Ai nuk është ndonjë orator i madh: Jeb Bush tani ka hyrë në garë si kandidat për president i republikanëve. Ai ishte nervoz, kur u shfaq në podium. Ai rëndom merrte shishen e ujit pranë pultit të referuesit dhe buzëqeshte shpesh disi konfuz para kamerave televizive. Por as Hillary Clinton, favoritja e demokratëve, javën e shkuar gjatë prezantimit të saj në Nju Jork nuk ishte më mirë.