Saturday, November 13, 2010

"Vajzën gjermane e përdora si karrem për t'u arratisur"


Historia e arratisjes së Qemal Voglit, e treguar nga vetë ky i fundit, vazhdon me serinë e gjatë të pyetjeve dhe përgjigjeve në hetuesi. "Të uritur" për t'i nxjerrë nga goja ndoshta edhe gjëra të paqena, drejtuesit e atëhershëm të regjimit komunist ndryshojnë edhe hetuesin, duke caktuar më 24 tetor 1956 (dy ditë më vonë) kapitenin I, Gaqo Meçi (edhe ky hetues i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme), që ta rimerrte në pyetje Qemal Voglin. Meçi ka kërkuar më shumë detaje nga Qemali, duke u munduar që të rrokë edhe impresionet e atyre momenteve kur legjenda e portës shqiptare kishte pasur që nga njohja te liqeni me vajzën gjermane e deri tek aventurat sa në njërin kamp në tjetrin. Në pjesën e parë të serisë së gjatë të pyetjeve Vogli tregon me imtësi sesi pati përdorur gjermanen si justifikim, karrem, jo vetëm për t'u larguar nga vendi ku ishin edhe pjesa tjetër e ekipit por edhe për t'i treguar rrugën drejt Berlinit Perëndimor, ku ishte edhe synimi parësor i tij.
Pyetje: Që kur dhe si u lindi ideja për t'u arratisur jashtë shtetit?
Përgjigje: Ideja për t'u arratisur jashtë shtetit më lindi në Gjermani, ashtu siç e kam thënë në procesin e parë. Arsyeja që unë ika, ka qenë se nuk trajtohesha mirë nga shokët, zihesha me familjen sa ndava gruan, po ashtu dhe më ishte rritur mendja.
Pyetje: Si u larguat nga kampi ku pushonin shokët tuaj?
Përgjigje: Minutat e fundit kur u arratisa, ndodhesha në liqenin afër kampit, ku pushonim ne sportistët. Këtu unë bisedoja me një vajzë gjermane, që nuk e njihja. Po e pyesja se pse nuk lahesh (me shenja), ajo më thoshte për këmbën, se i dhembte (me shenja). Pesëdhjetë metra larg nesh ishin të gjithë shokët, vetëm Skënder Jareci, Refik Resnja e Gani Merja nuk ishin. Kur po rrija me këtë vajzën gjermane, vjen kapiten Gani Kodra. Në atë çast, i thashë atij: po ti ç'do këtu, do me fut hundët gjithkund? Këtë i thashë ashtu kot, sa për të rënë në sy të asaj femrës. Në këtë kohë u ngrita dhe u largova në drejtim të pazarit për t'u qethur. Shkova deri tek rrojtorja, por nuk hyra brenda dhe ika në drejtim të rrugës për në Berlin. Deri atje shkova me këmbë, duke u ndalur vende-vende dhe mbërrita në orën 21.00 në Berlinin Lindor. Atje mbërrita në orën 21.30. Kam qenë i veshur me bluzën e sportit, pa xhaketën dhe pantallonat gri.
Pyetje: Si mundët dhe gjetët rrugën që shkuat nga kampi në Berlinin Lindor e nga Berlini Lindor në atë Perëndimor?
Përgjigje: Prej kampit deri në Berlinin Lindor kam shkuar nëpërmjet një qyteti të vogël dhe një katundi me pak shtëpi. Në qytetin e vogël pyeta një që skaliste gurë për Berlinin dhe më tha se është 7 km larg. Në katund nuk pyeta njeri tjetër, po ika sipas rrugës së trenit, se kështu më tha me shenja ky gjermani. Nga Berlini Lindor në Berlinin Perëndimor kam shkuar duke ditur se afër stadiumit ishte kufiri. E gjeta stadiumin dhe aty u arratisa për në Berlinin Perëndimor.
Pyetje: Gjatë rrugës prej kampit në Berlin, a keni udhëtuar me ndonjë automjet?
Përgjigje: Gjatë rrugës prej kampit në Berlin, nuk kam udhëtuar me ndonjë automjet. E bëra rrugën në këmbë. Ndalova vetëm te qyteti i vogël me atë burrin që skaliste nja treçerek ore ose një orë dhe vetëm kaq.
Pyetje: Çfarë bisede tjetër keni bërë me vajzën gjermane te liqeni?
Përgjigje: Unë vajzën gjermane që ishte te liqeni e kam pyetur nga je, ajo më tha nga Berlini. Më tha që do rrinte pesëmbëdhjetë ditë aty në atë qytet ku ishim edhe ne. Këto m'i tregoi me shenja dhe unë gjithashtu.
Pyetje: Me gojë thatë më parë se "i thashë vajzës gjermane se nga bie Berlini, ajo më tregoi". Na tregoni, cilës vajzë gjermane?
Përgjigje: Të thashë kështu, që i thashë asaj vajzës se nga bie Berlini dhe ajo më tregoi, po unë këtë gjë nuk ia pata thënë asnjërës nga vajzat gjermane. Këtë e thashë kot, u ngatërrova.
Pyetje: Kur u nise për t'u arratisur, pse i propozuat Gani Merjes të vinte për t'u qethur? Nuk ishte pengesë për ju ky?
Përgjigje: Unë në atë moment nuk kisha qëllim për t'u arratisur. Po të vinte Ganiu me mua do të shkoja në rrojtore për t'u qethur dhe nuk do të arratisesha. Kur isha vetëm në pazar, si kalova rrojtoren, vendosa që të arratisem.
Pyetje: Kur vendose për t'u arratisur, pasi vajte në pazar? Pse e gënjeve Resnjën dhe Jarecin që u the se ma bëri me sy kjo vajza dhe po i shkoj pas?
Përgjigje: Unë pasi takova Ganinë dhe nuk erdhi në pazar, m'u prish mendja e vendosa që të iki, të arratisem dhe për këtë arsye unë e gënjeva Refikun dhe Skënderin kur i takova afër pazarit, që u thashë se ma luajti syrin kjo vajza dhe po i shkoj pas.
Pyetje: Na tregoni konkretisht, në ç'orë mbërritët në Berlin, si kaluat kufirin dhe ku shkuat mbasandaj?
Përgjigje: Në Berlin kam mbërritur nga ora 9.00. Kufirin e kam kaluar në orën 9.30 më duket, e kam kaluar te stadiumi ku kemi luajtur ne që e ka emrin "Valter Ulbriht". Hyra brenda në stadium dhe kufirin e kam kaluar në anën e majtë të stadiumit, ku ishte një ndërtesë e madhe që kish një oborr: unë u futa në oborr të ndërtesës së sipërme e kalova prapë murin dhe në atë çast unë isha në zonën perëndimore të Berlinit. Në ndërtesën brenda kishte drita, por mua nuk më pa njeri. Stadiumi nuk kish roje, vetëm kishte një rrethim me parmakë nja një metro e ca lartësi, unë kaptova këta parmakë dhe u futa brenda. Këtu shtëpia që përmenda ndante zonën se ishte në kufi dhe kështu unë veprova si thashë. Afër portës së stadiumit ishin rojet e Gjermanisë Lindore, ndërsa te porta e stadiumit ishte një plak që ruante stadiumin. Këta nuk më panë, sepse ishte natë.
Pyetje: Ku keni shkuar mbasandaj?
Përgjigje: Pasi u hodha nga muri i oborrit të shtëpisë që përmenda, pasi eca nja pesëmbëdhjetë metra në rrugë, më afrohet një polic i Gjermanisë Perëndimore, më mori e më çoi në policinë gjermane. Atë natë e kalova aty, i mbyllur në një dhomë izoluese. Data ishte 3 shtator (1956). Këtu më pyeti një i policisë, të cilit nuk ia njihja gradën. "si të quajnë?"...etj. I dhashë emrin e mbiemrin e i thashë se jam futbollist, jam shqiptar, kemi luajtur në stadium dhe i tregova rezultatin e ndeshjes me dorë. Tjetër gjë nuk biseduam.
Pyetje: Për çfarë tjetër ju pyeti ky i polici i Gjermanisë Demokratike?
Përgjigje: Nuk më pyeti asgjë tjetër. Në datën 4 shtator më morën dy policë, më futën në një makinë dhe më çuan në një ndërtesë të madhe me oborr të madh, që futeshe nga një postbllok (kish një tra që ulesh e ngrihesh) dhe këtu vetëm me dokument të lejonin që të hyje. Në oborr kishte shumë ushtarë, civilë e makina. Ushtarët ishin me kapela të hekurta (helmeta), po jo si ato që kishin gjermanët në kohën e luftës. Nuk e di se çfarë ushtrie ishte kjo, po duhet të ishte ushtri franceze, për arsye se para se të më sillnin aty, unë i pyeta policët se ku po më çonin dhe kërkova të shoqëronin në konsullatën italiane, pasi unë doja të shkoja në Itali; këta, policët, më thanë se do të shkojmë te francezët e atje bisedojmë.
Pyetje: Çfarë ndodhi më pas?
Përgjigje: Në oborr ishte një ndërtesë e madhe, kishte edhe ndërtesa të vogla, në këto të voglat më futën në një zyrë ku ishte një civil ezmer me kostum blu. Ai, pasi dolën policët jashtë, nisi të më pyeste. Sa hyra unë erdhi dhe një tjetër i veshur civil, shumë më i vjetër se i pari, kishte flokë të thinjur. Më pyeti ky ezmeri që ishte nja 33-34 vjeç, nga ke ardhur, si të quajnë, pse ke ardhur? Gjithmonë ky më fliste italisht. Unë i thashë emrin e mbiemrin, se jam sportist e se dua të shkoj në Itali. Ky më tha pse për të shkuar në Itali, shko në Francë ose luaj këtu në Gjermaninë Perëndimore që ka skuadra mjaft të mira.
Pyetje: Polici ju njihte si sportist apo thjesht ju provokoi?
Përgjigje: Në fakt ky, për të më provuar se a isha lojtar i mirë, më pyeti se cilët sportistë njihja. Unë i thashë se nuk njoh francezë, por i tregova për hungarezët dhe në Francë i thashë një me emrin Kopa, që e kisha dëgjuar. Më pyeti se me cilët keni luajtur dhe pse ke ikur. Unë i tregova dhe i thashë se kisha ikur prej tyre, sepse kam kushërinjtë e mi në Itali dhe se atje jetojnë më mirë, se unë jam futbollist i mirë dhe se atje luhet me skuadra të mira. Ky nuk më bëri pyetje të tjera, vetëm se më tha shko te amerikanët sepse ata të nisin ku të duash.
Pyetje: Të çuan te amerikanët më vonë?
Përgjigje: Po, pas një gjysmë ore më çuan te amerikanët. Kaluan me makinë postbllokun dhe arritëm në një shtëpi dykatëshe, ku përballë saj ishte një shtëpi trekatëshe me ushtarë amerikanë. Këtu më futën në një dhomë ku ishin tri gra polake, njëra nga këto ishte gjermane, ishte dhe një djalë polak dhe një burrë tjetër. Pas një gjysmë ore më morën nga ndërtesa, në një zyrë të vogël jashtë. Në zyrë ishte një civil, djalë i ri, i cili më pyeti italisht e më mori gjeneralitetet. Ky më nxori në fotografi në tri poza: dy profil nga të dyja anët dhe një drejt fytyrën; po ashtu më mori shenjat e gishtave. Më tha pse ke ardhur dhe i tregova siç i thashë dhe francezit, për në Itali etj. Ky më tha se ç'do gjë do të shkojë mirë, do të rregullohet. Prej këtu më futën në dhomën ku ndodheshin ata personat që përmenda më lart. Më pas thirrën dy gratë polake, edhe ato nuk i vonuan shumë. I pyeta këto nëse i kishin nxjerrë në fotografi, ato me thanë po. Këtu na dhanë bukë të gjithëve.
Pyetje: Aty qëndruat atë ditë?
Përgjigje: Jo, pas një gjysmë ore më thirrën e më futën në një veturë. Unë i pyeta se ku do të shkojmë, në Ambasadën Italiane? Ata më thanë se do të shkojmë në një vend tjetër. Kështu më tha ai amerikani që dinte italisht, po nuk erdhi më me ne. Mua më shoqëronte një shofer dhe një civil tjetër. Si shkuam nja tre, katër kilometra, ndali makina. Më thanë zbrit. Kur mbrapa ishte një veturë tjetër ku hipa unë vetë përpara, ky shofer dinte italisht e më tha se do të shkojmë në një shtëpi, ku do të hash, do të rrish mirë atje. Pa ndaluar kurrkund, dolëm në periferi të Berlinit, ku ishte një ndërtesë dykatëshe. Këtu nuk kishte asnjë njeri. Hymë të dy brenda në këtë shtëpi dhe e mbylli derën shoferi. Shtëpia ishte mjaft komode. Unë i thashë shoferit se jam futbollist i mirë, etj. Ai më tha që të mos merakosesha, sepse gjithçka do të rregullohej. Në këtë kohë ishte ora nja dy pasdite, unë drekën e hëngra atje ku isha, me polaket. Ky, shoferi më dha pije dhe për të ngrënë, por unë i thashë se nuk doja të pija. I propozova që të dilnim të dy, po ai më tha jo, se në Berlin ka shumë komunistë, që mund të më njihnin e njoftonin dhe të më merrnin. Ne kështu mbajmë të gjithë njerëzit, por ma shumë ty se je sportist e të njohin. Në mbrëmje, rreth orës 7:00, erdhi vetëm ky dhe hapi portën e shtëpisë. Ngrohu disa gjellë kutish të gatshme dhe hëngrëm bukë të dy bashkë. Unë i thashë përsëri më shëtit, por ai ndenji aty nja dy orë dhe iku. Atë natë fjeta në këtë shtëpi, pa njeri tjetër.
(vijon nesër)


Qemal Vogli, edhe më mirë se Lev Jashini

Qemal Vogli ka një rekord shumë special në karrierën e tij të shkurtër. Ai e ka mbajtur të paprekur rrjetën e Dinamos në kampionat për 840 minuta, nga 21 janari 1952 deri më 23 mars 1952, duke u renditur kështu në vendin e 102-të në historikun e portierëve më të mirë në botë, klasifikim ky i bërë nga Federata Internacionale e Futbollit, Histori dhe Statistika. Madje, Vogli në këtë klasifikim është edhe më mirë se idhulli i tij, Lev Jashin. Ish-"Topi i Artë" e ka mbajtur të paprekur portën e Dinamos së Moskës për 741 minuta, nga 4 tetori i 1962-it deri më 10 nëntor të po atij viti, duke u renditur në vendin e 196-të. Por nga portierët tanë ai që renditet më lart se të gjithë është Bujar Gogunja, me rekordin e tij prej 1037 minutash lojë pa pësuar gol. Gogunja ishte pjesë e Labinotit kampion, më 1983-1984 kur vendosi këtë rekord.


11 ndeshje ka luajtur me fanellën e ekipit tonë përfaqësues, Qemal Vogli, ndaj kombëtareve me emër në atë kohë si ndaj Rumanisë, Polonisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, etj, por të gjitha ndeshje miqësore.

6 ndeshje kampion dhe 5 Kupa të Shqipërisë ka fituar Qemal Vogli në karrierën e tij futbollistike me skuadrën e Dinamos, në vitet 1950, 1951, 1952, 1953, 1955 dhe 1956. Ai ka luajtur edhe 11 ndeshje me Kombëtaren.


Rikthimi i dështuar në fushë i Qemal Voglit

Qemal Vogli ka dashur me gjithë shpirt që të mund të rikthehej edhe një herë mes katërkëndëshit të portës, por edhe në momentin kur ka qenë shumë pranë, i është ndaluar që të luajë. Pas daljes nga burgu, ish-legjenda e portës shqiptare ka qenë gati që të vishte sërish fanellën me numrin 1. Rreth viteve 1966-1967, u përhap një lajm në ambientet sportive dhe jo vetëm, se te fusha e vjetër, aty ku sot është Gjykata e Tiranës, do të zhvillohej një ndeshje futbolli mes Parkut të autobusëve dhe Kombinatit tekstil ku do të luante edhe Qemal Vogli. Lajmi mori dhenë, në vetëm pak orë aty u mblodhën më shumë se 15 mijë vetë, që dëshironin të shikonin sërish Qemal Voglin në portë. Por vetëm disa çastesh para nisjes së takimit, një urdhër nga lart i ndalonte Voglit që të luante futboll. Sipas Ismet Bellovës, urdhri u dha nga Kadri Hazbiu, i cili i kishte kërkuar gati miqësisht Qemalit (Kadri Hazbiu ka qenë një nga tifozët e zjarrtë të Qemal Voglit) që të mos luante, me qëllim që të mos i hapte probleme si vetes por edhe atij. Faktikisht, pas daljes nga burgu, Vogli pati nisur të stërvitej me mendimin se një ditë do të rikthehej sërish në futboll. Për pesë vjet radhazi, legjenda e portës shqiptare besoi në një mrekulli, por edhe ku ajo ndodhi, iu ndalua kategorikisht që të vishte fanellën me nr.1.


Gafa e Voglit në derbin e 1954-ës me Boriçin

Njëri luante për Dinamon, tjetri për Partizanin. Talente të padiskutueshëm që të dy. Ajo çka i ndante veç moshës ishte se njëri bënte të pamundurën për të shënuar gola (Loro Boriçi ishte sulmues), ndërsa tjetri, të pamundurën për të pritur çdo gjuajtje. Gjithsesi mes tyre kishte simpati, egoizëm, por edhe gjaknxehtësi, sidomos kur luhej derbi. Madje në një të tillë Partizani i Boriçit e ka fituar pikërisht për një gabim sa qesharak dhe trashanik të Qemal Voglit, të cilin e ka shfrytëzuar mjeshtërisht dhe me dinakëri Loro Boriçi. Këtë episod e tregon një prej atyre gazetarëve, personave që kanë bërë historinë e gazetarisë dhe mikrofonit sportiv, Ismet Bellova. "Luhej Partizani-Dinamo, ndeshje kjo mjaft e fortë për atë kohë, pasi ishin dy skuadra që dilnin që të dyja nga ministritë e regjimit. Shto edhe faktin se në to luanin futbollistët më të mirë shqiptarë, që i kishin mbledhur këto skuadra. Ishte viti 1954 dhe në një kontakt në zonë gjatë kësaj ndeshjeje mes Loro Boriçit, i cili luante për Partizanin dhe Qemal Voglit, Boriçi, në dyluftim për të gjuajtur topin drejt portës, pas një krosi që i erdhi nga mesfusha, goditi edhe Qemalin. Ky i fundit nga inati i përplasjes dhe faktit se siç duket u vra, lëshoi topin nga dora dhe vrapoi drejt mesit të fushës ku ishte arbitri i ndeshjes, Esat Shuaipi, për të protestuar. Në atë çast, me topin para këmbëve, Loro (Boriçi) e gjuan si pa teklif duke shënuar golin e avantazhit. Gjyqtari nuk bën gjë tjetër veçse quan të rregullt golin, duke kërkuar që Dinamo të nisë topin sërish nga mesi i fushës. Ndërsa Qemali u nevrikos edhe më shumë për gafën që bëri. Këtë histori, edhe kur kam shkruar librin, ai (Qemali) realisht nuk ka dashur që unë ta citoj. Por më lejoni të theksoj se paçka momenteve të tilla nervozizmi, për mua Qemal Vogli ka qenë dhe mbetet portieri më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave", tregon këtë episod të rrallë të dy gjigantëve të futbollit shqiptar, Boriçi e Vogli, Ismet Bellova.

Panorama Sport:Leonard Karaj

Wednesday, November 10, 2010

Reagime të lexuesve pas publikimit të historisë së këngëtares së njohur-Dosja “Hisku”, fantazma e Feçor Shehut në qelitë e vajzave të arrestuara


Misteri i dy ngjarjeve të bujshme, që tronditën Tiranën në fundin e viteve ‘70

Në morinë pafund të reagimeve pas zbardhjes së historisë së këngëtares së njohur në faqet e gazetës, kapërcehet precedenti “Hisku” dhe zbulohen dëshmi e fakte të tjera të abuzimeve seksuale me gratë dhe vajzat e dënuara në vitet e diktaturës. Lexues të moshave e profesioneve të ndryshme, duke shprehur revoltën për indiferencën institucionale ndaj këtij krimi të shëmtuar, denoncojnë me forcë rastet kur autorët e tyre vazhdojnë të relaksohen në zyrat e shtetit. Në mesazhet e shumta në adresë të gazetës përmenden emra konkretë të “skifterëve me kollaro”, ish-përdhunues të grave të pambrojtura, të transformuar tashmë ne zyrtarë antikomunist. Çuditërisht, një pjesë e madhe e lexuesve stigmatizojnë si simbolin e shëmtisë të abuzimit seksual me vajzat dhe gratë e arrestuara, njërën nga figurat emblematike të Sigurimit të Shtetit. Sipas tyre, me emrin e Feçor Shehut, zyrtarit të policisë sekrete me karierën më të vrullshme në sistemin e shërbimit, janë të lidhura mjaft krime të tilla. Në dëshmitë e shumta që venë gishtin te ish-ministri i Brendshëm, sillen në vëmendjen e opinionit dy nga ngjarjet e bujshme që tronditën Tiranën e fundviteve ‘70: Vrasja misterioze e portierit simpatik të “Shkëndisë” në çastet intime me të dashurën, në një bunker afër institutit “Vojo Kushi” dhe arrestimi i papritur i bufetierit të njohur Qemal Avdia te Shkolla e Kuqe. Po çfarë denoncojnë tjetër lexuesit nëpërmjet gazetës. Më poshtë kemi zgjedhur vetëm një pjesë të tyre...



Angjelina Goça: Respekte për Alidën si këngëtare, duhet të përmendë emra dhe të bëjë denoncime konkrete. Nëse bëhet fjalë për ndonjë lidhje të Feçorr Shehut a ndonjë tjetri që kishte marrë detyrë të diskreditonte Sigurimin e Shtetit, kjo është e dënueshme si nga ligjet e sotme, ashtu edhe nga ato të asaj kohe. Mua më ka rënë rasti të njihem me rregulloret, urdhrat e udhëzimet e asaj periudhe për Sigurimin e Hetuesinë dhe kam parë që veprime të tilla dënoheshin rreptësisht si nga ana moralo-politike, ashtu edhe nga ajo ligjore. Sipas atyre rregullave një femër në qeli nuk mund të takohej nga një person i vetëm në asnjë rrethanë, përveçse nga dy persona. Po të jetë e vërtetë, atëherë është bërë një krim i shëmtuar në grup nga ata punonjës, të cilët nuk duhet t’i shpëtojnë dënimit edhe sot.
Kujtim S: Na befasoi kjo historia e Alida Hiskut. Në atë periudhë unë kam qenë në Institutin “Vojo Kushi”. Një shoku yni, portier i ekipit të futbollit “Shkëndia”, Arjan Hoxha, në rrethana pak a shumë si të Alidës, mbeti viktimë e marrëzisë së F.Shehut, pikërisht pse dashuronte vajzën që kapua i Sigurimit i kishte hedhur sytë. Një buzëmbrëmje u vra tinëzisht në afërsi të shkollës. Në terrorin e asaj kohe, të gjithë pohonin autorin e vërtetë të vrasjes, por askush nuk guxonte t’i vinte gishtin, sepse dihej se çfarë tmerri e priste.
Bona: Më ka shokuar historia e Alidës. Më ka lenë pa fjalë. Është shumë e tmerrshme të mendosh që ekzistojnë njerëz të tillë. Ja nga kush është qeverisur për 50 vjet Shqipëria!
Shkëlqim: Mjafton ky tregim i shkurtër për të kuptuar thelbin çnjerëzor dhe çmendurinë e asaj diktature barbare.
Skënder: Sa herë dëgjojmë histori të kësaj natyre, na vete mendja me të drejtë të Feçor Shehu. Unë jam dëshmitar i një ngjarje të bujshme në fund të viteve ‘70. Krejt papritur, një ditë u mor vesh se arrestuan Qemal Avdinë, i cili ishte një nga bufetierët popullor të Tiranës së asaj kohe, që shërbente prej vitesh në një lokal të thjeshtë afër Shkollës së Kuqe, në rrugën Qemal Stafa. Sipas zyrtarëve, e arrestuan për propagandë e agjitacion, por në fakt ishte diçka tjetër. Njohja dhe lidhja e bufetierit me një femer të bukur, i prishte punë funksionarit të lartë të Sigurimit, i cili duke e futur në birucë Qemalin e gjorë, me dëshmitë e rreme të tre berberëve spiunë, mendonte se do t’i kishte duart e lira. Në atë periudhë kjo ngjarje përflitej kudo në Tiranë. Por edhe pse kanë kaluar kaq vite, askush nuk e ka marrë mundimin për ta zbardhur deri në fund. Qemal Avdia ndërroi jetë para dy vjetësh, por mori me vete dhe këtë brengë. Prandaj e inkurajoj Alidën ta çojë denoncimin deri në fund.
Vera(Boston USA): E kujtoj me shumë nostalgji kohën kur Alida këndonte. Dhe më vjen shumë keq që në momentin më të mirë të karrierës së saj, pësoi një dramë të tmerrshme.
Lindita Musaku: Të gjithë më thoshin se i ngjaja këngëtares Alida Hisku, në kohën kur ajo këndonte. Ndihesha aq krenare, por dhe aq e prekur kur i ndodhi kjo fatkeqësi. Në njëfarë mënyre u persekutova edhe unë, sepse të gjithë e mbyllën gojën dhe nuk vazhdonin të deklaronin ngjashmërinë. Alidën e kujtoj me mall dhe me një respekt të veçantë. Nuk di pse nuk m’u hoq asnjëherë nga mendja fytyra dhe zëri i saj. Sot e nderojmë të gjithë Alidën, por asnjëherë nuk do ta kuptojmë dhimbjen dhe pasionin e saj për muzikën. Unë isha e vogël atëherë dhe mbresa që kisha për të ishte e veçantë. Uroj të ndryshojnë për mirë ditët që po vijnë.
Hooker: Historia personale e Alida Hiskut është emblematikë e kohës së E. Hoxhës, kur ekzistenca private shtypej e asgjësohej në emër të interesave të ngushta të kastës, për të mbajtur në këmbë “aposteriori” analizën delirante të ashtuquajtur ‘tabllo sinoptike’, ku stigmatizohej M. Shehu si poliagjent e komplotist – delir, që vazhdon të ushqehet me pandershmëri edhe sot me shkrime e libra të Nexhmie Hoxhës & Ço.
Liljana Shaho: Alida është jo vetëm një këngëtare e madhe që kujtohet me respekt nga të gjithë që e kanë njohur, por dhe një njeri me zemër të artë. Ajo nuk i ka merituar ato vuajtje. Le t’ju verbojë sytë spiunëve drita verbuese që lëshon ky yll tani
Dashamiri: Kjo është një histori tronditëse, që e dëgjoj për herë të parë. E kam ndjekur këngëtaren Hisku në ditët më të mira të saj dhe çuditem sesi përfundoi në këtë mënyrë. I uroj gjithë të mirat në pjesën e jetës që i ka mbetur. Të vazhdojë të këndojë, sepse kënga do ta bëjë që ta harrojë të kaluarën.
Cen Durimi: Artikulli do të kishte qenë i plotë me emrat e dy “shoqeve”, labes dhe mirditores të cilat e denoncuar fshehtaz, jo për ndonjë gjë, por mendoj se e keqja duhet të tregohet me gisht. Ka shumë mundësi që ato të dyja të kenë bërë karrierë dhe sot banojnë jo shumë larg “Bllokut” të ri.
Andrea: Edhe unë denoncoj dy kriminelë të Sigurimit që tmerruan Devollin e Sipërm, Frederik Ymerin dhe hetues Petrit Lila
Gëzim Kodra: Historia e Alida Hiskut është një histori e tmerrshme si në ato filmat “KILLER”, por duhet të kuptojmë që nuk është edhe e vetme si histori. Gjatë asaj periudhe janë bërë dhe gjëra më të tmerrshme. Mund t’ju duken si legjenda, por që në të vërtetë janë shumë ngjethëse. Duke lexuar opinionet e bëra nga lexuesit e gazetës, që në të vërtet e vlerësojnë si tmerr historinë e Alidës, dua t’ju them se nuk është dhe shumë e lehtë të përmendësh emra, se “bishat” e asaj kohe vazhdojnë të kenë rrënjë të thella në jetën tonë. Fatkeqësisht dhe tmerri vazhdon të jetojë me këta njerëz.
Vitore Stefa: E besoj fund e krye atë që ka treguar Alida për gazetën “Panorama”. Bile unë që jam motra e saj në kuptimin e vërtetë të fjalës, them se aty është vetëm një pjesë, ose më saktë kyçi i mekanizmit të persekutimit. Nga goja e Alidës, por edhe nga mjaft të tjerë që kanë qënë afër kësaj ngjarje tronditëse, kam dëgjuar shumë gjëra të llahtarshme që ka përjetuar Lida jonë. Lexuesit e tronditur nga ajo që ka rrëfeyer për ditët e qelive, nuk dinë e nuk kanë si të dinë çfarë ka vuajtur kjo vajzë e traumatizuar në qelitë e bardha të psikiatrisë. Oh nëna ime! Plagët e Alidës janë të shumta, por fakti si u rinorit është një shmëbull i shkëlqyer i vullnetit dhe forcës së saj shpirtërore. Duke ndjekur këto ditë opinionet e diasporës për historinë e saj, më ka tërhequr vënëdjen përmendja e emrit të Feçor Shehut, këtij përbindëshi seksual që ka marrë në qafë me dhjetra e qindra njerëz të pafajshëm. Me sa di une kur është gjykuar në vitin 83 i kanë dalë me dhjetra dëshmi që e penalizonin për vesin bastard. Njëra ndër to ka qënë ajo e tropojanes Rukie Rama e cila mundi ta sfidojë maskarallëkun e këtij hamshori-mostër me certifikatën e virgjërisë. Kur u pushkatua, publikisht nuk ju përmend ky ves i ndyrë, pasi lolot e diktatorit kishin frikë se përbuzja për këto amoralitete i afrohej Bllokut. E blloku, siç dihet notonte në të tilla shëmti seksuale...
Atdhetar: Unë mendoj se emri i hetuesit ishte Enver Hoxha. Pa dyshim ky ishte emri më i urryer i një hetuesi mostër.
Dadushi: Me asgjë nuk të paguhet ajo çfarë ka përjetuar Alida Hisku dhe shumica e popullit shqiptar, por do ti lutesha zonjës së nderuar ti demaskojë ata horra, ata përbindësha që nuk gjej fjalët për ti përshkruar. Qeveritë e trazicionit nuk e logjikojnë sa ka hequr ky popull. Zyrtarët e tyre shikojnë xhepat, dhe me siguri ndonjëri prej tyre ka qënë presekutor i birucave dhe tani është në karrigen e pushtetit. Vuajtjet i hoqi populli i shkretë. Qeveritarët dhe bijtë e tyre nuk kanë përjetuar gjëra të tilla. Ndoshta kur ta lexojnë këtë artikull mund dhe mos ta besojnë. A do ju vijë dita ndonjëherë këtyre mostrave t’i dënojmë në sy të popullit?
Esera: Atij sistemi mos i mbiftë kurrë fara!!! Çburrëruan burrat, përdhunuan gratë, ngrinë përrenjtë, shteruan lumenjtë, bastarduan njerëzit e ndershëm me ca këlyshë operativë që i jepnin popullit tmerr. Kam qenë e vogël, por mbaj mend një farë operativi në zonën e Devollit me emrin Refat. Mbiemri nuk me kujtohet. Dhe një tjetër me emrin Demush, që e futën Devollin në vëllavrasje. Zoti marrtë hak!! Përshëndetje USA
Toni: Shumë e dhimbshme, por në të njëjtën kohë shumë normale për ata që e mbajtën gjallë atë sistem dhe ndërkohë vazhdojnë të përdhosin sistemin demokratik. Natyrisht, nëse zonja Alida do na jepte emrin apo emrat mirë do të ishte, por shpesh ka ndodhur që këto çështje i merr në dorë X apo Y prokuror, i cili ka të njëjtën të kaluar me atë që i shkatërroi asaj rininë dhe jetën . Alida bën apel të hapen dosjet. Kjo do ndihmonte sadopak qetësimin e shpirtrave të qindra e qindra vajzave të keqtrajtuara.
Dhurata: E dashur Alida! Historia jote rrëngjethëse është në një farë mënyre histori e të gjithë femrave të asaj kohe, që ishin ndryshe nga turma. Le të hapet një faqe tjetër, ku të denoncohen me emra Korbat e Komunizmit, të cilët personalisht mendoj se ishin individë të deformuar, që ai sistem i inkurajonte...
Xhimi: E besoj me shpirt atë që thotë Alida Hisku. Unë di një rast, që bëri jo pak bujë në atë kohë. Një burrë fisnik që kishte gruan e bukur, operativi i zonës e futi në burg për ti shtënë në dore të shoqen, me pretendimin e agjitacion-propagandës. Jam dakord, që Alida duhet t’i drejtohet organizmave që mbrojnë të drejtat e njerëzve ose të grave...
Beni: Kjo që thotë kjo zonjë pas më shumë se 25 vjetësh është vërtetë një tmerr, por duhet tu thotë emrat atyre, që i quan bisha. Nga kush ka frikë? Një femër që guxon të tregojë tmerrin, nuk mund t’i mungojë guximi të tregojë emrin e tmerruesve.
Petro L: Zëri i mrekullueshëm i Alida Hiskut më kumbon ende në shpirt. Ajo me këtë denoncim publik rrëqethës që u bën horrlliqeve të diktaturës së Enver Hoxhës dhe këlyshëve të tij, jep prova të pakundërshtueshme ndaj kriminelëve e krimit shtetëror dhe një shembull të shkëlqyer të kurajos dhe dinjitetit njerëzor. Ajo i shtron një detyrë imperative presidentit, institucioneve të drejtësisë dhe mbarë opinionit intelektual e popullor, që të demaskojnë me emra e fakte kriminelët e poshtër, të cilët nuk ndaleshin së përdhunuari edhe ajkën e kulturës shqiptare për të kënaqur epshet e tyre.
Enver Malko: Më vjen shumë keq për zonjën Alida Hisku. E di çdo të thotë.E mjera, ka qenë dhe femër. Edhe unë kame rënë viktimë e abuzimeve me drogëra e ilaçe në qelitë e sigurimit. Një nga hetuesit përbindësh që më ka torturuar ishte BILBIL METE. Ky kriminel i njohur si i tillë në Peshkopi, ka fshehur edhe trupat e shokëve të mi SOKOL HADO dhe FREDERIK HARUNI që në vitin 90 donin të kalonin kufirin e u vranë nga hienat e policisë. Unë për fat mbijetova...
Diana: Shumë nga historitë që tregon Alida Hisku i kam dëgjuar nga babai im, i cili ka vuajtur 18 vjet në burgjet komuniste. Në ato burgje janë bërë torturat çnjerëzore, të tilla sa njerëzit nuk mund t’i imagjinojnë. Më vjen keq se ata njerëz që i persekutuan ende kanë poste zyrtar. Respekte për Alidën, kam qenë fansja e saj.
Albert: Desha ti kujtoj zonjës Hisku domosdoshmërinë e padisë penale kundrejt personave që e kanë keqtrajtuar. Një veprim i organizuar do të lehtësonte procedurën. Kjo mund të realizohet me organizimin e një shoqate me gratë (ose me disa nga këto) që kanë kaluar të njëjtën gjendje, duke krijuar një padi kolektive tek Presidenca dhe Kuvendi, duke kërkuar personin, pse jo edhe një seancë të posaçme të Kuvendit për këtë veprime barbare kundrejt gruas, duke u munduar të angazhoni edhe organizma ndërkombëtare. Me lejoni t’ju them që një angazhim i tillë do të ishte shumë i dobishëm, përveç vendosjes së drejtësisë edhe për situatën tuaj personale shëndetësore.
Roland: Alida Hisku e ndonjë tjetër që e ka pësuar nga këta mostra, duhej të nxjerrin emrat e atyre që i kanë keqtrajtuar e përdhunuar, e t’i hedhin në gjyq edhe pas kaq vjetësh. Dhe të denoncohen e dënohen njëlloj siç dënohen sot ca priftërinj katolikë në Amerikë, Gjermani, etj. për abuzime seksuale me fëmijë edhe pas shumë vitesh. Një nga krye plehrat që abuzonte seksualisht me gratë e arrestuara ishte edhe vet ministri i Brendshëm, Feçorr Shehu me këlyshët e tij.
Edmond: Këto që thotë kjo grua janë një tmerr. Mendoj se nuk është vonë që këta njerëz, të cilët besoj se janë gjallë, të ndëshkohen me rreptësinë më të madhe të ligjit duke i kaluar vitet e fundit të jetës së tyre, në vendin ku kanë torturuar dhe përdhunuar viktimat e tyre. Vetëm kjo mënyrë do të qetësojë sadopak shpirtrat e tyre dhe do të verë në vend një pjesë të drejtësisë.


Kur binte fjala për Feçor Shehun në burgun e grave

“Emri i Feçor Shehut ishte tmerri i grave të dënuara”. Teksa mbështet denoncimin e këngëtares së njohur për dramën e shkaktuar nga policia sekrete, Rukie Rama, njëra nga ish të dënuarat politike, sjell të tjera dëshmi tronditëse nga ferri i burgjeve të komunizmit. Sa herë binte fjala për Feçor Shehun në burgun e grave, pohon tropojanija që jeton në Bruksel, bashkëvuajtëset sillnin me dhjetëra raste të abuzimeve seksuale në birucat e Sigurimit. Sipas tyre, funksionari i lartë i policisë sekrete ishte dalluar për këtë ves çnjerëzor gjatë tërë karierës së tij, fillimisht në Shkodër e Korçë, ku drejtonte degët e punëve të brendshme dhe më vonë në Tiranë, ku mbërriti në majën e shërbimit të fshehtë. Rama shton se me emrin e Feçorr Shehut janë të lidhura shumë ngjarje misterioze të vajzave e grave të bukura. Sakaq, ish e dënuara kujton se e gjithë alibia e akuzave në adresë të saj, ka pasur për strumbullar ish ministrin manjak, i cili edhe kur u dënua nga regjimi, asnjëherë nuk u zbardh për publikun ky dimension shtazarak i karakterit të tij barbar.

Leka Zogu/Fëmijëria burrërore


Nga Agron SEJAMINI

Lindja e tij, nuk ishte gëzim vetëm për familjen mbretërore, por në atë kohë, ngjarje e shënuar edhe për kombin. Më 5 prill 1939, shqiptarët uruan dhe festuan, ardhjen në jetë të princit trashëgimtar... Thënë ndryshe, Mbretin e ardhshëm. Mirëpo, ashtu ishte e shkruar! Të largohej nga Atdheu pa e parë ende me sy, e jo më ta mbretëronte. Gjithsesi, një gjë është e vërtetë. Ai fëmijë, kudo që jetoi, u rrit dhe u ushqye, vetëm me shqiptarizëm. Ai fëmijë pati një fëmijëri burrërore!

I duhej që të ishte më i malluari, më i duruari, më i mënçuri, më i përkushtuari dhe më i privuari se gjithë fëmijët e botës.

Mësoi se ishte shqiptar dhe nuk kishte parë asnjëherë Shqipërinë, duke iu ndezur çdo ditë malli, krenaria dhe kërshëria për Atdheun. Ndërkohë, iu desh të mësonte qysh i vogël, disa gjuhë. Ngrohtësinë dhe dashurinë e nënës i ndjeu nëpërmjet gjermanishtes. Përkëdhelitë dhe këshillat e të atit i shkuan në theksin e gegërishtes që e dëshmon aq qartë edhe në të folurën e sotme. Në shkollë dhe mjedisin jashtë familjes, duhej të komunikonte në anglisht. Më pas, diktuar edhe nga rrethanat dhe kushtet e krijuara do të përvetësonte të tjera gjuhë, hungarishten, frëngjishten, italishten, arabishten dhe portugalishten.

Ndryshe nga fëmijët e tjerë të familjeve mbretërore, ai nuk bëri rehat në asnjë shtet. Sepse motivet dhe përgjegjësitë që ndjente para kombit të vet, e detyroi atë familje fisnike të shkonte, atje ku gjente rehat... çështja shqiptare.

Kështu në vitin 1946, "i hyjnë detit më këmbë", duke lënë Anglinë për Egjiptin. Princi Lekë, në atë kohë ishte vetëm shtatë vjeç. Kujton atë det të trazuar që e turbulloi aq shumë, por nuk harruan as atë ndodhi të bukur që përjetoi në ngushticën e Gjibraltarit.

Lufta e Dytë Botërore kishte mbaruar, por jo pasojat e saj... Edhe në këtë udhëtim të gjatë detar, para kësaj ngushtice, vapori me të cilin udhëtonin, ndali gati krejt shpejtësinë. Një skuadër marinarësh të specializuar për asgjësimin e minave, filluan asgjësimin e tyre për të çelur shtegun. Për syrin e një fëmije që përfiton nga mosha, këto skena ishin bukuri, ndërsa për të rriturit ankth dhe shqetësim.

Krejt papritur, ftohen në këtë "argëtim" edhe oficerët që shoqëronin familjen mbretërore. Nuk kishte rast më të mirë për atë baba mbret që të bënte burrë fëmijën e vet. I zgjat armën dhe e pozicionon të qëllojë drejt një mine që përngjasonte me një rosë të zezë kur ajo pushkë angleze, ishte më e gjatë se vet ai fëmijë. Qëlloi, por mban mend se edhe nuk shënoi...

Natën vonë mbërritën në qytetin portual egjiptian, Port-Said. U mrekullua në agimin e asaj dite nga ajo pamje fantastike që iu shfaq para syve. Të gjitha ndërtesat e atij qyteti ishin të pushtuara nga bardhësia. Por, nuk ishte ajo bukuri dhe pastërti, kur ecje nëpër lagjet e tij. Kalimthi e përjetoi këtë ndjesi, sepse rezidenca e familjes ishte në Kajro, në një hotel tre katësh, më i miri i kryeqytetit për atë kohë.

Si për të kompensuar gjithë peripecitë dhe vështirësitë që ai fëmijë kishte përjetuar deri më tani, këtu gjithçka ishte si në përrallë. Lulishtja e madhe dhe e hijeshuar me lule shumëngjyrëshe dhe mbi të gjitha piramidat që i shikonte nga ballkoni, ia bënë Egjiptin shumë herë më të bukur se Anglia. Por, edhe pse komoditeti ishte mbretëror, detyrimet dhe kërkesat e të ardhmes, e ftonin për t'u aftësuar dhe burrëruar sa më shpejt. Regjistrohet në një shkollë që shquhej për nivelin e lartë pedagogjik. E frekuentonin atë fëmijët e familjeve më të njohura të shteteve të Mesdheut. Aty nis miqësia që do të vazhdonte gjatë gjithë jetës, me mbretin e Bullgarisë dhe princin e Jordanisë, i cili më vonë do të bëhej mbret. Në gjuhën angleze bëhej mësimi, por iu krijua mundësia që të mësonte edhe latinishten apo arabishten. Zgjedhjen e bëri nëna Gerdaldinë, që i përcaktoi të parën, duke ia lënë arabishten vetëm gjuhë veshi, pra, për ta kuptuar dhe jo shkruar. Mban mend se nga shtëpia për në shkollë, ikte vazhdimisht me biçikletë. Veçse përherë ka qenë i shoqëruar nga punonjësit e gardës së familjes mbretërore. I gjithë ky efektiv përbëhej nga shqiptarë dhe kryesisht matjanë. Fjala vjen, princi Lekë, ka qenë vazhdimisht nën kujdesin e Qazim Prenit.

I përhumbur në kujtimet e fëmijërisë, ndalet për një çast dhe pasi lëshon një buzëqeshje të lehtë, fillon të tregojë ndodhinë me mësuesin e matematikës. Ditën e premte, mësuesi u kishte dhënë detyrë shtëpie nxënësve, për të zgjidhur në pushimin e fundjavës disa ushtrime. Edhe pse në dispozicion kishte të shtunën dhe të dielën, Leka ikën të hënën i papërgatitur. Kur mësuesi i afrohet dhe i kërkon fletoren e detyrave, ai çohet më këmbë dhe i kërkon falje, pasi nuk i kishte zgjidhur ushtrimet. Por, kjo pendesa e nxënësit u keqpërdor.

I thotë që të zgjati para të dy duart dhe fillon ta qëllojë me shkop... Vetëm të majtën se nuk arriti dot te dora e djathtë! Nxënësi shqiptar, shtatë vjeçari Leka Zogu, që në fakt ishte më i gjatë se mësuesi, rrëmben fshirësen e dërrasës së zezë, si për t'i zbutur goditjen, hap krahun dhe e rrëzon në dysheme. Mësuesin e çojnë direkt e në spital, ndërsa nxënësi qetë-qetë, del nga klasa. Para shkollës, e priste Qazimi, shoqëruesi i tij, i cili çuditet për këtë dalje të parakohshme nga mësimi. Rrugës për në shtëpi, i tregon atij me inat ende të pa shuar, për gjithçka kishte ndodhur. Pak i ndrojtur, por jo i frikësuar hyn i pari në sallonin e shtëpisë, duke çuditur të atin, të ëmën dhe hallat e tij, që në atë çast ishin të gjithë bashkë. Para se ata t'i sqaronte shoqëruesi, nis dhe tregon për çfarë kishte ngjarë...

- S'ka problem!-dëgjoi reagimin e menjëhershëm të të atit. Më pas, Ahmeti vazhdon qetë dhe më serioz:

- Familja jonë nuk pranon as shpullë dhe as shkop!

Heshtja mbështetëse dhe komplimentuese pushtoi gjithë sallonin. Sepse ai fëmijë, nuk ishte fëmijë, por trashëgimtari i një mbreti shqiptar. Janë të njohura tashmë, vetitë dhe virtytet e Ahmet Zogut. Dy prej tyre, trimëria dhe krenaria!

Gjatë kohës që jetuan në Kajro, shumë mbresëlënëse për Lekën ka qenë edhe vizita që bëri në një teqe shqiptare. Kujton atë pritje shumë të ngrohtë që i bënë babai i tij dhe dy dervishët. Por edhe emocionuese ishte dhurata e çmuar. Një patllake e vendosur në kutinë e vet të zbukuruar hijshëm. Kthehet në shtëpi dhe gjëja e parë që i tregon të atit, ishte ajo dhuratë.

- Kjo është për këtu!,- iu drejtua Ahmeti, duke e vendos atë kuti, në njërin prej etazherëve të sallonit. Por, ka ardhur koha që edhe t'i të mbash armë! Dhe në çast, i zgjat një revolver anglez të kalibrit 45. Mund të tingëllojë pak si i çuditshëm ky xhest, por në mendjen dhe largpamësinë e Ahmet Zogut, qëndron përsosmërisht gjithçka. Nuk e dimë, nëse ishte thjesht një peshqesh apo amanet për të birin e vet, por është e vërtetë se Leka Zogu, asnjëherë nuk e hoqi nga brezi armën, në këtë jetë. E ku do të kishte më shumë hijeshi ai simbol burrërie dhe trimërie, se te ai shtatlartë i rritur me shqiptarizëm. Shtatë vjeç i vendosi të birit armën në brez dhe kur mbushi dhjetë vjeç, e bëri pjesëtar të detyrueshëm në të gjitha mbledhjet e takimet e punës.

-Dëgjo dhe mos fol!- i tha ditën e parë.

Kështu, veproi në dhjetra takime që Ahmet Zogu pati me mbretërit e disa shteteve dhe personalitete të tjerë të rëndësishëm, ku u shqua për largpamësinë e gjeopolitikës së tij.

Kështu, deri më 9 prill 1961, kur pas vdekjes së mbretit Ahmet Zogu, bëri betimin si Mbret i Shqiptarëve. Atëherë ishte 22 vjeç. Shumë i ri, por shumë i denjë dhe i aftë për të siguruar vazhdimësinë, sepse si rrallë kush, në fëmijëri kishte fituar pjekurinë dhe burrërinë...

Leka Zogu

- 5 prill 1939. Lindi në Tiranë dhe kaloi fëmijërinë në Britaninë e Madhe deri në moshën 7 vjeç.

- 1946-1955. Jetoi në Egjipt, ku filloi studimet në shkollën angleze "Victore College", në qytetin e Aleksandrisë.

- 1956. Pas ardhjes në Francë, regjistrohet në kolegjin Eglon, në Vilar mbi Olon dhe merr diplomën "Matriculation of Oxford" në Zvicër.

- 1958. Përfundon studimet e larta në Londër, në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhërst të Mbretërisë së Bashkuar.

- Pas kthimit nga Britania e Madhe fillon studimet për Shkencat Politike dhe Ekonomike në Universitetin e Sorbonës në Francë, ku ndoqi edhe kursin e gjuhëve orientale.

- 9 prill 1961. Pas vdekjes së Mbretit Ahmet Zogu, bën betimin si Mbret i Shqiptarëve në moshën 22 vjeç.

- Zotëron shumë gjuhë të huaja, si anglisht, frengjisht, spanjisht, gjermanisht, italisht, arabisht, si dhe gjuhët hungareze e portugeze.

- Është marrë me biznesin e konstruksioneve të porteve detare dhe import eksportin e lëndëve të para, duke kryer veprimtarinë e tij njëkohësisht në Spanjë e në Britaninë e Madhe me shtrirjen e aktivitetit që nga SHBA e Kanadaja, në Lindjen e Mesme dhe deri në Japoni e Australi.

- 1972. Bëhet nismëtar i Kuvendit të Madridit për të bashkuar të gjitha forcat politike të emigracionit shqiptar sipas motos të Mbretit Zog: "Atdheu mbi të gjitha!"

- Gjatë këtyre viteve Leka I, zhvilloi takime me shqiptarët kudo në botë: në Londër e Paris, në New York e Toronto, në Bruksel e Mynih, në Ankara e Stamboll, në Sidnej e Melburn, etj. Gjeografia e tyre përfshinte Europën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Australinë.

- Me autorizimin e Pentagonit, ka vëzhguar veprimet luftarake gjatë Luftës së Vietnamit dhe, më pas, ato të Rodezisë.

- Nga viti 1979, jetoi bashkë me Familjen Mbretërore Shqiptare në Johannesburg, në Afrikën e Jugut.

- 1990. Takohet me shqiptarët e parë që u larguan nga vendi në eksodin e madh me anije nga Porti i Durrësit.

1993. Vjen për herë të parë në Tiranë, por detyrohet të largohet të nesërmen, pas ndërhyrjes së autoriteteve të asaj kohe.

- 11 prill 1997. Vjen në Shqipëri, duke organizuar vizita, takime e bashkëbisedime në të gjitha rrethet e vendit.

- Merr pjesë në Referendumin e organizuar për formën e regjimit më 29 qershor 1997 dhe më 11 korrik 1997, largohet nga Shqipëria.

- Rikthehet për të jetuar në Shqipëri me 28 qershor 2002. Kthimi i Familjes Mbretërore u krye me ftesën e 76 deputetëve të Kuvendit shqiptar.

- Kuvendi i Shqipërisë, me Ligjin Nr. 9063, datë 8.5.2003, përcaktoi detyrimet ligjore - ekzekutive "Për Statusin e trashëgimtarëve të Familjes Mbretërore".

Pas lindjes, në Atdhe vetëm 47 orë...

"Më 5 Prill 1939 në orën 5 të mëngjesit lindi Princi, Trashëgimtari i Shqipërisë. Sa u dha lajmi në popull se lindi një "Djalë Trashëgimtar i Shqipërisë", të gjitha demonstratat anti-italiane që vazhdonin gjithandej, menjëherë u kthyen në një buçitje gëzimi të papërshkruar, duke shfaqur simpatinë për Familjen Mbretërore e duke thirrur: "Rroftë Mbreti", "Rroftë Princi Trashëgimtar", "Rroftë Mbretëresha e dashur e jona"... Ky lajm gazmor menjëherë u hap në të gjithë anët e Shqipërisë. Kështu filluan festimet, gjithandej. Populli i Kryeqytetit plot gëzim, shkollat e vajzave e djemve, e populli mbarë edhe ushtria që ndodhej në Kryeqytet, filluan përgatitjet për të parakaluar para Pallatit, të mbledhur e të renduar në Bulevardet rreth Pallatit, duke kënduar këngë kombëtare e duke tërhequr valle nacionale. Në orën 10 të mëngjesit filluan të hidhen 101 topa dhe tamam në këtë kohë filluan parakalimet para Pallatit Mbretëror dhe brenda në lulishte. Ishin të radhitur shkollat, populli i veshur me kostum kombëtar e ushtria. Bandat luanin Himnin Mbretëror e të Flamurit. Mbreti Zog, bashkë me Qeverinë e Parlamentin, kishin dalë në lulishte e i falenderonin të gjithë parakaluesit. Nga të gjitha Prefekturat kishin nisur të vinin delegacionet e popullit në Kryeqytet për të shfaqur urimet gazmore, që Perëndia i solli popullit bujar mbas 500 vjetëve trashëgimtarin. Të gjithë ishin të veshur me kostume kombëtare. Tamam në kohën kur po kalonin shkollat e vajzave e të djemve para Mbretit të tyre, duke kënduar në parakalim, vjen me shpejtësi ministri i Punëve të Jashtme shqiptare, Ekrem Libohova, me një letër në dorë. Ai ia paraqiti Mbretit Zog. Ishte ultimatumi musolinian...

6 prill 1939. Njëzëri, Mbledhja e Asamblesë Kombëtare vendosi që sot Madhëria e Saj Mbretëresha me Princin Trashëgimtar të nisen prej Tirane për në Korçë... Zog I, Mbreti shqiptarëve, hyri në Mbledhjen e përgjithshme të Asamblesë Kombëtare në orën 12 të natës, datë 6 Prill 1939. Por, sa u ul, Kryetari i Parlamentit, Pandeli Evangjeli, në emër të Asamblesë Kombëtare i parashtroi vendimin e marrë kështu:

"Lartmadhëri, Parlamenti dhe Qeveria së bashku, duke marrë parasysh ngjarjet eventuale që mund të na lindin, minutë më minutë, për interesin e Atdheut e të nderit të shqiptarëve, mbarë e për të qenë të lirë në veprimet që Atdheu lyp prej nesh "vendosi" që Madhëria e Saj Mbretëresha, bashkë me Princin Trashëgimtar qysh sot të dalin nga Tirana për në Korçë. Ai vend u caktua më i përshtatshëm".

Pasi Mbreti Zog, pranoi vendimin e Parlamentit për nisjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës, bashkë me Princin Trashëgimtar, menjëherë u morën masat e përgatitjes, si të mjeteve dhe të sigurimit, që do të shoqëronin Mbretëreshën. Po ashtu dhe për sigurimin, si për rrugën, ashtu edhe për vendet e qëndrimit. Me Madhërinë e Saj Mbretëreshën, do të ishin edhe Princeshat, meqë Mbretëresha ishte mjaft e lodhur e me shumë temperaturë. Personeli mjekësor ishte i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme. Po ashtu, kishte edhe mjete të tjera ushqimore dhe ilaçet e nevojshme. Në orën 4.00 të mëngjesit të gjithë ishin gati për t'u nisur. Profesori Veibel, preferoi ta vendosim në një automobil Mbretëreshën, shtruar me një masllakë, e jo në autoambulancë, se rruga ishte e gjatë dhe jo e mirë. Nuk ishte e përshtatshme. Princi Trashëgimtar me një tjetër automobil Mercedes, i përcjellë prej Princesësh Adile, Doktor Mouhin Shahinit, kapiten Zenel Shehut, dy infermiere dhe Qazim Prenit. Po ashtu dhe të gjitha plaçkat e nevojshme të Princit me një automobil mbrapa. Princeshat Mbretërore ndjekin Mbretëreshën me dy automobila të tjerë dhe baronesha me Stavro Stavrin me një automobil tjetër. Po ashtu, ndjekin Mbretëreshën edhe dy kamiona me plaçka. Tre kamiona me ushtarë me toger Hilmi Kullën, prinin kolonën përpara, po gjithnjë në lidhje me qendrën e kolonës për sigurimin e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës e të Princit Trashëgimtar. Shtatë kamiona me ushtarë me kapiten Halil Branicën, ndjekin kolonën mbrapa, dhe kanë me vete një stacion radio K3, për çdo eventualitet. Për t'u ndërlidhur me Komandën e Gardës Mbretërore me një parrullë të veçantë si edhe një shifër po të Komandës së Gardës. Lartmadhëria e saj, Mbretëresha bashkë me Princin Trashëgimtar në orën 4.15 të mëngjesit u nisën prej Tiranës për në Korçë me drejtim Krrabë, Elbasan, Librazhd, Qafë-Thanë, Pogradec e Korçë..."

Nga kronikat e kohës. Arkivi i Oborrit Mbretëror Shqiptar

Tuesday, November 9, 2010

Rikard Ljarja, Duartrokitja qëvazhdon.

Dikur, një aktor brilant, i pranishëm pothuaj çdo natë në ekranet e shqiptarëve. Sot një shpirt artisti i arratisur, në sfidë me kohën që ikën. E megjithatë duatrokitja për rolet e tij vazhdon e vazhdon….

Me pamjen e qetë, prej babaxhani, me flokët e thinjur, zërin e plotë prej basi, sytë kafe poshtë vetullave të trasha, trupin e lartë dhe ecjen me hapin e madh, është e pamundur që t’i shpëtojë vëmendjes së njerëzve.
Është një burrë i hijshëm, që jeton 67 vitet e tij me modesti, ndërsa nuk është më djalosh i ri… Është një jetë e tërë në terren, në mal, në fushë, në borë, në shi! Plot role, filma, skenarë, dashuri, dhimbje, eksperienca që vetëm një aktor i madh mund t’i përfshijë në dimensionin e tij.
Është Rikard Ljarja.
Dikur, një aktor brilant, i pranishëm pothuaj çdo natë në ekranet e shqiptarëve. Sot një shpirt artisti i arratisur, në sfidë me kohën që ikën. Pasioni për filmin dhe teatrin nuk i është fashitur, ndonëse më shumë tani i pëlqen të shkruajë. Sepse të shkruarit është një proces personal, ku i mjafton një lapës e letër, ndërsa për një film a pjesë teatri duhen paratë. Në kohët e vështira të artit, më shumë se aktor, duhet të jesh një menaxher i mirë. Por kjo është më e vështira për të. Ai ka lindur me shpirt të lirë artisti, ndaj të bëjë të tilla kompromise, shndërrohet në një mision të pamundur.

Rikardi në shtëpitë e shqiptarëve
Me lojën, portretin, zërin dhe talentin, figura e aktorit Rikard Ljarja ka qenë popullarizuar kaq shumë në vitet ‘70-‘80, sa konsiderohej si një ndër aktorët më të dashur dhe më të rëndësishëm. Kaq ishte bërë familjare figura e tij, sa nisën të qarkullojnë barcoleta pozitiviste, lidhur me praninë e tij në shtëpitë e shqiptarëve. “Mbrëmë kam darkuar me familjarët dhe Rikard Ljarjen”, apo “Jemi tre vëllezër, bashë me Rikard Ljarjen”. Të gjitha këto ishin pjesë e një humori spontan, që lindte në Shkodër e përhapej me shpejtësi gjithandej, ndërsa Rikardi e ka pranuar këtë pjesë, pa asnjë lloj besdie, sepse të jesh në çdo shtëpi shqiptari është privilegj.

Vendlindja
Megjithëse pjesën më të madhe të jetës e kalon në Tiranë, Rikard Ljarja mbetet një shkodran i mirë. Duket se e ka të pamundur të jetojë pa qytetin e tij të lindjes, kjo është arsyeja që kthehet herë pas here në shtëpinë e vjetër me oborr. Kthehet në qytetin verior, sepse gjithçka: qyteti, shtëpia e vjetër, miqtë e fëmijërisë, janë aty dhe ai ka nevojë për ushqimin shpirtëror që gëlon prej tyre. Kur ishte fëmijë ëndërronte të bënte gjëra që lidheshin gjithnjë me artin. Lindi në vitin 1943 në një shtëpi intelektualësh, ku mori kulturën e parë. I ati, Karlo Ljarja ishte ndër të parët mësues të gjermanishtes në Shqipëri. Në këtë ambient intelektual, prindërit i krijuan mundësitë të mësonte muzikë. Kësaj kohe mëson dhe luan mjaft mirë në piano, madje përfshihet edhe në orkestrën simfonike të Prenk Jakovës, si instrumentist i fagotit. Pikërisht në Shkodër, Ljarja ndoqi vitet e para të mjeshtërisë së aktrimit. Teatri i qytetit të Shkodrës e aktivizon të riun muzikant nëpër fshatra, ku ai interpreton edhe vetë skeçe. Vite më vonë ka edhe role. Më 1960 i del shkolla për matematikë, por një thirrje e brendshme e dërgon në aktrim. Dhe u bë një aktor i madh.
Sot, sa herë kthehet në shtëpinë e tij, veç mallit për rrugicat, shokët e miqtë, i pëlqen të punojë në kopshtin e shtëpisë së vjetër, të mbjellë tulipanë, qepë e hudhra. “Jam në vendlindjen time, në vendin ku jam edukuar dhe ku kam marrë kulturë. Jam në shtëpinë e lindjes, që ka ndërtuar babai im dhe ndihem vërtetë shumë mirë”.

Teatri Migjeni
Kur shkon në Shkodër, këmbët normalisht e çojnë tek “Teatri Migjeni”, vendi ku nisi karrierën si aktor. Sot kolegët me të cilët luante dikur, nuk janë më, janë të tjerë, më të rinj. Megjithatë ata janë njerëz që Rikardi i vlerëson dhe me ta ndan të njëtin pasion: dashurinë për teatrin dhe Shkodrën.
Nga viti 1965 deri më 1973, Ljarja ka interpretuar në rreth 30 role në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, ku pjesa më e madhe ishin role kryesore. Në atë kohë televizioni ishte në hapat e parë dhe brezat e rinj nuk e mbajnë mend si aktor teatri, ku ai vërtet ka shkëlqyer në interpretimet e tij.

Rolet
Shumëkush e kujton si Deda mbi shtyllë në “Rrugët të bardha”, por rolet e tij, me të cilët identifikohet janë edhe shumë e shumë të tjerë. Komisari te “Kur zbardhi një ditë”, mësuesi Dritan Shkaba te “Komisari i dritës”, Rrema në “Shtigje lufte”, Skënder Guri te “Duel i heshtur”, Perlat Pëllumbi në “Ngadhënjim mbi vdekjen”, Gaqo tipografi në “Rrugicat që kërkonin diell”, inxhinier Tosi në “Ilegalët” e shumë të tjerë.
Megjithatë, roli i parë, tek filmi “Komisari i dritës”, është ndër rolet më të veçantë të aktori, meqënëse erdhi menjëherë pas diplomimit. Në fakt, rolin e Dritanit, Ljarja e fitoi në një audicion, në të cilin merrnin pjesë edhe Guljelm Radoja apo Viktor Zhusti.
“Rolet e mi s’janë heronj të partisë. Janë njerëz të thjeshtë. Figurat që kemi interpretuar janë pak skematike, është e vërtetë. Dhe të gjithë aktorët dhe regjisorët jemi përpjekur t’u japim mish e gjak, që t’u heqim sadopak skemën. Si tek filmi “Rrugë të bardha”. Ai ka një mision të jashtëzakonshëm simbolik. Ai lidh njerëzit. Sot ka edhe internet, atëherë lidheshim me tela. Kjo është shumë njerëzore. Të lidhen njerëzit, të bashkohen, të komunikojnë. Atyre figurave skematike të shkruara atëherë, të gjithë jemi munduar t’i japim mish e gjak”, do të shprehej Ljarja.

Sot
Rikard Ljarja, aq i pranishëm me ekranet e kinemasë dhe televizionit, që prej fundit të viteve ’90, kur Kinostudio “Shqipëria e Re” pushoi së prodhuari dhjetrat e filmave, nuk ka marrë asnjë rol si aktor në kinema, por i është kthyer sërish teatrit. Ka vënë në skenë një shfaqje në Teatrin Kombëtar, në teatrin e Prishtinës, të Shkodrës ku ka interpretuar edhe si aktor në skenë.
Për të gjithë është aktori i madh i filmit dhe teatrit. S’ka njeri që të mos ketë fiksuar në memorie disa nga rolet e tij më brilante, megjithatë ai bën një jetë të qetë, pa u marrë shumë me lavdinë e dikurshme. Më shumë sot i intereson të shkruajë. Një hapësirë kjo për shkarkimin e tij artistik. Më përpara i pëlqente të pikturonte, ndërsa sot është kthyer tek gjuha, por jo tek ajo e folura, që i dha emrin aktor.

Dashuria që nis në pyjet me borë
Ishte viti 1978.
Rikardi, aktor, por kësaj radhe edhe regjisor, ishte i angazhuar me filmin “Në pyjet me borë ka jetë”, film ky që ndryshoi shumë gjëra jo vetëm në jetën e tij, por edhe të aktores pogradecare, Marjeta Ilo. Kjo ka qenë hera e parë dhe e fundit që ato kanë luajtur bashkë në një film. Kanë qenë kohë të bukura për të dy dhe ky film, mbase është një nga arsyet, pse nuk kanë punuar më me njëri-me tjetrin. Sepse kanë dashur të ruajnë poezinë e veçantë të lidhjes së tyre. Në atë film u dashuruan dhe u lidhën, një lidhje e natyrshme, shumë e menjëhershme, nga e cila kanë kaluar 30 vjet. Një dashuri që lindi në borën e ftohtë të maleve, ndërsa po xhirohej një film, dhe që u ka mbijetuar stuhive dhe rrebesheve, të natyrshme për çdo famije, gjatë 30 viteve bashkëjetesë.

Familja
Sot kanë një familje të bukur. Janë të dy ata, Marjeta dhe Rikardi, bashkë me dy fëmijët e tyre, vajzë e djalë. Në një familje ku të dy prindërit janë aktorë, është e vështirë t’i shpëtosh tundimit për tu marrë me artin. Megjithatë dy fëmijët e familjes Ljarja, i kanë shpëtuar këtij tundimi, pasi janë jashtë fushës së artit dhe për këtë fakt, Rikardi e Marjeta ndihen të kënaqur, sepse siç thonë ata:“Për profesionin tonë erdhën kohë të vështira”.

Serbët: Kosova do marrë pjesë në Kupën e Botës 2014

Serbët: Kosova do marrë pjesë në Kupën e Botës 2014NION- Kosova do të marrë pjesë në eliminatoret e Botërorit 2014, që do të mbahet në Brazil. Lajmi është publikuar dje në gazetën serbe “Kurir”, që bazpohet në burimet e saj brenda UEFA. Sipas saj, në mbledhjen e fundit të UEFA-s në Nion kanë marrë pjesë edhe shumë biznesmenë shqiptarë, që po lobojnë për pranim të Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA e UEFA. “Kuriri” shkruan se kundërshtari më i madh i kësaj çështjeje është presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, që sipas saj, shqiptarët presin që ai të humbasë zgjedhjet e vitit 2011.

“Edhe pse mbledhja në Nyon nuk kishte të bënte asgjë me Kosovën, në ndërtesën e UEFA-s ishte një numër i madh i biznesmenëve shqiptarë. Shpejt kuptova se pjesëmarrja e Kosovës në kualifikimet për Botërorin 2014 është punë e kryer. FIFA jozyrtarisht ka dhënë leje për këtë dhe një gjë e tillë pritet të bëhet edhe nga UEFA. Megjithatë, kundërshtari më i madh i pranimit të FFK-së mbetet Platini dhe për këtë shqiptarët presin që ai të mos fitojë zgjedhjet për kryetar të UEFA-s vitin tjetër”, ka thënë një burim i “Kuririt”, i afërt me UEFA-n. Kjo gazetë ka marrë edhe një pohim nga kreu i Federatës Kosovare Fadil Vokrri, ndërsa i gjithë shkrimi ka titullin: “Skandal: Futbollistët kosovarë në Botërorin 2014”. Kjo, sipas gazetës, është një shuplakë tjetër për Serbinë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Historik vizash, nga viti 1920 deri te Ahmet Zogu dhe Enveri


Arben Rrozhani

Vizat, si kanë lëvizur shqiptarët nga Ismail Qemali, tek Ahmet Zogu e Enver Hoxha.Flasin historianët Arben Puto, Pëllumb Xhufi, Muhin Cami
Pasaportat e para shqiptare u dhanë në 1920-ën. Që nga shpallja e pavarësisë në 1912-ën nga Ismail Qemali e deri në kohën e mbretit Zog dhe më pas Enver Hoxhës, rregullat kanë qenë të ndryshme. Ata që kanë jetuar në fillimet e shekullit të kaluar rrëfejnë se për të udhëtuar jashtë vendit nuk duheshin shumë procedura burokratike, ashtu siç ndodh sot. Këtë lehtësi, sipas rrëfimtarëve, tashmë të vjetër në moshë, e krijonte edhe pasaporta e kohës, e cila njihej në të gjitha shtetet e Europës.
Ndërsa sot kohët kanë ndryshuar kryekëput, pasaporta është rritur në elementët e saj të sigurisë, por është shumë e vështirë për të udhëtuar me të jashtë vendit. Vendimi i djeshëm për vizat i rijep pasaportës biometrike, të shpërndarë kohët e fundit, të drejtën e qarkullimit pa viza, por me kontrolle kufitare të përpikta.


Po çfarë thonë historianët? Si kanë udhëtuar shqiptarët nga Ismail Qemali deri më sot? "Në Itali shkonim pa viza". Historiani Arben Puto i ka jetuar ato kohë kur shtetasit shqiptarë lëviznin lirisht në fqinjin matanë Adriatikut. Ishte koha kur Shqipëria ishte aneksuar nga Mbretëria e Savojës, pas pushtimit të 7 prillit 1939. Nuk kishte nevojë për eksodet biblike që ndodhën gjashtë dekada më vonë, apo udhëtimet e vdekjes me skafet e trafikantëve të qenieve njerëzore.
Kush kishte punë, apo arsye tjetër për të udhëtuar për në Itali mjaft që të merrte vaporët e udhëtarëve dhe arrije në brigjet italiane. "Shqiptarët shkonin në Itali me viza që lëshoheshin nga organet konsullore italiane në Shqipëri", - shton historiani Pëllumb Xhufi - dhe më pas ato u hoqën dhe ata nuk kishin nevojë për to, sepse Shqipëria ishte bërë dhunshëm pjesë e Italisë".


Për të shkuar në vende të tjera duhet të kishe vizë. Historiani Puto thotë se aplikimi për vizë bëhej pranë zyrave konsullore të shteteve të huaja në Tiranë apo qytete të tjera të Shqipërisë. Sa e vështirë ishte të merrje një vizë atëherë? "Nuk besoj se ka qenë vështirë, por duheshin ndjekur procedurat që parashihte marrja e vizës", - sqaron z. Puto. Të njëjtën gjë mbron edhe historiani Pëllumb Xhufi, duke shtuar se pajisja me vizë deri në kohën e Luftës së dytë Botërore ishte një proces normal.
Pas izolimit të Shqipërisë dhe mbylljes së shtetasve të saj brenda kufijve të vendit, viza për jashtë vendit ishin një e drejtë e atyre pak njerëzve që ishin të ngarkuar me punë shtetërore. Historiani Arben Puto kujton pajisjen me vizë britanike në kohën e Shqipërisë së izoluar, kur ajo nuk kishte marrëdhënie diplomatike me Londrën si me shumë shtete të tjera. "Mbaj mend në vitin 1972 isha në Paris dhe atje aplikova te konsullata britanike për një vizë, që të hyja në Mbretërinë e Bashkuar".


Ndërsa historiani Pëllumb Xhufi shton se procedurat për pajisjen me vizë të shtetasve që do të dilnin jashtë vendit, në kohën e komunizmit kryheshin nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë: "Ishte ai dikasteri që përgatiste dokumentacionin dhe dërgonte kërkesat për vizë tek autoritetet konsullore të shtetit të huaj", - sqaron Xhufi. Ai shton se për të shkuar në shumicën e vendeve të botës, duhej më parë që të pajiseshe me vizë hyrëse.
Muhin Cami, historian, e përmbledh në një fjali të shkuarën e lëvizjes së lirë të shqiptarëve: "Lëvizja e shqiptarëve nëpër botë dikur nuk ka qenë fare problem".



PASAPORTA E 1920-ËS

Pasaporta e parë shqiptare në 1920-ën ishte shumë e thjeshtë. I vetmi element sigurie, nëse mund të quhet i tillë, ishte një shënim i vendosur në faqen e fundit, i cili ndalonte falsifikimin e saj. Në kokën e pasaportës ishte vendosur në një rreth me fushë të kuqe, shqiponja me dy krerë e huazuar nga stema e Kastriotëve. Në faqen e tretë të saj në vend të emërtimit Republika e Shqipërisë kishte të vendosur nocionin "N'emën të shtetit shqyptar". Në faqen e katërt në dialektin gegërisht vihen re gjeneralitetet, si "emri i t'et, i s'amës, data e lindjes, vendi i lindjes, banimi". Pak më tej përcaktohej feja, profesija, klasi ushtarak, si dhe drejtvotimi. Në mungesë të fotografisë, e cila për kohën ishte ende një luks, në këtë pasaportë, ky element plotësohet me të dhënat fiziologjike të personit. Në faqen ku shkruhej "Shënime" jepeshin shenjat, të cilat dallonin këtë shtetas, siç ishin mosha, balli, sytë, goja, hunda, flokët, mjekra, mustaqet, si edhe ngjyra e fytyrës. Në këtë pasaportë vendoseshin edhe shenjat e veçanta që dallonin një person, që nga çikatriçet e ndryshme e deri te nishanet.


PASAPORTA E PARA VITEVE '90

Letërnjoftimi ishte dokumenti, me të cilin shtetasit shqiptarë identifikoheshin gjatë sistemit komunist. Ndryshe nga pasaporta e Republikës, dhe më pas Mbretërisë së Zogut, në këtë letërnjoftim, i cili përdoret edhe sot nga një pjesë e madhe e popullatës, vihen re heqja e disa elementeve dhe shtimi i disa të tjerave. Kështu, në këtë letërnjoftim hiqet përkatësia fetare, hiqet klasi ushtarak, si edhe profesioni i personit që dispononte mjetin e identifikimit. Elementi që shtohet në letërnjoftimin e kësaj kohe është fotoja dhe gjendja civile e shtetasit, ku përkrah emrit të tij vihej, në rast të celebrimit, edhe emri i bashkëshortit ose i bashkëshortes. Kjo pasaportë do të vazhdonte të ishte në qarkullim deri në vitin 1995, ku u vendos të kalohej në pasaportën e re e ku do të viheshin elementet e reja të sigurisë.

PASAPORTA E PAS VITEVE '90

Në pasaportën e sotme janë shmangur shumë gjeneralitete, por janë shtuar shumë elemente të sigurisë. Kështu, ndryshe nga fotoja bardhë e zi e letërnjoftimit të paraviteve '90, pasaporta e sotme disponon foto me elemente të larta sigurie, çka e bën të vështirë ndryshimin e saj. Gjithashtu, në këtë pasaportë janë të vendosur edhe fotoelemente që nuk mund të dallohen me sy të lirë.
Me ndryshimin e periudhave historike ka ndryshuar edhe kopertina e pasaportave. Kështu, në periudhën e mbretit Zog vihet re simboli i shqiponjës, element që do të mungonte në letërnjoftimin e viteve '50. Më pas, ky element do të rivendosej në pasaportat e pasviteve '90, për të vazhduar deri në ditët e sotme.

Rikthimi, një këngë për dramën që më burgosi këngët

E zhdukur nga skena për dy dekada, Alida Hisku rigjen veten dhe shfaqet para artdashësve me këngën e saj. Këtë herë larg fansave të dikurshëm, por shumë afër stilit dhe melodisë së saj. Teksa rrëfen për albumin "Kthimi", të realizuar kohët e fundit në Francë e të mirëpritur nga publiku, ajo ka dëshirë të paraqesë një përmbledhje të shkurtër të vështirësive nga jeta në emigracion.

Albumi "Kthimi"
Heshtaja e gjatë, divorci me skenën nuk ishte zgjedhja ime. Me goditjen e regjimit, m'u vra rinia, m'u vra jeta, m'u vra familja, m'u vra karriera, m'u vra shpirti. Por jo pafundësisht. Jam e lumtur që më në fund u rigrita. Madje u ringjita dhe në skenë, por në një vend tjetër, në një vend të huaj, pas shumë e shumë vështirësive. Aty mbrita duke marrë rrugën e kurbetit, e vetmuar, e divorcuar nga bashkëshorti, e braktisur nga shoqëria. Drejt një rruge të panjohur, me dy foshnja në duar, pa ditur gjuhë të huaj, pa patur asnjë mbështetje arrita të integrohem, të normalizoj jetën dhe ti kthehem hobit të dikurshëm, muzikës. I besova vetes, fuqive të mija dhe munda tja dal mbanë. Mu dha shansi e punova me një djalë të talentuar nga Tirana që jeton në Francë. Në pak kohë përgatitëm një album te bukur dhe shume te veçante me 10 kenge te reja e me një titull domethënës-"Kthimi". Duhej të kthehesha aty ku e kisha lënë dhe u ktheva. U ktheva me një buqetë këngësh dhe me shumë kujtime të trishta për andrallat e së kaluarës. U ktheva të përcjellë te fansat këngën për dramën që më burgosi këngët e rinisë...
Kodra e dashurisë
Te kjo kodër dashurie "e pushtuar" me mundime e sfilitje të jashtëzakonshme, kur kujtoj të djeshmen, më shfaqen para syve çastet kur u nisa drejt "Tokës së premtuar". Ishte fillimi i viteve 90. Kishim kaluar "Qafën e Thanën" dhe prisnim të kalonte maunja për të na çuar në botën e lirë. Binte borë e bënte ftohtë. Mami kam uri, më thoshte djali i vogël Albini në atë kohë katër vjeç. Mami kam frikë, këtej nuk ka drita, qante Aldi 10 vjeç. Do tu çojë mami në një vend me shumë drita e me shumë lodra, i qetsoja duke i afruar pranë gjoksit. Dhe bëra çështë e mundur tia dilja mbanë. Fati më në fund kishte qënë me ne. Aldi ka mbaruar një shkollë profesionale dhe punon ne fabrike. Është martuar me një vajzë gjermane dhe ka dy vajza, gjashtë dhe katër vjeçe. Djali tjetër, Albi ka mbaruar studimet e larta per menexher biznesi, por është dhe kompozitor e këngëtar i talentuar. Ka bërë disa koncerte. Sakaq ushtrohet me sukses në aktrim. Prej dy vjetësh vazhdon të jetë aktori kryesor i një seriali televiziv gjerman. Këtu në Gjermani jam bërë nënë për herë të tretë me një vajzë. Quhet Alina dhe thonë se ma ka keputur koken fare. Ka zë të mrekullushmë dhe këndon me sy mbyllur si une dikur. Pra, ndjehem e plotësuar si nënë, por tashmë edhe si gjyshe. Kjo falë ndër të tjera kontributit të bashkëshortit Thomas Keune, i cili i ka vënë supet, siç themi ne shqiptarët, përgjegësisë së familjes dhe më mbështet pa u lodhur në fushën e këngës. Emri i mirë i tij si mjek okulist këtu në Gjermani, është pjesë e krenarisë së familjes...
"Melodi Rain"
Këtu në dhe të huaj kur je vetvetja nuk ndjehesh e huaj. Ca më tepër kur ofron dashuri, respekt e solidaritet vëllazëror. Para dy vjetësh krijova këtu në Gjermani një grup muzikor dhe e pagëzova me emrin "Melodi Rain". Jemi pesë këngëtare nga pesë kontinente të ndryshme që bëjmë pjesë në të. Programi që shfaqim për artdashësit është një "udhëtim" me muzikë në të katër anët e globit. Gjithkush nga ne sjellin në koncert melodinë dhe kulturen muzikore te kontinetit te vet. Fakti që na mirëpresin, na bën optimist. Për mua është kënaqësi e veçant që ritmet shqiptare duartrokiten nxehtësisht mes një mozaiku këngësh të huaja. Kjo më bën të ndjehem mirë e mos ti rresht përpjekjet.
Duhet pa tjeter me e angazhu vehten sepse ke vdeke pa mbyll syte. Kjo nuk jam une. U kam thene djemve qe kur te vdes të mi lenë syte hapur,se edhe e vdekur dua te shikoj boten si ndryshon.

Alibia e babait, më mohoi atësinë

“Prangat janë të rënda për këto. Ca më tepër për duart e brishta të një vajze 23 vjeçe. Sidoqoftë, e keqja nuk përfundonte këtu. Kryqëzata përfshinte krejt familjen e fisin”. Nga kujtimet rreth pasojave të dramës së vitit ‘83, Alida Hisku veçon momentin kur babai u detyrua ta mohojë si bijën e tij. “Për t’i shpëtuar katastrofës dhe njëherazi për t’u kujdesur për mua si paciente e psikiatrisë, im atë “de juro” më bëri hasha, si i thoshin asokohe, por “de fakto” mbeti njeriu më i dashur në ato ditë tmerrësisht të vështira”. Më tej, artistja e njohur e viteve ‘70-80 rrëfen mbresat nga ditët kur kurohej për depresion nervor dhe andrallat pa fund në kërkim të lirisë.


Kryqëzimi i tim eti
Fill pas izolimit tim për veprimtari armiqësore, filluan të mbajnë në mbikëqyrje babain. Një ditë e thirrën zyrtarisht në Komitet dhe i shtruan dilemën e tmerrshme: Ose dorëzo dokumentin e partisë ose moho Alidën!. I gjendur përballë një situate të tillë, im atë me zgjuarsi zgjodhi alternativën e dytë, për të shpëtuar pjesën tjetër të familjes e të fisit. Për raste të kësaj natyre, në atë kohë, sidomos kur ishte fjala për penalizime politike, të stërgjynosnin në internim me kuç e me maç, në një fshat të skajshëm. Për t’i shpëtuar katastrofës, por për t’u kujdesur edhe për mua që kisha përfunduar në sallonet e psikiatrisë, babai kamufloi qëndrimin dhe “de juro” më bëri hasha, si i thoshin rëndom në atë kohë. Në fakt, kjo sjellje imponuese ishte sa për sy e faqe, pasi ai nuk rreshti të më gjendej pranë në momentet më të rënda të jetës. Më shumë se prind i dashur, im atë për mua ishte një shok i afërt. Ai më kuptonte më mirë nga kushdo, aq sa merreshim vesh edhe pa komunikuar. Sidoqoftë, tek ai kjo ngjarje dramatike nuk mund të kalonte pa lënë gjurmë. U thinj e u plak para kohe im atë.
Drama pa fund
Thirrja e papritur në polici pasoi me një dramë të tmerrshme. Nga seancat e hetimeve në qelitë e Brakës, kam fiksuar vetëm përballjet e fillimit. Kur jam kthjelluar, e kam parë veten mes bluzave të bardha. Edhe sot e kësaj dite nuk e di si kam përfunduar aty. Mbaj mend që njëra nga kujdestaret e turnit, më tregoi kur e pyeta se ndodhesha në spitalin pesë. Pra, në çmendinë, siç i thoshim rëndom. Kush më kishte çuar dhe në çfarë rrethanash isha gjendur në ato “qeli” të bardha, nuk ma shpjegoi kush. Aty kam bërë me qindra gjilpëra. Ndër të parët që më vizitoi ishte babai. Në të gjitha rastet vinte natën, si dikur ilegalët. Më përqafonte me lot në sy e shpesh më pyeste: Ç’ndodhi me ty bija ime? Çfarë ke bërë? Ç’ti thosha?! Mbyllja sytë e mundohesha të tregoja çfarë më kujtohej. E nisja nga Konispoli, risillja në kujtesë udhëtimin misterioz me xhipin e Sarandës, pastaj çastet befasuese në zyrën e Fize Bozhekut në Komitetin e Partisë numër tre dhe së fundi britmat në qelitë e Brakës. Më tej gjithçka më mjegullohej si në një ëndërr të frikshme. “Qetësohu, qetësohu, bija ime”, më thoshte im atë duke më hedhur dorën mbi supe. Te spitali pesë kalova ditë e muaj të tërë. Një tjetër çmendinë më priste jashtë dyerve të tij. Një kalvar i tërë vuajtjesh, izolimi, e braktisur nga të gjithë. Vite me radhë kështu, deri në ditën e lirisë...
E lirë në tokë
të huaj
Liria e vërtetë trokiti kur ra diktatura. Vrapova si të gjithë të kap kohën e humbur. Të iki, të iki sa më larg, vendosa në lirinë time dhe u nisa. Ishte fillimi i dhjetorit të 90-tës, kur bashkë me dy djemtë e mi 10 dhe 4 vjeç, mora rrugën e mërgimit. Hipur në një maune ngarkuar me salcë domateje, kaluam Qafë - Thanën dhe mbërritëm në Bullgari. Prej aty, pas shumë peripecish hymë në tokën gjermane, të ëndërruar prej kohësh. Po gëzimi nuk zgjati shumë. Pas mirëseardhjes, autoritetet na degdisën në kampet e refugjatëve, ku qëndruam tre vjet. Pastaj nisi beteja e ekzistencës. Vështirësitë ishin të shumta, sidomos për mua, një grua e vetme me dy fëmijë të vegjël. Duhej të përballesha që t’i përgjigjesha sfidës. Ndryshe nuk mund t’i bëja fëmijët e lumtur, që mos të jetonin vuajtjet e mia. Iu përvesha punës, pa kurrfarë pretendimi, deri sa realizova qëllimin. Tek kjo kodër e vogël ku sot gëzoj e jetoj, kam mbërritur me shumë sakrifica, me zvarritje e çarje thonjsh, me gjak nëpër duar e gjunjë, me netë të tëra pa gjumë etj. I besova vetvetes dhe përmbusha detyrimet kryesore për një jetesë normale për familjen. Në këtë stad modest, më në fund iu riktheva dhe hobit të dikurshëm, muzikës. Pas 20 vitesh desha të provoj nëse më kishte lënë muzika, apo e kisha lënë unë. Dhe ia dola, bile me sukses...


Rrefimi i Alida Hiskut:Unë, këngëtarja e akuzuar si pjesëtare e grupit armiqësor të Fiqirete Shehut


Rrëfimi i këngëtares së mirënjohur, për këtë moment kritik, përmbledh përjetimet e një rrugëtimi misterioz nga Konispoli i Sarandës te birucat e Brakës. Pas një thirrjeje urgjente në vendin ku kryente stazhin e partisë, Alida Hisku përfundoi në bangot e të akuzuarit. Aty pastaj jeta e saj mori një trajektore krejt tjetër dhe artistja e famshme u shpall e padëshiruar për regjimin. Çfarë kishte ndodhur? Njerëzit si rëndom në të tilla raste, u jepnin rrugë hamendjeve, duke u përpjekur të deshifronin me mënyrën e vet ato pak zëra që depërtonin nga hekurat e qelisë. Fillimisht u fol se e penalizuan për interpretimin e këngëve të huaja. U aludua për një lidhje të fshehtë me grupin e Fiqirete Shehut. Kishte zëra se e goditën pas refuzimit të ofertës për t’u futur nuse në Bllok. Flitej se e kryqëzuan për ditarin ku mbante shënime. Pëshpëritej sakaq një histori rozë. Përkundër të gjitha këtyre, Alida Hisku rrëfen për herë të parë përjetimet e atyre ditëve, duke iu rikthyer çasteve dramatike të hetimeve të qershorit 1983, në birucat e Brakës...

Zonja Alida! Kreshentua e karrierës suaj artistike është ndërprerë në fillimin e viteve ‘80. Më pas jeni zhdukur papritur nga skena. Çfarë ndodhi?
Dita e rrëzimit absurd ishte 13 qershori i 83-shit. Sa herë e kujtoj më dridhet trupi. Krejt papritur më bënë objekt të organeve të sigurimit dhe pastaj...
Më konkretisht...
Sa kisha mbaruar studimet në shkollën e Partisë dhe siç ishte rregulli, kisha filluar stazhin në prodhim. Bashkë me një grup të vogël studentesh, ishim caktuar në kooperativën e Konispolit.
Mbrëmjeve, si zakonisht ulesha në dhomë dhe hidhja shënimet në ditar. Ishte kjo një praktikë qysh nga periudha e adoleshencës.
Shënimet personale i përjetoja si pjesë të çlirimit shpirtëror. Me kalimin e viteve ditari ishte bërë një mik i ngushtë në tërë kuptimin e fjalës. Aty sistemoja mendimet e mbresat e çastit, ashtu siç i ndjeja. Ky ritual për shoqet e dhomës (njëra nga Vlora e tjetra nga Rrësheni) shikohej me një lloj habie. Kërshëria arriti deri aty sa ma rrëmbyen fshehurazi dhe ia dorëzuan “kompetentit”. Pikërisht atë ditë mbushej një vit nga vdekja e mamasë. Shënimet e fundit që kisha hedhur aty i dedikoheshin kujtimeve të saj. Po ato shpirtzeza nuk donin t’ia dinin. “Vigjilenca” e tyre kishte dalluar në shënimet e mia agjitacion e propagandë kundër regjimit. Që këtej do niste rrebeshi i goditjes së beftë...
Në çfarë rrethanash i kishit kryer studimet në shkollën e Partisë?
Është një histori më vete mënyra si u regjistrova në shkollën e Partisë “Lenin”. Një histori që ka në qendër njohjen me Fiqirete Shehun. Ajo në një farë mënyre u bë shtysa e këtij shkollimi...
Pra, miqësia me Fiqirete Shehun ju krijoi mundësinë për t’u diplomuar si kuadër partie. Ku ishit njohur me të?
Në atë kohë, artistët në zë e ata që spikasnin, i ftonin në Bllok për të bërë muzikë në raste ditëlindjesh e festash të tjera, sipas shijeve të liderëve. Rasti kishte sjellë të shkoja dhe unë disa herë. Aty jam njohur me Fiqirete Shehun dhe familjen e saj. Kontaktet me të u mundova t’i shfrytëzoj për të gjetur ndonjë punë sipas preferencave të mia. Me qenë se më pëlqente muzika, jo vetëm se isha këngëtare, por edhe kisha filluar të studioja për të, synoja një vend në fushën e kulturës. Mirëpo koha ishte e tillë që nuk mund të emërohej askush në funksione të kësaj natyre, pa pasur teserën e Partisë dhe një shkollë të lartë politike. Ky si të thuash ishte shkaku që më futi në këtë rrugë...
Bekimi i gruas së kryeministrit...
Fillimisht e kisha konsumuar këtë me Fiqirete Shehun, në një gosti në shtëpinë e saj. Ajo më sqaroi procedurat e më pas më udhëzoi për to. I plotësova dokumentet e kërkuara dhe sipas rregullit, i dorëzova në drejtorinë e shkollës nëpërmjet Komitetit të Partisë së rajonit dhe atij të rrethit të Tiranës. Nuk vonoi dhe më njoftuan zyrtarisht për të filluar studimet. Kështu u futa në korpusin, që shkollohej si kuadër politik. Në periudhën e studimeve me Shehun jam takuar herë pas here...
Cilat ishin raportet me Fiqirete Shehun para se t’iu izolonin dhe si reagoi ajo në kohën kur ju penalizuan për të famshmin ditar?
Fiqirete Shehu, drejtoresha e shkollës së Partisë, në përgjithësi mbante marrëdhënie korrekte me studentët. Në pamje të jashtme dukej autoritare, por nuk shfaqej e tillë në kontaktet njerëzore. Në raport me të tjerët, unë flisja më lirshëm me të. Më jepte krahë njohja e hershme, por edhe ai pak emër që kisha bërë në skenë. Gjithsesi, konfidenca në asnjë rast nuk i kapërceu raportet profesor-student. Mirëpo jo kushdo i perceptonte të tilla. Fill pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, marrëdhëniet me Fiqireten u artikuluan me dashakeqësi, duke aluduar prapaskena të çuditshme, që as mund t’i mendoja kurrë. Në një mënyrë apo në një tjetër, orteku i ngjarjeve tronditëse ndaj familjes së kryeministrit, e shtriu frekuecën deri tek unë. Penalizimi për ditarin erdhi menjëherë pas arrestimit të Fiqiretes. Kështu që ajo nuk kishte si të reagonte. Fiqiretja pati fatin ta provonte para meje shtyrjen në greminë...
Në fillimin e viteve ‘80, në Tiranë qarkullonin zëra se Alida Hiskun e kryqëzuan se refuzoi një krushqi në Bllok...
Në atë kohë ishte e vështirë të gjeje të vërtetën. Akoma më e vështirë është sot e kësaj dite. Kjo tregon se nuk ka ndryshuar sistemi i qarkullimit të zërave keqdashës. Për t’i rënë shkurt, asgjë nuk ishte e vërtetë. Ishte shpifje, një thashethem i rëndomtë, i adresuar vetëm për të lënduar zemra njerëzish...
Ti rikthehemi edhe një herë momentit të ndalimit në policinë e Sarandës. Kush ua komunikoi urdhrin e arrestit?
Nuk e di si operohej në rastet e tjera me procedurën e arrestit, por mua asnjëherë nuk më komunikuan një urdhër të tillë. Pasditen e 13 qershorit 1983, njëri nga zyrtarët e shkollës më tha se dikush më kërkonte në qendër të Konispolit. Aty dy xhentillmenë më ftuan në xhipin e tyre dhe bashkë me ta shkuam në Sarandë. Pastaj nga Saranda drejt e në Tiranë, direkt e në qelitë e Brakës. Disa ditë, javë, e muaj aty...
Çfarë të pyetën gjatë ditëve që ishe në qelitë e Brakës dhe si u rrëfeve para hetuesve të sigurimit?
Kur të thërrisnin në polici nuk të qerasnin me kafe. Të nxirrnin një letër përpara e të urdhëronin ta firmosje, për të konfirmuar rrëfenjat e tyre. Në të kundërt, të hidhnin një batanije përsipër që mos t’i dalloje dhe fillonin formalitetet me shkelma brinjëve e në fytyrë. Në rastin tim përballja ishte e tmerrshme. Si tani e kam para syve tërbimin e hetuesit bastard. Sa vinte përballë, fillonte të njëjtin refren: Çfarë lidhje ke pasur me Fiqirete Shehun?...për këtë kemi fakte !! Sa herë keni shkuar në shtëpinë e kryeministrit??... për këtë kemi fakte !! Kush bën pjesë në grupin tuaj?....edhe për këtë kemi fakte.!! Kush është drejtuesi dhe si vepron rrjeti juaj?....! Nuk dija ç’tu thosha. Në thelb, unë këngëtarja e muzikës së lehtë akuzohesha si pjesëtare e grupit armiqësor të Mehmet Shehut. Çudia vetë! Hetuesit silleshin si përbindësha. Skërrmiteshin sikur kishin përballë një superkriminel. Çirreshin, bërtisnin e përgjigjeshin po vetë. Avazi i tyre vazhdonte për orë të tëra. Seancat maratonë riktheheshin pas mesnate. Nuk di sa vazhdoi kështu, pasi një çast humba ekuilibrin mendor dhe përfundova në psikiatri...


Dhuratat e çmimeve

Alida Hisku është ndër këngëtaret e muzikës së lehtë, që ka marrë një sërë trofesh në festivalet kombëtare të RTSH. Njëherazi me to ka përfituar dhurata të ndryshme, të cilat i ruan edhe sot si relikë. I gjithë koleksioni i tyre përbëhet nga një termus kinez, një qyp bakri, një orë tavoline kineze, një stilograf, një pjatë druri me motive artistike dhe

Afrimi Imaj



Alida Hisku: Tmerri i këngëtareve të bukura nga maniakët e sigurimit .


Alida Hisku preferon ta rrëfejë në vetë të tretë pjesën më dramatike të historisë së saj, duke lënë të kuptohen arsyet e qenësishme të një sjellje të tillë. Në rastet e tjera është mjaftuar me një retrospektivë të përgjithshme të persekutimit absurd, pa u futur në detajet e përjetimeve nga dit-netët e qelisë. E bindur se ndjeshmëria sensitive e bashkëvuajtsve mund t’i fsheh përfundimisht gjurmët e këtij krimi monsturioz, këngëtarja e famshme e viteve ‘70 zbulon për herë të parë një pjesë të skenave rrënqethëse, duke adresuar dhe një apel për viktimat e tyre. “Kërkojmë të hapen arkivat, por ngurojmë të hapim gojën”, shton ajo duke ju referuar grave dhe vajzave të dënuara, që vazhdojnë të heshtin për inkuizitorët e tyre.
Po çfarë sjellë tjetër Alida Hisku nga skëterra e qelive të diktaturës....
Sa kohë zgjatën hetimet në qelitë e Brakës dhe çfarë u provua nga akuza si pjesëtare e grupit armiqësor të Mehmet Shehut?
Akuza fund e krye ishte një marrëzi, por hetuesit e kishin të pamundur të tërhiqeshin. Çfarë nuk përdorën për të zyrtarizuar legjendën e sajuar. Nuk mbaj mend sa dit-netë vazhduan me këtë avaz, sepse gjatë përballjes me ta, në një moment humba arsyen, logjikën dhe nuk e di si rrodhën gjërat më tej. Kur jam kthjelluar e kam parë veten në spital, në një dhomë të mbyllur me hekura dhe dryn, gati e njëjtë me qelinë e Brakës. Nuk e di sa kohë kisha aty dhe në çfarë rrethanash më kishin çuar. Ajo që konstatova ishin gjurmët e injeksioneve të shumta, një pjesë e të cilave ishin nxirë e mavijosur...
E gjithë kjo për ditarin e famshëm...
Në fakt, gjatë hetimeve në birucat e Brakës nuk e zunë në gojë historinë e ditarit. E gjithë alibia aty përmblidhej tek përfshirja në rrjetin agjenturor të Fiqirete Shehut. Ditarin, me sa dukej, e kishin kaluar për ta shqyrtuar në linjë partie. Më thirrën e penalizuan për të në komitetin e Partisë së Rajonit Numër Tre. Nga deshifrimi i shënimeve të hedhura aty, konkludohej për demonstrim të hapur të frymës antiparti nga pozita reaksionare mikroborgjeze. Kjo më kushtoi flakjen nga radhët e partisë, çka nënkuptonte pushkatim politik, që niste me dorëzimin e teserës së anëtarësisë dhe persekutimin pambarim në punë, lagje, shoqëri etj.
Në hetuesi nuk u morën me historinë e ditarit që u kishin rrëmbyer fshehurazi në Konispol...
Çështja për të cilën ngulmonin aty ishte shumë më e rëndësishme nga përmbajtja e shënimeve të ditarit. Që në seancën e parë, në qelitë e Brakës, hetuesit me akuzuan për përfshirje të drejtpërdrejt në veprimtari armiqësore. Ata vinin si përbindësha, përsërisnin të njëjtin refren dhe iknin duke marrë në nënsqetull dosjet e zverdhura. Futeshin dhe dilnin disa herë gjatë ditës, por edhe natën. I kam në sy fytyrat e tyre dhe më shfaqen si atëherë, të egër, brutalë, të poshtër. Të poshtër te Zoti...
Çfarë kujtoni nga ballafaqimi me ta në qelitë e Brakës?
Në fakt, hetuesit me të cilët u përballa në seancat e hetimeve në qelitë e Brakës ishin dy. Njëri, me sa kuptoja, ishte zyrtar i rajonit ku më kishin izoluar dhe në një farë kuptimi e shtynte procesin si me përtesë. Me të nuk isha takuar kurrë. Tjetri, që shfaqej si i tërbuar, ishte i Policisë Sekrete dhe vinte aty vetëm për çështjen time. Kisha pasur me të dikur një histori të pakëndshme. Më kishte ndaluar disa herë në rrugë e më kishte ftuar për kafe. Pas çdo refuzimi, provoja reagimin e tij në formë presioni, duke më kujtuar faktin që ishte oficer i sigurimit. Ndodhi, që kur ia kisha harruar fytyrën prej kohësh, m’u shfaq papritur në qelitë e Brakës. Mu errën sytë kur e pashë. Më uroi fillimisht me cinizëm “mirëseardhjen” me një “Hë zogu, po tani?” dhe vazhdoi me akuzat për tradhti, rrjet agjenturor, grupazh armiqësor etj. Unë e di ç’kam hequr prej tij. E vetme, e drobitur, në një qeli të errët...
Pra, me njërin nga hetuesit kishit pasur më herët një lloj marrëdhënie...
Një farë njohje në kushte të padëshiruara, desha të them. Një tip i tillë ishte i njohur pak a shumë edhe nga shoqet e tjera. Ishte një kategori manjakësh nga radhët e sigurimit asokohe që gjurmonin këngëtaret e bukura, duke bërë të pamundurën për t’i shtirë në dorë. Në fakt, me mënyrën si paraqiteshin duke nxjerrë në pah misterin e detyrës, prodhonin jo pak tundim tek to. Të paktën unë, nga aq sa më kanë treguar koleget, di jo pak marrëzira të kësaj natyre. Në mjaft raste, këto soj mostrash merrnin përgjigjen e merituar flakë për flakë, por jo gjithmonë gjuetia e tyre shkonte bosh. Skifterët me kobure e kollare, siç i quanim atëherë, ishin mjeshtër të artit të shantazhit dhe nëpërmjet tij gjunjëzonin viktimat e tyre, duke u vënë në dukje pikat e dobëta dhe kleçkat në biografi. Pastaj, nëna ime...
Kaq e fshehtë ishte një dramë e tillë...
Ata shfaqeshin hapur, por me marifete nga më të ndryshmet. Fillimisht me një ftesë për kafe, për të sqaruar ca rrethana delikate, pastaj direkt te oferta bastarde. Më kujtohet mirë sidomos prania e tyre në ditët e festivaleve në TVSH. Asokohe ato ishin eventet kulturore më të rëndësishme dhe njëherazi shërbenin edhe si sfilata bukurie. Për skifterët me kobure, që nuk i lidhte gjë me muzikën, kjo ishte pjesa më e lakmueshme. Harbimi nga privilegjet pa kufi të garantuara nga regjimi, u jepte guximin e çmendur për të pretenduar një lloj pronësie mbi çdo qenie të bukur. Një histori perverse kjo e asaj kohe të zymtë, që njihet pak në mjedisin shqiptar...
Sidoqoftë, ju keni një histori personale me njërin prej tyre...
Ata nuk të shqiteshin kur të vinin në shënjestër. Pak a shumë kështu ndodhi dhe në rastin tim. Shfaqja pasmesnate e atij njeriu të shpifur në birucat e Brakës, kur nuk e dija pse ndodhesha aty, më la të kuptoja se arsyet nuk ishin politike. Në fakt, asnjëherë nuk e mora vesh në ishte rastësi apo pjesë e një operacioni të organizuar prej tij. Përballja me të këtë radhë nuk bënte fjalë për oferta kafesh, apo për biseda intime...
Me një fjalë ai nuk ishte thjesht hetuesi i procesit, por autori i legjendës, protagonisti i kurthit...
Për mua kjo ka qenë e padiskutueshme qysh atëherë. Ca më tepër që ky lloj hetuesi-pervers nuk e fshehu asnjë moment qëllimin monstruoz. Kam pritur prej vitesh që kjo çështje të zbardhet në rrugë zyrtare, por me sa shikoj as ka njeri ndërmend të merret me të. Ca më tepër që historia ime nuk është e vetme e këtij lloji...
Pra, në rastin e arrestimit tuaj, arsyet nuk ishin të mirëfillta politike...
Mua më penalizuan fill pas arrestimit të Fiqirete Shehut. Ato pak lidhje që kisha me drejtoreshën e shkollës së Partisë, “gjahtarët” e pashpirt i shfrytëzuan si një oportuniteti fatlum për të më futur në kafaz. Aty pastaj duart e tyre ishin të lira për gjithçka...
Që do të thotë...
Drama që kanë përjetuar vajzat dhe gratë shqiptare në qelitë e burgjeve ka qenë nga më të tmerrshmet. Mjaft syresh, për të marrë një leje-largimi nga fshatrat e thella ku ishin internuar për të shkuar në qytet te mjeku, duhej ti nënshtroheshin epsheve të të plotfuqishmit të zonës. Një shëmti e tillë ndodhte po kështu në burgun e grave, ku gardianët horra kalonin orët e shërbimit duke bërë seks të detyruar me të dënuarat e pambrojtura. Të gjorat gra, të ndodhura në një izolim të plotë bëheshin pre e instikteve kafshërore të zyrtarëve hamshor. Me një profil më çnjerëzor shfaqej kjo dramë në birucat e prokurorisë, ku oficerët e Policisë Sekrete përdhunonin vajzat e arrestuara.
Si në rastin e birucave të Brakës...
Diçka bastarde, e paperceptueshme nga arsyeja njerëzore. Hetues përbindësha që vizitojnë pas mesnate qelitë e vajzave të arrestuara. Përballje tronditëse, e frikshme që nis me fyerje e grushte për një vepër penale të pakryer dhe vazhdon me një batanije kokës. Pastaj hienat e natës vërsulen si ujku mbi prenë e tyre të mbuluar. Klithmat rrënqethëse mbyten po aty. Betoni i ftohtë i birucës nuk lë të depërtojë asgjë jashtë. Prej aty mund të dalin vetëm hamshorët. Kuptohet, pasi mbaronin punë...
Ç’ndodhte më tej me viktimat e tyre?
Për ato që rebeloheshin dhe protestonin kishte injeksione e gjilpëra për gjumë, por për të errësuar edhe memorien. Më tej kishte dhe psikiatri...
Me sa dimë, disa kohë keni qenë edhe ju paciente në psikiatri...
E shpjegova pak më lart se ende nuk e di si kam përfunduar aty. Mbaj mend gjilpërat e shumta që kam bërë te birucat e Brakës. Emërtimin e tyre as sot nuk e di. Ato m’i injektonin me forcë për të harruar ato çka duhej të harroja. Me vetëdijen time me vonë kam përdorur shumë kokrra qetësuese të llojeve të ndryshme, deri tek morfinat, të cilat i siguroja nëpërmjet miqve të mi besnikë, që punonin në spital. Qysh atëherë kam marrë shume medikamente qetësuese dhe jam shtuar në spitalin nervologjik disa herë. Kështu ma shkatërruan jetën, rininë, familjen, shpirtin...

Afrim Imaj

88 Comments to “Smajl Martini Ivezaj i Grudës Princi i Maleve Kreshnike të Malësisë”

  1. lulgjuraj says:

    edhe i her po shkruoj edhe pse bela poj mes dikuj ne qafe per tue kqyr emrat qe i perdorin ather po bazohem sipas emrave te tune dhe malit qe at po thuon se i takojn ,,,,,

    Ni her jeta chi shkruojn rrena- te pasakta jane te panjerz dhe do te jen te pa njerz sa te jane gjadh ,,,se dyti per Hotin , rrapshen traboinin dhe disa qe paraqiten se jane hot pse nuk shkruone i her per tajt ather me dal jasht oborrit se jaj chi shkrua per tjeret duhet me ken gati edhe tvet mej kritikua ,,,,se parit po sulmojn bajraktaret e grudes ku ata ruojten fen -gjuhen-traditen komin – gruden-Malsin e besa shume prej tyne e kan pagua ,,pra kta kritikohen kurse prej bajraktareve te Hotit nuk i pelqen me jetua ne tokat shqiptare me tvet por shkon ne dreq te mallkua mu ba hoxhe -Siri- se ata i ka pas ma gja -ku atje edhe vdiq besa si Sulltan , tash dallimi asht se ky i don turqit ma fort se popudhin e vet kurse ky i grudes tretet me sa grudas per luftrat qe i ban bash kundra ktij armikut qe ky i pergzon ej ban vllazen ,,,mosni more jav plast dreqi,,,,

  2. gjuro nika says:

    MURLAN
    poti ne fakt gje spaske vertetua te sakt perpos gojllena qe po i flet edhe ato te shtremnuara sipas deshiret tende sepse sdi ku i gjen tana kto inade apo cpifje qe paske per prisat grudjan ti si malsuer kur i pranon gjith shqipnia si njerz te pushkes te burrnis dhe te nerit dhe te Penes ,qe nuk shiten as fen dhe as kombin por u treten ne stamboll dhe ,edhe sot atje i gjinden eshtrat mir va ka sqarua ” MALSORI”prandej mos u kapni per te pavertetave te gjitha i keni te dokumentuara ,perderi disa nga bajraku i Hotit behen Sulltana dhe vdesin te medhenj ne Siri ni mos me beson mua pyete Pasarllsin e tyre te krishter PREL LUCGJONAJ nga nenhelmi dhe nuk ka me mohua..

  3. FoliySid says:

    I read and feel at home. Thanks founders for a good resource!

  4. Hoti says:

    Gjuro “burri” e Lulgjuraj me paftyresi vazhdone te mbroni tradhetine e te cpifeni kunder atyre qe i sherbyen kombit gjate gjithe gjeneratave(bajraktareve te Hotit). Mul Bajraktari ishte ne Shqiperi deri qe erdhi ne fuqi komunizmi. Ai ishte me ushtrine e Zogut se pari e mbasandaj bashpunoi me fashistat. Per kete arsye u largua per ne Evrope e ateher ne Siri per te shpetua koken e jo per dicka tjeter. Shqiperia ka shkrua edhe nji liber per te qe do te ta pasuroj mendjen tende te cunguar dhe kontaminuar. Pyete Prelin se ai ta gjene librin.

    Ju zoterinj nuk mundeni kurre TRADHETARET TI BENI PATRIOTA, MOSE MUNDENI GROPAT E PLEHIT ME I BA BJESHKE TE NALTA. Andaj rrini rahat se ju dele me mire.

    Ti Lulgjuraj mund te na e tregosh historine e Prek Lulgjurit dhe si ka perfundua ai e hiqu Mul bajraktarit.

  5. Malsia e Madhe says:

    Me vjen tejet keq per menyren e dialogimit dhe replikave qe e shoqnuan kyt shkrim me mjaft vlera dhe fakte ,por me te vetmin handikap se autori i takon te njajtes peme gjenetike me keta heroj qe ban aqe sa munden e diten ne keshidhim me aleatet tane perfajqesuesit e Austro-Hungarise dhe udherrefyesit tane ne shekuj per Liri dhe Atdhedashuni Klerin Katolik te gjith se bashku me eliten e kohes me Shkoder e Malsi ne realizim te asaj qe me 19911 pruni deri te kryengritja e Malesise dhe ngritja e Flamurit Kombetar Shqiptar duke u deshmuar para Botes se jemi dhe duam te jemi Shqipetar permes kerkesave te formuluara ne Memorandumin e Greces qe dihet se cilet jane firmetaret e tije gjithashtu dhe hartuesit qe ishin Maja e Elites tone te asaj kohe me te madhin Patriotin dhe Atdhetarin e Paepur Intelektualin e gjithditun Luigj Gurakuqi me te penduamin ne sherbim te Perandorise Osmane dhe i kthyem me mish e shpirt me te gjith pervojen e dijes ne diplomaci dhe Shtetndertim ne sherbim te Atdheut te robnuam nga nata gijate Aziatike Plakun e urte Ismajl Qemal Vlora e ne krahe te tyre njeriu i pushkes strategu i luftes zemra dhe shpirti i kryengritjes se Malsise Dede Gjo Luli i Hotit i mbeshtetur dhe perekrahur pa rezerva nga te gjith paria e shtate Maleve te Malesis ku pa dyshim qe ne Vend te pare ishin Dera e Luc Gjonit te Hotit dhe Ajo e Ivezajve Dera e pare e Grudes e ne vazhdim me Krenet tjere te Malsise dhe vogjelin qe shkuan mbas fjales se tyne ne lufte per te fituar lirin e neperkambun nga Barbaret Osman .Persa i perket asaj qe shkruhet e thohet ketu per te parin Hotit qe edhe pse nuk i permendet emni bahet fjale per Mul Delin i cili ne menyren ma te eger u interrnua nga pushtuesit Gjerman si shume bashkohas te tjer qe Atyre nuk ju pelqej qendrimi mosaprovues ndaj pushtuesit ,ne menyren ma te eger dhe mohues me qedhime thedhesisht denigrues,asgjesues u trajtua figura e tije dhe e gjith familjes se Bajraktarit ( me tane te afermit qe ishin familja e Gjeto Mark Ujkes pasardhesit e ketij Trimi qe se bashku me te birin Franin i falen jeten liris se Shqipnis ne lufte kunder Turkut ) nga regjimi cnjerzor satanik komunist Enevrist ! Se ku perfgundoij Muli ne emigrim dhe vdiq e dim te gjith por isht po ky Mul Delia qe djemve te tije u kisht pagezuar emnat Kastriot ,Lek, pra emna autokton Iliro-Shqiptar ja dhe nje shembull tjeter Kastrioti djali i Mulit me tane te afermit i kane dhane Hotit te gjithe siperfaqen e Truadhit ku asht ndertuar Kisha e re e Hotit me Shtepin tjeter qe vetem Kushja e Hotit e ka kendej kufinit te imponuam nga fuqite medha, Kastriot Muli dha Truadhin dhe Kushrini i Tij Nikoll Preka me Djelm e perkrahjen e Hotjanve ne emigrim e te tjerve miq e dashamir te Nikoll Prekes dhe Malit te Hotit bane te mundun qe te bahet ajo veper e madhe ne Kushe te Hotit . Une edhe ne nje koment tjeter kame shpreh shqetsimin e perbaltjes se cdo gjaje dhe te cdo kujt dhe po e perseris prape se dote ishte mire qe te menohena dhe te thedhohena ne studime ne hapsin dhe kohe duke i pa nen driten e fakteve historike ne varsi te kushteve dhe rrethanave teper te veshtira kur punuan e vepruan keto figura te medha te Malsis Madhe te Kombit tone, qe disa pa as ma te voglen veshtirsi prej mbas Kompjuterit me Nickmame te ndrysheme hiedhin balte me tonelata athua se kane ardhe nga nje sistem tejter diedhor dhe na i bien keto shpifje dhe perbaltje non stop!? Quvadis keshtu Vllaznit e mij Te MALSISE MADHE ? Sepse nje pjese e juaja me keto qe thoni dhe shkruani pa u mendura aspak ( Troken ose Cigaren e kini hak ne Qafe ) ………………..!!!!??????

  6. Suka says:

    Po me dhimben bajraktaret e mi se si u ka ardhe koha qe turpnohen me shkrue me emna te vertet e u duket marre se jane Ivezaj por shkruejin me mbiemnin Lulgjuraj,sigurisht per tu besua ma shume rrenave te tyne.Perpjekjet e tyne per ta ba te zezen te bardhe duket se po u shkojin kot dhe nuk mund tu dimojin as paret e Liqit qe po i paguan per filmat dokumentar per ta rehabilitua gjeneralin,sherbetorin dhe spijunin e kral Nikolles,Sokol Bacin.Ne vend se me ato 30 mij dollar qe i shpenzoj per Sokolin ta kishte punua nji permendore Smajl Martinit dhe bijes se ti Tringes.Precajt tue u mundue me ba heroj tradhtarin po i njollosin edhe keta te tjeret.
    Martini plot 40 vjet i ka sherbye secilit regjim ne Jugosllavi dhe po i sherben edhe sot ne Mal Te Zi.Asnji Precaj qe jeton ne Malesi nuk e perkrahi komunen e plot te Tuzit e as nuk e foli ni fjale te vetme per te.Asnji prej tyne nuk e perkrahi e as kerkoj perdorimin e flamurit,asnji nuk i perkrahi e as nuk propozoj organizimin perkujtimor te ngjarjeve historike te Malesise,nuk organizuen dhe nuk perkrahen festat e flamurit dhe te pamvaresise se Shqiperise,per 60 vjetet e fundit nuk e bane asnji kerkese per te drejtat e shqiptareve ne Mal te Zi dhe nuk i perkrahen kerkesat e deputeteve shqiptar per te drejtat e shqiptareve ne ate republike.Asnji prej tyne nuk e foli per Kosoven dhe nuk e shkroj asnji fjale kudra gjenocidin serb ndaj shqiptareve.
    Jam i vetdishem se dini me shkrue ma bukur se cka shkruej une,per aresye se i kini pas kushtet ma te mira e te voliteshme,se ni pjese te juve u ka shkollue UDB me stipendionet e parat e tyne me te cilat ju kan vu ne gjum,u kan ble e nuk guxoni me u tije gjadhe,kurese tash kapeni per eshtat e te pareve,qe disa prej tyne nuk i len as ajo toke arbnore mrenda prej tradhetise qe ja bane me shekuj.

  7. dechiqi says:

    o grua e keqe , arsyetimet tua dhe inaded tash po i njofim te gjithe ne ket forum , kto prradha dhe manipulime i lexuome dhe erdhme deri te perfundimi se juve kini nevoj per ni psikolog apo veterinar te cilin te duosh . Arsyetimi yj per Mulen nuk asht i sinqert as nuk ka vlefta njerzore kur vjen prej jush , se parit e dim historin e tij ne shqiperi , ather vjen pyetja po si asht e mundur qe aj shkon ne Siri dhe atje aktivohet ne ushtrin te Siris me te njejta paleta qe ka ken ne Shqyperi , a ka mundesi spjegimi i sinqert jo nga ju se prej jush nuk presim kurrgje por rrena dhe manipulime por ,,si asht e mundur qe ni shqiptar me ni preardhje aq te forte mund te behet aktiv me paleta ne ushtri te armikut deri ne vdekje dhe si erdhi deri te kjo ,,,,po me duket se shumica e HEROJVE SU i paskan zgjedhur rrugen ma te veshtir qe ekziston dhe ne ket mnyr fitohet emri dhe veprat -IKJA,,,,dhe shpetimi i kokes se vet, ,,,gjthashtu si erdhi deri te shendrrimi i fes dhe pse , pse Hoti nuk ka rrespekte ndaj tyre sa e meritojne por ne chdo rast dhe ne chdo moment favorizohet Deda ne krahasim me kta , …nuk pres pergjegje nga sakati qe po paraqitet me emrin Hor e mbshef identitetin qe nuk e ka ……

  8. Murlani i Hotit says:

    Gjuro-Lulo dhe Lulo-Gjuro !!
    Tash ma ja keni nxierr fundin totalisht.Sikurse mos te ishin gojllanat ne Malsin tone nuk do te flitej gjuha Shqipe aspak.Besoj se e dini psehin!!!
    Tash po doni mej zhyte edhe bajraktaret e Hotit ne mbeturinat tuaja,jo kesaj here,pritni kur te hapet tema per Hot.Sa per Prelin,besa aj per nji gote raki te thot edhe Pretashi asht ken sultan(baba i tij)Heren e fundit kur e pash,kishte marr teper anen e DPS-it e Gjukanit,por me tha mos u chudit se i kam geja dajes,Malote Pretashit chi me devotshemeri e bajti shishakun deri edhe ne vorr,po jashtu e ken pas keta Grudjanet,qysh Kol Zefit e ketej.A dini more qorrana te pa ftyre,te pa shpirt e te mend, se sa Mileshjan,Dinoshjan,Vrane e Vllane i kini kushri ose rogjak si u thoni ju,chi ma fort e duan i mut te turkut se ju chi ini vllaznit e tyne.A doni me jau cek me emna a me fise ? chi tan jan ken Lulgjuraj,Ivezaj,Vulaj,Nikaj,Vuchinaj e tjere e tjere !!Ku i kini sot? me boshnjak e me gabel,e kini ftyr me permet Hotin.Chka bat ju bajraktaret e Grudes per Malesin tash 20 vjet,mir se gjat komunizmit ishi te nxanun tue njeh medalat e ordenat. ??? ZERO,ZERO!! Chka bani Maliq Cunmulaj per Malesi,Komune te plot e deri edhe e hoq flamurin boshnjak prej mledhjes.Cka bat ju “patriotat” e Grudes,a vech lupit sahanat e
    Malit zi si gjithmon,se paktit tash nji shekull e gjyse!!Ather chka me u than ju kur nuk jeni te ndergjegjshem me pranua faktet dhe realitetin.

    Murlani

  9. Hoti says:

    Dechiq te kam thane edhe nji here se ti je vetem per me ruajt berret e pretashit mas Dechiqit e bela edhe mundesh me i dezye kaj grime, se per kompjuter e histori je dashi i tane deshve. Ti ske aftesi me debatua por vetem me perdore fjale shtazarake e shprehje maniake e me i akuzua ata qe jane te pa akuzueshem. Kqyre e merru me ato gjera qe te ka fale zoti per to se ke hi gabim ne kete teme.

  10. Hoti says:

    Suke,
    Te pershendes perzemersisht. Ti me ate emer me siguri qe i takon Grudes dhe pleades se shume trimave dhe trimereshave te ketij fisit legjendare shqipetare qe e deshten kombin tone dhe cdo pellambe te Shqipenis nane. Me gezon pa mase sinqeriteti jote dhe objektiviteti e guximi per ta thene te verteten. Gruda ne pergjithesi sikur e gjithe Malesia eshte e paster e krenare por disa kalbesira tradhetare si Sokol Baci duhet ti cojme atje ku e kane vendin per mos me na e kontaminua truadhin tone.

    Rrnoshin sa Suka e Grudes te gjithe ata qe punojn per shqipetari, e ju tret fara atyre qe lupijne sahanat sllav.

  11. gs says:

    Rrofte Ismail Martini.
    Ismail Martini ka: qen burr, patriot, dhe ka ber per komb, e per vete.
    Rrofte Ismail Martini,
    Vellezer lotet me kan shkue tue lexu disa komente ktu qi jan munue me e qelb ket burr Shqiptar,
    Ka penda ketu qe punojne vetem per te ul vlerat e njerzve te medhej si Ismail Bej Martini, po skan me ja arrit qedhimit kurre se Malsia e Grudes tash esht e shkollueme dhe nuk e han ma sapunin per djath.
    Rrnoshin bajraktaret e Grudes, ismail Martini e kompani.
    Kisha da me fol ma shum per ket njeri, po mduhet me shkua se jan ba ciniat kapic, e mduhet me I la.

    Ju lutem njerezve te edukua te Grudes te shkruajme vjersha per Ismail Martinin qi tu tregojm sa patriot ka qen Ismaili, e tja millim gojen anmiqve!

    GS

  12. gjuro nika says:

    Se parit kish me pa qief jeta ci po shajn mos te bazohen ne ne qe po demek sipas mendimeve te tyre po mbrojm te paverteten u sugjeroj qe de spakut te lexojn keto dokumente qe edhe prap sipas tyre qenkan te paverteta …
    Sa i takon Shishakeve jam ne dijeni se e kan mbajt shum malsor bile shume te vendit tim por skempa faj kem qen nen Mal te Zi pak para grudet e Hotit ,sa i takon se kush e Ka bajt mund te then se Sokol Baci vdes me kapuc te bardh poashtu dhe Smajl Martini por e kishte edhe ruben per rreth kapucit a[po plisit , Ded nika Vdes me kapic te bardh si dhe ZEF MARTINI AJ E KA BAJT KAPICEN E ZEZ ne shenj zie per Babain e tij qe ja vrasin ne lufte dhe met jetim ne moshen 8 vjecare ?!
    .Po e ka bajt plotsisht jam dakord me ju Malot Pretashi Shishakun edhe ata e di !!!
    Poashtu jam ne dijeni se gjysma e Grudes ndrrojn konfesion nga katolik ne Islam mirpo nji gje ta dish se Bajrakun e grudes se ka kthye as turku perderisa Ju djemt e Hotit sipas dijenis qe kam bajrakun ve ndrrojn fen dhe pikrisht aj ma ka then ne nje vend duke pire kafe qe djali i dyt i bajraktarit behet turk dhe mbret i Siris dhe me gjith familje vdes ne siri sic tha parafolsi im kte ma ka than Prel Lucgjonaj profesori i gjuhes gjermane si dhe ma ka ofrua librin qe e permendi ju por aty nuk shkruan per kyt sulltanin djalin e dyt te bajraktarit

  13. Gega says:

    ku ini tradhetart dhe te panjerzit e kombit shqiptar , njerz qe jane te paguom me cha e percha me dirigimin e Malazezeve, Hote dhe Suke -me 2 emra por ni samar, asht ma se mkat me ardhe ktu dhe me fol fjale aq te marra dhe te paverteta sa qe edhe ata gospodaret taj kishin mu chudit .E lexova me vemendje ket artikull dhe me than te verteten se aj qe e njef pak a pak historin e vertet te pa mashtruome dhe pa inad vetem lavdat mund te thoje se kurrgja tjeter.Po ju 2 magistra te lame dhe te paprekun a ka mundesi me dit se kush jane at te paret taj qe kenkan aq te paster apo te njofur ? Ni her une personalisht nuk jame dakord per te sha / akuzuar diken ne baze te flaleve apo prradhave te atyreve qe vet jeta e tyre dhe biografi asht shume e dyfishte dhe plote gropa, se dyti ne qoft se njeri bazohet ne fjale te tyre ather duhet cek se jane te thame dhe thacha . Historia e Malsis dhe Malsoreve mase mirit asht dite nga vet Malsoret dhe tregimet e tyre nepermes te fjales .Kta historian te rij dhe te manipuluom nga shume ndryshojn dhe krijojn ni atmosfere ku chobanat behen heroj e herojt bahen chobana , chka ban fuqia e dollarit dhe euros sot .Kishte me ken mire qe vuojtjen e malsoreve ather por qe esht edhe sot ta kqyrim me ni far simpatie tye dite se sa armiq kan pas dhe sa miq kanpas .Tye marr parasysh kto 2 fakte ather asht e pamujtur qe historia e malsis mos tjet e perzieme her me turk her me shkja , Shumica e ktyre fatosave qe permenden kan dite me luftua dhe me perdor te dy palet aq sa kan muj dhe sa kan pas fuqi , por besa ka edhe aso rastesh qe ajo kopili nuk ka llez dhe kan ra viktima te kohes . Edhe ni her kujdes e mirekuptim me fjale te matura dhe fakte te sakta apo edhe kritik te sinqert me vend asht mnyr njerzore ….

  14. Hoti says:

    UUUh duket se Dechiqi u be Gege, e kajher Gjuro e emra te tjere por gjithni fjale boshe pa substance e pa asni fare bylmetit.

    Sa qesharake, Hoti me cha e percha Suka me tradhetua edhe te dy me samare, abababa cfare cpikjet gjigante paska be ky Gega i ri e po ruajte zoti sa i rrept po na kenka. Paj nese meriton kush samarin ateher ktij Geges ishte dashte me gjua permbi e me ja lidhe nenbarken pake shterguat deri sa ti dale tymi qe e paska kaplua e ateher ti mbyse hunet ne ate tyme te zi e ta shijoj mire vetevehten ate pjese me me vlere qe ai posedon.

    Per Hotin mund te ju them se ne kete teme kam qene sa me korrekt qe mund te jete ndoni njeri. Kam debatua me fakte por te cilat disave ju kane shkaktua dhimbje e besa e verteta vret nganiher por ajo duhet thene. Shpresoj qe lexuasit te kene mesuar nga kjo debate dhe shpresoj qe dikush te hulumtoje me thedhe e te shofe se ku flene e verteta, aty ku theme une apo kta xhandaret e gospodarit qe paten vetem fyemje e cpifje per te vrare te verteten. Por e verteta gjithmone triumfon.

  15. Dechiqi says:

    Hor , fjalet tua intelegjente per mua jane vetem lavdat dhe kurrgja tjeter, ne munges te edukimit njeri flet dhe mbrohet aq sa din tye sha -chpif – me inad me ni zemer chartuni -rrena manipulimi i te vertetes etj,etj,,, duket se kjo smundje perciellet neper breza ne munges te njerzimit e ma se mirit shifet dhe duhet te jete shembull neper fjalet tua me shkrim .Shifet se motivi yt asht me fol sa ma shume -pa lidhje – me u chpif -me rrej ather dal ku te dal , po te dishe me lezua dhe me njerzua te gjitha kto shkrime me fakte qe jane shkrua ketu do te kishe ardh deri te ni realiteti tjeter , por chka ti thojsh i pa mesuomi nuk mesohet e i pa edukuomi nuk edukohet ,,,,,.po asht tye pa shkrimin e gjonit qe ne asni rast nuk ofendon ken por shkrua ata chka esht dhe te verteten ty tu dha rasti me u chfry se gati paske pa plas prej gazepit e met hager dreqi – kshtu qe ky artikull ta pshtoj jeten por nuk di se chka do te behet kur artikujt tjere te dalin ne shtyp.,,

    te lumte Geg per at fjale te verteta dhe me vend ..

  16. leke grudal says:

    Te nderuar,

    Nuk do te komentoj lidhur me temen por , vetem nje sqarim lidhur me figuren e Mul Delise (bajraktarit ).
    Se cfare shqiptarit ka qene Muli flasin mjaft emrat e dy djelve te tij KASTRIOTIT dhe LEKES.

  17. Suka says:

    Mire pra,po ja lame se ne po rrejim ashtu si po thoni ju Precajt,po Mark Krasniqi,At Zef Pllumi,historjani Preke Uli,historjani Pal Dochi,diplomati austriak Baron Nopcha e shume e shume te tjeret qe ne librat e tyne kan shkrue se ini tradhetar te kombit shqiptar,a kan rrej edhe keta?

  18. Traboini says:

    Qyre ti Dechiqi Hotin askush se ka thirre Hor, e hor ***** e ************ mund te jesh vetem ti qe perdore kete soj fjalorit. Hoti ju ka ba lesh e ku ka tjerre si ka dashte vete me ate furken e vete e mos lehni e kjani si qyqare por pranojeni humbjen dhe se jeni kape gabi. Kisha me dashte ta njofe personin mbas emrit HOTI se ja kam borxh nji darke.