon se goditja me makinë e këngëtares 22-vjeçare ka ndodhur në mënyrë të qëllimshme. Pas vdekjes së Emmy-t në spital, pritet që akuza të rikualifikohet nga plagosje në vrasje, për shkak të pasojave serioze që ka sjellë ngjarja.

Shoqja e Emmy-t

Këngëtarja kosovare, V.B., e cila ka qenë bashkë me Emmy-n tek “Venue” deri disa minuta para se të ndodhte ngjarja, është shoqëruar në policinë e Tiranës për të dhënë deklarime. Menjëherë pasi është marrë në pyetje, këngëtarja është shoqëruar nga forca policie, që e kanë marrë në mbrojtje, madje duke e përcjellë edhe drejt Kosovës, pasi ajo ndihet e kërcënuar. Shoqja e Emmy-t është ndeshur në korridoret e Drejtorisë së Policisë së Tiranës me autorin e ngjarjes dhe me të dashurën e re të tij, ku sipas babait të Emmy-t, biznesmeni e ka kërcënuar, duke i thënë që të mos flasë.

Ceremonia mortore

Kortezhi mortor ka përcjellë dje rreth orës 13:00 për në banesën e fundit këngëtaren 22-vjeçare Elsina Hidersha, e njohur me emrin Emmy. Ceremonia mortore për artisten që ndërroi jetë mëngjesin e së hënës në Spitalin Ushtarak, nisi nga banesa e saj në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë dhe përfundoi me homazhe në varrezat e Tufinës. Ajo që ra në sy tek kolegët e Emmy-t, të cilët ishin të pranishëm gjatë ceremonisë, ishte mungesa e vajzës brune që ndodhej në makinë me biznesmenin Kelmendi dhe që sipas tyre, është mikeshë e Emmy-t.

Etleva Delia

Koment për artistin Frederik Ndoci, në lidhje me qeverisjen e kryeministrit Berisha

Arben Çokaj

Frederik, më ke kthy një përgjigje të gjatë, dhe po mundohem t'i bie shkurt, megjithëse e parandjej se nuk kemi për t'u pajtuar në mendimet tona - të përpiqemi të afrohemi të paktën me forcën e argumenteve.

Jo nuk jam në Kopenhagë, por këto vitet e fundit kam jetuar më shumë në Shqipëri, se sa në Gjermani e Danimarkë. Këtu kam investuar privatisht në disa gjëra, por që jam bllokuar në kundërshti me ligjin, nga drejtuesit politikë 'demokratë', megjithëse jam një anëtar e mbështetës i PD-së që në fillimet e saj - para Lorenc Lukës e Jozefina Topallit, që tani kanë pushtet dhe e ushtrojnë atë për xhepihn e vet - jo për interesat e komunitetit, apo anëtarëve e simpatizantëve të PD-së.

Unë, si i tillë nuk mbroj dhe nuk mund të mbroj PS-në, se çfarë bën apo jo lideri i tyre Edi Rama, por mundohem të jem realist në konceptet e mia demokratike, duke parë veprimtarinë anti-ligjore dhe shitjen e interesave të shqiptarëve në shumë raste nga shumica e sotme, e drejtuar nga kryemninistri Berisha. Ne nuk jemi në komunizëm, që duhet të sakrifikohemi për udhëheqësin, dhe të mos e kritikojmë atë edhe kur vepron gabim e kundër interesave tona, nga frika e persekutimit, por jemi në demokraci, ku ne si individë, me ose pa kontribut, shohim interesat tona në kontekstin e interesave të shoqërisë ku jetojmë. Se psh. rritja e çmimeve prek edhe ne...

Sa i përket ndërkombëtarëve, unë që jam mësuar me mënyrën se si e shprehin ata mesazhin e tyre në parim, kuptoj se deri në zgjedhjet e 2009-s, ata ishin për një rotacion të ligjshëm të pushtetit - jo vjedhje të votës. Pra ishin për t'i dhënë fund tranzicionit shqiptar, që do të vazhdojë derisa të ketë frymë e pushtet Berisha - se ai nuk është as butak, as kurrizor, (as komunist, as anti-komunist) është i ndërmjetëm, amfioks, që e pengon shtetin ligjor të funksionojë në atë mënyrë, që duhet të funksionojë demokracia. Prandaj ndërkombëtarët, që e njohin atë e nuk kanë interesa të ngushta 'xhepi' me të, nuk kanë se si ta përkrahin atë.

Sa i përket hapjes së kutive, nuk ka asgjë ligjore që e pengon, pavarësisht kodit elektoral të firmosur nga të dyja palët dhe votave të certifikuara edhe nga komisionerët e majtë. Nëse njëra palë mendon se ka shkelje, ato duhen vërtetuar. Dhe nëse unë përdori logjikën tënde, atëherë po të pyes: çfarë interesi ka Berisha të ketë një krizë të stërzgjatur politike për disa kuti, që nuk i hapën? Hapi o burrë dhe mbyllja gojën kundërshtarit... Por jo, Berisha e di se çfarë ka brenda në kuti, prandaj nuk i hapën... Dhe kutitë e kujt u dogjën të parat? Kutitë e Shkodrës, se Jozefina është frikacake e madhe dhe e di se po u gjet manipulimi i votave, ajo inkriminohet, se u vra edhe një veprimtasr i PDK-së në Shkodër, për të ushtruar terror politik, që të mbushen kutitë... Që ajo të shpëtojë veten nga ankthi që e ka kapur, ajo zhduki provat e inkriminimit të vet... duke pëdorur Prokurorinë e rrethit - me prokurorinë këtu kam psë disa kontakte, dhe e di se çfarë manipulimesh janë në gjendje të bëjnë.

Viti '96 solli në pushtet Berishën me vota të manipuluara - zgjedhjet nuk u pranuan. Unë isha në Kopenghagë dhe pavarësisht se kisha ikur në '93-in atje, për shkak të disa pisllëqeve që më kishin bërë pushtetarët demokratë - siç t'i kanë bërë disa edhe ty në atë kohë - unë u gëzova pa masë që fitoi Berisha, se ndiqja lajmet në TVSH dhe më ishte krijuar një përshtypje e rreme për realitetin në Shqipëri. Por shumë shpejt erdhi '97-a dhe ti harron faktin se firmat piramidale i lejoi presidenti Berisha në atë koihë, pra çoi vetvetiu në vetë-shkatërrim të pushtetit të tij. Dhe po ta them këtu Rik, nuk po shkoj më tej - mos bëj pyetje logjike si ato të llojit, "pse Berisha lejoi Gërdec, kush nga të afërmit e tij e shet, që të dëmtojë pushtetin e tij", etj. pasi Berisha nuk e ka trurin racional si unë e ti, ai ka një tru të sërmurë dhe tani në pleqëri, sëmundja i ka dalë më shumë në dukje dhe nuk ia ulin ndikimin negativ as tendencën vetë-shkatërruese, as ilaçet që ai merr vazhdimisht. Dhe nëse e lë Berishën pa asnjë kundërshtar, ai prapë nuk gjen prehje, ai do i shpikë ata, dhe do kacafytet me ta. Kështu është ndërtuar truri dhe psiqika e tij.

Gërdeci është një krim i bërë nga pakujdesia, nga mosrespektimi i rregullave teknike, por që përgjegjësinë e mban plotësisht qeveria - ashtu sikur '97-a është përgjegjësi më e madhe e atij që ka në dorë timonin e drejtimit dhe nuk është në gjendje ta menaxhojë shtetin që drejton, ashtu si edhe 21 janari, ku Berishës iu shthurën SHISH-i, Prokuroria dhe Presidenti dhe ai, sikur është më i ndershmi nga të gjithë, i shpall të gjithë puçistë, në një puç imagjinar shtetëror. Po cilin shtet donin të kapnin demonstruesit? A ia ke ba këtë pyetje vetes? Nëse sulmohet Kryeministria, nuk kemi sulm kundër shtetit, por kundër qeverisë - një institucion shtetëror ky. A ka harruar Berisha se kemi një President diku, që nuk është sulmuar? Pse një individ - politikan i vetëm nga Viçidoli, e unifikon veten me shtetin? Sepse ai në mendjen e tij do t'i ketë të gjitha levat e pushtetit në dorë dhe ndjehet keq kur nuk i ka, por nga ana tjetër, ai të çon në katastrofë nëse i merr - si në '97-n.

Dhe kur Shenasiu thotë që Berisha është rrezik i madh, ai ka parasysh kapjen, që ky i sëmurë psiqik i bën shtetit dhe demokracisë në vend. Nuk mund të jetë Berisha, për vetë veprimtarinë e tij jetësore, herë komunist, herë bllok-qen, herë demokrat, e herë diktator etj. apo për gjendjen e tij jostabile psiqike, të jetë tani etalon i demokracisë në këtë vend. Ai duhet të gëzohet me pushtetin që ka, e jo të uzurpojë të gjitha institucioinet e t'i terrorizojë njerëzit që punojnë në administratë.

Tani, a ka dashtë Edi Rama ta marrë pushtetin me dhunë atë ditë me 21 janar, nuk e di, ai nuk duket edhe aq irracinal në veprimet e tij, por edhe nëse ka dashtë dhe nëse ia kishte arritë qëllimit, ai nuk do mund ta mbante kurrë një pushte të marrë me dhunë - nuk do i bindej ushtria, as policia, as Presidenti - e si merret pushteti vetëm me zyrën e Kryeministrit? A nuk të duket përradhë kjo? Pushteti alternohet vetëm me votën e lirë, se nuk ta pranon kush ndryshe. Si e shoh unë dhe si e analizoj ngjarjen e 21 janarit është kështu: Atë ditë Berisha nuk kishte marrë info nga SHISH-i, as nga Prokuroria, se çfarë ishte e parashikuar të ndodhte. Ishte premtuar politikisht se do të ishte një demonstratë e popullit dhe si e tillë do kishte elemente dhune. Tani black out-i i Berishës nga informacioni sekret, informacioni që ai mund të kishte nga policia për pjesëmarrje në demonstratë të elementeve kriminalë apo me precedent penal, si dhe një masivitet i madh demonstruesish që po vinin, bënë që ai të kalojë në paranojë. Ata deshën ta trembnin Berishën dhe ky i vrau. Pra, Berishës i hyri frika (se nuk e ke fort trim) se duan ta vrasin, dhe ai për të penguar një zhvillim të 'dyshimtë' (sipas tij) të demonstratës, e filloi i pari provokimin - futi policinë me gaz lotsjellës e autobotet e ujit dhe i shpërndau.

Demonstruesit nga dhuna e ushtruar dhe nga gazi helmues i hedhur, u irrituan tejmase dhe dhunës iu përgjigjen me dhunë dhe kur njerëzit u shpërndanë, filluan vrasjet... Ne i pamë kush u vra - askush prej tyre nuk kishte precedent penal. Pse ata që vranë demonstrues, nuk vranë kriminelët, ata që me stilolapsa e çadra të sofistikuara, donin të vrisnin 'komandantin' dhe ta merrnin pushtetin me dhunë. Faktet nuk duan komente - Berisha është kapur duke dhënë urdhër, që Garda të qëllojë mbi demonstrues të pafajshëm dhe mbi dritaret e kullave binjake. Berisha është kapë me presh në dorë dhe për të shmangur hetimin e drejtë dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të vrasësit, ai shpiku idenë e puçit, për të thiënë me fjalë të tjera: Kam vrarë në vetëmbrojtje... Pse e bëri Berisha këtë? Nuk është e lehtë të analizohet veprimi i një truri paranojak dhe irracional - i një truri të sëmurë. Por ajo që mund të analizohet është veprimtaria e mëpasme e kreut të shumicës.

Ai në fillim deklaroi se vrasjet i bëri Edi Rama, gjë që rezultoi i pavërtetë - vrasjet i bëri Garda. Tani për të mbyllur të vërtetën, 3 ditë më pas tha, "ta harrojmë këtë që ndodhi", sikur të kishte vrarë 4 bretkoca, dhe zgërdhihej më vonë në mbledhje qeverie me ide të lajthitura për koncerte me Lady Gaga, Shakira etj. ndërkohë që trupi i pajetë i demonstruesit të katërt, të vrarë në shesh, po kthehej nga Turqia. Ai ishte shqiptar, nuk ishte serb - dhe Berisha kishte të drejtë të zgërdhihej... Pra, të jemi realistë, Berisha vrau për të trembur të tjerët dhe ngaqë nuk mundi t'ia faturonte opozitës si vrasje brenda vetvetes, ai filloi të sulmopjë institucionin e Prokurorisë dhe Presidentin, pse ata nuk lajthisnin si ky, që të mbështesnin teorinë e tij të puçit shtetëror - gjë që u mohua si e mundsahme, edhe nga përfaqësuesi amerikan Countryman.

Rik, ti ke interesat e tua në jetë por je një personalitet i artit dhe kulturës shqiptare. Nuk besoj se të nderon ty të njollosësh veten me Berishën, pavarësisht interesave që mund të kesh. Berisha, Jozefina, dhe derdimenët e kamikazët e tyre më poshtë, si Lorenc Luka, Zef Hila e ndonjë tjetër i depersonalizuar këtej nga Malësia e Madhe, se ata nuk afrojnë njerëz të ndershëm, por vetëm hajna, fuksa e spiuna, etj. ata pra, nuk sjellin gjë as në trastën tënde, as në trastën e ndonjë shqiptari tjetër. Lut zotin të mos sjellin ndonjë sherr për ty, se hajr nuk të bëjnë këta palaço. Paulin Sterkaj më tha një ditë, pasi kishte ikur si deputet i PD-së, "këta as një sorrë nuk të lënë ta marrësh - i duan të gjitha për vete..." Fatkeqësisht kjo është e vërtetë. Pushtet më harbut, nuk kam përjetuar ndonjëherë - se komunizmi dihej, ta kishte deklaruar: po fole - ta futa. Kështu Rik, ti as unë dhe asnjë tjetër nuk ka interes të mbështesë njerëz, që vrasin për të mbajtur një pushtet personal, në dëm të shqiptarëve.

Ajo që është e keqe gjithashtu, është edhe fakti se duke e uzurpuar pushtetin me arrogancë e absurditet në këtë mënyrë, Berisha me gjithë bandën e tij, po e shtyn opozitën në vetëvrasje ose në një organizim radikal, që ajo të mund mbijetojë. Se Edi Rama ka kundërshtarë brenda partisë së tij, është shenjë se demokracia e brendshme në PS funksionon më mirë se në PD, ku Berisha largon gjithkënd, që e kundërshton sado pak. E nëse kjo ty a dikujt tjetër si Bashkimi Berisha, u duket mirë, apo zotësi e 'komandantit', unë u kujtoj ju se, kjo nuk është demokratike. Pasojat që lë mbi PD-në dhe shqiptarët Berisha me mënyrën e tij a'la Gadaf të qeverisjes, janë tepër të mëdha. PD do të vuajë për kohë të gjatë ta rimarrë veten, apo pushtetin, pas rënies së diktatit të Berishës në Shqipëri apo brenda PD-së. Dhe kjo është 20 vjet humbje të përpjekjeve tona për një shtet të rregullt ligjor e demokratik.

Berisha është i sëmurë - ai ka vuajtje të madhe psiqike, sa gati i hapet koka. Këtë vuajtje ai do me absurditetin që krijon një tru i sëmurë t'ua kalojë të tjerëve, sidomos opozitës. Po ti tjetrit i ke marrë pushtetin, tani është më fisnike që ti të qeverisësh, e tjetrin ta lësh në punën e vet, sesa ta ngacmosh gjithë kohës... e t'ia marrësh të gjitha, edhe nderin, edhe dinjitetin, edhe jetën... Përse ndodh kjo? Sepse truri i Berishës është patologjik, ai nuk punon në rregull, prandaj. E keni vështirë ta kuptoni këtë ndoshta, por e vërteta është kështu. Berisha është kthyer tashmë në vegël qorre në duart e interesave të tjetërkujt. Po shihet edhe me privatizimet, që ka bërë e po bën. OSSH-në ia shiti çekëve, ku kanë kapital edhe rusët. CEZ sjell makina çeke Skoda në Shqipëri për ndërmarrjen e vjedhjes së energjisë dhe çmimeve të larta të saj. Paratë tona të pasurisë kombëtare blejnë makina Skoda...

A thua se mundej një kompani, apo grup kompanish shqiptare ta bënin punën e CEZ? Dhe kapitali të mos na avullonte jashtë, por të mbetej, e të investohej në vend? Unë them se po. Por mungon besimi në vetvete dhe interesi kombëtar i kryeministrit shqiptar të shitur. Po kjo tjetra, për dhënien këto ditë me koncesion të shërbimit parësor shëndetësor, a nuk është lajthitje e radhës? Ky kryeministër më duket më hajvan sa nuk ka. Po ku e mori këtë ide të çmendur ai? Kush tjetër në botë, e ka shërbimin parësor kështu?! E diskutimi nuk ka fund për marritë e këtij vendi, që drejtohet nga një i marrë prej Viçidoli, por po e mbyll këtu.

Rik, të uroj më të mirat, por kujto se demokracia në këtë vend vjen vetëm me rotacion pushteti, që të këqinjtë e politikës të pastrohen gradualisht, me votën e lirë të qytetarëve. Përndryshe do ta kemi të vështirë të çlirohem nga mentaliteti diktatorial i Sali Berishës.

-----------------------------------------------

Mesazhi i Frederik Ndocit, të cilit iu përgjigja më lart:

Frederik Ndoci: Mister Cokaj (ne se ndodhesh ne Kopenhagen) po te pergjigjem ne menyre skeptike sic mu pergjegje ma nalt, argumentat jane per grupet e tifozeve, e une po te kallxoj ty e kush te jete mbas teje disa argumenta filozofike qe perjashtojne logjiken e nje projekt statuti te bere ne prag te zgjelljeve te 2009, na selia e PS-se, gje qe ngjante me nje utopi, kur nje popull priste nje projekt plan zhvillimi pak ma konkret se nje plan projekt si te zeme karrigen, pa asnje pike projekti. Kjo bani qe te gjithe investoret e huaj, te cilet kishin investu ne shqipri gjate mandatit te pare te qeverise Berisha miliarda dollare, e kesisoj ato pane se nje njeri pretendent qe mund te vinte ne fron, do te mohonte te gjitha investimet qe bera (sic beri E.H.sapo erdhi ne pushtet)

Pra 1 me 0 deri tani ne argumentin interrnacional.

Para se te behen zgjelljet pozita dhe opozita bashkeveprojne per te zgjellur menyren e zgjelljeve, E.Rama nenshkroi me firmen e tij, qe mbas zgjelljeve, nuk ka me testim dhe rishikim, gje qe u kundershtua me muaj nga nje tjeter pjese e opozites, por despoti E.Rama nuk ia vuri veshin pasi ishte i bindur se fitorja ishte ne xhepin e tij.

qe 2 me 0'

Persa i perket 97 une e argumentoj si histori logjike pasi nuk e kam perjettuar kete periudhe.Nje pushtetar ka ne dispozicion digasteret, pra ka edhe mjetet fizike pervec atyre juridike, me te cilat i mbron. Pra ka polici shik garde ushtri.C'nevoj ka nje kryeminister me paise nje popull me arme? Nje popull qe me te drejte i revoltuar nga piramidat (95% ish komuniste dhe sigurimi i shtetit) te mbronte nje kryeminister qe i volli parate ne firmat piramidale?, sipas shtypit te opozites ne ate kohe. E logjika ma e semure do te thoshte se: depot u hapen nga ato qe nuk donin Salen nga ato qe e dogjen dhe shkrumuan shqiperine per 50 vjet dhe tani nuk mund ta shikonin trathtarin e komunistave pinjollin nga Vicidoli, qe i futi ne burg dhe nuk ua mbajti fjalen,

tashti rezultati asht 2 me 0 por qe pika e fundit po e quaj penallti ne favorin tem.

Shenasi Rama, shok i femirise teme, shume saktesi ne termat qe ai jep, por ngaterron levizjen ne hapesire e ne kohe. E une i bindun jam qe PD asnje njeri tjeter nuk ka ma force sot per sot ti jape ma shume prioritet dhe ta beje force maxhorance ne nje ish shtet 78% komunist dhe spiune. Shenasi Rama duhet te vije ketu kur vertet energjia e Vicidolit te jete shterruar dhe sigurisht qe Shenasi, ngaqe piqet edhe ma shume, do ta kena teh te forte te demokracise nga njerez jo ish komunista. qe edhe penalltine ta fala po kete kornen kujdes golin me kry.

Zgjelljet e lira ishin deri ne ditet e 6-7 kur E.Rames nuk i doli hesapi, gjer ne ate dite kemi pa liderin e ps, duke deklaruar ne media qe gjithshka shkoi per bukuri! por matematika ndryshon ne cdo sekond ne sistemin zgjellor qe kish nenshkruar, i cili firmosej nga kryetari cdo komisioni te zgjelljeve, i cili ishte socialist ne % te madhe.dhe pastaj nen/kryetari i pd dhe ne fund nga vezhguesit qe ishin komisioner te derguar ose te ardhur ne shqiperi,

qe 4 me 0

Qe kur u diskutuaa ne dreken e famshme diku ne europe mes dy forcave, i thane kryeministrit qe per hir te papjekurise politike, beje nje perjashtim , shkele ligjin juridik per hapjen e kutive, lere opoziten te zgjelle cilen zone ose qytet, pra hapje kutish vetem ne nje zone, e kjo zone nuk u zgjoll nga pozita, por nga opozita, Shkodra, dhe e pate vete se cfare vjelljesh ishin aty,

qe 5 me 0

nuk eshte sistem mbreteror as sistem monist qe kutite e votimeve hapen dhe mbyllen sa here nje lider humbes konteston, pasi ka firmosur vete i pari me 20000 firma te kryetareve tre ps, pas firmes se pd-se dhe pas firmes se komisionerve, kete duhet ta studiosh ma mire qe te jesh i qarte sic eshte ERama pasi ai duke e ditur kete argument e firmosi qe ne fillim se nuk ka kontestim ne gjeresi dhe nukka rihapje te kutive, ishte i bindur se Vicidoli do te humbiste,

Gerdec viktima pooo

Po kush eshte ai zot shpie qe mbyt njerezit e vet per te humbur pushtetitn? ne se ishte Gerdeci biznes brenda mureve te selise se PS mund te kesh te drejte, por simbas medias ishin njerezit e Sales, perfshi edhe njerez shume te afert!!!!

Cili nga keta njerez te afert te Sales e shiti Salen?

Atehere marrim ma thjeshte shkakun, se ishte nje pakujdesi, epo pakujdesi kishte 50 ne monizem te gjitha me qellim dhe ato verioret qe u mbyten ne Jon pakujdesi ishte, por me beso shteti nuk mund te krijohet fuqizohet dhe behet supershtet si ne filmat multiplikativ, eshte nje periudhe e gjate mundimesh investimesh vjelljesh shkeljesh kapjesh dhe burgimesh, korrupsionit ndal.Gomoneve Ndal kjo terbon ato qe i kishin kthyer ne biznes.

tashti nuk po i numroj golat.

Askush nuk shkoi te shtepia e demostruesve e ti vrase para se demostruesit te tregoheshin kryekeput qellimtar. pra te marrjes se pushtetit te fituer me vote te lire te firmosur dhe vulosur nga tere ato qe thashe ma nalt.pra pasoje e vdekjeve ishte sjellja e demostruesve (300-400) qe ndenjen gjer ne fund pasi ishin te punesuar, dhe puntori nuk mund te ike nga puna pa mbaruar ose pa thene pune dhenesi tani i meritoni eurot, perse 8 ose 9 mije vete te tjere demostrues iken dhe e lane turmen e qellimshme vetem? perse lideri nuk ishte ne krye te turmes? pra keto jane aresyet qe KEU denoi qellimin dhe menyren e demostrates se 21 Janarit, sigurisht denoi edhe vdekjen e 3 viktimave...te cilet heret a vone do te dalin autoret.

Askush nuk ka te drejte te vrase as te vritet, por rastet ate dite kane qene ma te medha se ato qe ke pare ne mediat pro PS ose ne mediat ku ka aksione mbi 70% lideri i ps.

Si ka mundesi dhe gjysma e deputeteve te ps eshte kunder te gjithe ecurise dhe hapave qe ka bere lideri i tyre?

Si ka mundesi qe maxhoranca e EU e denoi ( 56% ) menyren e perdorur nga lideri i PS per marrjen e pushstetit me dhune? si ka mundesi qe USA e denoi menyren e marrjes se pushtetti me dhune? si ka mundesi qe ERama e ndaloi greven e urise apriori? dhe iku pa thene as mire u pafshim as pa marre asnje rezultat? epo more djale. kur humbet zgjelljet duhet te japesh doreheqjen, sic bejne burrat, e jo te nxjerresh njemije aresye si femije i llastuar, per ta zgjatur jeten ne krye te nje grupi qe gjysma se do.

Ina Rama liron te gjithe autoret e dhunes se 21 janarit


Redinalda Caushaj TIRANE - Te gjithe autoret e dhunes se 21 janarit jane liruar nga ana e Prokurorise se Tiranes। Deri me sot nuk ndodhet i ndaluar asnje prej organizatoreve te dhunes se eger te ushtruar ndaj efektivave te policise, si dhe Gardes se Republikes. Kamerat e sigurise ashtu si dhe shume media qe transmetuan direkt, arriten te filmonin te gjithe dhunen, e po ashtu e paten te lehte te kapnin te gjitha levizjet e dhunshme, te cilat me pas iu dorezuan si prove materiale Prokurorise se Tiranes dhe asaj te Pergjithshme. Madje, ne baze te provave policia arrestoi demonstruesit e dhunshem, i serviri Prokurorise se Tiranes te gjitha provat qe rendonin mbi demonstruesit, por me kerkese te prokuroreve ata jane liruar ne gjykate gjate caktimit te mases se sigurise. Ne keto rrethana, asnje prej tyre nuk ndodhet me ne qeli, por qe te gjithe ndodhen ne liri te plote. Edhe pse kryeprokurorja Ina Rama kishte me bollek pamje filmike, ku tregoheshin goditjet me pllaka guri, gure, shkopinj dhe sende te tjera te forta ndaj efektivave q e ishin ne krye te detyres, keto prova nuk u perdoren nga prokuroria. Madje ne pamjet filmike te transmetuara edhe ne media, u pa se demonstruesit kishin edhe arme me vete, sic ishte rasti i Gjin Ndreut, por as kjo nuk ishte prove bindese, pasi ai u liria nga gjykata. Nga pamjet filmike u pane edhe deputetet e PS-se te cilet flisnin me demonstruesit, te cilet i orientonin, por asnje mase nuk eshte marre ndaj tyre, askush nuk eshte ndaluar e per me teper as qe ka pasur ndonje tentative per t'i marre qofte dhe ne pyetje. Sakaq, zyrtarisht Ina Rama, ka bere vetem nje dalje per media, ku tha se po hetohet "ngjarja ne bulevard" dhe renditi akuzat ordinere te kundershtimit te forcave te rendit dhe prishjes se qetesise publike. Sipas Ina Rames, ajo qe ndodhi ne qender te Tiranes qe u pa nga te gjithe, ishte vetem prishje qetesie publike. Ne te vertete aty u dhunuan egersisht forcat e rendit, u pushtua kryeministria, shume njerez hyne brenda perimetrit te sigurise dhe tentuan te futen me force ne godine ku punonte administrata. Dhe ne sfond, pergjate asaj lukunie veprimesh skandaloze, u dogjen dhjetera makina dhe u plagosen 100 forca policie e 81 gardiste. Per keta te fundit, Ina Rama nxitoi qe te formuloje per disa prej tyre, akuza per vrasje ne rrethana cilesuese. Ngjarja per te cilen u arrestuan me shume se 130 persona nga ana e policise se kryeqytetit, por edhe ne rrethe ka ndodhur me 21 janar te ketij viti, ku gjate protestes se Partise Socialiste perpara Kryeministrise, jane qelluar me gore, tulla, shkopinj etj efektive te policise, te cilet ndodheshin te vendosur perpara godines. Po ashtu, keta persona u akuzuan nga policia se kane shkaterruar e djegur nje sere automjetesh te parkuara aty prane. Mbi ta rendonin akuzat e "kundershtimit te punonjesve te policise se rendit", si dhe "shkaterrim te prones". Gjate demonstrates se dates 21 janar, kater persona kane gjetur vdekjen nderkohe qe jane plagosur 42 punonjes policie, te cilet jane derguar ne Spitalin Qendror Ushtarak dhe ne Spitalin "Nene Tereza" per te marre ndihmen e nevojshme mjekesore, si dhe 65 punonjes te tjere policie qe jane lenduar, kane marre trajtim mjekesor ne terren. Prokuroria e kryeqytetit ka nisur hetimet per kete ngjarje, por deri me sot nga ana e saj nuk jane gjetur se kush jane organizatoret e ngjarjes se 21 janarit, persona te cilet ende gezojne liri te plote. Edhe pse ne kete ngjarje humben jeten 4 persona, si dhe u tentua nga ana e protestuesve qe te futen me dhune ne ambientet e kryeministrise, Prokurorja e Pergjithshme, e ka cilesuar ate vetem ngjarje e "Deshmoret e kombit". Pamjet Filmimet e bera nga kamerat e sigurise te instaluara nga policia e kryeqytetit, pak dite me pare sesa te zhvillohej protesta e 21 janarit, kane kapur nje te ri, i cili ishte Gjin Ndreu teksa qellon me gure drejt policise, ndersa ne brez mbante nje arme pistolete, e cila eshte e dukshme. Ndreu u lirua nga gjykata me kerkese te prokurorise.

Trupat e kolonelit Gaddafi marrin kontrollin

Trupat mbështetëse të udhëheqësit libian, Muammar Gaddafi, janë duke luftuar, pasi humbën një numër zonash prej opozitës në ditët e para të kryengritjes.

Forcat pro kolonelit Gaddafi në një autokolonë makinash kanë rimarrë kontrollin e qytetin verilindor Al-Brayqa, ku ndodhet edhe një infrastrukturë e madhe nafte.

Al-Brayqa është pranë qytetit Ajdabiya, më e madhja qendër pranë qytetit Benghazi që kontrollohet nga opozita.

Një korrespondent i BBC-së po raportonte nga Ajdabiya, kur një avion libian i forcave ajrore bombardooi një depo armësh që ndodhet pranë.

Trupat e kolonelit Gaddafi njoftohet se kanë avancuar në qytet.

Krizë humanitare

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) thotë se gjendja në kufirin e Libisë me Tunizinë po arrin në pikë krize.

Agjencia tha se shtetasit e huaj që po ikin nga dhuna në Libi po vazhdonin të arrinin në kufi; të hënën numri kishte shkuar në 14 mijë vetë, shifra kjo më e lartë deri tani brenda një dite të vetme.

Një zëdhënëse e agjencisë, Melissa Fleming tha se kjo shifër mund të kapërcehet sot dhe se shumë refugjatë kishin pritur deri shtatëdhjetë e dy orë në radhë për të kaluar.

Nga ana e saj, Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) po organizon një program evakuimi si pjesë të përpjekjeve për të ndihmuar dhjetëra mijëra punonjës migrantë që po largohen nga Libia.

Zëdhënësi i saj tha se qëllimi ishte lehtësimi i presionit në zonat e kufirit për të mos lejuar që situata me refugjatë të bëhet e pamenaxhueshme.

Janë angazhuar anije për të bartur egjiptianët deri në Aleksandri ndërsa punonjës nga Bangladeshi po barten me aeroplanë në atdheun e tyre; po bëhen përgatitje për të pranuar edhe migrantët afrikanë që po kalojnë në Niger.

Sipas vlerësimeve, një milion e gjysëm migrantë të huaj ishin duke punuar në Libi para se të shpërthenin trazirat, por IOM thotë se beson që shumë prej tyre mund të mos jenë në gjendje të largohen për shkak se situata është aq jostabile.

Gaddafi thotë se nuk largohet nga Libia

Në një restorant me pamje nga porti i Tripolit dhe me pamje shumë të relaksuar kolonel Gadaffi ftoi tre organizata mediatike për të dëgjuar variantin e tij për revolucionin libian.

Zoti Gaddafi i tha analistit të BBc-së për Lindjen e Mesme, Jeremy Bowen se populli e donte atë, në Tripoli nuk kishte dhunë dhe ai nuk kishte ndërmend të largohej nga Libia.

Jeremy Bowen: Ju njiheni si një lider këtu dhe keni qënë lider prej shumë vjetësh. Ka shumë njerëz në këtë vend që mund të thonë se pengesa më e madhe për ndryshim jeni ju?

Kolonel Gaddafi: Perkundrazi. Prania ime është me iniciuar dhe nxitur njerëzit për çco ndryshim që duan si edhe për mos bërë ndryshim nëse nuk e duan atë.

Udhëheqësi libian u pyet lidhur me sanskionet e fundit të kaluara me rezolutë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gaddafi: Fillimisht, është e pavlefshme. Nuk është një rezolutë legjitime, sepse Këshilli i Sigurimit nuk është i mandatuar.

Ai nuk ka juridiksion për t'u marrë me këtë çështje. Unë dua t'ju pyes: Përse sanksione të tilla nuk janë ndërmarrë kundër algjerianëve? Është fakt që ushtria alegjeriane ka luftuar në rrugë. Përditë ka lajme të tilla. Apo përse nuk përdoren kur Rusia lufton çeçenët?
Përse të mos përdoren kundër Amerikës, kur Amerika lufton në Afganistan? Përse të mos përdoren kur izraelitët luftojnë në Gazë?

Bowen: Cila është përgjigjia juaj ndaj kësaj pyetjeje?

Gaddafi: Sepse ka një synim për të kolonizuar Libinë. Kjo i bën libianët që të duan të luftojnë kolonializmin prej Perëndimit.

Bowen: Në vitet e fundit ka patur një afrim me vendet perëndimore. Këtu kanë ardhur udhëheqës të rëndësishëm si Tony Blair. Por tani janë udhëheqësit perëndimorë që po thonë se ju duhet të largoheni. A ju jep kjo një ndjenë tradhëtie? Ai i shihnit ju ata si miq?

Gaddafi: Sigurisht që është tradhëti. Ata nuk kanë moral. Nëse ata duan që unë të jap dorëheqje, nga çfarë të jap dorëheqje? Unë nuk jam monark apo mbret.

Bowen: Por ju mbani fjalime në OKB dhe ju indentifikoheni me Libinë pavarësisht se nuk keni një titull zyrtar?

Gaddafi: Është titull nderi, nuk ka të bëjë fare me ushtrimin e pushtetit apo autoriteteti. Kush e ka pushtetin në Britani? Mbretëresha Elisabetë apo David Cameron? Ju nuk e kuptoni sistemin libian.

Bowen: Mbretëresha tek ne është kreu i shtetit dhe ne kemi një kryeministër të zgjedhur që është zoti Cameron. A mendoni që të mbani zgjedhje për kryeministër?

Gaddafi: Ju me të vërtetë nuk e kuptoni llojin e sistemin që praktikojmë këtu në Libi.

Bowen: Unë e kuptoj sistemin tuaj, po ndërkombëtarisht ju shiheni si lider.

Gaddafi: Nuk e kuptoni sistemin këtu. Mos thoni e kuptoj,- ju nuk e kuptoni. Edhe bota nuk e kupton sistemin këtu. Autoritetin e popullit. Nuk e kuptoni.

Bowen: Atëherë si e tregojnë njerëzit autoritetin këtu? Sepse disa njerëz që kanë dalë në rrugë për të protestuar, thonë se njerëzit tuaj I kanë qëlluar.

Gaddafi: Nuk ka demonstrata në rrugë. A keni parë demonstrata?

Bowen: Po kam parë.

Gaddafi: Ku?

Bowen: Pashë sot.

Gaddafi: Ku?

Bowen: Pashë në Zauija. Dje pashë demonstrata.

Gaddafi: A ishin pro nesh?

Bowen: Jo nuk ishin pro jush. Disa ishin kundër jush dhe disa ishin pro jush.

Gaddafi: Ato nuk janë kundër nesh. Askush nuk është kundër nesh. Kundër nesh për çfarë? Sepse nuk jam president. Ata më duan. Të gjithë njerëzit janë me ne, ata më duan të gjithë. Ata do të vdisnin për të mbrojtur mua, njerëzit e mi.

Christiane Amanpour: Nëse ata të duan, atëherë përse kanë marrë portin Benghazi dhe po thonë se janë kundër teje?

Gaddafi: Është al-Kaeda. Nuk janë njerëzit e mi. Ata vijnë nga jashtë."

Bowen: Pra ata janë njerëzit që po heqin posterat dhe kanë ngritur flamurin e mbretit?

Gaddafi: Është al-Kaeda, që ka shkuar në bazat ushtarake dhe ka marrë armët dhe po terrorizon njerëzit. Njerëzit që kanë patur armë janë të rinjtë. Ata kanë filluar t'i dorëzojnë armët, në momentin që po u del efekti I drogës që Al-Kaeda u dha.

Bowen: Kolonel Gaddafi, si do t'i jepni fund krizës? Një pjesë e madhe e vendit është nën kontrollin e kryengritësve, rebelëve. Mbi ju po ushtrohet një presion më i madh ndërkombëtar. Si do të marrë fund kjo?"

Gaddafi: Nuk jemi të shqetësuar për presionin nga jashtë.

Bowen: Po përsa i takon faktit që keni humbur kontrollin në pjesë të madhe të vendit?

Gaddafi: Ne jemi të shqetësuar për popullin dhe populli është me mua. Ne jemi të sigurt me veten. Ne do të mbeteni derisa të rrëzohemi.

Sunday, February 27, 2011

Profili i udhëheqësit libian Moamar Gadafi


Zëri i Amerikës

Udhëheqësi libian Moamar Gadafi, i cili erdhi në pushtet më 1969, njihet për sundimin e tij të pamëshirshëm. Megjithë protestat masive, udhëheqësi 68-vjeçar refuzon të largohet dhe thotë se do të vdesë si martir. Por cili është Gadafi dhe si kanë qenë marrëdhëniet e tij me Perëndimin gjatë më shumë se 40 vjetëve në pushtet? Le t’i hedhim tani një vështrim jetës së tij.

Si oficer i ri ushtarak, Moamar Gadafi kryesoi një grusht shteti kundër mbretit të atëhershëm dhe krijoi Republikën Arabe Libiane. Në vitet 1970, ai u përpoq të bashkonte Libinë, Egjiptin dhe Sirinë në Federatën e Republikave Arabe dhe gjatë 42 viteve të sundimit të tij, ai e ka zemëruar vazhdimisht perëndimin.

Ian Lesser ishte këshilltar i presidentit Bill Klinton për çështjet e Afrikës Veriore.

“Ne kemi parë shumë ndryshime në politikën e Libisë, njëherë duke u përqendruar tek çështjet arabo-izraelite, pastaj në rajon dhe në Afrikë. Njëherë Libia shfaqet so vend afrikan, një herë si vend i Lindjes së Mesme. Pastaj shfaqet si aktor global, dhe pastaj mbyllet brenda vetes. Këto janë ndryshime të shpejta.”

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Libisë u rritën në vitet 1980. Shtetet e Bashkuara e akuzuan Libinë për shpërthimin në një disko të Berlinit perëndimor që frekuentohej nga ushtarët amerikanë, dhe dy vendet filluan luftën për qasje në Gjirin e Sidrës. Presidenti Ronald Regan e quajti Gadafin:

“Qeni i çmendur i Lindjes së Mesme.”

Shtetet e Bashkuara u hakmorrën për incidentin e Berlinit duke bombarduar një kompleks të Gadafit. Ai arriti të shpëtonte, por vajza e tij e adoptuar vdiq.

Në fund të viteve 1980, avioni Pan Am 103 shpërtheu mbi Lokërbi të Skocisë duke lënë 270 vrarë, shumë prej tyre amerikanë. Vite më vonë, Libia pranoi përgjegjësinë për bombën dhe ra dakord të paguante dëmshpërblime. Një libian u dënua me 27 vjet burg për këtë, por kur u lirua për arsye humanitare, zoti Gadafi e priti atë si hero.

Tani protestuesit e frymëzuar nga kryengritjet në Egjipt, po sfidojnë pushtetin e udhëheqësit libian, dhe ai po humb përkrahjen e figurave kryesore qeveritare.

Ali Aujali është ambasadori libian në Shtetet e Bashkuara.

“Unë nuk pranoj t’i shërbej këtij regjimi diktatorial. Por nuk tërhiqem nga shërbimi ndaj popullit tim, deri sa zërat e tyre të arrijnë në të gjithë botën. Bëj thirrje që ai të largohet dhe ta lërë popullin tonë rehat.”

Moamar Gadafi foli në televizionin shtetëror dhe tha se do të qëndrojë në Libi dhe do të vdesë si martir.

Ai ngriti Librin e Gjelbër që kishte shkruar për politikën e tij filozofike. Librat merren pa pagesë në ambasadat libiane në të gjithë botën. Pjesa e parë titullohet “Zgjidhja e Problemit të Demokracisë.”

Ali Abuzakuk është aktivist libian i të drejtave të njeriut në Virxhinia. Protestuesit në Libi e telefonuan atë ndërkohë që shihte zotin Gadafi në televizor.

“Kjo është thirrja e fundit. Fjalimi i fundit. Nuk do të ketë gjë tjetër për të thënë sepse ai po jeton jashtë historisë. Ai nuk është më pjesë e historisë.”

Megjithatë, ai vazhdon të sundojë në Libi, edhe pse disa analistë thonë, se është shkëputur nga realiteti.