Saturday, October 23, 2010

Kurat bimore që parandalojnë virozat

Denisa Spaho
Këshillat e mjekëve dhe produktet ushqimore që forcojnë imunitetin

Konsumimi i sa më shumë produkteve që rrisin imunitetin e organizmit është këshilla kryesore, që japin specialistët e mjekësisë bimore për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve virale. Duke qenë se tashmë secili prej nesh është i rrezikuar nga virozat gripale më tepër se kurrë, parandalimi i vetëm i tyre përveç vaksinimit, mund të bëhet vetëm nëpërmjet marrjes së produkteve bimore që rrisin imunitetin, pasi në një organizëm të shëndoshë rreziku për tu prekur nga viruset është shumë i vogël. Sipas specialistes, ilaçet bimore që përbëhen nga bimë të ndryshme të tretura në alkool janë preparatet më efikase për të rritur imunitetin dhe për të parandaluar prekjen nga sëmundjet. Hekuri, hudhra, kanella, bima e quajtur kthetrat e maces (ungaria), kulumbria, ilaçi bimor i quajtur propolis, aloe vera janë disa nga produktet që ndikojnë në rritjen e imunitetit të organizmit. Përdorimi i përditshëm i mjaltës me pluhur kanelle forcon sistemin imunitar dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit i forcon rruazat e gjakut për ti luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.

Hudhra

Hudhra është antibiotik natyral që stimulon sistemin e imunitetit dhe rrit efektivitetin e rruazave të bardha të gjakut dhe rruazave T. Ajo bllokon prodhimet e toksinës me mikrobe. Hudhra gjithashtu ka një spektër të gjerë baterostatik dhe veti bakteriocidale. Me fjalë tjera, ajo ose i ndalë ose i vret bakteret. Në mënyrë të mrekullueshme, hudhra gjithashtu nxit aktivitete të ngjashme kundër viruseve, fungive (këpurdhave) dhe parazitëve. Hudhra pa dyshim është çelës për të arritur imunitetin optimal dhe mbrojtjen kundër infektimeve. Së paku 200 komponent janë identifikuar në thelbit e hudhrës duke përfshirë më shumë se 70 komponente të sulfurit; vitaminat A, B1 dhe C, kalcium mineralesh, kopër, hekur, magnezium, potasium, selenium dhe zink, flavonoide si vitamina si dhe tetë amoniacide esenciale dhe nëntë aminoacide jo-esenciale.

Aloe vera

Aloe vera është një tjetër produkt tepër efikas për të rritur imunitetin e organizmit. Ajo përmban më shumë se 200 përbërës të verifikuar shkencërisht që aktivizojnë dhe forcojnë aftësinë tonë për vetëshërim dhe ka treguar veten si një ndër bimët më të mira mjekësore. Kërkimet shkencore provojnë se efekti kryesor i aloe veras, domethënë aktivizimi i sistemit tonë të imunitetit, bazohet në përbërësin aktiv akemanan (një kompleks karbohidratesh), i cili thithet nga zorrët dhe grumbullohet në membranat e qelizave. Ky përbërës rrit rezistencën e çdo qelize të veçantë kundër viruseve të dëmshme dhe baktereve. Përbërja e të ashtuquajturve antioksidues që gjenden në aloe vera, vitaminat A, C dhe E që përdoren për të luftuar sëmundjet e civilizimit dhe masat paraprake për kancerin janë vërtetuar edhe shkencërisht. Përbërësit dytësor bimor të aloe vera, e ndihmojnë trupin tonë që t’i thithë me lehtësi këto substanca jetësore 11 prej 20 aminoacideve më të njohura, modulet e proteinave që shpenzohen gjatë jetës si dhe shtatë aminoacide kryesore. Një nivel i lartë i aminoacideve në gjakun tonë çon në forcimin e kockave, muskujve, një shpërndarje të mirë të oksigjenit brenda organizmit, një sistem të fortë imuniteti si dhe një mendje të mirëekuilibruar. Për më tepër, përbërja e mineraleve, elementët e gjurmëve në aloe vera janë të një rëndësie të madhe. Përveç hekurit, kalciumit dhe magneziumeve, të cilat janë substanca thelbësore për të pasur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme dhe për një metabolizëm të mirë, bima shëruese siguron gjithashtu sasi shumë të mëdha potasi, të nevojshme për të rregulluar balancën e ujit në trupin tonë dhe për një tension më të ulët të gjakut. Zinku e forcon sistemin e imunitetit, ndërsa magnezi e ndihmon trupin gjatë dezintoksikimit.

Vaji i peshkut

Acidet yndyrore omega 3-6-9 që gjenden tek vaji i peshkut janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut, por ato nuk mundet të sintetizohen nga organizmi ndaj dhe quhen acide yndyrore thelbësore. Çdo qelizë e trupit përdor acidet yndyrore. Ato janë gjithashtu, të rëndësishme në prodhimin e prostaglandinave mjaft të rëndësishme këto si mesazhere dhe rregullatorë të shumë proceseve në organizëm. Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin viskozitetin e gjakut dhe tensionin arterial si dhe reduktojnë rrezikun e aritmisë. Njerëzit që konsumojnë një drekë me peshk në javë kanë 50 për qind më pak risk për infarkt. Vetëm tre kapsula në ditë omega janë më të mjaftueshme se sa të hash peshk çdo ditë. Marrja e saj mund të reduktojë deri në 40 për qind vdekjet nga zemra te burrat e moshës së mesme. Përsa i përket inflamacionit ajo luan një rol të rëndësishëm në sintezën e prostaglandinave (kryesisht PGE1) prandaj ndihmon në të gjitha llojet e artriteve sidomos në ngurtësimin mëngjesor. Nga një studim është parë se disa njerëz kanë ndërprerë anti-imflamatorët josteroide nga marrja e omega. Ato ndikojnë në uljen e dhimbjeve menstruale, kur dihet se te gratë me çrregullime janë të rritura substancat inflamatore. Gjithashtu, marrja e omega 3-6-9 ndikon në depresion dhe migrenë si dhe është e nevojshme te gratë shtatzëna sidomos në periudhën e krijimit të trurit dhe të syve të bebes së ardhshme.

Flet në “Telegraf”, aktori i mirënjohur i Beratit, Sejfulla Myftari: “Fillimisht do jem i pavarur, pastaj do pres ofertat”

“Këtë radhë do të kandidoj për Kryetar Bashkie në Berat”

Albert ZHOLI

Cekja i Beratit vjen me një deklaratat të fuqishme në gazetën “Telegraf”, kur thotë se, do të kandidoj për Kryetar Bashkie në Berat. Deklaratë që lidhet ngushtë edhe me përfundimin e shkollës së lartë....pra Cekja më në fund është i diplomuar dhe tashmë ndihet i kompletuar për të marrë përsipër një iniciativë të tillë. Ai shprehet se, do të marri pjesë në zgjedhje si i pavarur dhe më pas do presë ofertat. Gjithashtu, mendon se, rruga që do të nisë mund edhe ta bëjë deputet. Cekja thotë se, fitoren e ka të sigurt pasi, ka njohje të gjerë dhe të gjithë e duan. Gjithashtu, në këtë intervistë të gjatë ai shpalos marrëdhëniet me bashkëshorten e tij, e cila shpesh herë bëhet xheloze për rolet, tregon për humorin që ka bërë në sistemin komunist dhe shpjegon arsyet se, përse tani nuk ka shumë investim në këtë fushë, duke e hedhur fajin tek “qesja” që është bosh. Madje, ai thotë se, po të kishte qeskën plot me lekë do të ndërtonte një azil për pleq.

Ku ishte këta muaj Cekja?

Isha në ishullin Santorini në një koncert për shqiptarët në këtë vend të bukur të Greqisë. Isha me këngëtaren Poni dhe dy këngëtarë të tjerë. Ishim ftuar nga një shoqatë aty, ku kaluam shumë mirë. Shihja se, emigrantët ishin shumë të dëshiruar për koncerte të tilla. Ishin momente shumë të bukura, ku ne na pritën në mënyrë të shkëlqyer. Po kam gjet rehatllëk me emigrantët. Aty është paraja. Këtu tek ne ka rënë leku dhe po ra leku të bie burrëria, aha…

Cekja jeton ende në Berat, por e tërheq më shumë Tirana?

Vij në Tiranë sa herë kam punë. Këtu kam shumë miq, kam shumë të njohur, por më thërrasin shpesh edhe për filma, koncerte për humor të ndryshëm. Kam shumë miq regjisorë të telekomedive apo të skeçeve që më thërrasin. Por gjithmonë do të rri në Berat, sepse aty është më qetë, më pastër dhe frymëzimi të vjen vetiu. Jam mësuar me qytetin tim dhe s’mund të ndahem. Me Tiranën më lidh më shumë puna, me Beratin qetësia. Të dy qytetet më plotësojnë ndonjë boshllëk. Tani po përgatitem për koncertin e Vitit të Ri.

Cekja kohët e fundit shihet shumë i angazhuar. Në cilën gjini të humorit e gjen më shumë veten?

Më pranë e gjej tek telekomeditë. Ato tashmë më janë bërë shumë të domosdoshme dhe shumë të kërkuara. Në to pasqyrohet më shumë realiteti shoqëror, kanë hapësirë për lëvizje, për komunikim, janë më pranë problemeve pikante të ditës dhe njerëzit po i pëlqejnë. Mund të them se kam realizuar mbi 40 telekomedi njëra më e mirë se tjetra.

Cilat do të veçonit nga ky numër i madh telekomedish?

Unë do të thoja “Një baba tepër” mbetet ndër më të arrirat. Ka një skenar shumë specifik, por dhe një regji të spikatur. Është një telekomedi, ku të gjithë elementët janë ruajtur në harmoni. Kjo telenovelë është tragji-komike, ku dhe loja e aktorëve është shumë profesionale. Për këtë telekomedi ka pasur shumë kërkesa dhe kritika e ka pritur mirë. Është një gjetje në skenar, që publiku e ka mirëpritur. Por kjo nuk do të thotë se, të tjerat nuk kanë qenë të mirëpritura se, çdo rol është si një fëmijë dhe nuk e ndan dot…Por le të them se është diçka ndryshe.

Por shihet se, në televizione ka pak telekomedi, skeçe, komedi, pra, pak vihet në skenë humor. Cila është arsyeja sipas jush? Mos vallë mungojnë krijuesit e humorit?

Jo, nuk mungojnë krijuesit, madje ata janë shumë dhe të mirë madje. Por mungon diçka tjetër. Mungon ajo, qesja. Pra qesja me para. Pa këtë qese nuk lyhet rrota dhe nuk lëviz makina. Do të hajë dhe makina që të lëviz. Mbush qesen ti pa të shohësh bëhet apo jo humor. Bëhet dhe i luajnë fenë shkrimtarët. Dinë ata ta luajnë penën që të fluturojë. Por s’ka qese. Pena mbetet pa bojë. Shkrimtarët, krijuesit rrinë në kafene…ahha…Kjo është për të ardhur keq se, ka shumë skenarë në duart e regjisorëve, por s’ka qese. Ajo është grisur dhe s’ka asgjë brenda, janë disa skenarë që i ka në dorë: Arjan Çuliqi apo Bujar Kapexhiu, Koço Devole dhe ato flenë… Flenë duke mërdhifur, se e dinë se s’kanë ku të shkojnë…Dhe e dinë se ku fle lepuri?

Mund të na e thuash ku “fle lepuri”?

Ta thotë Cekja. Sa të shohin ata që kanë para të flasin, të ftojnë, bëjnë gallatë, të qerasin…Por vetëm kaq..aha.. Pse keq për kopjo jemi ne? Sa u thua për një telekomedi me vrap të thonë…ha, pi, krihu për të tjerat shiko nga deti… Ç’të shoh nga deti, mos nxjerr ndonjë thesar. Rri tërë jetën shiko nga deti nuk të sjell qese ai. Qeset e detit i kanë marrë piratët me kohë.

Bashkëpunimet më të mira me cilët regjisor i ke dhe çfarë kujton për humorin nga sistemi komunist?

Unë kam respekt për gjithë krijuesit dhe regjisorët e humorit. Ata janë të veçantë. Kam respekt për Pëllumb Kullën, Koço Devolen, por bashkëpunimet më të mira dhe stabël i kam me Arjan Çuliqin. Në sistemin komunist do të thoja se, kishte shumë ideologjizma, luftë klasash, por ama kishte profesionalizëm në skenë. Të vendosje diçka në skenë do të kaloje në sitë. S’ishte e lehtë. P.sh kur vinim në Tiranë për skeçet apo humoret e Vitit të Ri, sillnim 20 apo më shumë materiale dhe na linin dy apo tre. Ishte siklet dhe emocion. Pra bëhej humor inteligjent. Humori i zgjuar, fin, i seleksionuar. Pëllumb Kulla thotë: “Po zhveshi aktori brekët është fundi i humorit”. Diktatura kishte dhe të mirat e saj jo se kam ndonjë nostalgji. Kërkesa ishte kërkesë.

Është ndjerë keq ndonjëherë Cekja?

Po jam ndjerë siç është materiali i famshëm “Tifozët”. Regjisore e këtij materiali ka qenë Vera Grabocka, ku unë imitoja 4 tipa tifozësh, një lushnjar, një vlonjat dhe një korçar. Atë skeç e kanë hequr pasi sekretare e Parë ka qenë Lenka Çuka në Lushnjë. Unë po imitoja një tifoz lushnjar: “O ça bëni ju, o ça bëni, ju ej..? Si o, të vimë në Tiranë e të bëjmë tifozllëk dhe të humbni, e? Si humbni e? O Loni. Rëndësi ka kush fut laramanin në rrjetë e! (Laramani ishte topi). O Loni, bë tifozllëk, e bë..O Loni. Ej. Erdhi polici ej… O Lushnja jonë qytet i bukur... Ndërroi temë tifozi lushnjar kur pa policin. Ky skeç bëri shumë bujë. Po them shumë. Sa dhe unë qeshja kur e luaja.

Por ç’ndodhi...! Mos vallë u bëre problem?

Problem the?! O zot, o zot! E mori në dorë Lenka Çuko problemin! U dha urdhër të shihnin biografinë time. Ç’kam hequr. Një zot e di…Pu, pu…E kishin fryrë. i thanë është tallë me Lushnjën. Lushnja është hambari i Shqipërisë. Aty rritej misri, pambuku, duhani. Por problemi ngeci tek unë. Më thërret sekretari i Parë i Beratit, burrë i mirë ishte po ç’të bënte. E hëngra.

Çfarë hëngre?

Më hoqën nga puna si aktor, por në heshtje, jo përgjithmonë. Më hoqën disa kohë të drejtën e interpretimit dhe më çuan në prodhim. Ngeli prodhimi ndërtimor apo bujqësor për mua. Unë duhesha aty që të rritej rendimenti?! Por doja s’doja e hëngra. Shkova ca muaj në llaç e tulla. U dënova në heshtje pa shumë bujë. Tha Lenka: E hëngri qerosi/ Qerosi po, qerosi... E hëngra po pak, se më donin. E bënë bujë gjoja se më dënuan, por gjithmonë isha afër skenës, Aha.. Por donin që të bëja autokritikë në Lushnjë së bashku me Shaqir Rexhvelaj, Drejtor Artistik i Estradës. Dhe na thanë të bënim autokritikë para popullit në stadium. E haja unë atë..U fsheha dhe s’shkoja më në Lushnje…aha

Shumë aktorë janë futur në politikë. Po Cekja ka menduar të merret me politikë?

Po! Do të merrem. Boll kam heshtur. Kam elektorat, bile shumë të madh. Këtë vit do të kandidoj për Kryetar Bashkie në Berat. Nasufin, kryetarin aktual e kam shumë shok. Njihemi shumë mirë. Unë tani kam mbaruar dhe shkollën e lartë dhe shoh se jam i kompletuar. S’ka asgjë më shumë se unë kryetari i tanishëm. Aha! Tani jam pjekur. Edhe në marrëdhëniet me jashtë i kam relatat të kënaqshme, ndaj do të kandidoj. Tani i kam të gjitha dyer e hapura. Kam shkollë, kam njohje. Edhe në konsullatë mund të vete. Edhe ambasador mund të vete. Por jo. Kam vendosur të kandidoj për Kryetar Bashkie.

Dhe si ke menduar të veprosh?

Po ngre stafin e bashkëpunimit. Por si fillim them të jap një konferencë për shtyp, ku do hedh idenë e hedhjes së kandidaturës për Kryetar Bashkie. Sepse tashmë kam eksperiencë në fushata. Madje, kam shumë dhe me sa di elektoratin e kam të shumtë dhe të qëndrueshëm.

Dhe ku e ke mësuar këtë fakt?

Po. Flas seriozisht. Kam marrë disa herë pjesë në fushata. Pra kur kam ndihmuar miqtë e mi që kandidonin për deputet. Në zgjedhjet e fundit parlamentare mbështeta një mikun tim që do të kandidonte për deputet. Shkuam në Mokërr. Kur dolëm me Edi Bejlegun para turmës së njerëzve në podium, njerëzit filluan të flasin Cekja, Cekja, Cekja.. Atëherë Edi mori mikrofonin dhe thirri… Miq kandidat jam unë jo, Cekja…ahaaaaaaaaaaaaa. Dhe së fundi miku im nuk fitoi sepse u shtroi rrugën me asfalt. i thashë ata s’donin rrugën me asfalt, por thasët me miell.

Në këtë kandidim me kë forcë politike do të rreshtohesh?

I pavarur. Po, po i pavarur. Pastaj do shoh se ku do të varem. Se e di që në rrugën e gjatë bëhen të varur të gjithë.

Në artin skenik ke ndonjë peng?

Shyqyr deri tani jo. Kemi luajtur, lëvizur, djersitur, jemi hedhur, kredhur, kurdisur, gudulisur. Lekë kemi marrë. Tani dy gjëra kam për të bërë. Këtë radhë për Kryetar Bashkie. Pastaj deputet dhe e mbyllim këtë punë. Kaq

Ç’ është dashuria për Ceken?

Oh, ç’ është dashuria. O zot,o zot ! Të ther m’u në shpirt. Aq na ka therur dhe na ther që…boboboooo.. Pa dashuri mos ngelç. Rri dhe pa bukë, por pa dashuri jo! Është ajo gjëja më e bukur. Pa dashurinë asgjë nuk do dukej e bukur tek njerëzit.

Ç’ është humori për Ceken?

Jeta ime. Dielli, ajri, toka, hëna, gjithçka. Pa humorin unë s’jam askush.

“Po të isha i pasur do ndërtoja një azil për pleq”

Në këtë intervistë për gazetën “Telegraf”, Cekja shpreh dhe dëshirën e tij të madhe, se çfarë do të bënte nëse do të ishte i pasur. Ai thotë se lekët do t’i investonte për të ndërtuar një azil për pleqtë: “Në radhë të parë një azil për pleq. E them për atë zot lart. Do shtroja një drekë të madhe për këtë inaugurim. E them këtë pasi kujtoj telekomedinë “Një baba tepër”. E mendoj veten me shkop dhe psherëtij. O Zot…!

Skenat erotike

“Pesha e gruas” desh më ndau nga gruaja

Pyetjes se, a ka pasur probleme me gruan kur ka luajtur në telekomedi skena erotike, ai i përgjigjet: “Ahaaaaaaaaaaaaaa…Lere aman. Një skenë e tillë është tek telekomedia “Pesha e gruas”, kur unë lahem në vaskë me një grua. Pra në rol me një grua nga ato që mbajnë ministrat. Eh…aha… Është ai çasti kur gruaja e rolit ngre këmbën nga uji me shkumë lart. Del gjithë ajo kofshë përjashta…aha… Kam pas shumë reagime. Ishte e drejtë se, ne, deri atëherë nuk kishim luajtur filma duke u larë dy aktorë në vaskë. Me shkumë sapuni, me erëra shamposh, me banjo ekstra. Kur e pa ime shoqe atë skenë mbylli sytë dhe më tha: “Edhe këtë e paske bërë more qafir? Aa..-është roli i thashë…-Po ajo ç’e nxori gjithë atë shalë nga shkuma... Si e bëre more Ceke? Jo, s’e bëra,- i thashë,- S’pata kohë... ishin vetëm ca sekonda…eee…S’mund ta bëja për aq kohë”.

Këtë vit do të kandidoj për Kryetar Bashkie në Berat. Unë tani kam mbaruar dhe shkollën e lartë dhe shoh se jam i kompletuar. S’ka asgjë më shumë se unë kryetari i tanishëm. Aha! Tani jam pjekur. Edhe në marrëdhëniet me jashtë i kam relatat të kënaqshme, ndaj do të kandidoj

Som

Në zgjedhjet e fundit parlamentare mbështeta një mikun tim që do kandidonte për deputet. Shkuam në Mokërr. Kur dolëm me Edi Bejlegun para turmës së njerëzve në podium, njerëzit filluan të flasin Cekja, Cekja, Cekja.. Atëherë Edi mori mikrofonin dhe thirri… Miq kandidat jam unë jo, Cekja

Som

Jo, nuk mungojnë krijuesit, madje, ata janë shumë dhe të mirë madje. Por mungon diçka tjetër. Mungon ajo, qesja. Pra qesja me para. Pa këtë qese nuk lyhet rrota dhe nuk lëviz makina. Do të hajë dhe makina që të lëviz. Mbush qesen ti pa të shohësh bëhet apo jo humor. Bëhet dhe i luajnë fenë shkrimtarët. Dinë ata ta luajnë penën që të fluturojë. Por s’ka qese. Pena mbetet pa bojë

Flet kompozitori i talentuar Enver Shëngjergji

Enver Shëngjergji

“M’ dogji malli” një recital që më sjell erë rinie


Fletë nga albumi i kompozitorit Enver Shëngjergji

Këngëtarë të ftuar: Irma Libohova, Eranda Libohova, Klara Baku, Dionis Delia, Sazan Meçani, Marjana Leka, Bujar Çiçi, Reshat Boka, Hajredin Gjeta.

Interpretojnë: Solistët, Orkestra dhe Trupa e Valleve

Drejtues i vokalit- Gramoz Burba

Dirigjent i Orkestrës- Vladimir Hasimi

Drejtues i valleve-Rexhep Çeliku

Drejtor Artistik- Sulejman Baltëza

Albert ZHOLI

Kompozitori Enver Shëngjergji është lindur në Tiranë më 19.09.1948. Ka kryer studimet në Institutin e Lartë të Arteve në vitet 1966-1969. Nga viti 1970 deri në vitin 1974 ka punuar pedagog në këtë institucion. Në vitin 1974, dërgohet në Minierën e Qymyrgurit-Kërrabë mbasi u dënua si pjesëmarrës në Festivalin e 11-të të Këngës në Radio Televizion. Në vitin 1979, kthehet në Tiranë, ku emërohet shef i muzikës në Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi”. Në vitin 1992-1995 emërohet pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Nga viti 1995, deri sot ai është në pension si invalid pasi vuan prej artritit reamotoidit. Për afro 40 vjet krijimtari në gjininë e këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore. Është vlerësuar me disa çmime ku mund të përmendim titujt e këngëve: “Udhëtuam së bashku”, “Mbrëmja e fundit”, “Vajza e fshatit tim”, “Nën kurorën e ullirit”, “Lulet e mollës”, etj.. Është fitues i disa çmimeve në aktivitetet lokale dhe kombëtare si në këngën e muzikës së lehtë dhe asaj popullore. Motoja e tij në krijimtarinë muzikore ka qenë mbështetja në folklorin e pasur të popullit tonë. Në këtë recital është përzgjedhur krijimtaria më e mirë e 40-viteve e sjellë në një frymë të re dhe interpretime të reja, në të cilin spikasin heroika, lirizmi, dashuria dhe fenomene jetësore të krahinave të ndryshme të vendit tonë dhe të kombit shqiptar në tërësi me emocionet shijet dhe vlerat e vërteta artistike që mbart në vetvete arti popullor.

Si lindi ideja për këtë recital?

Kisha kohë që e mendoja. Sa herë shikoja spektakle të ndryshme televizive, mendimet më shkonin vite të shkuara në krijimtarinë time të shumë viteve. Këto kujtime më ngjizën dëshirën për të ideuar me z.Sulejman Baltëza në bashkëpunim me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve një Koncert Recital që do të ishte i veçantë për nga struktura dhe përzgjedhja e materialeve të mia si kompozitor.

Ku bazohet krijimtaria juaj në këtë Recital?

Kryesisht në muzikën popullore qytetare. Kjo do të thotë si në këngët popullore qytetare po ashtu dhe muzikën e valleve kryesisht të Shqipërisë së Mesme.

Mos vallë ky recital do të ketë vetëm muzikë popullore qytetare të Shqipërisë së Mesme?

Kryesisht mbi këto motive është bazuar, por krijimtaria ime ka një gjeografi shtrirje, pra do të ketë dhe muzikë popullore të Shqipërisë së Jugut.

Cilat do të veçonit nga këngët jugore?

Këngën “Ç’po qëndis moj Marigo” e kënduar me emocion nga këngëtarja e mirënjohur “Mjeshtrja e Madhe” Irini Qirjako.

Shihet se ndër të ftuarit special janë dhe motrat Libohova. Reshit Boka etj…Përse pikërisht këta këngëtarë?

Kjo për disa arsye, por kryesorja është se ata janë këngëtarë kryeqytetas, ku është, këngëtarë popullorë qytetarë, ku është bazuar ky recital.

Jeni i emocionuar?

Sigurisht. Bile shumë. Kam emocionet si ditën e parë, kur kënga ime mori pjesë në Festivalin e 11-të, me këngën “Mbrëmja e fundit”. Por tashmë emocionet shumëfishohen, duke pasur parasysh se kam një eksperiencë të madhe dhe nuk duhet të turpërohem. Por jam i bindur tek suksesi pasi kam me vete një ekip të kompletuar, këngëtarë profesionistë, valltarë të Ansamblit që kanë bërë emër kudo në botë.

Rexhep Çeliku

Ky recital na ka ngarkuar me përgjegjësi për vetë faktin se, kemi të bëjmë me një kompozitor special. Tashmë, Shëngjergji njihet në opinionin e gjerë të krijuesve për këngët e tij të bukura qytetare kryesisht tiranase. Grupi i valleve që unë drejtoj kanë punuar me shumë përgjegjësi që ne të dalim me sukses. Kemi punuar në mënyrë kompakte që të jemi në nivelin që kërkon ky Recital special, ku Shëngjergji del para spektatorit pas 15-vjetësh në mënyrën më të veçantë të tij. Jam shumë i kënaqur që marr pjesë në një recital të tillë, ku kam gjetur gjuhën e një bashkëpunimi perfekt edhe me Drejtorin Artistik Sulejman Baltëza.

Irini Qirjako (Mjeshtre e Madhe)

Për mua Koncerti i Enver Shëngjergjit erdhi në kohën e duhur. E them këtë pasi ky kompozitor ka bërë muzikën e një prej këngëve të mia më të preferuara, të këngës që e kam shumë për zemër “Ç’po qëndis moj Marigo”. Këtë këngë kam vite pa e kënduar dhe dalja me këtë këngë në skenë në një koncert special, për mua është një gëzim i shumëfishtë. Kisha menduar ta këndoja në ndonjë koncert tjetër këtë këngë kaq të bukur, kaq melodioze, kaq patriotike. Marigoja e flamurit tashmë ka hyrë në histori. Kjo grua shqiptare me fisnikërinë e saj, me madhështinë, urtësinë, këmbënguljen qëndisi flamurin që valëviti Ismail Qemali në vitin 1912. Muzika e Shëngjergjit është një muzikë e veçantë, që i shkonte shumë për shtat tekstit, por dhe vetë datës historike. Kam besim të patundur tek suksesi.

Veprat e Odise Paskalit janë imazhe të Shqipërisë

INTERVISTA/ Flet Floriana Paskali e bija e “Skulptorit të Popullit”, eseistit, fotografit, Odhise Paskal

Albert ZHOLI

Floriana krahas punës ka vite që merret me botimin e veprave të babait dhe propagandimin e kësaj vepre. Interesante është për lexuesin se, “Skulptori i Popullit” Odhise Paskali nuk ka studiuar për skulpturë, por për filozofi arti në Universitetin Mbretëror të Torinos. Sipas saj, shumë vepra të Paskalit janë imazhi i Shqipërisë, por ajo nuk ndihet e vlerësuar nga shteti, pasi veprat e Paskalit, shumëfishohen pa të drejtën e autorit. Ashtu si vepra “I urituri” është vjedhur nga italianët pas largimit në fund të vitit 1944. Sipas saj, dy botimet e fundit ESE dhe “Best of Paskali” mbeten ndër veprat më të spikatura për njohjen e jetës së tij shumë dimensionale. Odhise Paskali ishte skulptor, eseist, fotograf, por dhe një poliglot. Ai zotëronte plot 8 gjuhë të huaja.

Çfarë përmban “Best of Odhise Paskali”?

Nga Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve u promovua albumi ose katalogu me vepra në skulpturë ( fotografik) “Best of Odhise Paskali”. Ky katalog u promovua në kuadrin e vitit të Paskalit për artet figurative shpallur nga Ministria e Kulturës. Pra viti 2009 u quajt viti i Paskalit. Me këtë rast u botua “Best of Paskali”, ku janë përmbledhur veprat në skulpturë të tim eti, është hera e parë që ka një përmbledhje me një dimension të tillë, një paraqitje të tillë tepër elitare vepra e babit, sepse, më parë në vitin 1980 është botuar nga Galeria e Arteve një mini broshurë e vogël me foto të disa veprave të Paskalit, ndërsa kjo është një vepër tejet e plotësuar dhe shumë dinjitoze. Karakteristikë e këtij katalogu është se ai është botuar në gjuhën anglisht dhe është botuar vepra në 141 faqe, ku ne kemi zgjedhur veprat më të mira… por ajo që duhet të theksoj së dyti është se në këtë katalog të gjitha fotot e skulpturave janë bërë nga vetë artisti. Pra të gjitha këto foto janë nga arkivi i babait. Janë shumë foto të vjetra, që janë bërë në kohën që janë bërë skulpturat.

Odise Paskali e njihte fotografinë?

Babai im ka qenë dhe një fotograf i mirë, pasi e ka pas pasion, por njëkohësisht ai kishte miq shumë fotografë, bisedonte me ta dhe bënte foto të ndryshme. Shumë fotografi të kohës së tij, kanë shumë kujtime me të, tregojnë se sa “skrupoloz” ka qenë ai në drejtim të fotove. Ndaj edhe sot unë kam të ruajtur arkivin e tij fotografik, që është po aq i pasur sa ai i skulpturave. Në album janë të ndara medaljonet jo në mënyrë kronologjike, por në shtatore, janë portrete, pra në këtë album janë rreth 100 punë më të rëndësishmet, pasi s’mund të hidheshin në një album gjithë ajo punë voluminoze. Në të ka dhe vepra tepër të veçanta

Ç’do të thotë tepër të veçanta?

Janë ato vepra që shteti shqiptar i ka përdorur për imazh siç janë kartëmonedhat, siç janë pullat e postës, bonot e privatizimit, (këto ndodhen dhe në sajtin e Paskalit vvvvvv.odhisepaskali.com), ku lexuesi anembanë botës do të njihet me krijimtarinë e tij. Madje, së fundi u zbulua rastësisht dhe boceti i Skënderbeut i Odise Paskalit. i përgatitur në vitin 1955. Ky bocet u paraqit në konkursin e vitit 1958. Pavarësisht se, është punë me grup, ky bocet është origjinali i monumentit.

Skulpturat më pikante?

Se cilat janë më të bukurat e kanë thënë miqtë e tij, specialistët, skulptorët, vetë populli. Shumë prej skulpturave kanë më shumë se 80 vjet në sheshet e Shqipërisë, ku brezat i kanë aprovuar këto skulptura të jenë në sheshe për origjinalitetin, për profesionalizmin, për bukurinë apo madhështinë e tyre. Këto janë bërë në imazhe të vetë shtetit por dhe të qyteteve. P.sh. busti i Skënderbeut që është vendosur që në vitin 1939 në qytetin e Kukësit tashmë është kthyer në simbol kombëtar. Kur them simbol kombëtar duhet të kemi parasysh se, ai është vendosur në çdo zyrë, në çdo dyqan (në riprodhimet e pandershme që kanë pllakosur në Shqipëri), sidomos në këtë fazë, ku e drejta e autorit nuk zbatohet. Ky Skënderbe që ka bërë Odise Psakali në vitin 1939, tashmë është në orat të vogël kudo, si imazh i Shqipërisë, pasi kur themi Skënderbeu themi Shqipëria. Pra qoftë Skënderbeu në qendër të Tiranës, qoftë ai i Kukësit, janë imazhi i Shqipërisë... Për më tej mund të them se ai i Kukësit ka një përhapje më të gjerë. Pas vendosjes të kokës, ai Skënderbe është vendosur në Pallatin Presidencial sot (dje quhej Pallati Mbretëror). Gjithë Presidentët e Republikës titujt më të lartë të kombit, medaljet që u jepen personaliteteve të ndryshme, dekorimet bëhen para bustit të Skënderbeut që është në sallën kryesore të Presidencës. Pra ai është kthye në imazh. Ky imazh është vendosur dhe në kartëmonedhat, por tashmë ky imazh është vendosur dhe në pasaportat biometrike që pajisen shtetasit shqiptarë. Tashmë, në vulën e thatë, është portreti i Skënderbeut në të 50 faqet e pasaportës. Luftëtari Kombëtar në Korçë, ka hyrë në histori dhe përmendorja e Partizanit çlirimtar tek varrezat e dëshmorëve në Përmet. Ose në Mat’hauzen që gjendet një vepër e babit tim (Partizani fitimtar) që në vitin 1968, pastaj në Kalabri janë Bustet e Skënderbeut të De Radës. Skulptura që gjendet në Mat’hauzen është një nga veprat. Më të vlerësuar aty. Këtë e kanë thënë specialistë të huaj që e kanë parë. Edhe kjo vepër ka hyrë në imazh të Shqipërisë pasi ka hyrë në pulla, ka hyrë në prerjet e parave. Punët e babit janë kthyer në simbole të qyteteve dhe të vetë Shqipërisë. Kjo tregon se ai ka qenë një artist i përmasave të mëdha. Ndihem krenar për veprat e tij, por ndihem e mënjanuar për të drejtat e autorit, pasi veprat e tij po shpërdorohen dhe ne nuk po e marrim këtë pronësi, të drejtën e autorit. Shteti ika ligjet, i ka rregullat, por nuk vihen në zbatim. Kemi aderuar në Konventën e Berrnës për këtë problem, por zbatimi shihet shumë i largët. Deri në momentin e fundit në moshën 82 - vjeçare ai kishte shumë plane. Pak artistë e dinë apo shumë pak gazetarë apo intelektualë se babi ishte dhe një eseist shumë i mirë. Kur i vinin miqtë ai i çonte në atelie dhe u lexonte shumë ese të bëra në vite. Kjo ishte ana e padukshme e Odise Paskalit që ai nuk e trumbetonte dhe pse kurrë nuk rreshti së shkruari.

Përse ka studiuar Odise Paskali?

(Qesh). Pjesa dërrmuese s’e dinë, por babai im ka mbaruar për Filozofi Arti. Në Universitetin Mbretëror të Torinos. Pra skulptura ishte një profesion i brendshëm autodiktat, nuk është se ai ka mbaruar për skulpturë.

Kjo do të thotë që dhe veprat e tij kanë një frymë filozofike?

Sigurisht. Atë nuk e them unë. Po të pyesësh specialistët ata të thonë se veprat e tij kanë një frymë të thellë filozofike. Veprat e tij janë në lëvizje, kanë një ekspresivitet shprehës, pasi ai e njihte mirë psikologjinë njerëzore, filozofinë njerëzore, pasi kishte një bagazh intelektual. Ai dinte 8 gjuhë të huaja dhe njihte shumë mirë dhe i kishte dhe i lexonte çdo ditë filozofët më të mëdhenj të botës. Ka punuar që nga viti 1982 deri në 1985. Ai hidhte në shënime esetë e tij. Këto ese ne i mblodhëm dhe i botuam në 105- vjetorin e lindjes në një libër të plotë, voluminoz, në një ekspozitë në Muzeun Kombëtar.

Sa ese ka libri?

Janë 85 ese, mrekulli eseiste, për jetën, lulet, dashurinë, këngën, punën, botën, për ndodhitë, për çdo qenie të gjallë. Për librin me ese të cilat i botova vetë, ishte një detyrim ndaj punës së atij njeriu ndaj, inteligjencës së tij. Aty çdokush gjen veten. Në këtë ndërmarrje kam gjetur ndihmën e bashkëshorit Leonardo Voci, i cili ishte shtysa kryesore dhe mbështetësi në anën financiare. Jam e mendimit se sot ndjehem e qetë që këto ese tashmë nuk janë pronë vetëm e imja por e një mase të gjerë lexuesish, pasi puna e tij, profesioni tij që kishte studiuar ishte Filozofi Arti. Në një nga esetë e tij tregohet qartë se, si e mendonte ai të ardhmen si e mendonte problemet e ndryshme të jetës së përditshme. Ese-ja tregon “në kohëra të ndryshme sa njerëz sa ngjarje, por koha e pamëshirshme dhe koha pa hatëre i ka hedhur në koshin e historisë Pra t’i mund të jesh i varfër, mund të jesh pa pasuri, se ndoshta t’i kanë vjedhë, apo s’ke… Koha shumë herë ka treguar se njerëzit nuk vlerësohen më ç’kanë qenë

Me kë ishte lidhur me shumë Odise Paskali?

Babai çdo gjë e kishte të lidhur me studion. Aty ishte bota e tij, jeta e tij, ëndrra e tij. Kur do që ta kërkoje aty e gjeje. Ai ishte altari i tij. Aty lindën heronjtë, aty lindën mendimet, aty lindën punët e tij lirike, aty hidheshin skicat e së ardhmes..mendimet filozofike. Aty ishte çdo gjë që ai e kishte të shenjtë brenda vetes. Dashamirësit e tij aty gjenin Paskalin e vërtetë. Këtë e kam thënë në 3 librat (kolonën e veprave të tij) “ Për Paskalin nga Paskalin”, botim i vitit 2005 me 450 faqe. Tashmë Leonardo Voci po përgatit një analizë artistike të veprës së Paskalit. Titulli “Paskali themelues i skulpturës shqiptare”. Kjo analizë nuk i është bërë asnjëherë, pasi është bërë një kritikë e sipërfaqshme.

Ku shihet më shumë vjedhja e së drejtës së autorit tek veprat e Paskalit”

Skënderbeu i Kukësit prodhohet sot në sasi marramendëse, në lloje të ndryshme materialesh dhe shitet ndonjëherë edhe 400 euro. Këto sidomos në argjendarinë “Pirro”. Pra punët e tij shiten dhe fitimet i marrin të tjerët. Ndonjëherë i deformojnë sytë, mjekrën. Pra bëhen plagjiatura që s’kanë asnjë të drejtë… Dhe askush nuk pyet as nuk tregon se çfarë qëndron pas këtyre plagjiatura. Bëhen plagjiatura amatore, jo profesioniste dhe nxirren si imazhe të Shqipërisë. Kjo është e turpshme. S’ndodh në ndonjë vend që e bija boton veprat e artistit me lekët e punë së saj kur veprat e babait shiten duke mbushur xhepat e atyre që s’u takon… Këto janë rates unike në Shqipëri

I urituri

Vepra e Enciklopedisë së Artit Botëror

“Vepër që është në Enciklopedinë e Artit Botëror. Kjo vepër është marrë si plaçkë lufte nga italianët, kur trupat pushtuese u larguan nga vendi ynë. Tashmë kjo vepër ndodhet në Itali. Është detyrë e shtetit shqiptar që të ndërhyjë dhe ta sjellë atë vepër në atdhe. Nuk është detyrë e familjes të merret me këtë vepër, pasi duhet një kërkesë institucionale. Kjo është një sipërmarrje e madhe. Kjo vepër duhet të zejë vendin e duhur në Muzeun Kombëtar apo në galerinë e Arteve. Ajo duhet të kthehet ashtu si kthyen gjermanët veprat ruse pas rënies së nazizmit”.

Marrëdhëniet me babanë

Fjalët e Odisesë kur i theva një bocet

“Ai ishte një baba i mrekullueshëm. Ruaj kujtime të jashtëzakonshme. Ai s’më ka bërtitur kurrë. S’më ka qëlluar kurrë. Për mua ai është një baba i buzëqeshur. Mbaj mend që njëherë kur u futa në atelienë e tij, studion e tij me bukë në dorë, theva pa dashje një model të një skulpture. Unë qava, siç qajnë fëmijët nga frika kur thyejnë ndonjë gjë. Por ai qeshi dhe tha: “Hahaha, u bë çupa ime të thyejë punët e babait. Oh sa gëzohem. Merr bijë dhe thyeje dhe një bocetë tjetër”. Unë kam qenë shumë e lidhur me të. Ai më shihte si një kukull. Ai mbetet një prind me dimensione të mëdha. Ndaj të gjitha botimet e tij i kam bërë pa sponsor me shpenzimet e mia”.

Mendimi

Femra shqiptare në ditët e sotme

“Them se femra shqiptare po përpiqet. Ajo me punën e saj me studimet, me seriozitetin po krijon për çdo ditë e më tepër terren për të çarë në jetë. Vështirësitë janë, pasi kemi qenë një shoqëri maskiliste, por dua të them se femra shqiptare tashmë nuk duhet të tërhiqet nga rruga që ka nisur. Sot ka shumë femra në aktivitet privat, në institucione shtetërore si Drejtore, që kanë bërë emër vetëm me punë”.

Puna si artiste

Nga Radio Tirana tek Ambasada Shqiptare në Athinë

“Tanimë vetë mbiemri im është imazh. Ndaj jam munduar të bëj gjëra vetëm të bukura. Pasi nuk dua të prish imazhin e babit. Së fundi kam qenë këshilltare kulture në Ambasadën Shqiptare në Athinë, për të ngritur imazhin e shtetit tonë në fqinjin jugor, ku kemi afërsisht një milion shtetas. Ky imazh shqiptarëve u ka munguar për shumëkohë. E gjeta këtë seksion shumë jashtë kohës, pa rëndësinë dhe punën e duhur. U mundova të fus kulturën shqiptare në plane shumë të larta siç ishte mbrëmja poetike për poezinë bashkëkohore shqiptare që u zhvillua në qendër të Athinës, në Sintagma, në librarinë më të madhe të kryeqytetit grek, ose siç bëmë mbrëmjen kushtuar Fishtës në Amerikan Centër që është qendra më e madhe greko-amerikane, pasi aty vijnë njerëz nga më të spikatur të artit botëror dhe sidomos amerikan. Në këtë mbrëmje ne treguam vlerat e poezisë shqipe, por edhe historinë e poezisë shqipe. Bëmë një imazh të madh për Shqipërinë pasi pjesëmarrësit e huaj u habitën me këtë personalitet të kulturës shqiptare. Unë realizova lidhje shumë të mira me Ministrinë e Kulturës së Greqisë dhe ideuam për të ardhmen shumë aktivitete në disa qytetet të Greqisë. Por zoti Meta kur erdhi Ministër i Jashtëm e shkriu këtë vend pune”.

Shfaqet rreziku i fenomenit "Soros", edhe në gazetarinë Amerikane

BEQIR SINA, New York
FoxNews : Një lidhje me pushimin nga puna të Juan Williams, qëndron SOROS
BROOKLYN NY : Analisiti i National Public Radio dhe komentatori politikë, gazetari Juan Williams ekspert për komentet që bëri në Fox News, ka ngritur spekulime se patroni i radios liberale National Public Radio - NPR George Soros, "mund të kenë ndikuar vendimin e organizatës së medias NPR, për të pushuar nga puna Juan Williams".

Në axhensinë e lajmeve elektornike NewsMax , komentatori i saj politik, Jim Meyers shkruan për këtë ndëshkim se " Juan Williams, bëri disa vërejtje që në dukje, thanë analistët e tjerë dhe komentatorë e njohur politik në SHBA-ës, "të parrezikshëme dhe të pa dëmshme", kur shkoi të flasë në një panel të emisionit në kanalin televizivë Fox News, si i ftuar nga gazetari konservator Bill O'Relly në emisionin "Faktori O'Reilly" të hënën.
NewsMax, thotë se Juan Williams ishte pyetur nga drejtuesi i këtij emisioni Bill O'Reilly, nëse kombi ynë është përballur me një "dilemë muslimane". Williams - i cili është edhe një analist politikë i kanalit televizivë Fox News - tha se : "Unë do të thotë, shikoni, Bill, unë nuk jam një fanatik. Ju e dini llojin e përmbajtjes së librave që unë kam shkruar në lidhje me lëvizjen e të drejtave civile në këtë vend.
Por, shtoi ai kur udhëtoj me avion, kam marrë frikë të them të vërteten, nëse unë shoh njerëzit që janë në petkun musliman, unë mendoj, ju e dini, se ata janë identifikuar vetë para së gjithash si muslimanë, dhe i shkoj i shqetësuar.Unë ndjehem shumë nervoz dhe dyshoj. "

Fillë mbas këtij paneli të emisionit në kanalin televizivë Fox News, si i ftuar nga gazetari konservator Bill O'Relly në emisionin "Faktori O'Reilly" të hënën, menjëherë shefat e NPR -së, e dëbuan nga puna duke thënë në një deklaratë publike: se" kishin dhënë njoftimin se kometatori i tyre politik Juan Williams, prej kësaj interviste ishte i dëbuar nga puna".
Dhe me këtë deklarim, thuhet se përfundoj edhe puna e tij në tij prej natës së mërkurë në radion liberale National Public Radio - NPR , të patronit George Soros. Në dekleratën për mediat amerikane NPR -ja e justifikojë largimin e Williams-it, duke thënë se komentet e tij në emisionin "Faktori O'Reilly" të hënën kishin qënë sipas tyre "në kundërshtim" me NPR-ën, "standardet editoriale dhe praktikat, duke minuar besueshmërinë e tij si një analist me integritet të madh në komentet e lajmet që ai dha në NPR."
Analisti politik Doug Schoen megjithsse është deklaruar i majtë, sot është parë me dekleratën e tij të futet në mesin e vëzhguesve jo vetëm të majtë, por edhe të gjithë gazetarve amerikanë, që alarmojnë për të drejtën e shprehur në këtë rastë nga Juan Williamsi.
"Williams, thonë gazetarët amerikanë përfaqësues nga kanalet më prestigjoze televizive, radiot dhe gazetat në të gjithë SHBA-ës, është gazetari që ka luftuar dhe 'lufton për të drejtat qytetare dhe barazinë racore e fetare, në SHBA-ës, që janë të njohura jo vetëm në komentet, analizat dhe lajmet e tij, por, edhe në librat e tij," thotë Doug Schoen, duke shtuar se ndëshkimi ndaj tij, është një "padrejtësi e thellë e gazetarisë amerikane."

Mbas këtij ndëshkimi thonë gazetarët amerikanë qëndron Sorosi, i cili, ka bërë donacione të mëdha për National Public Radio - NPR, dhe disa media të tjera si gazeta, radio e televizione krejtësisht të majtë në vite.
Madje donacionet e tij për gazeta, televizione dhe radio të majta, thekson NewsMax, i kaloin kufinjët e SHBA- ato arrijnë deri në vendet e kampit socialist në Europën juglindore, thonë gazetarët amerikanë, në një deklartë të Unionit të Gazetarve Amerikanë.

Unionit të Gazetarve Amerikanë, thotë se " Edhe këtë javë u zbulua se monedhat e miliarderi titan George Soros, dhënë si donacione, e cila është 1 milion dollar për Çështje Liberale në Media, duke ndërhyrë hapur edhe në median amerikane, në atë që ai thotë se është një përpjekje e tij për të ndaluar rritjen e popullaritetit të Fox News, si media më konservatore në SHBA-ës" është një ndërhyrje e rëndë për median e lirë.

Glenn Beck i Fox News, 'ka qenë i hapur në kritikën e tij kundra miliraderit majtistë, miliarderit titan George Soros, që përdor donacionet e tij për të ndikuar në gazetarin e lirë. Ai ka denacuar Sorosin që përmes donacioneve të madha që ka dhënë për NPR dhe media të tjera të majtë, po abuzonë me paranë e tij për të "mbytur" të djathtën dhe konseravtorizmin amerikan, nëpërmjet parasë ashtu si ka vepruar në Europën juglindore këto 20 vjet, prej se kur ra Muri i Berlinit.

Beck, tha të martën se Soros me "Institutin e Shoqërisë së Hapur", ishte duke i dhënë 1.800.000 dollar për të shtuar numërin e gazetarëve të majtë në radio stacionet NPR-ës, në të gjithë SHBA. Madje, ai akuzoi atë se është duke rekrutuar edhe gazetarë nga vendet ish komuniste në Europën juglindore, duke i sjell në SHBA-ës, në kuadër të planit të tij "Institutit të Shoqërisë së Hapur",

Mirpo ai që nuk i u nështrua parasë së tij dhe ai që sfidoi Sorosin, deri sa erdhi në shfaqje e tij tek debati, "Mano a Mano-, ishte Juan Williams. Ishte Williams që shkoi kundra dëshirës së Sorosit i ftuar i panelit të emisionit në kanalin televizivë Fox News, nga gazetari konservator Bill O'Relly në emisionin "Faktori O'Reilly" të hënën, megjithse më pasë ai u ndëshkua nga Sorosi" citohet të ketë thënë gazetari i njohur Glenn Beck i Fox News
Sipas gazetës së përditëshme njujorkeze Daily News, " largimi nga puna i analistit National Public Radio Juan Williams për komentet e bëra në lidhje me muslimanët, "janë të kombinuara me vendimin e pas kuintave" me ato të krahut të majtë që ka përdorur miliarderi George Soros, në 'donacionin e fundit me 1.800.000 dollar" . Kjo thotë Daily News kanë rindezur thirrjet për t'i dhënë fund subvencioneve NPR's nga miliarderi majtistë George Soros dhe tatimpaguesit amerikanë."

The Examiner.com e Los Angelesit, ka deklaruar se "paratë e Sorosit tani ka filluar të kthehen në " vida presioni në SHBA." pasi ai pati sukses me këto donacione në Europën juglindore nëpërmjet Soros’ Open Society Institute - "Instituti i Shoqërisë së Hapur".


Sot numri 5500 i kombëtares “Bota sot”



Editoriali

Sot, më 23 tetor 2010, del numri i 5500-të i kombëtares "Bota sot", gazetës më të adhuruar të shqiptarëve. Ky është një Everest i ri, një kuotë e re, një lartësi e re në udhën e gjatë prej kur është nisur, një lartësi e re në rrugën e gjatë që e pret në misionin e saj të vështirë të së vërtetës, misioni më i shenjtë për një komb të lirë mes kombeve të lira, për një komb të qytetëruar mes kombeve të qytetëruara. Nuk ka shqiptar, kudo në Atdhe e në mbarë botën, nuk ka mik të shqiptarëve që të mos e ketë pasur në duar këtë gazetë dhe të mos ketë mbetur me mbresa të pashlyeshme prej saj.


Është gazeta që ka qëndruar në llogoren e parë të luftës për çlirimin kombëtar të Kosovës, përkrah dy viganëve çlirimtarë, Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit. Përkrah tyre gazeta skënderbejane ka ditur ta nderojë stemën e Heroit Kombëtar Gjergj Kasrioti - Skënderbeu në logon e saj, ka ditur të luftojë për Atdheun e bashkuar e kombin e bashkuar, ka ditur të thellojë evropianitetin e saj dhe proamerikanizmin e saj, bashkë me shqiptarësinë më të kulluar. Duke mishëruar një ideal të tillë dhe duke luftuar për një ideal të tillë pa u ndalur kurrë, gazeta kombëtare "Bota sot" patjetër që do të krijonte miq të panumërt, adhurues të panumërt, të përkushtuar të panumërt ndaj fjalës së saj, besues të panumërt të fjalës së saj.



E tillë, ajo mbetet gazeta që e ka dërguar shikimin e saj më larg në të ardhmen më shumë se të gjitha mediet shqiptare së bashku, gazeta që ka dëshmuar vizionin më largpamës, gazeta që ka parashikuar të ardhmen dhe sfidat e saj larg shablloneve, larg skemave, larg rutinave, larg mediokriteteve dhe ua ka parashikuar e ua ka paralajmëruar shqiptarëve Shekullin e XXI si shekull të tyre, si shekull të fatit të mbarë të tyre, të lavdishëm sa Shekulli XV i tyre. Për të arritur tek ky numër i 5500-të, i cili është sot në duart e lexuesve të saj, gazetës "Bota sot" i është dashur të përballet me kundërshtarët e së vërtetës shqiptare, çka do të thotë se, krahas ditëve të mira, kjo gazetë do të përjetonte edhe ditë të vështira, krahas ditëve të ndritshme i është dashur të përjetonte edhe ditë të zymta.


Për idealin e së drejtës dhe të vërtetës kombëtare shqiptare ranë në altarin e lirisë autorët e shquar të gazetës kombëtare "Bota sot", heronjtë e Kosovës dhe të kombit shqiptar Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Bekim Kastrati e Bardhyl Ajeti, emra të shkruar me germa të arta në kujtesën e kombit. Gazeta kombëtare "Bota sot", duke qenë mishëruese e veprës së tyre liridashëse e atdhedashëse, ka ditur të çohet në këmbë pas çdo goditje sado të rëndë që ka pësuar, ka ditur ta marrë veten, duke u mbështetur gjithnjë, si Anteu te toka, tek lexuesit e saj, tek publiku i saj, tek njerëzit me idealet më të kulluara shqiptare. Gazeta kombëtare "Bota sot" është sot për të 5500-të herë në duart e lexuesve të saj, është në duart e atyre që nuk e kanë braktisur kurrë dhe nuk do ta braktisin kurrë.


Gazeta kombëtare "Bota sot" do të jetë edhe për të 5-miliontën herë në duart e lexuesve të saj, duke u bërë ndër gazetat më jetëgjata e më emërmëdha jo vetëm në historinë e medieve shqiptare. Garancia më e fortë për këtë është besnikëria e treguar ndaj saj nga lexuesi, është besnikëria e saj ndaj lexuesit. Prandaj ky numër i 5500-të është thirrja e 55000-të që gazeta kombëtare "Bota sot" ua bën të gjithë lexuesve të saj të tashëm e të dikurshëm, me të cilët është rritur, ka mbijetuar, ka triumfuar e do të triumfojë, të rrinë gjithnjë tek "Bota sot", ndërsa të tjerët të kthehen për gjithnjë tek "Bota sot", e cila kurrë nuk do t'i zhgënjejë, gjithnjë do ta meritojë besnikërinë e tyre, adhurimin e tyre, bashkë me lexues të rinj, të cilët kombëtarja "Bota sot" i pret gjithnjë me krahët hapur.

Friday, October 22, 2010

“Shota” çoi peshë ulqinakët

Ansambli SHOTA1 “Shota” çoi peshë ulqinakëtUlqin, 7 tetor – Ulqinakët për herë të parë në këtë shekull entuziazmohen, emocionohen edhe duartrokasin një ansambël grandioz kombëtar, njofton KosovaLive.

Ansambli i këngëve dhe i valleve “Shota”, ata i bashkoi edhe i bëri krenarë që edhe ne shqiptarët kemi një formacion valltarësh të shkëlqyer mbarëkombëtar edhe ndërkombëtar.

Në mënyrën më brilante u interpretuan vallet nga të gjitha trevat shqiptare – “Vallja e Malësisë së Madhe”, valle me motive kosovare, valle me motive tiranase, “Vallja e Karadakut”, etj.

Me shumë pietet u ndoqën edhe këngët folklorike shqiptare të interpretuara nga Violeta Kukaj, Riza Bytyçi dhe Ismet Bogujevci etj.

Koncerti i ansamblit kombëtar “Shota” nga Prishtina që në këtë formacion për herë të parë vjen në Ulqin u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës së Ulqinit,Gëzim Hajdinaga.

“Pa dyshim kjo është ngjarja më e madhe kulturo-artistike e këtij viti në Ulqin. Interpretimet e shkëlqyera të valltarëve shënojnë kulmin e artit tonë skenik”, shprehet mikëpritësi, Gëzim Hajdinaga, i pari i Ulqinit.

Drejtoria e Shkollës fillore “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” nga Kraja i ka bërë kërkesë udhëheqjes së këtij ansambli që të japë koncert edhe në këtë zonë malore shqiptare në Komunën e Tivarit.
KOHA NET


Pse Edi Rama tradhtoi te majten shqiptare

Edip Shiroka*
Kur ne korrikun e 2009, per arsye krejtesisht personale, per arsyen e thjeshte, vetem per te ruajtur sundimin ne Partine Socialiste, te Rames dhe klanit te tij, u krijua alibia e vjedhjes se votes nga kundershtari dhe u ngrit si tymnaje problemi i kutive, kishte nga ato qe e mbeshteten kete teze, qe hartuesit dhe ideatoret e saj u munduan ta kthenin ne kauze, ta kthenin ne kauze, pasi e kishin shume te rende perballjen me elektoratin e majte, qe ishte i bindur ne fitoren e 28 qershorit dhe nuk po dinin se kujt t'ia faturonin humbjen. Humbja tashme ishte realitet i pa diskutueshem. Fajin kryesor dhe te vetem e kishte kryetari i Partise, Edi Rama, qe nuk arriti kurre te behej lider, nuk arriti kurre te bashkonte faktoret perberes te se majtes, qe do s'do ai ekzistojne, madje me peshe teper te madhe politike dhe elektorale, nuk arriti kurre te ishte njohes i mire i realiteteve shqiptare, rajonale e nderkombetare dhe nuk arriti kurre te ecte me ritmin e kohes e te zhvillimeve integruese te Shqiperise apo me gjere te krejt rajonit. Qe me perpara, ishim te bindur qe fale sistemit zgjedhor apo formules se llogaritjes te vendeve ne Parlament, edhe nese do fitonim, fitorja do ishte e ngushte. Ndodhi e kunderta. 28 Qershori 2009 tregoi se Rama nuk eshte i pergatitur dhe nuk eshte i afte per te drejtuar qeveri, kete njerezit e dine mire dhe e shohin perdite. Te gjitha kategorite sociale ne kete vend, ku me shume e ku me pak, e kane fare te qarte. Ky njeri qe eshte i paafte te zgjidhe problemet brenda nje koalicioni politik, brenda familjes se madhe te se majtes shqiptare, brenda familjes se tij personale, nuk ka shanse te kete prosperitet per ate force politike qe e ka zene fort per gryke. Alibia e tij per mos humbje te zgjedhjeve, per deformim rezultati, e pati nje ndikim. Per nje fare kohe ky "as nen menge" i Rames, u duk sikur e arriti qellimin. Por si flake kashte, shpejt u sfumua, u sfumua si ne planin e brendshem ashtu edhe te jashtem. Ne planin e brendshem, shume simpatizante, per nje fare kohe, besuan te Rama se e kishte seriozisht kerkesen per transparence dhe pas kesaj do vinte parajsa e pushtetit. Keshtu e mekoi ai rrethin e pare ciklik prane tij, ate te miliardereve, per ta percuar tek rrethi i dyte i ciklit prane tij, tek ai i servileve. Edhe miliarderet, edhe servilet jane te shperndare per cdo qark ne raporte te barabarta. Ne baze, aty ku cdo gje peshohet hollesisht, te dy keto kategori shihen me skepticizem e mosbesim. Kaluan 16 muaj duke gerthitur per transparence e hapni kutite, e asnje rezultat. U luajt shume me terma jo shume te njohur per publikun, si e drejta e Gjykates Kushtetuese per interpretim te nenit 178/6 te Kodit Zgjedhor te miratuar me kerkese dhe konsensus te vete Rames, apo e Komisionit te Venecias, e cojme apo se cojme, ose me budallallekun tjeter se nuk dime se kush ti drejtohet ketij komisioni ekselent, a thua se ky komision eshte i ngritur dhe e ka aktivitetin e vet pas 28 Qershorit. Njerezit nuk jane te marre. Eshte fare thjeshte e kuptueshme qe kjo loje e Rames kishte si qellim te vetin perfitimin ne kohe dhe mbushjen e boshllekut politik opozitar ne mungese te nje opozitarizmi real e te frytshem, ne mungese te alternativave konkrete. Rames keto i kane munguar edhe para zgjedhjeve te 28 Qershorit. Sot, anetaret dhe simpatizantet e Partise Socialiste, jane me te zhgenjyer se kurre. Duke perdore nje shprehje popullore mund te them se jane te prere ne bese nga Rama dhe klani i tij. Rama e klani i tij, e kane tradhtuar te majten shqiptare duke e lene jashte te gjitha proceseve historike qe kane ndodhe keto dy vitet e fundit ne kete vend, e priten te ndodhin edhe ne ditet e muajt ne vazhdim. Tradhtia per te majten shqiptare prej Rames, eshte e kahershme, e perseritur ne forma te ndryshme gjate ketyre pese vjeteve. Nje prift Franceskan, shume i njohur, qe nuk jeton me, thoshte dikur se gabimi kryesor i jone, eshte se ne e falim tradhtine. Tradhtia e dinakeria, zevendesuan pjesen e pergatitjes politike qe i mungonte Rames, kjo edhe sipas deklarimeve te vete atij. Pesha e rende e tradhtise dhe dinakerise rendoi me se pari ne kurrizin e krejt te majtes shqiptare, ne vecanti ne kurrizin e vete Partise Socialiste, pasi nuk linte vend pa e permendur qe nuk jam politikan. Kur permendet dinakeria e Rames, menjehere mendja shkon tek figurat emblematike e me vlera te padiskutueshme qe kishte Partia Socialiste ne strukturen e larte te saj. Duke qene se nuk u bene kurre pjese e tejzgjatjes se beqarise se kryetarit, zonjat e nderuara, Pino, Haxhiymeri, Hafizi, Allushi, Stefa apo Danaj, u zevendesuan me Xhackat, Felajt, Xoxat apo Shegat.
Tradhtia e dinakeria shkoi edhe me tej, qe nga perpjekja per te nxjerre jashte lojes politike, Ilir Meten, Skender Gjinushin, Paskal Milon, Vangjel Dulen, Kastriot Islamin, Ben blushin, Andis Harasanin, Ben Malajn, Marko Bellon, Ylli Manjanin, Musa Ulqinin, Artan Lamen e shume te tjere, deri tek futja ne loje, e atyre qe s'kane te bejne fare me te, Nard Ndoka, Tak Ngjela, (cuditerisht me kujton Pitkinin edhe ne kete ese) Erion Veliaj, Ndre Legisi। Tradhtia e dinakeria e Rames, u ul edhe ne nivele rajonale, kete e hoqen ne shpinen e tyre si drejtuesit rajonale Namik Kopliku e Albert Cakoni, ashtu edhe te zgjedhurit lokale। Nje nga tradhtite e fundit te Rames eshte edhe tjetersimi i mandatit te Ilir Beqes. Zoteria ne fjale, sado qe mund te qendroje besnik i kryetarit, por fale faktit qe eshte pinjoll Shkodre e djale i Hamit Beqjes duhet te reagoje. Duhet te reagoje me objektivizem, pavaresisht se vinte nga nje familje me prejardhje komuniste, eshte shume e rendesishme se vjen nga nje familje me prejardhje Shkodrane dhe intelektuale. Ne fillesat e informimit te opinionit me te rejat e psikologjise, e kujtojme me respekt profesorin e nderuar Hamit Beqja॥ Ne gojen e tij kemi degjuar per here te pare shume risi, vete e folura e tij me nje aksent verior e intelektual, me bente ta besoja e ta vija ne vijen e pare te besueshmerise politike dhe per hir te kesaj perfitoi edhe Iliri, jo se nuk e meriton, por shkodranet i duan njerezit e tyre, kur ato reagojne e jane shkodrane. Jemi te tille se jemi te thjeshte, te edukuar e te kulturuar, kush se kupton kete, s'ka kuptuar Shkodren, rajonin dhe Evropen, Nepermjet ketij rajoni dhe e ketij mentaliteti, jemi avangarde e zhvillimeve politike keshtu, qe dashje pa dashje kemi tagrin e zhvillimeve politike ne kete vend. Do kalojne shume kohe edhe keto historiket, por ne do jemi Shkodranet e kohes tone qe edhe pse te ndare ne forcat e ndryshme politike, gjithnje do te dime qe te bashkojme vlerat tona ne te mire te zhvillimeve politike te rajonit e te vendit ne teresi.

*Kryetar aktual i PS ne Shkoder

Rama i dorëzon çelësin e Tiranës, eurodeputetes Fajon

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka falënderuar eurodeputeten Tanja Fajon, për kontributin e dhënë për liberalizimin e vizave mes vendeve të BE-së dhe Shqipërisë. Gjatë një takimi në selinë e bashkisë së Tiranës, Rama është shprehur se Fajon do të jetë pjesë e historisë së kombit shqiptar.

“Zonja Fajon është mike e shqiptarëve dhe do të jetë pjesë e historisë së këtij kombi. Jemi shumë të kënaqur që ju kemi mes nesh. Ky vend do të t’ju presë gjithmonë me të gjitha nderimet që i bëhen një kryetari shteti”, i është drejtuar Rama eurodeputetes.

Më tej lideri i opozitës ka folur për ndarjen e Shqipërisë nga Evropa gjatë regjimit komunist, si dhe për peripecitë tragjike të qytetarëve shqiptarë për të hyrë në vendet perëndimore në vitet e para të demokracisë.

Rama ka prekur gjithashtu vonesën e heqjes së vizave për faj të politikës shqiptare, por pa folur gjatë për të. Në shenjë simbolike, Rama i ka dhuruar eurodeputetes Fajon çelësin e kryeqytetit, “i cili do të hapë dyert e Evropës për shqiptarët”. Rama nuk la pa përmendur edhe Kosovën, që sipas tij meriton të njëjtën vëmendje dhe fat si Shqipëria.

Rama i dorëzon çelësin e Tiranës, eurodeputetes Fajon

Çfarë mendojnë meshkujt në shtrat?!


Përktheu: B. Dodaj
Të gjitha femrat duan të dinë se çfarë mendojnë meshkujt kur bëjnë dashuri... dhe përgjigjja është befasuese... Mësoni se çfarë mendojë pragmatikët, ëndërrimtarët apo të ekzaltuarit në lidhje me raportin intim apo partneret që kanë në krah.

Hedonistët

Dua të provojë maksimumin e kënaqësisë! Ideja që mund të bëj pjesë në top listën e tretë më motivon jashtëzakonisht shumë!”, thotë Roberto, 34 vjeç, jeton për të sfiduar. “Gëzoj çastet më të mirat e momentit. Mendoj se po ndajë diçka unike me një person shumë të bukur. Përqendrohem mbi shikimin, mbi përkëdheljet dhe refleksionet”, Rikardo, 46 vjeç, profesor i filozofisë. “Dua të provojë kënaqësi që si kam provuar kurrë më parë. Kur bëj dashuri, ndonjëherë mendoj edhe për diçka të keqe që mund t’i ketë ndodhur ndonjë të njohuri ose edhe për ndonjë vajzë që edhe pse është 35 vjeçe është ende e virgjër”,-thotë Arturi, 31 vjeç, sociolog.

Pragmatikët

Gjatë momenteve të para në shtrat, pyes veten ku do t’i ketë vendosur mamaja ime prezervativët…”, thotë Stefano, 28 vjeçe, i ri aktiv plot shpresa… “Nëse ka ciklin? Kjo është pyetja që më shqetëson më shumë se çdo gjë tjetër”,- Gilberto, 30 vjeç gazetar. “Pyes gjithmonë nëse do me dritë apo jo? Nëse dëshiron në shtrat apo në divan? Aq shumë shqetësohem për të sa harroj se çfarë dua unë!”,- thotë Davide, 32 vjeç, teknik kompjuteri. “Do të fle këtu te unë apo do shkojë në shtëpinë e saj? Pasi do më pëlqente të hanim mëngjesin së bashku”,-thotë Alesandro, 35 vjeç. “Mendoj për gjëra koti! Shpresoj të mos e vë re që e vë në punë lavatriçen njëherë në muaj, dhe nuk e sheh rrëmujën në kuzhinë... ose shpresoj që të besoj se jam alergjik ndaj pastërtisë”,-Mirko, 39 vjeç stilist.

Ëndërrues

“Mendoj për kolegen time që është jashtëzakonisht e bukur...mos u fyej! Besoj se nuk jam në lartësinë tënde”,- Luka, 30 vjeç, teknik. “Kemi një vit që duam të kemi një fëmijë, dhe sa herë bëjmë dashuri mendoj se është ajo e duhura”,- Mario, 32 vjeç, barist. “Kam një ëndërr në sirtar. Kur të jem në pension do të më pëlqente të shkoja të jetoja në Meksikë! Kur bëj dashuri me gruan time, ëndërroj sikur jam atje! Në pyll apo ndonjë plazh!”,- thotë Xhovani, 43 vjeç, piktor.

Penduesit

“Kur nuk më pëlqen shumë, mendoj për justifikimin për të shkuar në shtëpinë time”,- Maurizio, 36 vjeç, fotograf. “Ndërsa bëj dashuri me vajzën e radhës, pyes veten nëse shoqja e saj do të ishte më e mirë se kjo”,- Mattia, 30 vjeç, aktor teatri. “Kur kam një lidhje me një vajzë, bëj shpejt llogaritë nëse mund të dal edhe njëherë tjetër me të”,- Carlo, 31 vjeç. “Gjithmonë bëj krahasime, gjoksi, këmbët, ajo bëri këtë, ajo tjetra bënte atë e kështu me radhë”,- Vincenzo, 31 vjeç, parukier.

Të ekzaltuarit

“Mendoj gjëra që nuk duhet për motrën e saj...’,- tregon Matteo, 31vjec, magazinier. “Shpresoj që të bie në joshjen trio. Shpresoj që sa herë që bëjmë dashuri ajo të më thotë se ka dëshirë ta provojmë tre”,- Giulio, 36 vjeç. “Është e çuditshme, kur bëj dashuri mendoj për histori absurde, për shembull që ajo më tradhton me një tjetër, e di torturoj vetveten!”,- Antonio, 30 vjeç, inxhinier mjedisi. “Më ndodh që të mendoj për bisedat telefonike me nënën time…nuk është normale?!”,- rrëfen Enrico, 35 vjeç, arkitekt.

"Zhduket" kompjuteri sekret i misionit shqiptar ne OKB

Më 17 shtator, gazeta “Shqip” botoi një shkrim për zhdukjen në mënyrë misterioze nga misioni diplomatik shqiptar në Nju Jork të një pajisjeje të rëndësishme, nga ku komunikohej me Tiranën për informacionet “Top sekret”.

Gazeta “Shqip” ka arritur të sigurojë një shkresë zyrtare të firmosur nga ambasadori shqiptar në misionin e përhershëm në OKB, ku theksohet se është zhdukur pa lënë gjurmë një kompjuter i rëndësishëm që përdorej për të transmetuar informacionet e cilësuara “të klasifikuara”.

Shkresa mban datën 4 mars të këtij viti. Në krye të kësaj shkrese, që mban lëndën “Ngjarje e pazakontë në mision” dhe i adresohet sekretarit të përgjithshme të Ministrisë së Jashtme, ambasadori Ferit Hoxha thekson: “Sot në mëngjes kam konstatuar që kompjuteri i markës ‘Dell’, e që përdorej për komunikimin e klasifikuar është zhdukur”.

Rëndësinë e kësaj ngjarje e jep një pjesë e letrës së ambasadorit, e cila thekson se në këtë kompjuter ndodheshin telegrame drejtuar qendrës, që sipas metodës së punës ishin “sekrete”.

Por nuk bëhet e ditur përmbajtja e telegrameve. Për ngjarjen është shkruar shkurt, ndërsa në paragrafin e dytë sqarohen arsyet se ky skandal nuk mund të zbulohet dhe mund të mbetet në arkivin e mistereve të pazgjidhshme.

“Misioni nuk ka kasafortë në gjendje pune dhe kompjuteri gjendej mbi tavolinën e punës në zyrën ngjitur me atë të titullarit, një nga tre zyrat e punës që ka misioni dhe që përdoret për komunikimet dhe ku ka gjithnjë një person gjatë kohës së orarit zyrtar”.

Por gjendja rëndohet duke lexuar në vazhdim këtë shkresë zyrtare, në të cilën bëhet e ditur se kompjuteri i informacioneve sekrete është zhdukur në mënyrë misterioze, ndërkohë që asnjëri prej diplomatëve tanë në Nju Jork nuk ndodheshin në mision!

Pas serbëve, edhe tifozët rusë djegin flamurin shqiptar

Pas ngjarjeve në Xhenova të Italisë, një tjetër episod i shëmtuar është dhuruar nga tifozët rusë në ndeshjen Zenit i Shën Pjetërburgut – Hajduk i Splitit, e vlefshme për fazën në grupe të Europa League. Tifozët vendas kanë djegur në stadium flamurin shqiptar, duke regjistruar një tjetër akt të rëndë në fushat e futbollit. Në tribuna ndërkohë ka patur edhe pankarta të shumta kundër Kosovës, si edhe një tjetër që shkruante Serbia zemra jonë. Ngjarja e ndodhur në stadiumin e Shën Pjetërburgut ka qenë epilogu i një dite të gjatë të mbushur me përleshje mes tifozëve rusë dhe atyre kroatë.

Ultrasët e Zenitit sulmuan ata të Hajdukut në hotelin Dostojevski, ndërsa tre tifozë kroatë kanë mbetur të plagosur përpara takimit. Në këtë ndeshje, që përfundoi 2-0 për Zenitin, ka qenë në fushë edhe mesfushori shqiptar Ervin Bulku. Rrëmujat në Rusi kanë ngritur dyshime të shumta për këtë vend, që është një nga dy favoritët kryesorë, bashkë me Anglinë, për marrjen e të drejtës për organizimin e Botërorit 2018.

Ngjarja në Rusi është e dyta brenda pak ditësh, kur digjet flamuri shqiptar. Në datën 12 tetor, në Xhenova të Italisë, para ndeshjes Itali-Serbi, u dogj flamuri kuqezi nga një tifoz serb i quajtur Ivan Bogdanov. Ai është në burg në Itali, në pritje të vendimit, ndërkohë që ngjarja mori përmasa të jashtëzakonshme, duke shkaktuar protesta edhe në Tiranë.

Pas serbëve, edhe tifozët rusë djegin flamurin shqiptar

Viktor Zhusti: Dashuria për skenën, më rikthen gjithmonë


Intervistoi: Besa Dodaj
Intervistë me aktorin e shquar Viktor Zhusti

“Spektatori i Prishtinës na kuptonte, na ndiqte, na ndjente dhe komunikonte me ne dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës dhe u falënderohemi”,- shprehet Viktor Zhusti.

Pas shfaqjes “Kush ka frikë nga Virginia Ëoolf”, takuam një nga protagonistët kryesor aktorin e shquar të skenës dhe filmit shqiptar, Viktor Zhustin, i cili për herë të parë po vizitonte Kosovën. Përveç emocioneve të përjetuara në skenën tonë, Viktori shpalosi disa nga pjesët më të veçanta të rrugëtimit të tij artistik nëpër vite. Me një galeri të pasur rolesh në film dhe teatër dhe një nga aktorët më të kërkuar shqiptar qysh në vitet e ‘80-ta.

Ndërkaq roli i Xhorxhit në skenën e Teatrit Kombëtar e solli atë sërish në vëmendjen e publikut.

“Bota sot”: Në festivalin “Kosovainfest”, ishte përballja juaj e parë me publikun e Kosovës, si po ndjeheni?

Zhusti: Është hera e parë që vij në Kosovë për shkak të mundësive të cilat më kanë penguar të vij më herët. Përshtypjet që kisha veçanërisht për Prishtinën dhe këtë nga rubrikat e televizioneve mendoja, që është një qytet krejt tjetër duke u nisur nga imazhet që unë pashë. Kronikat e vjetra paraqisnin një rrugicë të ngushtë, ca dyqane të vjetra, ndonjë xhami dhe kisha përshtypjen që është një qytet i ngjashëm me qytet e vogla të Shqipërisë dhe tash po e shoh ndryshe si dhe me një lloj befasimi. I ndryshuar i gjithi me rrugët e gjera një qytet i vërtet që po përpiqet dhe i takon monumenti poshtë Pallatit të Rinisë, “Neë Born”. Takimi me spektatorin e Kosovës ishte qëllimi kryesor i këtij udhëtimi, një spektator që na kuptonte, na ndiqte na ndjente komunikonte me ne dhe na shpërbleu më shumë dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës dhe u falënderohemi.

“Bota sot”: Po si është komunikimi në përgjithësi me spektatorin...

Zhusti: Ne gjithmonë jemi borxh ndaj spektatorit, ai ka çdoherë të drejtë. Ne mundohemi të krijojmë një lloj arti dhe këtë ta vëmë në skenë dhe ai që do ta verifikojë apo përjashtojë këtë është publiku. Unë nuk besoj në atë që thuhet se ka publik të mirë dhe të keq. Ai është gjithmonë publik i cili nuk e njeh fare atë që do të shikojë dhe jemi ne me emocionin që krijojmë si dhe është magjia e shfaqjes teatrale, ajo e cila nuk mund të ekzistojë pa publikun. Është një lidhje e pandërprerë dhe nuk mund të thuhet se publiku është i mirë apo i keq.

“Bota sot”: Ktheheni pas 18 vjetësh në skenën shqiptare me shfaqjen “Të gjithë me huqe”, dhe më pas me rolin i Xhorxhit në shfaqjen “Kush ka frikë nga Virginia Ëoolf”? .

Zhusti: Është roli më i vështirë në karrierën time dhe është një kohë e gjatë dhe një rol me një dialog dhe psikologji krejt të ndryshme nga ajo që quhet tradicionalja. Kemi pasur një përpjekje të vazhdueshme i gjithë ekipi i shfaqjes së pari për tu përshtatur me Kushtrimin (regjisorin) të gjenim përshtatjen e tij me Albeen (autori) dhe pastaj veten tonë në këtë mes. Sa i përket partneres time në rol, aktores Eva Alikaj, është një aktore shumë e mirë pasi e kam pasur edhe studente. Një vajzë me pasion që edhe nëse i mungonte skenës për kaq kohë brenda saj nuk ishte fikur ai zjarr ajo dashuri për skenën prandaj është një përpjekje e vazhdueshme e saj për ta gjetur veten përsëri në skenë. Edhe kjo shfaqje që bëmë ishte një përpjekje e imja dhe e saj për të gjetur veten në skenë dhe për të krijuar.

“Bota sot”: Si e shikoni zhvillimin e skenës shqiptare

Zhusti: Kam përshtypjen ashtu sikurse jeta politike dhe shoqëria po kalon një periudhë të fortë evolucioni po këtë krizë e kalojnë njerëzit me psikologjinë e tyre dhe kjo duhet të transmetohet në art kulturë filozofi dhe kudo. Shoqëria shqiptare rikonstruktohet, është një shoqëri mbi bazën e marrëdhënieve ekonomike, ekonominë e tregut, kalim i cili nuk është gradual, të gjitha këto trauma të forta shoqërore dhe kjo ka të bëjë edhe me krijimtarinë. Për kulturën teatrin në Kosovë nuk jam në gjendje të flas pasi që nuk e njoh shumë. E di që Kosova është shtet i ri dhe të gjithë e përcjellim me interes.

“Bota sot”: Si e keni përjetuar Pavarësinë e Kosovës?

Zhusti: Për Kosovën ka lindur një ditë e bardhë dhe kam përshtypjen që do të realizohet ëndrra e madhe e të gjithëve që Kosova të jetë Kosova e pavarur e shqiptarëve. Ky diell tanimë ka lindur dhe nuk ka më forcë që do ta vë në dyshim apo ta ndalojë.

Viktor Zhusti: Dashuria për skenën, më rikthen gjithmonë

Kazakistani, vendi mes stepës dhe pushtetit të kultit të Nazarbayevit

Kazakistani ka naftë, qymyr dhe uranium dhe një kryeqytet të mbushur me ndërtime madhështore. Presidenti i vendit shpreson që Kazakistani të shndërrohet në lider të vendeve të rajonit për sa i përket ekonomisë, por ndërkohë ka ngritur një kult jashtëzakonisht të madh personaliteti dhe nuk, është shumë i mirëpritur në arenën ndërkombëtare.

Është një nga ato mbrëmjet e buta e pa re të verës në Astana, ku qielli mbi stepë nuk është tërësisht i errët. Një tribunë është ngritur në Parkun e të dashuruarve në krah të majtë të Ministrisë së Gazit dhe Naftës. Artistët më të mirë të Kazakistanit janë duke performuar skena historie nomade e vendit dhe tenori italian, Andrea Boçeli, është duke kënduar ndërkohë që të ftuarit VIP-a duartrokasin nga kënaqësia. Presidenti rus, Medvedev, ka udhëtuar së bashku me homologun e tij turk, Abdulla Gul, princin e kurorës së Abu Dhabit, Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe Mbretin e Jordanisë, Abdullah. Me ta janë bashkuar edhe krerët e shteteve të Armenisë, Bjellorusisë, Kirgistanit, Taxhikistanit dhe Ukrainës.

Në krye të të gjithëve ndodhet, ai, kreu i vendit, Presidenti Nursultan Abishuly Nazarbayev. Pas pak orësh, ai do të mbushë 70 vjeç. Si djali më i madh i një bariu nga një zonë e thellë e vendit, ai ka bërë një rrugë goxha të gjatë për të mbërritur në bash të vendit. Fillimisht ishte një punëtor çeliku dhe më pas u bë sekretari i parë i Partisë Komuniste të Kazakistanit pak para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Madje, thuhet se Presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, Gorbaçov, kishte ndërmend që ta bënte Nazarbayev, zëvendësin e tij në detyrë. Gjatë 20 viteve të fundit, ai ka qenë Presidenti i vendit të tij.

Është mbrëmja e 5 korrikut e këtij viti. Ceremonia e hapjes do të mbahet në kryeqytet në tendën më të madhe të botës “Khan Shatyr”, e projektuar nga arkitekti i famshëm britanik, Norman Foster. Foster ka ndërtuar një godinë të denjë për lavdërime të mëdha. Ajo është e lartë 102 metra me një formë konike. Pjesa më e madhe e brendisë përbën edhe atë që konsiderohet si qendra më e madhe zbavitëse në vend. Brenda kësaj godine ka pemë palmash të importuara nga Karaibet, pishina gjigante me rërë nga Malajzia, kopshte, parqe, kinema, tempuj, qendra për zbavitjen e fëmijëve dhe shumë kafene e dyqane, si dhe një supermarket të madh. Në fakt, vetë Presidenti nuk donte festime të mëdha, por njerëzit që i rrinë pranë i bënë një “surprizë” duke bërë festimet për kryeqytetin e vendit ditën e ditëlindjes së tij, pra më 6 korrik. Pra, ata organizuan një takim madhështor me shumë krerë shtetesh të rajonit. Në fakt, Presidenti i vendit nuk është se e priti keq një gjë të tillë, madje ai e kishte ëndërruar një gjë të tillë, pavarësisht deklaratave që bëri. Në këtë mënyrë, vëmendja e të gjithë botës do të përqendrohej në vendin e tij, në Kazakistanin që po lulëzon dhe mbi të gjitha do të përqendrohej te njeriu që është në qendër të gjithçkaje. Sipas këtij njeriu, kryeqyteti i vendit të tij, Astana është shndërruar në projektin më të madh në të gjithë rajonin e ish-Bashkimit Sovjetik. Ai më pas deklaroi para audiencës se ishte falë iniciatiores së tij që në vitin 1997 kryeqyteti nga Almaty u zhvendos në Astana në stepat me erë. “Në atë kohë ky vendim, i imi pati shumë kundërshti dhe keqkuptime, por jam i bindur se sot të gjithë më japin të drejtë për vendimin e marrë. Idetë përparimtare e kanë gjithmonë shumë të vështirë për të çarë përpara”, ka deklaruar Presidenti i vendit me krenari para të ftuarve të rëndësishëm.

Tashmë Nazarbayev ka mbërritur në hapin e fundit të planit të tij: me Khan Shatyr, ai shpreson që të “qetësojë” edhe kritikët e fundit që ishin kundër kësaj zhvendosjeje. Astana, në fund të fundit, është kryeqyteti i dytë më i vjetër në botë, pas Ulan batorit të Mongolisë. Por tani, edhe pse temperatura mund të mbërrijë në dimër deri në minus 40 gradë Celsius, njerëzit mund të shijojnë stinën e nxehtë në pallatet madhështore të tij. Nëse shkretëtira e Dubait mund të ketë një fushë të madhe akulli me përmasat olimpike, Kazakistani i ftohtë mund të ketë palmat dhe ujin e nxehtë në pikun e dimrit.

Sundimtari i Kazakistanit ka shpenzuar 10 miliardë dollarë për këtë projekt në stepat e vendit për të transformuar këtë zonë dikur rurale në “sallonin”më të bukur të vendit. Aty ndodhet pallati borë i bardhë presidencial, godinat e ministrive të vendosura nëpër kulla të mëdha e të larta prej qelqi, xhamia e Nur-Astanasë në të cilën mund të futen brenda 5000 besimtarë, një lagje e re për diplomatët, zona të cilat janë parashikuar vetëm për dyqane dhe supermerkate dhe apartamente luksoze që kanë një kosto prej 4000 eurosh metri katror.

Me këtë qytet të ri të shkëlqyer, Nazarbayev u është kundërvënë edhe atyre që janë tallur me vendin e tij si një komedian britanik që bëri një film humoristik për këtë vend.

Kazakistan është shteti i nëntë më i madh në botë. Kufiri i tij verior me Rusinë është thuajse 7000 kilometra i gjatë. Në Lindje kufizohet me Kinën, në Perëndim me Detin Kaspik dhe në jug prek Kirgistanin, Uzbekistanin dhe Turkmenistanin. Aktualisht, është vendi që drejton Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE).

Ky vend ka male rreth 7000 metra të larta dhe një nga zonat më të mëdha të stepave. Territori i tij mbart sasi shumë të mëdha të naftës dhe gazit, si dhe flori, qymyr dhe ky vend është edhe prodhuesi më i madh në planet i uraniumit.

Por vendi jashtëzakonisht i madh dhe i pasur i Nazarbayevit ka një problem: ka vetëm 16 milionë banorë. Sipas statistikave i bie që të ketë një banor për kilometër katror. Në kontrast me këtë statistikë është dendësia e Gjermanisë që ka 230 banorë për kilometër katror duke pasur thuajse të njëjtën sipërfaqe. E megjithatë, Nazarbayev mendon se asgjë nuk mund ta ndalojë vendin e tij që të bëhet një nga 50 shtetet më të fuqishme të botës, ose një tigër i vërtetë i Azisë. Sipas vetë fjalëve të tij, vetëm 50 vjet më parë edhe vetë Singapori ishte një nga vendet më të varfra të botës, ndërsa tani të ardhurat për frymë janë rritur 85 herë më shumë. Dhe këtë objektiv, ai kërkon që ta realizojë në vitin 2030. Në të gjithë kryeqytetin e ri ka postera të mëdhenj në të cilat profetizohet ky zhvillim i vendit duke shkruar me të madhe se Kazakistani do të shndërrohet në një vend lider në rajon dhe më gjerë. Në të shkruhet edhe se gjatë dhjetëvjeçarit të fundit falë shfrytëzimit të pasurive nëntokësore të ardhurat për frymë janë rritur në këtë vend nga 700 dollarë për frymë në 8000. Deklarata patriotike të tilla nuk janë shumë popullore për vendet fqinje me Kazakistanin. Sikundër shpjegon edhe vetë Presidenti i Kazakistanit, popujt e rajonit nuk kanë mjaftueshëm energji apo ushqim. Sipas tij, një pjesë prej këtyre vendeve, për shembull Kirgistani ku pati këtë verë protesta shumë të ashpra, nuk ka mundur që të menaxhojë siç duhet situatat dhe shtetin për shkak të dobësisë së liderëve. Vetëm Kazakistani ka një njeri të tillë, dhe ky njeri është vetë ai, i madhi, Nazarbayev. Ndërkohë, sipas një ish-zëvendësministri të Kazakistanit, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, Nazarbayev është shndërruar në një autokrat. Ky ish-zyrtar i lartë aktualisht është sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë. “Ai emëron Kryeministrin, si dhe krerët administrativë të të gjithë rajonit, gjykatësit e të gjitha niveleve, si dhe komisionin zgjedhor dhe drejton ndërkohë edhe partinë në pushet Drita e Atdheut, që është e vetmja parti në vend që përfaqësohet në Parlament. Ai dënon dhe godet të gjitha mediat që synojnë të fitojnë pavarësi dhe i ka shtypur me grusht të hekurt të gjithë kundërshtarët e mundshëm politikë në vend”, deklaron ish-zyrtari i lartë. Sipas tij, korrupsioni ka prekur nivele të frikshme dhe dasia mes të superpasurve dhe shumë të varfërve të shumtë në vend sa vjen e po bëhet gjithnjë e më e madhe.

Për më tepër me persekutimin që Presidenti u bënte gjithë disidentëve, opozita është zhvendosur jashtë Astanasë. Partia e Lirisë i ka zyrat e saj qendrore në Almaty, ish-kryeqyteti i vendit. Në radhët e saj bëjnë pjesë ish-zyrtarë të lartë të gjithë të larguar nga partia e Presidentit. Por ata kanë shumë pak ndikim në fatet e vendit. E megjithatë, ish-zëvendësministri dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë flet me entuziazëm dhe optimizëm për 250 mijë ndjekësit e tij. “Koha e Nazarbayevit ka përfunduar. Regjimi i tij është duke u dobësuar jashtë mase dhe përditë e më tepër”, thotë sekretari i përgjithshëm.

Por jo të gjithë janë me një ndjenjë konstatim të tillë. Sipas mbështetësve të tij, ai nuk është një diktator dhe se është shfaqur menjëherë pas rënies së Bashkimit Sovjetik për të mbushur një boshllëk dhe se në fund të fundit ka bërë një punë më të mirë se krerët e shteteve fqinje si Kirgistani dhe Taxhikistani që kanë qenë shumë të paqëndrueshëm. Sipas tij, ky President është i vetmi njeri që mund të mbajë vendasit e bashkuar, si dhe është garantori një rehatie modeste, që gëzohet nga një pjesë e vogël e shoqërisë.

Nëse je në Kazakistan, një gjë e ke të pamundur: shmangien e figurës së kudondodhur dhe të kudopasqyruar të Presidentit të vendit. Portretet e tij të përmasave shumë të mëdha janë të vendosura kudo nëpër qytete dhe nëpër autostrada.

Thursday, October 21, 2010

Mandati i deputetit Beqja në Gjykatën Kushtetuese

Tiranë (16:10)– Mandati i deputetit socialist, Ilir Beqja, do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.
Kuvendi vendosi sot me 70 vota pro dhe 67 kundër, për dërgimin e çështjes në Kushtetuese, e cila do të sqarojë nëse ka shkelje të ligjit.

Seanca parlamentare u shoqërua me debate të ashpra për sa i përket mënyrës së votimit për raportet e propozuara nga të dyja palët.

Deputeti socialist, Namik Dokle, kërkoi votim të fshehtë, por kryeparlamentarja Topalli e hodhi çështjen në votim elektronik dhe të hapur.

Me këtë vendim i kërkohet zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese të gjykojë nëse deputeti Beqja ka shkelur Kushtetutën e vendit kur ka marrë pjesë në një tender publik në Bashkinë e Durrësit, ndërkohë që ishte mandatuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Pretendimi i Beqajt është se në atë kohë nuk ishte betuar në Kuvend dhe kjo ishte arsyeja sipas tij që kishte marrë pjesë në atë tender, duke përfituar mbi 200 milion lekë.


Beqja në Kuvend: Nuk kam shkelur Kushtetutën

Tiranë (15:44)– Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, duke folur në Kuvend për çështjen e mandatit të vet, tha se kryeministri ka dështuar dhe këtu bëri lidhjen me akuzat e ngritura ndaj tij.

Ai u shpreh edhe një herë se nuk e kishte shkelur Kushtetutën e vendit. "Unë jam në politikë për Shqipërinë e të gjithëve. Nuk e kam shkelur betimin e bërë si deputet", tha Beqja.

Në seancë po zhvillohet debati rreth dërgimit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e deputetit socialist.

Ndërkohë, kryeministri Berisha akuzoi deputetin e opozitës se në kohën që ai zhvillonte konferenca shtypi, kompania e tij fitonte tendera. Kreu i qeverisë tha se biznesi i tij nuk është diskriminuar për qëllime politike, duke i kërkuar atij që të mos hedhë baltë në këtë sistem. /S.Lleshi/

Rama - Agolli dhe … një trishtim

Shkruan:
Artur Zheji

Rama - Agolli dhe … një trishtim

Në vitet e dyshimta 1988-‘89, Lidhja e Shkrimtarëve (komunistë), drejtuar nga Dritëro Agolli, organizoi disa “diskutime” speciale në ambientet e saj, në lidhje me ngërçin që kishte pësuar arti dhe kultura ato vite në prag të rënies së madhe. Me sa më kujtohet, dhe më kujtohet mirë, këto ishin debate të kërkuara nga Ramiz Alia, që donte, me sa duket, të kuptonte dhe të testonte humorin e krijuesve më të rinj, humorin e krijuesve “buzëqumësht” dhe tendencën e tyre.
Aso kohe punoja prej dy vitesh si dramaturg në Teatrin Popullor, ndërsa Edi Rama, pedagog në Institutin e Arteve. Tryezat e “debatit” ishin disa, poezia, romani, artet figurative dhe drama, por të gjitha së bashku përmblidheshin në një forum të madh, të vetëm. Të gjithë dëgjonin njëri-tjetrin dhe mund ta mbështesnin ose kundërshtonin paralelisht, njëri-tjetrin... Në krye të gjysmë harkut të krijuar, mbas një tavoline të vogël, qëndronte modest, por i vetësigurt, Agolli. Me cigare në dorë, i urtë dhe me zë të ngrohtë, por me hijen e rëndë të Kryecensorit të Përgjithshëm mbi supe. Debati, vende-vende, u bë i vërtetë. Personalisht mbajta një qëndrim radikal, sepse në diskutimin tim dola në përfundimin se frytet e kalbura të artit shqiptar buronin nga rrënjët e kalbura, dhe rrënja e kalbur, sipas meje, atëherë dhe sot, ishte metoda e kalbur e realizmit socialist. Kështu më tha e trembur dhe me sy pothuajse të përlotur, fill mbas mbledhjes, poetesha e dhembshur dhe e ëmbël, Jorganxhi. Por në këtë shkrim, jam thjesht dëshmitar dhe analist, e pra, besoj nuk është rasti të vijoj e të flas për vete.
Një nga disa diskutimet më me nerv, ishte ai i Edi Ramës. Bile një segment të këtij diskutimi e zbardhi me dashamirësi edhe gazeta e madhe e censurës së asaj kohe, që mbante titullin paradoksal: “Drita”. Rama, i ndërprerë disa herë, iu përvesh egërsisht Agollit dhe mbaj mend se ndër të tjera i tha: “Unë nuk jam një laps në dorën tënde. Artisti nuk mund të jetë një laps në dorën tënde!”
Agolli, i duruar me dhëmbë shtrënguar deri më atëherë, duke ndjerë se i ashtuquajturi “brezi i ri” ishte aguridh, simbas pikëpamjes së tij, shpërtheu dhe ai: “Ne pushtetin e kemi fituar me armë dhe me gjak, dhe me gjak do ta mbrojmë! Fitojeni edhe ju po deshët me gjak dhe llafosim pastaj!”
Ky shpërthim i Kryecensorit të Përgjithshëm, vuri kapak të rëndë dhe të zymtë. “Liria” e brishtë e debatit u vra, sapo lindi. Dhe debati provokator u prish. Rama i gjatë, drejtoi trupin, si periskopin e një nëndetëseje dhe i zverdhur, m’u afrua i shqetësuar.

“Mos e rruj, vlla“, i thashë, për të trimëruar atë edhe veten njëkohësisht, “ata tani, nuk kanë më dhëmbë dhe vetëm lehin! Shpresojnë vetëm te frika.”
Dhe Rama nuk e rrujti. Atë ditë dhe ndoshta për shumë vite rresht.
Mbas 21 vjetësh.
Agolli mbushi 79 vjeç, me gjoksin plot dekorata të “shtrenjta” mediatike si: “Patriarku i socialistëve”, “Kolosi i letrave shqipe”, e të tjera nga këto. Pa i hyrë diskutimit të gjatë, të inflacionit të epiteteve dhe lustrave hipokrite në Shqipëri, më bëri përshtypje vizita që Rama, mbas 21 vjetësh, tashmë kryetar i Partisë Socialiste, i bëri shtëpisë luksoze të Agollit. Tanimë Rama, ndonëse mediatikisht dhe politikisht më i famshëm se Agolli, e vizitonte atë si një dishepull i përulur. Kishte kërrusur trupin e tij të gjatë, dhe rrinte e “shkëmbente mendime” me “Patriarkun” dhe “ish-Censorin e Madh dhe të Përgjithshëm”, sepse ai, jetëgjatë, kishte mbushur 79 vjeç.
Përpara se të hidhja këto radhë, kisha jo pak dilema. Së pari për Agollin, i cili, tashmë ka mbi supe një mantel moshe dhe është megjithatë hokatar, i këndshëm dhe i nurshëm.
Por kujdes! Gjykojmë vetëm mbi atë që duket, apo edhe për atë që është? Këtë koha do ta vendosë, koha me kodet e saj. Por një pyetje akoma qëndron: “Ku janë ata, ‘shkrimtarët armiq’ dhe të mbetur foshnja të vdekura të disidencës së pambërrirë? Sepse diktatura e proletariatit, mbas verdiktit ‘estetik’ dhe ‘ekspertizës’ së Lidhjes së Shkrimtarëve, këtyre shkrimtarëve dhe artistëve u dha burg, internim, plumb të nxehtë mbas tëmthit dhe i la shpesh edhe pa varr?”
Nuk kanë emër dhe pllakë përkujtimore mbi eshtra? Nuk botohen, sepse dorëshkrimet janë djegur? Nuk shihen, sepse pikturat u janë fshirë? Nuk i poqën dot frytet e tyre, sepse pema e tyre u sharrua kohë përpara se të lidhte edhe lulet?
Plenumi i IV-t, i tmerrshëm, i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, shkatërroi mijëra jetë dhe vrau e theri e dogji e fshiu, shumë art dhe shumë kristale dhe shumë sythe që kishin çelur në një pranverë të rremë. Dhe Patriarku ishte aty, diku në tribunë, i zjarrtë, i partishëm, me “baltën e Devollit, gati për ta derdhur në Lidhjen e Shkrimtarëve” dhe e mbajti fjalën.
Të shkuara të harruara?
Ndoshta.
Por askush nuk të lë të harrosh, edhe po të duash. Mediat nuk të lënë të harrosh dhe, mbi të gjitha, nga ana tjetër nuk ka asnjë “mea culpa” historike të Patriarkut. E pse të ketë, kur ndaj tij ka një procesion shumëvjeçar politikanësh që i japin hua një lëpirje politike dhe publike?!
Edi, zoti kryetar i Partisë Socialiste, kujtesëfshirë bëri dhe ai qokën e tij. Edhe nëse Edi sot, i cili mund të jetë i rishkruar dhe i tjetërsuar krejtësisht së brendshmi, nuk mundet të drejtojë kopenë që i vjen pas, si bari që është tashmë, në pyjet e mugëta të së kaluarës, pa e thënë të vërtetën e hidhur kurdo që duhet. Atë të vërtetë, që na ka lënë akoma dhe sot në një mjerim dhe trishtim intelektual dhe kombëtar të skajshëm.
Agolli ka mbijetuar, punë e tij dhe e maktheve të tij personale. Edhe unë, duke shfrytëzuar këtë rast, i uroj një jetë të gjatë. Por të shkosh te ai, për t’u fotografuar pranë tij, si shkohet te hoxha, për t’ju fryrë nuskave socialiste e komuniste, te “Patriarku” pra, te “përcaktuesi i puritetit”, më duket e panatyrshme dhe e tepërt. Nuk mund të shkohet tek Agolli, sikur të ishte ideologu i “perestrojkës“, apo si te “Reformatori” dhe aq më tepër si të ishte një Vaclav Havel, Havelin e burgjeve komuniste që e adhuronim aq shumë dikur. Haveli apo havelët e mundshëm shqiptarë, janë ose nën dhé, falë ekspertizave, si dhe falë pushkës model ‘56. Ose të papërfillur nga kamerat ose të palindur, sepse barku që mund të lindte një Havel në Shqipëri, shpohej dhe pra u shpua, realisht dhe jo metaforikisht, me bajonetë.
Ky ritual më i fundit, rrëfen për një bindje dhe kthim në vijën e vjetër. Duket sikur Agolli ruan tapitë dhe vulën e autenticitetit komunist, lyer me varakun e kohës dhe Rama shkon të marrë “njohjen” dhe bekimin përkatës. Edhe një foto dyshe, sigurisht.
Sqarim: Agolli ndoshta është në rregull me të vetën: “një plak komunist flokëbardhë dhe shkrues plot talente”.
Po Rama, ku është? Ai e di.