Saturday, January 11, 2014

Presheva: 100 mijë euro s’dalin as për brisqe për studentët që shkojnë në Tiranë

SHKRUAR NGA REXHEP POLISI
Kryeministri Hashim Thaçi dhe Edi Rama, kanë bërë të ditur se, kanë ndarë vetëm 100 mijë euro për Luginën e Preshevës respektivisht për maternitetin atje.
“Me 100 mijë eurot e Thaçit dhe Ramës nuk dalin as për brisqe (pa llogaritur shkumën) për studentët shqiptarë nga Lugina në Prishtinë e Tiranë të përzënë nga Serbia, të cilëve nuk ju është hapur universitet në Preshevë ?!..”, kanë deklaruar

Historia e Bamir Topit si spiun i sigurimit dhe specialist i ndërzimit

Pazari i pistë mes Ramës e Topit ka vite që funksiononë në dëm të së djathtës, së demokracisë në tërësi dhe më shumë në dëm të të përndjekurve politikë, që së fundmi u finalizua me një marrveshje turpi, duke sjellë në vemendje një nga “gomer” e tij.Topi erdhi në PD në vitin 1996, në atë kohë kur të përndjekurit politikë kishin shfaqur hapur diversitetet e tyre politike dhe madje ai u bë një nga njerëzit që i urrente ato më shumë, derisa shumë shpejtë zu vendin e nënkryetarit në PD e më pas deputet dhe së fundmi President i vendit. Një karrjerë të shkëlqyer, falë mëdyshjes së tij politike dhe mbështetjes nga e majta dhe PS.

Një histori e shkurtër e gazetës Rilindja Demokratike

Nga MUJË BUÇPAPAJ
Pak ditë pas themelimit të Partisë Demokratike, gjendja e lirisë së mediave në Shqipëri ishte e vajtueshme. Partia në pushtet kontrollonte totalisht mediat e shkruara, si dhe ato audiovizive dhe ajo që është më e keqja, i kishte drejtuar ato kundër demokratëve të papërvojë dhe me mundësi të pakta për të ngritur një sistem të tyrin informues. Një stuhi sulmesh të stilit të propagandës së vjetër u lëshuan kundër liderëve demokratë, të cilët paraqiteshin si “huliganë”, “shkatërrues” dhe kërcënues të rendit dhe sigurisë së Shqipërisë.

Thursday, January 9, 2014

Gjobe me pre! Gjobe me pre! Gjobe me pre!



Epidemia e plaçkitjes (gjobvenies) se qytetareve, tipar tjeter i shtetit policor te neobllokmenit Edvin Kristaq Rama.

Te dashur miq, prej mese dy muajve, ne Shqiperi, mijera e mijera qytetare gdhijne ne mengjes te gjobitur nga skuadra te policise partiake socialiste, madje pa asnje dokument te firmosur nga inspektor policie por thjeshte me shpalljen e emrit ne faqen zyrtare te te gjobiturve te Policise Rrugore. Kjo sepse ata gjobiten ne kundershtim me ligjet dhe vetem e vetem se

Wednesday, January 8, 2014

"Pas perdes" apo "pa maska"! (Ne vend te statusit)

Sali BERISHA
Mbreme teleshikuesit qe ndoqen "prapa perden" apo "pa maska", te emisionit Opinion te TV Klan, pane nje skene unike, ate te shperthimit te mllefit, urrejtjes se papermbajtur te nje analisti ndaj nje analisti tjeter, pjesemarres ne nje debat. Ky shperthim primitiv, qe te kujtonte skenat filmike te egersise se persekutoreve mizore te regjimeve diktatoriale ne qelite e burgjeve ndaj viktimave te tyre, nuk ishte qendrimi i nje te dehuri,

Monday, January 6, 2014

Edi Rama, i mbytur në borxhe

Nga Xhevat MUSTAFA
Duhet sqaruar qysh në fillim se nuk është fjala për borxhe personale të Edi Ramës, por si kryetar i PS-së dhe i qeverisë. Përndryshe bëhesh jo vetëm i pabesueshëm, por edhe qesharak nëse çon ndër mend e thua se njeriu që ka qenë për 12 vjet kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe është prej rreth 8 vjetësh kryetar i PS-së, që ka pasur paga të larta, dieta të shpeshta dhe dhurata të shumta, mund t’i ketë borxh një shoku e miku apo një banke. Kjo bëhet edhe më e pabesueshme kur dihet se gjatë tri mandateve të tij si kryebashkiak janë firmosur me qindra leje ndërtimi për pallate

Sunday, January 5, 2014

Feste e bukur e RD si nderim per fjalen, mendimin, shtypin e lire. (Fotografi... nga Facebook i Dr.Sali Berishes)

Te dashur miq, sonte ne Hotel Tirana u festua 23 vjetori i Rilindjes Demokratike. Te pranishem ishin shumica e atyre qe nxorren numerin e pare te gazetes, drejtues dhe gazetare te saj ne 23 vite, analiste, publiciste, gazetare, politikane.

Por kishte dhe te rinj qe ndofta ndiqnin pa emocione kete takim. Kurse mua, tek bisedoja me miqte e mi, me vinte ne mendje nata e 4 Janarit te vitit 1991,

Sot dita e fjales se lire, 23 vjetori i Rilindjes Demokratike!

Dr.Sali Berisha
Te dashur miq, me daten 5 janar te vitit 1991 doli numeri i pare i Rilindjes Demokratike, organ i Partise Demokratike, tribune e fjales dhe mendimit te lire te shqiptareve. Ndaj dhe le te shprehim ne urimet tona me te perzemerta, mirenjohjen me te thelle ndaj atyre qe themeluan Rilindjen Demokratike si organin e fjales se lire, mendimit ndryshe ne vendin e ndalimit me Kushtetute te tyre dhe drejtueseve e stafit te kesaj gazete ne keto 23 vite. Gezuar!! sb

Curcio Malaparte: Diktatoret jane gra!

Edi Rama është një grua dhe hiçgjë më shumë”.
Bruna Ismaili

Ç’është e vërteta, shpirti i Edi Rames është shpirt thellësisht femëror: zgjuarsia e tij, ambiciet e tij, vetë vullneti i tij, s’kanë asgjë burrërore. Ai është një burrë i dobët që gjen strehë te brutaliteti për të fshehur mungesën e energjisë, dobësitë e tij befasuese, egoizmin e tij të sëmurë, krenarinë e tij pa rrugëdalje.
Diçka që ndeshet te të gjithë diktatorët, diçka që është një prej tipareve karakteristike të mënyrës së tyre të të konceptuarit të marrëdhënieve