Tuesday, August 21, 2012

Xhaferri: Sipas Kadaresë del që ne jemi bij bastardësh

Kanë kaluar 44 vjet që nga ajo kohë, por ngjarja ka hyrë në histori, edhe për shkak të efekteve prapavepruese që ka pasur. Të cilat ishin me pasoja për Bilal Xhaferrin si edhe për letërsinë shqipe. Ishte fundi i prillit të vitit 1968 kur, siç ndodhte shpesh nëpër institucionet artistike dhe redaksitë e gazetave, u shpërndanë ftesat zyrtare për diskutimin e romanit “Dasma” të Ismail Kadaresë.
Ky libër kishte dalë në fillimin e vitit 1968 dhe ftesat lajmëronin fillimin e mbledhjes në orën 18.00, tek ndërtesa e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve, pikërisht pranë Teatrit të sotëm Kombëtar. Në presidiumin e mbledhjes ishin Llazar Siliqi, Dhimitër Shuteriqi e Pipi Mitrojorgji, ndërsa Fadil Paçrami ishte në sallë, së bashku me Resul Bedon etj. Sapo kishin zënë vend përfaqësuesit e presidiumit të mbledhjes, në sallë hyri pak me vonesë edhe shkrimtari i njohur Bilal Xhaferri. Për shkak se salla ishte plot, ai u ul në rreshtin e fundit në mes të S. Matos dhe B. Myftarit. Sipas bashkëkohësve dhe dëshmitarëve të mbledhjes ai mbante në dorë disa fletë të shkruara që i kishte mbështjellë në formë gypi. Në këtë çast, Myftari e pyet “ku e more vesh, sepse ti nuk ke ftesë”, ndërsa Xhaferri është përgjigjur “më tha Ilia Dedi, që e takova në Durrës dhe jam përgatitur për diskutim”. Në këtë moment Bilal Xhaferri ka bërë një xhest duke lëvizur pëllëmbën si për të thënë “do t’i bie”. Atëherë shkrimtarët që ishin afër tij i thanë se s’duhej të diskutonte kundër, ngaqë atij i kishin pushkatuar babanë dhe ngaqë kishte në botim librin “Kreshta e Krujës”, për të cilin Kadareja po e ndihmonte të botohej. Pas këtyre këshillave Bilal Xhaferri u bind dhe tha: Mirë, nuk do të diskutoj fare”. Gjatë diskutimeve foli Mitrojorgji, Siliqi etj. me vlerësime për romanin. Por në një çast aty u ngrit një student i letërsisë që quhej Gjon Podja. Ai kritikoi librin dhe tha: “unë jam student e komunist, por në disa raste romani e ul figurën e femrës shqiptare”. Në këtë moment Bilal Xhaferri frymëzohet dhe thotë aty për aty: “E shihni që ka edhe trima në këtë sallë”. Aty për aty ai çon dorën dhe Myftari e Mato nuk e mbajnë dot. Fjalia e parë e Bilal Xhaferrit ishte kjo: “Ky është një roman i dështuar”. Atë çast në sallë ra heshtja. Bilali vazhdoi: “Është si një lis i madh, që nga brenda është i kalbur. Është një roman revizionist”. Atë moment Dhimitër Shuteriqi u koll pak dhe i tha me zë të dobët: “Pusho more”. Por qetësia ra edhe më thellë dhe Bilali vazhdoi: “Ky nuk është roman, por janë reportazhe të qepura”. Shuteriqi përsëri i thotë të pushojë, por Fadil Paçrami ia bën me dorë nga vendi: “lëre të flasë”. Bilali vazhdon: “Ismaili e ul femrën shqiptare, gjë që s’është e vërtetë. Gratë shqiptare s’kanë qenë asnjëherë kështu, (përmend Zonja Çurren, etj.)”. Bilali vazhdoi pak a shumë në këtë linjë: “Nëse pranojmë që nënat tona kanë qenë të shtypura, atëherë del se ne kemi qenë bij bastardësh”. Menjëherë pas mbarimit të fjalës, Xhaferri u zverdh në fytyrë dhe duke u ulur në vendin e tij tha me zë të ulët: “E prisha fare, ju kishit të drejtë që më thatë të mos diskutoja fare”. Në këtë moment u ngrit menjëherë Fadil Paçrami dhe tha: “E dëgjuat nëpërkën, e hodhi helmin kundër partisë, por ky është djali i një armiku që ne e kemi pushkatuar”. Më pas folën edhe diskutantë të tjerë dhe u bë një pushim. Kadare nuk foli fare, ndërsa shumë shkrimtarë në përgjithësi evidentuan vlerat e romanit. Pas pushimit në korridor Fadil Paçrami i ka thënë Ibrahim Uruçit: “E patë atë armikun”. Ndërkaq, sipas dëshmitarëve okularë, Kadareja ka ndërhyrë dhe është shprehur: “Mjaft, se i bëtë të gjithë armiq. Ai s’kishte gjë me ju, por me mua dhe nuk e kuptoj këtë sjellje agresive të tij, sepse kam pasur gjithmonë predispozitën që ta ndihmoja”.

Fatime Kulli: Ja pse e shkrova librin për Bilal Xhaferrin

Përse në librin tuaj “Uragani i Meteorëve, Kadare e Xhaferri, ballë për ballë”, ju përballni Kadarenë me Bilal Xhaferrin?
Kjo përballje ka ndodhur në histori dhe jo në librin tim. Unë vetëm kam hapur valixhet e gozhduara ku flenë kujtimet e bashkëkohësve. Nga këto kujtime do vërtetohet fakti se Bilal Xhaferri ishte një gjeni i letërsisë, që diktatura e këputi si një zambak para se të lulëzonte e të shpërthente plotësisht me kapacitetin e tij të plotë. Por librat e tij të mbetur në dorëshkrime, ndërsa lexohen, sot e kësaj dite tregojnë se çfarë talenti i shquar fshihet pas këtij emri.
Përse duhej domosdoshmërisht të përmendej emri i Kadaresë në titullin e këtij libri?
Unë jap vetëm fakte dhe nuk bëj komente. Fakti i parë tregon se ikja e Xhaferrit ishte një humbje për letërsinë kombëtare. Fakti i dytë tregon se kjo ikje u kondicionua nga vuajtjet e internimit të Xhaferit, i cili erdhi pas mbledhjes ku ai kritikoi romanin “Dasma”. Por këtu dua të shtoj se kur botova librin unë i dërgova një kopje të tij shkrimtarit Ismail Kadare, ku i shkruaja:”Unë nuk bëhem avokat i askërkujt, përveçse i së vërtetës. Gjithsesi, për mua jeni një mal i lartë i letërsisë”. Këtë libër ia dërgova Kadaresë nëpërmjet botuesit të “Onufrit”, Bujar Hurdhrit, i cili më ka ndihmuar jashtë mase në botimin e këtij libri monografik.
A keni lidhje farefisnore me shkrimtarin Bilal Xhaferri?
Mund të them se kam disa lidhje të largëta, por këto nuk kanë ndikuar fare në botimin e librit. Qëllimi im kryesor ishte të ringjallja figurën e uraganit të harruar të letërsisë. Dhe tani që e bëra këtë jam e qetë shpirtërisht, sepse me këtë libër e ndiej që kam pastruar shpirtin tim.
A jeni takuar me Kadarenë gjatë shkrimit të atij libri, ose pas botimit të tij?
Gjatë procesit të shkrimit të librit, me Kadarenë më ka ndërmjetësuar Bujar Hurdhri, por kemi pritur gjatë ngaqë ai, në atë kohë, ishte me pushime në Malin e Robit dhe më pas u nis në Francë. Megjithatë, takimin e kam realizuar më vonë. Unë isha duke vazhduar punën për botimin e librit. Pas temës së bisedës së parë, që kishte lidhje me diçka tjetër, unë i fola Kadaresë për librin mbi Bilal Xhaferrin. Ai e mirëpriti idenë time dhe më tha pak a shumë kështu: “Shumë mirë do të bësh që të pyesësh dhe të shkruash për atë njeri, se ç’është bërë dhe si ka shkuar jeta dhe krijimtaria e tij. Shumë mirë është që e paske edhe njeriun tënd dhe pse nuk ke shkruar ehde më parë për të?”
Ju thoni se Bilal Xhaferri atë natë pas mbledhjes ka shkruar një poezi kundër Kadaresë, si e argumentoni?
Dua të shtoj këtu se vetë Kadareja është njohur me poezinë e Bilal Xhaferrit, që është shkruar kundër tij atë natë. sepse këtë poezi e ka marrë me zarf  ngaqë ishte botuar në revistën “Krahu i Shqiponjës”.

Bilal Xhaferri në statistika
Bilal Xhaferri lindi në fshatin Ninat të Konispolit më 2 nëntor 1935 dhe vdiq më 14 tetor 1986 në SHBA. Ai ishte nip i dijetarit të shquar Hasan Tahsini dhe u rrit jetim pa nënë e pa babë. Kur ishte tetë vjeç, atij i vdiq nëna, kurse 2 vjet më vonë, sistemi komunist i pushkatoi babanë si nacionalist dhe antikomunist. Nëvitin 1948, largohet prej vendlindjes. Dhe deri në vitin 1952 jeton dhe punon në Sarandë, si punëtor krahu, korier poste, etj. Më 1954-1955 ndjek shkollën shtatëvjeçare natën në fshatin Sukth të Durrësit. Më 1962-1963 boton poezitë dhe tregimet e para në gazetat “Zëri i Rinisë”, “Drita”, në revistat “Nëntori”, Ylli”, etj. Më tej, më 1966 i botohet vëllimi me tregime “Njerëz të rinj, tokë e lashtë” që pati një sukses jo të zakonshëm. Ndërsa më 1967 i botohet vëllimi me poezi “Lirishta e kuqe”, i cili ndalohet më vonë nga censura komuniste. Më 1967 shkruan romanin “Krastakraus” që u botua më 1993, pas vdekjes. Më 1968 shkruan skenarin për film artistik “Era shtyn mjegullat”. Në vitin 1968 i hiqet e drejta e botimit, i ndalohen veprat e botuara, internohet në fshatin Hamalle të Durrësit, pasi ishte përjashtuar nga LSHA e Shqipërisë, me preteskin e kritikës që i bëri romanit "Dasma" të I. Kadaresë. Më 30 gusht 1969 arratiset fshehtazi prej Shqipërisë në Greqi, sepse nga Sigurimi i Shetit i ishte përgatitur dosja për arrestimin dhe burgosjen e tij. Më 1970, shkon në SHBA, në Boston dhe deri në vitin 1972 punon në gazetën “Dielli” në Boston, në SHBA. Në tetor të vitit 1974, në Çikago të SHBA themelon revistën “Krahu i shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame. Nga viti 1974-1986  drejton, boton dhe redakton revistën “Krahu i shqiponjës”, ku botoi shumë artikuj publicistikë, poezi, tregime, romane, skeçe, vizatime, karikatura, foto artistike, etj. Kjo revistë ishte tribunë e mendimit të lirë që trajtonte vazhdimisht temat e problematikat e çështjes çame, çështjes kombëtare shqiptare, temat rreth diktaturës në Shqipëri e, mbas vitit 1981, më dendur problemet lidhur me Kosovën. Në faqet e revistës Bilali botonte, përveç krijimeve të tij letrare, edhe krijimtari letrare e përkthime të autorëve të tjerë shqiptarë e të huaj. Ai arriti të nxirrte 39 numra të kësaj reviste, në dy gjuhë, ship e anglisht, deri sa vdiq në rrethana të panjohura në 14 tetor të vitit 1986 Në vitin 1978 e plagosin disa njerëz të panjohur ndërsa më 1986 sëmuret dhe operohet prej tumorit. Në 14 tetor të vitit 1986  vdes në spital në Çikago në rrethana të panjohura. Më 6 maj 1995  organizohet ceremoniali i rikthimit në Atdhe të eshtrave të poetit, prozatorit dhe publicistit të shquar disident Bilal Xhaferri që tanimë prehet në Sarandë.

Mashtrimi me 28 avionët britanikë dhe e vërteta e çlirimit të Tiranës

Kadri Duingu Ka ende konfuzion të panevojshëm për rolin e aleatëve në luftën e Tiranës. Një ditë në Nëntor 1944, shkruhet kur zhvillohej lufta për çlirimin e Tiranës, paskan ardhur 28 avionë britanikë dhe me bombardimet e bëra paskan shkatërruar kazermat, automjete, topa të artilerisë gjermane. Kjo goditje paska bërë që të dështojë plani gjerman, që në tërheqje të digjnin Tiranën. Një ditë më parë ata paskan filluar të futen në shtëpitë në qendër të Tiranës, ku digjnin me flakë hedhëse çfarë të gjenin.
Cila është e vërteta e dy aksioneve që i atribuoni aviacionit britanik në luftën për çlirimin e Tiranës. Të dhënat e mësipërme nga ju nuk janë të vërteta. Duke pasur parasysh gabimin e bërë nga aviacioni Britanik në zonën e Tiranës, në rrugën e Kavajës që quhej Bulevard “Musolini” më datë 13 tetor 1943 ku u vranë 76 persona qytetarë në shtëpitë e tyre, si rrjedhojë e hedhjeve të bombave gabim, vetëm mbi shtëpitë e lagjes në kufi me fushën e aeroplanëve, që në fushën e aviacionit nuk u godit asnjë aeroplan. Për dijeni në shtabin drejtues të luftës të UNÇ për çlirimin e Tiranës, ku merrte pjesë dhe një oficer madhor Britanik, i cili merrej vetëm me koordinimin e operacioneve të aviacionit të Aleatëve (Aksionet brenda në qytet qenë të ndaluara). Avionët britanik vinin mbi qytet për të bërë presion psikologjik tek forcat gjermane. Ato ditë ato bënin aksione me goditje të vazhdueshme mbi kolonat gjermane që ishin bllokuar nga forcat partizane në rrugën Elbasan-Tiranë (në tërë qafën e Kërrabës që fillonte nga ura e Mulletit, në Mushqeta, Kërrabë e deri në qafën e Elbasanit). Objekte të tjera të Aviacionit Aleat kanë qenë goditjet e kolonave gjermane, në rrugët automobilistike Peqin-Durrës, e sidomos Durrës-Tiranë dhe Vorë-Fushë Krujë. Prezë e Fushë-Krujë. Përsa thoni mbi terrorin e forcave gjermane, gjatë tërheqjes, ato e filluan në oren 8°° të paradites  në datë 16 Nëntor – kur dështuan të çanin rrethimin nga rruga e Durrësit më 15 Nëntor. Terrorin e filluan që nga shtëpia vorfnore e vazhduan deri në ish mullirin e Mënikut (sot afër Urës Lanës). Qenë orët e para të datës së 16 Nëntorit, në atë zonë gueriljet u morën me largimin e familjeve nga shtëpitë që ishin në dy krahët e rrugës së Kavajës. Kështu tek kisha katolike u larguan mbi 60 gra e burra, këtu na kanë ndihmuar dhe 2 priftërinj padër Fausti pa pleq që nuk dëgjuan të largoheshin dhe kur erdhën gjermanët i pushkatuan. Pas orës 9°° në dy anët e rrugës u vunë me kontrolle tanket dhe në çdo hyrje rrugice apo shtëpie që dyshonin për qënie të forcave guerrile apo partizane i goditnin me mitroloz e granata. Njësitë e veçanta gjermane filluan të futen në shtëpitë në hyrje të rrugicave dhe të vrisnin ç’të gjenin. Kështu guerrilasit e partizanët kanë luftuar edhe trup me trup. Më kujtohen që në disa shtëpi kemi gjetur të vrarë (që nuk ishin larguar). Qindra banorë që u larguan duke kaluar Lanën, u strehuan në shtëpitë e fshatit Selitë dhe u kthyen në shtëpitë e tyre më 17 Nëntor 1944. Siç shihet ndihma e aviacionit Aleat, ka qenë e vazhdueshme, kryesisht në goditjen e autokolonave gjermane që vinin nga Greqia, duke filluar nga Qafë Thana, Librazhdi, Elbasani, Tirana, Durrësi. Beteja më e madhe, më e gjatë dhe më e ashpër (2 ditë e 2 netë) ka qenë beteja e Qafë Kërrabës, ku kanë marrë pjese 4 brigada partizane, qindra forca të armatosura nga njësitet luftarake të fshatrave dhe disa dhjetëra skuadrilje të aviacionit aleat, luftimet u zhvilluan natë e ditë, duke pësuar humbje të mëdha forcat gjermane, që ishin ngarkuar nga komandantët e tyre që të hynin në Tiranë dhe të digjnin e të vrisnin tërë banorët. Teza juaj se paskan qenë skuadriljet e Aviacionit të aleatëve, që me aksionet e tyre ajrore kanë bërë që të dështojë plani i djegies të Tiranës, nga forcat gjermane është i gabuar. Duke mos mohuar ndihmesën e aviacionit aleat në luftën për çlirimin e Tiranës, faktori kryesor i dështimit të planit të forcave gjermane, që në tërheqjen e tyre të digjnin qytetin e Tiranës dhe të vrisnin burrat, qe ekzistenca dhe veprimtaria luftarake e ushtrisë Nacional Çlirimtare e përbërë prej mbi 2000 forca të organizuar në 12 brigada me heroizëm duke zbatuar taktikën luftarake në përputhje me kushtet e veçanta të krijuara (koordinimin e taktikës të luftës Partizane me atë frontale) duke vepruar së bashku me njësitet guerrile, çliruan çdo rrugë e shtëpi. Që heroizmi i popullit të Tiranës që në ditët e para të luftës për çlirimin e qytetit të tyre hapën shtëpitë natë e ditë, duke vënë në shërbim të luftës, që në shi e të ftohtë qindra tiranas, gra e burra edhe të moshuar e sidomos djem e vajza hapën kanale e ngritën barrikada, për të mos lejuar depërtimin e forcave gjermane e sidomos të tankeve në lagjet e qytetit. Qe rinia e Tiranës që bashkëvepronte me njësitet partizane që furnizonte në vijën e luftimeve të partizanëve e të guerrilasve me ushqime (me bukë e ujë), me municione dhe që tërhoqën të vrarët e të plagosurit, të cilët i dërgonte për kurim në spitalet e qytetit. Qenë fshatarët e Tiranës që strehuan e furnizuan me ushqime qindra partizanë në vijën e luftimeve. Me kafshët e tyre transportuan armatimet e rënda e furnizuan me municione forcat partizane që vepronin në periferitë e qytetit, që furnizuan pa ndërprerje banorët e qytetit me prodhime bujqësore e me dru zjarri. Misionarët-Aleatë (shkruajnë autorët) e nderonin ushtarakisht zotin Hoxha, kur takoheshin me të. Por ai ishte përpjekur që të zvogëlonte rolin dhe meritat e trupave dhe misioneve Britanike, siç është mohimi i pjesëmarrjes se tyre në çlirimin e Sarandës më 9 tetor 1944. Në këtë betejë kanë marrë pjesë Brigadat e XXI dhe XIV të UNÇ-Partizane. Ja cila është e vërteta: Në kohën kur po merrnin fund luftimet për çlirimin e Sarandës, futen në luftime trupat “komanda” britanike, të cilat kishin zbarkuar (pa njoftuar shtabin e UNÇL) disa ditë më parë në afërsi të fshatit Borshe. Komanda e Aleatëve të Mesdheut kërkoi që këto trupa të qëndronin në Shqipëri, dhe të kalonin në zonat e tjera të Shqipërisë. (Natyrisht më qëllim që të bëheshin mbështetja e forcave anti LANC. Kjo kërkesë nuk u pranua nga Shtabi i UNSH dhe ju kërkua që këto trupa të largoheshin nga Shqipëria (Ata erdhën pa u ftuar që komandoheshin nga djali i Çurçillit Dhe në përbërjen e tyre kishin forca të ushtrisë Mbretërore Greke në emigracion, të djathta, me komandantë gjeneralin fashist Zerva, që vrau më vonë shqiptarët e Çamërisë. Autorët shkruajnë se kjo paska qenë shkak të prerjes së ndihmave të UNRRES, aksident i Korfuzit. Për dijeni i themi zotërive se ky aksion ka ndodhur disa muaj më vonë nga ndodhia e Korfuzit. Gjithashtu shkruan se qeveritë aleate Anglo-Amerikanë në Nëntor 1945 paskan njohur Qeverinë e Re Shqiptare. Jo zotëri e keni gabim, Qeveria Shqiptare e dalë nga LANÇ nuk është njohur asnjëherë nga qeveritë SHB dhe Britanisë së Madhe. Dhe e vërteta e prerjes së ndihmave nga UNRRA qe mospranimi nga Qeveria jonë kerkesen e tyre qe shpërndarjen e ndihmave në portet detare e në fushat e Aviacionit  të bëheshin vetëm nga personeli i UNRRES dhe jashtë kontrollit të shtetit tonë shqiptar.( Shqiptarët pranuan që të kishin 100 gr. bukë misri shqiptare, se sa bukën e grurit Anglo-Amerikane dhe të shitnin pavarësinë e atdheut që e fituan me gjak në luftë me pushtuesit nazi-fashistë). Siç duket zotërinjtë e Qeverisë Anglo-Amerikanë e kishin harruar dështimin e planit të tyre në Qershor të vitit 1944 që i kërkuan delegacionit tte UNCSH qe ishte  i thirrur në Bari të Italisë nga Shtabi i forcave Aleatë të Mesdheut, që të pranonte furnizimin me pajisje ushtarake me kushte që të bënte një marrëveshje me oficerin madhor anglez që kishte qenë autori kryesor i marrëveshjes së Vorkizës në Greqi, ku ELASI (ushtria Nacional Çlirimtare Greke) dorëzoi armatimet forcave të djathta greke, ku si rrjedhoje  populli grek humbi luftën çlirimtare. Na akuzonin se nuk paskemi vlerësuar ndihmat që na paskan dhënë emisarët Anglo-Amerikanë gjatë LANÇ, si me material luftarake, monetare e me përvojën e tyre ushtarake. Ju gaboheni zotëri kur kritikat tona i përdorni si mjet mohimi. Përkundrazi kanë qenë shumë oficerë nga radhët e tyre që vërejtjet tona i merrnin si ndihma për ta kur i informonin se pushkët ishin të prishura, kur mungonin fishekët se ishin me kalibër që nuk përdoreshin, kur parashutat binin në zona që nuk mund të merreshin, kur këpucët ishin të papërdorshme etj. Na akuzoni se pala jonë nuk kujdeseshin për shëndetin apo për kujtimin e dëshmorëve te tyre. Kjo është një akuzë e rreme. Këtu dua të përdor historinë e kolonelit Nikolsi që vdiq nga migrena për faj të Kolonelit anglez Miklanit. Kujdesi i treguar nga Qeveria e Frontit Antifashist dhe personalisht nga shoku Enver Hoxha, nuk mund të mohohet. Në vitin 1945, kur në sajë të kujdesit të treguar personalisht nga shoku Enver Hoxha, se bashkë me oficerët britanikë që ishin në Shqipëri u siguruan 46 trupa të ushtarakëve anglezë të vrarë në Shqipëri, dhe krahas dëshirave Shqiptarët  ngritën dhe varrezat e dëshmorëve Britanikë në parkun e Tiranës, ku janë edhe sot.

Mujë Buçpapaj: Pirateria televizive, ZSHDA ndëshkime të forta për përdoruesit e veprave pa autorizimin e autorëve

Pirateria në pronësinë intelektuale vijon të jetë një nga problemet më shqetësuese në vendin tonë, ndërsa në muajin shtator pritet të miratohet dhe ligji i ri, që sipas Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit do të krijojë një bazë të konsoliduar në luftën kundër piraterisë. Për drejtorin e ri të ZSHDA, Mujë Buçpapaj, ky projektligj, është hartuar në përputhje të plotë me standardet e mbrojtjes së të drejtave të autorit nga instrumente të Bashkimit Europian dhe organizma të tjerë ndërkombëtare.
Në intervistën dhënë për gazetën, Buçpapaj bën me dije dhe cilat janë ndryshimet që priten në projektligjin e ri, ndërsa thekson se ZSHDA do të ushtrojë kompetencat e përcaktuara në ligj për ndëshkimin e përdoruesve të veprave të pronësisë intelektuale pa autorizimin e autorëve.

-Keni disa kohë që jeni emëruar drejtor i ZSHDA, mund të na thoni ku do të synojë puna juaj dhe mendimi juaj mbi punën që ka bërë deri tani ZSHDA në lidhje me të drejtën e autorit në vendin tonë?
 Ka pak ditë që kam filluar punën si drejtor i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit dhe gjëja e parë që bëhet në këto raste është njohja me problematikat, zhvillimet dhe çështjet në shqyrtim. Duke qenë një nga krijuesit e njohur të këtij vendi dhe një nga ekspertët e monitorimit të mediave në Shqipëri, një nga eksponentët e njohur të mbrojtjes të të drejtave themelore të njeriut përfshirë edhe ato të të drejtës së autorit, duke pasur përvojë të konsiderueshme në menxhimin e artit si ish-drejtor i QNK “Arbnori,” të një qendre të mirënjohur të performimit të arteve në Tiranë, ma ka bërë më të lehtë fazën njohëse të kësaj pune dhe besoj në vazhdim përmbushjen e atyre objektivave që ka ZSHDA, të cilat burojnë nga politikat orientuese të MTKRS-së dhe vetë qeverisë shqiptare në fushë të mbrojtjes të  të drejtës së autorit, e cila është pjesë e një koncepti më të gjerë, të njohur si pronësia intelektuale. Mendoj se deri tani ZSHDA ka bërë një punë të rëndësishme në lidhje me të drejtën e autorit në vendin tonë. Duke qenë një zyrë që është themeluar vetëm 5 vjet më parë, pa asnjë eksperiencë të mëparshme në krejt historinë e shtetit shqiptar, natyrisht që ka pasur shumë vështirësi, të cilat mendoj se janë kaluar me sukses. Ne na takon t’i çojmë edhe më përpara çështjet që kanë të bëjnë me vendosjen e standardeve bashkëkohore të mbrojtjes të të drejtave të autorit dhe këtij qëllimi i shërben edhe hartimi i projektligjit të ri për mbrojtjen e të drejtave të autorit. Ecurinë e këtij projektligji e ka ndjekur edhe vetë ministri i TKRS-së, zoti Aldo Bumçi, të cilin e falenderoj për këtë angazhim dhe besoj që në muajin shtator do të kalojë për miratim në parlament, pasi miratimi i këtij projektligji është një nga 12 rekomandimet që duhet të përmbushet nga Shqipëria, për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

-Ku janë bërë ndryshimet në këtë ligj, dhe çfarë pritet të përmirësojë në të drejtën e autorit në vendin tonë?
Ky projektligj, është hartuar në përputhje të plotë me standardet e mbrojtjes së të drejtave të autorit nga instrumente të Bashkimit Europian dhe organizma të tjerë ndërkombëtare dhe parashikon këto ndryshime: Mbrojtjen e të drejtave të autorit pa formalitete, duke parashikuar një sistem vullnetar të regjistrimit të veprave dhe kontratave me objekt “kalim të drejtash”. Në ligjin aktual “Për të drejtat e autorit” parashikohet regjistrimi vullnetar vetëm për të drejtën e autorit, ndërsa parashikohet regjistrimi i detyrueshëm për kontratat me objekt “kalim të drejtash”. Projektligji parashikon një sistem vullnetar dhe jo të detyrueshëm të regjistrimit dhe certifikimit të veprave dhe kontratave në Zyrën Shqiptare për të Drejtat e Autorit. Ka ndryshime të afateve të mbrojtjes së të drejtave ekonomike të interpretuesve/ekzekutuesve dhe prodhuesve të fonogramit. Afati i mbrojtjes së të drejtave ekonomike të interpretuesve/ekzekutuesve dhe prodhuesve të fonogramit ka qenë 50 vjet nga data e publikimit të veprës dhe është bërë 70 vjet nga data e publikimit të veprës. Në ligjin aktual neni 33 parashikohet krijimi i veprave në kushtet e kontratës së punës, ku parashikohet se të drejtat e shfrytëzimit ekonomik i gëzon punëdhënësi për një periudhë tre vjeçare nëse nuk është parashikuar ndryshe në kontratën me shkrim ndërmjet palëve. Në projektligjin e ri, neni 9 ky koncept shpjegohet në mënyrë më të detajuar dhe punëdhënësi gëzon të gjithat të drejtat për shfrytëzimin e veprës, përfshirë edhe kalimin e së drejtës së shfrytëzimit ekonomik të veprës te të tretët, por në këtë rast autori gëzon të drejtën e shpërblimit përpjestimor për çdo përdorim të veprës së krijuar prej tij. Shpërblimin e drejtë për një kategori më të gjerë përdorimi të veprave si: qeradhënien e veprave audiovizuale dhe fonogramit, huadhënien publike, veprat e krijuara nën kontratën e punës, riprodhimi reprografik, kopjen private etj, në ndryshim nga ligji ekzistues i cili parashikonte shpërblim të drejtë vetëm për të drejtën e “rishitjes”. Në sistemin e menaxhimit kolektiv të detyrueshëm dhe të zgjeruar të të drejtave të autorit nga Agjencitë e Menaxhimit Kolektiv, ligji aktual parashikon menaxhimin kolektiv në bazë të anëtarësimit të autorëve shqiptarë në agjencinë përkatëse, si dhe menaxhimin e të të drejtave të autorit për veprat e huaja, objekt të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet agjencive shqiptare me agjencitë homologe apo kompanitë prodhuese titullare të të drejtave të autorit. Nga sa më sipër, agjencitë administrojnë të ardhurat e grumbulluara për repertorin e anëtarëve të tyre. Me projektligjin e ri parashikohet që agjencitë të administrojnë të drejtat e anëtarëve dhe jo anëtarëve. Në përcaktimin e kritereve dhe modaliteteve të vendosjes së tarifave nga Agjencitë e Menaxhimit Kolektiv me qëllim efiçencën dhe transparencën e aktivitetit të tyre, sistemi tarifor parashikohet në nenin 114 të ligjit aktual dhe realizohet nëpërmjet bisedimeve midis agjencive të menaxhimit kolektiv dhe përdoruesve të veprave, objekt të pronësisë intelektuale. Duke pasur parasysh mosfunksionimin në praktikë të marrëveshjes ndërmjet palëve, neni 76 i projektligjit parashikon në mënyrë të detajuar kriteret e përcaktimit të tarifave dhe detyrimin e agjencive për të depozituar tarifat e përllogaritura në bazë të kritereve të përcaktuara në këtë nen. Në sistemin e ndërmjetësimit dhe arbitrazhit për mosmarrëveshjet lidhur me tarifat e vendosura nga agjencitë, nga një organi kolegjial “Ad Hoc” që mblidhet pranë ZSHDA për ushtrimin e detyrave dhe kompetencave të parashikuara në këtë ligj. Sa i takon inspektimit dhe monitorimit të tregut nuk parashikohet të jetë kompetencë e ZSHDA-së sipas këtij ligji, por do të jetë në varësi të Inspektoriatit Qendror të Monitorimit të Tregut. Me krijimin e institucionit “Inspektoriati Qendror” i monitorimit të tregut me Ligjin Nr. 10433 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” kompetenca e inspektimit dhe  monitorimit të tregut i kalon këtij institucioni.                 

-Situata e së drejtës së autorit në vendin tonë për shumë krijues dhe autorë ka jo pak probleme. Tregu muzikor është i mbushur me prodhime pirate në krijimtarinë muzikore, sipas jush si kanë qenë masat që janë marrë deri tani, sa kanë ndikuar në parandalimin  e piraterisë? Çfarë duhet bërë më shumë?

Mbrojta e të drejtave të autorit është një sfidë mbarëbotërore dhe sigurisht një sfidë shumë e madhe për një vend me demokraci të brishtë si Shqipëria. Përafrimi i legjislacionit me direktivat e Bashkimit Evropian, por edhe Marrëveshje Ndërkombëtare të ratifikuar nga shteti shqiptar në fushën e pronësisë intelektuale kanë krijuar një bazë ligjore të konsoliduar për luftën kundër piraterisë. Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit ka ndërmarrë masa të vazhdueshme për përmirësimin e situatës jo vetëm nëpërmjet informimit dhe ndërgjegjësimit, por edhe aplikimin e masave administrative kundrejt subjekteve përdorues të veprave të pronësisë intelektuale pa autorizim nga autorët apo mbajtësit e së dretjës. Masat e ndërmarra nga zyra kanë ndikuar pozitivisht në përmbushjen e detyrimeve ligjore nga shumë subjekte, përdorues të veprave të pronësisë intelektuale. Megjithatë lufta kundër piraterisë është një nga prioritetet e ZSHDA dhe në këtë këndvështrim zyra është e angazhuar të zbatojë me përpikmëri ligjin, me qëllim konsolidimin dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit në Republikën e Shqipërisë.

-Çfarë mund të na thoni mbi piraterinë televizive, pasi sot ajo ekziston dhe në përmasa jo të vogla, ku shumë televizione shfaqin filma të piratuar. Si mendoni ta zgjidhni këtë situatë, dhe cilat mendoni se duhet të jenë masat ndëshkuese për ata që shkelin ligjin?

Pirateria televizive është një fenomen evident në territorin e Republikës së Shqipërisë. ZSHDA ka ndërmarrë në mënyrë të vazhdueshme fushata informimi të operatorëve radio-televizivë mbi detyrimet e tyre ligjore për të drejtën e autorit, për sa i përket përmbajtjes së programacionit që ato transmetojnë. Në këto kushte, përveç informimit zyra ka marrë masa administrative (gjobë) kundrejt subjekteve radio-televizivë për mospërmbushje të detyrimit dhe shkelje të së drejtës së autorit. Në vazhdimësi zyra do të ushtrojë kompetencat e përcaktuara në ligj për ndëshkimin e përdoruesve të veprave të pronësisë intelektuale pa autorizimin e autorëve a mbajtësve të së drejtës.

-Herë pas here në reagimet e autorëve apo krijuesve të ndryshëm nuk kanë munguar edhe akuzat për ZSHDA, sipas tyre kjo problematikë në tregun shqiptar në të drejtën e autorit ka ardhur dhe për shkak të punës që ka bërë zyra. Ku mendoni se duhet bërë më shumë në këtë drejtim?

Mbrojtja dhe respektimi i të drejtës së autorit është qëllimi për të cilin Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit është krijuar dhe funksionon. ZSHDA ka ndërmarrë një sërë iniciativash ndërgjegjësuese për respektimin e të drejtave të autorit, si nëpërmjet fushatave publicitare, konferencave dhe seminareve të organizuara ashtu edhe nëpërmjet ofrimit të asistencës dhe shërbimeve për autorët, mbajtësit e së drejtës apo palët e interesuara. Duke pasur parasysh kompleksitetin dhe problematikën e fushës së të drejtës së autorit në Shqipëri, zyra mbetet e vendosur të zbatojë me përpikmëri ligjin dhe përmbushjen e detyrave funksionale për mbrojtjen e të drejtave të autorëve. Intervistoi: Julia Vrapi

Gati Kodi i ri Rrugor, nga 2013 patentat me pikë

Lorenc Rabeta
Ndryshimet në Kodin Rrugor që parashikojnë vendosjen e formulës së pikëzimit për patentat e drejtuesve të automjeteve janë në përpunim e sipër nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ndërkohë që, burime zyrtare brenda këtij institucioni bëjnë me dije se sistemi i ri mund të hyjë në fuqi disa muaj më herët nga gjysma e vitit 2013, - afati kohor i përcaktuar nga qeveria për aplikimin e modifikimeve. Në ndryshimet në ligjin “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të miratuar nga qeveria në dhjetorin e vitit 2011, parashikohet që “Neni 120/1 “Lejedrejtimi me pikë” i këtij Kodi hyn në fuqi 18 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji”, pra rreth mesit të vitit të ardhshëm.
Patentat me pikë
Ndërkohë që, sipas burimeve të Drejtorisë së Transportit, është përpunuar tashmë një pjesë e mirë e kuadrit nënligjor që do mundësojë ndryshimet, dhe aktualisht puna është përqendruar në përpilimin e tabelave që do përcaktojnë pikët që do zbriten nga patentat e shoferëve për tipologji të caktuara aksidentesh. “Strukturat e drejtorisë u vunë në lëvizje për përshtatjen e ndryshimeve në Kodin Rrugor që pas miratimit të modifikimeve nga ana e qeverisë. Aktualisht po punohet për përpilimin e listave ku do përcaktohen pikët që ulen nga patentat për lloje të ndryshme shkeljesh. Me përfundimin e tyre ndryshimet do të jenë gati për të hyrë në fuqi. Në terma kohorë, do të thotë që sistemi i patentave me pikë mund të hyjë në fuqi që në fillim të vitit 2013, dhe jo në gjysmën e tij, siç përcaktohet në ligj”, - thotë për “Gazetën Shqiptare”, një burim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Sanksionet
Në Nenin 120/1 të Kodit të ri Rrugor, “Lejedrejtimi me pikë”, përcaktohet se “Me aktin e dhënies së lejedrejtimit jepet, gjithashtu, një sasi prej njëzet pikësh për çdo drejtues mjeti”. Më tej përcaktohet se kjo sasi pikësh pëson shkurtime, në bazë të njoftimeve për shkeljet e normave të sjelljes, për të cilat është parashikuar një sanksion administrativ plotësues i pezullimit të lejedrejtimit. “Tregimi i sasisë së pikëve është i lidhur me çdo shkelje dhe duhet të rezultojë nga procesverbali i konstatimit të shkeljes i agjentëve verifikues”, vazhdohet më tej në Kodin e ri. Në nenin 2 përcaktohet se “në rastin kur konstatohen njëkohësisht më shumë se një shkelje e normave të sjelljes, në zbatim të kërkesave të pikës 1 të këtij neni, mund të zbriten maksimumi deri 15 pikë”.
Si shtohen e si zbriten pikët
Në rastin më ekstrem, me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit duhet t’i nënshtrohet një provimi të kualifikimit teknik të përmendur në nenin 128 të këtij Kodi. Të njëjtit provim duhet t’i nënshtrohet mbajtësi i lejedrejtimit, i cili pas njoftimit të shkeljes së parë, që përfshin një humbje prej të paktën pesë pikësh, kryen edhe dy shkelje të tjera brenda dymbëdhjetë muajve nga data e shkeljes së parë, që kanë të bëjnë me shkurtim të paktën prej pesë pikësh secila. Në rast se mbajtësi i lejedrejtimit nuk u nënshtrohet verifikimeve të rinovimit të lejedrejtimit, siç parashikohet nga regjistri kombëtar, brenda tridhjetë ditëve nga njoftimi i vendimit për ta rinovuar atë, leja e drejtimit pezullohet pa afat, me akt të veçantë të zyrës respektive të regjistrit kombëtar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor. Përveç në rast të humbjes së plotë të pikëve, të parashikuar në pikën 6 të këtij neni, mungesa e shkeljes së një neni të normave të sjelljes, e cila mund të çojë në zbritje pikësh, për një periudhë prej dy vjetësh, përcakton dhënien e kompletit të plotë të pikëve fillestare prej njëzet pikësh. Për mbajtësit e lejedrejtimit me të paktën njëzet pikë, mungesa e shkeljes së një rregulli të sjelljes, e cila mund të çojë në zbritje pikësh, për një periudhë prej dy vjetësh, përcakton dhënien e një krediti prej dy pikësh deri në një maksimum prej dhjetë pikësh.

Dhimitër Gjoka: Orientimet që më dhanë për vdekjen e Mehmet Shehut

Intervistoi:Adelajda Xhamani
Djemtë e rinj që duan të bëhen moderatorë lajmesh e kanë idhull dhe me të drejtë përpiqen ta imitojnë. Me
fi gurën e tij identifi kohet lajmi dhe vetë televizioni shqiptar. Dhimitër Gjoka prej vitesh ka përcjellë lajmet dhe ngjarjet më të rëndësishme të vendit tonë tek të gjithë shqiptarët. Por edhe pas kaq vitesh ai fl et për punën me pasion dhe entuziazëm. Vazhdon ta dojë fort profesionin ashtu si ditën e parë, dhe as që ka ndërmend të shkëputet. I qetë dhe dashamirës ai na tregon mbi momentet më të rëndësishme të jetës dhe punës, që në rastin e tij kanë qenë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.
Gjithmonë keni folur me dashuri për Himarën dhe shpesh udhëtoni për atje. Çfarë kujtimesh keni marrë me vete nga ky vend?
Himara e bukura, e pakrahasueshmja. Nëse themi dhe etiketojmë një vend me fjalën ‘perlë’, Himara është e tillë. E ndërtuar nga zoti si një amfi teatër gjigand, në të ka shumë gjëra të bukura që natyra i ka falur por që edhe dora e njeriut punëtor himarjot ka skalitur. Shtëpi të gurta, rrugë e le, limona e umë gjëra të shëgon. Janë i. Ka një hisktone, ka shkmueshme për a dhe puna. ë botën kanë të veçanta në hvillimit dhe Himarën në por të ndjej “shpirti” hidihet dashuri vetes dhe të i Vetëtimës Unë ndihem . Një varg i arë e bukur për mal... ledhe, ullinj e portokalle, limona e mandarina, vreshta e shumë gjëra të tjera që i gëzon dhe trashëgon. Janë krenaria e çdo himarjoti. Ka një histori mijëra vjeçare, autoktone, ka shkruar një histori të lakmueshme për nga qëndresa, mençuria dhe puna. Bijtë e saj edhe në mbarë botën kanë treguar vlera njerëzore të veçanta në shërbim të së mirës, zhvillimit dhe prosperitetit. Të fl as për Himarën në një intervistë është pak, por të ndjej për të, s’ka kufi j. Edhe “shpirti” himarjot s’ka kufi j. Në të ndihet dashuri për vendin, respekt ndaj vetes dhe të tjerëve. Thonë se mali i Vetëtimës është shtëpia e Zeusit. Unë ndihem mirë me këtë mendim. Një varg i poetit Çipa thotë: Himarë e bukur Himarë, poshtë valë e sipër mal...
Si ishte të rriteshe pranë detit?
Të rritesh e të jetosh pranë detit, dhe njëkohësisht pranë malit, është një privilegj i veçantë që nuk e ka çdokush. Ndodhte që të vinin turistë të huaj në Himarën e atyre viteve? Mbaj mend që vinin turistë të huaj por nuk e di me ç’përshtypje vinin dhe iknin.... anë detit? pranë detit, malit, është që nuk e ka ristë të huaj teve? ristë të huaj htypje vinin ... Rruga nga Vlora në Himarë dhe pastaj për në Sarandë në kohën e fëmijërisë time, nuk e di nëse mund të quhej rrugë.
Keni qenë familje e pasur? Çfarë profesioni kishin prindërit?
Kemi qenë një familje e thjeshtë. Për pasuri, si shumë të tjerë në atë kohë, vlerësonim shkollimin dhe punën në sektorin shtetëror. Babai im kishte mbaruar politeknikumin “7 Nëntori” (sot Harri Fultz) në Tiranë, në degën elektrike. Ime më ka punuar në kombinatin “Ernest Telman” si teknologe.
Po vitet e shkollës së mesme në Vlorë si i kujtoni? Vitet më të bukura të jetës sime. Pasioni për teatrin, mjekësinë dhe juridikun. Midis tyre fitoi “Akademia e Arteve”, regjisura.
Ishte e vështirë atëherë të gjeje punë në media? Kush ua mundësoi provën e parë për në radio apo televizion?
Kishte një planifikim. Për vitin që mbaroje, lironin vendin e punës ata që dilnin në pension. Ndërsa për pyetjen e dytë do të thosha, se janë disa ata që panë tek unë, një individualitet për ekranin. Gjej rastin t’i falenderoj edhe njëherë për përkushtimin e tyre ndaj meje.
Keni qenë folësi i disa prej lajmeve më të rëndësishme të viteve të komunizmit... Si u përjetua në Tiranë vetëvrasja e Mehmet Shehut?
Vetëvrasja e Mehmet Shehut ishte e papritur për të gjithë, si rezultat edhe për ne të të vetmit televizion në Shqipëri. Mbaj mend që në atë kohë mu tha se duhet lexuar thjeshtë, pa emocione keqardhjeje. Njoftimi ishte me pak rreshta, i thatë. Për atë që e njihnim ne Mehmetin më bëri përshtypje kjo mënyrë komunikimi e nekrologjisë së tij. S’mund të pyesnim për më shumë. Jo vetëm që asnjë nuk prononcohej, por nëse thuhej një gjë nga selia e komitetit qendror të “PPSH”-së dhe nga zyra e shtypit të saj, nuk kishe të drejtë të kërkoje më shumë “si ndodhi, pse ndodhi” se atë e dinte partia dhe do të veproje siç ajo urdhëronte. Kjo reflektohej edhe në ekranin e televizorit.
Po për vdekjen e Enver Hoxhës, iu këshilluan se duhet të flisnit me hidhërim? Ju vetë ndiheshit i hidhëruar nga ajo humbje?
E kundërta ndodhi me vdekjen e Enver Hoxhës. Asgjë nuk u tha si orientim. I vetmi orientim, ishte ndarja e detyrave për të gjithë kolektivin e mbledhur në studion e madhe të “TVSH”. Mikrofoni në “Radio Tirana” dhe ekrani i “TVSH”-së, me urdhër nga lart mu la mua. Unë do të komunikoja çdo informacion që kishte të bënte me biografinë dhe ceremoninë në radio dhe në ekran.
E keni njohur nga afër Enver Hoxhën?
Po e kam takuar dy herë dhe të dy herët jam takuar në hollin e Kuvendit. Unë bëja në atë kohë pasqyrimin regjisorial të Kuvendit.
Cila ka qenë për ju dita më e vështirë në televizion?
Ishte edicioni qendror informativ. Atë natë lexoja një material të gjatë rreth 25 faqe të daktilografuara të Komitetit Qendror të “PPSH”-së lidhur me qëndrimin e Shqipërisë ndaj trazirave të vitit 1981 në Kosovë. Mund të them se ishte një ultimatum i Republikës së Shqipërisë ndaj politikës Jugosllave mbi shqiptarët e Kosovës. Diku në faqen e fundit më iku për pak sekonda zëri, por shumë shpejt e rimora veten.
Po propozimin për prezantimin e festivalit si e pritët?
Me shumë dëshirë. Atëherë isha student në “Akademinë e Arteve” për regjisurë. Ishte festivali i 19-të i këngës në Radio Tirana. Ky festival ishte si një ogur i mirë që hapi rrugën për prezantimin edhe të festivaleve të tjerë të këngës, të dekadave të Majit që organizoheshin çdo vit etj.
Çfarë nuk duhet të bënte absolutisht një moderator gjatë transmetimit në vitet e komunizmit?
(qesh pak dhe përgjigjet) Profesioni mbetet profesion si atëherë, edhe tani. Asgjë ndryshe nuk ka qenë dhe s’ka në punën tonë. Kush bënë mirë punën me parametra profesionisti, di të nuhasë shumë mirë destinën.
Ju kanë kritikuar ndonjëherë se keni dalë jashtë kornizave?
Jo, asnjëherë.
Cilën konsideroni si arritjen më të madhe të karrierës suaj?
Marrjen e çmimit ndë-rkombëtar ‘Lux Clarior’ në Assisi të Italisë në vitin 1999 për regjinë në dokumentarin “O Jeto”.
Si ndiheni sot në “Albanian Screen”?
Televizioni “Albanian Screen” është nga më të suksesshmit në tregun mediatik viziv. Krijuesit e tij janë tejet ambiciozë dhe kjo shihet qartë në prurjet e reja. Filmat artistikë janë nga më të shikuarit e ekraneve shqiptare. Programet e drejtpërdrejta do të thosha që janë një krenari mbarëkombëtare.
Jeni shprehur gjithmonë se familja është shumë e rëndësishme për ju. Na tregoni pak për fillimin... Si jeni njohur me bashkëshorten?
Kemi mbaruar të dy me bashkëshorten “Akademinë e Arteve” në të njëjtën periudhë shkollimi, por jo në vite të njëjta. Ajo në degën e muzikës, ndërsa unë në degën e dramës. Por njohja e drejtpërdrejtë ndodhi disa vite më vonë si për rastësi të fatit, në një rreth miqsh të përbashkët.
Duke qenë një njeri i njohur, ju ngacmonin vajzat atëherë?
Të qenit person publik si pjesë e profesionit tim, realisht më ka ndihmuar të krijoj simpati në njerëz të njohur e të panjohur, të kem fansat e mi, një privilegj ky që ma dhuronte ekrani.
A ju ka penguar puna që të përkushtoheni sa duhet në familje?
Përkushtimi ndaj familjes ka ecur paralelisht me angazhimet e mia profesionale pasi nuk ka vlerë suksesi i njërës pa tjetrën dhe anasjelltas. Profesioni dhe familja kërkojnë përkushtim maksimal, si sfidat bazale të jetës së njeriut.
Jeni një baba i rreptë apo një “baba shok”?
Mundohem t’i alternoj të dyja në varësi të situatave që krijohen në marrëdhëniet e mia me djalin dhe vajzën.
Keni thënë se do të donit të vendosnit vetë për fundin e karrierës tuaj... E mendoni?
Unë e mbaj fjalën e dhënë. Por jam ende larg saj.
Keni ndonjë plan ose ëndërr në profesionin tuaj që nuk keni mundur dot ta realizoni?
E kam shprehur edhe në një intervistë tjetër. Kam dëshirë të realizoj një film artistik.
Po në jetë?
E rëndësishme në jetë është të bësh, atë që ke mundësi të bësh.

Monday, August 20, 2012

Faktet e mia për lidhjet e Qemal Stafës me femrat gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe e vërteta e vrasjes së tij

Ali Eltari (Lapi) - Akademik i Ballkanit  E shoh se, po më humbasin shumë kohë këta njerëz, të cilët përpiqen të ruajnë “të pastër” figurat e komunizmit. Madje, zoti  Plaku, po na del se, qenka edhe “kunat” i Qemal Stafës. Çudia, për mua, qëndron, se, një “e fijuar” e Qemal Stafës ka jetuar edhe pas viteve ’90. Pra, del se, Qemal Stafa, paska pasur dy të fejuara! Por, deri këtu, nuk ka ndonjë amoralitet, se si mysliman i lejohet të fejohet e martohet deri në 7 gra, ndërsa, deri në dy, atë kohë, ishte e zakonshme në Shqipëri.
Por, tamam ditën, që z. Plaku botoi atë shkrim, ku më “ulte” mua, duke treguar shkallën e kulturës së tij të pamjaftueshme, më merr në telefon nga Gjeneva e Zvicrës një person, që kishte mbaruar në perëndim numër të madh fakultetesh, por që unë nuk i numërova dot, se, ato, ishin aq shumë, sa që vërtetë më mahnitën. Ky person, nga fjalët e nxjerra, dukej që ishte njeri i edukuar. Nga mënyra si fliste, të krijonte përshtypjen e njeriut fisnik dhe i admirueshëm. Ai, gjatë luftës, siç më tha, kishte qenë, për ca kohë, ndërmjetës për bashkëveprimet e luftës ndërmjet komunistëve, ballistëve dhe legalistëve. Në fillim, më tregoi se, ishin bërë luftëra të përbashkëta kundër pushtuesve, duke pasur arritje të lavdërueshme. Por, më pas, për faj të komunistëve, ky bashkëveprim luftarak kundër pushtuesve u ndërpre, kuptohet, pas kritikave të Enverit, që i rrezikohej pushteti, pas luftë. Më tregoi disa hollësi edhe për persona, që punuan dhe u përpoqën të vazhdonin këto bashkëveprime, por unë, nga që i dëgjoja për herë të parë ato emra, të them të drejtën, nuk i mbajta mend. Nja tre apo katër herë më kërkoi falje, që po më fliste shpejtë se, telefoni atje kushtonte shumë. Pastaj, me shumë takt, për të mos më fyer, siç kërkojnë të bëjnë këta artikullshkrues, më tha se, në faktet, që përmendja në artikullin e parë, kisha bërë vetëm një gabim. Ai ishte nga krahina e Zahos dhe e njihte mirë atë ngjarje. Ato, që shkruaja për Qemalin, sipas tij, ishin tërësisht e vërtetë, por kisha ngatërruar kohën. Ngjarja kishte ndodhur shumë kohë më parë, dhe se, ai, nuk i vinte fajin Qemalit, por vajzës. Mirë ajo, nga që u magjeps pas Qemalit, paska faj të rëndë, po vetë Qemali, që pranoi të miklohet, a mund të quhet i pafajshëm? Të gjithë e kemi kaluar atë moshë, por morali, me të cilën na kanë edukuar prindërit, bashkë me qumështin e nënës, nuk i kemi lejuar vetes të biem në gabime të tilla... Qemali ra. Pse? A mund të quhet ai “fajtor i pafajshëm!” Pra, Qemali, kur i jepej rasti, nuk e linte t’i humbiste... Ju quheni si të doni, ai ishte ashtu siç ishte... Personi shumë i edukuar, duke më mbështetur, në lidhje me Qemalin, më dha të kuptoj se, në këtë pikë, kisha pasur të drejtë. Në fund më premtoi të më dërgojë disa materiale, që me sa duket, do të ishin si mbështetje ilustruese për ato, që kisha shkruar, por duke kërkuar fjalën time të nderit, se nuk do t’i botoja. Dhe unë do ta mbaj fjalën. Veprimtaria e këtij patrioti të madh, përmblidhet në përpjekjet për të njohur të huajt figurat e mëdha të historisë shqiptare. Me punën e tij është vendosur busti i Skënderbeut në Vjenë, por edhe në vende të tjera. Ka zbuluar edhe shumë figurat tjera, nga lashtësia deri në ditët tonë, dhe ka vendosur bustet e tyre në vendin ku dhanë jetën. Ky është Astrit Leka, nga fshati Borsh i Sarandës, që gazeta franceze DNA, në shkrimin për të, e ka titulluar “Astrit Leka, dje në Tiranë “armik i popullit” sot në Gjenevë heroi shqiptar!” Jo pa qëllim, tregova edhe këmbënguljen e njeriut, që ndonëse familja e quante me shaka “Lenin” kishte thënë, se “vajzat të marrin pjesë në luftë, por në darkë të flenë në familjet e tyre.”  Pse kishte ngulur këmbë kaq fortë ai në këtë drejtim? Si mendoni, a do të ishte hedhur mendimi për zgjidhje, nëse në të vërtetë nuk do të ishte problemi?
Imoraliteti gjatë luftës
Po qe se nuk do të kishte as edhe një rast imoraliteti gjatë luftës, ky problem nuk kishte si të ngrihej dhe as të vritej mbas shpine, njeriu që dha alarmin, për ato që ndodhnin… Për këtë çështje, nuk po përmend edhe figura të tjera se, e di, që do të ngrihet edhe shumë të tjerë, të cilët mund të dalin “kunetër” apo të afërt të tyre...Ka ende njerëz, edhe sot, që duan të fshehin dobësitë dhe të metat e komunizmit. Ata harrojnë se, koha e realizmit socialist ka perënduar një herë e përgjithmonë dhe se, këta njerëz, nuk mund ta fshehin dot diellin me shosh. As imoraliteti gjatë luftës nuk mund të fshihet. Sigurisht, ata, kanë përfituar padrejtësisht nga sundimi i komunizmit, duke ju krijuar kushte shumë të mira atyre vet, por edhe fëmijëve, ndaj “hidhen edhe në zjarr,” për atë kauzë, që tanimë është varrosur. Dhe, nga që unë, zbulova ca të fshehta, që i ruanin me fanatizëm, të mos dilnin në dritë, më sulmojnë egërsisht. Unë, jo pa qëllim, kam hedhur një tufë pyetjesh, për të nxjerrë në dukje madhështinë e heronjve të vërtetë të luftës si, Mid’hat Dautaj, Mynyr Xhindit dhe shumë të tjerëve, që me qëllim, janë harruar, apo siç i quajnë këta përfitues të padrejtë nga komunizmi “anonim,” që i anashkalojnë, se, heronjtë e vërtetë, nuk i pëlqenin Enverit, nga që ishin përfaqësues të familjeve fisnike. Kështu, njerëzit, që kanë përfituar nga qeveria komuniste, kanë mbetur edhe sot e kësaj dite, skllevër të atij sundimi të përgjakshëm. Këta njerëz, për të m’u kundërvënë, përpiqen të më fyejnë dhe ulin në sytë e lexuesve, herë më kujtojnë se, shkollën ma paska dhënë komunizmi… herë të tjera më quajnë simpatizues i Berishës. Këtyre zotërinjve ju kujtoj se, thuajse asnjërit nga pedagogët e universitetit, nuk i kujtohem fare.  Kjo, sepse më dërguan në Institutin Pedagogjik 2 vjeçar, ndonëse kam bërë vetëm vitin e maturës rregullisht si shkollë të mesme. Në maturë, megjithëse shumë lëndë nuk i kisha bërë fare, dola me mesatare nga më të mirët e klasës, kur më shumë se 60% të kohës ia kushtoja vetëm rusishtes, të cilën e nisa thuajse nga fillimi, por edhe që nuk më hyri kurrë në punë. Me gjithë arritjet, më dërguan në Institutin Pedagogjik 2 vjeçar, kur në klasën time me notë mesatare 3 (notë që mezi kalohej klasa) iu dhanë bursa për të vazhduar jashtë shtetit. Tri vjetët e tjera, për të marrë universitetin me korrespondencë, e kryeva brenda vitit, nga gushti i 1971- deri në gusht të 1972. Ka ndonjë njeri tjetër në Shqipëri, komunistë apo jo komunistë, apo nëpër botë, të ketë bërë të njëjtën gjë, deri më sot? Pra, shkollën nuk ma dha “Partia juaj,” por e mora në vullnetin të papërfytyrueshëm nga askush, dhe me aftësitë për të “rrëmbyer” dije. Edhe si shkrimtarë, në vitin 1976, sipas anketës së bërë prej atyre në të gjithë Shqipërinë, u çmova më i miri. Edhe tani me revistën shkencore “Rreth e rrotull” jam çmuar, edhe nga rivalët, më i miri. Edhe nga të huajt. Në Suedi më kanë thënë “sa mirë të qe të kishin fëmijët suedezë një revistë si kjo”. Në Gjermani “revistë baronike”.  Në Austri “nëse e përkthen në gjermanisht bëhesh milioner”. Në Urugaj “është e tmerrshme të mbash një revistë si kjo juaja”, etj, etj. A mos vallë, edhe për këto, duhet të lavdërohet “Partia,” që më ka lënë në kushte skajmërisht të vështira për të “krijuar?!...” Dhe, pasi u vlerësova, “shkrimtari më i mirë në Shqipëri”, nga anketa, në vend të gëzoja frytet e punës sime të mundimshme, u piketova të vritesha, vetëm se lashë mbrapa atë, shkrimtarin e përkëdhelur, të komunizmit, Ismail Kadarenë.
Nuk jam servil i politikës
Për sa i përket “simpatisë” sime për Berishën, ju këshilloj të lexoni artikullin “Neroni i shekullin XXI” botuar te gazeta “SOT” në datat 16 dhe 17 korrik 2011. Nëse nuk ju bind kjo mund të lexoni edhe “A është ky fillimi i mbrapsht i qeverisë së re?” botuar në gazetat “REPUBLIKA” dhe “SOT” në datën 17 shtator 2005. Përveç asaj mund të lexoni edhe artikullin “A duhet të vinin protestuesit vlonjatë në Tiranë” botuar në gazetën “KOHA JONË” 23 janar 2006. Por, mund të gjeni edhe artikuj të tjerë, nëse do të hyni në internet… Berisha është kuadri juaj, kuadër, që arriti edhe të bëhet sekretarë partie në Fakultetin e Mjekësisë dhe personi që ju i besuat edhe vet jetën e Enverit, para vdekjes. Pra, s’keni pse e shani kuadrin tuaj të shquar... Në internet do të gjeni edhe artikuj kundër Nanos, sepse, sipas meje, PS dhe PD janë dy anë të së njëjtës medalje të “rinovuar”  komuniste. Por edhe njëra mund të quhet PS (komunistët) dhe tjetra PD (ballistët), dy grupime, që, me sa duket, përpiqeshin kush të merrnin pushtetin dhe të zinin kolltuqe, mbas lufte.
Si u vra Qemali?
Këtyre zotërinjve dua t’ju bëjë pyetjen: Ç’kuptoni ju me fjalë “hero?” Që, kur rrethohet nga armiqtë, e lënë vetëm udhëheqësin, të mbrojë largimin e vartësve të thjeshtë ? Dihet që, Qemali, ishte Sekretar i Parë i Rinisë Komuniste, ishte si të thuaj, MBRET i të rinjve komunist në Shqipërin e asaj kohe... Por, a lihet mbreti vetëm, dhe ushtarët i thonë t’i mbrojë, të shpëtojnë jetën e tyre? Dhe ky na qenka heroizmi i Qemalit! Unë këtë e kuptojë kështu vrasjen e tij, sipas përshkrimit tuaj:
-“Për të vrarë Qemalin keni ardhur? Ja ku e keni, vriteni se, ne, po ikim… Jeni vetëm për vetëm me të...”
 E, pra, Qemal Stafën, heroin e madh të komunizmit në Shqipëri, nuk e paskan vrarë armiqtë, por e paskan braktisur shokët...
A thua se, për këtë arsye Enveri e bëri “Hero të Popullit?” Enveri ndërtoi qeveri të mbështetur në dhunë e “proletariatit,” që vrau shokët e tij të luftës thuajse çdo dhjetëvjeçar, por nuk ishte aspak budalla, siç kërkoni ta nxirrni ju. Ai ishte aktor dhe diktatorë, por jo leshko. Ai, për vete, mbante disa njerëz, që e mbronin nga çdo e papritur, gjatë luftës. Madje, me ata, mbas lufte, krijoi Drejtorinë e Dytë, të kontrollonte të gjithë ministrat dhe udhëheqësit e komunizmin në Shqipëri. Pra, kishte një ministri të brendshme, mbi Ministrinë e Brendshme. Të gjitha këto i bënte, të mos i rrezikohej jeta, në çfarëdo rrethane, që të ndodhej. Ndërsa ju, e latë Qemalin vetëm, në gojën e ujqërve!...Deri më sot, nga çdo shkrim, që kam lexuar, të shkruar nga shqiptarë ose të huajt, nuk kam gjetur një rast të tillë, të dytë. Të them të drejtën, kjo më duken si përrallë për fëmijë të mitur. Fëmijët e klasës së parë, e dinë se, po i hëngre kundërshtarit në shah, mbretin, loja mbaron. Nuk besojë të mos e dini se, Aleksandri i Madh i Maqedonisë Ilire, kur luftoi me Darin e Persisë, kishte sa një të pestën e ushtarëve të persisë. Pra, secilit ushtari maqedonas, i duhet të luftonte me pesë ushtarë persian njëherësh. Ditën luftës, ai, sapo u zgjua nga gjumi, i tha atij, që mbante më pranë: “e fituam luftën” dhe ashtu ndodhi. Kjo, sepse, ai, me dredhi, e detyroi Darin pers, ta përhapte ushtrinë, që “të rrethonte ilirët e Maqedonisë,” pikërisht ashtu, siç e mashtroi Aleksandri. Sapo ushtarët e Darit rrethuan ushtrinë e Aleksandërit, ky, me komandë, i mblodhi me shpejtësi të habitshme, tërë forcat e tij, në qendër, duke krijuar ushtri, që ishte disa herë më e madhe se, ajo persiane, pranë mbretit dhe sulmoi. Dari u hutua nga dredhia e Aleksandërit dhe ja mbathi vrapit të shpëtonte kokën, duke e lënë ushtrinë të çorganizuar. Kështu, Aleksandri i Madh siguroi fitoren e bujshme, që mbeti nga më të mëdhatë në histori.
Kjo është përrallë, jo heroizëm
Por, ju, ashtu siç tregoni vet, bëtë të kundërtën, latë komandantin vetëm, përballë armiqve, duke i bërë ata të duken shumicë e theksuar dhe ikët të shpëtonit lëkurën tuaja. Dhe këtë e quani heroizëm!… Jo, ju keni gabuar rëndë. Nuk po them se, e tradhtuat udhëheqësin tuaj dhe e latë në baltë, që t’ua vrasë armiku. Heroizëm nuk është kjo përrallë, që ju vë në pozitë jo të këndshme. Heroizëm ishte ajo që bëri Mid’hat Dautaj. Ju nga që nuk arritët të nxirrnin një, të barazohej me të, doni ta quani “pa emër” (anonim, anonymous). Ai, me luftën e tij, paralajmëroi fundin e fashistëve italianë në Shqipëri, duke dhënë modelin më të madh të heroizmit. Ju, në fillim ulët numrin e të vrarëve prej tij, të forcave fashiste italiane nga trembëdhjetë në gjashtë, më pas ndaluat këngën, që populli, në kundërshtim më dëshirën e komunistëve, e nxori nga harresa, e përpunoi, e plotësoi dhe e përhapi në të gjithë Shqipërinë. Megjithatë, komunistët, nuk e përmendën kurrë këtë figurë, që ndriçoi në rrugën e luftës kundër pushtuesve. Pra, ju e bëtë këtë dhe vazhdoni të jenë kokëfortë, vetëm se komunistët nuk arritën të nxjerrin një figurë të dytë, të krahasohet me të. Madje, as si politikanë të barabartë me Mynyr Xhindin, që e vratë mbas shpine, natën, dhe nuk e qatë, as për hipokrizi. Madje, as kockat e tyre nuk dihen ky ndodhen, ndonëse vendin e kishin aty, ku sot quhet Varret e Dëshmorëve të “Kombit!…”
Disa luftuan, por heronj u bënë disa të tjerë
Unë në artikullin tim, kam pasur për qëllim të ngre vlerat e merituara të atyre që tronditën pushtuesit italian, gjë që duhet të ishte bërë model gjatë luftës dhe që me ta duhet të mburreshin edhe komunistët, nëse nuk vuanin nga ndonjë zili edhe ndaj atyre, që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë. Heroizmin e vërtetë e bënë vetëm njerëzit fisnik, që nuk luftuan për kolltuqe, por për të çliruar atdhèun. Ata nuk ishin as ballistë, as komunistë e as legalistë. Por, u bashkuan, sipas rastin, me njërën palë prej tyre, pa bërë dallime. Këta ishin heronj të vërtetë, por një pjesë e tyre u vranë nga komunistët, ndofta, edhe nga ballistët apo legalistët dhe ju bëni gjithçka, që ata të harrohen. Mirëpo, këta njerëz, që me sa duket, nuk arrijnë të kuptojnë qëllimin e atij artikulli, apo, që bëjnë sikur nuk e kuptojnë dhe i shmangen, e shtrembëruan me qëllim, arsyen e shkrimit, duke më sulmuar se, zbulova disa të vërteta.  Këta  ”kuadro” sigurisht i shërbyen komunizmit, se kanë bërë jetë të rehatshme e të pamerituar në atë kohë sundimi të përgjakur, kur mua dhe, shumë të tjerë si unë, na dërgonin mësues në zona të thella malore, në kushte shumë të vështira, ku jeta jonë rrezikohej nga bora dhe ujqërit. Ndonëse shefi i asaj kohë i Arsimit të Tiranës, Vedat Islami, më vlerësonte ndër mësuesit më të mirë të qytetit dhe rrethit të Tiranës, sipas inspektorit Besin Alimehmetit, megjithatë, më linin të shërbeja në kushte aspak normale. Në ato zona të thella, nuk na sigurohej as vend fjetjeje, por flinim në klasa, mbi tryezat e mësuesve, kur nga dritaret me xhame të pa puthitura mirë fërshëllente era në fytyrat tona, gjatë kohës së gjumit. Për ngrohje, në ato zona tepër të ftohta, as që bëhej fare fjalë. Nuk kishin ku të blinim bukën e përditshme, ndaj edhe ushqimet duhet t’i merrja në krah nga Tirana, për një javë, pra, i hanim thuajse të mykura, për t’i shpëtuar urisë së skajshme. Ndërsa fëmijët e tyre, që e kishin marrë shkollën, duke ndërhyrë prindërit si ”familje e mirë,” që përkthehet në gjuhën e sotme, familje komunisti. Edhe se ishin krejt të paaftë, ata kishin të gjitha mundësitë të zgjidhnin vendet më të mira, mundësisht, pranë shtëpisë, në Tiranë. Për këto arsye mësimdhënia ime shkëlqente, po të krahasohesh me ata. Dhe kur i thashë inspektorit të më sillnin në Tiranë, mbasi të gjithë nxënësit e fshatit nuk arrinin të krijonin vetëm një klasë në qytet, ai m’u përgjigj sipas formulës së kohës: “Atje ka më shumë nevojë partia...” Edhe kur fillova punë në Televizion, mua më kërkohej të bëja tre emisione shkencore në javë, ndërsa redaktorëve komunistë u sillni filma nga jashtë, ua përkthenin tekstet dhe ua jepnin të gatshme. Dhe ata, kur, në ndonjë rast, jepej ndonjë mendim nga shkencëtarë të shquar profesionistë, u hiqnin figurën e tyre dhe dilte e fliste “gazetari” me test partie ato fjalë, duke u paraqitur përpara ndjekësve të programeve si shkencëtar… Atëherë, madje më kërkuan të bëja edhe katër shkenca të ndryshme në javë. Unë, duke e ditur se, ata, nuk mund të më zëvendësimin me njeriun e tyre, se nuk kishin ndonjë më të zot, bëra sikur pranova, por, me kusht, që të gjenin ndonjë tjetër të bënte emisione me dy shkenca në javë, ndërkohë, unë do të bëja emisionin me pesë shkenca. Ngaqë nuk gjetën askënd të bënte emisionin me dy shkenca në javë, nga ajo ditë nuk më ngacmuan më. Edhe si shkrimtar më takonte një dhomë pune, por asnjëherë nuk mu dha. Për shkrimtarët e përkëdhelur të komunizmit si I. Kadare, që i bënin reklama të skajshme se, do të merrte edhe çmimin  “Nobel,” i sigurohej mundësia për të marrë hyrje me gjashtë dhoma, për t’i shkruar himne komunizmit, por edhe për maskarallëqe...
Pse më persekutuan?
Sot, kur vetëm në shtet kam punuar 43 vjet, por edhe pasi kam dalë në pension, vazhdoi të jap ndihmesë në edukimin e fëmijëve shqiptar me revistën “Rreth e rrotull”, të nderojë Shqipërinë me krijime artistike dhe shkencore, me studimet, që po tërheq vëmendjen e studiuesve shqiptarë dhe të huaj, nuk jam vlerësuar asnjëherë nga shteti mëmë. Në mënyrë të veçantë, duhet të theksojë se, studimi “PELLAZGËT KRIJUESIT E QYTETËRIM BOTËRORË,” ku, me fakte bindëse, të cilat, me sa shoh, po fillojnë t’i pranojnë edhe të huajt, kam punuar për ta hequr Shqipërinë nga lista e vendeve të nëpërkëmbura dhe të vendoset në krye, si kombi nënë i njerëzimit. Kjo për arsye se, ishin shpellat shqiptare, aty, ku njeriu foli për herë të parë, kur kjo qenie u shkëput përfundimisht nga jeta shtazore, duke nisur jetën krejt ndryshe, për të dhënë mençurinë njerëzore. Unë vazhdojë të jetojë ende në një dhomë e një kuzhinë, nga më të voglat, në katin përdheses, pa dhomën, që do të më shërbente për punën time krijuese, në pallatin ku punova 2 vjet e gjashtë muaj. Një i persekutuar, kur mori vesh ku jetoja, i tha mikut të tij, pranë meje: “Ky qenka më i persekutuar se ne.” E, pra, varfëria në të cilën më la komunizmi dhe pasuesit e tyre sot, janë dëshmia më e mirë e ndershmërisë sime. Kjo ndershmëri më jep të drejtën të nxjerrë në pah gabimet e komunizmit, atë regjim, që më ka diskriminuar, vetëm sepse nuk i shërbeva atij, por atdheut tim, dhe jo si “shkrimtarët e përkëdhelur” të tij. Kjo ndershmëri fisnike në dhënien e mendimeve për ndreqjen e atyre gabimeve, ndonëse unë, personalisht, nuk përfitoi asgjë, më bënë të më vlerësojnë shqiptarët e vërtetë. Të gjitha këto i bëjë, jo për të përfituar, por që drejtësia të vihet në vend dhe Shqipëria të nis ecjen në rrugë të mbarë, rrugë që e meriton, për ndihmesën. që i ka dhënë njerëzimit...

Qemali simpatik dhe magnet për vajzat
Ai ishte djalë simpatik, gojëmbël dhe magnet për vajzat. Secila nga ato që e ka njohur nga afër ka dashur të ishte bashkëshortja e tij. Këto simpati i bëjnë djemtë e rinj të zgjedhin mes tyre. Mirëpo, sa më shumë rritet sfera e simpative, aq më shumë ai do të jetë i paqëndrueshëm ndaj asaj që kishte zgjedhur në fillim. Dhe kësaj manie, të themi të drejtën, nuk i shpëtoi dot as Qemali. Në shtyp thuhet se partizanët ishin të ndershëm dhe, kur janë zbuluar raste që kanë pasur marrëdhënie ndonjë çift, i kanë gjykuar dhe vrarë. Por kjo ka ndodhur rrallë. Ajo ishte hipokrizi komuniste. Në fakt, të gjithë kuadrot e komunistëve në luftë ishin “të martuar”. Vet Enveri tregon për lidhjet e tij me Nexhmije Xhuglinin që në kohën e Luftës. Po kështu edhe udhëheqës të tjerë komunistë. Enveri në kujtimet e tij tregon se Nexhmijen e njohu nëpërmjet Qemalit, këtij djaloshi magnet të vajzave të reja. A thua se ky djalosh aq tërheqës, që kishte aq shumë përvoja me vajza, të cilat i kishte futur në radhët e tij, nuk e “preku” dhe nuk krijoi ndjenja intime me Nexhmijen, por e ruajti atë për Enverin?! A kam të drejtë të përgojoj një njeri që shqiptarët e kanë adhuruar, ashtu si ju, këtë figurë shumë të zgjuar të luftës dhe simbol të rinisë komuniste shqiptarë? Duke mos dashur të merrem me thashetheme, po jap vetëm të dhëna që kanë dalë në kohën e tij: Sapo u vra Qemali, i nxorën një këngë të bukur, ku tregohet se atë e rrethuan “afër një spitali” në “mëngjes herët”. Dhe “kur Qemali pa se po rrethohej, shpejt me shoqe zu të këshillohet.” Pra, u rrethua nga forcat fashiste “në mëngjes herët.” Kënga lë të kuptosh se e kishte kaluar natën me “shoqe”. Kjo ndofta nuk do t’ju duket bindëse, po nëse do të takoni ndonjë nga shokët e tij të sinqertë, ai me siguri do t’ju binde për ato që unë kam nxjerrë nga ajo këngë.

Ilia Plaku: Qemal Stafa nuk ishte i fejuar me motrën time, por më 5 Maj, ajo ndodhej në shtëpinë ku u bë vrasja

Qemal Stafa dhe motra ime nuk kanë pasur asnjë lloj lidhje fejese, apo gjëra të tilla. Ata kanë qenë shokë lufte dhe bashkëpunëtorë në dëbimin e fashistëve nga Shqipëria”. Kështu u shpreh dje, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Sot”, Ilia Plaku, vëllai i dëshmores Frosina Plaku, i cili nënvizoi se:”Kush lufton për liri e di fare mirë se të gjithë shokët e shoqet rrotull teje të bëhen si vëllezër e motra”.
Zoti Ilia, në shkrimin e tij, zoti Ali Eltari, thotë se lufta e Dytë Botërore kishte edhe fragmente imoraliteti. Ju si mendoni?
Kjo është shpifje nga njerëz injorantë të cilët duke mos ditur se kë të sulmojnë për t’ju servilosur politikanëve të sotëm, më në fund kanë gjetur si fushë lufte, heronjtë dhe dëshmorët tanë. Pra, këta parazitë meqë kanë mbetur pa punë për shkak të pensionit, shkojnë e ngacmojnë pjesën më të nderuar të identitetit tonë. Ali Elltari me të gjithë kategorinë e injorantëve të tjerë, tani i janë vërsulur luftëtarëve të lirisë. Por ndryshe nga të gjithë injorantët e pashkolluar të botës, këta të fundit janë injorantë me tituj akademikë. Madje, Ali Eltari është një nga akademikët e Ballkanit, i cili për fat të keq ende nuk ka mësuar historinë e lavdishme të kombit të vet.
Përse e thoni këtë?
Sepse ai në të gjitha përfundimet që ka nxjerrë për luftën, është ngatërruar aq keq, sa ai në vend që të flasë për betejat dhe numrin e të vrarëve, na flet për historitë e dashurive dhe për numrin e dashnoreve të Qemal Stafës. Pra, atij i duket se është duke bërë radioskopinë e moteleve të Tiranës, dhe jo epopenë e lavdishme të heronjve tanë. Dhe për të vërtetuar marrëzitë perverse që nxjerr nga goja, zoti Eltari thotë se gjatë luftës, krerët komunistë ishin të martuar, ose bashkëjetonin me femra. Dhe këtu përmend Enver Hoxhën me Nexhmijen, Mehmet Shehun me Fiqëretin, etj. Por me këto argumente ai nuk e mbulon dot të vërtetën e madhe të sakrificës sublime që bënë partizanët në këtë luftë titanike. Me këto shembuj, ai do të vërtetojë imoralitetin e luftës, po përkundrazi edhe ky argument vërteton pastërtinë e Enverit, të Mehmetit, etj. Sepse Enveri i dha fjalën Nexhmjes në luftë dhe e mbajti besën edhe pas lufte. U martua me Nexhmijen dhe as nuk i shkoi mendja për ndonjë grua tjetër, duke treguar kështu korrektesë tepër të lartë. Po kështu edhe Mehmeti, apo shumë drejtues të tjerë të luftës. Ka qenë ky moral i shëndoshë që ju kundërvu shpifjeve të pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre sipas të cilëve, “komunistët kishin dalë maleve dhe bënin qejf”. Por në fakt e vërteta tregoi se me qindra e mijëra vajza dolën në male dhe luftuan heroikisht duke mbajtur lart edhe figurën morale të femrës shqiptare.
Si mund t’i komentoni disa raste kur kanë ndodhur edhe historira rozë nëpër male? Madje ka pasur edhe ekzekutime të padrejta për këtë shkak?
Për të argumentuar mendimin tuaj, ju mund të më jepni një rast, ose asnjë. Ndërsa unë mund t’ju jap me qindra raste kur figura morale e partizanëve dhe partizaneve tona është në shkallën më të lartë.
Në të vërtetë ka shumë raste kur vajzat dhe djemtë, janë dashuruar gjatë luftës. Kjo sidomos ka ndodhur në kupolën e Shtabit apo në kryesitë e batalioneve?
Por unë ju them se në të gjitha rastet ata që janë lidhur shpirtërisht në luftë, janë martuar patjetër me njeri tjetrin pas lufte. Pra, këtu nuk kemi të bëjmë me aventura, apo me dashuri të rreme sa për të kaluar kohën. Por gjithsesi edhe këto raste ishin disi të rralla. Të gjithë ishin të përqendruar te fitorja e luftës, sepse në luftë dihet mirë se si ndodh. Në luftë mund të vrasësh armikun por edhe mund të vritesh. Dhe për këtë arsye nuk mund të planifikosh shumë gjatë për jetën. Sepse në luftë çdo ditë mund të jetë dita e fundit e jetës, por partizanët kishin besim se do ta fitonin luftën dhe e fituan. Disa prej tyre, trima dhe idealistë, dhanë jetën në luftë dhe nuk kërkuan asgjë. Ata ikën nga kjo botë vetëm me dëshirën dhe besimin se Shqipëria do të çlirohej. Prandaj, mendoj se çdo hedhje balte mbi ta është një akt barabar dhe kriminal. Pasi morën në trup nga një tegel plumbash të pushtuesve, ata nuk vdiqën, por u ringjallën për 45 vjet rresht në zemrat tona duke na frymëzuar për jetën dhe lirinë. Madje, kështu thotë edhe kënga popullore: “Bij, ç’është kështu me ju/ vitet tutje ju tëhu”. Pra, vitet iknin dhe ata dukeshin sikur afroheshin më shumë tek ne.  Dhe prandaj unë ju pyes: “a besoni ju zotërinj, se ata heronj, apo dëshmorë që nuk i vrau dot artileria e pushtuesve, mund t’i vrasë sot stilografi i ndryshkur i disa pseudoakademikëve ballkanikë, të cilët me siguri, po të vizitohen tek psikiatri do të rezultojnë se janë handikapatë. Këtë nuk e them vetëm për zotërinë në fjalë, por për të gjithë historianët e sotëm që po ngrihen kohët e fundit kundër heronjve dhe dëshmorëve të luftës sonë.
Përse keni urrejtje kundër historianëve të sotëm?
Ka një termometër të saktë që mat shkallën e sëmundshmërisë mendore të çdo historiani. Dhe unë po ju them se nëse një historian del kundër luftës së popullit të vet, mos u merrni fare me të, por çojeni direkt tek psikiatri, se ai patjetër do të ketë lojtur nga fiqiri i kokës. Ndryshe, historianët e dinë se kurora e lavdisë së çdo kombi buron nga emrat e heronjve, dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë. E gjithë bota i ka vënë heronjtë e vet në altarin e nderit ndërsa historianët tanë po u gjuajnë atyre me gurë që t’i dëbojnë. Por çdo tentativë është e dështuar. Dhe pas çdo manipulimi me historinë unë do të them vetëm një frazë: “Ky është turp”. Sipas tyre  dhe sipas antikomëtaristëve të deklaruar, komunistët i kthyen malet, kodrat, fushat dhe luginat në fole dashuriçkash. Pra, sipas tyre ata bënin sikur luftonin dhe në të vërtetë synonin pushtetin,  femrat dhe lavdinë. Sa poshtë paskan rënë akademikët tanë! Sepse Eltari e di fare mirë se ligji i luftës i ndalonte kategorikisht këto lloj aventurash. Në atë kohë luftëtarët e donin njëri -tjetrin si pjesëtarin e familjes së tyre, pra si vëlla e motër.
Sipas zotit Eltari, Qemal Stafa ka pasur disa lidhje me femrat, ju si mendoni?
Për këto nuk ia vlen të merremi më me këto lloj fantazish delirante dhe aluçinante tejet të qëllimshm e dashakeqe. Veçse lufta Nacional Çlirimtare nuk bëhej për femra, grada apo pushtet. Këtë Eltari e di më mirë se unë, por puna ia do të thotë të kundërtën. Prandaj, një qytetar duke replikuar me të, në gazetën “Sot” iu drejtua atij me fjalët: “Paç faqen e zezë”.
Eltari hedh një lloj dyshimi se Qemali është vrarë pasi ka qëndruar një natë me femrat në shtëpi afër spitalit. Ju si mendoni?
Kjo është shtëpia e nderuar e Beqir Minxhozit që ishte edhe një nga bazat e luftës. Dhe të gjitha ato që thotë Eltari janë batakçillëqe dhe pabesira të ndotura. Më lejoni të mos merrem me to se nuk kanë asnjë vlerë
Thuhet se Qemalin mund ta ketë spiunuar Enver Hoxha, ju si mendoni?
Kurrën e kurrës, jo. Mos u merrni me këto budallallëqe.
Zoti Eltari përmend zotin Astrit Leka se ai i ka vërtetuar disa nga argumentet e tij, për Qemal Stafën. E njihni ju, Astrit Lekën?
Po e njoh shumë mirë. Edhe kjo është gënjeshtër e Eltarit, sepse motra e Astrit Lekës,  Fatmira, ka mbaruar institutin “Nëna Mbretëreshë” dhe ka qenë shoqe klase me motrën tonë, Agllaia. Pra, ishin shoqe në institutin femëror. Dhe ajo, Fatmira e di mirë historinë e Frosinës me Qemalin. Pra, e di mirë që këtu nuk ka asnjë histori. Jo më fejesë, apo lidhje të tjera që i shpik Eltari. 
Çfarë ju ka treguar Frosina për Qemal Stafën?
Plot gjëra. Qemali ka qenë disa here në shtëpinë tonë. Madje edhe Enveri. Por unë mbaj mend ngjarjen e datës 5 maj, kur u vra Qemali.
Si e mbani mend këtë datë?
Unë isha 7 vjeç. Në të gdhirë të datës 5 maj, Frosina u kthye në shtëpi nga deriçka e pasme. Ishte e gërvishur në fytyrë, në krahë dhe këmbë. “O Perëndi – thirri nëna ç’më je katandisur kështu moj çupë? Frosina nuk foli fare, por u lëshua në krahët e nënës, duke qarë me dënesë, si një fëmijë. Ç’të ka ngjarë, kush të ka rrahur moj e gjorë”, i tha nëna. Dhe Frosina iu përgjigj: “Mama, prit më lër të zbrazem se jam e mbushur”. Pastaj ajo i sqaroi nënës se çfarë kishte ngjarë atë mëngjes herët, të datës 5 maj.
Çfarë tha Frosina?
Ajo tha se: “Na vranë shokun më të mirë. Ishim në një mbledhje në shtëpinë e një shoku pranë spitalit. Na rrethuan fashistët. Spiunët e mallkuar do na kenë ndjekur. “Po kë vranë moj çupë”, pyeti nëna. “Na vranë Qemal Stafën, shokun më të mirë, të kujtohet ai që mbante syze kur bënim mbledhje këtu në shtëpinë tonë? Për të na shpëtuar ne, shokë e shoqe, ai doli nga shtëpia dhe u sul drejt karabinierëve, duke i qëlluar me patllake. Kjo ndodhi gjersa iu mbaruan fishekët. Ata katilët fashistë do të na e paguajnë 100 fish këtë që bënë. Ja këtu do të jemi”, tha ajo. Dhe ky ishte betimi i saj të cilin së bashku me shokët dhe shoqet e veta e mbajtën duke ia marrë hakun Qemal Stafës.
Ju thatë se kjo ndodhi në mëngjes që pa gdhirë. Çfarë emergjence kishin këta komunitë që ishin mbledhur që pa u gdhirë në shtëpinë e një shoku?
Ajo ishte një bazë lufte. Dhe ndodhej tek spitali i sotëm. Në Tiranë kishte disa baza të tilla lufte,ku strehoheshin partizanët. Edhe shtëpia jonë, pranë ambasadës  jugosllave ishte një bazë lufte. Aty kanë ardhur komunistët dhe komunistet më të njohura, partizanët dhe partizanet nga e gjithë Shqipëria, etj.
Çfarë bëhej në këto mbledhje?
Organizoheshin atentate dhe bëheshin planet e luftës guerilase. Shtypeshin dhe ndaheshin trakte për t’i përhapur në të gjithë Tiranën. Ndonjëherë mblidheshin dhe dëgjonin radio-Londrën, ose stacione të tjera të huaja. Por në përgjithësi ndaheshin detyra. Ne në shtëpinë tonë kishim një makinë shkrimi që atëherë. Dhe unë isha shtatë vjeç. Flija në një dhomë me motrën time dhe sa herë që zgjohesha e shihja atë, duke shtypur në makinë shkrimi, ndonjë material të luftës.
Sidoqoftë,  a ju shpjegoi Frosina më 5 maj, se përse nevojitej të bëhej një mbledhje që pa u gdhirë?
Ajo ishte luftë dhe lufta nuk njeh orare pritjeje, apo respektim axhendash. Ajo ishte një mbledhje grupi dhe merrnin pjesë shumë personalitete të luftës.
Cili ishte roli i motrës suaj në këtë mbledhje të datës 5 maj?
Më duket se ajo ishte caktuar të ruante në oborr për lëvizjet dhe kontrollet e fashistëve. Këtë detyrë ajo e bënte atë ditë, së bashku me Kriston dhe Drita Kosturin. Ndërsa brenda në dhomë atë mëngjes ishin shumë të tjerë që diskutonin për tematikën e mbledhjes.
Zoti Eltari thotë se në këto raste komunistët nuk mblidheshin për mbledhje partie, por për qejf. Pra, e thanë me gjuhën sotme sipas Eltarit  ata mblidheshin për “party”, apo për darka, Ju si mendoni?
Lëreni atë se nuk vlen ta përmendim më përderisa tani është bërë bajat me shkrimet e tij. Kush del kundër luftës çlirimtare të kombit të vet, nuk mund të bëhet kurrë një historian objektiv. Por nga pas do ta ndjekë gjithmonë dështimi. 
Eltari në shkrimin e tij thotë se Qemali dhe motra juaj Frosina ishin të fejuar? Cili është komenti juaj?
Këto janë shpifje të trasha që mund të thuhen vetëm nga njerëz të papërgjegjshëm. Unë jam vëllai i Frosina Plakut dhe i them me kompetencë dhe saktësi të plotë të gjitha të vërtetat. Qemal Stafa dhe motra ime nuk kanë pasur asnjë lloj lidhje fejese, apo gjëra të tilla. Ata kanë qenë shokë lufte dhe bashkëpunëtorë në dëbimin e fashistëve nga Shqipëria. Kush lufton për liri e di fare mirë se të gjithë shokët e shoqet rrotull teje të bëhen si vëllezër e motra. Kështu ishte edhe Frosina me Qemalin, me Drita Kosturin, Fiqirete Shehun, Nexhmije Xhunglinin, etj. Zoti Eltari mund të ngrejë me ironi një pyetje: A thua që partizanët dhe partizanet të kenë qenë pa ndjenja dhe pa zemër, duke çuar dëm rininë e tyre? Përgjigja jonë është kjo: Ata djem e vajza të reja kanë pasur zemër e ndjenja, dëshira dhe shpresa, por mbi të gjitha ata kishin dashurinë për atdheun e robëruar dashurinë për për lirinë aq të shtrenjtë e të munguar, besimin në të ardhmen për një Shqipëri të re në liri e pavarësi. 
Në fakt a ka qenë e fejuar ose e lidhur me ndonjë djalë motra juaj Frosina?
Motra ime nuk ishte as e fejuar dhe as e lidhur me ndokënd. Ajo nuk e njohu kurrë dashurinë, sepse ishte e dashuruar me lirinë. Endrra dhe pikësynimi i saj ishte dëbimi i pushtuesve nga vendi ynë dhe më vonë ndërtimi i një shoqërie të pastër pa hileqarë dhe dredharakë. Për këtë ajo luftoi dhe dha jetën e saj në Korçë, gjatë organizimit të luftëtarëve në atë zonë.
Përse nuk e bënë Heroinë të Popullit Frosina Plakun, pas luftës?
Kjo është një histori tjetër, por në fakt ajo konsiderohej si heroinë e vërtetë, por pashpallur e kësaj lufte. Frosina Plaku ishte vajza-flamur që ndodhej në krye të demostratës së tetorit të vitit 1941, duke hyrë në histori si “vajza-flamur”.
Pyetja e fundit: Zoti Eltari thotë se Varrezat e Dëshmorëve duhet të trajtohen si varreza të komunistëve. Sepse aty mungojnë nacionalistët, ballistët, etj. Cili është mendimi juaj?
Sipas këtij përcaktimi të akademikut tonë u dashka të kemi edhe Varreza të Dëshmorëve nacionalistë, ballistë, legalistë, etj. Pra, ai propozon vazhdimin e luftës civile edhe në jetën e përtejme. Por le ta pyesim vetë, zotin Eltari nëse ai ka qenë ndonjëherë në Varrezat e Dëshmorëve. Sepse komunistët sikur t’i bashkonim në një parcelë të vetme, ata do të zinin vetëm 10 për qind të numrit të përgjithshëm të dëshmorëve të atjeshëm, që simbolizojnë anë e kënd, Shqipërinë. A e di zoti Eltari, moshën  e atyre që prehen atje? Mbani vesh: 22-23 vjeç është mosha mesatare e tyre. Shkoni dhe lexoni emrat, ditëlindjen dhe ditën e rënies së tyre. Ime motër, Frosina Plaku dhe plot të tjera që prehen atje, ishin vetëm 19 vjeçare kur ranë në luftë. Frosina u vra nga breshëria e mitralozave fashistë më 9 shtator të vitit 1943. Më parë, më 28 tetor 1941, pra para themelimit të PKSH-së, ajo duke qenë në krye të demonstratës më të madhe antifashiste në sheshin kryesor, u godit rëndë dhe u arrestua. Shokët e saj, Gjikë Kurtiqi, Avram Koja, Dr. Petraq Leka, etj, organizuan arratisjen nga spitali i Tiranës, nga pavijoni burg. Një vit më vonë, ajo plagoset para burgut të Tiranës, ku ra Mine Peza. Ajo mbahet mend si flamurtarja e demonstratës antifashiste, si trimëreshë e guximtare.. Un vetë vëllai i saj do të doja ta quaja komuniste time motër, por si për ta prishur paksa ritmin e përrallës së Eltarit, për komunistët në përgjithësi dhe ata shqiptarë në veçanti, po u them se Frosina nuk ishte anëtare e PKSH-së. Por ajo ishte dhe mbeti një pishtar krenarie për të gjithë ne, që mbajmë atë mbiemër. Si edhe për të gjithë ata që e duan Shqipërinë si e gjithë Evropa dhe bota përparimtare. Ilir Bushi

Astrit Leka: Implikimi i Beqir Minxhozit në vrasjen e Qemal Stafës dhe roli i Enver Hoxhës

Quhet Astrit Leka dhe gjatë luftës pseudonimi i tij është “Alariku”. Ka qenë njëri prej përfaqësuesve komunistë të grupit të Shkodrës dhe njëri prej drejtuesve të njësiteve guerile në Tiranë, Pejë, Mitrovicë, Shkup, etj. Ka qenë shok shkolle me Qemal Stafën në Firence dhe shok klase me Ramiz Alinë, në Shqipëri, ndërkohë që me Qibrie Ciun dhe disa të tjerë ka qenë në burg.
Ka mbaruar disa fakultete me nota të shkëlqyera, megjithëse gjatë periudhës së komunizmit rezulton si punëtor kanalesh për shkak të urrejtjes së verbër të kupolës komuniste ndaj tij. Eshtë rreth moshës 80- vjeçare dhe aktualisht banon në Gjenevë të Zvicrës. Por memoria e tij është mjaft e freskët për të kujtuar ndodhitë e asaj kohe. 

Zoti Leka, çfarë i keni thënë Ali Eltarit për Qemal Stafën?
Këtu dua të sqaroj një keqkuptim sepse unë i kam folur Ali Eltarit për raportin midis Zaho Kokës dhe Ramize Gjebresë. Por gjatë bashkëbisedimit telefonik, ai e ka kuptuar sikur flitej për Qemal Stafën dhe Ramizenë. Për këtë gjë i kërkoj ndjesë lexuesve të nderuar, ku z.Eltari ka përdorur emrin tim, kundër Qemal Stafës.
Kur e keni parë për herë të parë Qemal Stafën?
Që në vitin 1938 kur ai ishte i internuar në Breshtan të Beratit. Në atë kohë e kam takuar dhe kam biseduar me të. Ishte shumë i ditur dhe i komunikueshëm. Por ishte edhe i guximshëm. Nuk i trembej syri.
Ju vetë çfarë mendoni për Qemal Stafën?
Unë mendoj se ai është një patriot i ndershëm, një njeri i përgatitur, trim dhe fisnik që rrjedh nga një familje fisnikësh. Babai i tij ka qenë kryetar gjyqi, ndëras im at prokuror. Qemalin e kam njohur qysh kur isha i vogël në Elbasan, kur ai takohej me kushërirën e tij Shejnaze Juka e cila ishte shoqe e ngushtë e motrës sime. Pastaj me Qemalin jam takuar në Firence. Unë isha në gjimnaz ndërsa ai studionte në fakultetin e Drejtësisë së Firences. Atje më ndodhi një përplasje dhe unë rraha kreun e rinisë fashiste të shkollës. Por Qemali më doli në krah dhe më ndihmoi me këshillat e tij.
Përse e rrahët kreun e rinisë fashiste?
Sepse ai më shau Shqipërinë dhe sidomos më shau flamurin e shqiptarëve. Ngjarja ndodhi kur në Tiranë Vasil Laçi qëlloi mbi Viktor Emanuelin. Atëherë gazetat italiane shkruajtën shumë. Dhe gjatë kësaj atmosfere të tensionuar ai më shau duke më thënë se: “Ju në flamurin e Skënderbeut keni simbolet e Liktorit”. Atëherë unë e qëllova  në sy dhe ai ra përtokë, pastaj e çuan në spital dhe mua më bënë problem. Donin të më përjashtonin nga shkolla. Por Qemali i cili na rrinte pranë, më tha se gjatë argumenteve mbrojtëse duhet të mbahesha tek flamuri ynë. Meqë italianët hiqeshin sikur nuk ishin pushtues në Shqipëri, ata nuk kishin përse të na shanin flamurin. Kjo më shpëtoi. Pastaj unë nisa një disiplinë mjaft të fortë në studimet shkollore dhe dola i pari i klasës. Këtë nuk e bëra që të mburresha vetë, por që ata ta kuptonin se deri ku arrinin përmasat e shqiptarëve.
Si sillej Qemal Stafa në Firence?
Ai ishte i përsosur dhe ishte një njeri model. Studionte shumë dhe ishte fisnik. Mbaj mend se në atë kohë, Qemal Stafa u lidh me komunistët italianë dhe i kërkoi atyre ta ndihmonin që të krijonte Partinë Komuniste në Shqipëri. Por ata i thanë se për shkak të faktit që Italia ka pushtuar Shqipërinë, kjo ndihmë nuk do të tingëllonte mirë për opinionin. Prandaj, ata i rekomanduan të kërkonte ndihmë nga komunistët jugosllavë. Pastaj kur erdhëm në Tiranë, unë për shkak të njohjes  me të, hyra në grupin komunist të Shkodrës. Jemi ende në ditët kur nuk ishte krijuar PKSH-ja.
Çfarë mund të përmendësh tjetër nga Firence?
Mund të përmend kampionatin e futbollit italian, ku në atë kohë shkëlqente një shqiptar i quajtur Lushta. Ai ishte fenomen i futbollit dhe luante me Juventuesin. Ishte i paparë dhe ne merrnim shumë emocione me të.
Po në Shqipëri kë kishit në klasë?
Në Shqipëri studiova në një grup me Ramiz Alinë, Manush Alimanin, Prokop Murën, Siri Kodrën, etj.
Kur jeni bashkuar me lëvizjen komuniste në Shqipëri?
Para korrikut të vitit 1941.
Ku ishit ju më 8 nëntor kur u themelua PKSH?
Unë isha në Tiranë, por nuk isha pjesëmarrës në themelim. Ndërsa, një kushëriri im ishte tek dera e godinës duke bërë roje. Pra, të gjithë ishim pranë ngjarjeve të rëndësishme politike të asaj kohe.
Si e keni perceptuar luftën e Dytë Botërore?
Ishte një luftë heroike dhe kombi shqiptar duhet të jetë krenar për madhështinë e kësaj lufte. Unë nuk perceptoj si luftë civile, megjithëse ndonjëherë pati edhe përplasje midis shqiptarëve, pra midis partizanëve dhe ballistëve.
Të kthehemi tek argumenti i Eltarit: A kishte kjo luftë elemente të imoralitetit?
Elemente të imoralitetit nuk kishte por shfaqje të dashurisë kishte, padyshim. Natyrisht, dashuria ishte disi e ndaluar në radhët e partizanëve por kishte edhe raste të tilla.
A keni parë ju ndonjë rast kur vajzat dhe djemtë putheshin gjatë kësaj lufte?
Kjo pyetje që bëni  ju është shumë e padrejtë, në mënyrën se si formulohet. Por unë një herë kur isha në shtëpinë e Ymer Dëshnicës, një ditë kur hapa derën e dhomës, pashë atje duke u puthur Ramize Gjebrenë me Nako Spiron. U skuqa nga turpi dhe e mbylla derën menjëherë. Pas pak, doli Nakoja dhe më tha: “Dëgjo këtu more djalë. Ne me të vërtetë e kemi ndaluar dashurinë gjatë luftës, por këtë e kemi bërë që të mos tremben prindërit e vajzave që t’i dërgojnë ato në luftë. Në fakt ne nuk jemi kundër dashurisë dhe përparimit”. 
Më sipër ju thatë se Ramizeja me Zaho Kokën kishin lidhje dashurie?
Kjo është vërtetuar tanimë dhe nuk ka sekrete. Por në lidhjen e tyre Zaho Koka gaboi rëndë dhe ia la të gjithë përgjegjësinë Ramize Gjebresë.
Përse gaboi?
Sepse gjatë sqarimit, apo gjatë gjyqit ai tha se: “Ramizeja më provokoi dhe unë nuk kam faj”.
Po Ramizeja çfarë tha?
Ramizeja e pranoi atë gabim dhe u tha atyre se Zahua nuk kishte faj. Pra, e mbajti përgjegjësinë për vete. Pastaj atë e pushkatuan padrejtësisht. Ndërsa Zaho Kokën e vrau ndërgjegja dhe thonë se ai doli në betejë i pambrojtur dhe i zbuluar. Pra, me një dëshirë për të mos jetuar më pas asaj që i ndodhi.
A ka pasur raste të tjera me pasoja të tilla?
Disiplina për hir të së vërtetës ka qenë e madhe. Por lidhjet e dashurisë ndodhnin vetvetiu. Sepse ata ishin të rinj dhe shumë të ndjeshm për jetën. Natyrisht, që këto raste ishin sporadike por kishin efekte negtiave prapavepruese. P.sh, mbaj mend se Shejnaze Jukën, mbesën e Musa Jukës, e cila ishte partizane donin ta pushkatonin, njëlloj si Ramize Gjebrenë. Pikërisht për këtë shkak.
Përse donin ta pushkatonin?
Sepse ajo ishte dashuruar me Met Bajraktarin. Dhe erdhi një orientim për ta ekzekutuar. Pastaj u anullua. Unë vetë njëherë kam bërë sherr me Alqi Kondin për Shejnaze Jukën. Sepse ai e quante imorale dhe nuk e lejonte atë që të hynte në strukturat e larta të PKSH-së.  Pastaj Met Bajraktari u vra në luftë, ku gjithashtu u vra edhe Shejnaze Juka.
Po Qemal Stafa a kishte shumë lidhje me femrat?
Jo, Qemali ishte serioz dhe i zgjuar. Ai ishte i vendosur për çështjen e patriotizmit dhe të shpëtimit kombëtar. Ishte modeli i një idealisti dhe trimi të vërtetë. Lidhja e tij ishte publike pas një fejese që kishte me Drita Koturin. Ata të dy rrinin bashkë.
Po me Nexhmije Hoxhën a kishte lidhje Qemal Stafa?
Kjo është një gjë për të cilën nuk mund të flasë askush. Këtë e dinë vetëm ata të dy dhe të gjitha gjërat e tjera që thuhen ndaj tyre janë thashetheme.
A mund ta ketë spiunuar Enver Hoxha, Qemal Stafën, për vrasjen e pesë Majit?
Jo. Kjo është gënjeshtër e trashë dhe mos u besoni këtyre marrëzirave.
Si u diktua Qemal Stafa që banonte në shtëpinë e Beqir Minxhozit?
Kjo ka ndodhur kështu. Beqir Minxhozi kishte marrë një shtëpi me qira pranë spitalit. Dhe një ditë kur e kapën fashistët në rrugë, ata i gjetën në xhep edhe kontratën e qirasë së shtëpisë. Pastaj, dyshuan dhe shkuan në atë shtëpi në mënyrë të befasishme.Bënë rrethimin dhe luftuan me Qemal Stafën. Ai nuk u dorëzua dhe luftoi si trim deri në fishekun e fundit. Pastaj, e vranë.
Ju vetë në cilat zona keni luftuar?
Unë kam qenë komandanti i guerrilasve në Tiranë, Pejë, Mitrvcë, Shkup, etj. Pra, kam luftuar në të gjitha trojet tona për lirinë e vendit. Madje edhe jam burgosur prej gjermanëve.
Çfarë ka ndodhur pas burgosjes?
Pas burgosjes, Enveri tentoi të ndërronte robërit gjermanë duke ia kthyer nazistëve dhe të na merrte neve. Mbaj mend se në burg isha unë, Qibrie Ciu, etj.  
A e njihni Ilia Plakun?
Po e njoh. Motra ime dhe motra e tij, ishin shoqe të ngushta. Ndërsa Frosina Plaku ishte një luftëtare e lirisë.
Çfarë ndodhi me ju pas luftës?
Pas luftës studiova me korrespondencë në një grup me Shabn demirajn, Qemal Haxhihasanin, etj. Mbarova dy universitete brenda nj periudhe të shkurtër. Pra, studiova për Gjuhë Letërsi dhe Gjeografi. Gjithashtu në atë kohë kam studiuar shumë gjuhë të huaja

Ali Eltari: Ja biseda ime me Astrit Lekën
Por, tamam ditën, që z. Plaku botoi atë shkrim, ku më “ulte” mua, duke treguar shkallën e kulturës së tij të pamjaftueshme, më merr në telefon nga Gjeneva e Zvicrës një person, që kishte mbaruar në perëndim numër të madh fakultetesh, por që unë nuk i numërova dot, se, ato, ishin aq shumë, sa që vërtetë më mahnitën. Ky person, nga fjalët e nxjerra, dukej që ishte njeri i edukuar. Nga mënyra si fliste, të krijonte përshtypjen e njeriut fisnik dhe i admirueshëm. Ai, gjatë luftës, siç më tha, kishte qenë, për ca kohë, ndërmjetës për bashkëveprimet e luftës ndërmjet komunistëve, ballistëve dhe legalistëve. Në fillim, më tregoi se, ishin bërë luftëra të përbashkëta kundër pushtuesve, duke pasur arritje të lavdërueshme. Por, më pas, për faj të komunistëve, ky bashkëveprim luftarak kundër pushtuesve u ndërpre, kuptohet, pas kritikave të Enverit, që i rrezikohej pushteti, pas luftë. Më tregoi disa hollësi edhe për persona, që punuan dhe u përpoqën të vazhdonin këto bashkëveprime, por unë, nga që i dëgjoja për herë të parë ato emra, të them të drejtën, nuk i mbajta mend. Nja tre apo katër herë më kërkoi falje, që po më fliste shpejtë se, telefoni atje kushtonte shumë. Pastaj, me shumë takt, për të mos më fyer, siç kërkojnë të bëjnë këta artikullshkrues, më tha se, në faktet, që përmendja në artikullin e parë, kisha bërë vetëm një gabim. Ai ishte nga krahina e Zahos dhe e njihte mirë atë ngjarje. Ato, që shkruaja për Qemalin, sipas tij, ishin tërësisht e vërtetë, por kisha ngatërruar kohën. Ngjarja kishte ndodhur shumë kohë më parë, dhe se, ai, nuk i vinte fajin Qemalit, por vajzës. Mirë ajo, nga që u magjeps pas Qemalit, paska faj të rëndë, po vetë Qemali, që pranoi të miklohet, a mund të quhet i pafajshëm? Të gjithë e kemi kaluar atë moshë, por morali, me të cilën na kanë edukuar prindërit, bashkë me qumështin e nënës, nuk i kemi lejuar vetes të biem në gabime të tilla... Qemali ra. Pse? A mund të quhet ai “fajtor i pafajshëm!” Pra, Qemali, kur i jepej rasti, nuk e linte t’i humbiste... Ju quheni si të doni, ai ishte ashtu siç ishte... Personi shumë i edukuar, duke më mbështetur, në lidhje me Qemalin, më dha të kuptoj se, në këtë pikë, kisha pasur të drejtë. Në fund më premtoi të më dërgojë disa materiale, që me sa duket, do të ishin si mbështetje ilustruese për ato, që kisha shkruar, por duke kërkuar fjalën time të nderit, se nuk do t’i botoja. Dhe unë do ta mbaj fjalën. Veprimtaria e këtij patrioti të madh, përmblidhet në përpjekjet për të njohur të huajt figurat e mëdha të historisë shqiptare. Me punën e tij është vendosur busti i Skënderbeut në Vjenë, por edhe në vende të tjera. Ka zbuluar edhe shumë figurat tjera, nga lashtësia deri në ditët tonë, dhe ka vendosur bustet e tyre në vendin ku dhanë jetën. Ky është Astrit Leka, nga fshati Borsh i Sarandës, që gazeta franceze DNA, në shkrimin për të, e ka titulluar “Astrit Leka, dje në Tiranë “armik i popullit” sot në Gjenevë heroi shqiptar!”

Ilia Plaku: Astrit Lekën e njoh shumë mirë
Astrit Lekën e njoh shumë mirë. Edhe kjo është gënjeshtër e Eltarit, sepse motra e Astrit Lekës,  Fatmira, ka mbaruar institutin “Nëna Mbretëreshë” dhe ka qenë shoqe klase me motrën tonë, Agllaia. Pra, ishin shoqe në institutin femëror. Dhe ajo, Fatmira e di mirë historinë e Frosinës me Qemalin. Pra, e di mirë që këtu nuk ka asnjë histori. Jo më fejesë, apo lidhje të tjera që i shpik Eltari. Astrit Leka nuk mund të ketë pranuara se midis Qemalit dhe Frosinës mund të ketë pasur një fejesë. 

Kush është Astrit Leka
Anëtarë i Kryesisë së Org.së Veteranëve të  Luftës të Shqipërisë, OBVL-Tiranë
Themelues dhe Kryetar i SOLIDEST-Shoq.Ndërk.Zhv.Vend.Lind. me seli në  Gjenevë .
Ish Këshilltar i pëgjithshëm Federatës botërore të veteranëve me 37 milionë anëtarë, FMAC-Paris.
Zëv. President i Konfederatës Evropiane të veteranëve dhe ushtarakëve të luftës, CEAC-Paris.
Kryetar nderi i Bashkimit të Intelektualëve  Shqiptarë  UIAS – Bernë, Zvicër.

16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar

Shpesh dikush ndjen nevojën të gënjejë për diçka. Jeta na rezervon situata të vështira me të cilat duhet të përballemi medoemos duke gënjyer dikë apo veten. Në pjesën më të madhe të situatave të përditshme gënjeshtrat janë të padëmshme, megjithatë të pakëndshme. Duhet shumë vullnet të mos pushtohemi nga ky ves i keq, por mund të ndihmojmë njëri-tjetrin duke e vënë në dijeni palën tjetër sa herë që kuptojmë se nuk po thuhet e vërteta. Nëse dikush po ju tregon diçka, ja disa këshilla për ta kuptuar një gënjeshtar. Teknikat e mëposhtme që ju tregojnë nëse dikush po gënjen shpesh përdoren nga policia dhe ekspertët e sigurisë. Kjo njohuri është e nevojshme për menaxherët, punonjësit dhe për këdo në situata të përditshme që nuk do të jetë viktimë e mashtrimeve/mashtruesve dhe dinakërive të tjera.
Paralajmërim: Ndonjëherë mosdija është lumturi; pasi të merrni këtë njohuri mund të lëndoheni kur të kuptoni se dikush po ju gënjen.
Gjuha e trupit te gënjeshtrat
1. Shprehja fizike do të jetë e kufizuar dhe e ngurtë, me pak lëvizje krahësh dhe duarsh. Kur dikush që ju flet gënjen, lëvizjet e krahëve, duarve dhe këmbëve janë në drejtim të trupit të tij/saj, pasi gënjeshtarët përpiqen të zënë sa më pak hapësirë.
2. Dikush që po gënjen do të shmangë sa më shumë kontaktin e syve. Njerëzit e njohin të mirën dhe të keqen; edhe kur thonë fjalë të pavërteta, ndërgjegjja i thotë të kundërtën. Kontakti i syve tregon sinqeritet dhe çiltërsi në çdo rast.
3. Duart do të prekin fytyrën, fytin dhe gojën. Prekja apo kruajtja e hundës, apo prapa veshit është e zakonshme në këto raste. Nuk ka asnjë gjasë të prekë gjoksin/zemrën me një dorë të hapur.
Gjestet emocionale dhe fjalitë e shkurtra
4. Ekziston një mospërputhje mes gjesteve, shprehjeve dhe fjalëve. Për shembull: Dikush thotë “Më pëlqen” kur merr një dhuratë dhe pastaj buzëqesh pasi bën pohimin, dhe nuk buzëqesh në të njëjtën kohë kur thotë pohimin.
5. Gjestet/shprehjet nuk përputhem me pohimin verbal, si për shembull kur dikush shtrembërohet kur thotë “Të dua”.
6. Kur dikush shtiret me emocione të rreme shprehjet janë të kufizuara me lëvizjet e gojës (si i lumtur, i habitur, i trishtuar apo i frikësuar) në vend që të ndryshojë krejt çehren e fytyrës. Për shembull: kur dikush buzëqesh natyrshëm e gjithë fytyra e tyre është e përfshirë: nofullat dhe faqet lëvizin, sytë dhe balli mblidhen etj.
7. Minutazhi dhe kohëzgjatja e gjesteve emocionale do të jetë jashtë tempit. Shfaqja e emocioneve do të vonojë, kur ato të shprehen do të qëndrojnë më gjatë nga sa do të qëndronin normalisht, dhe më pas do të ndalin papritmas.
Bashkëveprimet dhe reagimet
8. Një person fajtor bëhet mbrojtës i vetvetes, duke justifikuar veten. Një person i pafajshëm priret të ofendohet. (Kujdes se gënjeshtarët e dinë këtë taktikë dhe luajnë rolin sikur ofendohen).
9. Një gënjeshtar nuk ndihet rehat përballë akuzuesit/pyetësit dhe mund ta kthejë kokën apo të lëvizë trupin prapa.
10. Një gënjeshtar ka mjaft gjasa të vendosë objekte si libra, filxhanin e kafesë, mes atij dhe jush.
Konteksti verbal dhe kapaciteti
11. Një gënjeshtar do të përdorë fjalët tuaja për t’u përgjigjur apo për të pyetur. Kur e pyesin: “A e hëngre biskotën e fundit?”, gënjeshtari do të përgjigjet: “Jo, s’e hëngra unë biskotën e fundit”.
12. Një pohim i shkurtuar ka më pak gjasa të jetë i vërtetë: “S’e bëra unë”, në vend të “Nuk e bëra unë”.
13. Gënjeshtarët ndonjëherë i shmangen gënjeshtrës duke mos bërë pohime të drejtpërdrejta. Ata thjesht nënkuptojnë përgjigje në vend që ta mohojnë diçka në mënyrë të drejtpërdrejtë.
14. Personi fajtor mund të flasë më shumë se zakonisht, duke shtuar detaje të panevojshme për t’ju bindur. Ata nuk ndihen rehat me heshtjen apo pushimeve në bashkëbisedim.
15. Një gënjeshtar mund të lërë jashtë përemrat dhe të flasë me një ton monoton. Kur bëhet pohim i vërtetë, përemri theksohet po kaq shumë sa pjesa tjetër e fjalëve në një pohim.
16. Fjalët mund të ngatërrohen apo të fliten me ngadalë. Sintaksa dhe gramatika harrohen fare kur gënjen. Me fjalë të tjera, fjalët do të jenë të çrregullta në vend që të theksohen.
Shenja të tjera të gënjeshtrës
- Nëse mendoni se dikush po ju gënjen, provoni të ndryshoni me shpejtësi temën e një bashkëbisede. Gënjeshtari do të pranojë dhe do të ndihet më i çliruar pastaj. Fajtori kërkon të ndryshojë temë; i pafajshmi mund të hutohet nga ndryshimi i papritur në temë dhe do të kërkojë të rikthehet tek tema e mëparshme.
- Fajtori do të përdorë humorin apo sarkazmin për të shmangur një temë.
Shënimet e fundit:
Duhet të kini parasysh se edhe nëse dikush ka këto shenja, kjo nuk e bën atë gënjeshtar/e. Sjelljet e sipërme duhet të krahasohen me sjelljen normale të tij në sa më shumë raste të jetë e mundur.