Sunday, September 8, 2024

Gjyqtari Tonin Sterkaj shkarkohet nga detyra


 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 4 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj. Vendimi u mor nga trupa e KPK kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen.

Gjatë seancës dëgjimore të martën, Sterkaj u pyet dhe dha shpjegime për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe bilancin

PS-PD ndezin motorët për zgjedhjet e 2025; emrat që do garojnë 'kokë më kokë' në 12 qarqet e vendit


 PD dhe PS tashmë kanë ndezur motorët dhe kanë përzgjedhur drejtuesit e qarqeve politike me të cilën do të shkojnë në zgjedhjet parlamentare të pranverës së ardhshme, 2025.

Ndërkohë PS ka caktuar dhe një drejtues qarku të 13-të, Taulant Ballën për emigracionin.

Zgjedhjet e 2025/ Emrat kokë më kokë mes PD dhe PS në 12 qarqet e vendit


 Partia Demokratike ishte e para që zyrtarizoi emrat e 12 drejtuesve politikë në qarqet e vendit. Ata do të kryesojnë fushatën e demokratëve dhe përgjegjësia e tyre është rezultati.

Sot ishte radha e socialistëve për të prezantuar ekipin elekektoral. Gjatë punimeve të Asamblesë kombëtare të PS, kryesocialisti Edi Rama lexoi emrat 12 drejtuesve të qarqeve.

Këlliçi: E shëmtuar, ambasadori i BE po promovon si model suksesi hajdutin ordiner Veliaj

 


Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi denoncoi në protestën e sotme përpara Bashkisë së Tiranës skandalin me hapjen e Kolegjit Europian në Tiranë, ku i ftuar për fjalën kryesore është pikërisht Erion Veliaj.

Këlliçi shprehet se është e shëmtuar se si ambasadori i BE, Silvio Gonzato, do u shesë të rinjve ekselentë të Tiranës si model suksesi Erion Veliajn, një hajdut ordiner, një mbeturinë njerëzore dhe politike, i cili është në hetim për vjedhjen e 132 milionë eurove nga inceneratori, të paktën 30 milionë eurove nga dosja 5 PD.

Berisha: Shtatori i fundit që na gjen në opozitë. PD në vitin 2025 merr pushtetin


 ‘Mbledhja më e rëndësishme e Këshillit Kombëtar’/ Berisha: Shtatori i fundit që na gjen në opozitë. PD në vitin 2025 merr pushtetin

Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta ju anëtareve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD. Ju z.Paloka dhe drejtuesve, Sekretarit të Përgjithshëm, n/kryetarëve të PD.

PS zgjedh kordinatorët, tani Veliaj në Tiranë edhe me Spiropalin dhe Manastirliun. Ndryshime në kryesi. 10 të rinj mes 15 kandidaturave

 


Janë caktuar drejtuesit e rinj politikë të PS në qarqet e vendit ndërkohë që në Tiranë janë 3 të tillë duke eklipsuar fort kryetarin e bashkisë Erion Veliaj.

Drejtimi në Tiranë do të jetë i ndarë mes Elisa Spiropalit, Erjon Veliajt dhe Ogerta Manastirliut ndërsa Taulant Balla nuk do të jetë as në Fier, as në Elbasan por do të kryesojë fushatën për votën e diasporës.

As Vlora e as Tirana, ja ku Rama preferon të kandidojë si deputet në 2025-ën


 Brenda Asamblesë Socialiste kanë nisur të qarkullojnë hamendësitë e para për kandidatët për deputetet. Surpriza më e madhe e kandidimit pritet të vijë nga vetë Edi Rama.

Sipas burimeve, mësohet se vetë Rama, mes një rrethi te ngushtë bashkëpunëtorësh, ka shprehur dëshirën për të qenë i pari në listën e kandidatëve për deputetë në qytetin e Shkodrës.

Rama sfidon deputetët me më shumë se një mandat: Bashkë me mua do jeni në listë të hapur

 


Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS ka lajmëruar se në listat për zgjedhjet e 2025, deputetët dhe drejtuesit e qarqeve me më shumë se një mandat do të garojnë në listën e hapur.

Lista e mbyllur do jetë për figura të reja, apo pozicione kyçe që do koordinojnë punën, si sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi. Në listë të hapur do jetë edhe Rama.

Rama publikon drejtuesit e Qarqeve/ I heq Veliajt kontrollin e Tiranës, i cakton Spiropalin dhe…

 


Kryeministri Edi Rama tha sot se Blendi Klosi do të ndihmohet në krye të Asamblesë nga dy nënkryetarë të rinj: Ilva Gjuzi dhe Besa Spaho.

Ai propozoi gjithashtu për sekretar të Asamblesë nënkryetarin e bashkisë Shkodër: Onid Bejlerin.

Ndërkohë kreu i PD publikoi edhe drejtuesit politikë në 12 Qarqe për zgjedhjet 2025