Pengmarrja 20-orëshe e autobusit në Greqi
përfundoi me vrasjen e Flamur Pislit nga Burreli dhe pengut Jorgos
Kulluri në afërsi të Elbasanit. Mediat e huaja publikuan videon e
operacionit policor

Më 28 prill 1999, Flamur Pisli, një emigrant shqiptar rrëmbeu një autobus grek në sheshin qendror të një qyteti të vogël,
ku jetonte dhe punonte prej vitesh. Pas një arratie prej 20 orësh në
veri të Greqisë dhe në jug të Shqipërisë, Pisli dhe një nga pengjet
greke, Jorgos Kulluris, u qëlluan për vdekje nga snajperët shqiptarë
jashtë qytetit të Elbasanit. Si një parashikim që bëhet realitet i një
gjëje që mund të ndodhë, pengmarrja shkaktoi