Saturday, July 26, 2008

Caushesku si Kaligula

Caushesku si Kaligula

Ndodh herë pa here që, një person me personalitetin e duhur shfaqet si për të vërtetuar se pushteti absolut korrupton absolutisht... Kaligula ishte llagapi i Gaius Cezar Germanikus, i cili, për katër vite që nga 37-41 pas Krishtit ka qenë ndoshta Perandori m i cuditshëm i Perandorisë Romake. Caushesku ishte diktatori i "marrë" i Rumanisë që nga viti 1965, deri në përmysjen e dhunshme dhe ekzekutimin e tij në 1989. Mund t'ju kujtohen pamjet e trupit të tij të vdekur që transmetoheshin të shoqëruara me gëzimin e papërshkrueshëm të turmave në Rumani. Ndërkohë që është e vërtetë se rumunët flasin një gjuhë e cila ngjan shumë me latinishten, Kaligula dhe Caushesku kanë shumë më teër të përbashkëta se sa thjeshtë një gjuhë e vdekur. Ata ishin të dy rrezikshmërisht të cmendur, pa asnjë kufizim në pushtetin që kishin.

Në fillim të vitit 40, Kaligula marshoi me një ushtri në Gol (Francë) dhe grabiti tërësisht banorët e atjeshëm. Ai marshoi me trupat e tij në vijën bregdetare veriore të Gol, gjë që e kish menduar si prelud i pushtimit të Britanisë, por më pas i urdhëroi që të grumbulojnë guaska deti, të cilat i konsideroi si plackën e oqeanit të pushtuar. Kaligula kishte manira edhe për natyrën e tij që e mendonte si hyjnore; në verën e vitit 1940, ai urdhëroi që të ngrihet një statujë e tij në Tempullin e Jeruzalemit, por pas këmbënguljes plot mirësjellje të Herod Agripa, Kaligula e shfuqizoi këtë urdhër që bartte me vete jo pak rrezikshmëri. Popullsisë romake i kish ardhur tashmë në majë të hundës me këtë tiran të marë dhe të paparashikushëm... Kaligula u vra gjatë Lojërave Palatine nga Kasius Kerea, tribun i Gardër Pretoriane, Kornelius Sabinus e të tjerë. Edhe bashkëshortja e Kaligulës, Cezonia si dhe bija e tyre u vranë.

Historitë që thonë se ai kisht ngjitur kalin e tij të preferar deri në rangun e Konsullit në Senat janë thjeshtë të pavërteta, por gjithësesi ofrojnë një ide për atë që njerëzit mendonin se ai ishte në gjendje të bënte.

Me sa duket, marrëzia kriminale kish marrë leksione nga Kaligula, pasi ]Caushesku ia kaloi në shumicën e "aritjeve" të perandorit të dikurshëm. Më poshtë, nodhen pjesë nga Libri Gines i Gafave Historike, me autor Geofri Regan.

"Nën akuzën si i marrë: Fajtor".

Në vitin 1978 nddhi incidenti i "gropës që nuk ishte gropë". Në Bukuresht po ndërtohej nëj stacion i ri nëntokësor për metronë dhe ishte gërmuar një ropë e madhe afro 12 mijë metra kub, në hyrje të stacionit. Megjithatë, një mëngjes, inxhinieri i ngarkuar me mbikqyrjen e projektit u shfaq në punë për të parë që... gropa ishte zhdukur. Aj kish qenë aty një natë më parë, kur ai ishte shkuar në shtëpi në orën 7 të pasdites, por tani në vend të saj kishte pemë, stola parku dhe hapësirë e gjelbër. I tronditur më shumë se i hbitur, inxhinieri së pari vuri në dyshim gjendjen e tij mendore dhe më pas pyeti një prej këshilltarëve të ditatorit se cfarë kish ndodhur. Sic u mor vesh, Caushesku kish planifikuar që të mbante një fjalim mirseardhjeje para studentëve të rinj të politeknikumti të Bukureshtit... dhe donte të ëprdorte parkin. Kështu që, ai urdhëroi të zhdukej gropa deri pas fjalimit të tij. Gjatë gjithë natës, qindra puntorë dhe makina punuan pa pushim për të mbuluar gropën. U shkulën pem nga zona të tjera të qytetit i dhe u mor bar nga pjesë të tjera të parkut për të mbuluar gropën. Puna përfundoi në orën 6 të mëngjesit, 30 minuta përpara se inxhinieri të vinte.

Për akuzën Paranojak: FAJTOR.

Nikolai u bë kaq paranojak ngaqë mendonte se të huajt donin t'i helmonin rrobat, apo që do të merrte një sëmundje fatale nga shtrëngimi i duarve, saqë nisi të veshë vetëm rroba të cilat kishin qenë nën mbikëqyrje në një magazinë të ndërtuar posacërisht e madje një herë i lau duart me alkool pasi shtrëngoi duart me Mbretëreshën Elisabetë. Ai kish marrë me vete carcafët kur ndodhej në Pallatin Bakingëm.

Për akuzën që ngriti një kafsë në nivele të lartë: FAJTOR.

Caushesku ishte disi popullor neë perëndim pasi ishte nëj antisovjetik i palëkundur, dhe atij iu dhanë shumë dhurata prej dinjitarëve që vizitonin vendin e tij. Ndoshta më sikletosësja ishte një titull kalorësiak i dhënë nga Mbretëresha e Anglisë, i cili u revokua vetëm disa orë para ekzekutimit të tij, atëherë kur kish dalë zbuluar natyra e tmerrshme e regjimit. Mes dhuratave të tjera ishte një qen Labrador nga lideri i partisë liberale britanike, Dejvid Stil. Caushesku ia vuri emrin qenit Korbu dhe u dashurua aq shumë pas tij, saqë qytetarët rumunë shumë shpejt nisën ta thërrasin "Shoku Korbu".

Fatkeqësisht, Korbu u bë pjesë e botës së fantazisë së diktatorit, dhe shumë shpejt ai do të shihej tek i bënin xhiro nëpër Bukuresht me limuzinë, me grupin e tij të shoqërimit. Korbu flinte gjithmonë me Causheskun natën. Gjatë ditës, ai linte në Vilën 12A, e kompletar me shtrat, pajisje luksi, televizor dhe telefon... Ambasadori rumun në Londër kishte urdhër të shkonte në Seinsbëri (një supermarket) cdo javë dhe të blinte atje biskota për qen, të cilat më pas dërgoheshin në Rumani në cantën diplomatike. Shumë shpejt, Korbusë i dhanë gradën kolonel në ushtrinë rumune. E gjtihë kjo, në një vend ku të kishe makinë shkrii ishte e paligjshme dhe e ndëshkueshme me vdekje. Për ata që mendojnë se janë histori për të kaluar me të qeshur një pasdite, le të kujtojmë se Caushesku ia kaloi Kaligulës edhe në një tjetër gjë: përmbysjen e tij të dhunshme. Përse? Ja disa arsye.

Në një shtet ku është e mundur të ndalosh makinat e shkrimit, nuk është e habitshme të mësosh se vetëvrasja ishte e vetmja formë shpehjeje e lejuar nga regjimi. Kur qyteti i vjetër u la pas dore nga diktatori për të ndërtuar Bulevardin e Fitores Socialiste, shumë të moshuar u hodhën nga dritaret e shtëpive të tyre dhe u lanë të vuajnë në trotuarë. Reagimi i tyre ishte vetëvrasja...

Gjatë një fushate në 1966 për të rritur numrin e popullsisë duke ndaluar abortin, divorcin dhe kontrollin e lindjeve (ku ky i fundit konrollohej cdo muaj nga gjinekologë) gjërat shkuan shumë keq, pasi dyfishimi i numrit të lindjeve nuk u shoqërua me përmirësime mjekësore. Bebet sëmureshin dhe vdisnin nga mungesa e kujdesit shëndetësor, ushqimet dhe shtretërit në amternitete. Gra të dëshpëruara sfidonin mitrolozët ëpr t'u arratisur drejt hUngarisë, duke lënë pas miliona jetimë të uritur, shumë prej të cilëve të vonuar mendërisht për shkak të neglizhimit. Në vitet '80 vendi u zhyt në një epidemi AIDS-i, e gjitha për shkak të refuzimit të Causheskut për të pranuar se problemi ekzistonte.

Në dhjetor të 1989, ushtria e tij e braktisi për t'u baskuar me protestat antiqeveritare. Ai dhe e shoqja u përpoqën që të arratisen me helikopter, por ata u kapën, u gjykuan me shpejtës dhe më pas u ekzekutuan me plumba kokës. Trupat e tyre të gjakosur u treguan triumfalisht në TV si provë që makthi kishte marrë fund.

Vrasja e Jul Cezarit

Vrasja e Jul Cezarit

Në janar të vitit 49 para Krishtit, Jul Cezari udhëhoqi ushtrinë e tij përtej Lumit Rubikon në veri të Italisë dhe e zhyti Republikën Romake në luftë civile. Rivali i Cezarit, Pompei, u arratis për në Greqi. Brenda tre muajve, Cezari kontrollonte të gjithë Gadishullin italian dhe në Spanjë kishte mposhtur legjionet besnikë të Pompeit. Tani, Cezari po niqt Pompein në Greqi. Cezari arriti të mundë forcate armikut, ndonëse më të shumta në numër, por jo përpara se Pompei të arratisej për në Egjipt. Duke ndjekur Pompein për në Egjipt, Cezarit iu ofrua koka e prerë e rivalit të tij si shenjë miqësie. Përpara se të largohej nga rajoni, Cezari caktoi Kleopatrën si sunduese e Egjiptit në këmbë të tij. Cezari mposhti rivalëte mbetr në Afrikën e Veriut në 47 para Krishtit dhe u rikthye në Romë, tashmë me autoritet të vendosur përfundimisht.

Cezari vijoi të konsolidojë pushtetin dhe në shkurt të 4 pra Krishtit, ai u vetëshpall diktator i përjetshëm. Ky akt, bashkë me përpjekjet e tij të vazhdueshme për t'u veëstolisur me kostumin e pushtetin, ktheu kunër tij shumë prej pjesëtarëve të Senatit. Gjashtëdhjetë prej tyre konkluduan se e vetmja zgjidhje e problemit ishte vrasja e Cezarit.

Vdekja e një Diktatori

Nikolau i Damaskut e shkroi rrëfimin e tij për vrasjen e Cezarit disa vite pas ngjarjes. Ai nuk ishte në fakt i pranishëm kur ndodhi vrasja, por kish patur mundësinë të fliste me ata që kishin qenë aty. Ai ishte mik i Herodit të Madh dhe mblodhi informacione gjatë një vizite në Romë. Mendohet që rrëfimi i tij të jetë i besueshëm.

PLANI: "Komplotuesit nuk u takuan asnjëherë haptas, por ata u mblodhën disa herë në shtëpitë e njëri-tjetrit. Pati shumë diskutime dhe propozime, sic mund të mendohet, ndërkohë që ata shyqrtonin se si dhe ku ta ekzekutonin planin e tyre. Disa sugjeruan që ta bënin atentatin ndërkohë që ai shëtiste përgjatë Rrugës së Shenjtë, që ishte një prej shëtitjeve të tij të preferuara. NJë tjetër ide ishte që të kryhej gjatë zgjedhjeve, në nëj rast ku do të kalonte nj urë për të shkuar dhe emëruar magjistratët në Kampus Martius; ata duhej caktonin shuma për disa që do ta shtynin nga ura, dhe të tjerë që do të shkonin ta vrisnin. Një plan i tretë ishte që të pritej për një shfaqje gladiatorësh. Avantazhi i kësaj do të ishte se, për shkak të shfaqjes, nuk do të kishte dyshime nëse do të vërehej prania e armëve para atentatit. Por, shumica ishte që ai të vritej ndërkohë që qëndronte ulur në Senat, aty ku do të ishte i vetëm pasi josenatorët nuk do të pranoheshin, dhe ku komplotuesit e shumtë do të fshihnin kamat poshtë veshjeve. Ishte ky plani që fitoi".

BRUTI BIND CEZARIN: "...miqtë e tij ishin të alarmuar nga disa zëra që kishin dëgjuar dhe u përpoqën ta ndalojnë që të shkojë në Senat, ashtu sibnë edhe doktorët, pasi ai vuante nga një prej maramendjeve të herëpashershme. E shoqja, Kalpurnia, e cila ishte e trembur për shkak të disa vizioneve që kish parë në ëndrra, iu qep pas dhe i tha se nuk do ta lejonte të dilte atë ditë. Por Bruti, një prej komplotuesve që atëherë mendohej se ishte nëj mik i tij i ngushtë, erdhid he i tha: 'C'është kjo, Cezar? A mos je burrë që i kushton vëmendje ëndrrave të një gruaje si dhe thashethemeve të budallenjve, e të fyesh Senatin duke mos dalë, megjithëse ai të ka nderuar dhe është mbledhur posacërisht për ty? Më dëgjo mua, lëri mënjanë parandjenjat e të gjithë këtyre njerëzve dhe eja. Senati ka që në mëngjes në seancë, duke të pritur'. Kjoe bindi Cezarin dhe ai u nis".

OGURE TE KEQINJ: "Përpara se të hynte në sallë, priftërinjtë i sollën viktimat për të bërë atë që do të ishte flija e tij e fundit. Ogurët ishin qartësisht të pafavorshëm. Pas kësaj flije të pasuksesshme, priftërinjtë bënë të tjera për të parë në do të dilte dicka më e përshtatshme, nga at që ishin zbuluar tashmë para tyre. Në fund, ata thanë se nuk ishin në gjendje të dallonin me qartësi qëllimet hyjnore, pasi kishte ndonjë shpirt transparent, të keq që fshihej tek viktimat. Cezari, i mërzitur e braktisi parashikimin e të ardhmes për në perëndim, ndonëse priftërinjtë vazhduan me përpjekjet e trye.

Vrasësit e pranishëm u kënaqën nga kjo, ndonëse miqtë i kërkuan Cezarit ta shtynte takimin e Senatit për atë ditë për shkak të asaj që kishin thënë priftërinjtë, dhe ai ra dakord. Por, disa shërbëtorë erdhën dhe i thanë se Senati ishte mbushur plot. Ai u hodhi një sy miqve, por Bruti iiu afrua sërish dhe i tha: 'Eja, zotëri i mirë, mos u kushto rëndësi dërdëllitjeve të këtyre burrave, dhe mos shty atë që Cezari dhe pushteti i tij kanë paracaktuar. Zgjidh kurajën tënde si ogurin e preferuar". Ai e bindi Cezarin me këto fjalë, e kapi nga dora e djathtë, dhe i priu drejt Senatit, që ishte shumë pranë. Cezari e ndoqi pas në heshtje".

SULMI: "Senati u ngrit në këmbë në respekt të postit të tij kur e panë të hyjë. Ata që kishin pjesë në komplot qëndruan pranë tij. Ngjitur me të skoi Tiliu Cimber, vëlai i të cilit ishte dëbuar nga Cezari. Nën pretekstin e një kërkese të modeste nga vëllai, Cimber u afrua dhe e kapi nga manteli, me sa duket për të treguar një xhest edhe më pozitiv. Cezarid onte të ngrihej dhe të përdorte duart, por nuk u lejua nga Cimber dhe nisi të shfaqë irritim. Ky ishte momenti që të tjerët të ndërhynin. Të gjithë nxorrën me shpejtësi kamat dhe nxituan drejt tij. I pari, Servilius Kaska e goditi me majën e kamës në shpatullën e majtë, pak mbi klavikul. Ai kish shënjestruar pikërisht klavikulën, por në nxitim e sipër nuk ia doli. Cezari u ngrit për t'u vetëmbrojtur, dhe nëpër poteren e krijuar Casca i thirri në greqisht vëllait. Ky e dëgjoi dhe nguli kamën e tij në brinjë. Pas në momenti, Kasiusi e preu në fytyrë dhe Decimus Bruti e goditi në anë. Ndërkohë që Kasius Longinus përpiqej t'i jepte një tjetër goditje, i shkau dora dhe goditi Markus Brutin në dorë. Minuci gjithashtu nuk qëlloi dot në trupin e Cezarit dhe goditi Rubriusin në kofshë. Ishin disa burra që bënin betejë kundër tij.

Pas gjithë plagëve të marra, ai u shemb në këmbët e statujës së Pompeit. Të gjithë dukej se donin që të kishin kontributin e tyre në vrasje, dhe nuk mbeti asnjëri pa i dhënë nga një goditje n trup ndërkohë që ai rrinte aty shtrirë deri kur, i plagosur tridhjetë e pesë herë, mori frymë për herë të fundit".

Sikur të vinte fundi...

Sikur të vinte fundi...

TED GUP

Projekti njihej si Misioni Avanpost - një prej sekreteve më të fshehtë të Luftës së Ftohtë. Duke filluar nga mesi i viteve '50, një njësi elitë pilotësh helikopterësh dhe ekuipazhi, Skuadroni 2857 u vendos në Bazën e Forave Ajrore "Olmsted" në Pensilvani, duke u shfaqur si një ekip shpëtimi për ushtarakë dhe civilë në fatkeqësi. Misioni i tyre i vërtetë, shumë sensitiv saqë vetëm pilotët dhe komandanti i bazës kishin dijeni, ishte të shpëtonin Presidentin Duajt Aizenhauer - dhe më vonë, Xhon Kenedi, Lindon Xhonson dhe Ricard Nikson - në rast të ndonjë sulmi bërthamor. Të vendosur jashtë rrezes së ndonjë sulmi të mundshëm bërthamor në Uashington, ata duhej të uleshin me shpejtësi në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, atëherë kur do të ndihej afrimi i ndonjë sulmi dhe do të largonin që andej Presidentin, për ta dërguar në ndonjë prej bazave të shumta në mae, apo në anijen e komunikimit, USS Northampton, në bregun e Atantikut.

Pilotët ishin gjithashtu të gatshëm që të bënin pëprjekje shpëtimi në rast të ndonëj sulmi bërthaor. Në bordet e helikopterëve të trye ata mbanin pajisje dekontaminimi si dhe leva dhe fenerë me acetilen, pr të depërtuar nëpër murete bukerit presidencial, që ndodhet nën Shtëpnë e Bardhë. Ata bënin seanca praktike me kaskat e pajisur me xhama kundër diellit për të mbrojtur sytë nga blii i fuqishëm i bombës atomike, dhe ishin të veshur nga koka tek këmbët me veshje mbrojtëse shumë të rënda - cizme, dorashka si dhe kostume prej gome, të ndërthurur me plumb për të bllokuar rrezatimin. Ata mbanin kostume antirrezatim në cant për Presidentin dhe Zonjën e Parë. Nëse piloët nuk do të mundnin të mbërrinin në bunker përmes rrënojave, një njësi e dytë shpëtimi qëndronte e gatshme me pajisje të rënda, duke përfshirë vinca, për të nxjerë Presidentin. Në vitet gjashtëdhjetë, skuadroni u vendos në Bazën e Forcave Ajrore "Dover", në Delëuer, dhe qëndroi deri në 1970.

Misioni Avanpost ishte vetëm një fragment i një plani shumë të madh dhe të fshehtë për ditëne fundit, projektuar nga zyrtarë të lartë të SHBA, të cilët e kaluan jetën duke u përgatitur për të pamendueshmen - luftën bërthamore. Misioni i tyre: të garantonin mbijetesën e qeverisë së SHBA, të ruanin rendin dhe shpëtonin ekonominë pas ndonjë sulmi të mundshëm bërthamor. Të tjerë ishin ngarkuar me shpëtimin e trashëgimisë kulturore të vendit, që nga Deklarat e Pavarësisë, deri tek kyeveprat e pacmueshme të Gaerisë Kombëtare të Arteve. Pas fundit të Luftës së Ftohtë, shumë prej atyre që atë kohë ishin pjesë ekëtyre ekpeve nisën të thyejnë heshtjen. Të ndodhur përballë tmereve të luftës atomike, ata përgatitën plane të detajuar si dhe rregulla që, ndërkohë që përpiqeshin të ruanin qeverinë kushtetuese, nga ana tjetër do të kishin transformuar radikalisht institucionet politike dhe sociale të vendit.

Ajo që ata parashikonin kishin në mendje ishte një Amerikë e "ngrysur" jo vetëm nga lufta bërthamore, por edhe nga vendosja e ligjit të luftës, racionalizimit të ushqimeve, censurës dhe pezullimin e shumë lirive civile. "Do të a duhej ta drejtonim këtë vend si një kamp të madh - të vënë nën regjim", u tha Aisenhauer këshilltarëe të tij, në një memo sekrete të vitit 1955. Kjo nuk është një cështje vetëm për interes historik. Shumë prej ligjeve të vendosur për "ditën e fundit" do të viheshin gjithësesi në praktikë në rast të ndonjë sulmi bërthamor edhe sot dhe, ndërkohë që përgatitjet për shpëtimin e liderëve të vendit si dhe thesarit kulturor mbeten, përpjekjet për të mbrojtur populsinë civile u braktisën disa dekada më parë.

"Futu dhe fshihu" në Shtëpinë e Bardhë

Për ata që janë shumë të rinj të kujtojnë kulmin e Luftës së Ftohtë, mendoni këtë: në 1960, afro 15 mijë shkolla të mesme ishin pajisur me pajisje për monitorim rrezatimi. Filmt "futu dhe fshihu" që tregonin se si duhej të veproje në rast të ndonjë sulmi bërthamor ishin pjesë e kurrikulës së shkollës fillore. SHBA kishte shpërndarë 55 milionë karta me madhësinë e portofolit, me udhëzime se cfarë duhej të bëje në rast sulmi. Vendstrehimet në oborrete pasëm të shtëpive ishin të zakonshëm. Zyrtarë të lartë në Uashington merrnin një numër telefoni për raste emergjencash, i cili anashkalonte sistemin komercial dhe i lidhte direkt me oepratorët e krizës, të cilët e dinin që nëse telefonuesi do të thoshte fjalën e koduar - FLASH - kjo nënkuptonte se telefonata ishte "esenciale për mbijetesën e kombit". Asnjëherë larg syrit të residentit ishin Dokumentat Presidencialë të Veprimeve të Emergjencës dhe "Plani D", ose zgjedhjet e tij për të reaguar në rast të nëj sulmi bërthamor.

Plani i fundit të botës mori formë gjatë administratës Aizenhuer, duke "pjell" nj burokraci të tërë si dhe një rrjet ndërtesash qeveritare nëpër kryeqytet, në atë që u bë i njohur si Harku federal. Cdo vit, qeveria kryente ushtrime stërvitore në të cilët mijëra oficerë reagonin sikur të ishte duke ndodhur në sulm real bërthamor. Aizenhauer dhe kabineti i tij mblidheshin në Raven Rock, ose "Pentagoni i nëndheshëm" pranë Getisbërg, Pensilvani që njihej me emrin e koduar "Vendi R", ose në Maunt Uedhër, një bunker pranë Berrivil, me emrin e koduar "Pika e Lartë". Posta komande ajrore dhe anije të përforcuara me pajisje komunikimi qëndronin në gatishmëri për të marrë Komandantin e Përgjithshëm dhe këshilltarët e tij. Edhe kongresi kishte vendin e tij super të fshehtë që ndodhej poshtë Greenbrier, një hotel me pesë yje në Uajt Sulfur Springs. I pajisur me sallat e veta të Senatt dhe kOngresit, si dhe një holl shumë të madh për seancat e përbashkëta, ndërtesa mori emrin e koduar "Kasper" dhe vetëm njëzetë apo tridhjetë anëtarë të Kongresit kishin dijeni për ekzistencën e saj.

Shumë pak njerëz e kuptojn më mirë skenarin e ditës së fundit të botës se sa Bernard Gallager. I njohur për miqtë si bad, ai ishte një pilot i Komandës Strategjike Ajrore dhe ka shërbyer si drejtor i Maunt Uedhër për 25 vite. Sot 70 vjecar, ai është i vshur me një kapele kaubojsësh, nget një Mustang ngjyrë rozë të vitit '65 dhe është një patriot i palëkundur. Si një testues i "resë atomike", ai fluturoi përmes kërpudhave gjatë 13 shpërthimeve bërthamorë të SHBA në 1952 dhe 1953. Për të matur rrezatimin që kalonte mes tij, ai gëltiti një pllakë me rreze X të veshur me vazelinë dhe e mbante atë përmes një spangoje që qëndronte varur jashtë gojës së tij gjatë fluturimit.

Në vitin 1956, gjatë krizës së Suezit, Gallager qëndronte në kabinën e një F-84 Thunderjet në Bazën e Forcës Ajrore Mbretërore Bentuotërs në Angli, me një bombë atomike të montuar në avionin e tij. Në gatishëmri të lartë, ai priste pë rnjë komandë të vetme për t'u ngrtur në ajër. Shënjestra ishte një aerodroom finlandez, një që përndryshe do ta përdornin sovjetikët. "Unë nuk mendoj se nejrëzit e kuptojnë se sa pranë luftës bërthamore ishim ne", thotë ai. Nga viti 1958 deri në 196, ai ka qenë komandant skuadroni i Misionit Avanpost, detyra e të cilit ishte të shpëtonte presidentin nga sulmi bërthamor; tre vjet më vonë, shkoi në Maunt Uedhër.

Ndonëse Galager e ka kaluar jetën duke u përgatitur për luftë bërthamore, ai ka shumë pak iluzione për domethënien e saj. "Gjatë viteve, ne kemi reaguar gjithmonë sikur do të ishim në gjendje të përballonim një sulm bërthamor", thotë. "Unë nuk mendoj se njerëzit - apo edhe zyrtarët e lartëtë qeverisë - e kanë idenë se cfarë do të bënte nj armë bërthamore me peshë disa mijëra megatonë. Do të riktheheshim në epokën e gurit. Eshtë e paimagjinueshme".

I fshehur nën një mal shkëmbinjsh të gjelbër super të fortë, Maunt Uedhër ka qenë një vend grumbullimi për nkabinetin dhe punonjës federalë - dhe ka qenë për një kohë të gjatë një strehë e sigurtë për Presidentin. J. Leo Burasa, paraardhësi i Gallager kujton ditn kur Aizenhaueri e thirri në Zyrën Ovale dhe i foli për Maunt Uedhër. "Pres nga njerëzit tuaj që të mbtojnë qeverinë tonë", i tha Aizenhuer. "Ti e di shumë mirë që do të jem aty sapo të mundem". Në maj 1960, Aizenhauer dhe kabineti i tij u mblodhën në Maunt Uedhër si pjesë e një stërvitjeje. Burasa thotë se ishte ai që hyri në sallën e kabinetit dhe i dorëzoi Aisenhauerit raportin e telegrafuar që e informonte se Bashkimi Sovjetike kishte goditur dhe rrëzuar Frensis Geri Pauers, pilotin e avionit spiun U-2. Përgjigja e Aizenhauerit: "Do të jem bir kurve".

Njëzetë e katër orë në ditë, nga ky vend gjurmohej vendndodhje e atyre që ishin në linjë për ta pasuar Presidentin. Nëse SHBA do të ndodhej nën rrezik sulmi, Sekretarët e Kabinetit dhe Gjykatësit e Gjykatës së Lartë - dhe në varësi të rrezikut, edhe vetë Presidenti - do të merreshin e avionë dhe silleshin këtu. Me të mbërritur në strehim, kulla e helipadit do të përgjigjej "Bluegrass Toëer". Përpara se të lejoheshin përmes derës së madhe dhe shumë të trashë e të celiktë, zyrtarët do të duhej të tregonin kartat speciale të identitetit. Nëse do të mbërrinin pas një sulmi bërtamor, do të kontrollohshin për rrezatim. Cdokush që do të kish rrezatim, do të shkaktonte ndezjen e një serie sensorësh, duke bërë të bjerë një zile dhe një dritë e fuqishme - e verdhë ose e kuqe në varësi të nivelit të radioaktivitetit. Ata që kishin qenë më shumë të ekspozuar do të përcilleshin në dushe dekontaminimi dhe do të laheshin me sapun mjkues. Rrobat e trye do të digjeshin dhe ata do të visheshin me rroba ushtarake. Karroca elektrike t konvertuara në ambulanca do të bënin bënin rrugën vajtje-ardhe në spitalin e nëndheshëm të strehimit.

Galager thotë se dikur i shkroi një memo ekipit përzgjedhës të strehimit, ku bënte të artë se përvec presidentit dhe pasardhësit të tij, jeta e asnjë individi nuk do të konsiderohej më e vlefshme se sa ajo e një tjetri. Pacientë me plagë shëprthimi apo djegie, trajtimi i të cilëve kërkonte kohë dhe do të kish qenë në kurriz të jetëve të të tjerëve, do të'u viheshin shenja ngjyrë blu dhe atye nuk do t'u ofroheshin masa të jashtëzakonshme të shpëtimti të jetës. Strehimi ishte pajisur me një krematorium. Aty ndodheshin armë automatike, dhe Burasa thotë se do të kish zbatuar edhe një urdhër të mundshëm për të qëlluar me arë zjarri për të mos lejuar askënd jashtë strehimit - qoftë edhe pjesëtarë të familjeve të zyrtarëve - që të hynin. Ai udhëzoi gjithashtu stafin që sabotatorët dhe ata që hapnin teashe duhej të dilnin jashtë. "Rrezatim apo jo, nxirrini përjashtë", i kish thënë ai stafit.

Maunt Uedhër mund të mbante dy, madje tre herë më shumë nejrëz nga numri i krevateve - disa mijëra në total. Vetëm presidenti, Sekretarët e Kabinetit dhe gjykatësit e Gjykatës së Lartë kishin vendstrehime privatë. Aizenhauer kishte foto të familjes në tryezën e tij. Një dyshek terapeutik u vendos më vonë për shkak të shpinës së sëmurë të Kenedit. Për ata që nuk mund të ëprballonin stresin, në strehim ndodheshin sedativë si dhe një qeli izolimi, të pajisur me një dritare vëzhguese. NJë zyrtar i vuri emri "dhoma e gomës" dhe ka thënë se aty kishte këmisha të forcës jashtë dyerve - gjë që Gallager e mohon. Aq i plotë është niventari i strehimit, saqë tani ai përfshin edhe pilula pë kontroll lindjesh - jo për shkak se është parashikuar ndonjë aktivitet i mundshëm seksual, por që zyrtaret femra nuk do të ndërprisnin cikline trye të marjes së pilulave.

Deri disa vite më parë, një stacion i nëndheshëm meteorologjik ofronte raporte të përditshme në lidhje me drejtimin e erës dhe shpejtësinë, duke ofruar mundësi për studimin e modeleve të mundshëm të rezatimit. Studio televizive strehimit gjigant ishte përgatitur për t'i ofruar presidentit - ose pasardhësit të tij - një audiencë globale përms Sistemit të Transmetimti të Emergjencës. Përgjatë gjithë kohës së administartës Aizenhauer - dhe për shumë vite më vonë, në një kasetë ndodheshin të rregjistruar fjalime të Presidentit Aizenhauer dhe të famshmit Artur Godfrei. Mesazhi i pararregjistruar ishte konciz: Vendi ndodhet nën një sulm bërthamor, por qeveria vazhdon të funksionojë. Gjithashtu, një numër gazetarësh të lajmeve që ishin betuar për ta mbajtur të fshehtë kishin rënë dakord të shoqëronin presidentin në vendin e strehimit që ai do të zgidhte, si dhe do të ofronin emrat dhe fytyrat e trye të njohura për të qetësuar audiencën e mbijetuar.

Në një tjetër sallë ndodhej super i fshehti Alarm i Bombës, një sistem sensorësh dhe telash bakri që përshkonte të gjithë vendin dhe që reagonte sapi pikaste trysni të madhe, nxehtësi dhe ndriçim. Në një hartë të madhe të SHBA, të mbushur me llampa të vogla, ndizej menjëherë një dritë e kuqe, për të treguar vendin e një shpërthimi bërthamor. Në majë të malit, një sasi kamerash që komandoheshin në distancë dhe sensorësh rrezatimi monitoronin zonën. Një goditje bërthamore aty pranë do të zhdukte në çast ato pajisje, por strehimi ishte pajisur me sensorë rezervë rrezatimi që mund të nxirreshin jashtë malit. Kishte gjithashtu edhe "zhbirues" nejrëzorë nga forcat e sigurisë, që do të visheshin me kostume të gomuar kundër rrezatimit dhe do të dilnin për të testuar ajrin.

Vetëm një herë, ndodhi që ndërtesa të hynte në gatishmëri të lartë - në 9 nëntor 1965, kur një problem me energjinë elektrike shkaktoi black out në pjesën më të madhe të verilindjes. Burasa thotë se në atë kohë, u tremb se mos kjo shkaktohej nga ndonjë sulm bërthamor kirurgjik. Urdhëri i tij: "Raportoni menjëherë në bazë". Flota e autobusëve të vendstrehimit u shpërnda menjëherë për të mbledhur 200 e ca punonjësit që jetonin në atë zonë. Deri atëherë, zyrtarët ishin druajtur se stafi nuk do të vinte, për arsye se familjarët e trye nuk do të strehoheshin. Por atë ditë, më shumë se 80 % e stafit iu përgjigj thirrjes. Burasa e vuri edhe një herë strehimin në gjendje gatishmërie të lartë, pas vrasjes së Kenedit në 1963. Çuditërisht, Maunt Uedhër nuk u vendos në gatishmëri gjatë krizës së raketave me Kubën, ndonëse situata u monitorua vazhdimisht.

Kujdes derrat

A do të kish funksionuar plani? Një studim i 1962 i kryer për llogari të Pentagonit ekzaminonte vendndodhjet gjatë ditë s dhe natës të dhjetëra zyrtarëve në linjën e hierarkisë presidenciale, dhe konkludonte se ata ishinn shpesh herë brenda rrezes vrasëse të një sulmi bërthamor kundër kryeqytetit. Me një armë 100 megatonë, një helikopter që ndodhej kudo brenda rrezes 50 milje nga Shtëpia e Bardhë do të ish shkatërruar në fluturim, vërente raporti. Gjatë një prej simulimeve të "Ditës së fundit", Aizenhauer u largua me një eksortë nga Uashingtoni. Teksa i afrohej vendstrehimit, një kamion i mbushur me derra hyri në rrugën e ngushtë. Eskorta u ndal dhe autoritetet detyruan kamionin të sprapsej lart në mal dhe matanë hyrjes së vendstrehimit. Aizenhauer qeshi kur mendoi që plane të tillë, të përpunuar kaq gjatë, mund të shkatërroheshin prej disa... derrave.

Uashingtoni Liqen

Detyra për projektimin e rrugës së largimit të Aisenhauerit nga Uashingtoni iu ngarkua ndihymësit për cështjet detare, Eduard Beach. Detya e tij u bë edhe më e vështirë duke patur parasysh prognozën e zymtë që ofrohej në rast se Uashingtoni do të goditej nga një bombë sovjetike me hidrogjen. "Nuk do të zhdukte lumin Potomak", thotë Beach, "por me siguri që do të shkaktonte një gropa gjigande aty ku dikur kish qenë Uashigntoni. Aty do të kishim një liqen të thellë, kështu që vendstrehimet në Uashington nuk do të ishin aspak të dobishëm. Edhe po t'i shpëtojhe shpërthimit, me siguri do të mbyteshe". Kështu që Beach dhe të tjerët, nisën të shtrydhin imagjinatën për të kërkuar rrugë të tjera shpëtimi.

Një prej skemave më kreative: Beach i kërkoi qeverisë të ofronte një anije luftarake të Luftës së Dytë Botërore të restauruar, dhe ta ankoronte në Kantienin e Marinës në Potomak. Presidenti do të transportohej për aty me limuzinë - një ose dy kadillakët ngjyrë të zezë - në një pikë të paracaktuar në lumë, aty ku do ta priste anija. Pasi të lundronte larg zonës së shpërthimit, presidenti do të takohej me agjentë të shërbimit të fshehtë dhe do të shoqërohej në një prej tre postave të nëndheshme të komandës. Anija, sëbashku me një postë komande ultrasensitive të nëndheshme në Merilend, Kemp Dejvid, mirëmbaheshin fshehtësisht nga një skuadër elitë oficerësh, nën emrin Njësia Administrative e Marinës. Për një moment, u mendua edhe rikonfigurimi i një nëndetëseje Polaris, të cilës do t'i hiqeshin tubat e predhave për të sajuar një postë komande nënujore për presidentin.

Në një vend të fshehtë në Shtëpinë e Bardhë ndodheshin urdhërat e Aizenhauerit për raste krize, të firmosura tashmë, përfshirë disa që vendosnin liogjin e luftës. Nën zyrën e Beach në Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë ndodhej bunkeri presidencial, i pajisur me ushqime, pajisje të sofistikuara komunikimi dhe fenerë, që do të përdoreshin në rastet e kalimit nëpër rrënoja. I ngarkuar me mbajtjen ebunkerit ishte një oficer i ri që quhej Ulliam Krou, më vonë Shef i Shtabit të Ushtrisë.

Si ushtarak, Presidenti kishte shumë pak iluzione në lidhje me planet e "ditës së fundit të botës". Një memo sekrete e Shtëpisë së Bardhë e vitit 1956, mban të rregjistruar qortimin e tij kur një Sekretar i kabientit vërejti se 450 vetë ishin evakuar krejt pa probleme gjatë një stërvitjeje. Aisenhauer "i kujtoi kabinetit se në një situatë reale, këta nuk do të jenë njerëz normalë - do të jenë të frikësuar, do të jenë histerikë, do të jenë absolutisht 'të çmendur'. Do të na duhet të përgatitemi për njerëz 'të çmendur".

Ai paralajmëroi Kabinetin që të mos përfshihen në detaje burokratikë. "Kush do të varrosë të vdekurit?" pyeti Aisenhauer. "Ku do t'i gjejmë mjetet?" Më vonë, ai vërejti se "do të na duhet të drjeojnë kazanë supe - do të na duhet të kujdesemi për një popullsi krejt të shastisur". Ai i trembej anarkisë. "Qeveria që do të kërkojë një lloj vazhdimësie në një situatë të tillë, do të jetë si njeriu me një sy në tokën e të verbërve", përfundonte memoja e Shtëpisë së Bardhë.

Posta duhet të vazhdojë

Sot, çdo agjenci federale ka një plan që hyn në veprim në rast të një sulmi bërthamor, secili pjesë e një programi qeveritar mbijetese i cili është zhvilluar nëpër dekada, nën drejtimin e Presidentit, këshillit Kombëtar të Sigurisë si dhe disa agjenci krizash, mes tyre Agjencia Federale e Menaxhimit të Krizave. Detyrat për kohë lufte janë 6ë parashtruara në Kodin për Rregullat Federale të Emergjencës, një "liubër" me qindra faqe, shumica të hartuara në vitet '60 dhe '70. "Plane Veprimi" specifikë ndodhen në zyrat e agjencive, dhe ata do të implementohen nga zyrtarë në ekzil bërthamor. Planet e sotëm mbështeten tek bollëku. Nëse një vendstrehim fshihet nga faqja e dheut, të tjerë e zëvendësojnë. Zyrtarët janë të ndarë në tre ekipe - Alfa, Bravo dhe Çarli. Një ekip qëndron në zyrat qëndrore; dy të tjerat rivendosen në vendtsrehime të ndryshëm.

Në sfondin e një holokausti bërthamor, planet shpoesh herë shkelin kufirin mes maturisë dhe absurditetit. Kushtet e Komisionit Shërbimeve Civile në raste krizash parashikojnë mes të tjerash: "Të punësuarit që kanë vdekur do të konsiderohen në lejë administrative, deri në datën e raporetuar të vdekjes". Një rregull i Shërbimit Postar, aktivizuar në raste sulmesh bërthamorë, do të pezullonte nevojën për pulla poste në zarfa si dhe kartolina që dërgohen në zonat e shkatërruara. Dërgesat speciale do të eleminoheshin në të gjithë sistemin, përveçse për dërgesat e ilaçeve dhe veshmbathjeve.

Shumë plane janë hartuar edhe për shpëtimin e ekonomisë në rast të një sulmi bërthamor. Rregullat e departamentit të Thesarit kërkojnë që bankat të qëndrojnë të hapura në orët e zakonshme, por i lejon ato të kufizojnë tërheqjete parave për të mos lejuar grumbullimet. Thesari do të mbikëqyrë gjithashtu stabilizimin e cmimeve për pagat dhe qeratë pas sulmeve. Një direktivë e vitit 1972 thotë se janë bërë marrëveshje të mëparshme me kompani në zonat që nuk janë shënjestruar për të printuar çeqe. Departamenti i Punës dhe Shteti i Nju Jorkut firmosën një marrëveshje në vitin 1971 që siguronte "gatishmëri për stabilizim ekonomik në rast sulmi bërthamor". Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave u kërkonte "punonjësve të bankave të raportonin në rast të një situate pas një sulmi bërthamor në Bankën Federale të Rezervës më të afërt, aty ku mund të asistonin për rindërtimine sistemit bankar".

Në fakt, Bordi i rezervës Federale ka qenmdrën e vet të grumbullimit në rast sulmi bërthamor në Kulpeper. Në vitet '80, hapësira e madhe e qendrës kishte një sasi të paimagjinueshme parash kesh, që do të përdoreshin për t'i dhënë shtysë ekonomisë së SHBA në vijim të një sulmi bërthamor. Tryezat në vendtsrehim mbanin emrat e zyrtarëve të FED që do të evakuoheshin. Një menu 30-ditore ushqimesh të ngrirë ishte përgatitur për t'u servirur. Ka madje edhe një tunel që do të përdorej për të vendosur ën temperatura të ulëta trupat e atyre që nuk mund të varroseshin deri sa të largohej rrezatimi.

Departamenti i Bujqësisë kishte edhe ai planin e tij për një progrtam racionimi pas një sulmi bërthamor, duek cakruar racionin e një civili mes 2000 dhe 2500 kalorish në ditë. Mes limiteve të përjavshëm të ushqimeve: shtatë pinta qumësht dhe gjashtë vezë. Administrata Federale e Autostradave do të përpiqej të mbronte motoristët "nga aksidentet në rast të një sulmi bërthamor". Departamenti i Strehimit dhe Zhvillimit Urban, në rregulloret me emrat e koduar "Asp", "bear", "Cat" dhe "Dog" parashtron qasjene Agjencisë për strehimin e miliona refugjatëve që do të zhvendoseshin në një rast sulmi bërthamor.

Strategët amerikanë të "ditës së fundit të botës" koordinuan gjithashtu lpanet e tyre të rivendosjes dhe prodhimit në rast sulmi me industrinë private, që konsiderohej jetësore për mbijetesën e kombit. Në prill 1970, për shembull, planifikuesit e emergjencave në Shtëpinë e Bardhë u bashkuam me drejtuesit e Standard Oil Co. Në Nju Jork Xhersi, për një stërvitje të përbashket ku simulohej një sulm bërthamor.Drejtuesit e lartë të Standard oil u mblodhën në një qendër emergjencash, që ndodhej disa dhjetëra metra poshtë atij që dikur quhej Depozita Bërthamore e Malit të Hekurt, pranë Hadsonit. Ndërtesa e mirëmbrojtur kishte salla, kuzhina si dhe më shumë se 50 dhoma fjetje për zyrtarët e lartë të kompanisë dhe familjet e tyre. Të dhëna shumë të rëndësishme të kompanisë depozitoheshin në ndërtesë dhe azhornoheshin çdo muaj.

Drejtues të kompanisë diskutonin me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë se "si duhet të garantonin vazhdimësinë e drejtimit të korporatës, vlerësonin aftësinë mbijetuese... dhe ndërthurnin planet e kompanisë me ato të qeverisë". Zyrtarë të kompanisë u sprapsën kur kuptuan që në kohëra lufte, qeveria mund të merrte celësat e kompanisë. Më në fund, drejtuesit përgatitën një "plan të unifikuar emergjencash" dhe do të pajisjesin me radio-komunikime për vendstrehimin.

Pati gjithashtu plane për një zyrë kombëtare censure i quajtur Programi i Sigurisë së Informacionit në kohë Lufte. NJë zëvendës president i CBS, Teodor Kup kish rënë dakord që të ishte në krye të programit, dhe afro 40 drejtues civilë kishin rënë dakord të punonin në stafin e njësisë në kohë lufte. Një memo e brendshmne e qeverisë e vitit 1965 thotë se manuale dhe rregulla -për censurën ishin hartuar tashmë, si dhe ishte ngritur një qendër komunikimi me të gjithë pajisjet e nevojshme jashtë Uashingtonit. Të dhënat në mediq në vitin 1970 flisnin për ekzistencën e një censori kombëtar në pritje dhe ato çuan në shpërbërjen e kësaj njësie, por detyrat e saj iu ringarkuan në fshehtësi një tjetër pjese që një memo e brendshme e quan qeveria "hije".

Duke parë të ardhmen

Ndonëse rreziku i një lufte masive bërthamore ka rënë disi, shumë punonjës të qeverisë ende u duhet të kryejnë veprime të përgatitjes për fatkeqësi. Regjistri Federal boton një regjistër të përditshëm të verpimeve dhe vendimeve kryesore të qeverisë. Por në rast të një sulmi bërthamor, raportimi duhet bërë në Maunt Uedhër sid he duhet të botohet Rregjistri Federal i Emergjencave, i cili do të informonte publikun e mbijetuar në lidhje me rregullat në rast krize si dhe krijojë një kronikë të veprimeve në ditët pas sulmit. Eshtë shumë e rëndësishme të ketë kopje të asaj që ka ndodhur, për t'i patur kur të rikthehet normaliteti, pasd një apo 100 vitesh.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, planifikuesit për fatkeqësinë e madhe të një sulmi bërthamor u angazhuan në nëj rivlerësim të skenarëve të krizës. Qendrat e vjetra i ripanë. Disa rezultuan të vjetëruara, të tjera nisën të përdoren për qëllime më të zakonshëm. Gjithashtu, u riekzaminuan rregulloret dhe detyrat. Por, ndërsa pjesëtarët e fundit të atij brezi planifikuesish largohen, ata e bëjnë këtë duke bërë thirrje për kujdes: Bashkimi Sovjetik mund t'i p[ërkasë historisë, por ka rreziqe të tjerë - përhapja e armëve bërthamore dhe rreziku i terrorizmit. "Ende nuk duhet mbyllur ajo dre dere", paralajmëron drejtori i parë i Maunt Uedhër, Leo Burasa. Bad Gallager, pasardhësi i tij preferon të citojë Platonin: "Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës".

ROMANOVET/Misteri i natës së fundit

Masakra e Jekaterinburgut është konsideruar nga shumë historianë si preludi i masakrave të shekullit 20

ROMANOVET/Misteri i natës së fundit

Në sfondin shumë të errët të një fotografie të vjetër të zbehur tashmë nga koha, shfaqen fytyrat fisnike dhe ëndërrimtare të katër adoleshenteve shumë të bukura, të veshura në mënyrë elegante dhe veshje të bardha, me perla si dhe gurë të cmuar të vndosur në flokët e gjatë. Asnjëra nuk buzqesh, e megjithatë sytë e tyre janë plot me shpresa dhe shkëlqejnë me një drtë të pazakontë, që manifeston pafajësisht ankthet e trye për atë që do të vinte. Ajo foto mban fytyrat e grandukeshave Ollga, Tatjana, Maria dhe Anastasia Romanov, bija të Nikollës II, Cari i fudnit i Rusisë. Ishte viti 1912, dhe ato nuk kishin si të dinin të ardhmen të i priste. Jetonin të qeta, në luksin e një oborri që ishte bota e tyre dhe krejt të pavetëdijshme për faktin që ajo btë e mrekullueshme shumë shpejt do të errësohej.

Në fillimet e 1917, shpirtërat në Rusi kishin nisur të trazoheshin. Pjesëmarrja e Rusisë në luftën e parë botërore kishte shkaktuar një frakturë të pariparueshme ndrmjet autoriteteve dhe njerëzve; lufta po e dërrmonte popullin dhe kish shkaktuar humbjen e të paktën 1 650 000 vetëve. Proletariati, duke vënë në shfrytëzim solidarietin e klasave organizoi menjëherë një lëvizje rvolucionare e cila kish në bazë dogat e socializmit. Nikolla II dhe familja e tij u shndërruan në të burgosur të sovjetëve dhe u dërguannë rezidencën e mrekullueshme verore të Tsarskoe Selo, pranë Pjetërgradit. Në këtë situatë, burgosja e Romanovëve vazhdoi për pesë muaj në një klimë të qetë. Në vijim të ditëve të para të korrikut, kur nisën të ndihen trazirat në qytet, familja perandorake, së bashku me 35 vetë që ishin pjesë e oborrit u transferuan në drejtim të qytetit aziatik Tobolk. Kushtet e burgosjej vazhduan të jenë të mria dhe rojet e qeverisë provizore ishin vazhdimisht të sjellshëm me romanovët. Por në tetor, qeveria proviore u mund dhe pushteti ra tashmë në duar të sovjetëve me shumicë bolshevike...

***

Në stacionin e Jekaterinburgut atë mëngjes kishte shumë njerëz që prisnin familjen mbretërore. Ishin të irrituar; disa anarkistë kërkonin me zë të lartë ekzekutimin e menjëhershëm të Carit, duke shtuar se sovjetët kishin humbur tashmë shumë kohë dhe se duhej t'ia kishin dhënë dënimin që meritonte. Në do rast, Jekaterinburgu do të ishte për Carin dhe familjen e tij, stacioni i fundit drejt vdekjes.

Ajo cfarë nodhi gjatë gjashtëdhjetë e tetë ditëve burgim mund të rindërtohet përmes ditarëve të Nikollës, letrave të Careshës aleksandra, kujtimeve të rojeve, si dhe telegrameve me anë të të cilëve Moska informohej vazhdimisht mbi gjendjen e të burgosurve, si dhe dokumentat e urdhërave mbi rgjimin që duhej vendosur dhe mbajtur brenda Dom Iptiev, shtëpia e Ipatiev. Familja mbretërore u kufizua në katine parë të shtëpisë, ku kishte disa dhoma në dispozicion.

Në ditët e para të korrikut ndodhi një episod i cuditshëm: rezultoi që komisari i shtëpisë, Avded, bashkë me asistentin e tij Moshkin ishte kapur duke vjedhur sende personale të familjes mbretërore dhe për këtë, u arrestua menjëherë. E gjithë truproja u shkarkua dhe u zëvendësua me nëj skuadër burrash që i përkiste CEKA-s (Komisioni i jashtëzakonsë përluftën ndaj kundërrevolucionarëe dhe sabotazhit, e njohur më mirë si Policia e fshehtë, e krijuar në 7 dhjetor 1917). Cfarë tempizmi! Avded u zëvendësua pikërisht në momentin kur Moska ishte e vendosur që të kishte njerëz të besuar brenda shtëpisë!

Komisari i ri i shtëpisë u emërua Jakov Jurovski. Njerëzit e tij ishin shumë krenarë për misionin që kishin marrë dhe madje i atribuonin njëpshë politike: mbajtja në burgime Carit ishte e domosdoshme për shpëtimin e revlucionit. Aspektet më simbolikë dhe shprehës të bugimit në Jekaterinburg, të cilët u manifestuan edhe natën e vrasjes së Romanovëve, fituan shumë domethënie edhe për faktin që këta njerëz ndienin gjithnjë e më shumë përgjegjësinë që duhej ta trajtonin ish Carin si një të burgosur politik.

Që nga ky moment, disiplina dhe siguria u bënë prioritetet kryesorë në Dom Ipatiev. Madje, Nikolla II e konsideroi një shenjë të mirë zëvendësimin e rojeve dhe fakti që Jurovski i ktheu mbrapsht sendet që i ishin vjedhur vetëm sa konfirmoi këtë bindje të tijën.

Megjithatë, sapo mori komandën e shtëpisë, Jurovski rriti menjëherë numrin e rojeve dhe vendos rregulla të hekurta. Gjithcka është e dokumentuar në dosjet mbi rregullat e Dom Ipatiev, të firmosura nga vetë Jurovski. Pikësëpari, detyrimi për të mos folur me të burgosurit për këto rregulla dhe për të folur me ta vetëm pas marrjes së autorizimit prej komandantit. Në asnjë rast nuk lejohej që të flitej me ta për politikë dhe të shfaqeshin shenja mosrespekti ndaj tyre. Nuk pranoheshin vizitorë; nëse ndokush hynte brenda, ai duhej të kishte lejen me emër nga kreu i Sovjetëve të Uraleve, që në ndërkohë ish bërë Belobodorov, në vend të Goloshekin. Mysafirët duhej të flisnin vetëm rusisht. Edhe korespondenca ishte reduktuar në minimum dhe kontrollohej nga komandanti. Madje ishte redaktuar edhe një listë e të afërmve të shtëpisë, me emrat dhe profesionete tyre. Masat e sigurisë ishin diktuar nga nevoja praktike, por njëkohësisht pasqyronin edhe idelaet e rendit dhe disiplinës që frymëonin bolshevikët, dhe mbi të gjitha aktivistët e Cekas në ato vite.

Pavarësisht rregullave rigoroze në shtëpi, dihet me siguri që katër letra mundën të bien në duart e familjes mbretërore. Ideja e organizimit të një arratie nga Iptievi me sa duket ish kthyer në obsesionin e shumë monarkistëve në Jekaterinburg, por qyteti ishte i pushtuar nga mbi dhjetë mijë roje të kuqe dhe spiunë në cdo qoshe dhe në cdo shtëpi. Arratisja ishte marëzi. Por, ka gjasa që këto letra "të depërtuara" mund të kenë qenë fryt i një komploti të CEKA, për të diskretituar Romanovët si dhe për të siguruar prova false për arratinë.

Korrespondenca u ndërpre në fund të qershorit dhe krejt papritur, mbikëqyrja u intensifikua. Ndërkohë, lufta civile po shkundte vendin regjimi ishte aspak i qëndrushëm, mbi të gjitha pas firmës së Brest-Litovsk dhe ofensiva e legjionit cekosllovak kërcënonte kontrollin e bolshevikëve në Urale. Qeveria ndodhej përpara një krize shumë të rëndë politike dhe ushtarake.

Jekaterinburgu ishte shndërruar në objektiv të forcave kundërrevolucionare dhe bolshevikët ndienin që shumë shpejt do të binte, duke dorëzuar Carin në duart e kundërshtarëve. Kjo mundësi e fundit ishte shndërruar në makth për Komitetin Qendror. Në ditët e para të korrikut të vitit 1918, Armata cekosllovake kishte mbërritur disa qindra kilometra larg Jekaterinburgut, plani i evakuimit të Uraleve kish nisur të zbatohej, qytetin e kish mbërthyer kaosi. Moska duhej të clirohej nga Romanovët!

Teoritë e ndryshme që ia atribuojnë autorësinë e vendimit sa njërës palë, një pale tjetër, konsiderohen vetëm dicka më shumë se spekulime tërheqëse. Në dritën e dokumentave të bërë të disponueshëm pas glaznostit, mund të pohohet se vendimi për të ekzekutuar familjn mbretërore erdhi pikërisht nga Moska dhe, pikërisht Moska kish kërkuar transferimin e përgjegjësisë për të burgosurit nga Sovjetët e Uraleve, tek CEKA.

Shumë telegrame ishin shkëmbyer në fillimin e verës së atij viti mes Moskës dhe Jekaterinburgut, dhe nga këta bien qartë në sy presionet që palët i bënin njëra-tjetrës, dhe që në fund cuan në zgjidhjen përfundimtare. E megjithatë, tingëllon krejt i pakuptueshëm motivi për ekzekutimn edhe të familjes së Carit.

Arsyeja e vrasjes së Carit dhe birit të tij, Carevicit si trashëgimtar direkt i fronit mund të justifikohen me motive të qartë politikë, por vrasja e nëntë personave të tjerë duket krejt e paarsyeshme. Masakra e Jekaterinburgut është konsideruar nga shumë historianë si preludi i masakrave të shekullit të njëzetë.

Në 16 korrik, një telegram i dërguar nga Kremlini pohonte se nuk ishte më e mundur të pritej, se duhej njoftuar opinioni i Moskës pa asnjë vonesë dhe ftoheshin Lenin dhe Sverdlovi që të viheshin në kontakt me Jekaterinburgun, për t'u marë personalisht me këto probleme.

Ndërkohë, Jekaterinburgu ishte i shkretuar, rupat antibolshevike kishin rrethuar qytetin dhe të shtënat dëgjoheshin në largësi.

Në 17 korrik, ndërkohë që për të burgosurit ajo ditë po ecte ashtu si gjithë të tjerat, Jurovski kishte thirrur krahun e tij të djathtë, Medvedev për t'i komunikuar vendimin e marrë tashmë. Natën, Jurovski zgjoi doktor Botkinin dhe i kërkoi që të lajmërojë familjen se situata në Jekaterinburg ishte në rrezik dhe për këtë arsye, ata duhej të visheshin menëjherë dhe të kalonin natn në bodrume. Në podval, strehimi nëntokësor i Dom Ipatiev ishte vendosur një skuadër pushkatimi e përbërë nga 11 ushtarë, përfshirë Jurovskin.

Në dy të natës zbritën në bodrum Nikolla me Aleksein në krahë, Aleksandra me të bijat, shërbyesja Ana Demidova, doktor Botkin, shërbyesi Aleksej Trup dhe kuzhinieri, Ivan Haritonov. Aty, ndërkohë që të burgosurit e dëgjonin gjithë ankth, Jurovski u lexoi atyre dënimin me vdekje: "Duke marë në konsideratë faktin që të afërmit tuaj vazhdojnë ofensivën kundër Rusisë Sovjetike, Komiteti Ekzekutiv i Uraleve ka vendosur t'ju ekzekutojë". Nisën të shtënat. Pas njëzetë minutash zjarr pa pushim, disa prej viktimave ishin cuditërisht ende të gjalla. Rojet i kish kapur frika, ata nuk vrisnin dot Aleksein që zvarritej në dysheme i gjakour, tre princesha lëviznin papushim, ushtarët i shponin me bajoneta, por ato nuk po vdisnin. Më vonë, do të zbulohej se ato kishin fshehur në korsetë e tyre florinj dhe gurë të cmuar. Kështu që, plumbat nuk mund të përshkonin trupat. E gjithë skuadra e pushkatimit kish mbetur e shtangur nga vshtirësia e paparashikuar në vrasjen e personave të paarmatosur. Burrat ishin të gjithë të shushatur. Rrethanat shfaqeshin në sytë e tyre si shumë misterioze, të pabesueshme, t mbushura me ogurë të këqinj dhe rojet u tronditën. Ngarkesa emocionale e kasaphanës që sapo kishin shkaktuar i kish goditur.

Vetëm në tre të mëngjesit, pasi u siguruan për vdekjen e të gjithë të burgosurve, burrat vendosën kufomat në një furgon Fiat dhe u nisën drejt pyllit të koptjakit, afërsisht 20 kilometra larg Jekaterinburg. I detyruar të veprojë me shpejtësi dhe pa urdhëra të saktë, Jurovski mendoi të heqë qafe kufomat duke i hedhur në një minierë të vjetër, por më parë duke u hedhur acid sulfurik për t'i bërë të paidentifikushëm. Më pas, pasi i varrosën trupat, burrat e Jurovskit shpërthyen disa granatat për të mbyllur gropën. Kufomat u dëmtuan deri në atë pikë sa për të kompromentuar cdo lloj analize për identifikimin e trye në të ardhmen.

Megjithatë, vdekja e Romanovëve, ndonëse e kryer në fshehtësi maksimale, kish prodhuar zëra që kishin nisur të shpërndaheshin në Jekaterinburg dhe që po trazonin jo pak Jurovskin; ja përse u vendos që të ndërrohet vendi i varrimit dhe të digjeshin dy prej kufomave. Po përse Jurovski vendosi të digjeshin ata trupa? Një mister i madh ka mbështjellë faktet e asaj nate dhe shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje. Një prej trye është drejtpërdrejtë e lidhur me një ndodhi në Evropë, pak kohë më vonë. Në 17 shkurt të vitit 1920, nëntëmbëdhjetë muaj pas masakrës së Jekaterinburgut, një vajzë e re u hodh nga një urë, në kanalin Landvehr në Berlin. E shpëtuar nga një mrekulli, ajo u dërgua në spitalin Frojlain Unbekant. E panjohura deklaroi se ishte Princesha Romanov.

Historia e kësaj gruaje, e cila më pas mori emrin Ana Anderson, është vetëm një prej episodeve më tërheqës të misterit që lihet me Romanovët dhe që ka lënë botën pzull mes dyshimeve. Vetëm shumë vite më vonë, përmes krahasimit të ADN-së së saj me atë të Dukës së Edinburgut, një pasardhës i Romanovëve nga ana e të ëmës, erdhi siguria që Ana Anderson nuk i përkiste familjes së vrarë në Jekaterinburg.

Duke iu rikthyer ekzekutimit, në 17 korrik 1918, të nesërmen e ekzekutimit të kryer në bodrumet e Dom Ipatiev, një telegram që i dërgohej Svetlovit dhe Leninit i informonte këta të fundit se për shkak të mbërritjes së të Bardhëve në qytet, "Nikolla Romanov u ekzekutua dhe familja u evakuua në një vnd të sigurtë". Vetëm disa orë më vonë, po këtyre të dyve u mbërriti lajmi që "famija kish pësuar fatin e Carit dhe që zyrtarisht dhej të rezultonte e vdekur gjatë evkuimit". Lajmi i vdekjes së Carit u shpërnda nga Moska, nëpër të gjithë Rusinë dy ditë më vonë, në 18 korrik, bashkë me shpjegimin për ekzekutimin e Nikolla Romanovit, duke specifikuar që familja e tij ndodhej e fshehur në një vend të sigurtë dhe se vendimi për ekzekutimin e Carit ishte marrë nga Sovjetët e Uraleve.

Këto zëra u pasuan nga një mbështetje totale e shtypit dhe e opinionit publik për këtë vepër të bolshevikëve. Pavarësisht gjithë këtyre, në 25 korrik, Jekaterinburgu ra në duart e të Bardhëve. Pararoja e tyre, me të hyrë në qytet u drejtua menjëherë drejt Dom Ipatiev, me shpresën për të gejtur Carin. Do të gjenin aty vetëm disa sende të përgjakura të familjes...

" Mbetet pa përgjigje një pyetje e fundit: Kush kishte përgjegjësinë finale për masakrën? Ja cfarë ka shkruajtur Trocki në "Ditarin" e tij: "Erdha në Moskë nga fronti pasi Jekaterinburgu kish rënë. Në një bashkëbisedim me Sverdlovin, e pyeta: Ku është Cari tani? - Për të, mori fund. - Po ku është familja? - Edhe familja, njësoj si ai. Të gjithë?-e pyeta i befasuar. - Të gjithë, u përgjigj Sverdlov. - Kush e mori vendimin? - E vendosëm ne, këtu. Lenini kërkoi që të mos linim pas asnjë simbol të gjallë, sidomos jo në gjendjen e rëndë në të cilën ndodheshim".

" Ironikisht, tre ekzekutuesit më të zellshëm nga shtëpia Ipatjev u lejuan të jetojnë si qytetarë të respektuar sovjetikë, ndërkohë që pothuajse cdokush prej liderëve bolshevikë në Sovjetët Uralë që dhanë urdhërin për ekzekutimin u ekzekutuan ose u zhdukën gjatë spastrimit të madh të Stalinit në vitet tridhjetë. Gjurmët janë të frikshme.

Si u vra prokurori antimafie, Giovanni Falcone

Si u vra prokurori antimafie, Giovanni Falcone

Ai që është i frikësuar vdes çdo ditë, ai që nuk është vdes vetëm një herë

Giovanni Falcone (Palermo, 18 maj 1939 - Palermo, 23 maj 1992) ka qënë një prokuror italian, i specializuar për të investiguar dhe për të persekutuar Siçilianen Cosa Nostra. U vra nga Mafia, bashkë me gruan dhe 3 nga badigardët e tij, me anë të një shpërthimi të 350 kg dinamiti, e vendosur poshtë autostradës nga aeroporti i Palermos për në fshatin Capaci.

Jeta e tij është as pak, as shumë e njëjtë me atë të mikut të tij të ngushtë Paolo Borsellino. Të dy kishin prejardhje nga një provincë e varfër e Palermos, patën karrierë të shkëlqyer si prokurorë të Antimafias dhe të dy patën fund tragjik: të dy të vrarë (me më pak se dy muaj distancë nga njëri-tjetri) nga shpërthime bombash, mjaft guximtarë në vititn 1992. Në emër të tentativave të tyre kundër mafias, të dy u quajtën heronjtë e 60 viteve të fundit, në 13 nëntor 2006, sipas gazetës "Time Magazine".

JETA - Giovanni Falcone e kaloi një pjesë të rinisë së tij në Rajonin Magione, në vendlindjen e tij, Palermo, e cila vuajti një shkatërrim të madh nga sulmet ajrore gjatë Invazionit të Siçilisë në vitin 1943. Ai ishte i biri i Arturo Falcones, drejtues i laboratorit kimik të provincës dhe Luisa Bentivegn. Pas një edukimi klasik, Giovanni studioi juridiksion pas një periudhe të shkurtër studimi tek Akademia Navale e Livornos. Pasi u diplomua në vitin 1961, filloi të punonte para se të emërohej gjygjtar në vitin 1964. Falcone filloi të përqendrohej drejt ligjit penal, pasi kishte punuar si prokuror rajoni.

Pak pas vrasjes së gjygjtarit Cesare Terranova, Falcone filloi të punonte për degën investigative të Zyrës së Persekutimit në Neë York, të cilët ishin të afërm të Inzerillos. Gjygjtari Gaetano Costa, i cili kishte firmosur 53 urdhër arrestesh kundër rrjetit të heroinës së klanit Spatola - Inzerillo - Gambino në Maj 1980, u vra më 6 Gusht 1980, me urdhër të Inzerillos.

Falcone prezantoi një teknikë inovative investigimi, duke ndjekur "gjurmët e parave" për të ndërtuar çështjen e tij. Më pas u bë pjesë e Grupit Antimafia të Palermos, e krijuar nga gjygjtari Rocco Chinnini. Antimafia ishte një grup prokurorësh investigues, të cilët punonin ngushtësisht bashkë, duke ndarë informacionet me njëri-tjetrin për të shpërndarë përgjegjësinë, duke mos lejuar asnjë nga grupi të bëhej shinjestër. Përkrah Falcones, grupi përbëhej nga Paolo Borsellino, Giuseppe Di Lello dhe Leonardo Guarnotta.

GJURMËT E MËDHA - Grupi Antimafia shtriu shumë shpejt terrenin e punës së "Gjurmëve të Mëdha" kundër Mafies Siçiliane në fazën preliminare të investigimit. Pas vrasjes së Chinnicit në korrik 1983, pasardhësi i tij Antonio Caponnetto, nisi të drejtonte grupin. Falcone ishte organizatori kryesor i Gjurmëve, mision i cili filloi më 10 shkurt 1986 dhe mbaroi më 16 Dhjetor 1987. Ndër 474 mafiozë, pjesëtarë të Mafias të akuzuar, 360 u dënuan për krime të rënda, duke përfshirë 119 në mungesë.

Një nga faktet më të rëndësishëm të Gjurmëve ishte dëshmia e Tommaso Buscetta, një nga mafiozët e parë siçilianë, i cili u kthye në dëshmitar (pentito). Buschetta parapëlqente të fliste më tepër me Falconen kur do të zbulonte ndonjë sekret të rëndësishëm të mafias pasi, siç deklaroi më vonë, ndryshe nga të gjithë prokurorët dhe detektivët e tjerë, Falcone e trajtonte me respekt.

Gjatë vitit 1988, Falcone bashkëpunoi me Rudolph Giulianin, në kohën e përfaqësimit ligjor të ShBA-së për Rajonin Jugor të Neë York-ut në operacionet kundër Gambino dhe Inzerillo.

VRASJA - Falcone u vra bashkë me gruan e tij Francesca Morvillo (gjithashtu prokurore) dhe tre policë: Rocco di Cillo, Antonio Montinaro, Vito Schifani në Capaci, në autostradën që lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Palermos me qytetin e Palermos, më 23 maj 1992. Makina me të cilën po udhëtonin u hodh në ajër nga një bombë, e cila përmbante 350 kg eksplozivm të vendosur në një pjesë të gërmuar thellë në anët e rrugës. Kur kaluan sipër bombës, Falcone po e ngiste makinën e tij me një shpejtësi prej 160km/orë.

Vrasja është organizuar nga Salvatore Riina si hakmarrje për dënimet e qindra gangsterëve që kishte firmosur Falcone gjatë "Gjurmëve të Mëdha". Ndër masat më të rrepta të antimafias pasuese për vrasjen e Falcone dhe Borsellino, ishte edhe arrestimi i Riinas, i cili edhe sot është duke shlyer dënimin deri në vdekje për sanksionimin e vrasjes së dy prokurorëve, bashkë me shumë krime të tjera të rënda. Një mafioz tjetër i dënuar për vrasjen e Falcones është Giovanni Brusca, një nga shoqëruesit e Riinas, i cili dëshmoi se ishte personi i cili kishte shpërthyer eksplozivin.

Aeroporti i Palermos është i njohur edhe me emrin "Aeroporti Falcone-Borsellino" në nderim të Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellinos. Aty gjendet gjithashtu edhe një memorial nga një skulptor i vendit, Tommaso Geraci.

Në ditët e sotme konsiderohet si një nga prokurorët më të rëndësishëm të vrarë nga Mafia Siçiliane

Paolo Borsellino, heroi i 60 viteve të fundit

Paolo Borsellino (Palermo, 19 janar 1940 - Palermo, 19 korrik 1992) ishte një prokuror italian Antimafia, i cili është vrarë me anë të një bombe në makinë, më pak se dy muaj pas vrasjes së mikut të tij të ngushtë Giovanni Falcone, gjithashtu nga Mafia.

BIOGRAFIA - I lindur në një lagje të shtresës së mesme në Palermo, La Kalsa, u diplomua për legjislaturë në Universitetin e Palermos, në vitin 1963. Gjatë këtyre viteve ka punur në shumë qytete në Siçili (Enna në 1965, Mazara del Vallo në 1967, Monreale në 1969). Pasi u martua në vitin 1968, u transferua në vendlindjen e tij në Palermo në vitin 1975, bashkë me Rocco Chinnini, ku më pas filloi punën e tij të pambaruar kurrë, për të luftuar dhe mundur Mafian Siçiliane, e cila po rritej dita ditës.

Arritjet e tij përfshinin arrestimin e gjashtë pjesëtarëve të organizatës në vitin 1980, në të njëjtin vit kur njëri nga kolegët e tij, shef i Karabinierëve, Emanuele Basile, u vra nga Mafia. Për shkak të këtij eventi, atij iu caktua mbrojtja nga policia.

Gjatë këtyre viteve, duke punuar bashkë me prokurorët Givanni Falcone dhe Rocco Chinnini, Borsellino vazhdoi kërkimet e tij rreth Mafias dhe lidhjet e saj me fuqitë politike dhe ekonomike në Siçili dhe Itali. Në vitin 1983, Rocco Chinnini u vra nga një bombë në makinën e tij dhe vendi i tij u zu nga Antonino Caponnetto. Në vitin 1986, Borsellino u bë drejtuesi i Prokurorisë së Marsalas, duke vazhduar nga aty fushatën e tij personale kundër bosëve të Mafias, në qyetetin më të populluar në provincën e Trapanit. Lidhjet e tij me Giovanni Falconen, i cili qëndroi në Palermo, e lejuan atë të kontrollonte dhe të investigonte të gjithë Siçilinë perëndimore. Në vitin 1987, pas dorëheqjes së Caponnetto për shkak të sëmundjes, Borsellino u bë pjesëtar në protestën e madhe për nominimin e pasuksesshëm të mikut të tij, Giovanni Falcone, si shef i Antimafias.

Në vitin 1992, pas pesë vjet betejash kundër Mafias, Borsellino u vra me anë të një bombe në makinë në rrugën Via D'Amelio në Palermo, më pak se dy muaj pas vrasjes së mikut të tij të ngushtë Falcone. Sulmi me bombë gjithashtu shënoi vdekjen e 5 policëve: Agostino Catalano, Ëalter Cosina, Emanuela Loi, Vincenzo Li Muli, Claudio Traina. Paolo Borsellino u shpall hero i 60 viteve të fundit, më 13 Nëntor 2006, nga "Time Magazine".

Në intervistën e tij të fundit, të dhënë më 21 maj 1992 gazetarit Jean Pierre Moscardo dhe Fabrizio Calvit, ai foli për lidhjet e mundshme midis mafiozëve të Cosa Nostra dhe politikanëve. Intervista, çuditërisht, nuk pati shikueshmëri të madhe në televizionet italiane. Deri në ditët e sotme është trasmetuar vetëm një herë në një kanal satelitor Rai Neës 24, në vitin 2000, në një version të reduktuar 30 min të gjatë (ndërkohë që në versionin origjinal zgjat 50 min).

Paolo Borsellino, në ditët e sotme konsiderohet si një nga prokurorët më të rëndësishëm të vrarë nga Mafia Siçiliane gjatë viteve 1980 dhe 1990 dhe do të kujtohet gjithmonë si një nga simbolet kryesorë të luftës së Shtetit kundër Mafias.

Shumë shkolla dhe ndërtesa publike kanë marrë emrin e tij në shenjë mirënjohjeje dhe nderimi, duke përfshirë këtu edhe Aeropertin e Palermos.

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Katër ditë para vrasjes së prokurorit Giovanni Falcone

Kryeredaktor Bledi Kasmi

Suplement

Katër ditë para vrasjes së prokurorit Giovanni Falcone

Intervista e zhdukur e Paolo Borsellinos

Ky është transkriptimi i intervistës së lëshuar nga prokurori Paolo Borsellino, më 19 maj 1992, gazetarëve Fabricio Calvi dhe Jean Pierre Moscardo, ashtu siç ëstë trasmetuar në televizion. Intervista është regjistruar katër ditë para vrasjes në Capaci, ku mbeti i vrarë prokurori Giovanni Falcone. Dy muaj më vonë vdes edhe vetë Borsellino në një atentat të Mafias në Palermo. Intervista e prokurorit, e trasmetuar nga një kanal satelitor Rai, është refuzuar nga televizionet e tjera kombëtare. Integrali i regjistrimit është publikuar në prill të vitit 1994 nga L'Espresso, ndërsa versioni televiziv është përhapur nga grupi Ds i Dhomës. Intervista hapet me një deklaratë të Borsellinos.

Borsellino: Po, Vittorio Manganon e kam njohur në periudhën para "Gjurmëve të Mëdha" dhe saktësisht rreth viteve 1975 dhe 1980 dhe mbaj mend që kam nisur një procedurë që kishte lidhje me disa zhvatje të klinikave private palermitane. Vittorio Mangano është përmendur si nga Buschetta, ashtu edhe nga Contorno si "burrë nderi", pjesëtar i Cosa Nostras.

Gazetari : "Burrë nderi" i kujt familjeje?

Borsellino: "Burri nderi" i familjes së Pippo Calo, d.m.th. i atij personazhi, koka e familjes së Porta Nuova, familje në të cilën bënte pjesë fillimisht edhe vetë Buschetta. U konfirmua që, në fakt ishte e konfirmuar edhe më parë, nga një proces që kisha zhvilluar më parë, i ashtuquajturi procesi Spatola, të cilin Falcone e kishte zhvilluar direkt pas provesit "Gjurmët e Mëdha". Vittorio Mangano banonte zakonisht në Milano, qytet në të cilin, sipas përgjimeve telefonike, drejtonte një termonal të trafikut të drogës, nga trafiqet që drejtonin familjet palermitane.

Gazetari: Dhe ky Mangano Vittorio bënte trafik droge në Milano?

Borsellino: Vittorio Mangano, nëse do të duam të përqëndrohemi vetëm tek evidencat më të rëndësishme, rezulton si bashkëbiseduesi i një telefonate të kryer ndërmjet Milanos dhe Palermos, gjatë së cilës ai, duke biseduar me një pjesëtar tjetër të një familjeje mafioze palermitane, paralajmëronte ose bënte të ditur ardhjen e një ngarkese me heroinë, të quajtur në mënyrë alternative, siç ndodh në përgjimet telefonike, si p.sh. bluza ose kuaj.

Gazetari: Gjithsesi, ju si ekspert, mund të jeni të sigurt që kur Mangano flet pët bluza ose kuaj në telefon, në realitet bëhet fjalë për drogë?

Borsellino: Po, ndër të tjerat kjo tezë e kuajve që do të thotë drogë, është një tezë e cila i është avancuar urdhërit tonë instruktues dhe u miratua pas një debati të ashpër, për më tepër që Mangano është dënuar për trafik droge në debatin e "Gjurmëve të Mëdha".

Gazetari: Dell'Utri nuk ka lidhje fare me këtë histori?

Borsellino: Dell'Utri nuk ka qenë i pandehur gjatë "Gjurmëve të Mëdha", me sa mbaj mend, di që ka investigime të hapura rreth tij dhe Manganos bashkë.

Gazetari: Në Palermo?

Borsellino: Po, besoj se ka një investigim që aktualisht është në Palermo, sipas ritualit të vjetër gjygjësor në dorë të gjygjtarit, por nuk i njoh mirë detajet.

Gazetari: Marcello Dell'Utri apo Alberto Dell'Utri

Borsellino: Nuk e njoh çështjen me detaje, thjesht jam konsultuar me disa shënime, d.m.th. bëhet fjalë për Dell'Utri Marcello dhe Alberto, për të dy bashkë.

Gazetari: Vëllezërit?

Borsellino: Po

Gazetari: Ato të Publitalia?

Borsellino: Po.

Gazetari: Përse në investigimin e San Valentinos, bëhet fjalë për një telefonatë midis tij dhe Marcello Dell'Utrit në të cilën flitet për kuaj?

Borsellino: Në telefonatën e futur në "Gjurmët e Mëdha", flitet për kuaj të cilët duheshin dërguar në hotel, por nuk mendoj se bëhej me të vërtetë fjalë për kuaj, nëse dikush do të duhej të më sillte dy kuaj, do të m'i sillte në hipodrom ose në ndonjë fermë, absolutisht jo brenda një dhome hoteli.

Gazetari: Pra, një partner i Marcello Dell'Utrit, Filippo Rapisarda, i cili thotë se Marcello i është prezantuar nga një pjesëtar i familjes së Stefano Bontade.

Borsellino: Palermo është qyeteti i Siçilisë ku familjet mafioze ishin më të shumta në numër, madje është bërë fjalë në një periudhë të caktuar për të paktën dymijë burra nderi me familjet e tyre gjigande. Familja e Stefano Bontade duket se në një periudhë numëronte të paktën 200 pjesëtarë, por gjithmonë bëhej fjalë për familje të cilat i përkisnin një organizate të vetme, d.m.th. Cosa Nostras, pjesëtarët e së cilës njiheshin të gjithë me njëri tjetrin, pra është llogjike të mendosh se Rapisarda mund të jetë pjesë e saj.

Gazetari: Ju keni dëgjuar të flitet për Rapisarda?

Borsellino: Di që ekziston një Rapisarda, por nuk jam marrë asnjëherë personalisht me të.

Gazetari: Sepse duket së Rapisarda, Dell'Utri, ishin në marrëdhënie të ndërsjellta me Ciancimino, nëpërmjet një farë Alamia.

Borsellino: Që Alamia kishte lidhje më Ciancimino, ështe një situatë për të cilën kam dijeni dhe mendoj se kjo ka rezultuar edhe në ndonjë proces, i cili është mbyllur. Përsa i përket Rapisarda dhe Dell'Utri, nuk di tju jap detaje të mëtejshme, sepse siç thashë më parë bëhet fjalë për investigime me të cilat nuk jam marrë personalisht.

Gazetari: Nuk iu duket e çuditshme se disa personazhe, industrialistë të mëdhenj, si Berlusconi, Dell'Utri, janë të lidhur me "burrat e nderit", si p.sh. Vittorio Mangano?

Borsellino: Në fillim të viteve shtatëdhjetë, Cosa Nostra filloi të bëhej një sipërmarrje më vete. Një sipërmarrje në sensin që nëpërmjet ndërhyrjeve gjithmonë e më të dukshme, të cilat në një pikë të caktuar filluan të bëhen monopolistike, në trafikun e lëndëve narkotike, Cosa Nostra filloi të menaxhonte një sasi gjigande kapitali, për të cilat normalisht kërkoi një grykëderdhje. Ato zakonisht eksportoheshin ose depozitoheshin jashtë shtetit dhe në këtë mënyrë shpjegohet afërsia ndërmjet disa elementëve të Cosa Nostras dhe disa financierëve, të cilët merreshin me këto lëvizje kapitali.

Gazetari: Ju po thoni që është normale që Cosa Nostra interesohet për Berlusconin?

Borsellino: Është normale që dikush, që është titullar i shumave të mëdha parash, të kërkojë mjetet për të përdorur këto para, si nga pikëpamja e reciklimit, ashtu dhe nga pikëpamja për ta shfrytëzuar atë.

Gazetari: Mangano ishte një peshk pilot?

Borsellino: Po, mund t'iu them se ishte një nga dy personazhet të cilët përdoreshin si urë, urat lidhëse të organizatës mafioze të Italisë së Veriut.

Gazetari: Thuhet se ka punuar për Berlusconin.

Borsellino: Nuk di çfarë t'ju them në lidhje me këtë çështje, si prokuror që jam nguroj të flas për gjëra të pavërtetuara, di që ka ende investigime të hapura rreth kësaj çështjeje. Nuk e di se cilat akte janë tashmë të njohura, të pavërtetuara, ose cilat duhet të mbahen sekrete. Kjo ngjarje, e cila do të kishte lidhje me marrëdhëniet e tij me Berlusconin, është një çështje që sido që të jetë, e mbaj s'e mbaj mend, nuk më përket mua. Nuk jam unë prokurori, i cili po e analizon, kështu që nuk jam i autorizuar të them asgjë.

Gazetari: Ka një investigim ende të hapur?

Borsellino: Di që ka një investigim ende të hapur.

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI