Sunday, July 18, 2010

Imazhi i ri i Era Rusit


Sapo ka realizuar fotot më të fundit dhe për të janë vërtet një gjetje. Menjë look ndryshe, sigurisht pa u larguar nga flokët bjondë, Era Rusi krijon një tjetër “kalendar” të vetin fotosh. Këtë herë, ndryshe. Foto të realizuara në mënyrë gati spontane, me një veshje lozonjare. Një fund në ngjyrë blu veref, që sa herë rrotullohet, hapet në formën e kërpudhës. Tek njëra foto Era shfaqet me një çimçakiz në gojë duke luajtur me të dhe me një raketë tenisi, në fushën e lojës. Ndërsa, në foton tjetër shfaqet me lapsin e syve në dorë duke e prehur dhe duke dhuruar për fansat një shikim seksi.

No comments: