Tuesday, April 30, 2013

VATRA, nderoi me çmimin e "Meritave", disa nga figurat e dalluara të kësaj shoqate


BEQIR SINA, New York
Për nder të mbylljes me sukses të punës së Kuvendit të Vatrës, në lokalin e bukur Lighthouse Restaurant – në City Island Avenue, Bronx, NY, u shtrua një darkë, gjatë së cilës u dhanë çmimet “AWARD OF MERIT”, disa vatranëve, më të dalluara në dekadat e fundit

CITY ISLAND BRONX NY : Mbas Kuvendit të sukseshëm, të shoqatës më të vjetër në Amerikë, në mbrëmje u mbajtë një darkë tradicionale e organizuar nga Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA. Në këtë darkë festive, përveç drejtuesve të lartë, të Vatrës, kryetarit të saj Dr Gjon Buçaj dhe kryesisë dhe anëtarëve të saj delegatëve morën pjesë dhe mysafirë të nderuar, Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Ibrahim Makolli i shoqëruar nga drejtori për investimet në Diasporë, Naim Dedushaj,  Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, në New York, Ambasadori Bekim Sejdiu, anëtari i Asamblesë të Shtetit të New Yorkut, z. Mark Gjonaj, konsulli Fatmir Zajmi.

Sunday, April 28, 2013

Ç’po i ndodh Kreshnikut?

Kreshniku si kamikaz politik
Xhevdet Shehu
Kreshnik Spahiut i doli kallaji shumë shpejt ndërsa shkëlqimi i është venitur krejt. Tashmë kemi Kreshnikun e vërtetë, një Kreshnik në panik që në tatëpjetën që ka marrë i janë këputur frenat dhe që nuk di se ç’bën. Mjafton të themi se dje, nga kërcënimet për burgosjen e Sali Berishës, kaloi me kërcënime ogurzeza ndaj të vetëve.

Amerikanët në 1901: Shqipëria, peng i sherrit mes Austrisë dhe Italisë

 Armand Plaka
„Në asnjë moment qysh prej formimit të saj, Aleanca Treshe nuk është kërcënuar më seriozisht për ekzistencën e saj se sa tani“. Pak a shumë ky është mesazhi që përcjell një artikull mbi fatet e pritshme të Shqipërisë, në atë vit të largët akoma një provincë otomane. Bëhet fjalë për njërën ndër aleancat më të forta të kohës, mes Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Italisë, ngjizur qysh në vitin 1882 ( si kundërthënie ndaj iniciativës së ngjashme – Antantës Treshe- mes Britanisë së Madhe, Francës dhe Rusisë ) e cila zgjati deri në vitin 1914, kur shpërtheu edhe Lufta e Parë Botërore. Artikulli i amerikanes „New York Tribune“, në qershor 1901, na sjell në vetvete shumë fakte

Vargjet e Fishtës tek rapsodi Mustafë Hasani-Paci (1)



Ismet Hasani 

             Vargjet e Fishtës tek rapsodi Mustafë Hasani-Paci (1)

                    (Pas 73 vjetëve të vdekjës se të Madhit At’ Gjergj Fishta
            dhe 30 vjetëve të vdekjës se rapsodit Mustafë Hasani- Paci)     

Dom Ndre Mjeda dhe At Gjergj Fishta për Fe, Atdhe e Përparim


Shkruan : Leonora Laçi
          
 “Nata sa do e gjatë nuk mund ta ndaloj agimin për të dale”
          
Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda
 
SHKODER: Gjysma e dytë e shek XIX do të jetë e mbushur me ngjarje, episode, zgjime nga gjumi letargjik shumë shekullorë, levizje të cilat do jenë të nxitura në kuadër të Rilindjes Kombëtare Shqiptare e pararojë e Lidhjes mbar shqiptare  të mbajur në qytetin historik të Prizrenit në vitin 1878 .                                                                                                                                                      

E përkatësisht në vitet 1866-1871 do të lindin dy bij të shqipes Ndre Mjeda e Gjergj Fishta  ku ngjarje historike do shënohen e do skaliten më shkronja të arta në historinë e kombit Shqiptarë. Mjeda –Fishta dy bashkëudhëtarë në kalvarin e mundimshëm të vuajtjeve, mjerimit, mospërfilljes nën thundrën e një
Perandori obskurantiste, sëbashku çan mes përmes erresirën për të ndriquar mendjen e kombit tonë, si dy pishtar të diturisë të pajisur me vizion, moral, guxim, virtyte e tradita të trashëguara që nga kanuni.                                                                                     
 

Korrupsioni problem kryesor në Shqipëri dhe në Kosovë



Nga Frank Shkreli

Të Premtën që kaloi, Departmenti Amerikan i Shtetit (DASH) botoi raportin vjetor mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut në çdo vend të botës. Në parathënien e raportit, Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri thotë se raporti dokumenton rrugën, shpeshëherë të vështirë të zbatimit të të drejtave të njeriut, duke theksuar se megjithëse "është bërë përparim i dukshëm në disa vende, në një numër tepër të madh vendesh, qeveritë nuk ndajnë vizionin e “Deklaratës Universale për të

Një histori ballkanike ndryshe

Nga Catherine Ashton*
Ashtu si kudo në Evropë, historia e kohëve të fundit në Ballkanin Perëndimor është shkruar me gjak. Që nga roli i tij në nxitjen e Luftës së Parë Botërore, gjatë pushtimit dhe rezistencës së Luftës së Dytë Botërore, betejave dhe barbarive që pasuan ndarjen e Jugosllavisë, popujt e rajonit kanë vuajtur shumë.
Të premten e kaluar, Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi vendosën t’i bënin gjërat ndryshe. Pas gjashtë muajsh bisedash të drejtpërdrejta, kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës vendosën të normalizonin marrëdhëniet.