Sunday, July 18, 2010

Çfarë do Jessica?

Jessica Simpson ka debutuar së fundmi në rrjetin e famshëm televiziv MTV me show-n e ri THE PRICE OF BEAUTY.

Por me sa duket këngëtarja/ aktorja/ stilistja përveç karrierës aktuale televizive dëshiron t’i rikthehet asaj muzikore. Për këtë ka hartuar një listë të gjatë me persona me të cilët do donte të bashkëpunonte. Në krye të listës qëndron Katy Perry. Me sa duket Jessica e adhuron këtë artiste. Ku i dihet nëse edhe Katy ka të njëjtën dëshirë e mbase i bën ndonjë dhuratë për 30 vjetorin koleges.

No comments: