Sunday, September 7, 2008

Fjala e Z.Rush Dragu-Kryetar i Komunes Kelmend .(Video)

AKTIVITET ME RASTIN E INAGURIMIT TE MONUMENTI I PREK CALIT SHKODER 2000- Fjala e Z.Rush Dragu-Kryetar i Komunes Kelmend .

video

Fjala e Z. Simon Vukli

AKTIVITET ME RASTIN E INAGURIMIT TE MONUMENTI I PREK CALIT SHKODER 2000- Fjala e Z. Simon Vukli - Sternip i bashkluftetarit te pushkatuar me Prek Calin me banim sot ne New York

video

Fjala e Z. Anton Lajcaj -Nip i Prek Calit

AKTIVITET ME RASTIN E INAGURIMIT TE MONUMENTI I PREK CALIT SHKODER 2000- Fjala e Z. Anton Lajcaj -Nip i Prek Calit

video

Fjala e Z.Luke Toma perfaqesues i “Fondacionit Preke Cali”

AKTIVITET ME RASTIN E INAGURIMIT TE MONUMENTI I PREK CALIT SHKODER 2000- Fjala e Z.Luke Toma perfaqesues i “Fondacionit Preke Cali” ne SHBA

video

Fjala e Z.Gjovalin Bzheta -deputet i Kuvendit Popullor Zona e Malesise se Madhe

AKTIVITET ME RASTIN E INAGURIMIT TE MONUMENTI I PREK CALIT SHKODER 2000- Fjala e Z.Gjovalin Bzheta -deputet i Kuvendit Popullor Zona e Malesise se Madhe

video

- Fjala e Kurt Kola Kryetar i Shoqates se Ish te Persekutuarve Politik te Shqiperise

AKTIVITET ME RASTIN E INAGURIMIT TE MONUMENTI I PREK CALIT SHKODER 2000- Fjala e Kurt Kola Kryetar i Shoqates se Ish te Persekutuarve Politik te Shqiperise

video

Fjala e Z.Luigj Raka- Kryetari Keshillit te Rrethit Malesi e Madhe

AKTIVITET ME RASTIN E INAGURIMIT TE MONUMENTI I PREK CALIT SHKODER 2000- Fjala e Z.Luigj Raka- Kryetari Keshillit te Rrethit Malesi e Madhe

video

MONUMENTI I PREK CALIT SHKODER 2000

AKTIVITET ME RASTIN E INAGURIMIT TE MONUMENTIT TE PREK CALIT SHKODER 2000

video

Monday, September 1, 2008

Berisha, mister mesazhi qe la ne shishe



E Hene, 01 Shtator 2008

DAJT - Kryeministri Sali Berisha zgjodhi majen me te larte te malit te Dajtit dje, per te pushuar ne diten e fundit te javes qe ishte dhe e fundit e ketij sezoni veror. Keshtu, kryetari i qeverise, pas fundjaves se fillim-gushtit ne plazhin e Dhermiut ku gjendej se bahsku me te shoqen, vajzen dhe mbesat e tij, kete radhe ka ngjitur majen me te larte te Dajtit, pikerisht aty ku kinezet ndertuan ne vitin 1970.

Por vizita e kryeministrit ne Dajt, nuk kaloi pa u vene re nga mediat. Burime brenda grupit qe shoqeroi dje kryeministrin ne oret e vizites private ne Dajt, bene te ditur per gazeten "Koha Jone", se Berisha ne disa momente te qendrimit ne majen me te larte te malit te Dajtit, ka marre nje cope leter dhe aty ka shkruar disa radhe. Menjehere me pas, ka marre dhe nje shishe dhe e ka futur letren e shkruar brenda saj duke e mbyllur. Pas kesaj, kryeministri, ne mister te plote dhe larg vemendjes se njerezve qe e shoqeronin, ka hapur nje grope te vogel pikerisht prane shkembit me te larte malor te Dajtit dhe aty ka groposur mesazhin ne shishe.

Pasi ka mbaruar kete "pune", Berisha i eshte bashkuar grupit qe e shoqeronte gjate vizites ne Dajt dhe nuk ka dashur te flase per veprimin e kryer. Gjithsesi, atij i eshte arritur t'i shkeputen fjalet se ai kishte groposur nje mesazh ne shishe, te cilin deklaroi se do ta hapte vetem ne vitin 2020.

Ndonese mesazhi mbetet mister, ndoshta deri ne vitin 2020, pra pas 12 vjetesh, kur Berisha tha se do te shkonte serish ne Dajt per ta nxjerre shishen nga vendi ku e groposi vete, mund te aludohet se kjo periudhe kohore mund te jete kohezgjatja e qendrimit te Berishes ne politike.

Pasi ka zbritur shkembin me te larte te malit te Dajtit, Berisha, pak metra me poshte, serish ne lartesi te konsiderueshme, ka vazhduar "guiden turistike", duke u takuar dhe me punetore qe ndodheshin atje. Ndersa ka folur me disa prej tyre, nuk ka ngurruar t'u pergjigjet pozitivisht, ne ftesen tradicionale shqiptare qe ata i bene: "A po na bashkohesh te pime nga nje kafe?".

Kryeministri e pranoi ftesen e punetoreve te Dajtit dhe ka qendruar me ta, duke folur per disa minuta dhe u interesuar mbi jetesen dhe familjet e tyre. Ndersa sigurisht qe nuk ka lene dot pa permendur perpjekjet e vazhdueshme qe po behen sic tha ai, nga qeveria, per te permiresuar jeten e shqiptareve. Berisha ka theksuar edhe se ne keto muaj ne vazhdim, keto perpjekje do te intensifikohen se tepermi.



Enigma

Kryeministri Berisha ne disa momente te qendrimit ne majen me te larte te malit te Dajtit, ka marre nje cope leter dhe aty ka shkruar disa radhe. Menjehere me pas, e ka futur letren e shkruar ne nje shishe dhe ate, e ka groposur prane shkembit me te larte te Dajtit.



Nje kafe

Pasi ka zbritur shkembin me te larte te malit te Dajtit, Berisha ka takuar disa punetore qe ndodheshin atje. Ai nuk ka ngurruar t'u pergjigjet pozitivisht, ne ftesen tradicionale shqiptare qe ata i bene: "A po bashkohesh me ne, qe te pime nga nje kafe?".

Enigma 27 vjeçare e Mehmet Shehut

Fundi i Mehmet Shehut dhe bllokimi i hapjes të dosjes së spiunëve

Nga Pirro PRIFTI

- Prokuroria, më në fund duhet të përfundojë e të zgjidhë enigmën 27 vjeçare të Mehmet Shehut duke bërë të paktën zhvarrosjen dhe formalizimin zyrtar të një nga ngjarjeve më të bujshme të 30 viteve të fundit, ngjarje, zgjidhja e të cilës do të vinte gishtin në plagën komuniste duke treguar më në fund hipokrizinë e atij sistemi dhe atyre njerëzve, klanet e të cilëve mbijetuan pas kohës së post diktaturës duke i shkaktuar popullit shqiptar ngatërresa, vuajtje, anarki, tranzicion të zgjatur për shkak të detyrave për zbatimin e dokrrave të R. Alisë të të ashtuquajturës, zbatim të ‘kalimit të butë nga sistemi socialist në atë kapitalist’ që shkaktuan trazira të padëgjuara në Shqipëri si ato të 91-92, 97, 98, e më vonë deri në 2008. Është në nderin e prokurorisë së sotme, që më në fund të rihapë e të japë konkluzionet e saj përfundimtare për vrasjen e Mehmet Shehut për këto arsye:
* Sepse ishte një drejtues për 26 vjet,
* Sepse nën të ashtuquajturën vetëvrasje të tij fshihen edhe individë të sotëm, që janë gjallë qoftë këtu, qoftë jashtë shtetit, të cilët kanë marrë pjesë në atë ngjarje.
* Sepse klani i atëhershëm që realizoi këtë vrasje i ka tentakulat e veta të shtrira edhe sot e kësaj dite në drejtimin e ekonomisë, financave, në politikë etj,
* Sepse (pavarësisht që mund të mos duan njerëz të ndryshëm sot) ai është një hero i luftës për çlirim dhe pro-perëndimori i vetëm në atë kohë.
* Sepse është një rast i pazgjidhur profesionalisht.
Shumë vetë mund të mos gjejnë argument logjik në këto rreshta të shkruara, sepse mund të konfuzionohen si nga boshllëku kohor (ngjarja e vitit 1981 me ligjin e pamiratuar për ish-nomeklaturistët e kuq, ish-sigurimsat e ish-spiunët), nga harresa e ngjarjeve të vogla, por të vazhdueshme, por që kanë lidhje me njëra-tjetrën, dhe nga disinformimi. E vërteta qëndron se vetëvrasja e Mehmet Shehut (që sot për shumë njerëz ngelet vetëm një histori), ka lidhje të forta me ngjarjet që pasuan për shkak të klanit të Ramiz Alisë, i cili drejtoi vendin dhe që bëri të ashtuquajturën kalim paqësor nga socializmi në kapitalizëm (që nuk ishte fare paqësor dhe aspak i ngjashëm me Revolucionin e kadifenjtë të Europës qendrore, por ngjasoi me puçet bizantine ballkanike të Rumanisë me Çausheskun, të Jugosllavisë me Millosheviçin). Ky klan shpërndau ‘virusin komunist’ pas 1991, virus i cili ka zgjatur tranzicionin, ka shkaktuar mijëra të vrarë, ka shkaktuar qindra mijëra emigrantë, ka shkaktuar tragjedira e çrregullime sociale, aq sa në Shqipëri mund të numërohen (sipas disa statistikave të psikiatrisë, shih Tirana Observer e dt. 21.06.2008) rreth 500.000 të sëmurë me depresion e çrregullime psikike si fobira, obsesione, fiksacione etj, etj,. E pse të mos flasim për këto? Nëse s’do të flasim për këto e të vëmë gishtin mbi plagë si Shën Thomai, atëherë nuk jemi njerëz të përgjegjshëm e do të jemi vetë me faj, që të paktën nëse nuk kemi fuqi që t’i nxjerrim këta njerëz para gjyqit, atëherë të paktën të denoncojmë shkaktarët e këtij fati të mbrapshtë, që i ka dhënë Shqipërisë një nam kaq të keq, që i ka dhënë shqiptarëve një tranzicion të qëllimtë të zgjatur e dramatik, që i ka dhënë Shqipërisë probleme ekonomiko-sociale kaq të mëdha.
Edhe nëse miqtë tanë të mëdhenj amerikanë na ndihmuan në këtë periudhë, ata nuk u afruan për ndonjë preferencë të klanit ish-komunist, por pikërisht se e dinin që përveçse një vend i vogël e pa përkrahje e plot probleme me fqinjët, kjo Shqipëri kishte njerëz që e donin perëndimin që në atë kohë e një nga këta ishte Mehmet Shehu. Problemet lindën vetëm për një shkak: të vonimit të miratimit të një ligji, ligjit të mos marrjes pjesë në asnjë lloj drejtimi të ish-drejtuesve komunistë dhe të ish-nomeklaturës së kuqe, që duhej të ishte miratuar që në 1993, por që presioni i ish-komunistëve të futur nëpër partitë e reja (ose siç i quajti Sali Berisha kripto-komunistët) pengoi miratimin me këto pasoja fatale sociale e me një faturë të jashtëzakonshme ekonomiko-financiare. Dihej se përse e kërkuan me këmbëngulje vonimin e ligjit ish-ët, sepse miratimi do të largonte përfundimisht nga pushteti post komunist të klanit (pra të atyre që gjithashtu vranë Mehmetin, uzurpuan pushtetin, nuk lanë Shqipërinë të afrohej me perëndimin që atëherë, parazituan dhe vazhdojnë të jenë në drejtimin ekonomik-politik në sistemin e sotëm demokratik). Pa e fshehur që Mehmeti ishte komunist dhe se qenia në pushtet e kishte inkriminuar në shumë gjëra, ai për mendimin tim personal ishte një nacionalist, një internacionalist një pro-perëndimor, figura numër 1 e luftëtarit për liri së bashku me Spiro Moisiun, Mujo Ulqinakun, Myslym Pezën e shumë të tjerë, që luftuan për liri dhe mbështetën koalicionin anglo-amerikan (+sovjetik) antifashist. Marrja hipotetike e pushtetit nga ana e tij mund të ndryshonte rrjedhën e historisë shqiptare drejt perëndimit shumë vite para 1991. Historisë së tij të shumë përfolur, unë mund t’i shtoj vetëm një dëshmi që e kam dëgjuar vetë nga shefi i atëhershëm i Mjekësisë Ligjorë, i cili bëri autopsinë e Mehmet Shehut. Në një darkë krejt miqësore mes mjekësh që na shtroi pas një operacioni të vështirë (ai vendosi një protezë kokso-femorale) rreth vitit 1987-8, pra 6-7 vite më pas ngjarjes, ky shef që në atë kohë na pohoi një histori mjaft të rëndë. Ai tha: “Pasi erdhi kufoma e Mehmet Shehut në morgun e spitalit (sot QSUT) ne kryem autopsinë. Në autopsi mori pjesë Llambi Ziçishti, atëherë Ministër i Shëndetësisë së asaj kohe, sepse i takonte të ishte i pranishëm” (pra, fjalët e shefit të Mjekësisë Ligjore). Llambi (Llambi Ziçishti ishte ministër dhe kirurg shumë i zoti) menjëherë pasi e zbuluam kufomën tha i shqetësuar dhe i habitur: Po, këtë e paskën vrarë bre?! Unë (Shefi i Mjekësisë Ligjore të asaj kohe) i thashë me të qeshur: Jo ore është vetëvrarë. Po si qenka vetëvrarë?- ulëriti Llambi Ziçishti. Ky paska dy vrima plumbi. Ne buzëqeshëm dhe i thamë: “Ik o Llambi, ky është vetëvrarë”. Llambi iku, duke turfulluar. Ne darkonjësit vumë buzën në gaz ashtu siç e vuri dhe i zoti i shtëpisë (mos harroni qe 1987). Ky ishte mesa duket dhe shkaku që Llambi Ziçishti u pushkatua. E sot?. Ç’po ndodh?. A duhet të merremi me historinë apo të harrojmë ashtu si kemi harruar shumë ngjarje historike (për të cilën kanë dhënë ‘kontribut të madh’ edhe fqinjët) duke na bërë një popull pa një histori të qartë? Megjithatë, për historitë e fund komunizmi e të tranzicionit të paktën ato, që po i jetojmë duhet të mos i harrojmë e të kujtojmë si dhe të akuzojmë ish-ët e djeshëm që po na shkaktojnë kaq probleme e vonesa sepse, të tërë janë të fshehur. Të tërë kanë veshur kostumin e ri të demokratit. Të tërë janë në poste drejtuese politike, ekonomike, sociale e të shoqërisë civile. Të tërë janë bashkëfajtorët, që punët kanë shkuar kaq mbrapsht në Shqipëri në periudhën post komuniste. Të tërë këta individë, që drejtonin dikur armatën e sigurimit të shtetit, që drejtonin dikur ‘majën e shpatës së klasës punëtore’, që udhëzonin dikur kooperativistët se ‘sa të lumtur ishin’ por që shqyheshin dikur për të shtetëzuar tokat e për të prishur pronën private (vetëm e vetëm që të merreshin me sy të mirë nga udhëheqja), ata që bënë çmos këto 18 vite për të treguar sesa i keq ishte kapitalizmi dhe sesa fatkeq do të ishte populli nëse ndërronte sistemin, janë sot (apo bijtë e të afërmit e tyre) në parlament apo bosë, që shpëlajnë paratë ose me ish-kapterët e 1996-1997, ose me ish-shoferë e bodigardë të viteve të pas 1999, apo janë në drejtime të ndonjë OJQ-je, të ndonjë shoqate e shoqërie civile,duke ‘mbrojtur demokracinë’, duke ‘mbrojtur pronën private’, duke ‘brohoritur Amerikën e KE’. O tempora o mores! Nuk ka hipokrizi më të kulluar dhe më paradoksale se sa kjo që po ndodh në Shqipëri. Pikë për pikë zbatim i Udhëzimeve të fundit të Ramiz Alisë për të mos lënë në dorë pasurinë socialiste në duart e ish borgjezëve, ish pronarëve e ish të dënuarve politikë. Pikë për pikë zbatim i udhëzimeve të fundit të Ramiz Alisë për të mbajtur pushtetin edhe në periudhën post-komuniste në një mënyre ‘ashtu siç e kërkonte KE’, duke formuar pluralizmin por me drejtues të PPSH (bëjnë përjashtim disa persona ish komunistë të cilët dhanë vlera e kontribute gjatë kësaj periudhe. Nuk është problemi që të kthejmë kohën mbrapsht se ajo s’kthehet, por problemi qëndron që këta njerëz nuk duhet të lihen të rrinë e të drejtojnë vendin e të përqeshin popullin, inteligjencën tonë duke na thënë: “E shikoni s’na bëni dot gjë. Ne e kishim ne e kemi”. Ndoshta me rihapjen e këtij procesi, me miratimin më në fund të një ligji që duhet të jetë i plotë për largimin nga postet drejtuese administrative, politike, vendore, sociale, të ish-nomeklaturistëve të kuq, të ish-sigurimsave, të ish -piunëve, Shqipëria mund të marrë frymë lirisht, sepse më në fund parazitët e ish-komunizmit dhe mentaliteti i tyre nuk do të na pengojë e vonojë më. Asnjëherë nuk është vonë.

Epoka e ideve genocide


Rrethi pervers midis modernizmit dhe dhunës nga shekulli i XX-të në shekullin e XXI-të

Një pjesë nga libri i ri i historianit Ian Kershaw "Hitler, the Germans and the final solution"

Për sa duhet të konsiderohet me pesimizëm historia botërore më e vonshme, është e qartë se ultra-dhuna, nga e cila është karakterizuar gjysma e parë e shekullit të kaluar, nuk gjen krahasim tek e dyta: dhe kjo pavarësisht se dhjetëvjeçarët e fundit megjithatë kanë asistuar në situata dhune të pashoqe si Revolucioni Kulturor në Kinë, Kamboxhia e khmerëve të kuq apo masakrat genocidale në Ruanda... Nga këto lindin pyetje të shumta. E para është e natyrshme: çfarë e ka shkaktuar shpërthimin shkatërrimtar të kësaj dhune të pafundme të institucionalizuar në gjysmën e parë të shekullit të XX-të? Asgjë në dhjetëvjeçarët e mëparshëm nuk e kishte përgatitur botën për atë çka do të ndodhte. Sigurisht, Lufta e Parë Botërore përfaqëson një pjesë të madhe të përgjigjes, por nuk mund të jetë shkaku ivetëm. Tronditjet epokale në histori zakonisht nuk kanë vetëm shkaqe afatshkurtra dhe kjo sigurisht që nuk përbën përjashtim.

Një tjetër pikëpyetje ka të bëjë me prirjen ndaj dhunës nga ana e shteteve dhe e shoqërive të caktuara që ata pretendojnë të përfaqësojnë. Domethënë, për ta vendosur pyetjen në binarët e saj, pse shtetet janë gjetur më shumë - ose më pak - të gatshëm ndaj përdorimit të një dhune kaq ekstreme? Përgjigjja ndaj kësaj pyetje të çon tek një e tretë. Duke parë që çdo shekull (apo edhe gjysëm shekulli) gjatë gjithë historisë ka qenë megjithatë i dhunshëm në masë pak a shumë të madhe, ka qenë vetëm shkalla e dhunës, e bërë e mundur nga teknologji të reja shkatërrimi, që e kanë bërë unik shekullin e XX-të?

Duke gjetur se gjysma e dytë e shekullit të XX-të - të paktën në Evropë - ka qenë pakrahasueshmërisht më pak e dhunshme se e para, atëhere ndodhemi përballë një pyetjeje të natyrshme: pse ka ndodhur? Eric Hobsbawm, pikëpamja e të cilit në librin "Shekulli i shkurtër" nuk mund të jetë gjë tjetër përveçse globale, ka folur për një "Epokë katastrofash" që ka përshkuar të dyja luftërat botërore, pasuar nga një "Epokë e Artë" e arritur deri në krizën e naftës të viteve Shtatëdhjetë... Ka një statistikë të denjë për vëmendje. Sipas vlerësimeve më të larta, civilët e vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore kanë qenë pak më shumë se një e treta e totalit të përgjithshëm të viktimave: por në Luftën e Dytë Botërore - dhe kjo është një llogari me rezervë - qenë rreth dy të tretat. Nga 5 milion civilë të vdekur në diçka si 27 milion të tillë... Dhe akoma. Një vend si Polonia, ku lufta e "luftuar" nuk zgjati më shumë se 1 muaj, pa t'i vdiste një e pesta e popullsisë së saj - përqindja më e lartë e civilëve të vdekur respektivisht çdo vendi tjetër në luftë - në 6 vitet e mëpasme të gjata qysh nga pushtimi gjerman i vitit 1939... Ekzaltimi i dhunës si formë proteste shoqërore dhe politike kundër shoqërisë borgjeze të kalbur, edhe pse e institucionalizuar në lëvizjet fashiste vetëm pas vitit 1919, kish filluar qysh përpara Luftës së Madhe. Më vonë, intelektuali fashist francez Pierre Drieu La Rochelle, duke marrë në konsideratë vitet përpara luftës, rievokonte ata "të rinj të të gjitha klasave shoqërore, të djegur nga një koncentrat heroizmi dhe dhune, që ëndërronin të luftonin...kapitalizmin dhe socializmin parlamentar".

Në vitin 1910, nacionalisti italian Enrico Corradini përdorte terminologji dhe analogji marksiste për të folur për Italinë si për një "komb proletar", duke argumentuar se "duhet t'i mësojmë Italisë vlerën e luftës ndërkombëtare. Por luftë ndërkombëtare nënkupton luftë. Atëhere, luftë qoftë! Dhe nacionalizmi të rizgjojë tek Italia vullnetin për të fituar luftën". Futuristët italianë, themeluesi i të cilëve Filippo Tommaso Marinetti i mbeti besnik Mussolini deri në fund, e divulguan pikëpamjen e tyre, si të thuash, ekscentrike tek Manifesti i vitit 1909: "Ne duam të ekzaltojmë lëvizjen agresive...shpullën dhe grushtin... Ne duam ta glorifikojmë luftën - higjiena e vetme e botës - dhe militarizmin, patriotizmin, gjestin shkatërrimtar të anarkistëve, idetë e bukura për të cilat vdiste dhe përbuzjen e gruas".

Përpara vitit 1914 Gjermania ishte një shoqëri relativisht jo e dhunshme. Pas vitit 1918 dhuna u bë një prej tipareve dalluese të saj - akoma larg nga nivelet e Rusisë, por me ngadalësi gjithnjë e më të ngjashme. Tashmë terreni ishte i gatshëm ta mirëpriste me një konsensus shumë të gjerë sulmin nazist ndaj të majtës në vitin 1933, ndërtimin e kampeve të përqendrimit, sulmet kundër pakicave (kundër hebrenjve në mënyrë të veçantë) dhe dobësimin e limiteve ligjore në ushtrimin e pushtetit shtetëror. Kur në vitin 1934 Hitleri u deklarua hapur përgjegjës i vrasjes së disa liderëve të vetë lëvizjes së tij, duke i akuzuar për tradhti, korrupsion dhe praktika homoseksuale, inkasoi një miratim total, pse jo dhe shpërthimin e popullaritetit të tij personal. Ndërkohë një numër i madh gjermanësh shumë të rinj që kishin bërë luftën, shpesh me arsimim universitar dhe që besonin në mënyrë të çfrenuar në përdorimin e ftohtë dhe racional të dhunës për ta pastruar Gjermaninë nga diversitetet raciale të saj, të perceptuara si "të këqija", filluan që të ndërtonin karrierat e tyre brenda policisë të sigurimit dhe të SS-ëve.

Më vonë do të bëheshin jo vetëm planifikuesit e "rendit të ri" nazist në Evropën Lindore, me objektivin që të eliminonin 31 milion sllavë në 25 vitet e ardhshme, por nivelet drejtuese të skuadrave shfarosëse që lëshuan "Zgjidhjen finale". Qe kulmi i një procesi të gjatë në eskalimin e dhunës politike, pikënisja e së cilës zbriste në Luftën e Parë Botërore... Por, lejomëni të kthehem në pyetjen e tretë që kisha ngritur. Në shekullin e XX-të thjesht ka pasur më shumë dhunë? Apo ka pasur edhe një dhunë cilësisht të ndryshme, më moderne?

Pjesa më e madhe e ekspertëve janë dakord në nënvizimin e modernizmit të këtij genocidi. Sidomos Michael Mann - sipas mendimit tim në mënyrë bindëse - ka theksuar se vrasja masive në drejtim të civilëve (apo forma të tjera, ndoshta jo vrastare, por gjithsesi brutale, persekutimesh dhe "spastrimesh") mbi baza ideologjike "në emër të popullit", si për arsye etnike (shiko armenë, hebrenj, boshnjakë muslimanë, shqiptarë, kosovarë, tutsi e kështu me radhë), ashtu dhe për arsye klasore (shiko terrorin stalininan antikulak apo "shfarosjen klasore" të Pol Pot) përfaqëson një komponente kryesore të asaj që bën "moderne", pikërisht dhunën politike moderne. Natyrisht që në vrasjen masive të civilëve nuk ka asgjë të re dhe ideologjia - edhe pse fetare, jo laike - është përdorur për të justifikuar qysh nga lashtësia.

Dhjetra mijëra të vdekur të vrarë në kryqëzatën kundër albigjezëve në fillim të shekullit të XIII-të, luftërat fetare franceze në mesin e dytë të shekullit të XVI-të dhe Lufta Tridhjetëvjeçare në shekullin e XVII-të: të gjitha në emër të fesë. Edhe thesi i Mangdeburgut nga ana e katolikëve në vitin 1631, me shfarosjen e besueshme të 30 mijë burrave, grave e fëmijëve dhe sulmi i pamëshirshëm i Cromwell në Drogheda e Wexford në Irlandë, dhjetë vjet më vonë, kur 4500 ushtarë të garnizonit u kaluan në tehun e shpatës në emër të Zotit, qenë masakra veçanërisht të tmerrshme dhe në shkallë të gjerë. Por dhuna fetare - ose më mirë dhuna e kryer në emër të fesë - zakonisht me arritjen tek të konvertuarit ndalej...Duke pasur parasysh atë që të paktën në kontekstin evropian duket evidente përtej çdo gabimi të mundshëm, diferenca e madhe midis dhunës në dy gjysmat e shekullit konsiston në impaktin e ndryshëm të prodhuar nga dy luftërat botërore. E dyta e këtyre luftërave ka çuar në parandalimin dhe deri në çrrënjosjen e burimeve kryesore të dhunës shtetërore në shkallë të gjerë, të paktën në Evropë... Kjo, përveçse në të kaluarën, çon drejt së tashmes dhe së ardhmes.

Tani, në fillim të shekullit të XXI-të, si pasojë e sulmit ndaj Kullave Binjake të 11 shtatorit 2001, kemi hyrë në një fazë të re të dhunës politike. Ajo mizori nuk ka qenë një akt konvencional lufte, por gjithsesi një akt lufte ka qenë - një tip modern gueriljeje dhe jo pjesë e një shteti apo e një grupi terrorist të lidhur me një shtet, por e një organizate misterioze ndërkombëtare dhe mbikombëtare, al Qaeda, e cila me tentakulat e saj i kap si një hidër shtete të ndryshme, megjithëse duke mos e lidhur veten me asnjë... Është e vështirë të imagjinohet se e ashtuquajtura "luftë kundër terrorizmit" të mund të fitohet nga Shtetet e Bashkuara apo nga kushdo tjetër, ose të paktën është e vështirë ta imagjinosh në kuptimin ushtarak. Ai që për dikë është terrorist, për dikë tjetër është një luftëtar që lufton në emër të lirisë... Pasoja e këtij lloji të ri terrorizmi do të jetë erozioni progresiv i pashmangshëm i lirive civile: të paktën deri kur popujt e frikësuar do të jenë të gatshëm ta luftojnë në shkëmbim të një shpëtimi krejtësisht të dukshëm të sigurisë së tyre..

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Parasëgjithash, 2008 nuk është 1939


Me zhdukjen e kërcënimit të komunizmit dhe kërcënimit të ndërhyrjes së Moskës, koalicionet e vitit 1989 u copëtuan dhe forca të vjetra u rishfaqën

Për të penguar lëvizjet nacionaliste, sistemi sovjetik kishte një ideologji universaliste dhe një centralizëm politik shtypës. Me vdekjen e tij, çështjet e vjetra nacionaliste u rishfaqën, pavarësisht se në dukje qenë shtypur me sukses apo "zgjidhur" nga komunizmi. Sigurisht, kjo qe mashtruese dhe rezultati më drastik qe në ish-Jugosllavi, ku liberalizmi relativ dhe struktura multietnike e regjimit të Titos nuk i eliminoi trashëgimitë e para 1939. Është gabim t'ia atribuosh rishfaqjen e nacionalizmit të egër vetëm manipulimeve populliste nga ana e liderëve të tillë demagogë, si Sllobodan Millosheviçi i Serbisë apo Franjo Tuxhmani i Kroacisë. Duhet të ekzistonte një infrastrukturë e ndjenjave nacionaliste, e ngulitur thellësisht në mendjet e njerëzve për nacionalistë si puna e tyre që ta shfrytëzonin. Nganjëherë Tito i manipulonte nacionalizmat serbë, kroatë dhe shqiptarë dhe me raste i shtypte ato - gjithmonë me kujdes. Ato u shfaqën pas vdekjes së tij. Kjo rishfaqje qe autentike, në mos brutale. Divorci i "kadifenjtë" midis çekëve dhe sllovakëve gjithashtu tregon rëndësinë e forcave parakomuniste, pavarësisht se në terren më paqësor. Universalizmi liberal nganjëherë nuk është aq i fortë sa duhet për t"ju rezistuar kujtimeve nacionaliste.

Kundërgoditje?

Kjo na çon në fazën e tretë të tanishme. Ajo u fillua nga çka duket se është një kundërgoditje kundër demokratizimit dhe liberalizimit në vendet që u dukën se qenë histori suksesi, siç kanë dalë partitë nacionaliste - populliste të fuqishme në Poloni dhe në Hungari. Nganjëherë ato fitojnë zgjedhje dhe formojnë qeveri dhe nganjëherë (si sot) janë në opozitë. Ato mbështeten në ndjenja thellësisht të ngulitura në pjesë të popullsisë. Ngritja e përkohshme e binjakëve Kaczynski në Poloni dhe demonstrimet e dhunshme në Hungari në kohën e përvjetorit të 50-të të revoltës të vitit 1956, janë shembull i kundërgoditjes. Zëra dëshpërimi dhe zhgënjimi të thellë u dëgjuan, politikanë dhe vëzhgues akademikë filluan të habiten se mos eksperimenti i pas 1989 po dështonte. Megjithëse Polonia është e ndryshme nga Hungaria, disa ngjashmëri të dukshme u shfaqën dhe lënë të kuptohet më shumë sesa një rënieje elektorale të partive të identifikuara me demokratizimin. Në të dyja rastet, qe protesta kundër kostove të liberalizimit ekonomik. Ajo u shoqërua nga ndjenja anti-bashkim evropian që i bëjnë jehonë nacionalizmit të dalëmode dhe ndjenjave ksenofobike, nganjëherë të ngjyrosura me antisemitizëm dhe forma të tjera paragjykimi (për sembull, kundër romëve).

Armiqësitë historike u ringjallën, sidomos në Poloni. Sllogane irredentiste u ringjallën në Hungari. Fshatarësia u lëvdua në kontrast me kapitalizmin e pashpirt, nganjëherë i identifikuar me forca të "huaja". Feja u përshëndet në mënyrë të rastësishme si një bastion kundër sistemit imoral ekonomik. Në Poloni, çështja e abortit u paraqit si një arsye për të luftuar ateizmin. "Shekullarizmi" i deklaruar si armiku dhe një lidhje helmatisëse (dhe natyrisht fallse) u sugjerua midis demokratëve të rinj dhe komunistëve të vjetër. Këto ndjenja populliste - nacionaliste në pjesën më të madhe, u dhanë zë humbësve në zhvillimet postkomuniste dhe ekonomike. Një krahasim me fashizmin është ndoshta i pamundur, por këto kundërgoditje ndjenjash, ashtu si dhe kompozimi shoqëror i forcave që i artikulojnë ato, ngjallin disa kujtime të këqija. Megjithatë, pakënaqësia e "humbësve" duket një shpjegim jo i përshtatshëm në vetvete, veçanërisht përderisa një pjesë e tij, kryesisht armiqësi antigjermane dhe antiruse të shprehura nga qeveria e drejtuar nga PiS, i kryesuar nga binjakët Kaczynski, ka pak të bëjë me ankimet ekonomike apo shoqërore. As nuk ka kuptim të flitet ekskluzivisht për liderë cinikë që po shfrytëzojnë zemërimin e shtypur.

Shumë ide të lidhura me PiS-in e sotëm mbështeten në parimet e National Democratic Party (Endecija) e vjetër të Roman Dmoëski, i cili e identifikonte nacionalizmin polak me katolicizmin, antikapitalizmin dhe qëndrimet antigjermane e antiruse. Antisemitizmi i Endecija-s ka qenë deridiku i ndryshuar, për shkak të Holokaustit dhe prej konsideratave të matura, sepse PiS-i është promerikan. Ama, antisemitizmi është dukshëm i pranishëm, për shembull, tek Radio Marija. Menjëherë pas ngjarjeve të 1989, u duk se koalicionet antikomuniste do të tejkalonin shumë trashëgimitë historike dhe do të vendosnin një diskutim politik më të hapur dhe më "normal", por tani shumë prej atyre forcave të stilit të vjetër janë kthyer dhe në disa raste kanë lidhje familjare me elita, parti dhe ideologji të para vitit 1939. Harta politike e sotme e Polonisë i përngjet në shumë mënyra konfigurimeve të paraluftës të vendit, përfshi qeveri koalicioni të dobta të ngritura mbi aleanca jo të lehta, të cilat përpiqen të mbushin hendekun e madh të majtë - të djathtë (dhe që në periudhën e paraluftës shkaktoi kolapsin e demokracisë polake dhe daljen e sundimit gjysëmautoritar të Marshallit Józef Pilsudski). Ndarjet bashkëkohore të Hungarisë gjithashtu vazhdojnë aspektet e krahut të hekurt historik të vendit midis urbanistëve dhe populistëve. Megjithëse një thirrje për të rishikuar Trianon-in (traktatin që vendosi kufijtë e pas vitit 1918 të Hungarisë) natyrshëm do të ishte i rrezikshëm, antiurbanistët hungarezë flasin me zë të lartë rreth minoriteteve hungareze në Sllovaki e Rumani. Ekzistenca e një popullsie hebreje relativisht të madhe në Budapest dhe roli i shquar i njerëzve me origjinë hebreje midis liberalëve hungarezë, i jep falangës së djathtë antisemitike një objektiv më të dukshëm sesa në Poloni, ku hebrejtë u shfarosën nga nazistët.

Histori, Fat, Shpresë

Me pak fjalë: me zhdukjen e kërcënimit të komunizmit dhe kërcënimit të ndërhyrjes së Moskës, koalicionet e vitit 1989 u copëtuan dhe forca të vjetra populiste - nacionaliste u rishfaqën. Në mënyrë sinjifikative, nuk ka ndodhur kjo lloj kundërgoditjeje populiste - nacionaliste në Pragë, ku përpara vitit 1938 ishte demokracia e vetme funksionuese në rajon (ajo ishte larg së qëni e përkryer, por nuk rrëshqiti në autoritarizëm siç bënë fqinjët e saj). Këto elemente vijueshmërie anëmbanë Europës Lindore dhe Qendrore fillimisht mund të duken dekurajues dhe depresues: "Historia është fat". Por ka hapësirë të arsyeshme për shpresë. Parasëgjithash, 2008 nuk është 1939. ka probleme sot, por jo të llojit të krizave që i dhanë fashizmin Italisë dhe Gjermanisë. Rusia nuk është nën kthetrat e diktaturës staliniste. Zërat autoritariste dhe totalitariste qenë në ngritje në vendet më të vogla në vitet Tridhjetë, nga Balltiku në Detin e Zi. Demokracia dukej e falimentuar dhe bile po sfidohej në Francë dhe Britani. Idetë demokratike janë dominuese sot. Eksperimenti Kaczynski duket se ka dështuar, kryesisht sepse aq shumë të rinj polakë e kuptuan se do ta rrezikonte stabilitetin polak. Roli i luajtur nga Bashkimi Evropian rezultoi të jetë thelbësor. Është e vërtetë se vendet jokomuniste që ju bashkuan Bashkimit Evropian (dhe NATO-s!) nuk qenë në lartësinë e duhur të kritereve hyrëse. Sërish, anëtarësimi i tyre siguroi një garanci implicite kundrejt çdo pushtimi neoperandorak rus dhe një lloj policë siguruese kundër rrëshqitjes prapa në paragjysëmautoritarizmin e vitit 1939. Edhe pse ndjenjat antiBashkim Evropian mund të dëgjohen në të djathtën kryesore në Poloni dhe Hungari, anëtarësimi në të i kyç vendet në demokraci, liberalizëm dhe ekonomi tregu. Është ndryshe në Rusi dhe Ukrainë. Sipas të gjitha gjasave, Europa Lindore dhe Qëndrore do të vazhdojë në dy rrugë paralele: konsolidim të mëtejshëm të demokracisë në vendet e Vishegradit, të ankoruara deridiku në traditat e tyre të shoqërisë civile dhe institucionet përfaqësuese të kaluara, pavarësisht disa pengesave dhe nganjëherë diskutimeve të zjarrta të brendshme. Në Rusi dhe Ukrainë, këto elemente mungojnë dhe prandaj zhvillimet e tyre ecin nëpër trajektore të tjera. Në Rumani dhe Bullgari, ashtu si në Gjeorgji, juria akoma duket se është jashtë. Modelet historike nuk janë gjithëpërcaktuese, por ato nuk zhduken lehtësisht dhe forca kundërvepruese të fuqishme duhen për të transformuar dhe vepruar kundër tyre. Kjo është ajo që krijon ndryshim themelor. Pa to, e ardhmja mund t'u ngjajë shumë variacioneve të së kaluarës.

Shlomo Avineri është Profesor i Shkencave Politike në Hebreë University të Jeruzalemit dhe Profesor Shëtitës në Central European University në Budapest. Libri i tij më i fundit (në hebraisht) është Herzl: An Intellectual Biography.

Përgatiti: ARMIN TIRANA

Pas komunizmit, kalvarë demokratizimi

Historitë politike të Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës tregojnë sesa kompleks, i mundimshëm dhe nganjëherë vrastar mund të jetë transformimi drejt demokracisë


Shlomo Avineri

Të përcaktosh se kur një periudhë, në një mënyrë ose në një tjetër, përfundoi ose, në fakt, emërtimi i një periudhe, është gjithmonë një punë e vështirë. Kjo është veçanërisht e tillë kur vjen puna tek ngjarje bashkëkohore. Proceset janë akoma në vazhdim dhe nuk është akoma evidente se çfarë rezultati përfundimtar, nëqoftëse ka një të tillë, do të dalë. Prapëseprapë, është pothuajse e mundshme të shikohet në postkomunizmin në Evropën Qendrore dhe Lindore në njëfarë mënyre dhe të arrihet në disa konkluzione në tentativë. I pari është se tri periudhat apo etapat janë shpalosur. Në fazën fillestare ekzistonte një entuziazëm mesianik dhe shpresë ringjallëse. Më pas, erdhi koha e diferencimit kur pikëpamjet u bënë të nuancuara. Periudha e tretë karakterizohet nga vetanaliza e përzier me diziluzion.

Etapa e parë, afërsisht në vitet 1989-1995, u frymëzua nga kolapsi çuditërisht i shpejtë i sistemeve komuniste. Ajo çka u duk se ishte një përpjekje kurajoze për reforma, e mishëruar në politikën e gllaznostit dhe të perestrojkës nga ana e Mikhail Gorbachev, rezultoi në një tsunam ndryshimi. Brenda pak vitesh, partia-shtet sovjetike u shpërbë. Regjimet kukulla të mbështetura nga Moska në Evropën Lindore dhe Qendrore u zëvendësuan nga qeveri reformiste dhe demokratikisht të zgjedhura të drejtuara nga ish-disidentë. Ribashkimi gjerman, ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër, simbolizoi vdekjen e darës ideologjike dhe strategjike sovjetike në politikat e pasluftës. E gjitha kjo u arrit me pothuajse aspak dhunë (përveç zhvillimeve rumune dhe jugosllave).

Hegjemonët komunistë u larguan nga pushteti, nganjëherë bile në mënyrë elegante, duke promovuar besimin se një zhvillim historik botëror ishte në zhvillim, duke shpallur fitoren përfundimtare të demokracisë dhe të tregut të lirë ndaj totalitarizmit anakronik. The End of History, i Francis Fukuyama, artikuloi një besim pothuajse mesianik në marshimin e historisë. Ai i dha një llustër intelektuale, pothuajse hegeliane, nocioneve deterministe të asaj që po ndodhte dhe e përmbysi determinizmin marksist, teksa mbështeste disa prej supozimeve metodologjike të tij. Në të njëjtën kohë, pikëpamje më pak të sofistikuara të një marshimi universal të demokracisë u artikuluan nga aktorë politikë, studiues dhe gazetarë në Perëndim dhe në vendet ish-komuniste. Ata ndanin besimin se në mungesë të totalitarizmit komunist çdo vend i "çliruar" do të zhvillohej drejt demokracisë së tipit perëndimor me një sistem multipartiak, zgjedhje të lira, një shtyp të lirë dhe kapitalizëm tregu. Do të kishte ulje-ngritje, sigurisht dhe jo të gjitha vendet do të zhvilloheshin me të njëjtën shpejtësi, por vështirë se kish ndonjë dyshim rreth rezultatit.

Zhvillimet fillestare u dhanë substancë këtyre besimeve: zgjedhjet sollën në pushtet liderë të përkushtuar ndaj demokracisë perëndimore. Në mënyra të ndryshme, reformat në shkallë të gjerë privatizuan ekonomitë shtetërore. Megjithatë, pak njerëz i kushtuan vëmendje të mjaftueshme shenjave të trazirave përpara. Diferencat bazë midis zhvillimeve në Bashkimin Sovjetik dhe në vende të tilla si Polonia, Hungaria dhe Çekosllovakia shpesh u injoruan. Është e natyrshme që çdo mundësi demokratizimi në vendet e fundit varej në atë se çfarë ndodhte në Moskë, por gjithashtu ato kishin lëvizje të veta disidente që luftuan për ndryshim nga poshtë dhe kishin mobilizuar opinionin publik, duke krijuar një kundërkulturë politike që eventualisht: Solidarnosc (Solidaritet) në Poloni, Forumi Demokratik, liberalët e SDS-së në Hungari dhe Karta-77 dhe "Njerëzit kundër dhunës" në Çekosllovaki. Këto lëvizje evokonin kujtimet e 1956 dhe 1968, shumë prej të cilëve kishin buajtur persekutim dhe burg nën komunizëm, negociuan tranzicionin nga komunizmi. Rasti sovjetik qe i ndryshëm edhe pse reformat e Gorbachev qenë, të paktën pjesërisht, të frymëzuara nga idetë e disidentëve të tillë si Andrei Sakharov, ndryshimi u fillua nga sipër, nga brenda Partisë Komuniste. Edhe pse një reformator më radikal si Boris Yeltsin më së fundi e mundi shumë më të kujdesshmin Gorbachev, qenë gjithmonë ish aparatçikët që eventualisht erdhën në pushtet. Bashkimi Sovjetik nuk kishte asnjë Lech Ëalesas apo Vaclav Havel. Asnjë nga ish-disidentët apo ish të burgosurit nuk u bënë ministra apo presidentë në Moskë, në kontrast me Varshavën, Budapestin dhe Pragën. Në vend të kësaj, pati një ndryshim të brendshëm burokratik në Kremlin. "Reformatorët" i mundën ata të "linjës së ashpër". Vendet balltike dhe deri diku Gjeorgjia, megjithatë qenë ndryshe, sepse tek to disidentët u ngjitën në poste. Kurse në Moskë qe një grup i ri burokratësh që mbikëqyrën reformat.

Diversitet mungues

Në gjendje triumfaliste postkomuniste - ajo nganjëherë i ngjante një Ëalpurgis Night, në të cilën të gjitha macet janë të hirta - vëzhguesit shpesh anashkaluarn faktin se sa të ndryshëm qenë koalicionet antikomuniste. Të qënit antikomunist nuk nënkuptonte automatikisht se ishe demokrat. Kampet fitimtare antikomuniste të 1989 qenë të përbërë prej demokratësh e liberalësh, socialdemokratësh e konservatorësh, nacionalistësh dhe fondamentalistësh fetarë, shovinistësh antirusë dhe - ndershmërisht, po gjysëmfashistësh dhe antisemitësh që kërkuan të deduktonin (disi) të kaluarat e tyre të errëta me paraqitjen si idhtarë të lirisë. Në atë kohë, pak mendonuan se Alexander Solzhenitsyn, një antikomunist kurajoz, ishte gjithashtu një shovinist i egër rus i shkollës së vjetër. Eventualisht u bë e qartë se shumica e vendeve në Evropën Lindore dhe Qëndrore strehonin Solzhenitsyns-ët e tyre vendas.

Antikomunizmi evropianolindor apo qendror ishte gjithashtu i çiftuar - në mos i dominuar - me ndjenja të fuqishme nacionaliste antiruse. Popullariteti i pafundëm i Solidarnosc-it buronte pjesërisht nga një nacionalizëm thellësisht i ngulitur antirus i lidhur me katolicizmin roman. Kjo qe një arsye për rezonancën e tij të konsiderueshme në shoqërinë polake. Ndjenja të ngjashme, megjithëse ka mundësi më pak radikale dhe me ngjyrosje të ndryshme, luajtën role në Hungari e Çekosllovaki dhe qenë gjithashtu evidente si në republikat balltike (veçanërisht Lituani), ashtu dhe në Gjeorgji.

Entuziazmi për futjen e shpejtë të ekonomisë së tregut e errësoi impaktin e reformave në shtresën sociale që do të vuante nga abrogimi i disa prej rrjeteve të sigurisë, të siguruara nga komunizmi: pensionistët, punonjësit në industritë e mëdha, industritë e stilit sovjetik, rezidentët provincialë. Jo çdonjëri qe fitues në parajsën postkomuniste. Së fundi, atmosfera superoptimiste menjëherë pas 1989 shpesh i verboi analistët ndaj faktit se nuk ka shtigje të shkurtra drejt demokracisë. Ajo nuk shfaqet brenda natës, automatikisht dhe nuk mjafton të kesh një elitë të përkushtuar ndaj demokracisë dhe tregut. Në fund të fundit, demokracia në vende të tilla si Britania dhe Franca deshën shekuj dhe Shtetet e Bashkuara patën nevojë për një luftë civile për të abroguar skllavërinë dhe një tjetër shekull për ta për t'ia dhënë plotësisht të drejtën e votimit popullsisë me ngjyrë të saj. Historitë politike të Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës tregojnë sesa kompleks, i mundimshëm dhe nganjëherë vrastar mund të jetë transformimi drejt demokracisë.

Si u ngjit në skenën e politikës Putini


Pati një vakuum pushteti kur shteti sovjetik u shpërbë dhe Partia Komuniste u shkri. KGB-ja qe institucioni i vetëm i epokës sovjetike që mbijetoi

Shlomo Avineri

Kur ra pluhuri mbi gërmadhën sovjetike, qe e qartë se zhvillimet postkomuniste qenë tejet laramane. Edhe pse pikënisja qe e ngjashme (një diktaturë parti - shtet me ekonomi të planifikuar), vendet shpejt zhvilluan karakteristika të ndryshme. Analistët donin nuanca. Dy tipologji bazë u shfaqën (me variacione të ndërmjetme). Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke zhvilluan sisteme multipartiake robuste dhe i transformuan me sukses ekonomitë e tyre. Në kontrast me to, Rusia pati probleme serioze me ndryshimin politik, ashtu si dhe me atë ekonomik. Boris Yeltsin e çmontoi sistemin sovjetik, por prodhoi diçka të afërt me anarkinë. Pushteti shtetëror u duk sikur u shpërbë në feude rajonale kuazirajonale, të kryesuar nga një qeveri qendrore jokompetente.

Privatizimi qe i egër dhe i korruptuar, duke krijuar oligarkë plaçkitës të cilët, me bekimin e Kremlinit, i dhanë vetes dhe bashkëpunëtorëve të tyre nivelet e larta komanduese të ekonomisë ruse. Edhe Ukraina u zhyt në një moçal korrupsioni. Rusia dhe Bullgaria u lëkundën diku në mes. Shtetet balltike proceduan me ngadalë drejt modelit të Vishegradit. Asnjë prej ish republikave sovjetike të Azisë Qëndrore nuk treguan shenja të transformimit real demokratik dhe panorama qe e përzier në tri republikat transkaukaziane. Jugosllavia u zhyt në luftëra nacionaliste, duke ringjallur armiqësitë etnikë parakomuniste.

Natyrshëm, një model nuk u përshtatet të gjitha vendeve dhe përgjegjësia për pabarazitë u bë subjekti i argumentit politik dhe teorik. Gjithashtu, u bë e qartë se kritere thjesht sasiorë (shkallë industrializimi, nivele krahasuese urbanizimi apo GDP-je për frymë), nuk mund t'i shpjegojnë të vetme diferencat. Në këtë etapë, trashëgimitë historike u duk t'u huazonin koherencë ndryshimeve postkomuniste. Vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore u detyruan me forcë në modelet sovjetike pas Luftës së Dytë Botërore, por ato kishin histori dhe tradita të ndryshme të tyre që nuk u zhdukën. Në vitet '90-të u bë e qartë se drejtimet në ndryshimin postkomunist varej në mënyrë të konsiderueshme në elementët e shoqërisë civile, pluralizmit, institucioneve të pavarura, ekonomisë së tregut dhe tolerancës që rridhnin nga kohërat parakomuniste. A ekziston një e "kaluar e përdorshme" institucionalisht dhe simbolikisht? Në këtë etapë u bë e qartë se historitë para 1939 të Polonisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke siguronin instrumenta të rëndësishëm për zhvillimet e tyre pas 1989. Për shembull, Çekosllovakia ishte një republikë demokratike shekullare përpara Luftës së Dytë Botërore dhe për një periudhë të shkurtër më pas. Ajo kishte një sistem multipartiak aktiv, jetë parlamentare, shtyp të lirë, tolerancë fetare dhe një traditë disa shekullore institucionesh përfaqësuese, pavarësisht karakterit feudal, i lidhur me autonominë vendore dhe lirinë akademike, ashtu si dhe një ekonomi tregu të zhvilluar.

Historitë polake dhe hungareze qenë më të komplikuara, por të dyja vendet gëzonin forma sistemesh përfaqësuese dhe qeveri të kufizuar. Edhe pse politikat polake dhe hungareze qenë thelbësisht autoritare përpara Luftës së Dytë Botërore, një mbeturinë e jetës parlamentare mbijetoi. Edhe pse nuk qenë të industrializuara si Çekosllovakia, Polonia dhe Hungaria pësuan modernizim të konsiderueshëm ekonomik, posedonin një fshatarësi tejet të pavarur politikisht të organizuar dhe gëzonin tradita akademike sipas një modeli europiano-perëndimor. Pavarësisht diferencave të dukshme midis të tri vendeve, ato pas komunizmit mund të pretendonin se po "ringjallnin" institucione dhe tradita të hershme. Pati bile disa veteranë politikë që arritën t'i mbijetojnë nazizmit dhe komunizmit.

Me pak fjalë, ekzistonin modele historike mbi të cilat një ngrehinë postkomuniste mund të ngrihej dhe legjitimizohej, nganjëherë me krenari të ekzagjeruar. Në rastin polak, autonomia relative e Kishës nën komunizmin ndihmoi të krijohej infrastruktura e një shoqërie civile. Një faktor tjetër qe trashëgia e revoltave në vitet 1956 dhe 1968. Pasi rebelimet u shtypën në mënyrë tejet të dhunshme, regjimet më pas u zbutën dhe lejuan një sasi minimale hapësire të lirë, ekonomikisht dhe intelektualisht. Këto elementë në pjesën më të madhe mungonin në Rusi. Përpara marrjesh së pushtetit nga bolshevikët më 1917 ekzistonin shumë pak elementë të shoqërisë civile. Kjo qe një arsye për dështimin në vendosjen e një regjimi liberal kushtetues midis shkurtit (kur Cari u përmbys) dhe tetorit 1917. Para këtij viti, Rusia ishte një shoqëri agrare dhe akoma e paemancipuar totalisht nga trashëgimia e gjatë e bujkrobërisë. Institucionet e zgjedhshëm nuk ekzistonin (përpjekjet për t'i krijuar ato në vitin 1905 përfunduan në represione).

Vendi sundohej nga lart - burokratikishtm autokratikisht, hierarkish; kisha ortodokse qe e nënshtruar ndaj shtetit, minoritetet fetare dhe kombëtare përballonin shtypje konstante; sistemi universitar ishte i nënshtruar ndaj shtetit. Komunizmi sovjetik, aq i ndryshëm nga shpirti emancipues i marksizmit (i ngulitur në traditat e Iluminizmit) qe një tjetër shtresë shtypjeje e vendosur mbi një shoqëri të skllavëruar. Kështu, pavarësisht disa kundërshtimeve kurajoze, reforma sovjetike filloi nga lart siç e vërejtëm. Ndërsa polakët, hungarezët dhe çekët mund të shihnin prapa dhe të përpiqeshin të imitonin një trashëgimi parakomuniste reale (ose imagjinare), rusët nuk mund të vepronin kështu. Deri modeli historik i modernizimit i lidhur me Pjetrin e Madhe qe autoritar. Ai u konceptua si një ndërtim shteti nga lart, jo demokratizim apo liberalizim. Kur sistemi ra, Rusia e gjeti veten në një vakuum. Ndërmjetësimi i institucioneve të shoqërisë civile mungonte. Por individë në Moskë dhe Shën Petërsburg mund të flisnin për modelim të Rusisë së Re sipas Xhon Lokut, Dokumentave Federaliste apo rikuperonin shkrimet e Herzen dhe Belinsky, por nuk kishte institucione apo kujtime institucionale popullore për të shërbyer si mjete legjitimizuese. Asnjë parti politike reale nuk doli për zgjedhje presidenciale apo të Dumës - vetëm lista të përqendruara tek personalitetet. Përjashtimi i vetëm është Partia Komuniste e pareformuar, e cila arriti të ruajë një pjesë nga anëtarësia e saj.

Futet Putini

Ky është momenti ku Vladimir Putin futet në skenë, duke kërkuar të shpëtojë Rusinë nga kaosi dhe varfërimi masiv i epokës Yeltsin. Putin rivendosi autoritetin qëndror, kufizoi liderët rajonalë, u vuri një ndal hajdutërisë së oligarkëve ekonomikë, transformoi Dumën nga një klub debatues i korruptuar në një krah të ekzekutivit dhe përdori taktika të ndryshme represive, disa prej të cilave remineshente të kohërave cariste dhe sovjetike (për shembull, kufizim të lirisë së shtypit). Rritja e çmimeve të naftës e ndihmuan atë të rivendoste rolin e Rusisë në arenën ndërkombëtare. "Autoritarizmi me Fytyrë Njeriu" i tij ka gëzuar popullaritet të madh, sidomos qysh kur "demokracia" barazohet me rrëmujën e sundimit të Yeltsin. Origjina nga KGB-ja e Putinit nuk duhet keqkuptuar. Pati një vakuum pushteti kur shteti sovjetik u shpërbë dhe Partia Komuniste u shkri. KGB-ja qe institucioni i vetëm i epokës sovjetike që mbijetoi. Ekzistonte një logjikë e brendshme në përdorimin e ish njerëzve të KGB-së për pozicione kyç të stafit nga ana e Putinit. Në epokën sovjetike, burokracia shetërore qe e dobët krahasuar me burokracinë partiake. Tani, vetëm KGB-ja mbeti (pak a shumë) e paprekur, sëbashku me kujtimin simbolik të Pjetrit të Madh.

Farsa e fundit kuaziinstitucionale në të cilën Putin në dukje respekton ndalimin dy mandatësh të pushtetit presidencial, megjithatë virtualisht emëron pasuesin e tij dhe më pas vazhdon si kryeministër - dhe e gjitha kjo pa kundërshtim apo mospranin të brendshëm efektiv - të lë të kuptosh sesa thellë të ingranuara vazhdojnë të ekzistojnë traditat e sundimit autokratik, nganjëherë të shoqëruara nga një formalizëm falls remineshent i ligjshmërisë socialiste. Në kontrast, Ukrainës i mungon një traditë koherente shtetërore, por kultura politike e saj përmban elementë voluntaristë, në mos anarkikë, në trashëgiminë kozake të saj. Kjo është një arsye se pse një sistem neoautoritar i centralizuar, si ai i Putinit, nuk ka gjasa të evoluojë atje. Disa komentatorë mund ta kundërshtojnë këtë vëzhgim si shumë historicistë, por anashkalimi i kësaj trashëgimie do të na linte pa një shpjegim për rrugët shumë të ndryshme të ndërmarra nga Rusia dhe Ukraina, pavarësisht një të kaluare në dukje të përbashkët, megjithëse duket se asnjëra prej tyre nuk do të konsolidohet në demokraci.

Sunday, August 24, 2008



Interviste me Prof. Dr. ESMERALDA URUÇIN




Prof. Dr. ESMERALDA URUÇI

Pedagoge e Ekonomikut në Shkodër dhe Tiranë

Kryetare e LSI, Dega Shkodër



“Të jesh jashtë politikës do të thotë të jesh jashtë fushë- betejës ku përcaktohet fati dhe ardhmëria e një vendi dhe vecanërisht fati dhe ardhmëria e gruas”





- Pozicioni më i ri i Esmeraldës, është ai i zv/kryetares së Këshillit Bashkiak Shkodër. Ndërkaq është pedagoge e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, si dhe në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë. Është kryetare e LSI për Shkodrën dhe Kryetare e Bordit të Guvernatorëve SOS të Shqipërisë. Ka lindur më 27 mars 1961. Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Është diplomuar për Ekonomik dhe për Juridik në Universitetin e Shkodrës. Dihet se përkatësia e saj politike është LSI, si dhe që e ka hobi politikën, ashtu si edhe udhëtimet, muzikën, filmat dhe notin.



Znj. Esmeralda, si ka qenë fëmijëria juaj? Ku jeni shkolluar?


Si shumë të tjerë edhe unë ruaj kujtime pa fund nga fëmijëria ime. Kam luajtur si të gjithë fëmijët, kam dëgjuar përralla nga gjyshja ime dhe kam recituar. Jam rritur mirë, pa mungesa dhe nën kujdesin e vazhdueshëm të prindërve. Gjënë më të shtrenjtë kam patur gjyshen, Meleqen. Ajo grua e mënçur dhe gojëmbël ka lënë shumë gjurmë tek unë. Këshillat e saj të vyera nuk i kam harruar kurrë e jam përpjekur t’i zbatoj gjatë jetës. Ajo dhe vetëm ajo dinte ta prekte zemrën time dhe unë gjithmonë kam qenë kureshtare për bisedat e saj. Ajo e nderonte dhe e çmonte shume bashkëshortin e vet, dhe i shërbeu atij me shumë përkushtim. Dhe ai, gjysh Hasani, i meritonte të gjitha. Rreth 80 vjet më parë ai kishte futur në familje elementët më të reja të kohës. Shtëpia e tij kishte energji elektrike, radio “Morelli”, telefon, veturë “Lancia”, një lulishte të bukur, e cila e zbukuronte shtëpinë karakteristike me dy kate. Të gjithë fëmijëve u bleu dhe u mësoi përdorimin e shumë veglave muzikore. Shtëpia e asaj kohe kishte ngrohjen qendrore me kalorifer dhe banjot moderne. Sot këto paisje janë të zakonshme, por përpara 80 vjetësh ishin elementë shumë progresivë. Të gjitha këto që unë i pashë kohë më parë, në vogëlinë time, rritën tek unë ndjesitë për një jetë më të mirë. Babai dhe nëna më kanë dashur shumë dhe më kanë qëndruar gjithnjë pranë. Nga babai kam trashëguar ambicien për të ecur përpara dhe vullnetin e jashtëzakonshëm në punë. Ai ka qenë model në jetën time.

Babai im, Fehmi Gokaj ka shkruar edhe kujtime nga fëmijëria ime. Kur i kam lexuar për herë të parë jam prekur shumë dhe kam qarë. Dëshiroj që në të ardhmen këto kujtime t’i botoj.

Nga fëmijëria nuk harroj edhe udhëtimet e shumta që kam bërë në fshatrat e rrethit të Shkodrës si dhe në shumë rrethe të vendit, ku babai shkonte për arsye pune. Kështu, pata mundësinë që në moshë të re të njihja thuajse pëllëmbë për pëllëmbë Shkodrën, të vizitoja Tiranën, Durrësin, Lezhën, Elbasanin.

Me ndikim të veçantë në formimin tim shpirtëror janë tiparet e nënës, Xhevahire. Kujdesi i saj për fëmijët e familjen, ndjeshmëria e lartë dhe ndershmëria janë tipare që kanë lënë gjurmë tek unë si nënë dhe si bashkëshorte.

Edhe tezja, Havaja, ka qenë gjatë gjithë periudhës së fëmijërisë, edukatorja ime. Me profesionin e mësueses, ajo më ka mësuar shumë gjëra, më ka mbajtur pranë dhe gjithashtu më ka kritikuar pa pushim.

Vërejtjet që më bënte, megjithëse i kam pritur me bezdi kanë zënë vend tek unë dhe më kanë ndihmuar që të përmirësohem e të bëhem gjithnjë e më kërkuese ndaj vetes.
Librin e kam dashur shumë. Kujtoj si sot punën që kam bërë si fëmijë në Bibliotekën e qytetit. U ndaja librat fëmijëve që vinin në sallën e leximit si dhe sistemoja skedat. Edhe sot kujtoj me shumë emocion konkurset e “Mikut të Vogël të Librit“. Ata distinktivë të vegjël që na jepnin në atë kohë ne i mbanim me shumë krenari. Ato kanë ndikuar që ne të lexojmë sa më shumë libra, disa prej të cilëve i mbaj mend edhe sot. „Piciruku“, „Përrallat e La Fontenit“, “ Pinoku“, „Një mijë e një netë“… e kanë zbukuruar fëmijërinë time.

Një ndikim të madh tek unë ka patur edhe biblioteka e dajës, Jup Kastrati. Në pragun e rinisë unë nisa ta frekuentoj e të lexoj shumë libra, të cilat biblioteka e qytetit asokohe nuk i kishte. Kujtime të bukura nga fëmijëria më kanë lënë edhe netët e gjata të dimrit si dhe festat që ne bënim tek shtëpia e vjetër. Gjyshi Hamdija dhe nana Sanije më kanë dashur shumë. Edhe sot pas kaq vitesh që nuk janë më, unë i kujtoj me mall e nuk i kam harruar.




-SI filluan mësimet tuaja të para?

Në klasën e parë fillore jam ulur në bangot e shkollës “Xheladin Fishta”. Atë ditë të bukur nuk e kam harruar. Me një përparëse të zezë me jakë të bardhë e me një tufë me trëndafila në dorë u rreshtova ashtu si dhjetëra fëmijë të tjerë. Isha e gëzuar dhe prisja me padurim të hyja në klasë. Mësuesen e parë, Antigoni Deda e kujtoj me respekt. Më pas kam vazhduar 8 vjecaren në shkollën “7 Nëntori” si dhe gjimnazin “29 Nëntori”, me rezultate të shkëlqyera, për të cilin ndjehem krenare edhe sot. Ajo shkollë ku kanë studiuar e dhënë mësim personalitete të arsimit e të kulturës tonë kombëtare ka ndikuar në formimin tim të gjithanshëm. Më pas vazhdova studimet e larta në Universitetin e Tiranës. Jam diplomuar në fushën e

Ekonomisë dhe të Jurisprudencës me rezultate të larta. Puna në universitet më pas më krijoi mundësi që të specializohem në shumë universitete brenda dhe jashtë vendit. Kam patur fatin të kryej studime pasuniversitare në disa universitete të Evropës dhe të SHBA-së.

Rrjedhojë e punës time të vazhdueshme janë edhe titujt dhe gradat shkencore që mbaj sot.




- Po në jetën politike si jeni përfshirë? A ka qenë kjo e rastësishme apo e programuar? Çfarë ju ka motivuar të bëheni pjesë e saj dhe a keni gjetur atë që prisnit?

Pas mbarimit të Universitetit, fillova punën në disa shkolla të mesme dhe më pas në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, si pedagoge pranë këtij institucioni të rëndësishëm e më pas si dekane e Fakultetit të Ekonomisë. Pas punës 10 vjeçare në Universitet, kam hyrë në jetën politike të vendit në vitin 2000. Në atë kohë i jam përgjigjur me kurajo propozimit të PS për të kandiduar për Kryetare Bashkie në qytetin e Shkodrës. Objektivi i vetëm ka qenë të jap kontributin tim në përmirësimin e gjendjes së rëndë ekonomike e sociale të qytetit.

Kam qenë e mendimit sic jam edhe sot se hyrja e gruas në politikë i shërbën asaj dhe shoqërisë shqiptare. Politikën, shtetin dhe institucionet kryesore të vendit e kanë zënë për fyti burrat, të cilët ja kanë vështirësuar së tepërmi udhën grave për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes në Shqipëri. Jam e bindur se rritja e pjesëmarrjes së gruas në jetën politike do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes si dhe do të ulë situatën konfliktuale, e cila shpesh herë ka penguar zhvillimin e vendit.

Përsa i përket motivit për tu përfshirë në jetën politike mund të them se politika, kultura dhe ekonomia janë fusha shumë të rëndësishme ku gratë mund të japin kontributin e tyre si dhe mund të prezantojnë vlera dhe cilësi në shërbim të zhvillimit të shoqërisë.

Ndër këto fusha, ajo politike mbetet shumë specifike për gamën e gjërë të problemeve me të cilat është e lidhur si dhe për barrierat e mëdha që gruas i ka vënë përpara shoqëria maskiliste jo vetëm në Shqipëri.

Gratë sigurisht që kanë shumë motive për t’u përfshirë në politikë. Në radhë të parë është i njohur roli i rëndësishëm që politika luan në zhvillimin e një vendi. Gjithashtu, politika është një fushë e rëndësishme ku gratë mund të operojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre. Nepërmjet politikave, programeve politike që qeveritë ndjekin varen shumë edhe rezultatet që shoqëria arrin në përpjekjet e saj për zhvillim. Të jesh jashtë politikës do të thotë të jesh jashtë fushë betejës ku përcaktohet fati dhe ardhmëria e një vendi dhe vecanërisht fati dhe ardhmëria e gruas. Edhe vetëm për këtë fakt është e domosdoshme pjesëmarrja e gruas në politikë. Të luftosh për fatin tënd është më shumë se një motiv për t’u angazhuar në jetën politike të vendit.





- A mund të bëni një përshkrim të shkurtër të aktivitetit tuaj?

Në vitin 1990 kam filluar punën në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Në periudhën 1998-2000 kam qenë

Dekane e Fakultetit të Ekonomisë të këtij universiteti. Gjatë gjithë jetës kudo ku kam punuar, jam përpjekur të kryej me korrektesë detyrat që kam patur. Asnjëherë nuk jam ndarë nga studimi e puna shkencore. Kam guxuar të marr pjesë që në moshë të re në disa veprimtari ku kam prezantuar punimet e mia modeste në fushën e ekonomisë. Në prezantimet e para, natyrisht kam patur shumë impresione. Fati ka dashur që në tribunat ku kam folur të kenë qenë prezent edhe personalitete të fushës së ekonomisë me të cilët kam biseduar për problemet e zhvillimit të ekonomisë shqiptare dhe asaj evropiane. Edhe në konferencën shkencore “Ndryshimet bashkëkohore teorike dhe praktike në Ekonomiks” të zhvilluar në Beograd në muajin shtator 2007 pata fatin të diskutoj edhe me ekonomistin dhe profesorin shumë të njohur Domeniko Mario Nuti. Ndër të tjera ne biseduam edhe për taksën e sheshtë, e cila së fundi po aplikohet në Shqipëri.

Ky ekonomist i famshëm u shpreh kundër dhe tekstualisht më tha: “taksa e sheshtë është për një ekonomi të sheshtë”.


Në planin shkencor jam autore dhe bashkëautore e disa teksteve universitare në ndihmë të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë, ashtu dhe në ndihmë të komunitetit me interesa në fushën e ekonomisë si dhe e shumë artikujve e kumtesave shkencore në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare.


Më pas, gjatë viteve 2000 - 2001 kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar në detyrën e Ministres së Kulturës, Rinisë e Sporteve. Ndjehem e kënaqur që gjatë kësaj periudhe pata mundësinë të jap kontributin tim në zhvillimin e kulturës e të sporteve edhe në qytetin e Shkodrës. Disa nga objektet më përfaqësuese të këtyre fushave në qytetin tim të lindjes janë realizuar në periudhën kur unë isha në këtë funksion.

Duhet thënë se hyrja në politikë e një gruaje intelektuale nga shoqëria civile dhe veçanërisht nga veriu i Shqipërisë mbetet një ngjarje e rrallë në jetën politike shqiptare.

Duhet të theksoj se ardhja në politikë nga shoqëria civile has në një sërë vështirësish. Si më kryesoren do të përmendja prezencën e lobingjeve pranë PS, të cilëve ardhja e individëve të rinj u prishte qetësinë dhe u rrezikonte postet dhe privilegjet.


Në vitet 2002-2005 kam punuar në Bankën e Shqipërisë si Drejtore e Marrëdhënieve Publike. Më pas kalova në profesionin e pedagoges në Fakultetet e Ekonomisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, si dhe në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë.





- Cilat janë gjërat pozitive dhe negative në angazhimin tuaj? A keni hasur ndonjë vështirësi?

Kam marrë pjesë në disa gara elektorale ku kam qenë një nga përfaqësueset e spektrit të majtë politik në Shqipëri. Në zgjedhjet lokale të 18 shkurtit 2007 jam zgjedhur anëtare si dhe nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ku përfaqësoj Lëvizjen Socialiste për Integrim. E reja në këto votime qëndron në faktin se të zgjidhesh në këtë funksion drejtues ka qenë i domosdoshëm edhe votimi nga forca të tjera politike jashtë spektrit të majtë, të cilat me këtë rast i falenderoj për besimin.

Gjithashtu, prezenca ime në politikë ka sjellë për herë të parë një model të ri. Në garën elektorale për bashkinë e Shkodrës në vitin 2000, unë nuk vija si militante partie, por si përfaqësuese e shoqërisë civile, duke sjellur para komunitetit interesa shumë më të gjëra se sa të forcës politike që përfaqësoja. Në atë kohë kjo ishte një risi, ndërsa sot është një gjë shumë normale.

Pjesëmarrja ime në garën elektorale të qytetit u karakterizua nga një formë e re e komunikimit me konkurentët si dhe me qytetarët e Shkodrës. Fushata ime ishte mjaft e kulturuar dhe vecanërisht e ekuilibruar. Në asnjë rast unë nuk kam shfaqur fyerje apo agresivitet ndaj kandidatëve të tjerë, të cilat më parë kishin qenë tipar dallues të fushatave të tjera politike. Gjithashtu, për herë të parë, unë paraqitja përpara popullit të Shkodrës një program perëndimor të zhvillimit ekonomik e kulturor të rajonit.

Personalitete politike, përfaqësuese në vendin tonë që ndoqën nga afër fushatën time si dhe lexuan programin tim elektoral dhanë vlerësime positive, të cilat u pasqyruan në emisionet mediatike të kohës.

Gjithashtu, kontributi im qe i rëndësishëm edhe për një fakt tjetër. Për herë të parë forcat e majta në Shkodër organizuan metingje politike në fushë të hapur me pjesëmarrje masive të anëtarëve, simpatizantëve e qytetarëve të Shkodrës.

Ajo që më ka impresionuar më shumë gjatë kësaj periudhe ka qenë rezultati shumë i lartë që arrita në këto votime. Megjithëse votat janë manipuluar kam arritur të marr
11600 vota, çka tregon për një vlerësim e konsideratë të lartë të familjeve shkodrane ndaj kandidaturës sime.

Edhe gjatë kohës që kam drejtuar dikasterin e kulturës, mendoj që kam sjellë risi në drejtimin e punëve dhe vecanërisht në realizimin e lidhjeve të drejtpërdrejta me komunitetin e artistëve dhe institucionet në varësi të kësaj ministrie. Si ekonomiste dhe juriste në të njëjtën kohë unë punova për përmirësimin e bilancit ekonomik të dikasterit si dhe të kuadrit ligjor në fushën e kulturës e të artit.




Pjesëmarrja në qeverinë shqiptare për mua mbetet një eksperiencë e rëndësishme me vlera pozitive, njëkohësisht e shoqëruar me pengesa e vështirësi, si dhe plot zhgënjime. Isha mësuar të punoja drejt tërë jetën time. Shumë vështirë e kam patur kur ngrija probleme delikate, duke e ditur se prekja edhe interesa të njerëzve me rëndësi në jetën politike të vendit.

Në kontaktet e mia me politikanë të kohës, shpeshherë edhe jam zhgënjyer. Ndryshe nga sa i kisha vlerësuar më parë, një pjesë e tyre janë hipokritë e kameleonë të shquar.
Shije të hidhur më ka lënë përfaqësimi në kabinetet qeveritare i krahinave të vendit, ku ka raporte diskriminuese midis jugut dhe veriut të Shqipërisë. Meritokracia, për të cilën flitej aq shumë në atë kohë ishte vetëm një slogan.






- A mendoni se është i nevojshëm përfaqësimi grave në vendimmarrje?

Shkalla e pjesëmarrjes së gruas në politikë në një mënyrë të plotë e të padiskutueshme tregon shkallën e vërtetë të emancipimit të forcave politike në Shqipëri, tregon shkallën e pjesëmarrjes së vërtetë e të ndikimit të organizatave qeveritare apo të shoqërisë civile në terësi në jetën shqiptare dhe në fund të fundit shkallën e emancipimit të vetë shoqërisë në këtë stad të zhvillimit të vendit.

Me gjithë progresin që ka arritur shoqëria shqiptare dhe veçanërisht arritjet në vitet e demokracisë, pjesëmarrja e gruas në jetën politike e shkencore lë akoma për të dëshëruar. Ato pak gra që kanë arritur të bëjnë karrierë, të jenë në poste të rëndësishme politike e shtetërore, më shumë janë vendosur në këmbim të nevojës për emancipim të shoqërisë shqiptare, sesa të vlerave të vërteta që ato kanë patur.

Këto qëndrime ndaj gruas intelektuale janë të lidhura me pozitat e fuqishme që gëzon maskilizmi në Shqipëri. Shembuj kuptimplotë është sot pjesëmarrja shumë e ulët e gruas në Parlament, në qeveri si dhe në drejtimin e institucioneve të rëndësishme shtetërore. Në raport me shtetet e tjera të Europës, Shqipëria renditet ndër vendet e fundit

Është e natyrshme se, një grua në karrierë sot përballet me shumë probleme të lidhura këto me profesionin, shoqërinë dhe familjen. Në punën e përditshme një grua në karrierë has shpesh pse jo edhe në brutalitetin e burrave dhe përçmimin që ata kanë ndaj grave me rezultate të dukshme në shoqëri. Gjithsesi jam e mendimit se vështirësitë përballohen me një kualifikim të lartë dhe angazhim të përditshëm (sistematik) në punë.



-Si mendosi ju, pse ka kaq pak gra në pozicione vendimmarrjeje dhe çfarë i bën ato të ngurojnë për t’u përfshirë në këto role?

Nuk mendoj se gratë kanë mungesë informacioni apo motivimi për tu bërë pjesë aktive e vendimmarrjes.

Asnjëra prej tyre nuk është argument me të cilin është penguar ardhja e gruas në vendimmarrje. Argument i vetëm është botëkuptimi ende arkaik i shoqërisë shqiptare në përgjithësi dhe qëndrimi patriarkal ndaj gruas.

Kjo shoqëri maskiliste duhet shkundur, pse vetëm kështu mund t’i hapet me të vërtetë rruga përfshirjes së gruas në politikë dhe rritjes së rolit të saj në jetën shqiptare.
Për të ndryshuar jetën e gruas në Shqipëri duhet bërë shumë. Kjo mund të realizohet me rritjen e kontributit të vetë gruas, por vecanërisht me vendosjen e grave në pozita drejtuese duke i dhënë mundësinë të hartojnë politika, të cilat do t’i vinë në ndihmë gruas në përgjithësi për të rritur standartet e jetesës dhe për të mbrojtur gjithnjë e më mirë liritë dhe të drejtat themelore të nepërkëmbura.



- A duhet të kenë gratë disa aftësi të caktuara dhe cilat do të ishin ato dhe çfarë mendoni se duhet bërë për të mbështetur ato gra që tashmë janë të vendosura në role vendim-marrjeje apo ato që aspirojnë të arrijnë këto role?

Të marrësh përsipër misionin e zgjidhjes së problemeve sic është misioni shumë fisnik në ndihmë të gruas është e vështirë edhe për faktin se rezultatet në këtë fushë nuk mund të jenë individuale. Rezultative mund të jetë puna e vetë grave në kuadrin e organizatave jofitimprurëse si dhe institucioneve vendimmarrëse, ku bëjnë pjesë, për të rritur ndjesitë tek opinioni publik dhe qeveria për nevojën e respektimit të të drejtave të gruas si dhe të rritjes së rolit e të pjesëmarrjes së saj në jetën e qytetit, të rajonit e më gjërë. Nuk duhet harruar se gratë japin një kontribut të pazëvendësueshëm në sektorin e arsimit e të shëndetësisë.

Megjithëse, pjesëmarrja e tyre në këto sektorë është në maxhorancë absolute drejtimin e dikastereve në këto fusha e kanë përsëri burrat.

Përsa i përket sistemit të zgjedhjeve, e përkrah sistemin proporcional duke shprehur bindjen se kështu u krijohen më shumë mundësi grave për tu përfshirë në jetën politike të vendit dhe si rrjedhojë edhe në vendimmarrje.



- Cili është mesazhi juaj për to?

- Unë kam një mesazh që dua ta përcjell tek gratë e Shkodrës e të Shqipërisë: “Guxoni të hyni në jetën politike të vendit. Shqipëria ka nevojë për ndihmën, profesionalizmin dhe dashurinë tuaj të pakufishme”.