Sunday, July 18, 2010

Hilton kapet përsëri me marihuanë

Paris Hilton ‘dështon’ përsëri! Bukuroshja është ndaluar në një aeroport privat në ishullin francez të Korsika, pasi autoritetet kanë zbuluar se ajo kishte drogë në çantën e saj të dorës, pas më pak se një muaji pasi ajo u ndalua për posedim droge edhe në Afrikën e Jugut.

Sipas AFP, në çantën e Hilton është gjetur më pak se një gram drogë dhe ajo është lëshuar shumë shpejt më pas.

Më 2 korrik, Paris u ndalua për posedim droge në qytetin Port Elziabeth në Afrikën e Jugut, gjatë zhvillimit të Kupës së Botës.

Hilton kapet  përsëri me marihuanë


No comments: