Saturday, May 18, 2013

Interviste me gazetaren e mirenjohur te Zerit te Amerikes, znj.Zamira Edwards

Interviste me gazetaren e mirenjohur te Zerit te Amerikes, znj.Zamira Edwards, e cila se bashku me motren dhe vellain e saj u arratisen me not nga regjimi diktatorial ne vitin 1984. Znj.Edwards flet ne kujtim te vellait te saj i cili humbi jeten, dhe njekohesisht ndihet

Ditëlindje e shfrenuar e Arian Çanit (Foto)

Një festë komplet ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim deri tani. I tillë ka qenë 45-vjetori i moderatorit të njohur Arian Cani, i cili mblodhi të shtunën që lamë pas, në club “Mumja”, miqtë ë tij më të mirë. Jo vetëm për të festuar këtë përvjetor të tijin, por edhe për të shijuar ‘live’ performancën ë D.J. topless Katusha.
Të ftuar në këtë festë ishin personalitete të

Friday, May 17, 2013

Albdreams.net (SHBA) MERR ÇERTEFIKATEN E MIRNJOHJES ,AKORDUAR NGA NËNPREFEKTI I MALËSISË MADHE,



RUSH DRAGU ,PRONAR DHE DREJTUES I Albdreams-it (SHBA) MERR ÇERTEFIKATEN E MIRNJOHJES ,AKORDUAR NGA NËNPREFEKTI I MALËSISË MADHE, TË  DHËNË ME RASTIN E 100 VJETORIT TË SHPALLJES  PAVARESISË SË SHQIPERISË
 Vizita  e ketyre ditëve të zotit Rush Dragu në Shqiperi ka bërë të mundur që ti dorzohet Çertefikata e Mirnjohjes akorduar me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë, per portalin online Albdreams (Ëndërrat Shqiptare),pronar , themelues dhe drejtues i të cilit është zoti Dragu që prej dates

Në Kishën e Mjedës, u promovua kolana e 10 vëllimore "Mjeda" e studiuesit Mentor Quku

Ministri i Kulturës Visar Zhiti : "Puna e studiuesit të njohur shkodran Mentor Quku-t, është një vepër që e ka lartësuar poetin, albanologun, politikanin e klerikun Mjeda, në majët me të larta të albanologjisë."

KUKEL - SHKODER : Në kuadër të Jubileut të 100-vjetorit të Kishës së Mjedës në Kukel, komuna e Bushatit, të shtunën më 11 maj , u organizua promovimi i 10 vëllimeve të monografisë seriale Mjeda. Në këtë aktivitet morën pjesë  personalitete të lartë shtetërore dhe të qeverisjes lokale, akademike nga Qendra e Studimeve Albanologjike(QSA), klerikë të dalluar, profesorë nga Universiteti Shkodrës "Luigj Gurkauqi", e studiues të tjerë, si dhe dashamires të shumtë  të artit e kulturës shqiptare.

ERNEST KOLIQI –110 VJETORI I LINDJES



   Nga Frank Shkreli
110 vjetë më parë, më 20 Maj, 1903 lindi në Shkodër  Ernest Koliqi.  Unë kam pasë fatin e mirë ta njoh Profesor Koliqin gjatë qendrimit tim si refugjat në Romë, para se të vendosesha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  E kujtoj si një njeri të thjeshtë dhe tepër të afrueshëm me gjithkënd.   Por mbi të gjitha, ai ishte një gjigant i letërsisë dhe i kulturës shqiptare me merita të konsiderueshme.

Përveç meritave të mëdha në nivelin kulturor dhe gjuhësor, një kontribut  i rëndësishëm kombëtar i mohuar  i Ernest Koliqi, ose për të cilin flitet shumë pak ose aspak, është hapja e shkollave të para në gjuhën shqipe në Kosovë, nën drejtimin e tij si ministër, kur Kosova u

Ambasadori Mal Berisha dekorohet në Londër për merita civile



LONDER (Bota Sot) : Me 26 prill 2013, diplomatët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë morën pjesë në një meshë të veçantë ceremoniale në Kishën italiane të Shën Pietrit në Londër të cilën e mbajti Eminenca e Tij, Kardinal Renato Raffaele Martino, Priori i Madh i Urdhrit të Shenjtë Konstantinian të Shën Gjergjit, Presidenti Emeritus i Këshillit Papnor të Drejtësisë dhe Paqes dhe Këshillit Papnor për Migrantët, një nga figurat më të shquara të Vatikanit. Kjo meshë organizohej nga Delegacioni i Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës i Urdhrit Kostantinian të Shën Gjergjit, i kryesuar nga z. Anthony Bailey OBE, me rastin e ditës së Saint George, shenjtorit protektor të Anglisë.
Gjatë kësaj ceremonie u dekoruan me tituj nderi disa figura të shquara që kanë kontribute e merita të veçanta në jetën civile ose fetare të Anglisë. Ambasadorit të Shqipërisë z. Mal Berisha iu dorëzua nga Kardinal Martino titulli “Commendatore” i

Mesazhi i shqiptarëve mos " "Me e pre në besë"

 Beqir SINA
Intervistë e posaçme, për Bota Sot, me autorin e librit BESA, biznesmenin dhe shkrimtarin italo-amerikan Louis Romano  
Louis Romano : Sifida ime është; librin tim BESA, t'a lexojë çdo shqiptarë !

NEW YORK CITY : Lindur në Bronks, Nju Jork në vitin 1950, Louis Romano është një biznesmen i suksesshëm i cili filloi karrierën e tij letrare duke shkruar poezi urbane në vitin 1968. Karriera e tij në shitje, reklamat dhe fushatat e marketingut, vazhdon edhe sot në kapacitetin e tij si një CEO dhe kryesor i Informa Energy Inc, një broker kompanisë së energjisë.
 
"FERMA e PESHKUT" ishte puna Romanos si debutues, një trillim me krimin e Familjet Mafioze, që e përshkruan historinë e një mikut të tij gangësterë, Gino Ranno dhe të dashurë e tij njëzet vjet-më e re Lisa. Takimi tyre me një tregtar të pamëshirshme të drogës kolumbiane me emrin Lucho Gonzales kthehet në një luftë terren modern, i vendosur në peisazhin e famshëm të Hamptons.

Kur bënë dasëm malësori - ndizet vendi !


 Beqir SINA - New York
Mbi 800 veta në dasëmën e Dedvukajt - stërnipit të kryetrimit DedGjoLulit
NEW YORK CITY : Në Detroit dhe New York, ku jetojnë edhe pjesa më e madhe e komunitetit shqiptarë, atyre që kan emigruar nga Malësia në Amerikë, dasëmat e malësorve bëhen madhështore. Dasëma më e vogël tregojnë shqiptarët e Amerikës, e malësorëve, ka të paktën 500 vetë, dhe, më e madhja mbi 1500 vetë. Kjo, është një traditë e kahershme e këtyre malësorëve, të cilët këtë gëzim e hare, në çdo mënyrë duan t'a ndajnë me të gjithë farefisin e tyre, miqt, shokët e dashamirët.

MIRASH GJOKA DHE BUJARIA E TIJ LEGJENDARE

Nga Gjekё Gjonlekaj / New York
Bujaria ёshtё dhunti morale qё kujtohet brez pas brezi. Ështё karakteristike pёr tё cilёn ёshtё folur e shkruar shumё,bile edhe nё librat e shenjtё sidomos nё “Besёlidhjen e Re”. Bujarёt zemёrmirё nuk harrohen kurrё. Nё traditёn shqiptare bujaria dhe besa janё virtyte njerёzore tepёr fisnike dhe nderohen si vepra tё shenjta.Çdo periudhё dhe shoqёri ka besnikё dhe fisnikё tё dalluar. Ata nuk harrohen kurrё. Bujarёt e vёrtetё populli i quan zemёrbardhё e dorёdhёnё. Bile vdekjen e tyre e pёrjeton rёndё e gjithё shoqёria.

Heqja e vizave për shqiptarët drejt Amerikës, nuk është më një "Misoin i Pamundur - Mission Impossible"


BEQIR SINA, New York

 
Ambasada Amerikane nuk thotë se është e pamundur, as po hedh posht idenë e Berishës, por po ju thot skeptikëve ( Edi Ramës, Mero Bazes, Ilir Metës, Koço Kokëdhimës, Erjon Velisë) që Shqipëria, ashtu si dhe shumë vende që janë më të zhvilluara ose dhe më poshtë se Shqipëria, kan për ta arritur heqjen e vizave.Në total janë vetëm 37 vende që mund të lëvizin pa viza në drejtim të Shteteve të Bashkuara. Mes tyre janë vendet më të zhvilluara në botë, por jo të gjitha vendet e BE-së.

NJË JAVË E KEQE PËR ADMINISTRATËN OBAMA


  Nga Frank Shkreli
Jam i bindur se Presidenti Barak Obama dhe administrata e tij po presin me ankth fund javën.  Ishte një javë tepër e vështirë për ta por edhe për sistemin politik amerikan, pasi presidenti dhe zyrtarët e tij u përballuan me akuza të ashpëra nga media dhe nga Kongresi në lidhje me zbulimin se Departmenti i Thesarit, që në të vërtetë është Agjencia Tatimore, kishte venë në shënjëstër grupe dhe organizata

Interviste me Dr.Elez Biberaj, Nderi i Kombit, dhene TV Alba Life, New York

Interviste me Dr.Elez Biberaj, Nderi i Kombit, si dhe Drejtori I Euroazise per Zerin e Amerikes, VOA, marre ne 70 Vjetorin e Zerit te Amerikes ne Shqip ne Washington DC. Kronika e plote e aktivitetit qe u zhvillua ne seline e Zerit te Amer...ikes po transmetohet ne kanalet televizive si dhe ne paketen TV Alb, ne kanalin 53 pergatitur nga TV Alba Life, New York.
Per me shume ju mund te ndiqni intervisten ne kete lidhje:

Skemi nevojë askujt, ti shitemi as ti falemi



Në të gjitha brezëni të Malësisë së Madhe ma shumë peshon dhe vleftësohet
morali e karakteri njerëzor, sesa pasunia që sjell begati ekonomike me shumë
lloj mënyrash, pra me pa meritë të djersës dhe punës së ndershme, apo sisteme ideologjike që sjellin e ndërrojnë pushtet dhe me ata udhëheqës krijojnë diktaturë e masakrojnë popullin e vet. Tue krijue karierën e tyne politike shëndrrohen në despotizëm, në subjektin unë dhe kurrkush tjetër. Malësia e Madhe e shkoi jetën tue u mbrojtë prej robënuesëve. Edhe prej ideologjisë komuniste që skishte gja të përbashkët me parime

Nderim, bijëve të Malësisë, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit



   Malësorët që sfiduan një perand  ndryshe              Nderim, bijëve të Malësisë, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit  

Vëllezër dhe motra të Shkrelit dhe Kastratit, trashëgimtarë dhe trashëgimtare të denja të atij brezi që me qëndresën e vet për dinjitet kombëtar dhe shpirt të paepur për dashurinë njerëzore evidentuan në historinë e një populli të vogël dhe të shtypur,  si yni, në vitet makabre të Luftës së Parë Botërore, shembullin më të shkëlqyer të vetmohimit dhe altruizmit  duke dëshmuar shkallën e lartë të vetëdijes së kthjellët për vlerat e jetës dhe unitetin e një kombi, vërtet dashnor i jetës, me një të ardhme të qartë.

“KËSHTJELLA” QË HA LIBRA

(Libri në kohën e krizës)

-         Njerëzit lexojnë gjithnjë e më pak.
-         Dikur lexuesit rrinin në radhë për të blerë librin e ri të autorëve të preferuar. Tani rrinë autorët në radhë në kërkim të lexuesve.
-         Mbyllen ose rrezikojnë të mbyllen librari që kanë bërë histori në propagandimin e shitjen e librit.


  Kohët e fundit kam ndeshur në disa fakte tronditëse për çdo dashamirës të kulturës e

Zëri i Amerikës 70 vjet në shërbimin shqip

Nga Keze Kozeta Zylo

Në mjediset e zyrave të Zërit të Amerikës në Washington DC u festua 70 vjetori i Zërit të Amerikës në shërbimin Shqip.  Gazetarë, personalitete të shquara amerikane dhe shqiptare nderuan dhe vlerësuan punën e palodhur të Zerit të Amerikës në shërbimin shqip që ka kryer plot 70 vjet me radhë.  Zëri i Amerikës është një nga mediat më kryesore dhe që ka realizuar një nga misionet më fisnike për të frymëzuar popujt që jetonin nën diktaturë që të çliroheshin dhe të