Wednesday, July 21, 2010

Zoti Ambasadorë John Withers edhe në Amerikë, ka shqetësime me zgjedhjen e anënëtarve të Gjykatës Kushtetuese

BEQIR SINA, New York
Më erdhi keq kur Ambasadori Amerikanë, në ikje miku i shqiptarëve John Withers, "nuk mund të kursejë një ekzagjerim diplomatik krejt të panevojshëm - duke bërë edhe deklerata të tilla politike, si ai me daljen "hapur në mbrojtje" të ish Gjykatësit të kohës së diktaurës, Vangjel Kosta

BENSONHURST BROOKLYN NY : Si Shqiptarë - Amerikanë, si anëtarë i një familje më pro-amerikane, në jetën e saj,(babai im, xhaxhallarët, hallat e tezet, e anëtarë të tjerë të familjes sime më shumë se 250, kanë gjysmë dhe ka prej tyre një shekull në Amerikë), si një prej atyre mijëra shqiptarëve, që u dënuan, pushkatuan, u burgosën e interrnuan (mdaje ndonjëri prej tyre vetëm e vetem se edhe nëgjyqë, tha para dënimit: "rroftë Amerika - rroftë Presidenti i SHBA-ës", ska aspak më të voglin dyshim se "jamë njeriu më i lumtur në botë, që ai regjimë ra, e erdhi kjo ditë të jetojë dhe të jem edhe unë qytetarë i këtij vendi që ka qënë ëndrra ime".
Sepse më në fund "ëndrra ime u bë realitet! - Faleminderit Amerikë!"
.Mbasi çdo ditë kam pritur dhe kamë pasur dhe kamë ende shpresë,(megjithëse ka raste si ky i Ambasadorit në Tiranë John Withers) ashtu si të gjithë ata bashkëvuajtësit e mi, dhe të gjtihë ata bashkëatdhetarët e mi, pro amerikanë, tek SHBA-të, dhe ska as më të voglin dyshim edhe tek ambasadori, njeriu i popullit amerikan në Tiranë, i cili përfaqëson ndjenjat, principet dhe pikpamjet Amerikane në vendin tim.
E thënë pak më shqip, "të paktën t'i ngjasojnë Ambasdorit të parë amerikanë në Tiranë, pas rënjes së komunizmit, Ambasadorit Rajson. Kam shpresuar e ëndërruar, që edhe ndonjeri nga pasardhësit e tij, si Lino, Limprehtë, dhe më i fundit zoti ambasador John Withers të ishin si i themi në shqiptarët "sa gjysma e tjetrit".
Nuk kam dëshiruar, dhe as kam menduar ndonjëherë se ambasadorët amerikanë në Shqipëri, të "ishin të mirë me ne të presekutuarit, dhe të "jo të mirë" me pjesën tjetër të popullsisë". Sepse, unë di që të gjithë jemi vëllezër, megjithse nuk jemi bashkëvuajtës. Por, ambasadori amerikan në Tiranë, të paktën me ata që "firmosën" krimin komunistë, për më shumë se gjysmë shekulli, dhe dihen se kush janë, me ligj Lustracioni apo jo si e pëleqen ambasadorit Withers, t'a përdor shpesh, " të mos tregohet kaq shumë i "butë", njësojë sikurse ai të mos dijë dhe sikurse të mos ketë ndodhur asgjë në 50 vjet diktaturë në vendin tim- Shqipëri?!
E thënë, po më shqip: "kam pritur dhe dua që ambasadorët Amerikanë në Tiranë, të paktën të jenë realisht një mbështetës i demokracisë së re shqiptare, një korrektor i orekseve anti-demokratike të elitës politike të Tiranës, i të gjithëve atyre që "janë mësuar gjithë jetën" vetëm me ushtrimin e një presioni "diplomatik e politik" për të ruajtur sistemin demokratik në shinat e një demokracie funksionuese, edhe në Shqipëri.
Ketë, mendojë ashtu si ka lexuar këto ditë, e presin fort, dhe këtë e shpresojnë fort, të gjithë ata që flasin e shkruajn për çdo ditë, ata që flasin në emër të atyre që u pushkatuan dhe nuk u dihen as varret, ata që u dënuan me dhejtëra vjet burg, ose u interrnuan dhe u privuan nga jeta, ata që nuk janë fare dakord - me dekleratat e Ambasadorit Amerikanë në Tiranë, John Witthers,( i cili është në dorzim e sipër të detyrës) ndaj në këtë kuptim kontraston fort me këtë aspiratë një ndërhyrje e tillë si e ajo e zotit Withers, krejtësisht e pavend, krejtësisht e patakt, dhe e "pasaktë", cila jo ofendon trupën tonë parlamentare dhe zgjedhësit e tyre, por sikur "na vret në shpirtë" edhe më shumë ne të presekutuarve të regjimit të Enver Hoxhës.
Nga ana tjetër , intervista e tij ka shumë pasaktësi, po t'a lexosh me kujdes, ka një problem tejet serioz me rolin e tij se diplomat i një vendi të huaj - pasi ai u shfrytëzua nga shtypi majtistë, dhe u duk se po ndërhynë jo më si diplomat por si një "inatçorë" amerikanë. Ndërsa, kolegu i tij në Turqi, i cili sapo mori emrimin e tij në një vend tjetër, në intervistë që u transmetua edhe në gjuhën shqipe "në asnjë përgjigje të tij nuk merret hiç fare me politikën e brendeshme të qeverisë e grupeve politike, atje". Ambasadori James Xheffri i cili ka qënë para Withersit në Tiranë, "foli gjatë vetëm për lidhjet e marrëdhëiet midis dy vendeve , duke përdorur në sintezë një gjuhë të thektë diplomatike."
Ashtu, si i takon një Ambasadori Amerikanë, në një vend të huaj
Më erdhi keq kur Ambasadori Amerikanë, në fudn të mandatit të tij në Tiranë, miku i shqiptarëve John Withers, "nuk mund të kursejë një ekzagjerim diplomatik krejt të panevojshëm - duke bërë edhe deklerata të tilla politike, si ai me daljen, që për mua është i "hapur në mbrojtje" të ish Gjykatësit të kohës së diktaurës, Vangjel Kosta". Dhe shumë i pasaktë kur thotë se "emrime të tilla në Amerikë nuk ndodhin." Kjo, dekleratë zoti Ambasador nuk e ndihmon drejtësinë dhe demokracinë 200 vjeçare në SHBA-ës. Sepse?! Po, zoti Ambasdor nuk ndodhin se nuk ka në Amerikë gjyqëtarë e politikanë që kanë lidhje me komunizmin e diktaturën, dhe krimin dhe kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur ndonjëherë në Amerikë, por lipset të pranosh dhe të thuash të vërtetën se ka zgjedhje mbi baza politike......
Zoti Ambasadorë John Withers edhe në në Amerikë, ka shqetësime me zgjedhjen e anënëtarve të Gjykatës Kushtetuese
Megjithse nuk ka snjë farë lidhje në mes zgjedhjes së një anëtari të debatuar në Shqipëri, në Gjykatën Kushtetuese, me atë që po ndodh me zgjedhjen e një anëtari/e të Gjykatës Kushtetuese në SHBA-ës, unë do të quaja kët editorial që ka botuar sot, gazeta më prestigjoze e Uashingtonit: si një përgjigje ndaj , Ambasadorit në ikje të SHBA-ës, në Tiranë, Joh Withers, në përfundim të mandatit tre vjeçarë"
Pas shqyrtimit të - të dhënave me kujdes, nga Kongresi dhe Senati amerikan anëtaria për Gjykatën Kushtetuese, Elena Kagan dhe dëshminë e saj përpara Komitetit të Senatit për Çështjet e Gjyqësorit, opozita duket se janë kundër kandidaturës së saj.
Demokratët dhe Presidenti Obama i cili e caktoi Kagan, thanë se "ajo meriton mbështetjen bipartizane, por nuk e dimë në se ajo do të marri atë ".
Këto ditë opinonistë të njohur politik, në kanalet më prestigjoze televizive, në CNN, ABC, MNBC, NBC, FoxNEWS, CBS, e të tjera, thanë se " Populli amerikan duan prej gjyqtarëve të cliët janë anëtarë për Gjykatën Kushtetuese, që të ndjekin në mënyrë të paanshme tekstin e Kushtetutës Amerikane, pavarësishtë se kujt krahu politk i përkasin në emrimin e e tyre.
Sipas analistëve politik u vertetua edhe një herë se qytetarët, Amerikanë, " refuzojnë gjyqtarët, të cilët përdorin fuqinë e tyre për të imponuar pikëpamjet e tyre politike - liberale apo konservatore - në dëm të kombit."
Për këtë arsye të fortë nga opozita në SHBA-ës, u kundërshtua kandidatura e Kagan për anëtare e re e Gjykatës Kushtetutuese, mbasi sipas argumenteve të tyre ata thonë, se; "Gjatë gjithë karrierës së saj, znj Kagan ka vendosur politikën e saj mbi ligjin."
Ajo kurrë nuk ka qenë një gjyqtare, kurrë nuk u vendos(nuk u ulë në karrigen) qoftë edhe në një rast para një jurie, dhe ka praktikuar zbatimin e ligjit për vetëm tre vjet. Ajo është kandiatia e vetme e Gjykatës Kushtetuese Amerikane e nominuar më me pak përvojë në shekullin e fundit., shkruan sot gazeta prestigjoze e kryeqytetit amerikan US Today.
"Heronjtë" e indetifikuar të vetë-gjyqësoreve, të Gjykatës Kushtetuese, sipas US Today, "janë në mesin atyre gjyqtarëve aktivist që i kan shërbyer, më parë politikës".
Kështu është dhe znj. Kagan, ajo dihet se ka punuar për të konfirmuar në ACLU Këshillin e Përgjithshëm zonjën Ruth Bader Ginsburg, tani gjyqtari më aktivist në Gjykatën Supreme.
Zonja Kagan, "Si një këshilltare e lartë për Administratën e Presidentit Klinton, ajo ishte personi më i rëndësishëm në përpjekjet për të kufizuar të drejtat private të armëve dhe për të kufizuar e ndaluar me anë të legjislacionit, "lindjet e pjesshëme-" duke qënë pro aborteve.
Për fat të keq, dëshminë e saj në seancën e Senatit, opinonistët dhe analistë equajnë të dështuar për të trajtuar këto shqetësime, dhe dëshmia e saj ishte më shumë si "rrëfim" i Shtëpisë së Bardhë, " tjerr e tjerr për një përgjigje të qartë dhe të ndershëme në pyetjet".
Presidenti Obama vetë ka thënë se ai duket që për gjyqtarët që do të vendosë në Gjykatën Kushtetuese, ka si qëllim të tij personal që ata të kenë "vizionin e tyre më të gjerë të asaj që Amerika duhet të jetë, në të ardhmen."
Çka sipas US Today, "Kjo është ajo që ai mendon se ai ka edhe Zj Kagan: një nga aksionet e mëdha-të qeverisë, duke parë vizionin e tij për vendin, dhe i cili është i gatshëm për të çuar përpara vendin."
Në fakt, kur u pyet në seancën, e dëgjimit në Seant, znj Kagan nuk ishte në gjendje për të identifikuar ndonjë nga limitet kushtetuese të pushtetit të qeverisë për të kontrolluar vendimet e njerëzve ekonomikë e politik në drejtësinë Amerikane.
Sipas editorialit, të US Today , "Amerikanëve, të cilët janë të shqetësuar thellësisht nga mospërfillja në rritje e Uashingtonit për zgjedhjen e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese Aemerikane, nga ana e Presidentit të SHBA-ës, duket qartë se janë të shqetësuar me këtë nominim. Në fund editoriali i US Today, përfundon duke thënë "Asnjë senator nuk duhet të votojë për të konfirmuar një individ për çdo gjykatë që i mungon besnikëria ndaj ligjit."

No comments: