Një thuajse betejë televizive maratonë mes gazetarit Blendi Fevziu
dhe kreu të PS Edi Rama, ky i fundit konfirmoi takimet me Metën dhe
vullnetin
për të takuar Berishën duke thënë se nuk kishte Kryetari i Partisë
Socialiste Edi Rama pas disa vitesh mungesë në studion e “Opinion” të
gazetarit Blendi Fevziu, komentoi takimin e tij të para dy ditëve me
kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta dhe një sur ë
zhvillimesh të reja nga ana e PS. “Unë nuk jam takuar me Ilir Metën për
të rishkruar të kaluarën. Qëndrimet e kaluara kur janë mbajtur, janë
mbajtur në rrethana të qarta politike dhe pa asnjë dyshim janë pjesë e
historisë dhe unë nuk ndiej asnjë arsye që të ndihem keq. Partia
Socialiste përmes meje dhe të tjerësh kemi hyrë me vullnetin për të
dhënë një shembull pozitiv të munguar, kur ndërmarrim nisma të tilla ne
nuk marrim përsipër të rishkruajmë të shkuarën por për ecurinë e të
ardhmes”, u shpreh Rama. I pyetur nëse Partia Socialiste ka një emër
konkret për President, Rama u shpreh se, “Duhet një proces, më tej një
emër. Nëse Presidenti më i mirë i mundshëm për vendin duhet gjetur në
atë sallë parlamenti me 140 vetë, se jashtë asaj salle nuk ka njerëz me
po aq integritet, atëherë ruana Zot. Partia Socialiste ka vetëm një
kusht sa na takon ne, që Presidenti të mos jetë i imponuar nga radhët e
Partisë Demokratike, ashtu sikurse nuk do imponohet nga Partia
Socialiste”. Ndërkohë ai ka thënë se nuk pendohet për ato që ka thënë me
herët ndaj Metës apo Berishës.
“Qëndrimet e mia si kreu i PS janë qëndrime të mbajtura në rrethana
të qarta dhe pa asnjë dyshim janë pjesë e historisë. Unë nuk ndjej arsye
që të mendoni se do më bëni të ndjehem keq për çdo gjë që kam thënë dhe
bërë nga koha që drejtoj PS”, deklaroi Rama.
Pjesë nga intervista:
Në datën 1 maj në mbrëmje ju keni takuar, darkuar dhe
qëndruar për një kohë të gjatë me një nga rivalët më të mëdhenj tuaj,
zotin Ilir Meta. Pse duhet të bënit një takim, apo pse duhet të vinit në
një darkë gjysmë të fshehtë kur do kishit një takim publik më pas?
Ne kemi bërë publik me kurajë dhe ambicie një vizion për një rilindje
shqiptare. Dhe unë besoj që rruga për të shkuar drejt rilindjes
shqiptare kalon edhe përmes ndryshimit të sjelljeve tradicionale në
udhëkryqe të rëndësishme kur bëhet fjalë për çështje madhore si ajo e
Presidentit të Republikës, që padyshim për t’u zgjidhur ashtu siç duhet
kërkon bashkërendimin e forcave mes kundërshtarëve.
Por Rilindja mund të ishte në një kohë të bukur paradite… dhe pse duhet të ishte në mes të natës në Gjirin e Lalëzit?
Nuk ka asgjë të fshehtë, unë kam bërë një ftesë publike. Është e
njohur për të gjithë, ku i jam drejtuar të gjithë përfaqësuesve të
forcave politike, që nga kryeministri deri te përfaqësuesi i një force
të sapokrijuar politike, për t’u takuar për të eksploruar mundësitë e
hapjes së një dialogu, i cili të na çojë drejt një zgjidhjeje të
dakordësuar.
Por nuk jeni takuar publikisht, por privatisht…
Patjetër dhe unë po ju përgjigjem. Dhe pas ftesës sime unë kam marrë
mbrapsht një ftesë nga kryetari i LSI-së, i cili ka shprehur dëshirën
për t’u takuar paraprakisht për të biseduar sy më sy. Nuk kam menduar
asnjë sekondë ku është vendi, ku është ora apo detaje të tjera të
karakterit protokollar, por kam shkuar për ta takuar, për t’i thënë në
sy gjithçka unë mendoj se është shumë e rëndësishme që ta ndajmë së
bashku me gjithë përfaqësuesit politikë, por duke besuar se kësisoj mund
të mbillet dhe një farë besimi në një klimë mosbesimi absolut mes të
gjitha palëve dhe pas një moskomunikimi të gjatë, i cili sigurisht është
i lidhur me një histori jo të pëlqyeshme dhe me një histori që na ka
vendosur ballë për ballë. Le të mos e harrojmë për asnjë moment se unë
jam takuar me kryetarin e LSI-së si përfaqësues i forcave që sot
qeverisin, pra me një nga kundërshtarët e sotëm.
Meqenëse jeni takuar privatisht, Meta hyn te miqtë tuaj?
Unë do të dëshiroja që të fokusohemi te çështja, tek arsyet që janë
shumë madhore dhe të biem dakord bashkë që ky është një moment për të
folur për arsyet e këtyre takimeve, për të folur për psenë e kësaj
hapjeje dhe për nevojën e këtij dialogu mes palëve.
Cili ishte shkaku që ju detyroi të bënit 50 km rrugë për të takuar Metën, cila ishte biseda konkrete?
Shkaku që ju thashë, për të diskutuar jo në rrugë protokollare, por
sy më sy, lidhur me atë shqetësim që unë kisha shprehur në ftesën time
publike. As më shumë, as më pak.
Por kanë dështuar t’ju takojnë me përfaqësues të mazhorancës,
Kantrimeni, Lajçak, Baton Haxhiu. Tani, o një arsye shumë e madhe, o
është magjistar Nard Koka që ju bashkoi?
Unë do preferoja që t’i referohemi të vërtetave dhe mos t’i
referohemi dhe as përrallës që është shpërndarë për publikun me shumë
folklore brenda dhe me detaje krejtësisht të paqëna dhe as thashethemeve
të mëparëshme. Sepse e vërteta është që edhe me kryeministrin unë jam
takuar. Jam takuar në presidencën e republikës dy herë, jam takuar edhe
kur kërkua një takim me përfaqësuesit e BE-së, dhe nuk kam shprehur
asnjëherë dhe për asnjë arësye asnjë refuzim për t’u ritakuar në rast se
do të ishte shfaqur nevoja dhe do të ishin krijuar kushtet.
Çfarë pati konkret nga takimi. Arritët një vendim konkret?
Shprehja e gjithë atij shqetësimi shumë serioz që unë kam, por që unë
besoj se është një shqetësim i ndarë me shumë të tjerë faktorë dhe
padyshim në opionin publik, për të krijuar kushtet që Shqipëria të
zgjedhë një president që të përfaqësoj unitetin kombëtar, të jetë
mishërim i aspiratës tonë europiane. Të mos harrojmë asnjë çast se bëhet
fjalë për një provë e cila do të përcaktojë në mënyrë të qartë fatin e
provimit tonë të vjeshtës së ardhëshme. Unë do të bëj çmos me mish e me
shpirt që Shqipëria të marrë statusin e BE-së.
A ka një problem moral në këtë takim? A e amniston ky takim Ilir Metën nga akuzat që i keni bërë më parë?
Së pari unë nuk jam takuar me Ilir Metën për të rishkruar të
kaluarën. Qëndrimet e mia si kryetar i PS-së në këto momente dhe në të
tjera momente të caktuara kur kemi mbajtur qëndrime politike janë
qëndrime të mbajtura në rrethana të qarta dhe pa asnjë dyshim janë pjesë
e historisë.
Janë pjesë e historisë?
Patjetër. Dhe unë vetë nuk ndjej asnjë arësye që të më bëj të mendoj
se mund të ndjehem keq për gjithçka unë kam thënë si kryetar i PS-së.
Por më lejoni nga ana tjetër t’iu them se është shumë më e rëndësishme
të kuptohet që procesi në të cilin ne, Partia Socialiste përmes meje dhe
të tjerësh kemi hyrë me vullnetin për të krijuar kushtet që politika
shqiptare të jap një shembull pozitiv të munguar me vite përballë
familjes ku ne duam të integrohemi, asaj Europiane, por edhe një
shembull pozitiv të munguar në vite karshi shqiptarëve që kanë qëndruar
dhe qëndrojnë të ndarë dhe përçarë prej shumë kohësh, imponon një
komunikim dhe përpjekje për krijimin e një klime besimi mes
kundërshtarësh. Pra është e domosdoshme që të mbajmë parasysh se kur
ndërrmarim një nismë të tillë politike, me këtë qëllim madhor dhe me
këtë vullnet ne nuk marrim përsipër të rishkruajmë të shkuarën, por
marrim përsipër të flasim për të ardhmen. Politika është qënie e gjallë e
cila funksionon në të sotme në funksion të së ardhmes.
Pa patur ndjesi ndaj të shkuarës. Pra mund të jesh çdo lloj vrasës kriminel dhe ju nuk mbani asnjë qëndrim ndaj saj?
Ky nuk është një princip, por është një spekullim. Më lejoni të
përmend një rast të parapak ditëve. Në debatin e fundit para garrës
presidenciale në Francë presidenti Sarkozi iu drejtua rivalit të tij me
një fjali ku i tha ju jeni një shpifarak i vogël. Pak ditë më pas
presidenti fracez Sarkozi në homazhet tradicionale nuk u detyrua të
shkonte sëbashku por theu një traditë të gjatë të atyre homazheve duke
ftuar presidentin e sapozgjehdur. Atëherë sipas jush çfarë duhet të
mendonin francezët? Të mos harrojmë dhe diçka tjetër këtu nuk bëhet
fjalë për komunikim mes personash, këtu nuk bëhet fjalë për komunikim ku
njeriu zgjedh se me kë do të kaloj kohën e lirë dhe baohet te
simpatitët, afeksionet apo të dashuritë e tij. Këtu nuk është çështje
personi, as sipamtiash dhe as antipatisht. Këtu është çështje njerëzish
që përfaqsojnë vullnete të shprehura të opjesëve të ndryshme të të
njëjtit popull që ka të njëjtin qëllim dhe aspiratë që sa më parë të
ndahemi nga kjo rrugë e rënimit të mëtejshëm.
Ky vullnet kërkon që të jemi gjithmonë korrekt dhe të
ndershëm në raport me të tjetrin. Kjo do të thotë që unë dhe ju të
ndajmë një mendim të ndryshëm në lidhje me videon Meta-Prifti. Unë kam
besuar se nuk është fajtor ju keni menduar të kundërtën… A mendoni se
mendimi i drejtësisë që e shpalli të pafajshëm Metën është I gabuar?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje më lejoni t’iu them tre gjera.
Së pari unë nuk kam parë në asnjë emision në televizionet prestigjoze që
intervistat të bëhen me inserte të kësaj natyre. Ky është problemi juaj
dhe i kësaj shtëpe mediatike ku njësoj si te ajo shtëpia tjetër ardhja
ime është një hap për t’i parë gjërat me syrin e së ardhmes dhe për të
mos ngatërruar për asnjë moment as historinë në çështjet që duhen
zgjidhur së bashku në funksion të interesit kombëtar dhe as qëndrimet të
cilat ua përsëris, janë qëndrime politike të mbajtura gjatë gjithë
periudhës time si kryetar i PS-së. Unë besoj se për një mijë e një
insertet e një mijë e një arësyet që ne mund të rendisim duke iu
referuar të shkuarës, është dita për ta kërkuar rrugën e së ardhmes duke
i ndarë qartësisht betejat politike të palëve për të cilat edhe
demokracia duhet të funksionojë me betejn për aspiratat e një populli të
tërë që të gjitha palët përfaqsojnë. Edhe Sali Berisha është ai që
është dhe unë kam bërë ftesë dhe për të. Do të takohem dhe me Sali
Berishën.
S’ka ndonjë gjë të jashtëzakonëshme?
Pse qënka e jashtëzakonëshme që takohem me Ilir Metën apo me Shpetim
Idrizin? Këta përfaqësues të këtyre forcave parlamentare përfaqsojnë
pjesë apo pjesëza të një populli që nuk është i ndarë kur pyetet e do
apo nuk e do integrimin në BE. Nuk është i ndarë kur pyetet e do apo një
President që t’i përfaqësoj të gjithë. Unë në kohë të padyshimta kam
qënë se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por është sistemi që
korrupton njerëzit. Ndaj pikërisht për të hapur një faqe të re ne jemi
sot në prag të këtij udhëkryqi për të dhënë gjithçka që mundemi.
Drejtësia si veproi që e shpalli të pafajshëm Ilir Metën?
E para punës një herë që unë në konceptimin tim të gjuhës shqipe dhe
të përdorimit të saj nuk di të shaj. E dyta e punës jua përsëris unë
fola për një situatë në të cilën udhëkryqi para të cilit jemi e imponon
një përpjekje për bashkërendim. Unë nuk fola për një rrugë rozë tash e
mbrapa ku politika do pushojë së bëri politikë dhe ku palët do pushojnë
së mbajturi qëndrime ndaj njera tjetrës. Ju jeni gazetar por nuk jeni
prokuror dhe as gjykatës. Ju jeni gazetar dhe duhet të bëni çdo
përpjekje që kur i referoheni detajeve të jeni të saktë, sepse nuk ka
patur as udhëtim në mesnatë dhe as makinë të fshehtë. Ka pasur një takim
normal, jo publik pas një ftese të hapur publike për trë hapur rrugët e
komunikimit me të gjithë ata që kanë një zë dhe kanë disa vota në një
process që nuk duhet të vendoset numerikisht por duhet të vendoset
dakortësisht. Ka një thënie që paqja bëhet me armiqtë dialogu bëhet me
kundërshtarët. Sali Berisha nuk është armiku im, Ilir Meta nuk është
armiku im, janë kundërshtar sot me histori të ndryshme…
Nesër mund të jenë aleatë?
Është dita për të kërkuar dialog dhe për të gjetur dakortësisnë dhe
kjo nuk nënkupton as rishkrimin e historisë dhe as vendosjen në rendin e
ditës të gjykimeve me natyrë morale të cilat nuk kanë lidhje me çka ne
po diskutojmë dhe po bëjnë. Për një arësye shumë të thejshtë se ka një
moral më të lartë sesa morali i deklaratave reciproke të nxjerra nga
konteksti, kur ne flasim për dialog për një çështje më të madhe dhe ky
është morali i Shqipërisë që ne duam të ndërtojmë.
Ishte apo jo fajtor Ilir Meta, se kemi dëgjuar shumë që tani
akuzojnë pas gjashtë muajësh bashkëpunojnë dhe thonë ato ishin politike?
Unë
jam gati të bëj më shumë dhe jam gati që edhe në
këtë rast të tregoj nga pozita e kryetarit të opozitës sot atë që do të
bëj nesër nga pozita e kryetarit të qeverisë. Nëse sot është ende një
çudi e madhe që po u takoka kryetari i opozitës me kryeministrin apo me
një përfaqësues i mazhorancës, kur unë do të jem kryeministër i
Shqipërisë një nga gjërat të cilat do të jetë prioritet në politikën
time të komunikimit do të jetë vendosja e kontakteve normale me liderin e
opozitës dhe kjo nënkupton kontakte publike por edhe kontakte
jopublike.
A i kërkuat falje Ilir metës?
…Unë me kryetarin e LSI-së nuk jam takuar dhe nuk do të takohem
përsëri për të rishkruar të kaluarën, por për t’u përpjekur që të
shkruajmë një faqe të re në të ardhmen pavarësisht se në cilat pozicione
si kundërshtarë me qëllimin që Shqipërisë të mos i mungojë më ajo që ka
munguar deri më sot për shkak se kundërshtarët nuk kanë dashur të
kuptojnë se ka ditë politike kur nuk ka asgjë për të zgjidhur së bashku,
por ka momente politike historike kur gjërat mund të zgjidhen vetëm së
bashku. Dhe ky është një moment i tillë
Do ndryshojë kapitulli i Kurbanit për Ilir Metën?
Kapitulli i Kurbanit nuk do të ndryshojë. Unë nuk di se si do të ndryshojnë kapitujt e librave për Enver Hoxhen në të ardhmen…