Saturday, November 2, 2013

Patentat me pikë. Pas 30 qershorit drejtuesit me lejen e re

Tiranë - Pas datës 30 qershor 2015, cdo drejtues mjeti do të pajiset me një patentë dixhitale. Patenta e fundit në format karton, del  nga qarkullimi pikërisht në këtë periudhë. Leja e drejtimit dixhitale, e pranishme tashmë në treg, pritet të kryejë funksionin e patentës me pikë. Pikët do të hidhen në sitemin elektronik, të DSHTRR dhe do të lexohen në patentën dixhitale sa herë që mund ët kontrollohen nga policia rrugore.

Friday, November 1, 2013

Zbardhet debati me dyer të mbyllura në PS, Rama “sherr” me Tom Doshin

Shkruar nga Rexhep Polisi
Zbardhen debatet me dyer të mbyllura të zhvilluara në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS.
Socialistët realizuan dje, disa minuta para se të votohej kandidatura e Bashkim Dedjes për kryetar të Gjykatës Kushtetuese, mbledhjen për të vendosur rreth qëndrimit që do të mbanin për dekretin e Presidentit Nishani.

FRD e Topit në qeverinë e Ramës me 2 poste Zv/ministrash dhe 2 Drejtori

Shkruar nga Rexhep Polisi
FRD e Bamir Topit do të përfaqësohet në qeverinë “Rama” me dy poste Zv/ministrash dhe dy Drejtori.
Lajmi i u bë i ditur nga vetë Topi. Dje, në të njejtën kafene, ku Edi Rama bëri një mbledhje qeverie me ministrat e tij (te ish-shtëpia Enver Hoxhës, pranë zyrave të Shekullit të Koço Kokëdhimës) ka bërë një mbledhje edhe Bamir Topi me një pjesë të bashkëpunëtorëve të tij.
Duke gjetur edhe sebepin për zgjedhjet lokale për Korçën, Topi konfirmoi aleancën për Partinë Socialiste

Drejtori i Policisë: Ju berishianët jeni të gjithë kriminelë!

Shkruar nga Rexhep Polisi
"Artan Didi u hakmor duke më shkarkuar nga detyra, sepse nuk iu binda urdhrit të tij në vitin 2000 për të shoqëruar Sali Berishën në komisariat”.
Deklarata e fortë ka ardhur nga efektivi i policisë, Shemsedin Abazaj, shefi i krimeve në Elbasan, i cili dy ditë më parë ka marrë urdhrin e shkarkimit nga detyra. Në një intervistë, Abazaj shpjegon marrëdhëniet e tij me kreun aktual të Policisë së Shtetit, duke shtuar se marrëdhëniet mes tyre u prishën