John Moody
Kurrë nuk iu dha shansi.
Që nga çasti që u shfaq në ballkonin e Shën Pjetrit më 19 prill 2005
për të përshëndetur besimtarët, Bendedikti XVI u përball me një problem
të papërballueshëm: nuk ishte Gjon Pali II.
Vendimi i Benediktit për të dhënë dorëheqjen po i faturohet moshës së
tij-pothuajse 86 vjeç-dhe shëndeti i tij-asnjëherë i fortë. Do të ishte
sikur ai të ish diagnostikuar me zemër të thyer papnore.
Sepse, pothuajse tetë vitet e tij në Fronin e Peshkatarit nuk dhanë
rezultatet që ai kish shpresuar.
Anetari i Keshillit Kombetar te PD, Eduard Selami, ne nje interviste
ekskluzive qe dha dje ne Tv Klan per emisionin “Opinion”, konfirmoi
rikthimin dhe mbeshtetjen ndaj PD. Duke theksuar se ka qene dhe mbetet
pjese e strukturave te PD dhe se nuk eshte larguar asnjehere prej kesaj
partie, z.Selami perjashtoi cdo mundesi afrimi me Frymen e Re
Demokratike te Bamir Topit. Z.Selami, tha se nje afrim me FRD, as qe e
shtronte si ceshtje. I bindur se PD do t’i fitoje zgjedhjet ne kete
mandat te trete qe ajo del me 23 qershor per t’ia kerkuar elektoratit,
z.Selami argumenton se arritjet e ketyre viteve duhet ta nxisin kete
mazhorance qe te kerkoje serish voten e shqiptareve.
Nga Frrok Cupi
A mund te shpetoje ndonjehere Ibrahim Rugova prej ndjekjes komuniste?...
Me duket se te gjitha u bene, te pakten qe nga 20 shkurti 1991
kur ra edhe kerkesa e Enver Hoxhes..., por kjo eshte e pamundur te
behet. Qenka e pamundur qe komunistet e Hoxhes t’i ndahen Ibrahim
Rugoves. Keto dite jane ngritur nje pjese e atyre qe mbeti gjalle prej
“fisit” te gjakatareve ne diktature dhe kerkojne t’i heqin emrin Rugoves
ne nje rruge ne mes te Tiranes... Bejne njesoj sic bene me Gjergj
Fishten, qe mbasi vdiq Ati dhe Filozofi i Kombit, i nxoren eshtrat dhe
ia hodhen ne lume. As me kete nuk u ngopen; ia dogjen librat dhe
reliktet. As me kete nuk u ngopen; atehere ia shkulen guret e shtepise
ku jetoi ne Fishte dhe ia bene truallin livadh buze nje rezervuari uji
te kooperatives bujqesore...
Redaksionale Tv Klan
Te pakten tete here ne tre vitet e fundit, Komisioneri
per Zgjerimin, Stefan Fyle, eshte investuar personalisht qe te binde
liderin e opozites shqiptare, te heqe dore nga veprimet radikale dhe
qendrimet bllokuese. Disfata ne zgjedhjet e vitit 2009, si dhe humbja e
Edi Rames ne Bashkine e Tiranes ne 2011, e vendosen opoziten per afro dy
vjet ne nje pozicion radikal qe angazhoi komisionerin Fyle t’i
drejtohej disa here kryesocialistit Rama, qe politiken ta kthente ne
rruge institucionale. Ne shkurt te vitit 2010 Komisioneri per Zgjerimin,
i kerkoi nga Brukseli opozites qe te nderpriste bojkotin pas kesaj
deklarate te Edi Rames. “Pa hapjen e kutive, nuk ka zgjidhje te krizes
dhe as rifillim te jetes normale parlamentare”, - u shpreh Rama ne
shkurt te vitit 2010.
Izaura Ndoj
Julian Deda eshte nje nga aktoret dhe komedianet me te
famshem ne Shqiperi. Pas nje mungese 3-vjecare, ai rikthehet ne teater
me nje nga veprat me te arrira viteve e fundit “Dorezimi”, nen regjine e
Gent Bejkos. Ne nje interviste per suplementin “Koha Tjeter”, Julian
Deda rrefen bashkepunimin dhe rikthimin e tij ne teater me regjisorin
Bejko, sfiden e tij perballe nje personazhi te panjohur me pare, uljet
dhe ngritjet e karrieres se nje aktori, si dhe kritikun me te madh qe e
ndjek vazhdimisht ne aktrim. “Pa diskutim, babai im! Ai eshte kritiku me
i mire qe kam, ben verejtje, konstatime, sugjerime. Eshte kritik i
madh, por dhe une vete jam kritik i vetes sime, sepse per fat te keq
artistet shqiptare, vuajne per nje kritik te na vendose me shpatulla pas
muri”, - thekson Deda. Me tej, gjate intervistes, ai tregon dhe per
vazhdimesine e spektaklit “Apartamenti 2XL”, si dhe projektet te tjera
artistike.