Sunday, July 18, 2010

Zhvishet Shota Baraliu


“Nuk dua t’i futem politikës së ndoshta mund të zë ndonjë post të rëndësishëm”, fillon bisedën e saj një nga këngëtaret më të përflura nëpër media, Shota Baraliu. “Jo edhe aq për miqësi, jam tip i hapur i them gjërat ashtu troç, sado që mund të mos e jap përshtypjen e të informuarës, unë jam në rrjedha të ngjarjeve të përditshme”, shton më tej ajo, duke lënë të kuptohet se nuk e ka ndërmend të meret me politikë.

Shota ka vendosur të blej një banesë të veten duke u vendosur kështu së bashku me miken e saj, Valza Bajrën. “Para kam sa për të jetuar mirë, shpenzoj shumë dhe ky fakt nuk më lë të përparoj shumë, pra nuk do e blej banesën me para kesh por me kredi, e më pas do t’u shmangem ndoshta drekave dhe darkave nëpër vende luksoze siç bëj tash, sepse përndryshe 15 vjet do jem në borxhe, ndoshta për banesë e shes dhe veturën”, thekson ajo nën një buzëqeshje, duke shtuar se: “Jo jo bëj shaka, është e vërtetë që do e shes veturën por jo për blerjen e banesës, më pëlqen ta ndëroj, dua të mar një më të vogël”.

MË MARTUAN TRE HERË

“Momentalisht banoj me shoqen time këngëtaren Valza Bajrën. Kur të më vjen kismeti atëherë nuk do më duhet të ndaj banesën me mikesha, por me personin e jetës”, thotë këngëtarja. Familjarët e saj të gjithë jetojnë në Zvicër, ndërsa Shota nuk dëshiron t’u bashkangjitet atje pasi dëshira e madhe për skenën ka bërë që ajo të jetojë në Prishtinë. “Ata jetojnë jashtë shetit, unë kurrë nuk kam pasur ambicie për të qenë gjithnjë me ta.

Më ka tërhequr ideja e studimeve, më pas loja në skenë, tash muzika. Pra, këto janë arsyet pse unë nuk mund të jem me ta, edhe pse i vizitoj shpesh”. Shota është një nga emrat më të pëfolur në media për shkak se është shumë e drejtpërdrejtë. “Në fakt sipas mediave unë kam pasur disa martesa dhe së paku nja tri dhe kam fëmijë, por të gjitha këtu janë gënjeshtra. S’jam prej atyre që mohoj, që fsheh të vërtetën, si para 10 vitesh si tani unë jam Shota e sinqertë dhe që gazetarëve u’a thotë gjërat ashtu siç janë, pra jam beqare dhe në kërkim të fatit, të tjerët le të flasin”.

NUK DO MË SHIHNI NË FESTVALE DHE MEDIA KUR TË MARTOHEM

“Kur njeriu vendos të martohet, atëherë duhet të limitoj disa gjëra, kur të martohet s’besoj se mund të më shihni në festivale apo në media. Kjo do të thotë se duhet ti vë kufij vetes dhe kjo s’me pëlqen. Pikërisht për këtë arsye nuk mund të them se joshem shumë nga ideja e martesës”, thotë këngëtarja. Me klipet e saja është e pranishme kudo në shumë televizione duke theksuar se nuk ka vend për “cenzurë” pasi projektet e saja janë të punuara nga njerëz profesionistë.

“Secili ka miq dhe armiq, I falënderoj ata që interesohen për mua dhe më sigurojnë vend në faqet e gazetave, në valët e radiove apo televizionit. Thënë të drejtën nuk e kam vërejtur fort diskriminimin, pastaj s’kanë arsye për të më mohuar sepse punoj me njerëz professional, Aida, Armendi dhe Genc Prelvukaj janë emra të respektuar të kësaj industrie, spotet i kam të shkëlqyeshme”.

Thashethemet që fliten për të në shtypin rozë nuk i bëjnë edhe aq përshtypje këngëtares. “Nuk më bëjnë shumë përshtypje, mundohem që me forcë dhe punë t’ua mbyllur gojën dashakëqijëve. Në Shqipëri jam më e njohur si këngëtare ngaqë ka më shumë konkurencë mediale dhe ka hapësirë për të gjithë”.

MIQËSINË E SHËNDËROVA NË DASHURI

Është në pritje të djaloshit të ëndërave dhe deri më tani nuk ka zbuluar për publikun asnjë lidhje apo të paktën ato që kanë zbuluar mediat kanë qenë të gabuara. Sikur të ndahet nga partneri, Shota thotë se do të kishte një raport të pastër shoqëror në të ardhmen. “Ndodh që lidhja të përfundojë për ndonjë motiv të caktuar, por ky motiv të mos jetë shkak për të mos komunikuar me ish-partnerin. Mund të mos jemi mirë me të si partner por si shok po, nuk më duket gjë e pamundur”. Ndërsa sa i përket shëndërimit nga miqësia në dashuri ajo nuk nguron të tregojë: “Po, një herë”.

NUK KAM DËSHIRË TË HUMB NDJENJËN E TË SHIJUARIT

“Jam anti kirurgjisë plastike”, thotë këngëtarja, “Ndoshta kur mosha e bën të veten trupi deformohet, edhe kisha bërë ndonjë operacion, por tash për tash as që më shkon të mendje një gjë e tillë”. Sa i përket asaj se cilën pjesë të trupit nuk do kishte dashur të fus nën bisturi të kirurgut, Shota tregon se buzët nuk do i kishte prekur aspak. “Një shoqe imja i ka buzët e operuara dhe më ka thënë që kur puth nuk ndjen asgjë, nuk kam dëshirë që të humb ndjenjën e të shijuarit”.

Vajza e cila njihet edhe si një nga fytyrat publike pa komplekse pranon se së shpejti do të realizojë edhe një tatto të re të cilën mediat nuk do kenë rastin ta shohin. “Një do ta bëj në një pjesë shumë intime, por gazetarët nuk do e shohin”, derisa tregon se atë do e sheh personi që do i’a bëj për hajër. “E kam dhe një shenjë në prapanicë, mund ta heq me operacion por nuk dua, sepse më identifikon nga mbrapa kur jam në plazh”, përfundon Shota Baraliu.




Pregaditi: Blerand Rexhepi
Foto: Avni Selmani

No comments: