Sunday, July 18, 2010

Dafina: Producenti i Rihanna në këngën time të re


Në një intervistë për Bluetooth këngëtarja Dafina Zeqiri tregon mbi bashkëpunimin që pati me producentin e Cameron Diaz, apo me koreografin e Britney Spears, në videoklipin e këngës “Rock this club”. Së fundmi ka realizuar klipin e këngës “Rock this club”, një këngë në gjuhën angleze pasi sic shprehet ajo “cdo këngëtar e ka ëndërr që këngët e tij të transmetohen dhe në stacione të huaja”. Zeqiri rrëfen në intervistë se për këngën e re, producenti Shaneal së bashku me kompozitorin që ka finalizuar këngën, Lazi Boi, kanë bashkëpunuar më parë me këngëtaren e mirënjohur Rihanna.

“Janë të shumtë njerëzit të cilëve u detyrohem një faleminderit të madhe: i pari dhe më i rëndësishmi është Krenari (Keni), që më ka ndihmuar pafundësisht shumë, si dhe shumë njerëz të tjerë, të afërm e miq të tij”, thotë Dafina duke shtuar ndër të tjera se në art nuk sheh konkurrencë por respekton koleget. “Aspak, sepse i respektoj së shumti kolegët e mi. Për mua, të gjithë kanë vendin e vet, të gjithë kanë stilin e vet. Unë krenohem me sukseset e kolegëve të mi, lumturohem për ta, sepse ne jemi shqiptarë dhe duhet ta përkrahim njëri-tjetrin!”.

No comments: