Saturday, August 13, 2011

Bari, si u keqtrajtuan shqiptaret me 1991

Ne 20 vjetorin e eksodit te madh te emigranteve shqiptare qe zbarkuan 8 gushtin e vitit 1991 ne Bari, pertej dekorates se presidentit Bamir Topi per qytetin dhe bashkiakun e Barit, kane vershuar "lume" kritikat per trajtimin qe autoritetet italiane i kane bere shqiptareve ato dite te nxehta. Pothuajse te gjitha mediat vizive lokale te Barit apo kombetare, kane transmetuar ne ekspozita fotografish dhe kronika e dokumentare, ku keqtrajtoheshin emigrantet si ne momentin e zbarkimit ne porte, ruajtja me forca ushtarake dhe me pas izolimi ne stadium dhe mbajtja aty per disa dite pa buke dhe uje, ku nuk munguan as trazirat. Si per ironi te fatit, vetem dy dite pas vizites se Topit ne Itali, zbarkimi i nje anije me 56 emigrant aziatike ka ndezur polemikat deri ne racizem te politikaneve vendas, qe kerkuan shtrengimin e masave ndaj emigranteve. Por pati dhe te tjere qe akuzuan policine dhe autoritetet si Paolo Bortone dhe Pedica qe e konsideruan sjelljen me emigrantet "sikur te ishin domate per salce". "La Repubblica" i eshte rikthyer dy ekspozitave duke iu referuar dhe dekorates se Topit per kryebashkiakun e Barit ne shenje mirenjohjeje. Edhe pse si 20 vjet me pare, ashtu dhe ditet e sotme, policia dhe autoritetet i keqtrajtojne emigrantet e huaj, vjen nje dite qe pergezohen me dekorata mirenjohjeje dhe miqesie. Kreu i rajonit te Puljas, Niki Vendola, takoi Topin ne kuader te kesaj vizite, duke njohur "te keqijat e politikave te pritjes italiane per emigrantet". Presidenti u takua ne kuader te vizites per 20 vjetorin e zbarkimit te anijes "Vlora" me 20 mije shqiptare ne bord ne portin e Barit. Dhe duke folur para Topit per politikat e pritjes se qeverise italiane, ai eshte shprehur se "ne diference prej 20 vitesh politikat tona jane perkeqesuar dhe duket se ne Itali dhe Evrope cdo dite dhe me shume perjashtimet behen me te forta dhe tendenca shkon drejt nje urdhri publik". Vendola kritikoi hapur menyren se si priten dhe trajtohen emigrantet, ku mungojne strategjite dhe perkushtimi. "Kjo i ben keq popujve te varfer qe perpiqen te arratisen nga lufta dhe nga uria. I ben keq dhe kesaj pjese te mireqene apo te pasur te botes qe reagon ne kete menyre", ka thene Vendola ne biseden me Topin.

Gjate ceremonise se dekorimit e mbajtur ne daten 8 gusht ne Bari, presidenti Topi falenderoi autoritetet per pritjen e emigranteve shqiptare dhe dekoroi kryebashkiakun. "Nuk do e harrojme kurre ndihmen tuaj", ka thene kreu i shtetit. Teksa politikane dhe drejtues vendore italiane kritikonin ne rastin e 20 vjetorit te eksodit ne Otranto, Topi mendonte dhe per dhenie dekoratash. "Emocionet i perjetojme edhe pas 20 vitesh per mikpritjen tuaj dhe per kete motiv Shqiperia i jep medalje qytetit te Barit", ka shtuar Topi. Kurse per mediat, ky akt u pa si nje rikthim tek e shkuara e nje vendi qe kerkon te falenderoje. "Vendi i Shqiponjave falenderon zyrtarisht Barin dhe popullin e Puljas per solidaritetin dhe ndihmen pa kufi", shkruante "La Repubblica" per ngjarjen e 8 gushtit 1991. "Ata kerkonin nje jete me te mire, ndaj zbarkuan ne portin e Barit ne bordin e anijes "Vlora", qe kerkonin te linin pas nje regjim totalitar", ka shpjeguar presidenti. Dhe karshi ketij artikulli, foto dhe video nga skenat dramatike te shqiptareve qe kacafyteshin ne litaret e anijes, hidheshin ne det, keqtrajtoheshin dhe torturoheshin duke u mbajtur per dite te tera ne stadium pa buke dhe uje. Dhe kur u jepeshin ushqime, u hidheshin si te ishin kafshet e nje kopshti zoologjik. Dhe si per ironi, ate ngjarje presidenti Topi e ka quajtur me fat, "sepse afer kishim nje vend qe na ndihmoi ne momentet e veshtira". Dhe Michele Emiliano ka rikthyer ne memorie ish kryebashkiakun e Barit ato vite, Enrico Dalfino. Emiliano konfirmoi kohen e veshtire dhe urdhrat e autoriteteve te larta te vendit, por vleresoi veprimin e ish kryebashkiakut. "Ishte i afte te interpretonte dhe te ndiqte koshiencen e tij dhe te qytetareve per kete situate", u shpreh ai, duke lene te kuptohet se mund te ishte bere me shume nga drejtuesit e vendit. Por megjithese eksperienca me shqiptaret ne vitet 90-te konsiderohet pozitive, autoritetet italiane i njohin ende vetes mangesi te medha ne trajtimin e emigranteve dhe se shpesh here nuk i zgjidhin mire situatat, derisa ka dhe emigrante qe mbyten apo vdesin. Dhe Vendola qe nuk harron te beje dhe nje krahasim mes popujve. "Kerkojne te afrohen ne bregdetin tone, duke kaluar nje det qe per ata eshte transformuar ne nje varreze te madhe", thote ai. Dhe sipas "La Repubblica" e Vendoles, Bari dhe Pulja duhet te jene shembuj per ditet e sotme, sepse gjerat duket sikur jane perkeqesuar, edhe pse mund te behej me shume ne ato vite.

Kurse per gazeten "La Gazzetta del Mezzogiorno", ajo ngjarje e kujtuar ditet e sotme sherben "per te shlyer dicka, per te nxjerre nje peng te vjeter". "Nuk mund t'i harrojme ato skena nga moli kur dhjetera apo 20 mije emigrante ne bordin e "Vlores" perpiqeshin te zbrisnin ne token tone. Nje det njerezish qe kerkonin modernen dhe qe ishin arratisur nga nje regjim", shkruan kjo e perditshme, duke kujtuar dramen qe perjetuan emigrantet.

Teksa i ben nje reportazh ketij "lumi njerezish", gazeta pershkruan perpjekjet e tyre per te shpetuar nga ai rrethim ne port dhe me tej menyra se si u trajtuan ne stadium. "Ministri i Brendshem nuk beri mire qe gjeti menyren e depertimit te shqiptareve nga "Stadio della Vittoria", apo teksa trajtoheshin duke iu hedhur panine me helikopter dhe duke perdorur hidrante per t'i lare. Ishte nje turp shteteror. Dukej si nje lufte e vertete. Policia qe perpiqen t'i ruante, apo t'i nxirrte nga stadiumi dhe ata qe perpiqeshin te shpetonin duke u arratisur, duke hipur ne mjete dhe trena, per te gjetur qytete te tjera evropiane. Qe prej asaj kohe shume gjera kane ndryshuar, kurse Shqiperia eshte nje vend ne zhvillim te madh", shkruan nder te tjera kjo gazete. Me te njejtat nota e pershkruajne edhe agjencia "AGI" ate ngjarje dhe gazeta e njohur "Corriere della Sera", duke kritikuar sjelljen e shtetit ndaj nje numri te madh emigrantesh qe po arratisej nga nje regjim totalitar.

Emigrantet kujtojne, por dhe nuk harrojne

Pervjetori i asaj ngjarjeje dramatike nuk ka pasur vetem kortezine e kreut te shtetit dhe dekorimin per Barin. Por nje faqe zyrtare ne rrjetin social "Facebook" eshte hapur nga emigrantet e titulluar "1991-2011. Kujtimi juaj per Vloren". Dhe ne kete rrjet sipas medieve italiane, bie ne sy shembulli i Sabian Isait, qe shkruan: "Nuk do e harrojme kurre ate qe Italia beri per ne, faleminderit!". Kurse Enkeleda Katerina Serani, qe mberriti ne bordin e anijes "Vlora" ne Bari, tregon: "Ajo dite shenoi nje ndryshim radikal ne jeten time. Ishte si te rilindje perseri".

Dokumentari i "BariLive"

"Solidaritetit te njerezve, iu pergjigj agresioni i shtetit"

Ja si e pershkruan nje tjeter media, kete here lokale e qytetit te Barit, ate ngjarje te 8 gushtit 1991. "BariLive" e ka shoqeruar reportazhin e saj edhe me nje dokumentar me pamjet e zbarkimit te anijes "Vlora" ne port dhe mijera emigranteve qe perpiqeshin te preknin token italiane. "Ishte 8 gushti i 1991. Pamje simbol, te paharrueshme per italianet, te frikes dhe te nje zbarkimi. Ishin dite konfuze, midis solidaritetit te njerezve dhe vendoreve te bashkise dhe pergjigjes se ashper te shtetit. Emigrantet u mbyllen ne stadium, te kycur dhe rrethuar me polici. Ne fund, nje pjese e madhe u perpoqen te gjenin qytete te tjera per t'u vendosur", shkruan kjo agjenci.

Pergatiti A. Qoraj

AlbDreams Studio - Michigan



Greta Koçi: Videoklipe falas për të gjithë artistët e vërtetë !


Greta Koçi, këngëtarja shumë e adhuruar nga publiku, dhe prej disa kohësh edhe një biznesmene shumë e përkushtuar dhe e suksesshme, duke qënë se është presidente e një institucioni mjaft të suksesshëm mediatik “ GM Radio”, një nga radiot me dëgjueshmëri më të madhe për momentin fal punës së Gretës dhe pasionit të saj për median, mesa duket nuk di të ndalet! Këngëtarja sapo ka hapur “GM Production”, nga ku do të prodhohen dhe videoklipe për të gjithë artistët e vërtetë që ne kemi. Regjizori dhe drejtori i fotografisë vijnë nga Franca. Stafi është përzgjedhur me kujdes për të formuar një grup të vërtetë profesionistësh. Tashmë nuk habitemi më nga veprat që merr përsipër e suksesshmja Greta Koçi. Edhe pse ende shumë e re në moshë, vetëm 20 vjeçe, ajo ka ditur të depërtojë në mënyrën më profesionale në tregun mediatik Shqiptar që në fillimet e projekteve të saj në Shtator të vitit 2010, ku filloi dhe transmetimi i “Gm Radio”. Ambiciet e saj nuk ndalën deri në zotërimin e një shtrirje më të madhe gjeografike të frekuencës në territorin e Republikës së Shqipërisë, në transmetim analog tokësor, por aktualisht, “GM Radio” ndiqet në të gjithë botën edhe nëpërmjet internetit, ku ka arritur një audiencë shumë të madhe kryesisht në SHBA, Angli, Kosovë dhe Maqedoni, në adresën www.gmradio.net . Sapo “Gm Radio” konsolidohet në treg, të papriturat nuk kanë të sosur nga Greta, por edhe nga motra e saj Eni Koçi, e cila themelon “Unionin e Artistëve Shqiptarë” duke drejtuar dhe duke hedhur në treg gazetën e saj “Trafik Vip” në 5 maj të vitit 2011. Aktualisht Gazeta “Trafik Vip” po depërton vrullshëm në tregun e mediave të shkruara. Motrat Koçi vendosën të bashkojnë bizneset e tyre mediatike duke krijuar “Media Group”, dhe në këtë bashkim biznesesh shtohet dhe veprimtaria e Produksionit Filmik, si dhe krijimi i “Gm Television”, stacionit televiziv muzikor i cili është praktikisht gati për të filluar transmetimet e saj. Në këtë organizim strukturor mediatik me cikël të mbyllur përsa i përket artit muzikor, motrat Koçi i kanë dhënë rrugë të sigurt karrierës së tyre artistike. Greta Koçi deklaron, “-Dua të ndihmoj këngëtarët e vërtetë Shqiptarë duke i mundësuar realizimin e videoklipeve të tyre falas dhe me këtë veprim, dua të ndikoj në rritjen e vlerave të artit Shqiptar. Njëkohësisht dhe në promovimin e artistëve të talentuar, të cilët nuk kanë mundësi financiare për të treguar vlerat e tyre artistike.”

Estela Koni: “Stilistja më e kërkuar nga VIP-at”


Ajo është një stiliste me një eksperiencë shumë vjeçare. Ka vetëm pak kohë që është kthyer nga Italia për të zgjeruar karrierën e saj edhe në Shqipëri. Ajo është e angazhuar me “Albanian Next Top Model”, ku kujdeset dhe për veshjet e modeleve. Gjithashtu është stilistja më e preferuar dhe e kërkuar nga personazhet e famshëm. Estela Koni vjen në një intervistë për “Trafik Vip”, ku do të n’a flasë për karrierën e saj, për tendencat e fundit etj.

Prej sa kohësh ka nisur karriera juaj?
Karriera ime si një stiliste ka 10 vjet që ka filluar. Unë kam studiuar në një shkollë shumë të njohur në Milano “Maragoni School”, nga ku kanë dalë edhe stilistët më të njohur në të gjithë botën.
Cilat janë projektet tuaja në Shqipëri pasi dimë se për një kohë të gjatë nuk keni qënë në Shqipëri?
Shumë shpejt unë do të hap një atelie, dhe do ta zhvilloj karrierën edhe në vëndin tim, pra në Shqipëri. Po bashkëpunoj edhe me shumë këngëtarë për video-t e tyre por që nuk po i përmënd emrat. Kam bërë dy sfilata në Shqipëri tepër të mëdha, dhe dua të vazhdoj me këto hapa.

Siç përmendëm më lartë, ju po punoni dhe me modelet e “Albanian next Top Model”. Si ndihesh duke punuar me ato vajza që janë në hapat e para? A kanë komplekse vajzat?
Vajzat janë në hapat e para të karrierës, ende po mësojnë dhe kanë shumë për të mësuar. Janë realisht me shumë komplekse sidomos në zhveshjet. Përpiqen të mbulohen, ndryshe nga modelet në botë që bëjnë punën e tyre pa patur të tilla probleme. Vajzat duan shumë punë që të arrijnë në nivelet e një modeleje botërore.
Fakti që jeni një nga stilistet më të kërkuara dhe nga personazhet e njohura, mendon se është shkak i punës së shumtë që ju bëni, apo se po sillni tendenca të reja në Shqipëri?
Në rradhë të parë më lejoni që t’ju falenderoj për komplimentet. Së dyti mendoj se kjo është shkak i punës që kam bërë prej vitesh, duke krijuar në këtë mënyrë shumë eksperiencë. Unë e njoh shumë mirë modën dhe e di çfarë duhet. Një tjetër plus për mua është edhe fakti se kam marr shumë nga moda Italiane dhe po përpiqem të sjell në Shqipëri gjëra të reja.

Nga puna që po bëni me vajzat e “Albanian Next Top Model”, keni përzgjedhur ndonjë modele që të prezantoj produktet tuaja?
Po faktikisht ja kam vënë syrin dy prej tyre. Njëra quhet Elena Lika dhe tjetra Greisi Kryeziu. Janë vajza të bukura dhe shumë të përshtatshme për modele. Shkurt janë në fushën e tyre, në atë që ato dinë të bëjnë më mirë.
Projektet më të afërta që keni?
Sigurisht të vazhdoj punën me personazhet e njohur, me veshjet e tyre dhe në videoklipe. Po bëj një koleksion “perlash”, gjëra që nuk kanë zbritur ende në Shqipëri. Shumë punë më pret…
Disa këshilla që mund t’i jepni të gjitha femrave për këtë verë?
Tendencat e fundit për këtë verë janë lulet dhe kombinimi i ngjyrave të forta si: jeshilja me të verdhën ose portokallia me ngjyrën e floririt. Shumë në modë është edhe një vjollcë e fortë. Të jenë sa më natyrale në grim dhe ta shijojnë verën….

Retro/Press: Himarrjotët e Bregdetit


Bagti: Në Himarë gjithmonë por në kohë të fundit permirsimi i bagtis ka marrë nji udhë të marë. Në dimen i kollisin në male per bri, por në verë dalin në bjeshkë nder male të Gjirokastrës. Vendin e parë e xen delja, mandej dhija. Janë tuj ba ç’mos me mujtë me e perzie rracen e dhis shqiptare me ato malteze, tuj i ble me nji çmim mjaft të naltë. Eksportimi baktish per në Greqi bahet shum. Ka edhe lopë por jo shum. Mushku e gomari bajn sherbesat ma të parat si të familjes, si bujqsore, ka edhe kual e qe. Bahet aty nji lloj djathit si aj i Kelmendit por me copa tëlyeni mbi sypri, qi me të knaqë. Shtazët shpijake janë: qeni, mica, e shpend, pula, gjeli, e rika, por kjo e fundit rrall fort.

Industri: Industrija në Himarrë asht fort pak e zhvillueme. Ullini në kohë të vona punohej si në kohë primitive. Nji rrumbullakamë gursh, nji rrotull gurit sjellë prej ndjerzish, të shtryllunt e lostavet në moken qe si u bante voji. Tash kan nisë me prue mullij indraulike. Mullij zjarmi vetun nji ma s’kishte kohen t’eme, të tjerët janë si në kohën e Adamit me ujë. Nji Qeparotas, qi pat ardhë prej France, ku kishte bam pare, pruni nji mulli zjarmi, fabrikë makaronash, me motor elektrik e instaloj në breg të detit të kambët e Monasterit të Shen Mitrit, tuj i ba kshtu nji sherbim të madh industris së vendit e marë Shqipnis. Rrushi punohet si gadi pergjithsisht në Shqypni. Vetun çka se aty kan nji specjalitet qi me raki rrushi pjekin mjaltin e del kshtu nji pije e fortë me alkool të dyfishuem, thirret voshtinë: asht e shijshme. Per inicjativë të ni djaloshi nga Vunohi emnit Aleks Gjidedja, Industrija e djathit pat marrë nji zhvillim të shpejtë e të madh. Sa per gjith katund u ba nji baxhë ku bajshin djathin të cillin e eksportojnë per jashta. Punohej mbas systemit modern. Vjetin 1927 në verë, baxhet e Gjodedes arrijten deri në Peshkopi.

Tregti: Veç qitrovet, rrushi, portokalavet, limojvet, ullijvet e valanidhit, bagtis e bylmetit. Himarra s’eksporton tjeter gja. Tregtin ma të madhe e bajnë neper det me Greqi (në Korfus), mandej per tokë në Vlonë, Sarandë, Gjinokastër e Delvinë. Tregtojnë edhe me Trieshtë. Ma parë tregtin e transportojshin me anë motoveljerish per det, tash qi asht ndertue edhe udha e lir me automobila të vendit ma fort se të huejësh. Në vjett e fundit paten nisë me tregtue edhe me Shkoder, sidomos rrush e grunë e miser. Por gjanat e ushqimit të shumten i bijnë prej Gjinokastrës e Vlonës. Bajnë Tregti edhe katundet per bri. Bile Kuçi, Vranishta, e disa tjera katunde tregtojnë me Himarrë.

Marinë: Himara si thame ma parë asht e vendueme nder shpate malesh në breg të detit, të cillët gadi të gjith ulen pingul në det. Prej natyret ky popull asht detarë sidomos Dhermijasit, Vunjotasit, e Qeparjotasit. Kto ma parë kishin barkë me vela, sot kto barkë i kan këthye në motoveljera me të cillt rrahin detin gjithkahë. Qendren këto e kan në Sarandë e Vlonë, por m’u libue kan limanin e Porto-Palermos (Porto-Kastri), i permendun gjithkund. Në kohë të lashta kje me famë të madhe nji detarë nga Vunohi emnit Anagnosti-Ndrenika, i cilli kishte dy barkë të mdha, njenen “San Nicola” e tjetren “Akrocheraunia” me të cilat nen flamur të tijn, kishte lundrue të gjith Adriatikun, Jonin, Mjesdhen, Atlantikun, gjatë brigjeve t’Amerikës verore e të zhdervjelltë sa me kenë miratue prej shum kujë, madje shpesh bajshin të mujtuna (kompeticjone) me Grekët e Korfuzit. Himarrjotët e Bregdetit per Toskni janë si Ulqinakët per ne të Gegnis.

Gjeto Kola

Retro/Press: Himara, Popullsija dhe Besimi


Popullsija

Popullsija e Himarës kapet deri në 8,075 si mbas statistikave të vjetit 1926-2. Ma parë ishte caktue nji numer shum i madh e thuhet se kapej deri në 10,648, porse ky numer nuk i pershtatet të vertetës. E verteta asht se diku turbekulozi, diku ndonji sëmundje tjeter e ma teper puna e emigracjonit, pse tuj kenë se djemnija kohen ma të bukren e jetës e kalojnë perjashta doemos se nuk shtohen. Në Himarë mashkuj ka ma pak se femna: asht vue n’oroe se ni mashkull per 2 e 3 femna. Per natyrë himarjoti staturen e ka të madhe e të baeshme. E kta rrjedh prej ajrit të kulluet, ujit edhe ushqimit intesiv qi marrin. E shumta ushqehen me barishte, voe, djathë, tlyen, e veçanërisht perdorin shum vojin qi aty ka me gani. Medje s’i a bajnë të mangut vedit edhe ka nji ase dy gota venë per bae. Mishin e peshkun e perdorin por ma rrallë.

Besimi

Besimi i sotshëm i Himarrjotvet asht Orthodoksija. Ma parë populli i Himarës ishte katholik, e jo veç i Himarrës por edhe i fshatavet myslimane per bri si Vranishtë, Kallarat, Kuç, Kurvelesh, Borsh, etj. të cillët u këthyen më Mohamedanizëm kohen e Ali Pashë Tepelenës. Himarrjott i qindruem besnikë Papës së Romës deri në gjysë të shekullit të 18 e u kthyen n’orthodoksizëm kohen e Katerinës së madhe. Nji gja asht interesant n’at krahinë se çdo katund, se e cilla lagje ka nga nji kishë të veten, veç asajë qendrores. Thuhet se per shkak të vrasjevet e të gjaqevet, nuk shkojshin nder kishë të tjera veç n’atë të lagjes ku doemos banonte marë nji bark e jo të perziemë. Nji divocjon të madhn kan Himarrjott per Shën Spirdjonin, të cillit i kan kushtue shum kishë; per Shën Kosmin e veçanërisht per Shejtën Mri. Thuhet se kohen e Ali Pashë Tepelenës kaloj ky Shejti Spiridjon neper katunde të Himarrës: si u ndal në Porto Palermo, gjet Ali Pashen ndejë në ballkon të kalas. Aty si më thane disa e paska ndejë Pashaj e pvetë disa sende të cillavet i pergjegj piknisht, nder të cillat edhe kte, “ Si thue ti, do të marrë fund puna e jeme? Pasha, i përgjegji Shejti: Fama e yte ka me marrë dhen, emni i yt ka me i shti mneren anmikut e kryet t’and ka me shkue në Stamboll. U nis Shejti per Himarrë e u ndal e mbajti të foluna (predikime) në patalok të Himarrës qi edhe sot mban emnin e Tij, e pajtoj shum gjaqe. Aty sot ende gjindet nji kapelë e vogel, rrethue me lisa e cinarë kushtue ktij Shejti, ku qindron natë e ditë ndezë nji kandil me vojë ullini. Erdh mandej në Vuno, aty pa e vrejti dasina të mdha e si pajtoj gjaqe e shojti idhnime, mblodh parsin e vendit e i nxitoj të bajshin të gjith per funkcjone fetare edhe të vorrojshin të vdekunit rreth asajë kishë e jo si deri at-herë qi sejcilli i shtinte në dhe n’oborr të kishës së lagjes. Kisha u fillue e mbet veteun m’u mblue, i mungojshin drrasat. Ku me i marrë? Menduen me i u sjellë Shejtit. Ky i tha: Shkoni në breg të detit se aty i keni. Nisen vendasit pak në dyshim, por të shtyem prej kureshtis u ulen deri në breg. Kurqe shofin në ranë të detit e mbi ujë nji shumsi drrasash, qi nji barkë tuj pasë kenë në rrezik të mbytunit kishte pasë bjedhë nd’ujë. I moren ato drrasa ase dhogra, si i thonë atje, e me to i dhanë fundë Kishës. I a kushtueme Shën Spiridhonit, e asht edhe sot: ka nji fundë Kishës...; ka nji datë të vjetin 1777. Asht në katundin Vuno nji familje e quejtun Anagnesti qi thohet se hangri e pju ujë ky Shejt n’at shpi e se mburen ende sot ket per kte gja e pretendojnë se kan bekimin e Tij deri në tre brez. Kish mrrijtë ky Shejt në Vlonë e s’andejmi në Mifol, kur Ali Pasha tuj shkue neper mend fjalët qi i tha aj Shejt, se kryet t’and do të shkojë në Stambollë, e tuj dashtë me dijtë se a gjallë a dekë, çoj lajmëtarët m’e thirrë e me i a pru. Mirë po kto mrrijten teper vonë sepse barit e atij vendi e kishin hjedhë ne’ujë. I erdh keq mjaft Ali Pashës por ç’ka me ba. Profetija e Shejtit u vertetue ma vonë pse Ali Pashen e xuen e i a pren kryet e per shej vertetimi i kje cue Sulltanit në Stambollë. Qe pra kryet shkoj ku i kje parafolë. Perftyrohet ky Shejt neper fugure në veshje e në mbathje si nji udhtarë, pelegrin.

Anxhela Martini: Shqiptarët të dhënë pas prapanicës


Supermodelja shqiptare Anxhela Martini, e cila bëri bujë me fotot e saj ku kishte dalë pa të brendshme, gjatë një deklarate ka thënë se shqiptarët janë të dhënë pas prapanicës së femrave. Në deklaratë supermodelja nga Shkodra në pyetjen se si e shohin një grua amerikanët dhe shqiptarët dhe se a ka ndonjë dallim, ajo u shpreh se dallimet nuk janë të mëdha shumë me amerikanët, ndoshta me europianët po dallojnë ma shumë në këtë aspekt. Europianët më shumë e adhurojnë gjoksin e një femre, kurse shqiptarët janë të fokusuar në prapanicë. Shqiptarët i duan bukuritë ekzotike, ata ngazëllehen nga bukuria, ngazëllehen nga seksi. Ata ngazëllehen nga trupat e mirë. Ndërkaq, siç është mësuar,

Kanye West i ka mbyllur derën Anxhela Martinit. Të paktën kështu ka raportuar New York Post. Sipas saj, këngëtari i njohur ka organizuar një party për promovimin e albumit të tij. Angela Martini kishte siguruar një ftesë nga producenti i West, por kur ky ka marrë vesh që Angela do vijë, ka lajmëruar që ajo të mos futet brenda. Nuk dihet e vërteta e kësaj historie, por gazeta njujorkeze thotë se Martini po e gjurmon West gjithandej, duke deklaruar se ata janë të dashuruar.

ENVER PETROVCI: Risia ime? Albumi me këngët e mia, ku jam kantautor


SHKRUAN: Ilda Lumani

Enveri Petrovci studioi në Prishtinë degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd. Ka kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën dhe filmin e Kosovës, por edhe të ish-Jugosllavisë, duke u vlerësuar si një nga aktorët më të famshëm të asaj kohe. Petrovci, përveç punës si pedagog në Universitetin e Prishtinës, ka themeluar edhe teatrin e të rinjve, ‘Dodona’; dhe ‘Teatrin e babës’.

Nëse për një moment Enver Petrovci do të mbyllë sytë dhe do të kujtojë fëmijërinë, cilat janë imazhet që shfaqen para jush?

Gjëja e parë që më kujtohet në këtë pyetje është tekerleku. Isha një organizator i mirë i garave, në shumicën e rasteve isha i pari. Pastaj, loja me arra... Ky është imazhi i parë që më kujtohet në fëmijëri. E di që kemi qenë shumë të hareshëm, edhe nuk ngopeshim me lojë.

Meqë e nisëm këtë bisedë nga kujtimet, mund të na thoni ç’tip fëmije keni qenë?

Kam qenë fëmijë me plot gëzim. Nuk ka qenë vetëm fëmijëria ime, por fëmijëria e të gjithë fëmijëve, shokëve, fqinjëve... ka pasur një hare, një gëzim. Të jem i sinqertë, atë gëzim nuk do ta kisha ndryshuar kurrë për fëmijët që sot i shikoj. Fëmijët e sotëm, për dallim prej fëmijërisë sime, kanë kushte shumë më të mira, madje kanë media, televizione, kanë kompjuterë, telefona etj. Mirëpo, e gjitha kjo i bën të vetmuar. Fëmijëria ime ka qenë pa këto gjëra, por me plot gëzim. Ndoshta secilit njeri fëmijëria e tij i duket më e bukur se kjo e tashmja, por, megjithatë, me këtë moshë që e kam, mendoj se fëmijëria ime ka qenë më e mirë se e babës tim, më e mirë se e fëmijëve të mi. Thjesht, kur unë kam qenë fëmijë ka qenë një fazë e bukur, një fazë e zhvillimit, entuziazmit, një fazë pa sherr. Jemi rritur me një sinqeritet dhe unë jam shumë krenar që kam jetuar në atë fazë të historisë së qytetit tim.

Po për adoleshencën tuaj, ç’mund të na tregoni?

Adoleshenca ka qenë pak ndryshe prej fëmijërisë. Në adoleshencë filluan ndryshimet historike... unë nuk i përjetova në shpinën time, porse familja ime. Të mos harrojmë, gjërat filluan të zbulohen, dëgjonim për shumë mundime, burgosje, dëbime. Fillova ta kuptoj së jeta nuk është aq e bukur sa mund ta mendoja.

Ç’urë keni kaluar, ç’karrierë keni pasur dhe ç’ngjarje kanë kaluar në jetën tuaj gjatë kësaj kohe?

Kur më pyesin mua se sa vjeçar jam, u them: kam 2000 vjet. Vërtet e kam pasur një jetë ndryshe dhe plot sfida, një jetë me shumë entuziazëm, ideale, një jetë që, sot, po ta filloja sërish, nuk do të kisha forcë ta përsëris. Mendoj se shumë ndryshime kanë ndodhur në jetën time; ndoshta edhe vetë i kam kërkuar. Unë kam jetuar në një familje, as të varfër, por as të pasur dhe nuk kam qenë aq i sfiduar sa të përjetoj vuajtje, që të jenë inspirim për të përparuar. Jam i sigurt se fatin tim si aktor e ka vulosur një herë e mirë blerja e aparati televiziv në vitin e largët ‘62, atëbotë i kisha 6 apo 7 vjet. Kur e kanë lëshuar atë mrekulli teknike, e kam pa një botë krejt tjetër. Nuk di çfarë çudie mund të ndodhë sot, që një fëmijë të gëzohet si atëherë kur ta ketë parë ekranin televiziv. Shtëpia jonë u bë si kinosallë: vinin plot fëmijë, fqinjë, për ta parë çudinë që quhej televizor. Atëherë kishte program vetëm dy orë, prej 18-20, programi ishte drejtpërdrejt, s’ka pasë atëherë incizime të gatshme. Çuditesha, se si kam mundësi që, ajo, folësja e lajmeve, të zvogëlohej dhe të hynte në atë kuti dhe të komunikojë me ne. Mendoja që njerëzit kanë përparuar aq shumë, saqë ndoshta edhe është e mundur. Por, kur e pashë orkestrën simfonike me mbi 100 anëtarë dhe të gjitha ato instrumente, që bënin muzikë, thashë: ‘O Zot, një person që zvogëlohet mund ta kuptoja, por sesi zvogëlohen 100 vetë, nuk e merrja me mend dot’. Më kujtohet se kisha nevojë të hyja brenda në ekran. Nga pamundësia për të hyrë brenda, i kisha thënë prindërve se unë një ditë do të dukem m’u sikur ai që po fliste para nesh në kutinë magjike, derisa po shikonim me habi. Për koincidencë, më vonë e kuptova që njeriu që po shfaqej në ekran ishte aktor. Kjo dëshirë kurrë nuk është larguar nga unë; prej atëherë iu kam qasë këtij profesioni dhe ja ku jam.

Më pas gjithçka u lidh me formimin profesional. Duket se ju sikur kishit lindur për dërrasat e teatrit dhe ekranin e filmit?

Në shkollën fillore dhe të mesme isha orientuar në ato lëndë që mendoja se më nevojiteshin për aktor. Ka qenë një gabim imi i madh që kam vijuar gjimnazin e jo shkollën e muzikës, sepse me këtë shkollë sot do të isha një aktor shumë më i përgatitur. Pasi e përfundova gjimnazin, dëgjova se ekziston shkolla e lartë pedagogjike, ku aty është dega e artit dramatik, gjegjësisht dega e aktrimit. Fillova ta përcjell teatrin dhe kinon me seriozitet, çdo natë. E di që blija stripa, romane të vizatuara. I lexoja për shkak të gjuhës që duhej të mësoja dhe kuadrove, se si teksti ilustrohej me vizatim. Më vonë, e bëra provën e parë në gjuhën shqipe me këngën e Aga Ymerit, që ishte botuar në gazetën ‘Bat’. Kanë qenë 9 faqe të mëdha, pata marrë një honorar të mirë, sa katër rroga e gjysmë të babait tim. Atëherë kisha 16 vjet.

Kur ju ka djegur për herë të parë ajo “flaka” e dashurisë fëmijërore për një femër dhe si?

Si gjimnazist kam dashuruar për herë të parë, por kurrë s’kam pasur guxim t’i them që e dua dhe e dashuroj. Kur i kam thënë, ka qenë vonë, ose ia kam thënë tërthorazi. Ajo, ndërkohë ka qenë e zënë, bile, bile, krejt vonë e ka kuptuar sa e kam dashtë. Më vonë martohet, bën fëmijë, dhe pas disa vjetësh më lajmërohet, porse unë i thashë se dashuria ime ka vdekë... Dhe, tash nuk ndiej më kurrgjë për të.

Si u njohët me gruan tuaj të ardhshme?

Na ka lidhë pianoja. Unë luaja një rol, në Beograd. Regjisorja gjermane Mira Ercog na dha një pauzë verore. Unë meqë e luaja kompozitorin, e kisha për detyrë ta luaja Ana Marinë. U ktheva në Prishtinë, u njoha me profesoreshën e pianos, Valbonën. Kërkova nga ajo që të më mësonte me piano. Unë ia shikoja gishtat dhe vërtet, nga dita e parë dhe e dytë, unë fillova të mësohem. Në pauza pinim kafe, shoqëroheshim dhe mbetëm shokë shumë gjatë. Një ditë, pas disa muajsh, e kuptuam se kishim nevojë të dilnim vetëm unë dhe ajo. Për sherr u puthëm... dhe e zyrtarizuam atë shoqëri. Kemi mbetur shokë gjithmonë, madje më shumë se dashnorë.

Çfarë ju afroi me Valbonën asokohe? Mendoni ka qenë dashuria, apo ai vlerësimi dhe admirimi reciprok?

Unë mendoj se admirimi ka qenë në pyetje. Kemi qenë shokë shumë të mirë, kemi pasë muhabet ditë e natë, por pa asnjë “sherr”...

Keni dashuruar ashtu siç keni dashur?

Eh, tash kjo është pyetje delikate. Ajo, që kam menduar unë se është dashuri, ta them troç, shqip, e kam ‘dh...në të’! E kam kuptua që kurrë s’kam dashtë. Kur jam bërë prind e kam kuptuar se unë kurrë s’kam dashur, vetëm se ato janë dashuriçka, nevoja fizike, nevoja nga egoizmi, nga krenaria. Nëse do ta kuptosh se a e do dikë apo jo, pyete veten, nëse i gëzohesh gëzimeve të personit që e do, dije që ti atë person e do, por edhe nëse ti hidhërohesh për çdo hidhërim të tij, atëherë, dije që atë person e do. Pra, nuk ke xhelozi, nuk je lakmitar, por, thjeshtë ti e do. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me personin e gjinisë së kundërt, por edhe me prindër, edhe më fëmijë, shokë, shoqe... Por, personi i parë që jam gëzuar kur ajo e ka mirë ose është hidhëruar, është Valbona, gruaja ime. Për këtë arsye jam krenar dhe ajo duhet të jetë krenare që dikush dikë e ka dashtë vërtet dhe sinqerisht.

Keni shijuar ndonjëherë shijen e pabesisë në dashuri?

Jo.

Po në marrëdhëniet shoqërore?

Po. Një shembull tipik: ne duhet ta dallojmë mashtrimin nga tradhtia. Ta bësh një flirt me një femër tjetër, nuk është tradhti, ai është mashtrim. Tradhtia ta shkatërron jetën. P.sh., ti i thua dikujt më prit pesë vjet, unë po shkoj në një vend të caktuar për të punuar. Femra e pret. Mashkulli shkon, martohet me një tjetër dhe pas pesë vjetësh i thotë: unë jam martuar me tjetrën. Kjo është tradhti. Nuk është mashtrim.

Të pëlqen flirti?

Po, më pëlqen. Vetë natyra e njeriut e shtyn njeriun të flirtojë.

Ç’është erotizmi për ty?

E kam harruar. Çfarë ishte kjo?

Sa herë duhet të ndiejë njeriu erotikën; një herë, apo t’i hapë zemrën sa herë që troket?

Unë mendoj se sa herë që ajo troket, duhet ta hapë zemrën.

Në erotikë ndieni xhelozi?

Dikur po, tani jo.

Xhelozia është pasiguri apo tregues i lartë i besnikërisë dhe shprehje e vetë erotizmit?

Xhelozia nuk është as njëra, as tjetra. Xhelozia është sëmundje që kurrë nuk kalon, është e pashërueshme dhe do t’ia preferoja secilit që është xheloz që të mos martohet nëse është i tillë, se aty nuk ka fat, nuk ka familje, ka vetëm skena të tmerrshme. Xhelozia është krijuar për ta shkatërruar partnerin.

Thonë se po nuk ndjeve xhelozi për të dashurën nuk e dashuron…

Po, ashtu kam menduar edhe ashtu mendojnë fëmijët dhe ata që nuk dashurojnë. Ata që nuk e njohin se ç’është dashuria. E thashë, xhelozia është sëmundje, ndërsa dashuria është mirësi.

Përreth nesh a ka erotizëm përtej caqeve?

Ka, por nëse ka cak, nuk është erotizëm, por cak. Një interes.

Përse burrat turpërohen ta shfaqin dhe shprehin romantizmin e tyre?

Unë mendoj se në vendet provinciale e kemi këtë turp, e kam pasë e ndoshta e kam ende edhe unë. Nuk e kemi guximin të shprehim sinqerisht mendimin tonë, sepse edukata jonë na ka mësuar gabimisht që të rrejmë dhe të mbajmë një vijë të rrejshme ndaj partnerit.

E ke kuptuar pse i tërheq dhe je i pëlqyer nga femrat?

Unë mendoj se nuk jam i pëlqyer prej femrave, por jam më i respektuar. Unë, kurrë profesionin tim as anën materiale nuk e kam shfrytëzuar për pëlqim... kurrë.

Enver, le të kthehemi edhe një herë tek aktrimi. Në rrugën që ju keni bërë drejt skenës dhe kinematografisë, a ju kujtohet shfaqja e parë në ekran dhe si e keni përjetuar atë çast?

Mua më kujtohet shfaqja e parë në skenë, të cilën e luajta në shkollën fillore. Shfaqja quhej ‘Gratë e reja’. Regjinë e pat bërë profesori i fizikës, Jonuz Zeqa, i ndjerë. Unë kam luajtur një plak, kostumet, tirqit, plisin, ia pata marrë gjyshit tim. Rolin e djalit e ka luajtur këngëtari Riza Bytyçi, ndërsa gruan, Lumnije Mikullovci. Pas asaj shfaqjeje, të gjithë arsimtarët më kanë thënë se unë duhej të shkoja e të bëhesha aktor. Ndërsa në televizion kam dalë për herë të parë në serialin televiziv për fëmijë, ‘Ka qenë një herë një car’.

Krahas zërit të shkëlqyeshëm, veçoheni nga aktorët e tjerë edhe me pamjen interesante. Si do ta përshkruanit stilin tuaj?

Të jem i sinqertë, kurrë nuk kam menduar dhe as nuk mendoj se kam ndonjë pamje interesante. Bile, bile, aspak nuk jam i kënaqur me pamjen time. Unë them se Zoti të gjitha m’i ka dhënë për aktrim, përveç pamjes. Ndoshta, me aktrimin që bëj, e kam adaptuar pamjen time dhe ajo duket interesante.

Deri tashti keni patur shumë angazhime, jeni angazhuar në shumë role. Sikur jeni ndarë në dy pjesë, në pjesën e dedikuar për skenë dhe atë për film. Ku e gjeni vetën më mirë?

Si i ri, nëse më është dhënë rasti të luaj në teatër, film apo televizion, unë pa dilema, pa mëdyshje e kam përzgjedhë skenën. Filmi ka qenë më i lehtë, më largpamës. Me një energji shumë më të vogël, ke pasë mundësi për të fituar shumë më tepër para, ndërsa teatri kërkonte përditë prova, përditë ushtrime, kondicion. Tani, meqë jam më dembel, kam një moshë, por ndoshta edhe pse jam bërë aktor, më parë do ta përzgjedhja kamerën, filmin, sepse nuk kam më kondicion si përpara për teatër.

Si ndiheni përpara “sikurit” të teatrit dhe “të vërtetës” së filmit?

Teatri është si sikuri, ndërsa filmi e kërkon që të jesh sa më i natyrshëm. Më herët jam ndjerë shumë më bukur në teatër. Me ushtrime të shumta, tani, jam bërë i vërtetë, dhe këtë vërtetësi që e kam, më lehtë mund ta jap në film. Por, me sinqeritet e them, mënyra e aktrimit tim, në teatër dhe në film, gati-gati është e njëjtë, sepse unë më nuk aktroj, as në skenë, as në film, por e jetoj dhe jam më i natyrshëm. Unë, kam më pak frikë në skenë dhe para kamerës, sesa në jetë.

Sot si vazhdon aktiviteti juaj aktorial?

Kam shumë kërkesa, shumë oferta, por jam bërë përzgjedhës i madh, nuk hy lehtë në një rol. Dikur e kam pasë të rëndësishme me qenë roli i mirë, por tashti e kam të rëndësishme kush e ka shkruar atë tekst, kush e bën regjinë, kënd e kam partner, cili është produksioni...

Për çfarë ju vjen më tepër keq?

Më vjen keq që nuk jam shkolluar në një gjuhë botërore. Shumë energji kam harxhuar në një gjuhë lokale, përndryshe karriera ime do të ishte ndryshe.

A pritet ndonjë risi nga Enver Petrovci dhe cilat janë projektet për të ardhmen?

Nëse them se do të aktroj, nuk është risi; nëse them se do të bëj regji, nuk është risi. Risi e re imja do të jetë albumi me këngët e mia, jam kantautor, kam shkruar tekstet dhe këndoj vetë. Orkestrimin do ta bëj dikush tjetër. Kjo është një sfidë për mua dhe befasia për ata që më duan edhe ata që nuk më duan. Këngët janë me tekst që thonë diçka, nuk do të jenë këngë për shkak të këngës. Ta them të vërtetën, idhulli im në këtë botë është Muharrem Qena, i ndjerë. Për mua, kjo Tokë, nëse ka lindë një artist komplet, ai ka qenë Muharremi.

Aleksandër Meksi: Notoj, po s’thyej rekorde si Mao Ce Duni në lumin Jangce



SHKRUAN: Ilda Lumani

Në këto ditë të nxehta vere, ku të gjithë vrapojnë drejt detit, ish-kryeministrin e vendit, Aleksandër Meksi, e gjejmë në Tiranë… Shkruan një punim, që do ta botojë së shpejti, në studion e tij. Deti, sikundër të tjerët, për të nuk është tundim. Nuk ka qenë as kur ka qenë i ri. Edhe pse prej asaj kohe ka mjaft kujtime. Ndonjë prej tyre përzgjedh për të rrëfyer edhe në këtë bisedë për gazetën “Mapo”. Siç është “ndëshkimi” që iu dha gjithë pushuesve tiranas në një Plenum të qytetit të Durrësit… më tej diskutimi që bënin për rekordin e Mao Ce Dunit në lumin Jangce … Edhe pse, sipas Meksit, rekordet e këtij lloji janë për sportistët. Ndërsa udhëtojmë në kujtimet e tij, nuk mund të mos përmendet Berati. Vendin, të cilin politikani karizmatik, e njeh po aq mirë sa Tiranën. E pastaj, biseda kthehet sërish te Durrësi, shqetësimi i tij për atë katrahurë urbanistike që është bërë përgjatë gjithë plazhit në Golem, dhe zgjidhja e menjëhershme që duhet t’i jepet. Politika në këtë stinë? “As behar e as verë për t’u pirë”, komenton Meksi!

Zoti Meksi, si e kujtoni sot takimin e parë me detin. Në çfarë moshe keni qenë?

Kam idenë se duhet të kem shkuar në plazh rreth vitit ’43, kam qenë rreth 4 vjeç. Pak gjëra turbull mbaj mend. Por di që me t’u kthyer në Tiranë u sëmura me tifo. Kështu që tre muajt e beharit, kohë kur pati bombardime nga aleatët në Aeroportin e Tiranës, unë kam qenë i shtrirë, i sëmurë nga tifo e zorrëve. Ky është kujtimi i parë. Pastaj do të duhen të kalojnë mbi 10 vjet, diku nga viti ’57 kam shkuar për herë të parë në kampin e punëtorëve. Unë isha student dhe me ndonjë ndërhyrje andej-këndej shkova dhe kjo ka qenë hera e parë që ikja për pushime. Pastaj në ’58-ën shkova në Vlorë, kur kisha tezen dhe dajën.

Por që pushimet kanë qenë të rralla dhe për natyrën time. Pasi nuk kisha qejf të shkoja me vështirësitë e kabinave, çadrave, etj. U jam shmangur, për këto arsye, në maksimum pushimeve. Pra kanë qenë shumë të rralla. Tani nuk para kemi moshën për t’u marrë me pushime, në kuptimin e plazheve e detit, por shkoj për pushim në sensin për t’u qetësuar, për të ecur buzë detit, për të lexuar në atë qetësi të madhe, siç është plazhi i Durrësit.

Po deri në vitet ’57, kur nisët pushimet në det, si e kalonit verën?

Që nga viti ’46 deri ’60, që kam qenë në shkollë e student, kam shkuar për çdo vit nga 1 deri 2 muaj në Berat, nga është edhe mamaja ime. Kisha dajallarët dhe rrija tek ta atje, kisha shokë që i kam edhe sot e kësaj dite, të asaj periudhe. E njoh mirë Beratin. Më vonë kam punuar për restaurimin e monumenteve, xhamive e kishave të Beratit, pra e njoh qytetin sikurse njoh dhe rrugët e Tiranës. Sigurisht që kam kujtime të shumta nga pushimet e Beratit, nga shoqërimi me njerëzit, lloj-lloj kujtimesh që mbase ndonjëherë do t’i shkruajmë… Histori nga më të ndryshmet. Ne laheshim në lumë atje dhe ishin dy-tre pika që laheshin njerëzit. Aty njiheshim edhe më shumë me djemtë e tjerë, pasi vajzat nuk vinin për t’u larë.

Po kur nisët të frekuentonit detin, si e kujtoni?

Ajo që kujtojnë të gjithë nga vitet ’60 janë vështirësitë e hipjes në tren, zbritjes, pritjet e ndalimit të trenave në Vorë, stacionet me dërrasa të Shkozetit, ecja pastaj në këmbë për të shkuar te plazhi i Hekurudhës, që në atë kohë ishte kryesori. Sigurisht sot kushtet janë krejt të ndryshme, kanë kaluar dhjetëra e dhjetëra vite. Ne shkonim atëherë me bukë me vete, që sot nuk imagjinohet. Madje mund t’u tregoj, që ishte bërë zakon që para 16 qershorit, që ishte sezoni i plazhit, mund të shkoje për një natë vetëm për të fjetur në hotelet e kohës si, “Durrësi”, “Kruja”, “Butrinti”, që ishin në plazh, dhe pagoje vetëm fjetjen, ushqimin e merrje nga shtëpia. Ne shkonim grupe shokësh nga Tirana, që shkonim në mënyrë të rregullt dy të dielat e para nisjes së sezonit. Mjaft grupe ishin miq me njëri-tjetrin që shkonin atje. Mbaj mend Isuf Vrionin, që shiheshim gjithnjë dhe bisedonim në plazh, pasi me të kisha edhe miqësi familjare. Por pastaj na bllokuan. Pasi në një plenum të partisë në Durrës, drejtori i Turizmit të Durrësit nuk e kishte quajtur të rregullt që “të hamë në Tiranë” e ‘të ………. në Durrës’! Dhe që atëherë nuk shkuam më, se duhet të paguanim për dy ditë dhe i thoshin shumë para. Kështu që nisëm të mos shkonim, edhe sepse kabinat nuk gjendeshin kollaj… por asgjë sot nuk është e ngjashme me atë kohë.

Me notin, çfarë marrëdhëniesh keni?

Di të notoj. Nuk merrem me vendosje rekordesh, ato i vendosin sportistët. Mbaj mend, kur iknim në Durrës, shkonim me njerëz të rrethit tonë familjar dhe shokë tanë të ngushtë, që edhe diskutohej politikë. Madje preferohej në det, tek fuçitë siç quhej. Aty bisedohej më për qejf për politikë se ishe më i lirë. Zakonisht në Durrës ditët e para të gushtit kishte rryma të ftohta dhe u futëm të laheshim, por ishte jashtëzakonisht ftohtë dhe u grumbulluam të tërë tek fuçia. Takuam aty edhe një veteran të plazhit, Veli Dedi, një ish-drejtor i përgjithshëm i Arkivave, veteran i luftës së Spanjës, martuar me një të huaj. Ishte shumë i sjellshëm sepse rastisëm disa herë të bisedonim kur shkonim aty. Ai lahej, madje edhe më shumë se ne, notonte për një kohë të gjatë në det. Nga ai i ftohtë sesi u hap muhabeti aty, kur ai erdhi dhe po tregonte për rekordin që kishte thyer Mao Ce Duni në lumin Jangce. Dhe ne filluam të flisnim, sepse aty në det nuk na mbante mend se kush ishim, për të na gjetur, dhe nisëm të bënim ndonjë shaka që a kishte komardare Mao, mirëpo Veli Dedi na kritikoi ne që s’besonim, se shoku Mao kishte ndenjur për një kohë të gjatë në ujë.

Sot vazhdoni të shkoni në Durrës, çfarë ju bën përshtypje ose shqetëson gjatë kohës që jeni atje?

Unë Durrësin e njoh, se kam nxjerrë edhe vendime sesi duhet të trajtohet plazhi i Durrësit; për 300 metra nuk duhet të ndërtoheshin dhe ndërtimet duhet të ishin pas pishave, dhe të shohësh sot atje është një katastrofë totale urbanistike. Është një qytet që unë do ta quaja “Neë Dyrrachium”, Durrësi i Ri, por që nuk trajtohet si qytet nga ata që merren me këto punë. Nuk mund t’i lihej Plazhi i Durrësit dhe ai Golemit komunave në dorë. Plazhi i Durrësit duhet të ishte një komunë më vete turistike, Komuna e Gjirit të Durrësit, me njerëz të emëruar, sepse atje nuk ka banorë të përhershëm që të zgjedhin hë për hë. Duhet të ishte me rrugë, me elektricitet, me kanalizime, me ujë, njëlloj si çdo qytet tjetër i Shqipërisë. Dhe vetëm atëherë, një pjesë e mirë e atyre qindra, për të mos thënë mijëra apartamenteve, që rrinë bosh, mund të popullohen. Ky vend duhet të ketë dy funksione; plazhin dhe pushimin, e ku si gjithë qytetet e tjera duhet të kishte farmaci, spitale, shkolla, qendra puna, nëse nuk duam që të braktiset e të rrënohet.

Po në këtë gjendje në të cilën ndodhet, cila është zgjidhja që do të propozonit ju?

Ideja ime nuk është e largët, është aktuale. Duhet bërë diçka, para se të ndërtohen në det kulla të mëdha, që sigurisht një ditë do shemben nga natyra, është një domosdoshmëri për ta shfrytëzuar këtë investim. Duhet ta kuptojmë që investime që nuk prodhojnë, nuk kanë më vlerë. Ti mund të bësh një shtëpi katër katëshe në fshat, por ajo nuk kushton sa katër kate, ajo kushton një ose dy kate, sepse aq përdoren, aq janë funksionale. Edhe në plazh, tërë ato qindra miliona dollarë të hedhura, duhet të futen në punë dhe jo të mburren se kanë rritur GDP-në herë pas here. Plus që njerëzit që kanë blerë shtëpi atje kanë të drejtën si çdo shqiptar tjetër për rrugë të asfaltuara, për kanalizime, ujësjellës, etj. Sigurisht nëse paguajnë taksat e pronës, që nuk duhet të jenë simbolike, sikur të jemi në kohën e komunizmi, i cili kishte 52% akumulimin socialist, siç i thonin taksës së fshehur.. Nuk ka pse bëhen gjëra që i takojnë së ardhmes, pa u bërë ato që janë nevoja të sotme.

Përmendëm Durrësin, por ama nuk mund të mos përmendim Jugun dhe të paktën rrugët që janë bërë mjaft të mira. Kështu që diku është investuar…

Patjetër! Paratë janë të shqiptarëve dhe punët i kanë bërë shqiptarët dhe qeveritë i kanë zbatuar. Mos të përsëris diçka që kam thënë, që dikur një kryeministër mburrej se kishte bërë rrugët, i shkruajta që rrugët i bëjnë shqiptarët, me paratë e shqiptarëve. Edhe në kohën e Enverit, nuk thoshte që e bëra unë Kombinatin, por e bëri Partia.

Nëse më parë ishte e vështirë dhe duhej edhe miqësi për të gjetur një kabinë, sot kushdo ka mundësinë të pushojë. Gjithmonë ka ankesa dhe pakënaqësira për plazhet, ndërtimet, plehrat, muzikën e lartë, por sipas jush, cili është gabimi që e ka rënduar më tepër situatën?

Të viheshin në jetë ligjet e qeverisë. Vit për vit bëhet nga një Masterplan, marrin ca para ata që e bëjnë, zakonisht të huaj, dhe po të ishin zbatuar ato shumë nga këto gjëra që janë bërë nuk do të ishin bërë keq. Por fatkeqësisht në Shqipëri thuajse të gjitha gjërat janë bërë të këqija e vetëm shahet, por duhet thënë që ndërtimet e para në Golem bëheshin pas pishave, ishin dy kate brezi i parë dhe tre kate brezi i dytë. Sot janë buzë detit nga 20 kate.

Zoti Meksi, këtë verë politike në Shqipëri si do ta komentonit?

As behar e as verë për t’u pirë!

Përsa i përket politikës, do të vazhdoni rolin e vëzhguesit apo pjesëmarrësit?

Politika është pasion i gjithë shqiptarëve. Merren të gjithë kudo që të jenë. Është si puna e duhanit, nuk e lë dot megjithëse qeveria shkruan përsipër mos e pi se vdes. Kështu është edhe politika. Pastaj përderisa gjithçka, mirëqënia jonë, pushimet, që ishte edhe tema e kësaj bisede, varet nga zgjidhjet politike që do jepen, nga qetësia, nga harmonia e njerëzve, nga rendi, furnizimi me ujë, etj… kuptohet që nuk ke si të mos merresh me të. Pavarësisht se është monopolizuar në Shqipëri, njerëzit duhet të përpiqen sot që të arrijnë të mos merren nesër, kur të mos jetë monopol i dy-tre personave sepse një gjë është mirë t’u kujtojmë shqiptarëve, që askush nga ata që kanë qenë autoritarë në botën europiane nuk ka mundur të lërë trashëgimtarë në politikë.

Çfarë letërsie lexoni aktualisht?

Lexoj pak. Dikur kam lexuar mjaft letërsi artistike. Sot lexoj libra që kanë të bëjnë me qytetërimet, libra të ndryshëm që japin këndvështrime të të menduarit dhe rrallë herë letërsi artistike, por kam ndërmend që kur të mos merrem me këto punët e tjera, të lexoj më shumë letërsi.

Jeni optimist me gjithçka shihni në Shqipëri?

Unë optimizmin e kam prej natyre, sigurisht nuk jam siç thoshte mjeku i Kenedit për Hrushovin, optimist paranojak, që mburrej se do t’ia kalonte Amerikës, etj, etj. Por di që vetëm puna, mundësia për punë sjellin ndryshimet, liria e individit, iniciativa e lirë, demokracia, rendi publik, kur këto të jenë maksimale ose të mira, atëherë përparimi do të jetë i dukshëm.

Puçistë dhe plazhistë


Shkruan:
Skënder Minxhozi
13-08-2011 11:5

Nëse duhej që të na rikthehej ndërmend një ngjarje në kufijtë e groteskut, siç është ajo e komisionit parlamentar të puçit të 21 Janarit, nuk kishte rast më të mirë për ta bërë këtë, sesa vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, i cili hodhi poshtë kërkesën e një grupi deputetësh të opozitës, për shpalljen antikushtetues të Komisionit Halimi. Ose ndryshe, të Komisionit Parlamentar “Për hetimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues në datën 21 Janar 2011”, siç u quajt zyrtarisht ditën që u pagëzua. Pra, ky organizëm ad hoc, mandati i të cilit u shty së fundi deri në mbarim të vitit 2011, do të vijojë të punojë për të mbledhur fakte, grupe faktesh, prova, dëshmi dhe informacione, për të na mbushur mendjen se në fillim të vitit në vazhdim, ia kemi hedhur paq rrezikut të “përmbysjes së rendit kushtetues”. Çfarë humori!

Sot, vetëm gjashtë muaj pas asaj atmosfere prej grupesh armiqësore, që u instalua në Tiranë për disa ditë (shyqyr Zotit jo më gjatë!), gjithkush vë buzën në gaz kur dëgjon togfjalëshin “puçi i 21 Janarit”. Të parët që qeshin hidhur me vete, janë autorët e këtij përbindëshi prej letre, që asokohe tentoi të vinte në rresht kreun e shtetit, të opozitës, kryeprokurorin dhe katër gazetarë të pakëndshëm për qeverinë. Pa harruar sugjestionimin që u kërkua t’i bëhej opinionit të shastisur publik, që s’dinte ç’të bënte më, të qeshte a të qante, para panelit tragjikomik të deputetëve, që hakërroheshin gjithë ditën para kamerave, kundër çadrave pistoletë dhe çakmakëve me helm! I njëjti opinion publik që sot, pak muaj pas asaj furtune të paqenë në gotën e ujit, asiston në rekordet e qëndrimit në ujë të Kryeministrit në Dhërmi, të cilat, duhet thënë, krijojnë një reagim të ngjashëm me taborët imagjinare të opozitës, që mësynin muret e Kryeministrisë në fillim të këtij viti.

Më 21 Janar shteti kishte një hall. Katër protestues të paarmatosur u vranë në dyert e godinës së qeverisë. Shpikja nga hiçi e skenarit të puçit, ishte mënyra më e shpejtë dhe klasike që të këshillon historia dhe halli, për të dalë nga situata të tilla të sikletshme. Opozita duhej sugjestionuar për të bërë një hap prapa dhe mbi të gjitha, vrasjeve tragjike u duhej gjetur një “diçiturë” sa më bindëse. Sot mund të kuptojmë se e gjitha kjo ndërmarrje propagandistike rezultoi në një hiç. Por nuk është tamam kështu. Sepse përtej groteskut dhe të qeshurave, përtej supeve të ngritura të ndërkombëtarëve që s’kuptonin (ose bënin sikur) se ç’po ndodhte, fantazma e puçit ndihmoi indirekt në fatin e ardhshëm të një kryetari bashkie dhe të një ministri. Nuk është pak, si ngjarje e stisur që ishte!

Duke mbajtur në këmbë një fantazmë institucionale, siç është komisioni parlamentar i puçit, Gjykata Kushtetuese i ka punuar (pa dashje, kuptohet), një rreng të vogël mazhorancës. Sepse i ka rikthyer në vëmendje miletit shqiptar se deri ku mund të shkojë marrëzia e politikës, deri në ç’kufij të absurdit mund të kuturisë imagjinata e sëmurë e shtetit që shpik mullinj ere, tamam si heronjtë e famshëm të Servantesit, nëpër Mançën e shekullit të gjashtëmbëdhjetë! Akoma më tej, duke lënë në këmbë karkasën e komisionit të puçit të 21 Janarit, gjykata nuk ia ka hequr nga qafa shumicës, sikletin e kërkimit të një alibie bindëse, për të provuar sadopak fantazitë e hedhura në eter ato ditë të ftohta janari.

Por a mund të besojmë se provat që s’u gjetën në dimrin e shkuar, do të gjenden në vjeshtën e ardhshme (njëlloj si të thuash se mund të pajtosh puçistët me plazhistët)?! Natyrisht që s’mund ta besojmë, por mund të besojmë diçka tjetër, shumë më të madhe e problematike sesa fati i një paneli qesharak. Fjala është për urrejtjen politike, për humnerën e thellë që ekziston sot e gjithë ditën në tabanin e klasës tonë politike, e që pjell kohë pas kohe “mutantë” si komisioni në fjalë. Komisioni është një relikte me të cilën sot tallen të gjithë ata të cilëve u bie rruga nga dyert e Parlamentit, por urrejtja politike, ky gjenerator i përjetshëm dhune e krizash, është ende e gjithëfuqishme. Ashtu si më 21 Janar, si më 8 apo 14 maj, ashtu si në të gjitha datat dhe momentet kur vendoset diçka e rëndësishme në katet e larta të pushtetit politik në Shqipëri. Kësaj si i bëhet, se Halimit ia gjetëm zgjidhjen. E kaluam nga komisioni në qeveri.

BAMIR TOPI DO JETË MË “I KEQ” KUR NUK DO JETË PRESIDENT


Shkruan:
Arjan Vasjari
13-08-2011 11:52


Është faqe botës tashmë se brenda mazhorancës gëlon një pasion politik që varion, pothuajse, mes urrejtjes dhe deliktit, kundër presidentit Bamir Topi. Përpjekja për të gjetur diçka racionale në hemisferat e këtij grupimi, është e pamundur. Janë bërë aq identikë në kromozomet e tyre politike, sa nuk ia vlen të merresh fare. Më kujtohet që, jo më larg se një vit më parë, Ilir Meta u distancua prej sulmeve që kryeministri Sali Berisha i bëri kreut të shtetit me rastin e përzgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. “Konflikti me Presidentin është personal”- e preu shkurt ish-zëvendëskryeministri i asaj kohe, njëkohësisht shefi i LSI-së. Që nga ajo kohë shumë ujëra kanë rrjedhur dhe duhet pranuar se është në patogjenezën e çdo pushteti vetia për t’i kompaktësuar pikëpamjet mes aleatëve.

Mirëpo, konflikti me Bamir Topin nuk është kaq i thjeshtë sa mund të imagjinojë Sali Berisha dhe njerëzit e tij. Madje, ka të ngjarë të jetë konflikti final, konflikti që do përcaktojë ciklin e Kryeministrit në politikën aktive. Me siguri Kryeministri e ndien këtë. Fakti që, ndonëse ka deklaruar se Bamir Topit nuk do t’i lejohet një mandat i dytë në presidencë, vazhdon ta sulmojë përditë, dëshmon në favor të kësaj. Me Moisiun nuk bëri kështu. E sulmonte, e denigronte, ia kishte përcaktuar fatin edhe atij në Presidencë, por nuk i trembej. Mosiu ishte një i moshuar në dekadencë, që nuk mund të prodhonte një projekt politik. Me Bamir Topin libreti ka format tjetër, sepse ai prodhon konsensus dhe kjo mjafton për të alertuar gjithë pallatin e pushtetit. Kështu që, konflikti i Sali Berishës me presidentin e Republikës, Bamir Topi, ka mbaruar. Në këtë konflikt ai ka fituar, sepse ka pasur në dorë ta nxjerrë nga zyra e Presidentit. Tani, Sali Berisha është duke konsumuar konfliktin me Bamir Topin e së nesërmes. Dhe po përpiqet që ta përligjë betejën e tij përmes arsyesh që, për një pjesë (jo të papërfillshme) të shoqërisë nuk lexohen si të tilla. Ka dy vjet që e sulmon sistematikisht, duke i përmendur “antikushtetutshmërinë” në veprimtarinë e tij, por në sa raste ka përdorur instrumentet që i ofron sistemi për të verifikuar një akuzë të tillë? Ka dy vjet që e sulmon për dalje nga kornizat ligjore në sjelljen e tij si President i vendit, por përse nuk shpjegohet për dështimin e idesë së ligjit organik për instancën e kreut të shtetit? Ky është vetëm një segment nga aspekti juridik i çështjes. Por le të shkojmë pak te politikja. Përse paranojat e disave në Partinë Demokratike kundër Bamir Topit u shndërruan në direktivë partie kundër tij? Përse duhet të pranojmë si krim vetëm votën e Bamir Topit për Edi Ramën dhe të mos e interpretojmë atë si pasojë e një verdikti pa apel që Sali Berisha bëri kur e cilësoi “puçist”? Cili njeri do të votonte pro atij që e akuzon në këtë mënyrë pa e provuar akuzën e tmerrshme? Përse Bamir Topi duhej të ndihej pjesë e një partie, eksponentët kryesorë të së cilës e kishin fyer pa doganë, jo një herë, formalisht (ose jo), si të padenjë? Për shumë më pak, figura të tjera të Partisë Demokratike kishin marrë armët kundër saj.

Megjithatë, ky është versioni i shkurtuar i historisë së PD-së me presidentin Bamir Topi, histori që, në fakt, deri më sot është lexuar ashtu si e ka shkruar PD-ja. Ndoshta për shkak të pozicionit (apo edhe komplekseve të fajit, askush nuk e di) Presidenti nuk ka bërë kontradiktor. Madje, madje, kurioziteti për të lexuar biografinë e autorizuar të presidencës së Bamir Topit, nuk të intrigon kushedi se çfarë. Ajo që ka interes është çfarë po projekton Bamir Topi. Me siguri që po projekton. Është anagrafikisht shumë i ri, nuk ka probleme me moralitetin publik, indukton qetësi në psikikën e tejlodhur të shoqërisë. Kjo nuk është gjithçka, por është shumë. Të gjitha këto i gëzonte edhe si President. Por, PD-ja, në të drejtën e saj, e gjykoi si “të keq”. Vitin tjetër, me siguri do ta zëvendësojë me një që do të jetë “i mirë” për mazhorancën. Mirëpo, do shikojë se Bamir Topi do jetë më “i keq” duke mos qenë President. Dhe kjo, kjo mund të jetë mirë për shoqërinë.