Dy duar që mezi mbulojnë gjoksin e bollshëm, një look fetish dhe shumë dëshirë për të habitur sërish.
Katy Perry shfaqet në kopertinën e revistës ESQUIRE, me të gjithë sex appeal-in që e karakterizon. Provokimet nga artistja tashmë nuk mungojnë. Vetëm pak ditë më parë Katy deklaroi se seksi oral është shumë më i mirë se botërori. Tani ka vendosur të tregojë momente pikante të takimit me bashkëshortin e ardhshëm Russel Brand. “Brand ishte mësuar të kishte çdo vajzë që donte. Kështu që e bëra të priste pak. Nuk bëmë seks menjëherë, madje ai u habit që nuk pranova të ngjitesha në apartamentin e tij pas takimit të parë. Kur provoi të më afrohej, i fluturoi një shishe në fytyrë. Mund t’a merrni me mend se si është ndjerë. Me kalimin e kohës arrita t’a zbus. Përsa më takon mua, nën çarçafë nuk jam aspak një Zonjë, përkundrazi shndërrohem në një përbindësh”,- ka rrëfyer Katy për Esquire. Ahhhh.. Tani ka dhe pak kuptim përse Brand i ka kërkuar të martohet…
No comments:
Post a Comment