Prapa
dyerve të mbyllura, të shkëputur nga bota e jashtme, ata do të zgjedhin
liderin, i cili do të ketë ndikim jo vetëm në Kishën Katolike, por në
gjithë planetin.
Gazeta 'Washington Post', shkruan për disa keqinterpretime që mund të
karakterizojnë procedurën e zgjedhjes.
Së pari, Papa Benedikiti ka dhënë dorëheqjen, në vend që të qëndrojë në detyrë deri në vdekje, kështu që ai mund të ndikojë kardinalët të zgjedhin dikë si ai. Në Uashington, popullata ka prirje të dyshojë në shpjegimet e politikanëve që japin dorëheqje për asgjë, por në rastin e dorëheqjes së papës, shpjegimi për përkeqësimin shëndetësor duket të jetë i saktë.
Benedikti ka bërë të ditur se nuk mund të kryejë më punën e tij dhe ai duhet të nderohet për dorëheqjen nga pushteti në të mirë të kishës. Pas dorëheqjes, ai do të largohet nga Roma, për të shmangur dyshimet rreth