Albert Zholi
I njohur më shumë si autor tekstesh për muzikën e lehtë dhe atë popullore, poeti Jorgo Papingji, vitet e fundit i ka kushtuar më shumë hapësirë krahinave të Kosovës, Çamërisë dhe Dibrës (maqedonase) . Ai i quan këto treva të kombit shqiptar si më të vuajturat, ku historia është treguar shumë e padrejtë. Ndërsa muajin e fundit, ai ndalet në një pikë tjetër krijimtarie. Thurr vargje për këngëtarin e mirënjohur të këngës popullre shkodrane Bik Ndoja. Kjo lloj krijimtarie, përbën një risi në krijimtarinë e tij, pasi sipas Papaingjit, të thurësh vargje për këngëtarët është sa e vështirë, po aq dhe e bukur. Për këngëtarët duhet folur dhe shkruar vazhdimisht, sepse ata janë pjesë e ndërgjegjes së kombit thekson Papingji. Ai për Telegraf”, tregon kryeisht për këtë lloj krijimtarie dhe arsyet përse është ngacmuar për të hedhur në letër vargje të tilla.
Teksti: Jorgo Papingji
Muzika: Luan Degiston
Këndon: Bashkim Alibali
Bik Ndoja
Pasuri ti kurrë nuk bëre,
S‘ke menu për pasuri,
I dhe shpirt Jares, shkodrane,
Trashëgimni për çdo brezni..
Z. Papingji ju kohët e fundit tek emisioni i Këngës Popullore që transmton televizioni “Klan, u paraqitët me një këngë të veçantë, pra me një tekst për këngëtarin e mirënjohur shkodran Bik Ndoja. Si ju lindi kjo ide?
Ø Rastësisht. Një nga miqtë e mi më të mirë është këngëtari i mirënjohur Bashkim Alibali. Zëri i tij më ka tërhequr gjithmonë dhe vitet e fundit bashkpunimi ynë ka qenë i frytshëm dhe i vazhdueshëm. Duke biseduar për këngën shkodrane, ne përcollëm tek njeri-tjetri këngëtarët më të mirënjohur të qytetit të dashuruar me këngën, pra të Shkodrës. Midis të tjerëve përmendëm dhe emrin e këngëtarit të mirënjohur të këngës popullore shkodrane Bik Ndoja. Kushdo që e njef këtë këngëtar, ruan mbresat më të bukura, për zërin e tij por edhe për karakterin e tij njerëzor. Ai është një njeiu i dashur, i shtruar, i dhënë shumë pas këngës, i humorit dhe i punës.
Nuk mendon se është shumë të ngresh në këngë një këngëtar ende gjallë?
Për mua aspak. Unë ndaj dhe e mora këtë nismë. Sot shumë këngëtarë të talentuar janë lënë në hije, nuk kujtohen, pasi mosha ka kaluar dhe nuk dalin në skenë. Ata tashmë i kanë lënë në harresë totale dhe pse i kanë dhënë shumë skenës shqiptare, muzikës shqiptare. Të gjithë duhet të kujtohemi për ta. Aq më mirë është ti kujtojmë për së gjalli. Ata sot duan më shumë dashuri, më shumë kujdes, më shumë përmendje emri. Ata dikur kanë qenë të prefruarit e të gjithëve, ishin pjesë e çdo familjeje shqiptare nëpërmjet radios apo teelvizionit.
Pse ja besuat Bashkim Alibalit këtë këngë?
E kush më shumë se Bashkimi do ta këndonte më bukur? Jo se e kam mik Bashkimin. Ai në profesion nuk bën compromise. Por kishte një mijë e një arsye që unë ja besova Bashkimit këtë këngë. Midis të tjerave do të përmend se ai është shkodran, këndon me atë bukuri, pjekuri, dashuri si këngën popullore ashtu dhe atë të muzikës së lehtë, ai e njeh mirë Bik Ndojën, por mbi të gjitha ai ka atë zë që i shkon për shtat vargjeve që i kam kushtuar Bikut.
Je i kënaqur nga Bashkimi në këtë këngë?
Sigurisht. Ajo kënëg ka dalë si e kisha menduar unë, me atë muzikalitet, me atë meazh, me atë ndjenjë. Të gjitha elemenëtët e këngës ishin në harmoni. Bashkimi e ka përcjellë me shumë ndjenjë, dashuri dhe përgjegjësi.
Ka pasur reagime nga Shkodra pas kësaj kënge?
Çudi…Se prisja kurrë. Asnjëherë skam marrë kaq shumë meszhe se sa atë ditë që u bë prezent kjo këngë. Ishte pëlqyer, por mbi të gjitha dashamirësit bënin pyetjen: Ç’ne ti vlonjati u kujtove për ti bërë këngë një shkodrani? Kjo mënyrë falënderimi mua më befasoi. Kur u nisa ta bëja se mendoja se do mirrja një mesazh të tillë. Pra shkodranëve u kishte bërë përshtypje që unë u kujtova dhe krijova vargje për një këngëtar shkodran. Ndoshta sepse është bërë si rit që poetët krijojnë për personalitetet e rrethit, apo qytetit nga janë vetë..
Vitet e fundit krijimtaria juaj është përqëndruar në vargje për Çamërinë, Kosovën, por dhe Dibrën (pjea e Maqedonisë)? Pse kaq shumë vargje për këto krahina skajore të kombit tonë?
Unë jam një ndjekës i rregullt i zhvillimeve të hapësirës mbarëshqiptare. Sot, shumë gjëra nuk duan shumë koment. Kosova e lënë ën harresë nga koha, vjen një ditë dhe fiton pavarsinë edhe pse nuk bashkohet me trungin mëmë. Çamëria është një krahinë po aq martire, po aq e dhimbshme, po aq e diskutieshme. Sot është koha e Çamërisë. Shoh shumë këngëtarë të njohur çamë si Enkeljda Alushi, Sajmir Braho, etj…që i janë përkushtuar kësaj çështejeje dhe ata me zërin e tyre po e bëjnë prezent këtë çështje dhe në organizmat ndërkombëtarë. Kërkimi i një të drejte nëpërmjet një kënge merr një këncvështrim tjetër, paqësor, artistik, që ndoshta sjell më shumë reagim. Kënga të çarmatos por dhe përhapet si vetëtima. Ajo është si zog shtegëtar që kalon shumë shpejt kufijtë e vendit…
Shihet se këngët për Kosovën dhe Çamërinë pëlqehen në publik, ka arsye?
Sigurisht. Arsyeja është brenda emrit të tyre. Sa më shumë vuajtje të ketë një krahinë, aq më shumë vëmendje, kujdes tregohet. Populli ynë është i shumvuajtur dhe patriot ndaj dhe këto këngë i dëgjon si pjesë të historisë më të dhimbshme të kombit. Kur bota tregon kujdes ndaj një pjese të lënë në harresë të historisë sone, besoj se dhe ne nuk duhet të tregohemi inidiferentë. Përkundrazi. ..Me këtë nuk dua të them që të tregohemi ultarnacionalistë , por njerës të vëmendshëm, të matur, me kulturë, ku të drejtat tona ti këkrojmë në mënyrë paqësore, ligjore, pa kaluar në ultranacionalizë m anakronik që sjell vetëm probleme.
No comments:
Post a Comment