Në takim mori pjesë dhe Kryetarja e Parlamentit Shqiptarë Znj.Jozefina TOPALLI.
Ne vazhdim fjala e kandidatit për Kryetar Komunës Kelmënd Ing.Gjeto Dukaj dhe fotografi nga mitingu.
Te dashur vellezer e motra.
E nderuar Kryetare e Parlamentit te Shqiperise znj. Jozefina Topalli,
Te nderuar pjesemarres.
Une jam sot ketu, para jush per te kerkuar voten tuaj per projektet tona per zhvillimin e Kelmendit. Une jam sot ketu si kandidat i Partise Demokratike dhe per kete ndjehem i respektuar. Une jam sot ketu sepse shoh jo vetem shprese, por edhe angazhim konkret te kesaj qeverie, per zhvillimin e kesaj zone. Kam besim se te gjithe bashke do ia dalim te arrijme fitore ne 8 maj. Kelmendi eshte ne krye te vendit jo vetem gjeografikisht por edhe edhe persa i perket zhvillimeve demokratike. Te gjithe ne jemi krenar pasi me Partine Demokratike jo vetem Kelmendi por e gjithe Malesia dhe mbare Shqiperia kane njohur arritjet me te medha ne histori. U drejtohem te gjithe kelmendasve, se si biri i Kelmendit, do te ve ne dispozicion te gjitha aftesite dhe kapacitet e mia per te miren e Kelmendit dhe kelmandasve.
Vellezer e motra.
Me poshte dua me ju paraqit disa prej objektivave me kryesore qe do te realizohen gjate mandatit te ardhshem.
Ne fushen e Infrastruktures.
Une e di se ne kete komune ka nevoje per shume vepra te infrastruktures, pasi pervec informacionit qe kam pasur me perpara, keto dite qe une kam levizur ne te gjithe komunen kam pare dhe jam konsultuar me banoret per prioritetet ne te gjitha fshatrat e Kelmendit. Per kete arsye brenda muajve te veres do te pergatiten projektet per te gjithe objektet e konstatuara dhe do te depozitohen prane institucioneve qeveritare, dhe gjithe institucioneve te tjera qe mund te jene burim financimi.
Me kete rast dua me ju dhane lajmin e mire se eshte lidhur kontrata dhe kane filluar pergatitjet per ndertimin dhe asfaltimin e rruges Hot – Tamare 27.2 km e gjate dhe me nje fond prej rreth 22 milion dollare. Gjithashtu ka perfunduar projekti dhe pritet te fillojne procedurat per tenderimin e rruges Tamare-Vermosh.
Zotohem para jush se gjate ketij mandati do permiresohet infastruktura e kesaj komune me nderhyrje ne te gjitha rruget. Brenda mandatin tim do te behet rikonstruksioni i rruges Tamare – Vukel, ndertimi i rruges Muriq –Vukel, rikonstruksion i rruges Qender Vermosh – Velipoje, rikonstruksion i rruges se fshatit Lepushe. Sistemi i qendres se Tamares me nje projekt me te gjithe parametrat bashkohore te asfaltimit, ndricimit, trotuareve etj. Ne Selce, Broje, Vukel dhe Qafe e Perdelecit do te behet ndertimi i ujesjellesit. Ne Osoje, Mrek, Kalce dhe Gjenovic do te behen projektet dhe do te punojme fort per gjetjen e financimeve per ndertimin rrugeve te reja, kurse ne Ostric, Dobrije dhe Muriq do te ndertohen urat qe lidhin keto fshatra. Do te rindertohen gjithashtu edhe urat e shkaterruara nga permbytjet, si ne Vermosh dhe Lepushe dhe ne gjithe zonen ku ka pasur shkaterrime. Jane bere projektet dhe se shpejti fillon investimi i qeverise shqiptare per sisteminin e lumit te Vermoshit. Tashme po rifillojne punimet per ndertimin e rruges se Doganes ne Vermosh.
Mirembajtja e te gjitha rrugeve egzistuese ne territorin e komunes eshte nje objektiv kryesor, por mbajtja ne gatishmeri gjate gjithe vitit dhe sidomos ne periudhen e dimrit e Rruges se Vermoshit do te jete nje premtim qe do ta mbajme me cdo menyre.
Ne fushen e Arsimit:
Arsimi do te jete nje prej prioriteteve me te rendesishme dhe komuna do te kete nje kontribut kryesor si ne permiresimin e infrastruktures dhe te cilesise arsimore. Per keto arsye ne do te mbeshtesim financiarisht nxenesit e familjeve ne veshtiresi ekonomike per transportin dhe shpenzimet te akomodimit ne konvikte. Komuna do te jape ndihmen e saj financiare per studimet e larta per nxenesin me te mire te shkolles se mesme. Gjithashtu do te stimulojme me menyra te ndryshme konkurencen gjate gjithe vitit me aktivitete per nxenesit me rezultate te mira.
Gjate ketyre diteve ne konsultim edhe me banoret, mendoj se duhet nderhyre me investime ne keto objekte kryesore: Ndertimi i Kopshtit ne Tamare dhe Vukel, rregullimi i Lulishtes se Shkolles Tamare, ndersa ne Vermosh dhe Vukel, do te behet rikonstruksioni i shkollave. Gjithashtu brenda periudhes se veres do te identifikohen te gjitha nevojat dhe do te hartohen projektet perkatese per te nderhyre me investime ne te gjithe objektet arsimore. Do te kujdesemi qe ne te gjitha fshatrat te ndertojme terrene sportive ne menyre qe tu japim mundesine te rinjeve te kalojne ne menyre aktive kohen e lire.
Ne fushen e Shendetesise:
Komuna do te kete kontribut te rendesishem ne menyre qe te rritet ndjeshem sherbimi shendetesor ndaj banoreve te Kelmendit ku do te synohet rritja e cilesise se sherbimit dhe infastrukures shendetesore. Gjate ketij mandati do te behet rikonstruksioni i qendres shendetesore ne Vermosh, Tamare dhe ne te gjitha fshatrat e komunes ku qendrat shendetesore nuk funksionojne do te behen nderhyrje per ti kthyer ato ne funksion te plote ne sherbim te banoreve.
Administrata:
Permiresimi i sherbimit ndaj banoreve dhe kualifikimi i administrates se Komunes do te jete nje objektiv i rendesishem. Prane Komunes Kelmend do te funksionoje si institucion zyra e Shoqates te Perndjekurve Politike. Per te krijuar edhe mundesi te tjera financimi ne bashkepunim me diasporen tone jashte vendit jemi ne fazen e idese per krijimin e nje fondacioni i cili do t,u vije ne ndihme familjeve ne nevoje ekonomike dhe per raste fatkeqesish. Gjithashtu ky fondacion do te kontriboje edhe per investime ne fusha te tjera ne zonen e Kelmendit. Ky fondacion do te jete me kontribut vullnetar dhe do te drejtohet nga nje keshill me perfaqesues nga te gjitha fshatrat e zones si dhe nga diaspora. Kryetari dhe administrata e Komunes do te jene avokati juaj prane cdo institucioni per cdo problem apo shqetesim tuajin. Per kete arsye do te funksionoje nje zyre e vecante per ndjekjen e problemeve tuaja prane institucioneve tjera.
Rrjeti elektrik dhe telefonise:
Gjate ketij mandati do te permiresohet rrjeti elektrifikues ne te gjithe komunen. Qe ne keto momente kemi filluar kontaktet me drejtuesit e kompanise CEZ-it per te identifikuar porblemet ne te gjitha fshatrat dhe per te hartuar nje program investimesh per permiresimin e ketij sherbimi.
Problemi i rrjetit telefonik per fshatrat qe nuk mbulohen, do te zgjidhet ne bashkepunim me Kompanine Celulare Vodafone e cila nga kontaktet qe kemi pasur eshte treguar e gatshme per kete investim.
Kultura:
Do ringjallim interesimin per vlerat dhe traditat e Kelmendit duke filluar me ngritjen e nje Muzeumi per Historikun e Kelmendit. Komuna do te merret me organizimin, perkujtimin dhe festimin e datave e ngjarjeve historike te Kelmendit. Do te kujtohen te gjitha datat dhe personazhet historike te Kelmendit. Do te kompletohet me pajisjet e nevojshme Qendra Kulturore ne Tamare. 100 vjetori i Kuvendit te Greces do te festohet dhe perkujtohet ne menyren me madheshtore. Spektakli “Logu i Bjeshkeve” do jete nen vemendjen kryesore te Komunes si i vemti Spektakel Bukurie ne Zonat e Malesise. Gjithashtu per here te pare do te organizohet “Dita e Diaspores”. Komuna do te asistoje financiarisht ne mbulimin e aktiviteteve kulturore te shkollave, shoqatatave kulturore, te Perndjekurve e shoqates se Grave.
Kelmendasit e mi te dashtun kudo qe jeni.
Kam besim se me mbeshtetjen tuaj dhe te qeverise shqiptare, dhe ne menyre te vecante te Kryetares se Parlamentit, ne do ta bejme Kelmendin nje prej zonave me te zhvilluara. Une jam ketu per te kontribuar me gjithe aftesite e mia, per kete zhvillim te madh qe do te ndodhe ne te ardhmen e afert. Te mos harrojme se jemi Kelmendi i beses, moralit, urtise, zakonit e trimerise. Me fitoren e Partise Demokratike ne 8 maj i ruajme dhe i konfirmojme edhe nje here tjeter keto vlera, dhe hapim nje epoke te re per zhvillimin e Kelmendit.
Rrofte Kelmendi, Rrofte Shqiperia.
FOTOTGRAFI NGA MITINGU…KLIKO KETU…
SHENIM: AlbDreams.net,mirëpret të gjithë kandidatet e subjekteve të ndryshme elektorale që garojnë në zgjedhjet e 8 majit për pushtet lokal për të publikuar programet e tyre.
…Ne Kelmend ,hera e pare qe PD-ja nxjerre nje kandidate te kompletuar per kryetare komune…! Po a eshte vone kjo zgjidhje…? Kurre nuk eshte vone per zgjidhje te mira…!
Por duke patur parasyshe traditen popullore te keti komuniteti , qe luhatet mes besimit dhe shpreses,,,do te doja ti thoja z.Gjeto,per tu angazhuar totalisht ne kete fushate me synimin per fitore,,,pasi ne konkurence ka rivale qe duhet ti vleresoje shume si te mundshem per fitore…! Nuk duhet ta lene ne harrese as traditen e qeverisjes vendore te kesaj komune, qe varion nga bajraqet Vukel-Selce….!
Gjithashtu duhet ti kujtojme :sa me pak asfalt gjate fushates,,,se komuniteti i Kelmendit ,pse nuk ka patur ndryshime infrastrukturore keto 20 vjet,,,ka pesuar shume ndryshime ne rritjen e nivelit te intelegjences popullore…! Nuk jane me Kelmendasit ata qe ne 92′ u thuhej per asfaltime rrugesh e shperndarje autokombajash ne Vukel(premtimet qesharake} ,,,dhe ne fund te mandateve u thuhej: ska qene jete ziftit keto vite,,,apo sjane ba te korrat per autokombaja…!
Pra duhet te ndahet programi i qeverise nga aj pushtetit lokal,,,me qellim qe te funksionoje administrata si nje stabilizator ekonomik per popullatene saj…
Ju uroje suksese,duke percjedhe mesazhin qe kandidatet te mos behen produkt imponimi ne vullnetin e popullit,,,por te demostrojne shkalle se me te larte te kultures demokratike…!